❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bayern Munichu dhe Interi e bëjnë prioritet afrimin e yllit të Arsenalit



Arsenali po mahnitë këtë edicion, ku përpos si lider në Ligën Premier e kanë mbyllur edhe në vendin e parë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

MegjithatĂ«, ekziston njĂ« emĂ«r i madh qĂ« mund tĂ« largohet nga “Emirates” gjatĂ« verĂ«s sĂ« ardhshme dhe, nĂ«se njĂ« marrĂ«veshje e tillĂ« realizohet, do tĂ« ishte njĂ« surprizĂ« e madhe pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Verën e kaluar, Arsenali shpenzoi rreth 255 milionë funte, një shumë që ishte edhe më e madhe se ajo e Liverpoolit. Për këtë arsye, klubi ka nevojë të balancojë financat dhe të respektojë rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë.

Kjo do të thotë se, edhe pse me hezitim, "Topçinjtë" mund të detyrohen të ndahen me një nga mesfushorët më me ndikim të skuadrës.

Situata ka vĂ«nĂ« nĂ« alarm disa nga gjigantĂ«t e futbollit tĂ« EvropĂ«s. Sipas raportimeve tĂ« “Hooligan Soccer”, Bayern Munich dhe Inter janĂ« duke pĂ«rgatitur njĂ« lĂ«vizje pĂ«r kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Norvegjezi ka qenĂ« njĂ« nga lojtarĂ«t kyç tĂ« ekipit dhe njĂ« figurĂ« qendrore nĂ« projektin e ArtetĂ«s. MegjithatĂ«, drejtuesit e klubit janĂ« tĂ« detyruar tĂ« respektojnĂ« rregullat financiare, gjĂ« qĂ« mund t’i shtyjĂ« tĂ« ulen nĂ« tavolinĂ« nĂ« rast se vjen njĂ« ofertĂ« e konsiderueshme.

Odegaard, i cili është 27 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2028, por vera e ardhshme mund të jetë vendimtare nëse klubi dëshiron të përfitojë një shumë të madhe për një lojtar të këtij niveli.

Si rrjedhojë, nëse Bayern Munich ose Inter paraqesin një ofertë të fortë, ekziston mundësia reale që kapiteni i Arsenalit të mos jetë më pjesë e skuadrës në Emirates sezonin e ardhshëm./Telegrafi

Formohet komision për emërtimin e rrugëve në Tetovë, debat politik nëse duhen riemërtuar rrugët që tashmë kanë emra



Në Tetovë u formua komision për emërimin dhe riemërtimin e rrugëve. Ky vendim i Këshillit komunalë ngjalli reagime te partitë LSDM dhe "E Majta", ndërsa OBRM-PDUKM u shpreh pro emërtimit të rrugëve që nuk kanë emra, por kundërshtoi ndërrimin e emrave ekzistues. Edhe përkundër përplasjeve, grupi i punës për u formua, ndërsa do të kryesohet nga këshilltari Albi Qamili.

“Nuk mendoj qĂ« do ketĂ« ndonjĂ« problem, sepse e thash, riemĂ«rtimi i rrugĂ«ve nĂ« TetovĂ« nĂ« pasqyrojĂ« realitetin qytetar, karakterin urban, historinĂ« e identitetin e TetovĂ«s dhe nuk mendoj qĂ« do kemi ndonjĂ« mosmarrĂ«veshje. Kryesisht do tĂ« jemi tĂ« fokusuar tek rrugĂ«t qĂ« nuk kanĂ« aspak emĂ«r, por edhe emrat e rrugĂ«ve ekzistuese do kenĂ« pa dyshim ndryshime”, theksoi Albi Qamili – kryetar i grupit tĂ« punĂ«s pĂ«r emĂ«rtim tĂ« emrave tĂ« rrugĂ«ve.

Këshilltari i AKI-së në komunë, Arlind Murtezani, kishte kritika ndaj shumicës së këshilltarëve, pasi siç tha, kryetari nuk ua jep fjalën këshilltarëve.

“U emĂ«rova si anĂ«tar i Komisionit pĂ«r riemĂ«rtimin e rrugĂ«ve ku do tĂ« ketĂ« edhe ndryshime, pĂ«rveç emĂ«rimeve qĂ« janĂ« caktuar, pĂ«r shkak se nuk e lidhĂ«n TetovĂ«n me emrat si “JNA”, “Marshall Tito” e kĂ«shtu me radhĂ«, do tĂ« kĂ«rkoj qĂ« tĂ« ndryshohen kĂ«to rrugĂ«, por kĂ«tĂ« seancĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishĂ«m ishte se shumica e demonstroi fuqinĂ« e saj duke mĂ« pĂ«rjashtuar mua si kĂ«shilltar, duke u munduar tĂ« mos ma jap fjalĂ«n qĂ« mĂ« takon dhe e kam obligim. Kryetari i kĂ«shillit, sĂ« bashku me shumicĂ«n, e prunĂ« njĂ« vendim tĂ« atillĂ« duke u arsyetim se bĂ«jmĂ« shkelje tĂ« procedurĂ«s sĂ« kĂ«shillit”, tha Arlind Murtezani KĂ«shilltar i AKI-sĂ«.

Aktualisht në Tetovë janë gjithsej 265 rrugë, prej të cilave 111 janë me emra, 113 me numra dhe 41 nuk kanë aspak emër.

Arrestohet ish-prezantuesi i CNN, transmetoi drejtpërdrejt protestat kundër ICE



Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar pasi hyri në një kishë në Minnesota dhe filmoi protestuesit kundër zbatimit të ligjit kundër imigracionit, ndërsa ata ndërprisnin një shërbesë.

Lemon u mor në paraburgim nga agjentët federalë të enjten në mbrëmje, ndërsa ishte në Los Angeles duke mbuluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, sipas një deklarate nga avokatja e tij, Abbe Lowell.

"Doni do t'i luftojë këto akuza me forcë dhe tërësisht në gjykatë", tha avokatja.

Lemon shkoi në Kishën e Qyteteve në Shën Pali më 19 janar me një grup protestuesish të cilët thanë se një nga pastorët ishte një zyrtar i Zyrës së Imigracionit dhe Doganave (ICE).

"Doni ka qenë gazetar për 30 vjet dhe puna e tij e mbrojtur me kushtetutë në Minneapolis nuk ishte ndryshe nga ajo që ai ka bërë gjithmonë", tha Lowell.

“Ky sulm i paprecedentĂ« ndaj Amendamentit tĂ« ParĂ« dhe pĂ«rpjekja transparente pĂ«r tĂ« larguar vĂ«mendjen nga krizat e shumta me tĂ« cilat pĂ«rballet kjo administratĂ« nuk do tĂ« qĂ«ndrojĂ«â€, shtoi ajo.


Don Lemon arrives in Minnesota to fix things... & it goes horribly wrong. pic.twitter.com/emY2rXJp3l
— Warren Smith (@WTSmith17) January 19, 2026


Në mbrojtje të tij, Lemon tha në një video të kohëve të fundit: "Sapo filloi protesta në kishë, ne bëmë një akt gazetarie, që ishte raportimi mbi të."

Administrata e presidentit Donald Trump fillimisht kërkoi të ngrinte padi ndaj tetë personave të përfshirë në protestën e kishës në Minensota, duke përmendur një ligj që mbron njerëzit në vendet e kultit.

Por një gjykatës i cili shqyrtoi provat e paraqitura nga departamenti i drejtësisë miratoi akuzat vetëm për tre nga të përfshirët, përveç Lemon.

Qeveria më pas kërkoi ta kundërshtonte atë vendim, por u refuzua nga një gjykatë apeli.

Protestat ishin pjesë e trazirave të vazhdueshme në Minnesota, ku një operacion nga agjentët federalë të imigracionit ka shkaktuar konfrontime që kanë lënë të vdekur dy qytetarë amerikanë. /Telegrafi/

PĂ«rparim Rama mbĂ«shtet Marshin “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€ qĂ« mbahet mĂ« 17 shkurt



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka pritur nĂ« takim pĂ«rfaqĂ«suesit e platformĂ«s “Liria ka EmĂ«r”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, tĂ« cilĂ«ve u ka shprehur mbĂ«shtetje pĂ«r organizimin e Marshit “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€, qĂ« do tĂ« mbahet mĂ« 17 shkurt nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« mbrojtje tĂ« vlerave tĂ« luftĂ«s çlirimtare.

Gjatë takimit, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Rama për aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për këtë marsh.

PĂ«rfaqĂ«suesja e platformĂ«s “Liria ka EmĂ«r”, Eliza Hoxha, ka vlerĂ«suar lart mbĂ«shtetjen institucionale qĂ« po merr marshi nĂ«pĂ«r KosovĂ«, duke theksuar se ajo dĂ«shmon karakterin qytetar tĂ« kĂ«saj nisme.

“MbĂ«shtetja nga kryeqyteti Ă«shtĂ« dĂ«shmi se kjo kauzĂ« i pĂ«rket ndĂ«rgjegjes qytetare. Marshi ‘DrejtĂ«si, jo politikë’ Ă«shtĂ« njĂ« thirrje paqĂ«sore pĂ«r drejtĂ«si tĂ« paanshme dhe pĂ«r respektimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s sonĂ« historike”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër i platformës, Ismail Tasholli, ka theksuar rëndësinë e mobilizimit gjithëpërfshirës qytetar.

“Ky marsh nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«, por kundĂ«r politizimit tĂ« saj. MĂ« 17 shkurt marshojmĂ« si qytetarĂ«, pĂ«r dinjitetin e luftĂ«s çlirimtare dhe pĂ«r drejtĂ«si jo selektive”, ka thĂ«nĂ« Tasholli.

Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka deklaruar se lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s ishte njĂ« luftĂ« e drejtĂ«, e lindur nga populli, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« marsh.

“U bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« PrishtinĂ«s qĂ« t’i bashkohen masivisht Marshit pĂ«r drejtĂ«si, nĂ« shenjĂ« solidarizimi me çlirimtarĂ«t qĂ« po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ«â€, ka theksuar Rama.

Platforma “Liria ka EmĂ«r” ka njoftuar se do tĂ« vazhdojĂ« takimet dhe aktivitetet nĂ« tĂ« gjitha komunat e KosovĂ«s, me synim njĂ« mobilizim sa mĂ« tĂ« gjerĂ« qytetar pĂ«r Marshin e 17 shkurtit nĂ« PrishtinĂ«, nĂ«n moton “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€.

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit



Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, katër (4) të pandehur, në cilësinë e komisionerëve, dyshohen për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një (1) i pandehur, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës, nga ora 14:00 deri në ora 16:00, janë mbajtur dhe përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt pritet të mbahet në orët në vijim.

Gjykata ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe se mediat do të njoftohen me kohë për vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake./Telegrafi/

Erdhi me shumë bujë, por dështoi keq: Deco shpjegon arsyet pse nuk kishte sukses Vitor Roque te Barcelona



Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka shpjeguar arsyet pse transferimi i Vitor Roque te klubi katalunas nuk rezultoi i suksesshëm.

Sipas tij, nga aspekti i cilësisë nuk është bërë ndonjë gabim, pasi ideja e klubit ishte të siguronte një pasardhës afatgjatë për Robert Lewandowskin.

Megjithatë, rrethanat e transferimit ndikuan negativisht në përshtatjen e sulmuesit brazilian.

“Nga pikĂ«pamja e cilĂ«sisĂ«, nuk mendoj se kemi bĂ«rĂ« njĂ« gabim. Plani ynĂ« ishte tĂ« nĂ«nshkruanim me njĂ« pasardhĂ«s tĂ« ardhshĂ«m tĂ« Robert Lewandowskit. Vitor Roque ishte zgjedhja perfekte, por u detyruam ta sillnim nĂ« janar, shumĂ« mĂ« herĂ«t sesa ishte planifikuar fillimisht”.

“Ai u transferua nĂ« njĂ« vend tĂ« ri dhe iu bashkua njĂ« klubi tĂ« madh, duke u pĂ«rballur me presion tĂ« madh, ndĂ«rsa nuk mori minuta tĂ« mjaftueshme loje pĂ«r t’u pĂ«rshtatur siç duhet”.

Deco foli edhe për huazimin e lojtarit te Real Betis, duke pranuar se as ajo aventurë nuk shkoi sipas pritshmërive. Më pas, Barcelona mori një ofertë konkrete nga Palmeiras për blerjen e kartonit të tij, çka e shtyu klubin të merrte një vendim përfundimtar.

“Huazimi i tij te Betis nuk shkoi ashtu siç shpresonim dhe mĂ« pas morĂ«m njĂ« ofertĂ« nga Palmeiras pĂ«r ta blerĂ«. VendosĂ«m se kjo ishte zgjidhja mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

“Nuk e humbĂ«m investimin pĂ«r tĂ« ardhmen, pĂ«rkundrazi e rikuperuam vlerĂ«n e tij. Shikoni Endrickun – edhe ai po kalon vĂ«shtirĂ«si. Kjo Ă«shtĂ« diçka normale pĂ«r lojtarĂ«t e rinj nĂ« njĂ« klub tĂ« madh evropian”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Roque së shpejti pritet të rikthehet në Evropë, ku disa klube italiane dhe angleze kanë shprehur interesim./Telegrafi

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës



Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e KFOR, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në disa komuna në veriun e Kosovës, në kuadër të zonës së tyre të përgjegjësisë.

Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situacionale dhe kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të saj, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Në ushtrimin e detyrave të saj, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e tij si reagues i sigurisë./Telegrafi/


Prokuroria Speciale për vitin 2026: Rritje e efikasitetit në hetime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar



Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i parë i Kolegjiumit të Prokurorëve Special për këtë vit, ku është bërë vlerësimi i punës së Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025 dhe janë përcaktuar prioritetet për vitin 2026.

Sipas njoftimit thuhet se në takim është theksuar se gjatë vitit 2026 fokusi kryesor do të jetë rritja e efikasitetit në hetime, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kryeprokurori Isufaj vlerĂ«soi angazhimin e prokurorĂ«ve dhe kĂ«rkoi pĂ«rkushtim edhe mĂ« tĂ« madh nĂ« funksion tĂ« sundimit tĂ« ligjit, forcimit tĂ« performancĂ«s dhe rritjes sĂ« besimit tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Maqedonia mori 8,2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus për vitin 2026



Maqedonia mori 8.2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus në vitin 2026 për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.

"Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civileme partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.

MundĂ«sitĂ« pĂ«r rrjetĂ«zim, fushat prioritare, procedura pĂ«r pĂ«rgatitjen e projekteve dhe afatet pĂ«r aplikim u prezantuan sot nĂ« konferencĂ« nĂ« Fakultetin Ekonomik tĂ« Universitetit “ShĂ«n Kirili dhe Metodi” nĂ« Shkup. NĂ« prani tĂ« rektorĂ«ve tĂ« institucioneve publike dhe private tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« vend, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« shkollave, shoqatave qytetare dhe pĂ«rfituesve tĂ« tjerĂ« potencialĂ« tĂ« fondeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit ERASMUS, u drejtuan kryetari i QeverisĂ«,Prof.Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe ShkencĂ«s, Vesna Janevska, si dhe drejtorja e AgjencisĂ« KombĂ«tare pĂ«r Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Ana Mihajllov.

Në konferencë u theksua se në fokus të programit janë të rinjtë, përkatësisht forcimi i njohurive dhe aftësive të tyre brenda kufijve të BE-së, me të cilat më pas do të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit të tyre", thonë nga MSH.

Ministrja Janevska, thuhet në deklaratë, vlerëson se edhe këtë vit do të ketë përdorim efikas të mundësive, sepse shteti ka bazë ligjore të fuqizuar, ku komponentë të detyrueshme janë mobiliteti, dimensioni evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, janë fuqizuar edhe kapacitetet e Agjencisë Kombëtare, e cila ka udhëheqje të re profesionale dhe strukturë të mirë të brendshme, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës si autoritet kombëtar përforcon mekanizmat e kontrollit të gjithë procesit të zbatimit të programit ERASMUS./Telegrafi/

Intervistimi i Arben Vitisë, flasin nga Prokuroria Speciale



Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është intervistuar në lidhje me një rast që është në trajtim nga prokuroria.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

Sipas tij, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajnë më shumë informacione.

“Arben Vitia, me autorizim tĂ« ProkurorisĂ« Speciale Ă«shtĂ« intervistuar lidhur me njĂ« rast qĂ« kjo prokurori e ka nĂ« trajtim. Me qĂ«llim tĂ« ruajtjes sĂ« integritetit tĂ« procesit hetimor, nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk mund tĂ« ndajmĂ« mĂ« shumĂ« informacione”, ka thĂ«nĂ« Luta.

Po ashtu edhe Vitia para mediave konfirmoi lajmin që është intervistuar duke mos dhënë detaje.

Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Luta ka konfirmuar edhe intervistimin e deputetes së zgjedhur nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli duke mos dhënë detaje shtesë.

Ndryshe, ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nora Luta.

Sipas tij, Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Cila shenjë mbyt dashurinë me heshtje, cila me xhelozi? Zbuloni dobësinë më të madhe të çdo horoskopi në lidhje



Kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r dashurinĂ«, tĂ« gjithĂ« kemi mangĂ«si – a e dini cila Ă«shtĂ« e juaja, sipas horoskopit?

NĂ« kĂ«rkim tĂ« lidhjes ideale shpesh harrojmĂ« se askush nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rsosur, as ne. Astrologjia thotĂ« se çdo shenjĂ« mbart virtytet e saj, por edhe dobĂ«sitĂ« qĂ« nĂ« dashuri dalin lehtĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe. TĂ« njohĂ«sh tiparin tĂ«nd “toksik” nuk Ă«shtĂ« shenjĂ« dobĂ«sie, por hapi i parĂ« drejt njĂ« marrĂ«dhĂ«nieje mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme dhe mĂ« tĂ« lumtur.

Dashi

Virtyti më i madh i Dashit, pasioni, shpesh është edhe mangësia e tij më e madhe. Natyra e zjarrtë dhe padurimi rrëshqasin lehtë në impulsivitet dhe ton konfliktual. Dashi i do gjërat menjëherë dhe e ka të vështirë të përballojë vonesat, gjë që mund ta lodhë partnerin që kërkon qetësi dhe stabilitet.

Në lidhje, nevoja për emocion ndonjëherë i shtyn të provokojnë pa vetëdije konflikte vetëm për të ndier një valë adrenaline. Partneri mund të ketë ndjesinë se duhet të peshojë çdo fjalë dhe se kurrë nuk e di kur Dashi do të shpërthejë.

Demi

Këmbëngulja legjendare e Demit mund të jetë simpatike, por në lidhje shpesh shndërrohet në pengesë serioze. Kur Demi merr një vendim, është vështirë ta bindësh për të kundërtën. Mungesa e fleksibilitetit dhe refuzimi i kompromisit çojnë lehtë në stagnim dhe frustrim.

Nevoja për siguri mund të kalojë në posesivitet. Demi mund të nisë ta përjetojë partnerin si pronë, duke i mbytur individualitetin dhe lirinë. Vështirë përshtaten me ndryshimet, ndaj lidhja mund të duket e ngurtë, transmeton Telegrafi.

Binjakët
BinjakĂ«t janĂ« mjeshtĂ«r tĂ« komunikimit, por tipari i tyre problematik Ă«shtĂ« shpesh mospĂ«rputhja. Natyra e dyfishtĂ« i bĂ«n tĂ« ndryshueshĂ«m – ajo qĂ« thonĂ« sot, nesĂ«r mund tĂ« tingĂ«llojĂ« ndryshe. Prandaj partneri e ka tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« mbĂ«shtetet te ta, sepse premtimet dhe ndjenjat ndryshojnĂ« si era.

Frika nga emocionet e thella mund të shfaqet si sipërfaqësi. Kur lidhja bëhet intensive, Binjaku tërhiqet ose e ndërron temën, duke e lënë partnerin të ndihet i vetmuar dhe emocionalisht i anashkaluar.

Gaforrja

Emocionaliteti i Gaforres është dhuratë, por mund të jetë edhe burim problemesh. Ndjeshmëria e tepruar do të thotë se lëndohen lehtë, por në vend që të thonë qartë çfarë i mundon, shpesh zgjedhin agresivitetin pasiv. Heshtja, mërzitja dhe nxitja e ndjenjës së fajit janë armët e tyre më të shpeshta.

Prirja pĂ«r t’u mbyllur nĂ« “guaskĂ«â€ dhe pĂ«r ta mbajtur partnerin nĂ« pasiguri emocionale krijon njĂ« dinamikĂ« jo tĂ« shĂ«ndetshme. Me kalimin e kohĂ«s, partneri mund tĂ« ndihet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ndryshimet e humorit tĂ« Gaforres, gjĂ« rraskapitĂ«se dhe e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u mbajtur.

Luani

Luanët kanë lindur për të shkëlqyer, por nevoja e vazhdueshme për vëmendje mund të bëhet toksike. Në lidhje, Luani shpesh dëshiron të jetë ylli kryesor. Nëse nuk merr mjaft admirim dhe komplimente, bëhet dramatik, kërkues dhe egocentrik.

Biseda shpejt kthehet në histori rreth tyre, ndërsa problemet dhe sukseset e partnerit kalojnë në plan të dytë. Kështu, partneri mund të ndihet i padukshëm dhe i parëndësishëm, si figurë dytësore në shfaqjen e Luanit.

Virgjëresha

VirgjĂ«reshat synojnĂ« pĂ«rsosmĂ«rinĂ«, çka i bĂ«n tĂ« besueshme, por edhe tepĂ«r kritike. Tipari problematik Ă«shtĂ« analizimi i vazhdueshĂ«m dhe korrigjimi i partnerit, zakoneve, pamjes dhe vendimeve, gjithmonĂ« “pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tij”.

Edhe pse qëllimet janë shpesh të mira, kritikat e pandërprera dëmtojnë vetëbesimin dhe vrasin spontanitetin. Partneri nis të ndihet sikur kurrë nuk është mjaftueshëm i mirë, çka çon në hidhërim dhe distancë emocionale.

Peshorja

Peshoret janë paqebërësit e Zodiakut, por pika e tyre e dobët është shmangia e konfliktit me çdo kusht. Më mirë do të heshtin për një problem, do të bien dakord me diçka që nuk e mendojnë ose do të neglizhojnë nevojat e tyre vetëm për të ruajtur qetësinë.

Megjithatë, fshehja e problemeve nën qilim grumbullon frustrime dhe hap hapësirë për agresivitet pasiv. Lidhja mund të bëhet sipërfaqësore, sepse për gjërat kyçe nuk flitet kurrë sinqerisht, dhe partneri ndien se nuk arrin dot te Peshorja e vërtetë.

Akrepi

Intensiteti i Akrepit Ă«shtĂ« magnetik, por lehtĂ« shndĂ«rrohet nĂ« xhelozi dhe posesivitet. Frika nga tradhtia mund t’i bĂ«jĂ« dyshues dhe kontrollues, madje t’i shtyjĂ« tĂ« kontrollojnĂ« mesazhe, telefon apo rrjete sociale.

Kjo nevojë për kontroll krijon një atmosferë mosbesimi. Partneri ndihet sikur është nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe duhet të justifikojë çdo hap, gjë që mbyt lirinë dhe rrënon themelet e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Shigjetari

Dashuria e Shigjetarit pĂ«r lirinĂ« Ă«shtĂ« ngjitĂ«se, por nĂ« lidhje shpesh shfaqet si frikĂ« nga angazhimi. Partneri mund tĂ« ndihet si stacion i pĂ«rkohshĂ«m nĂ« rrugĂ«tim, jo si shoqĂ«rues i barabartĂ«. Shigjetari shpesh lĂ« gjithmonĂ« njĂ« “derĂ« daljeje”.

NjĂ« tjetĂ«r tipar problematik Ă«shtĂ« sinqeriteti brutal pa takt. NĂ« emĂ«r tĂ« “sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, dinĂ« tĂ« thonĂ« gjĂ«ra qĂ« lĂ«ndojnĂ« thellĂ«, pa menduar pĂ«r pasojat. FjalĂ«t e tyre ndonjĂ«herĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ« mĂ« tĂ« thella se sa mendojnĂ«.

Bricjapi

Ambicia dhe pĂ«rgjegjshmĂ«ria e Bricjapit janĂ« pĂ«r t’u admiruar, por pika e dobĂ«t Ă«shtĂ« pĂ«rmbajtja emocionale. JanĂ« aq tĂ« pĂ«rqendruar te puna dhe qĂ«llimet, sa mund tĂ« duken tĂ« ftohtĂ«, tĂ« distancuar dhe sikur nuk dinĂ« tĂ« shprehin butĂ«si.

Në lidhje, partneri mund të ndihet i anashkaluar dhe i dashur vetëm në mënyrë praktike, jo romantike. Pesimizmi dhe zakoni për të pritur gjithmonë më të keqen mund ta vrasin gëzimin dhe spontanitetin, duke e kthyer lidhjen në një projekt biznesi.

Ujori

Ujorët janë origjinalë dhe të pavarur, por pika e tyre e dobët është distanca emocionale. Shpesh janë më shumë në mendje sesa në ndjenja, ndaj e kanë të vështirë të lidhen me emocionet e partnerit dhe mund të duken të largët. Intimiteti shpesh i frikëson.

Natyra rebele i shtyn tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« “rregullat e lidhjes”. KĂ«mbĂ«ngulja pĂ«r pavarĂ«si totale mund ta bĂ«jĂ« partnerin tĂ« ndihet si i njohur, jo si shok jete, duke krijuar vetmi edhe kur jeni bashkĂ«.

Peshqit

Peshqit janë empatikë dhe ëndërrimtarë, por tipari i tyre problematik është arratisja nga realiteti. Kur shfaqet një problem, në vend që ta zgjidhin, tërhiqen në botën e tyre ose kërkojnë shpëtim në shpërqendrime.

Shpesh marrin rolin e viktimës, duke i dhënë partnerit ndjesinë se është fajtor për pakënaqësinë e tyre. Kjo pasivitet dhe kalim i përgjegjësisë e lodh personin tjetër, i cili ndien se po e mban i vetëm barrën e lidhjes. /Telegrafi/

Lewandowski drejt largimit nga Barcelona, bashkëshortja e tij jep mesazhin për fansat



E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt.

Bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka lënë të kuptohet se ky sezon mund të jetë i fundit i sulmuesit polak me fanellën blaugrana, edhe pse vetë lojtari ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.

Me 12 gola dhe tri asistime në 25 ndeshje zyrtare këtë sezon, Lewandowski vazhdon të jetë një lojtar i vlefshëm për Barcelonën.

Pavarësisht se po i afrohet moshës 38-vjeçare, ai ruan një formë fizike të shkëlqyer dhe instinktin e tij karakteristik për golin.

MegjithatĂ«, vazhdimĂ«sia e tij nĂ« “Camp Nou” duket e vĂ«shtirĂ«.

Në një intervistë për One, Anna Lewandowska sugjeroi se largimi i sulmuesit gjatë verës së ardhshme është një skenar shumë i mundshëm.

“Do tĂ« shohim si do tĂ« shkojĂ« sezoni kĂ«tĂ« vit nĂ« BarcelonĂ«, sepse, le tĂ« themi, me shumĂ« gjasĂ« do tĂ« jetĂ« sezoni i fundit i burrit tim kĂ«tu. Po e shijojmĂ« çdo moment, çdo ndeshje me tifozĂ«t, sepse e dimĂ« qĂ« njĂ« ditĂ« nuk do ta kemi mĂ« kĂ«tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Anna.

E ardhme e paqartë

E pyetur për destinacionin e ardhshëm të Lewandowskit, Ana Lewandowska u tregua më e rezervuar, duke theksuar se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Nuk e dimĂ« çfarĂ« vjen mĂ« pas, por ky Ă«shtĂ« rrugĂ«timi i njĂ« sportisti tĂ« madh dhe ne jemi tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r kĂ«tĂ«â€.

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës planifikojnë të takohen me Lewandowskin në fund të muajit mars.

Klubi nuk e përjashton mundësinë e rinovimit, por kjo do të ishte e mundur vetëm nëse sulmuesi pranon një ulje të ndjeshme të pagës dhe një rol më dytësor në skuadër.

Ndërkohë, disa klube nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit polak. /Telegrafi/

Liverpooli fillon kontaktet e para për transferimin befasues të yllit të Real Madridit



Real Madrid pritet të nisë një epokë të re këtë verë, pasi parashikohet që një trajner i ri të emërohet për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan.

Njëkohësisht, priten lëvizje të rëndësishme edhe në skuadrën e parë, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Klubi madrilen planifikon transferimin e një qendërmbrojtësi dhe një mesfushori, por nuk përjashtohen as një ose dy shitje të mëdha.

Emra si Rodrygo Goes dhe Arda Guler vazhdojnë të lidhen me një transferim të mundshëm në Ligën Premier, ndërsa një tjetër lojtar që mund të përfundojë në Angli në fund të verës është Eduardo Camavinga.

Mesfushori francez, i cili gjatë muajve të fundit ka pasur vështirësi të sigurojë një vend të padiskutueshëm si titullar, është në radarët e Liverpoolit.

Sipas The Daily Briefing, bisedimet me pĂ«rfaqĂ«suesit e lojtarit kanĂ« nisur tashmĂ« pĂ«r njĂ« transferim tĂ« mundshĂ«m veror nĂ« ‘Anfield’, ku Camavinga pritet tĂ« ketĂ« njĂ« rol mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« skuadĂ«r.

Liverpool tentoi ta transferojë Camavinga edhe gjatë këtij muaji, por u refuzua kategorikisht nga Real Madridi. Shpresa e klubit anglez është që një marrëveshje të jetë më e realizueshme gjatë verës, me një shifër që varion nga 80 deri në 100 milionë euro.

Interesimi i Liverpoolit për Camavinga ka qenë i vazhdueshëm, dhe ata synojnë të përfitojnë nga rënia e rolit të tij në Madrid duke e joshur me një kalim në Merseyside.

Megjithatë, një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, pasi nuk ka garanci që lojtari dëshiron të largohet, duke qenë se ai ka shprehur më herët kënaqësinë e tij për jetën dhe karrierën në kryeqytetin spanjoll./Telegrafi/

Adoleshentët amerikanë u përpoqën të sulmonin një vajzë dhe ta filmonin - por përfunduan duke u rrahur vetë



Një incident i pazakontë ndodhi në një piceri në New York të SHBA-së, ku tre vajza dhe dy djem, të gjithë adoleshentë, planifikuan të sulmonin një vajzë 16-vjeçare dhe të filmonin gjithçka.

Sulmuesit hynĂ« papritur nĂ« lokalin ku Grace punonte e vetme, duke menduar se sulmi do tĂ« ishte i lehtĂ« dhe do t’u sillte “fame” nĂ« rrjetet sociale, raportojnĂ« mediat.

Megjithatë, Grace kishte një befasi për ta. Ajo, e trajnuar si atlet, reagoi shpejt dhe me aftësi të larta fizike, duke i mposhtur të gjithë brenda pak minutash.

Sulmuesit dolën nga incidenti me mavijosje të shumta, ndërsa një nga vajzat pësoi një frakturë në orbitën e syrit.

Policia lokale rishikoi videot e kamerave të sigurisë dhe pamjet e regjistruara nga incidenti dhe erdhi në përfundim se reagimi i Grace ishte akt i vetëmbrojtjes. Megjithatë, përkundër faktit që ishin ata që nisën sulmin, të gjithë sulmuesit u arrestuan për veprimet e tyre.

Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe në komunitet dhe në rrjetet sociale, ku shumë e kanë lavdëruar Grace për guximin dhe aftësitë e saj.

“UnĂ« thjesht po pĂ«rpiqesha tĂ« mbroja veten”, tha ajo mĂ« vonĂ« pĂ«r median lokale.

Ngjarja është një paralajmërim për rrezikun e përpjekjeve për të fituar famë me metoda të dhunshme dhe një shembull se vetëmbrojtja e drejtë mund të shpëtojë nga situatat e rrezikshme. /Telegrafi/

"Lija e dhenve dhe dhive", ndalohet importi i tyre nga Maqedonia e Veriut



Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se bazuar nĂ« raportet zyrtare tĂ« ADIS dhe OrganizatĂ«s BotĂ«rore pĂ«r ShĂ«ndetin e KafshĂ«ve (WOAH), nĂ« RepublikĂ«n e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut Ă«shtĂ« konfirmuar prania e sĂ«mundjes Lija e dhenve dhe dhive nĂ« zonĂ«n MKD – Lipkovo.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

"Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual", thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Kylie Jenner shkĂ«lqen nĂ« premierĂ«n e “The Moment” me Charli XCX



Kylie Jenner ka bĂ«rĂ« njĂ« paraqitje tĂ« rrallĂ« publike pa partnerin e saj, Timothee Chalamet, teksa u shfaq nĂ« premierĂ«n e filmit “The Moment” nĂ« Los Angeles, nĂ« krah tĂ« kĂ«ngĂ«tares Charli XCX.

Manjatja 28-vjeçare e grimit debuton në aktrim në këtë projekt, i cili përshkruhet si një mockumentary rreth një periudhe kyçe të karrierës së Charli XCX.

NdĂ«rkohĂ«, Chalamet ndodhej nĂ« New York, ku po promovonte filmin “Marty Supreme”, rol qĂ« i ka siguruar njĂ« nominim pĂ«r Oscar, shkruan DailyMail.

Në tapetin e kuq jashtë Teatrit të Arteve të Bukura, Kylie u shfaq me një veshje elegante që vinte në pah barkun e saj të tonifikuar, duke e kombinuar një bluzë pa mëngë me një fund të gjatë të zi.

Ajo pozoi e buzëqeshur pranë Charli XCX dhe regjisorit Aidan Zamiri, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Filmi “The Moment” ka pasur premierĂ«n e parĂ« nĂ« Festivalin e Filmit Sundance dhe ndjek Charli XCX nĂ« prag tĂ« turneut tĂ« saj tĂ« parĂ« madhor, duke eksploruar anĂ«n personale dhe publike tĂ« suksesit tĂ« saj.

Projekti pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 6 shkurt, ndërsa disa salla do ta transmetojnë që më 30 janar. /Telegrafi/



KPM publikon raportin e monitorimit të mediave gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës



Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përmbyllur procesin e monitorimit të ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale (OSHMA) të cilat kanë mbuluar fushatën e Zgjedhjeve të Parakohshme 2025.

Sipas njoftimit pĂ«r media bĂ«het e ditur se monitorimi ka pasur pĂ«r qĂ«llim vlerĂ«simin e performancĂ«s sĂ« OSHMA-ve nĂ« pajtim me Kreun VIII “Mediat gjatĂ« fushatĂ«s sĂ« zgjedhjeve” tĂ« Ligjit Nr. 08/L-228 pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme dhe Rregulloren KPM-2024/03 pĂ«r Obligimet e Ofruesve tĂ« ShĂ«rbimeve Mediale gjatĂ« FushatĂ«s Zgjedhore.

"Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor 2025, ndërsa fushata zgjedhore zgjati nga data 17 deri më 28 dhjetor 2025 (ora 07:00), para hapjes së vendvotimeve. Në zgjedhje morën pjesë 24 subjekte politike të certifikuara (SCP), prej të cilave 19 parti politike, 2 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur".

Po ashtu siç thuhet në raport: "Zyra Ekzekutive e KPM-së, para fillimit të fushatës, hartoi Planin e Veprimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2025 në Republikën e Kosovës, i cili përcaktoi aktivitetet e Zyres Ekzekutive të KPM-së në përputhje me mandatin ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për KPM-në, Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregulloren KPM-2024/03 për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore".

Në raport shpjegohet se periudha para fushatës përfshiu aktivitete të KPM-së për komunikim dhe sensibilizim të të licencuarve, me qëllim njoftimin e tyre mbi detyrimet gjatë procesit zgjedhor.

"Gjatë kësaj kohe, KPM organizoi dy takime me të licencuarit për të diskutuar mbi procesin zgjedhor, përkatësisht detyrimet e mediave sipas Ligjit Nr. 08/L-228 dhe akteve nënligjore të KPM-së, duke përfshirë veçanërisht Rregulloren e re të KPM-së 2024/03, lidhur me obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës.

Gjatë fushatës zgjedhore dhe deri në mbylljen e vendvotimeve, KPM monitoroi dhe vlerësoi pajtueshmërinë e të licencuarve me legjislacionin në fuqi dhe identifikoi shkeljet e mundshme. Për shkak të mungesës së kuorumit të Komisionit të KPM-së, nuk u mor asnjë vendim për shkeljet e konstatuara nga Zyra Ekzekutive. Periudha paszgjedhore u fokusua në përgatitjen e raportit preliminar dhe atij përmbledhës, që reflekton veprimet e KPM-së dhe gjetjet e monitorimit të të licencuarve gjatë fushatës".

Tutje në raport thuhet se në përgjithësi, OSHMA-të e përfshira në monitorim ofruan hapësirë dhe mbuluan kryesisht aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.

"NdĂ«rkaq, subjekteve tĂ« tjera tĂ« certifikuara nuk u ofrua mundĂ«sia e njĂ«jtĂ« pĂ«r hapĂ«sirĂ« “pa pagesĂ«â€ gjatĂ« fushatĂ«s, pĂ«r çka Zyra Ekzekutive e KPM-sĂ« ka njoftuar OSHMA-tĂ« dhe i ka udhĂ«zuar tĂ« veprojnĂ« nĂ« pajtim me Rregulloren KPM-2024/03. GjatĂ« periudhĂ«s monitoruese, shkeljet mĂ« tĂ« zakonshme tĂ« konstatuara pĂ«rfshinĂ«: mosidentifikim tĂ« duhur tĂ« reklamimit politik, pĂ«rfshirje dhe pĂ«rdorim tĂ« fĂ«mijĂ«ve nĂ« spote politike, sponsorizim tĂ« emisioneve politike, reklamim me ekran tĂ« ndarĂ«, vendosje tĂ« produkteve nĂ« emisione tĂ« çështjeve aktuale dhe shkelje tĂ« heshtjes zgjedhore", thuhet nĂ« raportin e KPM-sĂ«. /Telegrafi/



Kroacia me sistem tĂ« ri tĂ« pagesĂ«s sĂ« tarifave tĂ« rrugĂ«s - s’do tĂ« ketĂ« radhĂ« tĂ« gjata tĂ« pritjes



Kroacia, e cila si një vend ku turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, është kritikuar prej vitesh për sistemin e vjetër dhe joefikas të pagesës së tarifave të rrugës që shkakton kolona dhe pritje të gjata. Tani kjo duhet të marrë fund.

Autoritetet kanĂ« filluar vendosjen e sistemit tĂ« ri tĂ« pagesĂ«s sĂ« tarifave nĂ« tĂ« gjitha autostradat e vendit (mĂ« shumĂ« se 1400 km), pĂ«rfshirĂ« ato operuar nga “Hrvatske Autoceste”, “Bina Istra” dhe “Autocesta Zagreb–Macelj”.

Ky sistem i ri quhet Crolibertas dhe është një projekt i madh teknik dhe infrastrukturor që përfshin:

vendosjen e 212 portaleve përgjatë rrjetit të autostradave;

instalimin e pajisjeve të avancuara teknologjike (kamera dhe antena);

testime të plota të funksionimit të sistemit para futjes në përdorim.

Ueb‑faqja zyrtare e sistemit Ă«shtĂ« publikuar dhe nĂ« dispozicion tĂ« publikut, dhe informacionet rreth funksionimit do tĂ« pĂ«rditĂ«sohen atje.

Sistemi pritet të jetë i gatshëm për përdorim në fillim të marsit 2027, dhe do të mundësojë lëvizje të lirë të automjeteve pa ndalje për të paguar tarifën e rrugës.

Sistemi do të përdorë dy teknologji kryesore:

NjĂ«sitĂ« ENC nĂ« automjet – pajisje elektronike qĂ« regjistron dhe paguan tarifĂ«n automatikisht;

Njohje automatike e targave me kamera – ku sistemi lexon targa dhe lidh pagesĂ«n me informacionet e regjistrimit tĂ« mjetit.

Kjo do të eliminojë nevojën për të ndaluar në kabina tarifash dhe do të përmirësojë rrjedhën e trafikut. /Telegrafi/

LSDM dorëzon në Kuvend projektligjin për pagën minimale



Grupi parlamentar i LSDM-së i paraqiti sot Kuvendit një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagën Minimale.

"Në përputhje me nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e sindikatave, ndryshimet përcaktojnë pagën minimale në 36.960 denarë, ose 600 euro.

Në shënimin shpjegues thuhet se gjatë vitit 2025, u regjistrua një rritje e vazhdueshme e inflacionit, me indeksin e kostos së jetesës që shënoi një rritje të konsiderueshme. Sidomos në produktet bazë ushqimore, energjinë, shërbimet dhe kostot e kujdesit shëndetësor, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe më të fortë në shpenzimet mujore të familjeve", tha LSDM.

Ata njoftuan se "rritja e çmimeve të ushqimit dhe nevojave themelore, si dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike, ngrohjes dhe shërbimeve, në fakt po e ulin fuqinë blerëse të punëtorëve, veçanërisht atyre që marrin pagën minimale. Kjo reflektohet veçanërisht te kategoritë më vulnerabël të punëtorëve, për të cilët paga minimale është burimi i vetëm ose dominues i të ardhurave"./Telegrafi/

CineStar rikthen romancĂ«n nĂ« CineLady me filmin “Wuthering Heights” me 11 Shkurt



CineLady rikthehet me njĂ« mbrĂ«mje magjike kinematografike nĂ« CineStar, Prishtina Mall, duke sjellĂ« parapremierĂ«n ekskluzive tĂ« filmit shumĂ« tĂ« pritur “Wuthering Heights”.

Me 11 shkurt, duke filluar nga ora 20:00, kjo ngjarje e veçantë premton një përvojë unike ku kinemaja, eleganca dhe emocionet bashkohen në një atmosferë festive dhe të paharrueshme.Vizitorët do të mirëpriten nga ora 19:30 me pije të mirëseardhjes, ndërsa mbrëmja do të vazhdojëme shfaqjen parapremierë të filmit Wuthering Heights, një adaptim modern dhe emocional i romanitklasik të Emily Brontë, me regji të Emerald Fennell.

Filmi sjell në ekran një histori të fuqishme dashurie, pasioni dhe obsesioni, duke eksploruarthellësisht ndjenjat njerëzore dhe marrëdhëniet e ndërlikuara. Në rolet kryesore interpretojnë Margot Robbie dhe Jacob Elordi, dy nga aktorët më të njohur të kinemasë bashkëkohore, të cilët ofrojnë një performancë intensive dhe një kimi mbresëlënëse që e bën këtë film një përvojë emocionale të fortë.

PĂ«rveç pĂ«rjetimit kinematografik, CineLady sjell edhe shumĂ« surpriza pĂ«r pjesĂ«marrĂ«set. GjatĂ« mbrĂ«mjes do tĂ« ketĂ« dhurata tĂ« shumta, pĂ«rfshirĂ« postera “Limited Edition” tĂ« filmit pĂ«r mĂ« fatlumet.

Dhurata që lidhen me pushime dhe relaksim, përvoja mirëqenieje si masazhe dhe trajtime bukurie, bizhuteri, aksesorë elegantë dhe produkte të ndryshme që e pasurojnë edhe më shumë këtë event të veçantë, nga sponsorët si Kasollet e Zanave, Say It With Flowers, Dredhëz Handmade, OXA Beauty Center, Serena Center, KAIA Jewelry, Matisse dhe Libraria Dukagjini.

CineLady nuk është vetëm një shfaqje filmi, por një festë e kinemasë, feminitetit dhe momenteve tëbukura të ndara së bashku.

Ndërsa nga data 12 Shkurt, filmi hyn në program të rregullt dhe vazhdon të shfaqet çdo ditë, ku të gjithë vizitorët, me biletë të blerë, do të marrin postera special Limited Edition të filmit, deri në përfundim të sasisë.

Gjeni më shumë informacione dhe bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu , përmes aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.

Trailer:

❌