Reading view

Kupa e Botës flet spanjisht: “La Roja” kampione! Trofeu ‘vjen’ në Europë!

Spanja i shton lavdisë europiane edhe kurorën e kampiones së botës.

Në kohën shtesë, Spanja realizoi përmes Nico Williams mirëpo goli u anulua shkaku i një faulli në sulm (96’).

Heroi i Spanjës rezultoi të jetë Ferran Torres që shënoi me një goditje të fortë pas një topi të kthyer nga Nico Williams (106’).

Festë në çdo cep të fushës. “La Roja” dominoi gjithçka – mbajtjen e topit, rastet dhe ritmin e lojës.

Një triumf plotësisht i merituar për spanjollët. Në njërën anë lot gëzimi, në tjetrën lot zhgënjimi.

Lionel Messi ulet në tapetin e gjelbër dhe vështron skenat që zhvillohen përreth tij. A ishte kjo hera e fundit që pamë legjendën në skenën më të madhe të futbollit botëror? Këtë do ta tregojë koha.

Por sonte, ky është momenti i Spanjës.

  •  

Një shfaqje për finalen e Botërorit/ Justin Bieber, Madonna, Shakira e të tjerë, performancë për 11 minuta

Do të jetë përballje elektrizuese kampionësh ajo mes Spanjës dhe Argjentinës më 19 korrik për Kupën e Botës 2026. Stadiumi Metlife në Neë Jersey do të kthehet në një arenë gladiatorësh, por më një pushim të shkurtër në mes. Për herë të parë FIFA prezanton shfaqje muzikore ne pushimin mes pjesëve.

Performance e kuruar nga vokalisti I Coldplay, Chris Martin, I cili gjithashtu do të ngjitet në skenë, përfshin artistë të njohur në të gjithë botën, që përfaqësojnë kultura të ndryshme.

Ndër emrat më të mëdhenj që do I bashkohen skenën për 11 minuta janë Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe grupi më I madh I muzikë k-pop në botë, BTS. Përveç artistëve kryesorë, përfshin edhe Burna Boy, Gustavo Dudamel dhe PS22 Chorus.

E teksa shfaqja muzikore do të zgjasë 11 minuta në total, pushimi mes pjesëve do të zgjatet nga 15 në 25 minuta.

Ligjet e lojës, të qeverisura nga Ifab (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit), përcaktojnë se lojtarët kanë të drejtë për një pushim gjatë pjesës së parë “që nuk i kalon 15 minuta”.

Pjesa e parë e finales së Kupës së Botës për Klube të vitit të kaluar, gjithashtu e organizuar nga FIFA dhe e mbajtur në Neë Jersey, zgjati gjithsej 24 minuta për shkak të një performance me Coldplay, J Balvin, Doja Cat, Tems dhe Emmanuel Kelly.

Finalja e Kupës së Botës do të ketë një ceremoni mbyllëse gjithashtu. Tom Cruise, Laura Pausini, Nicole Scherzinger, Robbie Ëilliams dhe IShoëSpeed ​​do të performojnë si pjesë e ceremonisë, ndërsa Jennifer Hudson do të këndojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Personazhet nga Sesame Street dhe The Muppets do të jenë pjesë e shfaqjes për të përfshirë në të edhe fëmijë në këtë spektakël të parë të FIFA në Botërorin 2026.

  •  

Tahiri dhe Xhihani analizojnë fitoren e Spanjës: Iberikët dominuan mesfushën, Franca hyri në fushë me mendjemadhësi

Specialisti i futbollit Ermal Tahiri dhe trajneri Andi Xhihani kanë analizuar paraqitjen e Spanjës në përballjen ndaj Francës, e cila arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Botës.

I ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer”, Tahir theksoi agresivitetin dhe organizimin e Spanjës, duke u ndalur te kontrolli i mesfushës. Ai theksoi se iberikët u treguan “zotë” të mesfushës dhe kjo bëri çorganizimin e Francës.

“Pashë një Spanjë me një agresivitet dhe me linja shumë të ngushta, siç nuk e kemi parë asnjëherë. Pjesa që nuk më pëlqeu ishte fakti që një ekip kaq i bukur nuk mund të luajë me 4-2-4. Spanja ia mori mesfushën Francës dhe nuk e la të merrte topin. Franca nuk kishte mundësi të ndërtonte aksione në sulm. Duhej të ishte shumë më e fortë në mesin e fushës. Cucurella ishte lojtari i ndeshjes”, u shpreh Tahiri.

Edhe Andi Xhihani vlerësoi lojën e Spanjës, duke kritikuar qasjen e Francës në këtë takim.

“Franca hyri me mendjemadhësi. Spanja ka grupin dhe kur qarkullojnë topin, është e pamundur që dikush t’u dalë përballë. Ata thjesht nuk mërziten në kontrollin e topit”, deklaroi Xhihani.

Sipas dy specialistëve, diferenca në këtë përballje u bë nga dominimi i Spanjës në posedim, organizimi në mesfushë dhe aftësia për të imponuar ritmin e lojës.

  •  

Spanja “bombardon” Francën/ Specialistët e futbollit: “Gjelat” po vuajnë lidhjen e mesfushës me sulmin

TIRANË- Kombëtarja e Spanjës po udhëheq përballjen ndaj Francës në gjysmëfinale, falë golit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në një pjesë të parë të luftuar dhe taktike. Të ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer”, analistët ndanë vlerësimet e tyre për 45 minutat e para të takimit.

Gazetari i njohur Fatmir Mneri theksoi se Franca ka mundësi të korrigjojë problemet në mesfushë, por vlerësoi paraqitjen e Spanjës.

“Ata mund ta riparojnë defektin në mesfushë. Përtej aspektit teknik, ajo që vura re në pjesën e parë ishte një përqendrim shumë më i mirë nga ana e Spanjës në ballafaqimin total.

Mënyra se si e interpretoi ndeshjen, duke luftuar për çdo centimetër të fushës dhe duke ushtruar presion në çdo cep të saj, ishte mbresëlënëse. Lamine Yamal është një futbollist i pjekur dhe tregon përgjegjësi të madhe për atë që i kërkohet në fushë”, u shpreh Mneri.

Specialisti i futbollit Bashkim Delia u ndal te problemet e Francës në fazën sulmuese.

“Sulmi dhe mesfusha e Francës nuk funksionuan si duhet. Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé ishin pothuajse gjithmonë shumë larg mesfushës, çka ndikoi në mungesën e lidhjes mes reparteve”, analizoi Delia.

Ndërkohë, specialisti Febron Ziu vlerësoi se ndeshja mbetet e hapur.

“Spanja nuk ka ndonjë superioritet të madh në fushë. Diferencën deri tani e ka bërë shfrytëzimi i rasteve dhe organizimi më i mirë në momentet kyçe të lojës”, u shpreh Ziu.

  •  

Spanja mund ta vrasë “ciklopin”/ Kampionët e Europës synojnë finalen e dytë në Botërorë

E quajnë një kolos.

Nëse ka rivalë që njihen shumë mirë këta janë Spanja e Franca, dhe “Furitë e Kuqe” do të luajnë sonte pikërisht përballë “gjelave” shanset e tyre për finalen e Kupës së Botës.

Në gjysmëfinale të Kampionatit Europian në 2024 në Gjermani, spanjollët ia dolën me përmbysje duke fituar 2-1 me një Lamin Jamal të shkëlqyer.

Një vit më vonë, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ishte sërish skuadra iberike që fitoi 5-4, dhe Jamal shënoi përsëri, plot dy gola, ndihmuar nga Niko Uilliams, Pedri dhe I përhershmi Mikel Merino.

Çfarë pritet në stadiumin e Dallasit?

Kampionët e Europës u përgatitën me qetësi, por të ndërgjegjshëm se nënkampionët e Europës cilësohen favoritë.

Kompanitë e basteve dhe analistët janë në një mendje, dhe madje diferenca në pritshmëri është e madhe.

Sidoqoftë, trajneri Luis De La Fuente u ka thënë yjeve të tij që të mos mendojnë për parashikimet, por vetëm të përgatiten në maksimum.

Lajmet janë të mira, pasi nuk ka më dëmtime, as pezullime, e Niko Uilliams u kthye disa minuta ndaj Belgjikës.

Pikëpyetja e vetme duket nëse Pedri do të jetë titullar apo jo.

De La Fuente foli në ekuilibër të plotë në konferëncën e shtypit.

Trajneri iberik deklaroi se nuk ka rëndësi kush cilësohet favorit, se asgjë nuk arrihet pa vuajtje, dhe ftoi lojtarët e tij të marrin përgjegjësi, por pa qenë nervozë.

Dueli pritet me ankth të madh në Spanjë dhe mediat sportive e kanë padyshim lajmin e ditës.

E përditshmja madrilene, “Marka”, titullon me besim: Kemi një zemër të madhe! Spanja kërkon finalen e saj të dytë në një Botëror, përballë një kolosi të futbollit!

“Sfilatë për lavdinë”, – shkruan gazeta tjetër e Madridit, “AS”, – me Lamin Jamalin që kalon tunelin e shokëve në kombëtare! Synonet finalja e dytë, Mbape, Olize e Dembele, pengesa e fundit!”

Spanja merr kopertinën edhe në të përditshmen e Katalonjës, “El Mundo Deportiv” që e cilëson finalen e parë atë ndaj Francës, me foto të Lamin Jamalit e Mbapesë!

Pritet të shihet nëse Lamin Jamal do të jetë kthyer si dy vjet më parë në Europian, dhe nëse Mikel Merino do të shfaqet sërish si engjëlli mbrojtës I minutave të fundit./abcnews.al

  •  

“Ishim me fat me Norvegjinë”, Çobani: Anglia ka objektiv fitimin e Botërorit, Tuchel tha një të vërtetë

TIRANË- Specialisti i futbollit Artur Çobani, i ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer”, komentoi ecurinë e Anglisë në Kampionatin Botëror, duke u shprehur se skuadra ka kontingjentin e duhur për të bërë ndryshime gjatë ndeshjeve dhe se objektivi i saj është fitimi i trofeut.

Ai vlerësoi deklaratën e trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, pas ndeshjes me Norvegjinë, i cili u shpreh se “Tre Luanët” ishin me fat, deklaratë kjo që u komentua gjerësisht në median britanike dhe jo vetëm.

“Ai i ka njerëzit për të bërë ndryshime. Nuk besoj se do të ketë ndryshime në mesin e fushës. Skuadra ka ardhur me qëllimin për të fituar Kupën e Botës. Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë një të vërtetë, që ishin me fat, sepse përballë kishin një skuadër të fortë si Norvegjia. Ai tha një të vërtetë”, u shpreh Çobani.

  •  

“Finalja” e parakohshme Francë-Spanjë/ Tahiri: Përballje e vështirë, shpresoj që iberikët të hyjnë në lojën e tyre

TIRANË- Të martën, në orën 21:00, luhet “finalja” e parakohshme e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Spanjës. Dëshirat janë të ndryshme, por parashikimet e shohin Francën si favoriten absolute, por ky është thjesht dhe vetëm një parashikim.

Futbolli luhet në fushë dhe siç ka treguar futbolli dhe historia, gjithçka mund të ndodhë.

I ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer”, specialisti i futbollit Ermal Tahiri u shpreh se pret një përballje të fortë dhe spektakolare.

Ai komentoi edhe gjysmëfinalen tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, të cilën gjithashtu e cilësoi si një finale të parakohshme.

“Ndeshje e vështirë, ndeshje e bukur, shpresoj që Spanja të hyjë në lojën e vet, sepse nuk ka ekip që mund ta ndalojë Francën. Edhe Anglia me Argjentinën është finale e parakohshme. Anglia ka treguar se është një nga ekipet shumë kompakte, shumë e fortë. Kualitetet në ekip janë më të mira  te Anglia sesa te Argjentina”, tha Ermal Tahiri, specialist futbolli.

 

  •  

Franca apo Spanja, cila është favoritja? Mneri: “Gjelat” nxjerrin raste nga hiçi. Tahiri: Spanjollët nuk më bindin

Specialisti i futbollit, Ermal Tahiri, dhe gazetari Fatmir Mneri analizuan përballjen e gjysmëfinales së Botërorit mes Francës dhe Spanjës në emisionin “Futboll, jo Soccer”, në ABC News.

Tahiri u shpreh kritik ndaj paraqitjeve të Spanjës, duke theksuar se skuadra iberike nuk e ka bindur aq shumë, sidomos me paraqitjen e saj të fundit kundër Belgjikës.

“Nuk më bindi Spanja. Ka qenë gjatë gjithë kohës ekip, më shumë grup, që pavarësisht individualiteteve dhe kualiteteve që ka brenda, nuk kanë dhënë shumë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, gazetari Fatmir Mneri e sheh Francën si favorite, duke vlerësuar potencialin ofensiv të “gjelave” dhe diferencën mes yjeve të dy skuadrave.

“Në këtë Botëror është larg Mbappé me Yamal. Shoh të favorizuar Francën edhe në këtë aspekt. Vija e parë e Francës është e frikshme, sepse nxjerr situata nga hiçi. Duke parë vijën e parë, Franca të bën ‘gjëmën’, jo më golin”, deklaroi Mneri.

Franca dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinalen e Botërorit, në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël dhe të përcaktojë finalisten e radhës të turneut.

Kjo superpërballje zhvillohet me 14 korrik nga ora 21:00, në ”AT&T Stadium” në Arlington, në Texas./abcnews.al

  •  

Spanja fiton në “frymën e fundit”/ Mund 1-0 Portugalinë, në çerekfinale të Kupës së Botës

Është Spanja çerekfinalistja e radhës e Kupës së Botës.

Skuadra kampione e Europës në fuqi mundi 1-0 Portugalinë në ndeshjen e luajtur në Dallas, ndonëse u desh të priste deri në minutën e parë shtesë për të shënuar. Golin vendimtar e realizoi zëvendësuesi Merino vetëm 6 minuta pasi hyri në fushë. Spanjollët bënë më shumë dhe e merituan kualifikimin, edhe pse Portugalia pati rastet e saj, pa mundur t’i kthente në gola.

Ky eliminim do të thotë se Kristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën me kombëtaren pa arritur objektivin më të madh, titullin botëror.

Nga ana tjetër, Spanja është mes 8 ekipeve më të mira të botës dhe vazhdon të ketë pretendime serioze./abcnews.al

  •  

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Pano: CR7 është pikë e fortë e Portugalisë, por s’ishte aty ku pritej

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo pyetje ka ndarë për më shumë se një çerek shekulli tifozët dhe opinionin sportiv në të gjithë botën. Nëse llogariten gjithçka që kanë bërë në karrierën e tyre dy yjet e futbollit debate mund të vazhdojë, por nëse bëhet fjalë për ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”, nuk ka asnjë diskutim.

Numrat nuk gënjejnë dhe ata tregojnë se “Pleshti” mund pa asnjë diskutim CR7. Nuk bëhet fjalë vetëm për golat, megjithëse ata janë më të rëndësishmit. Messi shënoi tre në fitoren 3-0 të Argjentinës kundër Algjerisë, duke barazuar rekordin e Klose me 16 të tillë në historinë e Kupave të Botës. Asnjë gol për Ronaldo në sfidën e parë, që Portugalia barazoi 1-1 kundër RD Congo.

I ftuar në emisionin “Futboll, jo soccer”, specialisti i futbollit Ledio Pano vlerësoi rolin e Ronaldos, pavarësisht paraqitjes jo bindëse.

“Janë dy lojtarë të ndryshëm. Edhe goli, është meritë e Ronaldos pasi e gjithë mbrojtja kundërshtare shkoi te Ronaldo. Pas golit, Portugalia u ndje e sigurt që e mbylli ndeshjen. Gabimet e Portugalisë në mbrojtje bën që ajo të goditjes, por s’ka lidhje me Ronaldon, sepse Ronaldo ishte i rrethuar.

Do shohim ndeshjen e dytë dhe të tretë dhe pastaj do nxjerrim një mesazh se Portugalia është më mirë me Ronaldo apo Leao. Portugalisë i duhet një pikë e fortë, pra Ronaldo i duhet Portugalisë. Ronaldo nuk ishte në formën më të mirë. Nuk ishte ai Ronaldo, që ne të gjithë presim”, tha ai.

Ai theksoi se Ronaldo nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe se një vlerësim më i drejtë për ndikimin e tij te Portugalia mund të bëhet pas ndeshjeve të ardhshme të grupit.

Ndërsa Messi e nisi Botërorin në mënyrë spektakolare, Ronaldo mbetet ende në kërkim të momentit të tij, duke lënë të hapur një tjetër kapitull të rivalitetit më të madh në historinë e futbollit./abcnews.al

  •  

Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ku janë disa ekipe finaliste

Aty pranë do të jetë ajka e futbollit. Kupa e Botës nis për fare pak ditë në Amerikën e Veriut, ndërsa disa nga skuadrat më të shquara u tronditën pikërisht tani për shkak të asaj që ngjau në Kanzas Siti.

Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruajnë dhe japin pamje filmike të një beteje të vërtetë me armë zjarri, në një rrugë të qytetit, që pati si pasojë dy të vdekur e 9 të plagosur.

Pikërisht aty pranë do të jenë këto ditë kombëtare të tilla si Anglia, Argjentina dhe Holanda. Siç komentojnë me të drejtë mediat britanike, argjentinase apo ato holandeze, kjo masakër dhe kjo luftë është një rrezik I madh për sigurinë e ekipeve dhe të Kupës së Botës në tërësi, edhe pse autoritetet në Kanzas thonë se është ulur numri i vrasjeve në krahasim me vitin 2023.

Policia mori informacion për incidentin në Trust Avenju dhe nisi operacionin e saj për të zbuluar autorët, shkaqet e asaj që ndodhi dhe për të garantuar sigurinë në zonë. Trust Avenju është vetëm pak kilometra larg bazës stërvitore dhe hotelit ku do të vendoset kombëtarja e Anglisë.

Argjentina, kampione e botës në fuqi, në radhët e së cilës është Lionel Mesi, do të përgatitet në fushën qendrore të skuadrës lokale, Sporting Kanzas Siti, ndërsa Holanda do të jetë në kompleksin që përdoret nga ekipi I vajzave Kanzas Siti Karrënt, që luan në ligën e futbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, masat e sigurisë rreth tyre janë tepër të forta, por rreziku gjithmonë mund të mendohet që ekziston./abcnews.al

  •  

Spanja, me “frena” drejt Botërorit/ Kampionët e Europës barazuan 1-1 me Irakun në miqësoren e parë

Shihet si një nga favoritet e mëdha të “Botërorit 2026”, por Spanja nuk i shpërbleu këto parashikime në miqësoren e parë përgatitore, përpara nisjes për finalet e turneut që do të nisë më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kampionët e Europës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 kundër Irakut. Një rezultat që nuk është pritur mirë nga mediat iberike, që janë munduar të gjejnë shkaqet e paraqitjes në stadiumin e La Korunja, larg pritshmërive.

Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente u mundua dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, mbajti topin në një përqindje shumë të lartë dhe rrezikoi më shumë se rivalët.

Madje golin e epërsisë e gjeti shumë shpejt me Ferran Torres që në minutën e 16-të. Realizimi i sulmuesit të Barcelonës dha përshtypjen e një sfide që do të zgjidhej shpejt nga “Furitë e Kuqe”.

Pror edhe këto pritshmëri u rrëuan që në pjesën e parë. në minutën e 27-të, Doski barazoi shifrat dhe vendosi shifrat derisa skuadrat u kthyen për pushimin në dhomat e zhveshjes.

Në fraksionin e dytë, Spanja ndryshoi të gjithë skuadrën në fushë. Stili i lojës ishte i njëjtë, por goli mungoi deri në vërshëllimën e fundit, që ka në fuqi barazimin 1-1 në këtë ndeshje.

Asnjë alarm për Spanjën, por gjithsesi një barazim ndaj një skuadre si Iraku, edhe pse ajo është finaliste e Botërorit, nuk është se le një shije të mirë përapar turneut.

  •  

Irani, gati udhëtimi për në Botëror/ Kombëtarja e Gjirit Persik fluturon këtë të shtunë në Meksikë

Është padyshim historia më e jashtëzakonshme e këtij viti. Irani është i kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës, por ende nuk ka marrë vizat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë të shtunë, kombëtarja e këtij vendi gjithsesi do të fluturojë për në Meksikë, ku do të ketë bazën e qendrimit gjatë turneut, veçse paqartësia mbetet e plotë.

Udhëtimi do të jetë këtë të shtunë që nga Antalia e Turqisë, me një ndalesë në Spanjë, për të kaluar më pas Atlantikun e për të mbërritur në Tihuana të Meksikës të dielën e 7 qershorit.

Konflikti në Gjirin Persik mes Iranit në një krah dhe Shteteve të Bashkuara e Izraelit në krahun tjetër vazhdon, pavarësisht një armëpushimi tepër të brishtë që është shkelur disa herë.

Armiqësia që kaloi në sulm të hapur ushtarak në fund të muajit shkurt ka bërë që pjesëmarrja e Iranit në Botëror të jetë e varur në fijen e perit, siç thuhet.

Të treja ndeshjet e grupit G do të luhen në tokën amerikane, në 16 qershor ndaj Zelandës së Re në stadiumin e Ingëlvudit në Los Anxhëelos, e dyta në 21 qershor kundër Belgjikës në të njëjtin stadium, dhe e fundit në 27 të këtij muaji përballë Egjiptit në Siatëll.

Shpresojmë që çështja e vizave të zgjidhet deri në 15 qershor, një ditë para ndeshjes së parë të Iranit në Kupën e Botës.

 

  •  

Dubioza Kolektiv rikthen hitin që po shoqëron ëndrrën e Bosnjës për Botërorin 2026

Grupi i njohur boshnjak Dubioza Kolektiv është rikthyer në qendër të vëmendjes me hitin e tyre “U.S.A.”, këngë e cila po përjetohet si një himn jozyrtar nga tifozët e kombëtares së Bosnjes në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Kënga, e publikuar vite më parë dhe e njohur për refrenin e saj viral “I am from Bosnia, take me to America”, ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale, ku mijëra tifozë po e përdorin për të shprehur ëndrrën e pjesëmarrjes së Bosnjës në Botërorin që do të zhvillohet në United States, Canada dhe Mexico.

Video të shumta me tifozë që këndojnë refrenin e famshëm janë bërë virale, ndërsa anëtarët e Dubioza Kolektiv kanë reaguar me humor dhe entuziazëm ndaj popullaritetit të ri që po përjeton kënga e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TSN (@tsn_official)

  •  

Irani pa viza, botërori mbetet larg/ Kombëtarja mbetet në Antalya, dyshime mbi transferimin në SHBA

Kombëtarja e Iranit mbërriti të martën në Antalia të Turqisë, ndërsa prej asaj dite vijon përgatitjet për finalet e “Botërorit 2026”. Të paktën ky është objektivi, por transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për finalet e Kupës së Botës vazhdon të jetë i rrethuar nga shumë dyshime.

FIFA me anë të presidentit Gianni Infantino foli sërish me optimizëm pas një takimi mes përfaqësuesëve të federetaës iraniane në Ankara, por fakt është që delegacioni iranian, futbollistët, stafi teknik dhe ai shoqërues nuk është pajisur ende me viza.

Pavarësisht besimit të FIFA, koha po punon kundër, ndërsa trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei ende nuk e ka dorëzuar listën e futbollistëve për fazën finale të Botërorit.

Pengesë për këtë është pajisja me viza, pavarësisht se filtron një shpresë se çdo anëtar i delegacionit do të marrë dokumentet e udhëtimit përpara se skuadra të niset për në Amerikën e Veriut.

Drejtori i ekipit kombëtar të Iranit, Mehdi Mohammad Nabi, duke folur për “BeinSport” ka thënë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me FIFA-n dhe pret që çështja të zgjidhet brenda javës së ardhshme. Gjithsesi, pasiguria vazhdon, kur mbeten pak javë deri në debutimin e Iranit në Kupën e Botës, i planifikuar për 15 qershor kundër Zelandës së Re në Los Angeles. Ekipi më vonë do të përballet me Belgjikën dhe Egjiptin në Grupin G.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi së fundmi se nuk do të kishte problem lejimin e lojtarëve iranianë në vend. Megjithatë, ai sqaroi se disa anëtarë administrativë ose teknikë mund të përballen me kufizime hyrjeje nëse Uashingtoni përcakton se ata kanë lidhje me Gardën Revolucionare. Ndërsa situata e vizave mbetet e pazgjidhur, Irani do të vazhdojë kampin e tij përgatitor në Turqi me seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore përpara turneut, duke ruajtur shpresat për të marrë pjesë pa ndërlikime në Kupën e Botës./abcnews.al

  •  

Ancelotti “thërret” Neymar/ Sulmuesi 34 vjeçar përfshihet në listën paraprake për Botërorin

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti zbuloi listën paraprake me 55 futbollistët, që mund të thirren për finalet e Kupës së Botës. Pjesë e saj është edhe Neymar, i cili shpreson të luajë Botërorin e fundit në karrierën e tij.

Gjithsesi, sulmuesi 34 vjeçar nuk e ka të sigurtë ftesën, pasi edhe më parë ai ishte përefshirë në listat e zgjeruara të kombëtares, porn ë fund nuk ishtre grumbulluar. Neymar ka punuar shumë fort gjatë muajve të fundit, por Ancelotti është shprehur se do të marrë me vete në Botëror vetëm lojtarët që janë në formë.

Ndërsa lajmi kryesor ishte thirrja e “O’Ney”, lista e Ancelottit konfirmon se Brazili nuk do të ketë shërbimet e Estevao në Kupën e Botës. Talenti i Chelsea i dëmtuar në Premier League, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares braziliane përcaktoi se ai nuk do të rikuperohet në kohë për turneun.

Me Estevaon jashtë fushës, dera është hapur për disa yje të kampionatit vendas. Sulmuesi i Flamengos, Pedro, është padyshim në garë. Konkurrenca është po aq e ashpër në mesfush.

Andrey Santos i Chelseat përballet me një rrugë të pasigurt pas një viti të vështirë në “Stamford Bridge”, me Casemiron, Bruno Guimaraes, Fabinhon, Danilo Santos dhe Lucas Paquetan aktualisht përpara tij në renditjen e lojtarëve. Nëse Andrey lihet jashtë, kjo mund t’i hapë rrugën Rayan, i cili bëri përshtypje gjatë pushimit ndërkombëtar të marsit dhe shihet si një alternativë e natyrshme për të luajtur në krahun e djathtë në mungesë të Estevaos. Brazili do të luajë në grupin C në “Botërorin 2026”, bashkë me Marokun, Skocinë dhe Haitin./abcnews.al

  •  

Shakira “kthehet” në Botëror/ “Dai Dai”, zbulohet kënga zyrtare e “Kupës së Botës 2026”

Kënga Dai Dai e Artistes me famë botërore, Shakira do të jetë kënga zyrtare e Kupës së Botërorit 2026 që do të mbahet përgjatë muajve qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, Meksike dhe Kanada.

Ishte artistja e cila zbuloi lajmin permes nje postimi ne rrjetet Sociale ndersa kenga e plote pritet te publikohet me 14 maj.

Kjo eshte hera e Trete qe Shakira do te kendoj Kengen Zyrtare te Boterorit pas suksesit Absolut te Waka Waka ne boterorin e Afrikes se Jugut ne vitin 2010 dhe “La La La” ne Boterorine  Brazilit ne Vitin 2014.

Në videon e publikuar, e xhiruar në stadiumin Maracana në Rio de Zhaniero Shakira shfaqet e veshur me bluzë të verdhë dhe pantallona të shkurtra blu, e shoqëruar nga disa kërcimtare dhe me topa futbolli pranë, teksa këndon disa pjesë nga “Dai Dai”.

Në postimin e saj, Shakira u shpreh e entuziazmuar që rikthehet sërish në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, ndërsa fansat nisën menjëherë të spekulojnë se “Dai Dai” do të ketë ritme energjike dhe atmosferë feste, në linjën e hiteve që e kanë shoqëruar edhe më parë në Botëror.

Publikimi i këngës më 14 maj pritet të shërbejë si nisje e fushatës muzikore të FIFA-s për turneun e verës, që do të zhvillohet në tri shtete pritëse.

  •  

Infantino: Irani, në Botëror/ Presidenti i FIFA nuk ka dyshime: Do luajë në SHBA sipas planit

Në kohë lufte, nuk mund të jesh i sigurtë për asgjë. Aq më tepër që në një konflikt të ndezur si ai në Lindjen e Mesme, të jesh i sigurtë që kombëtarja e Iranit të luajë në shtëpinë e armikut, siç janë në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, presidenti i FIFA, Gianni Infantino po i qëndron besnik qëndrimit të tij dhe po këmbëngul.

“Irani do të jetë i pranishëm në Kupën e Botës. Dhe sigurisht, ata do të luajnë në SHBA sipas planit. Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse futbolli duhet të bashkojë”, – tha ai.

Infantino e konfirmoi besimin e tij në Kongresin e 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë. Të 211 federatat botërore, përfshirë edhe atë palestineze ishin të pranishme, me përjashtim të Iranit. Delegacioni iranian u kthye mbrapsht nga Kanadaja. Zyrtarët iranianë anuluan pjesëmarrjen e tyre për shkak të asaj që e përshkruan si sjellje fyese nga policia e imigracionit në aeroportin e Torontos.

Në thelb, presidentit Mehdi Taj dhe sekretarit të përgjithshëm të tij iu mohua hyrja për një arsye shumë të qartë, të konfirmuar nga “Neë York Times”. Refuzimi lidhet me ish-udhëheqjen e tij të Gardës Revolucionare, Pasdaran, të cilën Kanadaja e konsideron një organizatë terroriste.

Autoritetet kanadeze, të cilat fillimisht u përpoqën ta mbulonin situatën duke spekuluar se refuzimi mund të ketë qenë i pavullnetshëm, deklaruan se qeveria e tyre “ka qenë e qartë dhe konsistente: Zyrtarët e Gardës Revolucionare nuk lejohen në Kanada”. Pavarësisht sigurimeve të Infantinos, mungesa e Iranit në Kongres po shkakton trazira. Kjo është edhe arsyeja pse FIFA i kishte ofruar delegacionit iranian një avion privat që do t’i kishte kthyer menjëherë në Kanada. Por atëherë ishte vonë. Gjithsesi, vetëm nëse arrin të kualifikohet, ky qëndrim i Kanadasë, edhe ajo organizatore e “Botërorit 2026” nuk ndikon, pasi Irani i ka në program sfidat e grupit në SHBA.

Për këtë, besimi i Infantinos nuk është pa baza dhe forcohet më shumë nga deklaratat e fundit të presidenditi Donald Trump.

“Epo, nëse e tha Gianni, jam dakord me këtë. Gianni është fantastik, dhe nëse e tha ai, mendoj se duhet t’i lëmë të luajnë”, tha Trump.

Pavarësisht këtyre deklaratave, asgjë nuk është e sigurtë deri në nisjen e topit të parë të “Botërorit 2026” më 11 qershor në stadiumin mitik “Azteca” në Mexico City./abcnews.al

  •  

Ronaldo rrezikon Botërorin/ Superylli portugez u dëmtua në Ligën Profesioniste Saudite

U kuptua që në fillim se ishte një ndeshje e mallkuar. Kristiano Ronaldo humbi penallti, diçka që i ndodh rrallë në karrierë, dhe më pas gjithçka shkoi keq për të, me përjashtim të rezultatit të ndeshjes.

Superylli portugez pësoi dëmtim dhe sipas mediave në Arabinë Saudite ekziston shqetësim i madh nëse ai do të mundet të jetë gati për në Kupën e Botës në qershor.

Raportohet se në Portugali ka alarm të vërtetë për fatin e Kristianos. Klubi i tij, Al Nasr, nuk ka nxjerrë në dritë ndonjë raport të detajuar mjekësor, por burime brenda tij njoftojnë se CR7 ka një problem muskulor që kërkon trajtim tepër të kujdesshëm.

Ai u detyrua të dilte vullnetarisht nga fusha në 81’, pasi ndjeu shqetësime, e duket se mosha 41-vjeçare ka nisur të peshojë mbi legjendën e futbollit. Stafi mjekësor tek Al Nasr dhe vetë Ronaldo kanë vendosur të mos rrezikojnë, aq më tepër që portugezi mendon për Kupën e Botës.

Pra, nuk dihet qartë se kur do të kthehet në fushë. Dëmtimi i ndodhi në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi 3-1 me përmbysje në fushën e rivalit Al Fajha. Al Nasr mban kreun e renditjes në Ligën Profesioniste Saudite me 61 pikë ndaj 59 të Al Ahlisë dhe 58 të Al Hilalit.

Ronaldo ka 21 gola në 24 javë, dhe mbetet në garë për Këpucën e Artë, të cilën sipas të gjitha mundësive nuk do ta fitojë dot. Gjithsesi, objektivat e tij të mëdhenj janë të fitojë titullin saudit dhe të jetë në Kupën e Botës me synimin për të ngritur trofeun./abcnews.al

  •  

Forumi Ekonomik në Davos/ Vuçiç: Von der Leyen po vulos ‘divorcin’ politik mes SHBA dhe BE

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Ursula von der Layen po vulos divorcin politik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Kështu deklaron nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk i ka të parat sulmet ndaj Brukselit.

“Ursula von der Leyen në fjalën e saj këtu në Davos theksoi ‘divorcin politik’ midis Amerikës dhe Brukselit. Ajo përdori tre fjalë kur foli për sanksionet, të cilat i quajti një gabim të madh. Ajo tha se përgjigja do të ishte proporcionale, e palëkundur dhe e bashkuar. Nesër do të dëgjojmë përgjigjen e Donald Trump”, tha Vuçiç.

Ai thotë se pret një fjalim shumë të fortë nga Trump, në drejtim të kundërt me atë që u dëgjua sot nga udhëheqësit evropianë.

“Kjo lojë e tarifave dhe vendimmarrjes në baza ditore nuk është e mirë, siç e përmendi edhe zëvendëskryeministri kinez. Ne po hyjmë ngadalë por me siguri në vendimmarrjen e përditshme dhe nuk mund të planifikosh asgjë. Bota po shkon në një drejtim të çmendur”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj sigurisë së rajonit të Arktikut.

Ajo përmendi si shembull faktin se Finlanda, e cila është anëtare si e BE-së ashtu edhe e NATO-s, po i shet SHBA-së anijet e saj të para akullthyese, gjë që na tregon se Evropa ka kapacitetin për tu mbrojtur, duke kundërshtuar kështu qëndrimin e presidentit amerikan se Groenlandën e do për ta ruajtur nga kërcënimi kinez dhe rus.

Komentet e Vuçiç vijnë në kohën kur Brukseli e ka quajtur ritmin e saj të integrimit në BE të ngadaltë dhe pa reforma serioze si në sistemin e drejtësisë, në lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha mosfunifikimin e saj me politikat e jashtme të bllokut.

/abcnews.al/

  •  
❌