❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Nga Gazeta Si- Janë bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional.

Në 2 qershor do të jetë provimi i gjuhës së huaj, në 9 qershor provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, në 16 qershor provimi i matematikës dhe në 23 qershor provimi me zgjedhje.

Gjithashtu janë publikuar edhe testet model për orientimin e maturantëve gjatë përgatitjes.

Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta ndërkohë që maturantët duhet të paraqiten para në shkollat ku do zhvillohen provimet.

The post Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore appeared first on Gazeta Si.

Ulet stoku i kredive me probleme

Nga Gazeta ‘SI’ – NĂ« muajin nĂ«ntor tĂ« vitit 2025, stoku i kredive tĂ« kĂ«qija ra lehtĂ« nĂ« 4.2%, nga 4.3% qĂ« ishte nĂ« tetor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues nuk përbën gjithmonë një përkthim të saktë të vlerave absolute, pasi shpesh ndikohet nga efekte statistikore, si diferencat nga kursi i këmbimit apo ecuria e kredisë së re.

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë raporton një zgjerim të stokut të huave me probleme në vlerë nominale, si rezultat i prurjeve të reja. Ky tregues do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë rreth 6.3 miliardë lekë kredi të humbura.

Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit përfaqëson rreth 17.6% të tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% në gjashtëmujorin e kaluar.

Shifrat duket se pasqyrojnë shqetësimin e Bankës Qendrore, e cila ka bërë thirrje për moderim të kreditimit, veçanërisht në sektorin imobiliar. Për këtë segment, Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime në financim, duke përcaktuar që maksimumi i huasë të mos tejkalojë 80% të vlerës së pronës që blihet.

The post Ulet stoku i kredive me probleme appeared first on Gazeta Si.

‘ShtĂ«pi bari’ nĂ« SarandĂ«, arrestohet 30-vjeçari. NĂ« hetim 4 punonjĂ« tĂ« OSHEE

Gazeta Si – Enea Pitani, 30-vjeç, u arrestua nĂ« SarandĂ«, pasi u kap nĂ« flagrancĂ« nĂ« njĂ« apartament nĂ« rrugĂ«n “Butrinti” qĂ« e kishte kthyer nĂ« “shtĂ«pi bari” ku kultivohej lĂ«ndĂ« narkotike kanabis.

Policia tha se nĂ« kĂ«rkim Ă«shtĂ« shpallur bashkĂ«punĂ«tori i tij, 26-vjeçari Mikel Qamili, ndĂ«rsa nĂ«n hetim janĂ« vendosur 4 punonjĂ«s tĂ« OSHEE-sĂ« tĂ« akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “shpĂ«rdorim detyre”.

Në apartamentin e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, u sekuestruan 26.6 kg kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

The post ‘ShtĂ«pi bari’ nĂ« SarandĂ«, arrestohet 30-vjeçari. NĂ« hetim 4 punonjĂ« tĂ« OSHEE appeared first on Gazeta Si.

Mattel prezanton kukullën e saj të parë Barbie me autizëm

Me një film të animuar për Barbien në zhvillim e sipër, pas suksesit të filmit të suksesshëm të vitit 2023 të Greta Gerwig, Mattel Studios ka nxjerrë në treg kukullën e saj të parë me autizëm. Kjo Barbie vjen 6 muaj pas kukullës së parë me diabet të tipit 1.

Autizmi është një formë e neurodivergjencës që ndikon në mënyrën se si njerëzit përjetojnë dhe bashkëveprojnë me shoqërinë. Ndërsa karakteristikat e autizmit ndryshojnë sipas individit, më shumë se 1 fëmijë në 100 besohet të jetë me autizëm, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

E krijuar në bashkëpunim me organizatën bamirëse amerikane Autistic Self Advocacy Netëork, kukulla me autizëm Barbie është projektuar për të përfaqësuar disa nga mënyrat se si fëmijët me autizëm mund të përjetojnë, përpunojnë dhe komunikojnë me botën.

Sytë e kukullës shikojnë paksa në njërën anë, duke reflektuar se si disa njerëz me autizëm shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy. Ajo ka bërryla dhe kyçe të dorës plotësisht të përkulshme, duke mundësuar lëvizje fizike të përsëritura si ngacmimi dhe rrahja e duarve që i ndihmojnë disa njerëz me autizëm të përpunojnë informacionin shqisor ose të shprehin ngazëllim.

Ajo mban kufje (rozë) për të kufizuar zhurmën, për të zvogëluar mbingarkesën shqisore dhe mban një tabletë (po rozë) me butona komunikimi shtesë dhe alternativ të bazuar në simbole në ekranin e saj për ta ndihmuar të përballojë komunikimin e përditshëm.

Ndërsa kukullat e para Barbie datojnë që nga viti 1959, deri në vitin 2019 nuk kishte kukulla me aftësi të kufizuara. Tani ka kukulla të verbëra, si dhe kukulla Barbie në karrige me rrota, me sindromën Daën, gjymtyrë protetike, vitiligo dhe aparate dëgjimi. Ekziston gjithashtu një kukull Ken me këmbë protetike, një tjetër që përdor një karrige me rrota dhe një me aparate dëgjimi.

Duke njoftuar Barbie-n me autizëm, Jamie Cygielman, drejtuesja globale e kukullave në Mattel, tha se ishte zgjerimi më i fundit i angazhimit të kompanisë për përfaqësim dhe përfshirje.

“Barbie gjithmonĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur tĂ« pasqyrojĂ« botĂ«n qĂ« fĂ«mijĂ«t shohin dhe mundĂ«sitĂ« qĂ« ata imagjinojnĂ«, dhe ne jemi krenarĂ« qĂ« prezantojmĂ« Barbie-n tonĂ« tĂ« parĂ« me autizĂ«m si pjesĂ« e kĂ«saj pune tĂ« vazhdueshme”, tha ajo.

“Ne u angazhuam me komunitetin autik gjatĂ« gjithĂ« procesit tĂ« dizajnimit, gjithmonĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se autizmi pĂ«rjetohet ndryshe nga çdo individ dhe nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« i dukshĂ«m. Elementet e kĂ«saj kukulle pasqyrojnĂ« se si disa njerĂ«z nĂ« spektĂ«r mund ta pĂ«rjetojnĂ« dhe shprehin botĂ«n, dhe shpresojmĂ« qĂ« duke bashkĂ«punuar me zĂ«ra me ndikim brenda komunitetit, Barbie mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« shfaqĂ« njĂ« gamĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«rvojash autentike.”

The post Mattel prezanton kukullën e saj të parë Barbie me autizëm appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ pĂ«r bursat gjatĂ« javĂ«s: Forcohet euro

Nga Gazeta ‘SI’ – PĂ«r sa kohĂ« qĂ« EUR/USD tregtohet mbi nivelin 1.162, trendi nĂ« fillim tĂ« javĂ«s pritet tĂ« mbetet rritĂ«s, me target fillestar nĂ« 1.169. NjĂ« reagim pozitiv mbi kĂ«tĂ« nivel mund tĂ« pasohet nga njĂ« avancim i mĂ«tejshĂ«m drejt rezistencĂ«s 1.172. NĂ« rast se çmimi zbret nĂ«n 1.162, rĂ«nia thellohet drejt suportit 1.1565.

Për sa kohë që GBP/USD tregtohet nën nivelin 1.3415, trendi mbetet negativ, me target në 1.33. Tregtimi mbi nivelin 1.3415 hap rrugën për testimin e rezistencës 1.346.

Për sa kohë që USD/JPY tregtohet mbi nivelin 157.5, trendi mbetet pozitiv, me objektiv 158.9. Tregtimi nën 157.5 do ta vononte këtë tentativë, duke u paraprirë nga testimi i suportit 157.3.

Për sa kohë që indeksi Dow Jones tregtohet mbi nivelin 49,300, trendi mbetet bullish, me target 50,100. Tregtimi nën 49,300 do të shoqërohej me testimin e suportit 48,850.

Për sa kohë që Crude Oil tregtohet nën nivelin 59.1, trendi mbetet rënës, me target 58. Tregtimi mbi nivelin 59.1 rikthen tentativën për testimin e rezistencës 59.75.

Për sa kohë që BTC/USD tregtohet nën nivelin 90,750, trendi mbetet bearish, me target 83,800. Tregtimi mbi nivelin 90,750 do të pasohej nga testimi i rezistencës 93,600.

The post Parashikimi i ‘SI’ pĂ«r bursat gjatĂ« javĂ«s: Forcohet euro appeared first on Gazeta Si.

Pse poezia dhe letĂ«rsia pĂ«r fĂ«mijĂ« u pĂ«rjashtuan nga Çmimet KombĂ«tare tĂ« LetĂ«rsisĂ«?

Nga Gazeta “SI”- Çmimet letrare nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« qenĂ« dhe mbeten burim debatesh tĂ« cilat zgjasin e zgjasin pafund, aq sa shpesh, debati zĂ« debatin dhe ende nuk Ă«shtĂ« mbyllur kapaku.

KĂ«tĂ« herĂ«, debatet janĂ« nxitur nga Çmimet kombĂ«tare tĂ« letĂ«rsisĂ«, mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmit qĂ« jepen nĂ« vend nĂ« harkun e njĂ« viti. Shkak ishte mungesa e çmimit pĂ«r poezinĂ« dhe atij tĂ« letĂ«rsisĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«, tĂ« cilat tradicionalisht kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e vlerĂ«simit tĂ« pĂ«rvitshĂ«m.

Kështu nisën edhe reagimet e para nga shkrimtarë, botues dhe poetë, dikush për mungesën e zhanreve e dikush për mënyrën diskrete të ndarjes së këtyre çmimeve, mjaftueshëm për të nxitur debatin.

I pari që reagoi ishte shkrimtari Alban Tufa, i cili kritikoi mënyrën e ndarjes së çmimeve gati-gati në diskrecion të plotë, duke nënkuptuar mosinformimin për ata që ishin nominuar. Pasuar nga shkrimtarja e letërsisë për fëmijë Rovena Rozhani, e cila ngrinte disa pyetje mbi arsyen e heqjes së çmimit për letërsinë për fëmijë.

Po ashtu, shkrimtari Agron Tufa reagoi ashpër ndaj heqjes së poezisë nga kriteret vlerësuese, duke e cilësuar këtë si thyerje të një rekordi historik në lëmin e poezisë.

E për të ardhur së fundmi te reagimi i botueses Elda Vela, e cila theksonte mungesën e vlerësimit ndaj letërsisë për fëmijë si alarm kombëtar.

Besnik Mustafaj: Rregullorja na u propozua nga QKLL

Shkrimtari Besnik Mustafaj, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryetarit tĂ« jurisĂ« sĂ« Çmimeve KombĂ«tare tĂ« LetĂ«rsisĂ« 2024, sqaron pĂ«r Gazetasi.al procesin e pĂ«rzgjedhjes, por edhe arsyen se pse kĂ«tĂ« vit u dha vetĂ«m njĂ« çmim qĂ« pĂ«rfshinte tĂ« gjitha zhanret nĂ« njĂ«.

“Sipas rregullores qĂ« na Ă«shtĂ« propozuar nga Qendra KombĂ«tare e Librit dhe Leximit, na Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar se do tĂ« kishte vetĂ«m njĂ« Çmim tĂ« Madh tĂ« LetĂ«rsisĂ« Shqipe, i cili pĂ«rfshinte poezinĂ«, romanin, tregimet dhe letĂ«rsinĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«. Pra, vetĂ«m njĂ« vepĂ«r fituese, e cila do tĂ« shpallej si Çmimi i Madh KombĂ«tar i LetĂ«rsisĂ«, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« njĂ« karakter mĂ« pĂ«rfaqĂ«sues.”

Besnik Mustafaj

Ai shton se në short-listë kanë qenë emra të konsoliduar të letërsisë shqipe dhe kjo listë është bërë publike. Gjithashtu sqaron edhe mënyrën se si poezia u vlerësua në këtë edicion.

“Siç shihet nga short-lista, aty janĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe shkrimtarĂ«, por edhe poetĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« emra tĂ« konsoliduar tĂ« letĂ«rsisĂ« shqipe, si Mimoza Ahmeti, Agron Tufa etj., por me libra nĂ« gjini tĂ« ndryshme. Formula kjo ka qenĂ«. Çmimi i MirĂ«njohjes i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« Hamit Aliajt pas vdekjes si nderim pĂ«r poezinĂ«, e cila nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« kĂ«to çmime.”

Alda Bardhyli: Tregimi, letërsia për fëmijë apo poezia nuk kishin prurje cilësore

Për ta sqaruar më tej këtë debat, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, thotë për Gazetasi.al se procedura e këtij viti ishte propozim i bordit të QKLL-së dhe jurive të mëparshme, të cilat vlerësuan në bazë të prurjeve.

“Ndryshimet erdhĂ«n pas propozimeve tĂ« bĂ«ra nga juritĂ« e mĂ«parshme qĂ« prurjet e njĂ« viti nuk justifikonin nga cilĂ«sia vlerĂ«simet qĂ« jepnin. Kategori si tregimi, letĂ«rsia pĂ«r fĂ«mijĂ« apo poezia nuk kishin prurje tĂ« mjaftueshme pĂ«r gjykim dhe kĂ«to prurje nuk justifikonin nivelin e kĂ«rkuar. Pas shqyrtimit, Kolegji i QendrĂ«s vendosi qĂ« çmimet tĂ« reduktoheshin nĂ« tre kategori, ku Çmimi i Madh i LetĂ«rsisĂ« pĂ«rmbledh tregimin, poezinĂ« dhe romanin.”

Ajo shton se ky ndryshim u bë në funksion të promovimit të një krijimtarie më cilësore, duke mos e shpërqendruar vëmendjen e lexuesit nga çmimet e copëzuara.

Alda Bardhyli

“NĂ« njĂ« treg tĂ« vogĂ«l letrar, shumĂ« çmime shpĂ«rqendrojnĂ« vĂ«mendjen dhe zvogĂ«lojnĂ« ndikimin e secilit. Me kĂ«tĂ« strukturĂ«, çdo çmim shĂ«rben pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah autorĂ«t mĂ« meritorĂ«, pĂ«r tĂ« promovuar krijimtarinĂ« cilĂ«sore dhe pĂ«r tĂ« forcuar identitetin kulturor tĂ« letĂ«rsisĂ« shqiptare. Numri i kufizuar i çmimeve nuk Ă«shtĂ« njĂ« kufizim i krijimtarisĂ«, por njĂ« garanci qĂ« vlerĂ«simi tĂ« mbetet i drejtĂ«, analitik dhe i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« komunitetin letrar.”

Në fund, Bardhyli sqaron se edhe poezia këtë vit kishte përfaqësuesit e saj, të cilët u nderuan.

“KĂ«tĂ« vit ne vlerĂ«suam poetin e nderuar Hamit Aliaj pas vdekjes, edhe pĂ«r faktin qĂ« libri i tij me poezi, i cili mori vlerĂ«simet mĂ« tĂ« larta nga juria, nuk mund tĂ« ishte pjesĂ« e gjykimit, pasi rregullorja pĂ«rjashton autorĂ«t qĂ« nuk jetojnĂ« mĂ«. VlerĂ«simi i poetĂ«ve qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« letĂ«rsinĂ« dhe kulturĂ«n shqiptare Ă«shtĂ« njĂ« akt jo vetĂ«m mirĂ«njohjeje, por edhe pĂ«rgjegjĂ«sie kulturore.

Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Çmimet KombĂ«tare tĂ« LetĂ«rsisĂ« shoqĂ«rohen me vlerĂ«sime mirĂ«njohjeje pĂ«r autorĂ« qĂ« nuk janĂ« mĂ«, por qĂ« kanĂ« sjellĂ« njĂ« vlerĂ« nĂ« kulturĂ«n shqiptare. NĂ« vitin 2021 u nderua poeti Petrit Ruka pas vdekjes” pĂ«rfundon Bardhyli.

Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« ndryshimi i procedurave tĂ« pĂ«rzgjedhjes sĂ« fituesve pĂ«r Çmimet KombĂ«tare tĂ« LetĂ«rsisĂ« ndez debat. Vjet nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«, shkrimtarĂ«t Mira Meksi dhe Primo Shllaku i patĂ«n publike kritikat mbi pĂ«rbĂ«rjen e jurisĂ«, emrat e tĂ« cilĂ«ve u mbajtĂ«n tĂ« fshehtĂ« deri nĂ« ditĂ«n e shpalljes sĂ« çmimeve.

Në njëfarë mënyre, ky debat është po aq i shëndetshëm dhe i domosdoshëm sa nevoja për të shkruar letërsi e për të synuar më vonë një çmim i cili, për nga vlera, zgjat aq sa zgjat viti kalendarik. 

Herë për procedura, herë për mungesë cilësie apo pak nepotizëm të fshehtë, çmimet letrare në vend nxisin reagime aq sa shpesh vetë rëndësia e tyre përmbyset nga grindjet dhe pakënaqësitë që i rrethojnë.

E përtej qëllimeve shpesh nepotike dhe egoiste ( jo gjithmonë), diçka të mirë prodhojnë; debate për letërsinë shqipe.

The post Pse poezia dhe letĂ«rsia pĂ«r fĂ«mijĂ« u pĂ«rjashtuan nga Çmimet KombĂ«tare tĂ« LetĂ«rsisĂ«? appeared first on Gazeta Si.

Një çështje neonazistësh dhe ngacmimi seksual në ushtrinë gjermane

Gazeta Si – NĂ« javĂ«t e fundit, njĂ« sĂ«rĂ« skandalesh qĂ« pĂ«rfshijnĂ« njĂ« njĂ«si elitare tĂ« ushtrisĂ«, Regjimenti i 26-tĂ« i ParashutistĂ«ve nĂ« ZweibrĂŒcken, Rheinland-Pfalz, Ă«shtĂ« diskutuar gjerĂ«sisht nĂ« Gjermani.

Janë raportuar sjellje të papërshtatshme nga disa ushtarë, duke përfshirë referenca ndaj nazizmit, ngacmim seksual dhe abuzim me drogë.

Prokurorët gjermanë kanë hapur një hetim për 55 ushtarë, nga një total prej afërsisht 1,700 në regjiment, dhe tre prej tyre janë shkarkuar tashmë (procedurat e shkarkimit janë nisur për 16 të tjerë, por ende nuk janë zbatuar).

Skandali u bë publik për herë të parë në tetor, kur një gazetë lokale mori një informacion anonim se një hetim i brendshëm ishte nisur brenda regjimentit për shkak të sjelljes së disa ushtarëve: ata u akuzuan për përshëndetje naziste, veshje uniformash naziste në një festë, fotografim të kolegëve në dush dhe përdorim droge. Ushtria më vonë konfirmoi se e nisi hetimin në qershor 2025, pas ankesave nga disa gra në regjiment.

NĂ« fund tĂ« dhjetorit, gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ raportoi, duke cituar burime tĂ« brendshme tĂ« njohura me akuzat, se brenda regjimentit ekzistonte njĂ« “fraksion i ekstremit tĂ« djathtĂ«, hapur antisemitik”.

Përveç incidenteve të përshëndetjeve naziste dhe partisë me uniforma naziste, ajo raportoi edhe fyerje të përsëritura kundër hebrenjve.

Gazeta raportoi gjithashtu rituale të dhunshme të inicimit midis ushtarëve të tjerë, ngacmim të përhapur dhe ngacmim të anëtareve femra të grupit, të cilat i nënshtroheshin shakave pornografike, fantazive për përdhunim dhe ekzibicionizmit të kolegëve të tyre meshkuj, të cilët shfaqeshin lakuriq para tyre.

Një grua i tha gazetës në mënyrë anonime se edhe pas paralajmërimeve fillestare, pas ankesave në qershor, ushtarët vazhduan të kryenin paturpësisht përshëndetje naziste.

NjĂ« tjetĂ«r tregoi disa incidente ngacmimi dhe pĂ«rmendi njĂ« nga shakatĂ« pĂ«r pĂ«rdhunim qĂ« bĂ«hej rregullisht: ajo tha se gjatĂ« informimeve tĂ« fundjavĂ«s, kur ushtarĂ«ve u mĂ«sohet se si tĂ« sillen siç duhet gjatĂ« pushimit, njĂ« zĂ«vendĂ«s udhĂ«heqĂ«s toge tha: “VetĂ«m ata qĂ« duan tĂ« bĂ«jnĂ« seks, bĂ«jnĂ« seks. Dhe mos harroni: jo do tĂ« thotĂ« po, dhe po do tĂ« thotĂ« anal!”.

Incidente tĂ« tjera u raportuan disa ditĂ« mĂ« parĂ« nga revista “Spiegel”: raportet pĂ«rmendin gjuhĂ«n e urrejtjes; pĂ«rdorimin e drogave tĂ« ndryshme, veçanĂ«risht kokainĂ«s; qarkullimin e imazheve tĂ« abuzimit seksual tĂ« tĂ« miturve dhe kafshĂ«ve; njĂ« ushtar i qĂ«lluar nĂ« kokĂ« dhe nĂ« organet gjenitale nga eprorĂ«t e tij, qĂ« kĂ«rkonte ndĂ«rhyrje kirurgjikale urgjente; disa ushtarĂ« tĂ« rangut tĂ« lartĂ« qĂ« dyshohet se kanĂ« hyrĂ« me forcĂ« nĂ« dush dhe tualete tĂ« grave; dhe madje edhe mĂ« shumĂ« shaka seksiste dhe referenca pĂ«r dhunĂ«n seksuale.

Komandanti i UshtrisĂ« Harald Gante, komentoi mbi zbulimet, duke thĂ«nĂ«: “Kur zbuluam se çfarĂ« po ndodhte nĂ« ZweibrĂŒcken, mbetĂ«m pa fjalĂ«â€.

Mbi 200 krime janĂ« nĂ«n hetim dhe ndĂ«rkohĂ«, komandanti i regjimentit, Oliver Henkel Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«suar. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, njĂ« socialdemokrat, foli pĂ«r ngjarjet e ZweibrĂŒcken pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« fund tĂ« dhjetorit, duke i dĂ«nuar ato ashpĂ«r. Por shumĂ« nĂ« Gjermani e kritikuan atĂ« qĂ« priti deri nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« pĂ«r tĂ« folur.

Rasti “ZweibrĂŒcken” Ă«shtĂ« mĂ« i madhi qĂ« pĂ«rfshin praninĂ« e ushtarĂ«ve me pikĂ«pamje neonaziste nĂ« ushtri qĂ« nga skandali i qershorit 2020 qĂ« pĂ«rfshinte njĂ«sinĂ« speciale Kommando SpezialkrĂ€fte.

NdĂ«r tĂ« tjera, doli nĂ« pah se njĂ« rrjet ushtarĂ«sh dhe civilĂ«sh, i koordinuar nga njĂ« oficer i njĂ«sisĂ«, po planifikonte tĂ« fshihte rezervat e armĂ«ve pĂ«r t’u pĂ«rdorur nĂ« rast tĂ« njĂ« prishjeje tĂ« mundshme tĂ« rendit tĂ« vendosur tĂ« shkaktuar nga emigracioni masiv.

Për shkak të infiltrimit masiv të militantëve të ekstremit të djathtë, ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, urdhëroi shpërbërjen e pjesshme të njësisë, duke e shpallur atë të pa reformuar.

PĂ«rshtati: Gazeta “Si”

The post Një çështje neonazistësh dhe ngacmimi seksual në ushtrinë gjermane appeared first on Gazeta Si.

Parku eolik në Tropojë, Rama: Koha kur Shqipëria blen energji në treg po shkon drejt fundit!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama bashkĂ« me ministren e InfrastrukturĂ«s e EnergjisĂ«, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik tĂ« TropojĂ«s, njĂ« nga investimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« sektorin e energjisĂ« vendas.

Për kreun e qeverisë, parku me kapacitet 600 MW, me financim nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“MĂ« vjen shumĂ« mirĂ« qĂ« ne sot finalizojmĂ« njĂ« pĂ«rpjekje 2-vjeçare. NjĂ« pĂ«rpjekje e pĂ«rbashkĂ«t me kompaninĂ« e mirĂ«njohur pĂ«r gjithĂ« procesin pĂ«rgatitor. Ne shpresojmĂ« qĂ« gjithçka tĂ« shkojĂ« ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisĂ« sĂ« erĂ«s nĂ« TropojĂ«, tĂ« hyjĂ« nĂ« rrjetin e prodhuesve tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme nĂ« vendin tonĂ«. Edhe ky investim shkon nĂ« atĂ« drejtim strategjik dhe nĂ« rrugĂ«n e pĂ«rmbushjes sĂ« atij objektivi tĂ« madh strategjik pĂ«r ta bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« vend sovran nĂ« prodhimin e energjisĂ«. Kur na ka munguar shiu na Ă«shtĂ« dashur tĂ« dalim nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« blejmĂ« energji me çmime tĂ« kripura, ndĂ«rsa kur shiu ka ardhur me shumicĂ« shumĂ« nga kjo vlerĂ« potenciale qĂ« Ă«shtĂ« uji tĂ« derdhet. Koha kur ShqipĂ«ria duhet tĂ« dalĂ« nĂ« treg pĂ«r tĂ« blerĂ« energji po shkon drejt fundit. Do tĂ« jemi nĂ« kategorinĂ« e atyre vendeve qĂ« gĂ«zojnĂ« pavarĂ«si tĂ« plotĂ« kur vjen puna tĂ« prodhimi i kĂ«saj lĂ«nde vitale pĂ«r organizmin e njĂ« shteti”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, deri nĂ« fund tĂ« kĂ«saj dekade, 30% e energjisĂ« sĂ« prodhuar nĂ« vend do tĂ« jetĂ« nga era dhe dielli. “Me kĂ«tĂ« 30% do kemi tĂ« garantuar qĂ« sistemi ynĂ« do tĂ« jetĂ« i vetĂ«mjaftueshĂ«m dhe cdo gjĂ« e prodhuar pĂ«rtej nevojave tona do ta eksportojmĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« jo mĂ« para pĂ«r tĂ« blerĂ« energji, por energji e shitur pĂ«r tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura”, tha kreu i qeverisĂ«.

Nga ana tjetër, për ministren Balluku, projekti i financuar nga amerikanët është një provë që tregon besimin e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Parku eolik i TropojĂ«s nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« investime energjike, por Ă«shtĂ« dĂ«shmi i transformimit qĂ« po merr ShqipĂ«ria. DĂ«shmon sektori energjetik shqiptar po kalon nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re. ShqipĂ«ria tashmĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« e varur. Po shkojmĂ« drejt njĂ« ekonomie tĂ« qĂ«ndrueshme. Ku tranzicion nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« ide apo premtim, Ă«shtĂ« njĂ« realitet qĂ« po merr formĂ« çdo ditĂ«. ËshtĂ« njĂ« skemĂ« e re energjetike qĂ« bazohet nĂ« krijimin e energjive alternative. ËshtĂ« njĂ« realitet qĂ« po merr formĂ« çdo ditĂ«. Investimet e huaja janĂ« njĂ« tregues mbi besimin tonĂ« strategjik. Ky besim, sot Ă«shtĂ« i dukshĂ«m dhe i gatshĂ«m. 1.5 miliardĂ« euro investime private janĂ« nĂ« proces”, tha ministrja Balluku.

Balluku theksoi se këto investime rrisin te ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale duke sjellë edhe vende të reja pune duke shtuar se sektori energjitik luan një rol kyç edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The post Parku eolik në Tropojë, Rama: Koha kur Shqipëria blen energji në treg po shkon drejt fundit! appeared first on Gazeta Si.

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, kapet shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 06:50, nĂ« rrugĂ«n “Gjeneral Nikols”, ndĂ«rsa bĂ«het me dije se drejtuesi i mjetit, me iniciale E.M., 37-vjeç Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« Komisariat.

Viktima ndërkohë ende nuk është identifikuar.

The post Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, kapet shoferi appeared first on Gazeta Si.

Cilësia e drejtësisë, kreu i GJL, Sadushi: Një vendim pa kuptim, krijon konflikt

Gazeta Si – Kreu i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, Sokol Sadushi, i pranishĂ«m nĂ« konferencĂ«n KombĂ«tare “CilĂ«sia e drejtĂ«sisĂ«â€, ka folur nĂ« lidhje me sistemin e drejtĂ«sisĂ«, duke theksuar se njĂ« vendim gjyqĂ«sor i pa kuptuar, Ă«shtĂ« njĂ« konflikt i hapur nesĂ«r.

“NjĂ« vendim i pakuptueshĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« konflikt i shtyrĂ« pĂ«r nesĂ«r”, nĂ«nvizoi ai. Sadushi u shpreh se shpejtĂ«sia pa koherencĂ« dhe pa arsyetim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«rbĂ«n rrezik pĂ«r sigurinĂ« juridike dhe besimin e publikut.

“CilĂ«sia e drejtĂ«sisĂ« nuk matet vetĂ«m me shpejtĂ«sinĂ« e gjykimit apo uljen e ngarkesĂ«s sĂ« çështjeve, por mbi tĂ« gjitha me forcĂ«n e arsyetimit, qartĂ«sinĂ« dhe me parashikueshmĂ«rinĂ« e vendimmarrjes. ShpejtĂ«sia Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, por shpejtĂ«sia pa arsyetim dhe pa koherencĂ« kthehet nĂ« rrezik pĂ«r sigurinĂ« juridike. Ngarkesa dhe prapambetja janĂ« realitete qĂ« nuk i shmangim lehtĂ«. MegjithatĂ«, drejtĂ«sia nuk mund tĂ« matet vetĂ«m me numra. Treguesit statistikorĂ« janĂ« tĂ« dobishĂ«m, por prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshĂ«m dhe i zbatueshĂ«m”, theksoi ai.

Gjatë konferencës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta.

Gonzato tha gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri po përballen me sfida të vështira këto kohë, pasi sipas tij, ata janë të detyruar që të punojnë nën presion dhe me një numër të madh dosjesh.

“I kuptoj sfidat qĂ« kanĂ« gjyqatarĂ«t. E di qĂ« nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« qĂ« tĂ« punosh nĂ«n trysni e presion, nĂ« njĂ« stok tĂ« madh dosjesh. KĂ«to sfida kĂ«rojnĂ« zgjidhje. Na duhen mĂ« shumĂ« gjyqtarĂ« e prokurorĂ« tĂ« mbĂ«shtetur nga njĂ« numĂ«r kĂ«shilltarĂ«sh dhe asistentĂ«sh ligjorĂ«. Si hap fillestar tĂ« gjitha vendet e lira duhet tĂ« plotĂ«sohen”.

The post Cilësia e drejtësisë, kreu i GJL, Sadushi: Një vendim pa kuptim, krijon konflikt appeared first on Gazeta Si.

Irani i përgjigjet Trumpit: Jemi gati si për luftë ashtu edhe për dialog

Nga Gazeta ‘Si’- PĂ«rgjigja e re e Iranit ndaj Donald Trump erdhi me tone tĂ« larta pas deklaratĂ«s sĂ« tij tĂ« fundit herĂ«t tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mĂ«ngjes se ai po shqyrtonte edhe ndĂ«rhyrjen ushtarake, duke akuzuar Teheranin se “po fillon tĂ« kalojĂ« vijĂ«n time tĂ« kuqe.”

“Ne jemi gati pĂ«r luftĂ«, por edhe pĂ«r dialog”, tha Ministri i JashtĂ«m iranian Abbas Araghchi pĂ«r Al Jazeera.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ai akuzoi presidentin amerikan pĂ«r nxitje tĂ« “terroristĂ«ve” pĂ«r tĂ« synuar protestuesit dhe forcat e sigurisĂ« me qĂ«llim provokimin e njĂ« ndĂ«rhyrjeje nga njĂ« fuqi e huaj.

Ai gjithashtu pretendoi se protestat nĂ« Iran “janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« dhunshme pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« njĂ« justifikim Trump pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ«â€.

Araghchi gjithashtu pretendoi se protestat e pĂ«rgjakshme, tĂ« cilat sipas organizatave tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut kanĂ« kushtuar jetĂ«n e mĂ« shumĂ« se 500 njerĂ«zve nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, “janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll tĂ« plotĂ«â€, duke shtuar se qasja nĂ« internet “do tĂ« rikthehet sĂ« shpejti”.

Trump thotë se po shqyrtohen mundësi të forta.

The post Irani i përgjigjet Trumpit: Jemi gati si për luftë ashtu edhe për dialog appeared first on Gazeta Si.

Trump refuzon negociatat me Iranin? Presidenti amerikan: Duhet ndërhyrje ushtarake

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnĂ« “opsione ushtarake shumĂ« tĂ« forta” kundĂ«r Iranit, nĂ« njĂ« kohĂ« kur protestat masive antiqeveritare nĂ« vend kanĂ« hyrĂ« nĂ« javĂ«n e tretĂ« dhe, sipas raportimeve, kanĂ« shkaktuar vdekjen e qindra personave.

Agjencia amerikane për të drejtat e njeriut, Human Rights Activist News Agency (HRANA), thotë se ka verifikuar vdekjen e afro 500 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ndërkohë, burime për BBC-në shprehen se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me ndĂ«rhyrje dhe ka deklaruar se zyrtarĂ« iranianĂ« e kanĂ« kontaktuar atĂ« “pĂ«r tĂ« negociuar”, por ka shtuar se “mund tĂ« na duhet tĂ« veprojmĂ« para se tĂ« zhvillohet njĂ« takim”.

Ai nuk ka dhĂ«nĂ« detaje konkrete mbi natyrĂ«n e opsioneve ushtarake apo mbi negociatat e pĂ«rmendura, edhe pse tha se “njĂ« takim po pĂ«rgatitet”.

Sipas Trump, udhĂ«heqĂ«sit iranianĂ« “duan tĂ« negociojnĂ« sepse janĂ« lodhur duke u goditur nga Shtetet e Bashkuara”. NjĂ« zyrtar amerikan i ka thĂ«nĂ« CBS se presidenti Trump Ă«shtĂ« informuar pĂ«r mundĂ«sinĂ« e sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Alternativa të tjera, sipas Wall Street Journal, përfshijnë forcimin e burimeve antiqeveritare online, përdorimin e armëve kibernetike kundër ushtrisë iraniane, si dhe vendosjen e sanksioneve të reja.

Nga ana tjetĂ«r, udhĂ«heqĂ«sit iranianĂ« i kanĂ« cilĂ«suar protestuesit si “njĂ« grup vandalĂ«sh” dhe kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r marshime pro-qeveritare. Qeveria iraniane ka shpallur gjithashtu tre ditĂ« zie kombĂ«tare pĂ«r ata qĂ« i ka quajtur “martirĂ« tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« njĂ« betejĂ« kombĂ«tare kundĂ«r SHBA-sĂ« dhe Izraelit”, tĂ« cilĂ«t Teherani i akuzon pĂ«r nxitjen e trazirave.

Protestat nisën në fund të dhjetorit, fillimisht si reagim ndaj rënies drastike të vlerës së monedhës iraniane, por shpejt u shndërruan në një krizë serioze legjitimiteti për Liderin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Sipas HRANA-s, mbi 10,600 persona janë arrestuar gjatë dy javëve të fundit.

BBC raporton se ka numĂ«ruar rreth 180 thasĂ« mortorĂ« nĂ« pamje filmike nga njĂ« morg pranĂ« Teheranit. NjĂ« burim tha se “rrugĂ«t e kryeqytetit janĂ« plot me gjak”, ndĂ«rsa trupat e pajetĂ« po largohen me kamionĂ«.

Pamjet tregojnë trupa të mbështjellë të shtrirë në ambient të hapur, ndërsa dëgjohen britma dhe të qara të njerëzve që kërkojnë të afërmit e tyre. Autoritetet thuhet se po varrosin disa trupa fshehurazi para agimit për të shmangur identifikimin, ndërsa punonjësit bashkiakë po pastrojnë gjatë natës gjurmët e gjakut dhe automjetet e djegura.

Burime tĂ« shumta raportojnĂ« gjithashtu pĂ«rdorimin e dronĂ«ve mbi turma dhe lagje banimi pĂ«r tĂ« identifikuar dhe ndjekur protestuesit. Raportimi nga brenda Iranit Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht i vĂ«shtirĂ«, pasi qeveria ka vendosur njĂ« ndĂ«rprerje totale tĂ« internetit. Disa qytetarĂ« po pĂ«rdorin lidhje satelitore ose Starlink pĂ«r tĂ« komunikuar, por kanĂ« frikĂ« se kĂ«to mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r t’i gjurmuar. “Ne nuk mund tĂ« dĂ«rgojmĂ« as mesazhe”, tha njĂ« burim nga jugu i Iranit. “VetĂ«m qeveria po dĂ«rgon mesazhe kĂ«rcĂ«nuese”.

Trump deklaroi se do të fliste me Elon Musk, pronarin e SpaceX, për mundësinë e rikthimit të internetit në Iran. Protestat aktuale janë më të mëdhatë që nga viti 2022, kur shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, e ndaluar nga policia e moralit për shkelje të rregullave të veshjes.

Khamenei ka akuzuar protestuesit se po pĂ«rpiqen tĂ« “kĂ«naqin” Trumpin, ndĂ«rsa Prokurori i PĂ«rgjithshĂ«m iranian ka paralajmĂ«ruar se protestuesit do tĂ« konsiderohen “armiq tĂ« Zotit”, njĂ« akuzĂ« qĂ« nĂ« Iran dĂ«nohet me vdekje.

The post Trump refuzon negociatat me Iranin? Presidenti amerikan: Duhet ndërhyrje ushtarake appeared first on Gazeta Si.

Acari mbërthen Shqipërinë, temperatura deri -15 gradë

Java do të mbizotërohet nga moti i ftohtë dhe nga acari por me prani të diellit.

Sot moti pritet të shkojë deri në -15 gradë ndërsa nuk priten reshje.

Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.

Ditët e martë dhe të mërkurë do të ketë diell në të gjithë vendin, me pak vranësira ndërsa temperaturat do të lëvizin nga -8 gradë në 12 gradë.

Gjatë gjithë javës mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta ndërkohë që temperaturat do të rriten me kalimin e orëve.

The post Acari mbërthen Shqipërinë, temperatura deri -15 gradë appeared first on Gazeta Si.

Të vetëm në banesë dhe pa ushqim, 3 fëmijë dyshohet se u braktisën nga e ëma. Strehohen në Spitalin e Durrësit

Gazeta Si – Tre tĂ« mitur janĂ« gjetur pasditen e kĂ«saj tĂ« diele, ku dyshohet se janĂ« braktisur nga e Ă«ma nĂ« banesĂ«n e tyre nĂ« DurrĂ«s.

Policia njofton se ka qenë ish-vjehrra e nënës së fëmijëve, me iniciale D.V., e cila ka njoftuar se ish-nusja e djalit të saj, Blerina Basha, kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.

NĂ«na 33-vjeçare, e divorcuar, Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« polici dhe Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n hetim nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« nga autoritetet pĂ«r veprĂ«n penale “keqtrajtimi i tĂ« miturve”.

Sipas policisë tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa më pas u vendosën nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës.

Nëna e fëmijëve që dyshohet se i ka braktisur

Burime nga policia bĂ«jnĂ« me dije se shkaku i braktisjes sĂ« 3 fĂ«mijĂ«ve nga nĂ«na e tyre 33-vjeçare Ă«shtĂ« njĂ« konflikt mes kĂ«saj tĂ« fundit dhe gjyshes sĂ« tĂ« miturve nga ana e babait, e cila ka kĂ«rkuar t’i marrĂ« nĂ« kujdestari.

Sipas burimeve, fëmijët kishin rreth tre ditë pa ushqim dhe prej një muaji nuk kishin ndjekur shkollën. Ata janë gjetur të mbuluar me batanije për shkak të të ftohtit, ndërsa banesa ishte në gjendje të rëndë rrëmuje, me rroba të shpërndara në dysheme.

Fëmijët i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe janë konstatuar me probleme shëndetësore të lidhura me gjendjen e braktisjes. Aktualisht ata janë marrë nën kujdesin e organeve përkatëse.

NĂ« dĂ«shminĂ« e saj tĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« polici, nĂ«na 33-vjeçare akuzon ish-vjehrrĂ«n e sa: “Ky Ă«shtĂ« kurth nga ish-vjehrra, e cila mĂ« ka paditur se braktis fĂ«mijĂ«t. Si mund ta bĂ«j kĂ«tĂ« kur unĂ« vetĂ« punoj? MĂ« ka hyrĂ« pa leje nĂ« shtĂ«pi, ka mĂ«suar fĂ«mijĂ«t tĂ« flasin keq kundĂ«r meje. Nuk e di, por kjo Ă«shtĂ« e patolerueshme: si vjen nĂ« shtĂ«pinĂ« time pa leje dhe mĂ« denoncon nĂ« polici? Do t’i mbroj fĂ«mijĂ«t, se babai i fĂ«mijĂ«ve ka qenĂ« nĂ« burg nĂ« Itali pĂ«r 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar pĂ«r fĂ«mijĂ«t 180 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra. Si mund t’i ushqej fĂ«mijĂ«t me 180 mijĂ« tĂ« vjetra nĂ« muaj?”.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën të ditur se 3 fëmijët po qëndrojnë në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe  veshmbathja e nevojshme.

Po ashtu Ministria bën të ditur se në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

The post Të vetëm në banesë dhe pa ushqim, 3 fëmijë dyshohet se u braktisën nga e ëma. Strehohen në Spitalin e Durrësit appeared first on Gazeta Si.

Raphinha dhe Barca triumfojnë në Superkupë

Nga Gazeta Si – Raphinha dy herĂ« dhe Lewandowski, likujduan Real Madrid (Vinicius dhe Gonzalo) duke mbrojtur trofeun e SuperkupĂ«s sĂ« SpanjĂ«s nĂ« Finalen e zhvilluar nĂ« Xhedah,

Barcelona triumfoi me vështirësi ndaj Realit të Madridit në një spektakël me 5 gola, duke fituar për të dytin vit rradhazi Finalen e Superkupës së Spanjës në Xhedah të Arabisë Saudite.

Ishte trofeu i 16-tĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion pĂ«r skuadrĂ«n e drejtuar nga Hansi Flick, qĂ« kishte mposhtur “Los Blancos” edhe nĂ« Finalen e vitit tĂ« kaluar.

Gjuajtja e Raphinha-s në minutën e 73-të rezultoi vendimtare, pas një fundi të çmendur të pjesës së parë.

Tre gola të shpejtë në kohën shtesë përpara pushimit bënë që ekipet të shkonin në barazim në dhomat e zhveshjes, pasi Raphinha kishte zhbllokuar rezultatin në minutën e 36-të, me një gjuajtje të saktë në këndin e poshtëm.

Vinícius Jr kaloi topin mes këmbëve të Jules Koundé në një depërtim brilant dhe duke shënuar në këndin e largët. Ky ishte goli i tij i parë për Realin pas 17 ndeshjesh, që nga 4 Tetori 2025.

Robert Lewandowski riktheu epërsinë për Barçën në minutën e 49-të, duke shënuar me ndihmën e shtyllës.

Por vetëm tre minuta më vonë, Gonzalo García barazoi pas një rrëmuje në zonë, ku goditja me kokë e Dean Huijsen u përplas në traversë.

Në atë moment, trajneri i Barcelonës, Flick, protestoi se bilbili duhej të kishte rënë më herët.

Frenkie de Jong u ndëshkua me karton të kuq direkt në kohën shtesë, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Kylian Mbappé, i cili kishte hyrë nga stoli pas rikuperimit nga një dëmtim në gju.

MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht rasteve tĂ« vona pĂ«r tĂ« dyja skuadrat – pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« mundĂ«si pĂ«r Marcus Rashford – rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona siguroi titullin e dytĂ« radhazi, diçka qĂ« nuk e kishte arritur qĂ« nga viti 2012.

  • Fituesit e SuperkupĂ«s

16 – Barcelona
13 – Real Madrid
3 – Athletic Bilbao, Deportivo La Coruna
2 – Atletico Madrid
1 – Valencia, Sevilla, Real Zaragoza, Mallorca, Real Sociedad

The post Raphinha dhe Barca triumfojnë në Superkupë appeared first on Gazeta Si.

Nëse ajatollahët rrëzohen vërtet këtë herë: 4 skenarë për të ardhmen e Iranit

Federico Rampini* – QĂ« nga viti 1979, regjimi i AjatollahĂ«ve Ă«shtĂ« bazuar nĂ« terror. TĂ« parĂ«t qĂ« vuajtĂ«n, tragjikisht, ishin “bashkĂ«udhĂ«tarĂ«t” naivĂ« socialistĂ« dhe komunistĂ«.

Me mbështetjen e të majtës perëndimore, marksistët iranianë u regjistruan në revolucionin e Khomeinit, sepse e panë ikjen e Shahut pro-amerikan si një fitore të madhe për kauzën e tyre.

Ata ishin të parët që përfunduan në mullirin e mishit të teokracisë shiite: të dënuar me vdekje ose të torturuar në burgje, ku Ajatollahët përvetësuan metodat e policisë sekrete të sundimtarit që sapo kishin rrëzuar.

Pastaj erdhi radha e grave, të cilat e gjetën veten të nënshtruara ndaj rregullave të jetës shumë më retrograde dhe shtypëse, sesa ato në fuqi para vitit 1979.

Pastaj universitetet ndaluan aq shumë shkencë perëndimore të sakrifikuar në altarin e indoktrinimit. Të rinjve iu ndalua muzika.

Pakicat etnike dhe seksuale, artistët dhe intelektualët, u persekutuan gjithashtu. E kështu me radhë, në një greminë drejt totalitarizmit.

Sa gjatĂ« mund tĂ« mbijetojĂ« njĂ« regjim, sloganet e tĂ« cilit janĂ« “vdekje Izraelit” dhe “vdekje AmerikĂ«s”, por qĂ« nuk ka dalĂ« kurrĂ« me njĂ« slogan po aq tĂ« fortĂ« dhe pozitiv pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« “rroftĂ« Irani dhe njĂ« e ardhme mĂ« e mirĂ« pĂ«r popullin e tij”?

ÙˆÛŒŰŻÛŒÙˆ ŰŻŰ±ÛŒŰ§ÙŰȘی ŰŻÙ‚Ű§ÛŒÙ‚ ÙŸÛŒŰŽ ۧŰČ ŰŻÙˆŰłŰȘم ۧŰČ Ű·Ű±ÛŒÙ‚ ۧ۳ŰȘŰ§Ű±Ù„ÛŒÙ†Ú©:
۳ۧŰčŰȘ Û·:ÛČÛ° ŰȘÙ‡Ű±Ű§Ù†-Ù‡Ű±ÙˆÛŒ ŰźÛŒŰ§ŰšÙˆÙ† ÛČÛ° pic.twitter.com/34QxlHAhYQ

— RT (@rt_rtiy) January 10, 2026

E huazoj këtë pyetje nga një ekspert kryesor i Iranit, Karim Sadjadpour, Bashkëpunëtor i Lartë në Carnegie Endowment for International Peace.

Fatkeqësisht, mund të mbijetojë për një kohë të gjatë: 47 vjet, dhe nuk e dimë nëse më në fund po vdes në këto orë, apo nëse mizoria e shtypjes së tij do të mbizotërojë përsëri mbi lëvizjet protestuese.

Megjithatë, ne dimë disa gjëra. Regjimi arriti të mbijetonte falë mbështetjes së të gjithë atyre që kërkuan të dobësonin Amerikën dhe Perëndimin: Rusia, Kina.

Ai gëzonte besueshmëri për sa kohë që mbillte terror në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke përdorur milici vrasëse, si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët.

Për të paktën njëzet vjet, ai e zhyti Arabinë Saudite në një garë perverse për të parë se kush ishte fuqia rajonale më fondamentaliste: petrodollarët e tyre financuan xhihadin dhe indoktrinimin edhe midis komuniteteve të emigrantëve myslimanë në Perëndim.

Por më pas, loja perverse e ajatollahëve filloi të haste në pengesa serioze. Protestat e brendshme janë rritur që të paktën nga viti 2019, pasi aventurat ushtarake të jashtme e kanë varfëruar popullsinë dhe e kanë bërë korrupsionin e elitës klerike gjithnjë e më të padurueshëm.

Arabia Saudite është nisur në një rrugë alternative: modernizim, sekularizim, përparim ekonomik dhe afrim me Izraelin.

Mbështetja për Hamasin për masakrën e 7 tetorit 2023 doli të ishte një llogaritje e gabuar kolosale. I kërcënuar që në vetë ekzistencën e tij, Izraeli ka dhënë goditje vdekjeprurëse kundër të gjithë aleatëve rajonalë të Iranit.

Pastaj Trump ndërhyri me bombardimin e centraleve bërthamore. Udhëheqësi suprem i revolucionit islamik, Khamenei, shfaqi pafuqi.

AleatĂ«t e tij kinezĂ« dhe rusĂ« ishin tĂ« paaftĂ« ta mbronin atĂ«. Por, tĂ« vĂ«resh se besueshmĂ«ria e regjimit Ă«shtĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik – si nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar, ashtu edhe nĂ« atĂ« vendas – nuk na tregon asgjĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e kĂ«tij kombi.

PĂ«r tĂ« provuar tĂ« imagjinoj disa skenarĂ«, i drejtohem Sadjadpour-it. NĂ« njĂ« ese nĂ« “Foreign Affairs”, ky ekspert pĂ«rpiqet tĂ« pĂ«rshkruajĂ« katĂ«r skenarĂ« tĂ« mundshĂ«m, katĂ«r hipoteza pĂ«r epokĂ«n post-Khameini: njĂ« evolucion i ngjashĂ«m me atĂ« tĂ« RusisĂ« post-Sovjetike, njĂ« rrugĂ« kineze, njĂ« zgjidhje nĂ« stilin pakistanez ose modeli turk.

Vetëm lista e vendeve e bën të qartë se Sadjadpour nuk i jep një probabilitet të lartë ardhjes së demokracisë.

Ű­Ű§Ù„â€ŒÙˆŰŽ ÙˆÛŒŰŻÛŒÙˆÛŒ یک ŰŻÙˆŰ±ŰšÛŒÙ† Ù…ŰŻŰ§Ű±ŰšŰłŰȘه ۧŰČ ŰŽÙ„ÛŒÚ© Ù…ŰłŰȘقیم ŰłŰ±Ú©ÙˆŰšÚŻŰ±Ű§Ù† Ù„ŰšŰ§Űłâ€ŒŰŽŰźŰ”ÛŒ ۚۧ ێۧŰȘâ€ŒÚŻŰ§Ù† ŰšÙ‡â€ŒŰłÙˆÛŒ مŰčŰȘŰ±Ű¶Ű§Ù† ۯ۱ #ŰČŰ§Ù‡ŰŻŰ§Ù† ۱ۧ منŰȘێ۱ ک۱ۯ. pic.twitter.com/6nxnlCnJRh

— Farzad Fattahi (@FattahiFarzad) January 10, 2026

Ja një përmbledhje e analizës së tij.

Për herë të parë në gati dyzet vjet, argumenton studiuesi, Irani është vërtet në prag të një tranzicioni pushteti, ndoshta edhe të një tranzicioni regjimi.

Mosha e avancuar e Ali Khameneit, sulmi i shpejtë i qershorit që pa Izraelin të godiste fort infrastrukturën ushtarake dhe bërthamore iraniane dhe Shtetet e Bashkuara të ndërhynin drejtpërdrejt kundër centraleve bërthamore, kanë ekspozuar brishtësinë e një sistemi që për dekada e paraqiti veten, si ideologjikisht të paepur, ashtu dhe strategjikisht të pamposhtur.

Imazhi pĂ«rfundimtar i Khameneit qĂ« del nga bunkeri pĂ«r tĂ« shpallur njĂ« “fitore” me njĂ« zĂ« tĂ« dridhur, vetĂ«m sa e ka theksuar, nĂ« vend qĂ« ta zhdukĂ«, ndjesinĂ« e pushtetit tĂ« dobĂ«suar.

Sadjadpour fillon me një deklaratë të qartë: Republika Islamike nuk është më një regjim në zgjerim, por një regjim në mbrojtje, pa vrull ideologjik, i rraskapitur ekonomikisht, i cenueshëm ushtarakisht dhe i delegjitimuar shoqërisht.

Hendeku midis retorikĂ«s revolucionare dhe realitetit tĂ« pĂ«rditshĂ«m Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« i madh. ShoqĂ«ria iraniane – 92 milionĂ« njerĂ«z, tĂ« izoluar pĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra – jeton brenda njĂ« kombinimi mbytĂ«s tĂ« sanksioneve, inflacionit, ndĂ«rprerjeve tĂ« energjisĂ«, mungesĂ«s sĂ« ujit, censurĂ«s digjitale dhe moralit shtypĂ«s.

Simbolet qendrore të revolucionit, siç është hixhabi i detyrueshëm, tani po sfidohen hapur. Regjimi nuk kontrollon më vërtet as qiellin dhe as rrugët.

Rrënjët e thella të autoritarizmit: paranoja dhe mosbesimi

Për të kuptuar pse tranzicioni i Iranit është kaq i pasigurt, Sadjadpour thekson një tipar strukturor të historisë politike të vendit: paranoja si stil qeverisjeje.

Pushtimet, poshtërimet koloniale, grushtet e shtetit dhe ndërhyrjet e huaja kanë ngulitur një kulturë dyshimi që përshkon elitat dhe shoqërinë.

UdhĂ«heqĂ«sit iranianĂ« – nga Shahu te Khomeini, e deri te Khamenei – kanĂ« parĂ« komplote kudo, duke shpĂ«rblyer besnikĂ«rinĂ« mbi kompetencĂ«n dhe duke prodhuar njĂ« pĂ«rzgjedhje negative tĂ« klasave sunduese.

Kjo klimĂ« mosbesimi kronik, ka penguar ndĂ«rtimin e institucioneve tĂ« forta dhe ka forcuar personalizmin. Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« sistem qĂ« luhatet midis euforisĂ« sĂ« shkurtĂ«r dhe cikleve tĂ« gjata tĂ« zhgĂ«njimit, i paaftĂ« pĂ«r vetĂ«-reformim. ËshtĂ« brenda kĂ«tij boshllĂ«ku institucional qĂ« shtrihen skenarĂ«t e mundshĂ«m “post-Khameini”.

THREAD: Verified videos of Iran protests – 10 January

Heavy clashes on Vakil Abad Boulevard in Mashhad. Protesters hide behind barricades as security forces fire shots from a footbridge.

Video: @Vahid

Location: https://t.co/48rK47fgrp

With Richard Irvine Brown@GeoConfirmed https://t.co/LGCLaI1XaI pic.twitter.com/pGQBnH9LKu

— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) January 11, 2026

Irani si Rusia: nga teokracia, te nacionalizmi autoritar

Skenari i parë është ai post-sovjetik. Ashtu si BRSS në vitet e tij të fundit, Republika Islamike duket e rraskapitur ideologjikisht, e mbështetur më shumë nga shtrëngimi sesa nga konsensusi, me një shoqëri që i ka kthyer shpinën shtetit.

Irani, ashtu si Rusia, është një vend i pasur me burime natyrore, me një identitet të fortë historik dhe një revolucion që kërkoi të riformësonte gjithçka në emër të një ideologjie gjithëpërfshirëse.

Në këtë skenar, rënia e ideologjisë nuk çon në demokraci, por në një vakum pushteti të mbushur nga aparatet e sigurisë dhe oligarkitë ekonomike.

Ashtu si nĂ« Rusi nĂ« vitet 1990, kaosi, pabarazia dhe plaçkitja e burimeve hapin rrugĂ«n pĂ«r shfaqjen e njĂ« njeriu tĂ« fortĂ«: njĂ« “Putin iranian”.

Kjo figurë mund të vijë nga Garda Revolucionare ose shërbimet e sigurisë, duke braktisur islamizmin shiit si ideologji themeluese dhe duke e zëvendësuar atë me një nacionalizëm iranian të bazuar në pakënaqësi: edhe një herë kundër Perëndimit, kundër Izraelit, kundër poshtërimeve të pësuara.

Premtimi do të ishte stabiliteti dhe krenaria kombëtare; realiteti, një autoritarizëm pragmatik, i korruptuar dhe agresiv.

Sadjadpour paralajmĂ«ron: fundi i teokracisĂ« nuk garanton njĂ« rezultat liberal. NjĂ« Iran “post-ideologjik” mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« cinik, mĂ« grabitqar dhe mĂ« destabilizues pĂ«r rajonin, njĂ«soj si Rusia e Putinit pas komunizmit.

Irani si Kina: pragmatizëm pa liri

Skenari i dytĂ« Ă«shtĂ« ai qĂ« shumĂ« reformistĂ« vendas kanĂ« Ă«ndĂ«rruar: “modeli kinez”. Pas vdekjes sĂ« Maos, Pekini sakrifikoi ortodoksinĂ« ideologjike nĂ« favor tĂ« zhvillimit ekonomik, duke ruajtur njĂ« sistem autoritar.

Nëse zbatohet në Iran, kjo do të thotë më pak teologji, më shumë teknokraci; më pak revolucion, më shumë interes kombëtar.

Në këtë skenar, Irani do të normalizonte marrëdhëniet me Perëndimin, do të zvogëlonte armiqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, do të lironte kontrollin shoqëror dhe do të kërkonte integrimin ekonomik global, por pa lejuar pluralizmin politik.

Pasdarani (ajatollahĂ«t) do tĂ« mbetej i fuqishĂ«m, por i transformuar nĂ« njĂ« lloj elite kombĂ«tare-korporative, e ngjashme me UshtrinĂ« Çlirimtare Popullore Kineze.

Sadjadpour, megjithatë, thekson dy pengesa të mëdha. E para është politike: në Kinë, hapja ndaj Uashingtonit u iniciua nga vetë Mao; në Iran, Khamenei gjithmonë e ka konsideruar kompromisin me Shtetet e Bashkuara një kërcënim ekzistencial.

Pa një udhëheqës të gatshëm të thyejë këtë tabu, modeli kinez mbetet i paqëndrueshëm. Pengesa e dytë është strukturore: Irani nuk është Kina.

Nuk ka njĂ« fuqi punĂ«tore tĂ« madhe ose njĂ« ekonomi prodhuese tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« thithur miliona njerĂ«z. ËshtĂ« njĂ« ekonomi parazitare e bazuar nĂ« nxjerrjen e rentave tĂ« energjisĂ«, mĂ« e ngjashme me RusinĂ«.

Nëse regjimi do të braktiste ideologjinë e tij pa përmirësuar konkretisht jetën e qytetarëve të tij, do të humbiste çdo gjurmë të fundit të legjitimitetit.

THREAD: Despite an internet shutdown, mass protests are continuing in Iran tonight. Follow this thread for verified videos.

A protester sprays "Long live the Shah" on a billboard in Punak Square, west Tehran.

Video: @Vahid

Location: https://t.co/dnm98q6LmV@GeoConfirmed https://t.co/2h0bvOfEvi pic.twitter.com/TF0lrDmNaH

— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) January 9, 2026

Irani si Pakistani: pushteti i ushtrisë

Skenari i tretë, të cilin Sadjadpour e konsideron ndër më të besueshmit, është ai i Pakistanit: transformimi i Iranit në një shtet të dominuar nga ushtria, në të cilin trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kalojnë nga pushteti informal, në atë formal.

Që nga lufta Iran-Irak, IRGC është bërë shumë më tepër sesa një forcë e armatosur: ajo kontrollon sektorët kryesorë të ekonomisë, menaxhon trafikimin, median, infrastrukturën, programet bërthamore dhe rrjetet rajonale të milicisë.

Ashtu si në Pakistan, mund të lindë një situatë ku nuk është ushtria që i shërben shtetit, por shteti që i shërben ushtrisë.

NĂ« kĂ«tĂ« skenar, ushtria mund tĂ« lejojĂ« qĂ« kaosi shoqĂ«ror tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet, pastaj tĂ« paraqitet si “shpĂ«timtari i kombit”, duke justifikuar sundimin e saj nĂ« emĂ«r tĂ« unitetit kombĂ«tar.

Megjithatë, për ta bërë këtë, do të duhej të braktiste ideologjinë klerikale dhe të rivendoste legjitimitetin në nacionalizmin iranian.

Edhe këtu, rezultatet mbeten të paqarta. Një udhëheqës ushtarak mund të jetë një Putin i ri iranian, ose një Al-Sisi iranian (i emëruar sipas gjeneral-diktatorit egjiptian): autoritar, por pragmatik dhe i gatshëm të arrijë një mirëkuptim me Perëndimin.

Në të dyja rastet, çështja bërthamore do të ishte qendrore: armët bërthamore si garanci mbijetese, ose heqja dorë në këmbim të njohjes ndërkombëtare.

Irani si Turqia: populizmi zgjedhor dhe autoritarizmi mazhoritar

Skenari i katërt është ai turk. Ky nuk është një tranzicion ushtarak apo teknokrat, por shfaqja e një udhëheqësi populist të legjitimuar nga vota, duke çmontuar gradualisht kontrollet dhe balancat institucionale nga brenda.

Që kjo të ndodhë në Iran, do të ishte e nevojshme një reformë radikale institucionale: heqja e Udhëheqësit Suprem dhe Këshillit të Kujdestarit, zvogëlimi i Pasdaranit dhe forcimi i parlamentit dhe qeverisë së zgjedhur.

Këto kushte janë joreale sot, por jo krejtësisht të paimagjinueshme në planin afatgjatë. Sadjadpour vëren se Irani ka një traditë të thellë populiste: nga Khomeini, te Ahmadinejadi, udhëheqës të aftë për të mobilizuar pakënaqësinë kundër elitave dhe fuqive të huaja duke premtuar rishpërndarje dhe drejtësi sociale.

NjĂ« “Erdogan iranian” i ardhshĂ«m mund tĂ« kombinojĂ« nacionalizmin, fenĂ« dhe votĂ«n popullore, duke prodhuar autoritarizĂ«m me mbĂ«shtetje masive.

Ky skenar do të ishte i preferueshëm ndaj teokracisë ose sundimit ushtarak për shumë iranianë, por nuk do të garantonte demokraci të vërtetë liberale. Siç e demonstron Turqia, populizmi mund ta zbrazë demokracinë nga brenda.

Sadjadpour pĂ«rfundon me njĂ« notĂ« realizmi. Historia iraniane – siç mĂ«son libri “1979” – pothuajse gjithmonĂ« kundĂ«rshton parashikimet.

Por njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ«: iranianĂ«t nuk po kĂ«rkojnĂ« revolucione ideologjike ose kulte tĂ« reja personaliteti. Ata po kĂ«rkojnĂ« “zendegi-e normale”, njĂ« jetĂ« normale: dinjitet ekonomik, liri personale, njĂ« shtet qĂ« nuk kontrollon çdo aspekt tĂ« ekzistencĂ«s.

Irani ka të gjitha kredencialet për të qenë një vend i G20. Pyetja e vërtetë nuk është nëse do të vijë ndryshimi, por nëse, pas vjeshtës së errët dhe të përgjakshme të ajatollahëve, do të vijë më në fund një pranverë, apo thjesht një dimër tjetër.

Burimi: “Corriere della Sera”; PĂ«rshtati nĂ« shqip: Gazeta “Si”

The post Nëse ajatollahët rrëzohen vërtet këtë herë: 4 skenarë për të ardhmen e Iranit appeared first on Gazeta Si.

Mediat: Britania në bisedime me aleatët e BE për të dërguar trupa në Groenlandë

Gazeta Si – Zyra e Downing Street thuhet se Ă«shtĂ« nĂ« bisedime me aleatĂ«t evropianĂ« pĂ«r dĂ«rgimin e njĂ« force ushtarake nĂ« GroenlandĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur Arktikun dhe “tĂ« lehtĂ«sojĂ« shqetĂ«simet e sigurisĂ« sĂ« Donald Trump”.

Sipas asaj qĂ« raporton “The Telegraph”, duke cituar burime qeveritare britanike tĂ« cilat thonĂ« se kryeministri Keir Starmer e ka marrĂ« kĂ«rcĂ«nimin nga Rusia dhe Kina nĂ« rajon “jashtĂ«zakonisht seriozisht” dhe Ă«shtĂ« pajtuar se veprimi Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m.

Ditët e fundit, zyrtarët britanikë janë takuar me homologët e tyre nga vende të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, për të filluar përgatitjet.

Planet, ende në fazat e tyre të hershme, mund të përfshijnë vendosjen e ushtarëve britanikë, anijeve luftarake dhe avionëve për të mbrojtur Groenlandën nga Rusia dhe Kina.

Kombet evropiane shpresojnë se kjo do ta bindë Trumpin të heqë dorë nga ambicia e tij për të aneksuar ishullin.

Planet pĂ«r njĂ« vendosje tĂ« mundshme tĂ« trupave britanike nĂ« GroenlandĂ« janĂ« “diskutime rutinĂ«â€, tha pĂ«r “Sky News” Ministrja Britanike e Transportit, Heidi Alexander.

Arktiku “po bĂ«het njĂ« rajon gjeopolitik gjithnjĂ« e mĂ« i kontestuar midis RusisĂ« dhe KinĂ«s. Do tĂ« prisnit qĂ« ne tĂ« flasim me tĂ« gjithĂ« aleatĂ«t tanĂ« tĂ« NATO-s rreth asaj qĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«r tĂ« penguar agresionin rus” nĂ« zonĂ«, shpjegoi Alexander, duke iu referuar gjithashtu marrĂ«veshjes midis MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe NorvegjisĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar fregata tĂ« Tipit 26 pĂ«r tĂ« “mbrojtur infrastrukturĂ«n tonĂ« kritike nĂ«nujore”.

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ne kemi rĂ«nĂ« dakord tĂ« kryejmĂ« mĂ« shumĂ« trajnime tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« MarinĂ«s MbretĂ«rore me NorvegjinĂ« dhe tĂ« dĂ«rgojmĂ« paraprakisht disa nga pajisjet tona” nĂ« vendin skandinav, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« “tĂ« mund tĂ« veprojmĂ« shpejt nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme”, shtoi Alexander.

Ndërkohë, vendet nordike po mohojnë pretendimet e Donald Trump në lidhje me aktivitetin e Moskës dhe Pekinit rreth Grenlandës.

Sipas asaj qĂ« raporton “Financial Times”, duke cituar diplomatĂ« nordikĂ« me qasje nĂ« informacionet e inteligjencĂ«s sĂ« NATO-s.

NĂ« vitet e fundit, “nuk kishte shenja tĂ« anijeve ose nĂ«ndetĂ«seve ruse ose kineze” nĂ« zonĂ«, thanĂ« zyrtarĂ« tĂ« lartĂ«.

Ky qĂ«ndrim mbĂ«shtetet edhe nga ministri i JashtĂ«m norvegjez, Espen Barth Eide: “Nuk Ă«shtĂ« e saktĂ« tĂ« thuhet se ka shumĂ« operacione ruse ose kineze pranĂ« GrenlandĂ«s”, i tha ai transmetuesit NRK. “Ka aktivitet nĂ« afĂ«rsinĂ« tonĂ«. Por shumĂ« pak atje”.

The post Mediat: Britania në bisedime me aleatët e BE për të dërguar trupa në Groenlandë appeared first on Gazeta Si.

I morën 40 mijë euro përmes mashtrimit një 55-vjeçari, arrestohen 4 persona

Gazeta Si – KatĂ«r persona janĂ« arrestuar, ndĂ«rsa dy tĂ« tjerĂ« u shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim, pasi dyshohet se pĂ«rmes mashtrimit i morĂ«n 40 mijĂ« euro njĂ« 55-vjeçari.

Ngjarja dyshohet se ndodhi tek rrethrrotullimin i Rinasit, ku autorët komunikuan përmes një aplikacioni dhe u prezantuan si persona të njohur.

Katër të arrestuarit janë shtetasit Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Artur Lecinit ku është gjetur dhe shtetasi Elton Rrushi, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 4 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke iu prezantuar si i njohur i tyre, viktimës që ra pre e mashtrimit, i kanë marrë shumën prej 40.000 euro.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku një biznesmen 55-vjeçar nga Shkodra, i cili merret me këmbimin e parave, u mashtrua nëpërmjet aplikacionit Viber.

Sipas burimeve paraprake, tĂ« akuzuarit i shkruan duke u prezantuar si persona tĂ« njohur dhe tĂ« afĂ«rt, duke i kĂ«rkuar tĂ« sillte 40 mijĂ« euro pĂ«r t’i kĂ«mbyer. Kur i dĂ«mtuari shkoi nĂ« Rinas, ata i morĂ«n paratĂ«. Pas kĂ«saj, ai bĂ«ri kallĂ«zim nĂ« polici, e cila nisi hetimet.

The post I morën 40 mijë euro përmes mashtrimit një 55-vjeçari, arrestohen 4 persona appeared first on Gazeta Si.

Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, situata nga përmbytjet në çdo qark

Gazeta Si – Ministria e Mbrojtjes njofton se pĂ«r shkak tĂ« reshjeve intensive tĂ« shiut dhe dĂ«borĂ«s gjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit, njĂ« pjesĂ« e madhe e territorit tĂ« vendit Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga problematika hidrologjike dhe infrastrukturore, duke bĂ«rĂ« tĂ« nevojshĂ«m edhe shkarkimin e hidrocentralit tĂ« FierzĂ«s, si masĂ« parandaluese pĂ«r menaxhimin e prurjeve tĂ« shtuara ujore.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe. Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera problematikat janë më të kufizuara dhe të menaxhueshme.

Ministria thekson se strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe vetë Ministrisë së Mbrojtjes, ndodhen në terren dhe po punojnë për përballimin e pasojave dhe stabilizimin e situatës.

Në Qarkun ShkodĂ«r, rritja e nivelit tĂ« lumenjve Drin, Kir dhe BunĂ« ka sjellĂ« shtim tĂ« prezencĂ«s sĂ« ujit nĂ« zonat e Obotit dhe Dajçit, si dhe pĂ«rmbytje tĂ« tokave bujqĂ«sore nĂ« zonĂ«n Urrelat–Shirq. Sipas njoftimit, aksi rrugor qĂ« lidh fshatin Obot me rrugĂ«n kryesore Ă«shtĂ« i pakalueshĂ«m pĂ«r mjetet e ulĂ«ta, ndĂ«rsa nuk raportohen pĂ«rmbytje banesash dhe argjinaturat, kanalet kulluese, shkarkuesit dhe diga e rezervuarit tĂ« ShkodrĂ«s vijojnĂ« tĂ« jenĂ« funksionale.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri, por ende raportohet prani uji në rreth 1800 hektarë tokë bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit. Autoritetet kanë ndërhyrë për lirimin e akseve rrugore dhe funksionalizimin e shkarkuesve, me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës.

Ndërkohë, në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Qarkullimi në akset kryesore po mbahet nën kontroll, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen e tyre. Po ashtu, vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Situatë problematike raportohet edhe në Qarkun Berat, ku rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore, prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike, si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Ministria bën me dije se situata po menaxhohet nga strukturat vendore me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa. Strukturat e bashkive janë në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë nevojën për masa shtesë.

NĂ« qarqet Korçë dhe GjirokastĂ«r, problematikat lidhen kryesisht me rrĂ«shqitje dherash, dĂ«mtime infrastrukturore, bllokime rrugĂ«sh dhe evakuime tĂ« kufizuara tĂ« disa familjeve nĂ« zona me rrezik. “Puna nĂ« terren vijon pĂ«r hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut pĂ«r banorĂ«t”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

The post Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, situata nga përmbytjet në çdo qark appeared first on Gazeta Si.

‘El ClĂĄsico’ rikthehet nĂ« Xhedah

Nga Gazeta Si – Barcelona dhe Real Madridi do tĂ« pĂ«rballen nĂ« “El ClĂĄsico-n” e rradhĂ«s nĂ« Finalen e SuperkupĂ«s sĂ« SpanjĂ«s pĂ«r tĂ« 3-in vit rradhazi.

NjĂ« nga pĂ«rballjet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« historinĂ« e sportit do tĂ« zhvillohet tĂ« dielĂ«n nĂ« “King Abdullah Sports City Stadium” nĂ« Xhedah, ku Barcelona do tĂ« pĂ«rballet me rivalĂ«t e pĂ«rjetshĂ«m tĂ« Real Madrid.

Barça, kampione nĂ« fuqi e mposhti Real-in nĂ« Finalen e vitit tĂ« kaluar, mbetet sĂ«rish skuadra pĂ«r t’u mundur nĂ« elitĂ«n e futbollit spanjoll.

Nga ana tjetër, Reali ndodhet nën presion në rritje, veçanërisht trajneri  Xabi Alonso.

Barcelona e shkatërroi Realin e Madridit, 5-2 në finalen e vitit të kaluar, e cila gjithashtu u luajt në Xhedah. Ishte një goditje e rëndë për trajnerin e atëhershëm Carlo Ancelotti, ndërsa shërbeu si trampolinë për Hansi Flick, i sapoemëruar në krye të Barcelonës.

Fitimi i Superkupës rezultoi vendimtar për fillimin e epokës Flick te Barcelona sezonin e kaluar, duke i dhënë shtysë ekipit për të fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.

Në tre sezonet e mëparshme, fituesit e Superkupës kishin triumfuar edhe në kampionatin spanjoll.

Katalanasit e mposhtën Realin katër herë në sezonin e kaluar, por skuadra e Alonsos fitoi 2-1 ndaj rivalëve në Tetor në La Liga.

Superkupa përball fituesit dhe nënkampionët e La Liga-s me ata Kupës së Mbretit. Edhe pse prej vitit 1982 u zhvillua vetëm mes fituesve të kampionatit dhe kupës, formati u zgjerua në katër skuadra në vitin 2020.

Barcelona është kampione aktuale, ndërsa Real Madrid përfundoi i dyti. Të dyja skuadrat ishin gjithashtu finaliste të Kupës së Mbretit, çka bëri që Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao të luanin në gjysmëfinale, pas renditjes së tyre në vendet 3 dhe 4 në La Liga, sezonin e kaluar.

Hansi Flick dhe Xabi Alonso

Kjo do të jetë përballja e 262-të mes dy skuadrave ku Real Madrid ka fituar 106 herë, ndërsa Barcelona 104. Ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim mes tyre.

Lajmet e fundit nga Barcelona

Marc-André ter Stegen, Gavi dhe Andreas Christensen mungojnë. Dy të fundit kanë probleme në gju, ndërsa portieri gjerman është jashtë për arsye të paspecifikuara.

Lamine Yamal pritet të rikthehet në formacionin titullar, pasi nuk ishte i gatshëm të startonte në gjysmëfinalen ndaj Atletico Madrid, edhe pse hyri nga stoli dhe shënoi.

Ronald AraĂșjo Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« stĂ«rvitje tĂ« plota, por pritet tĂ« jetĂ« vetĂ«m nĂ« stol.

Lajmet e fundit nga Real Madrid

Pikëpyetja kryesore është nëse Kylian Mbappé do të jetë i gatshëm për të luajtur, qoftë si titullar apo zëvendësues, pas spekulimeve të një jave mbi dëmtimin në gju.

Trent Alexander-Arnold, Éder MilitĂŁo dhe Brahim DĂ­az mungojnĂ« ende, ndĂ«rsa ka shpresa qĂ« Rodrygo, Antonio RĂŒdiger dhe RaĂșl Asencio tĂ« kalojnĂ« testet fizike pas goditjeve tĂ« marra nĂ« gjysmĂ«finalen kundĂ«r Atletico-s.

Dean Huijsen u rikthye nĂ« stol nĂ« derbin e Madridit dhe mund tĂ« startojĂ« nĂ« vend tĂ« RĂŒdigerit, nĂ«se ky i fundit nuk Ă«shtĂ« i gatshĂ«m.

Formacionet e mundshme

Barcelona: J. García, Koundé, Cubarsí, E. García, Baldé, Pedri, De Jong, Yamal, Raphinha, Fermín, Ferran Torres

Real Madrid: Courtois, Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras, Camavinga, Tchouaméni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinícius

Forma e ekipeve

Real Madrid: F–F–F–F–F

Barcelona: F–F–F–F–F

The post ‘El ClĂĄsico’ rikthehet nĂ« Xhedah appeared first on Gazeta Si.

❌