❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga sot rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni



Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet.

"KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%", njoftuan nga KRRE.

Kryetari i KKRE, Marko Bislimoski njoftoi se shumica e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë.

"63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet", njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski./Telegrafi/

Në prag të ndërrimit të motmoteve, Basha pranë forcave të sigurisë



Në prag të ndërrimit të motmoteve, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka vizituar disa prej institucioneve jetike që kujdesen për sigurinë dhe rendin në vend.

Sipas njoftimit, vizita e tij ka nisur nĂ« KazermĂ«n e FSK-sĂ« “SkĂ«nderbeu”, ku Ă«shtĂ« pritur nga NĂ«nkoloneli Basri Topalli. MĂ« pas, Basha ka vazhduar nĂ« Stacionin e PolicisĂ« nĂ« Ferizaj, ku Ă«shtĂ« mirĂ«pritur nga Kapiteni Ismet Dervishi.

Kreu i Kuvendit ka qëndruar edhe në Njësitin për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Ferizaj, ku ka takuar Drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj. Vizitat janë përmbyllur në Pikën Kufitare në Han të Elezit, ku Basha është takuar me Drejtorin e Policisë Kufitare në Jug, Rexhep Sijarina, Shefin e Ndërrimit Afrim Halili, si dhe me oficerët doganorë, në krye me Udhëheqësin e Ndërrimit, Faton Piraj.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Basha në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shprehu respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë shërbyesit publikë që edhe në orët festive mbeten në krye të detyrës, duke garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë në vendin tonë.

Po ashtu, ai i ka uruar pĂ«r profesionalizmin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« “kontribut tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, ndĂ«rsa u ka uruar Vitin e Ri, “punĂ« tĂ« mbarĂ« dhe suksese tĂ« shumta”. /Telegrafi/

Dëmtohet trafoja e Ibër Lepencit në Korroticë të Epërme, vjedhje me vlerë 15 mijë euro



Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në fshatin Korroticë e Epërme, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e Ibër Lepencit.

Sipas ankuesit, meshkuj kosovar, të dyshuarit kanë thyer derën e objektit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit.

Përveç dëmtimit të pajisjes, ata kanë vjedhur edhe kabllot elektrike si dhe vajin e trafos, duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen rreth 15.000 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Ende nuk ka të dyshuar apo persona të arrestuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Nga Carvajal te Benzema dhe Lewandowski – 11-shja ideale e yjeve qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« lirĂ« nga janari e tutje



Çdo dimĂ«r, tregu i futbollistĂ«ve tĂ« lirĂ« ofron njĂ« mori talentesh. Emra me peshĂ«, pĂ«rvojĂ« dhe njĂ« entuziazĂ«m konkurrues, tĂ« gatshĂ«m pĂ«r tĂ« nisur njĂ« aventurĂ« tĂ« re pa pasur nevojĂ« qĂ« klubi blerĂ«s tĂ« shpenzojĂ« ndonjĂ« euro pĂ«r tarifĂ« transferimi.

Me kalibrin e lojtarëve që janë aktualisht në dispozicion, 11-shja ideale titullarë e futbollistëve të lirë do të ishte vërtet mbresëlënëse.

Gazeta Marca ka përpiluar një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë yjesh që formojnë një formacion të veçantë... dhe një ekip plot mundësi.

Midis shtyllave, një portier klasik. Manuel Neuer mbetet një shkëmb, një kapiten me një zë të vendosur dhe një vështrim të ftohtë. Një kampion i gjithçkaje me Gjermaninë dhe Bayern Munich, autoriteti i tij ende ankoron çdo mbrojtje. Ai nuk kërcen më siç bënte një dekadë më parë, por leximi i tij i lojës, komanda e tij dhe përvoja e tij e mbajnë një hap përpara.

Mbrojtja nxjerr në pah përvojë dhe forcë. Në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, Dani Carvajal mishëron besueshmërinë në futboll: mbi 400 ndeshje dhe 26 tituj me Real Madridin dëshmojnë autoritetin e tij në netët e mëdha, megjithëse dëmtimet e fundit e kanë penguar.

Boshti qendror do të zihej nga Antonio Rudiger dhe Kalidou Koulibaly, një partneritet i fortë si shkëmbi. Gjermani dominon në situatat një-me-një; senegalezi, në ajër. Dy mbrojtës të kalibrit të turneve të mëdha, të forcuar nga finalet dhe betejat me tension të lartë.

Mesfusha është ndërtuar mbi ekuilibër dhe talent. Leon Goretzka mishëron ritmin e punës, hapin dhe vrapimet nga thellësia; një lojtar i palodhur që futet në zonë dhe nuk ngurron kurrë.

Krahas tij, Bernardo Silva i drejton fijet me një qartësi të pakrahasueshme. Portugezi e interpreton ritmin, duke përshpejtuar ose duke bërë pauza sipas nevojës, dhe ofron zgjidhje aty ku të tjerët shohin vetëm probleme. Me to, skuadra fiton qëllim dhe rrjedhshmëri.

Në sulm, dinamit. Në njërën anë, Sadio Mane, me mbi 100 gola në Ligën Premier dhe shok skuadre i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, mbetet një makth për çdo mbrojtës të krahut. Shpejtësia, instinkti dhe shpirti i tij garues janë ende të pazvogëluara.

Në anën tjetër, Paulo Dybala, ai lojtar i butë me këmbë të majtë që duket se e ka të gjithë fushën të hartuar në kokën e tij. Një lojtar lidhës, i paparashikueshëm dhe vdekjeprurës midis vijave, argjentinasi ruan prekjen magjike që vendos ndeshjet.

Në mesfushë, ka edhe yje të lirë si Modric, i cili në Itali tashmë po merret në konsideratë për një rinovim kontrate me Milanin pas sezonit të tij të suksesshëm pavarësisht se është 40 vjeç.

Dhe në sulm, dy golashënues. Karim Benzema, fituesi i Topit të Artë 2022, kombinon qetësinë e një veterani me talentin e tij të zakonshëm. Pranë tij, ose duke alternuar me të, është Robert Lewandowski, i cili, pavarësisht pasigurisë së kontratës me Barçën, vazhdon të shënojë rekorde golash. Si një opsion i tretë, Dusan Vlahovic: një sulmues ike me një të ardhme ende të pashkruar.

Njëmbëdhjetë lojtarë të lirë që, pa asnjë tarifë transferimi, krenohen me tituj të Ligës së Kampionëve, çmime të Topit të Artë, cilësi lidershipi dhe mbi 1,200 gola në emrin e tyre.

Një ekip me cilësi të provuar, me një të kaluar dhe të tashme të artë, që do të bënte çdo klub ambicioz të ëndërronte të bënte një hap të menjëhershëm përpara. /Telegrafi/

Formacioni i yjeve të lirë

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në 2026



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh urimi në ditën e parë të vitit 2026, duke bërë të ditur se dy vajza janë bebet e para të lindura këtë vit në vend.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Rama njoftoi se njĂ«ra nga vajzat ka ardhur nĂ« jetĂ« nĂ« maternitetin “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€, ndĂ«rsa tjetra nĂ« maternitetin “Koço Gliozheni”.

“MirĂ« se erdhĂ«t. Dy vajza janĂ« bebet e para tĂ« lindura nĂ« 2026, njĂ«ra nĂ« maternitetin ‘MbretĂ«resha Geraldinë’ dhe tjetra nĂ« ‘Koço Gliozheni’”, ka shkruar kryeministri.

Postimi i Ramës është shoqëruar me urime dhe reagime të shumta nga qytetarët, të cilët i kanë uruar shëndet foshnjave dhe familjeve të tyre./Telegrafi/

Edhe pse janë aleatë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin



Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.

Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.

Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.

Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.

Emiratet duan të rivendosin një shtet të pavarur në jug - Jemeni Jugor - gjë që kërkon kontroll mbi naftën dhe portet kyçe tregtare.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.

Nëse tensionet nuk ulen, luftimet mund të shpërthejnë së shpejti jo vetëm midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale që i mbështesin ato - Arabia Saudite dhe EBA.

Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re. /Telegrafi/

Raportohet për disa të vdekur dhe të tjerë të lënduar, nga një shpërthim në një qendër skijimi në Zvicër



Disa persona kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë janë lënduar kur një shpërthim ndodhi në një bar në qytetin luksoz të skive alpine Crans Montana, tha policia zvicerane herët të enjten.

"Ka pasur një shpërthim me origjinë të panjohur", tha Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Wallis në Zvicrën jugperëndimore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Ka disa të plagosur dhe disa të vdekur", ka shtuar ai.

🚹🇹🇭#BREAKING | NEWS ⚠
Multiple people have been killed and others injured after a large explosion and fire ripped through a bar at the luxury alpine ski resort of Crans-Montana.

Swiss Police Department says they are looking into the blast and how it happened. Possible
 pic.twitter.com/u373VRdvyv
— Todd ParonđŸ‡șđŸ‡žđŸ‡ŹđŸ‡·đŸŽ§đŸ‘œ (@tparon) January 1, 2026

Ai theksoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur Le Constellation, i cili është i njohur për turistët, ndërsa disa festonin vitin e ri.

Bomb Blast in Switzerland’s Crans-Montana Kills Several During New Year Celebrations

- A bomb exploded in the famous luxury ski resort town of Crans-Montana, Switzerland, during New Year celebrations.

- Several people were killed, and many others were injured in the blast.
 pic.twitter.com/UjQMn7jr9d
— Kedar (@Kedar_speaks88) January 1, 2026

Imazhet e publikuara tregojnë një ndërtesë në flakë dhe shërbimet e emergjencës aty pranë.

"Ndërhyrja është ende duke vazhduar", ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Foshnja e parë për vitin 2026 në Maqedoni është vajzë



Pikërisht në mesnatë, në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, lindi foshnja e parë e vitit të ri.

Foshnja e parë e porsalindur në Maqedoni në Vitin e Ri 2026 është vajzë.

"Një princeshë lindi në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë", njoftuan nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë në faqen e saj në Facebook.

Foshnja lindi saktësisht në mesnatë në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë./Telegrafi/


Situatë alarmante, 35 të lënduar nga mjetet piroteknike - disa me lëndime serioze



Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përballur me një numër alarmues të rasteve të lëndimeve nga mjetet piroteknike gjatë festës së ndërrimit të moteve.

Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka bërë të ditur se vetëm nga ora 22:40 ishin regjistruar gjithsej 35 raste të lëndimeve si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve janë me lëndime serioze, të cilat mund të shkaktojnë pasoja afatgjata dhe madje invaliditet të përjetshëm.

Ai ka theksuar se në mesin e të lënduarve ka edhe raste me dëmtime të rënda të syrit. Një nga pacientët është transferuar në repartin e Oftalmologjisë, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

"Mund të konsideroj që gjendja është alarmante, prej orës 22:40 numri ka arrit nga lëndimet me mjete piroteknike 35. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me lëndime serioze, me lëndime që mund të lënë edhe invaliditet të përjetshëm. Kemi edhe me lëndime të syrit, është një që është transferu në repartin e Oftamologjisë dhe atje është nënshtru operacionit. Kjo është një gjendje e cila është shumë e rëndë. Mosha e të lënduarve është e ndryshme, kryesisht dominojnë mosha fëmijërore, por ka edhe mosha më të vjetra, por kryesisht janë mosha të reja dhe më të vegjël. Ka 10 vjet, 12 vjeçar, 15 vjet, 17 vjeçar, por edhe mosha më të vjetra.

Govori tha se lëndime të tilla mund të lënë pasoja permanente tek të lënduarit.

"Lëndimet me mjete piroteknike nuk japin rrezik për jetë, mirëpo janë lëndime serioze që lënë invaliditet të përjetshëm. Mund të ketë amputime të gishtave, për shkak të lëndimeve, mirëpo edhe këta që janë me lëndime të syve ekziston mundësia që do të mbesin domethënë me njërin sy me lëndim serioz që nuk do të funksionojë të pamurit", tha Govori. /KP/

Lindja e parĂ« e vitit 2026 – trenjakĂ«, tre djem nĂ« QKUK



Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem.

Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.

E kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka uruar lindjen e parë të vitit 2026.

Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, u prit nga stafi mjekësor, përfshirë doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna.

Ai vizitoi nĂ«nĂ«n e re, e cila Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ«nĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht ka sjellĂ« nĂ« jetĂ« lindjen e parĂ« tĂ« vitit 2026 nĂ« KosovĂ« – tre djem.

"Jemi këtu në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë me drejtorin e SHSKUK ku na mirëpritën, doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna, meqë rast vizituam zonjën që është bërë nënë për herë të parë, por njëkohësisht është edhe lindja e parë e vitit 2026 e uruam i dëshiruam shëndet dhe kishte një rrethanë shumë të veçantë meqë ka lindur trenjakë, tre djem tri foshnje të gjinisë mashkullore.

Ky ishte gëzim i posaçëm për të gjithë ne në vitin 2026, urojmë familjen, në veçanti nënën e cila vjen nga rajoni i Gjilanit dhe i dëshirojmë të gjithë të mirat në jetën e mëtutjeshme. Orën e fundit të vitit 2025 e kalova në qendrat e Policisë së Kosovës, ndërkaq takimin e fundit për vitin 2025 dhe takimin e parë për vitin 2026 e kisha në ushtrinë tonë në FSK, ndërkaq orën e parë të vitit 2026 po e kaloi këtu në spital me kolegë, dashamirë me njerëz të cilët sjellin jetë në jetë", tha Kurti.

Në QKUK shërbimet kanë funksionuar pa ndërprerje edhe gjatë festave të Vitit të Ri. /Telegrafi/

Dita e parë e 2026 nis me mot kryesisht të vranët dhe temperatura të ulëta



Dita e parë e vitit të ri nis me mot kryesisht të vranët në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale do tĂ« luhaten nga -9 deri -6°C, ndĂ«rsa ato maksimale pritet tĂ« jenĂ« rreth 1–3°C.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi deri në 11 m/s, duke sjellë ndjesi akulli, sidomos në zonat e hapura dhe kodrinore.

Në viset e larta priten ngrica gjatë gjithë ditës, ndaj qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik u rekomandohet kujdes i shtuar.

Për të shmangur aksidentet, drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin goma dimërore dhe të ruajnë distancën e sigurisë në rrugë.

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron se moti i ftohtë dhe era e fortë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar nga qytetarët të jenë të përgatitur për kushtet e acarta. /Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin -13 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri 6 gradë celsius.

Të premten moti pritet të jetë me vranësira dhe i ftohtë me temperatura ndër zero./Telegrafi/

Denise Richards dhe ish-bashkëshorti i saj Aaron Phypers dëbohen nga shtëpia në Los Angeles për shkak qirasë së papaguar



Denise Richards dhe ish-bashkëshorti i saj, Aaron Phypers, janë urdhëruar të lirojnë shtëpinë e tyre në Calabasas, Kaliforni, pasi nuk kanë paguar qiranë.

Sipas dokumenteve gjyqĂ«sore tĂ« siguruara nga Page Six, njĂ« gjykatĂ«s i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« tĂ« Los Angeles-it miratoi tĂ« premten kĂ«rkesĂ«n e pronarit tĂ« banesĂ«s pĂ«r t’i nxjerrĂ« ata nga prona.

Sipas padisë, të dy i detyrohen pronarit rreth 84 mijë dollarë qira të papaguar.

Pronari ka kërkuar gjithashtu që ata të paguajnë shpenzimet e avokatëve dhe dëmet e shkaktuara.

Richards, 54 vjeçe, dhe Phypers, 53 vjeç, nënshkruan kontratën e qirasë për këtë pronë në qershor të vitit 2020 dhe paguan një depozitë sigurie prej 24 mijë dollarësh.

Richards nuk jeton më në pronën e Calabasas-it, mes divorcit të saj të tensionuar me Phypers, pas gati gjashtë vitesh martesë.

Aktorja pretendoi në dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six në gusht se ishte larguar nga shtëpia dy vite më parë. Sipas deklarimit të saj, ajo kishte besuar se familja e Phypers do të jetonte aty vetëm përkohësisht.

Ish-ylli i The Real Housewives of Beverly Hills dyshohet se e kishte njoftuar Phypers se ai do të ishte përgjegjës për pagesën e qirasë duke filluar nga janari, ndërkohë që familja e tij vazhdonte të jetonte në shtëpi dhe refuzonte të largohej.

Sipas dosjes, pronari i banesës kishte tentuar për gjashtë muajt e fundit të kontaktonte Phypers për qiranë e papaguar, por nuk kishte mundur ta gjente, ndaj u kishte dorëzuar një njoftim për dëbim, pasi të dy emrat figurojnë në kontratën e qirasë.

Gjashtë persona të lënduar nga mjetet piroteknike po trajtohen në QKUK, njëri në gjendje të rëndë



Gjashtë persona po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, gjatë natës së ndërrimit të motmoteve.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe në organet e të pamurit, ndërsa gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Sipas tij, katër persona të tjerë janë paraqitur me lëndime në ekstremitetet e sipërme, kryesisht në duar.

Syla ka theksuar se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë kësaj nate ka qenë në sasi të madhe, duke rritur ndjeshëm rrezikun për lëndime serioze tek qytetarët.

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore vazhdojnĂ« t’u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r kujdes tĂ« shtuar dhe shmangie tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« mjeteve piroteknike, pĂ«r tĂ« parandaluar pasoja tĂ« rĂ«nda shĂ«ndetĂ«sore.

Angelina Jolie Ă«shtĂ« ‘gati pĂ«r njĂ« jetĂ« pĂ«rtej Los Angeles, ndĂ«rsa hedh njĂ« hap tĂ« madh drejt largimit pĂ«rfundimtar nga Amerika



Angelina Jolie po përgatitet për një fillim të ri të shumëpritur, i cili nuk do të sillet më rreth jetesës në Shtetet e Bashkuara apo divorcit të saj të vështirë me Brad Pitt.

Vetëm disa muaj pasi u raportua për herë të parë se fituesja e Oscar-it, 50 vjeç, po planifikonte të shiste shtëpinë e saj familjare, një burim i brendshëm konfirmoi për People se prona po u prezantohet aktivisht blerësve të parapërzgjedhur, pas rinovimeve të fundit.

“Ajo Ă«shtĂ« gati pĂ«r njĂ« jetĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« e pĂ«rqendruar nĂ« Los Angeles”, tha burimi. “Po e pret me padurim vitin 2026 dhe fleksibilitetin qĂ« do tĂ« ketĂ« atĂ«herĂ«â€.

Jolie ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin e saj: Maddox (24), Pax (22), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (17).

Ish-çifti finalizoi marrëveshjen e divorcit në dhjetor të vitit 2024, duke i dhënë fund një beteje ligjore që zgjati tetë vjet.

Sipas burimeve, aftĂ«sia e Jolie pĂ«r t’u zhvendosur ka qenĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« e lidhur me marrĂ«veshjet e kujdestarisĂ«.

Pas ndarjes nga Pitt, Jolie bleu një rezidencë historike në Los Feliz, e cila më parë i përkiste regjisorit të famshëm të Hollivudit, Cecil B. DeMille.

Ajo shpjegoi mĂ« vonĂ« se ky vendim u mor pĂ«r t’i mbajtur fĂ«mijĂ«t afĂ«r babait tĂ« tyre.

“Doja qĂ« tĂ« ishte afĂ«r babait tĂ« tyre, i cili Ă«shtĂ« vetĂ«m pesĂ« minuta larg,” i tha ajo Harper’s Bazaar nĂ« vitin 2019. “Sapo tĂ« mbushin 18 vjeç, do tĂ« mund tĂ« largohem.”

Ajo kishte deklaruar mĂ« herĂ«t pĂ«r People se “kurrĂ« nuk ka dashur tĂ« jetojĂ« me kohĂ« tĂ« plotĂ« nĂ« Los Angeles”, por kishte qĂ«ndruar atje pĂ«r hir tĂ« fĂ«mijĂ«ve mĂ« tĂ« vegjĂ«l.

Tani, me binjakët Knox dhe Vivienne që pritet të mbushin 18 vjeç më 12 korrik 2026, burimet thonë se Jolie planifikon të zhvendoset menjëherë pas kësaj date.

Raportohet se ajo po shqyrton mundësinë për ta ndarë kohën e saj mes Kamboxhias, Francës dhe disa vendeve në Afrikë.

Kamboxhia, ku ajo adoptoi djalin e saj të madh Maddox në vitin 2002, pritet të jetë baza e saj kryesore.

Telegrafi uron Vitin e Ri 2026!



Redaksia e Telegrafi.com uron të gjithë lexuesit, bashkëpunëtorët dhe qytetarët kudo që ndodhen, një Vit të Ri 2026 të mbarë, me shëndet, paqe dhe suksese.

Në mesnatën e ndërrimit të viteve, Telegrafi përcjell urimet më të sinqerta për një vit më të mirë, me më shumë mirëqenie, stabilitet dhe shpresë për të ardhmen.

Edhe në vitin 2026, Telegrafi mbetet i përkushtuar të informojë me profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjësi, duke sjellë lajme të sakta dhe të verifikuara për publikun.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Telegrafi telegrafi.com

Shfaqje spektakolare me dron dhe fishekzjarre në Korenë e Jugut dhe Japoni



Përveç fishekzjarreve tradicionale, shfaqjet me dron po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në festimet e Vitit të Ri në mbarë globin. Këto paraqitje teknologjike jo vetëm që tërheqin turmat, por ofrojnë edhe pamje të mahnitshme nga qielli.

NĂ« Kore tĂ« Jugut, qielli mbi qytetin e Busanit u mbush me njĂ« mesazh spektakolar “GĂ«zuar Vitin e Ri”, krijuar nga njĂ« flotĂ« dronĂ«sh tĂ« koordinuar me precizion.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë shikuesve ishte figura e një kali që u formua në ajër, simboli i vitit të ardhshëm sipas Horoskopit Kinez.

- YouTube www.youtube.com

Një shfaqje e ngjashme u organizua edhe në Funabashi, në Prefekturën Chiba të Japonisë, ku dronët krijuan një skenë të mrekullueshme me kalë në qiell, duke bashkuar artin modern të teknologjisë me traditat kulturore.

Ekspertët e shfaqjeve me dron thonë se këto paraqitje janë një mënyrë e re për të kombinuar teknologjinë, artin dhe traditën, duke ofruar spektakle të paharrueshme për publikun dhe duke sjellë një dimension të ri festave të fundvitit.

Festimet e Vitit të Ri në qytetet e mëdha të botës po bëhen gjithnjë e më multimediale, dhe shfaqjet me dron tashmë konsiderohen pjesë e pandashme e ritualit të përvitshëm, duke zëvendësuar gradualisht disa prej fishekzjarreve tradicionale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Policia e AKI në aksion, sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi në vlerë 200 mijë euro, arrestohet një person



Policia e KosovĂ«s ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ora e Fundit”, duke goditur njĂ« rast tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« trafikimit tĂ« narkotikĂ«ve dhe duke sekuestruar rreth 20 mijĂ« tableta ekstazi me vlerĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rt rreth 200 mijĂ« euro.

Operacioni Ă«shtĂ« zhvilluar nga Drejtoria pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« (DHTN) – Sektori Qendror, nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me AgjencinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r InteligjencĂ« (AKI), pas njĂ« pune intensive hetimore qĂ« ka zgjatur rreth njĂ« muaj.

MĂ« 31 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 19:00, njĂ«sitet policore kanĂ« ndaluar njĂ« veturĂ« me targa vendore nĂ« magjistralen Podujevë–PrishtinĂ«, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit TrudĂ«. Automjeti drejtohej nga njĂ« mashkull, shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Gjatë kontrollit policor, bazuar në dyshime të arsyeshme, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime me rreth 20 mijë tableta narkotike të llojit ekstazi (MDMA). Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se substanca narkotike është futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës, me qëllim të shpërndarjes në tregun e brendshëm.

Si pjesë e veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa përveç narkotikëve janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, përfshirë një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Po ashtu, është bastisur banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri qese të vogla najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Vlera e përafërt e narkotikëve të sekuestruar në tregun e zi vlerësohet rreth 200 mijë euro.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, përmes njësive antidrogë dhe në bashkëpunim me institucionet relevante, mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, me synim garantimin e sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në vend.

Dy yjet e Barcelonës janë të lirë që në janar të fillojnë bisedimet me klubet tjera



Robert Lewandowski dhe Andreas Christensen do të jenë të lirë të zhvillojnë bisedime me klube të tjera duke filluar nga e enjtja, 1 janar 2026.

Dyshja janë aktualisht lojtarët e vetëm te Barcelona kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2026.

Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, çdo futbollist që hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij ka të drejtë të negociojë lirshëm me klube të tjera, pa pasur nevojë për miratimin e klubit aktual.

NĂ« rastin e Robert Lewandowskit, raportohet se Barcelona ende nuk ka hapur bisedime konkrete pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s. Sulmuesi polak mbetet njĂ« nga figurat kryesore tĂ« skuadrĂ«s katalanase, por e ardhmja e tij afatgjatĂ« nĂ« “Camp Nou” Ă«shtĂ« ende e paqartĂ«.

Situata e Andreas Christensen paraqitet disi ndryshe. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e Barcelonës e kanë inkurajuar mbrojtësin danez me një ofertë për kontratë të re, edhe pse ai ka pësuar së fundmi një dëmtim serioz.

Ky veprim shihet si shenjë besimi ndaj lojtarit dhe vlerësimit të rolit të tij në projektin e klubit.

Megjithatë, duke qenë të lirë të bisedojnë me klube të tjera nga janari, si Lewandowski ashtu edhe Christensen mund të shqyrtojnë alternativa të reja për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/

Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë



Projekti “I Want to Live” publikoi statistikat e plota pĂ«r luftĂ«n midis pushtuesve rusĂ« dhe çlirimtarĂ«ve ukrainas.

Vetëm gjatë vitit 2025, më shumë ushtarë rusë janë dorëzuar sesa gjatë viteve 2022 dhe 2023 së bashku.

Mesatarisht, çdo javĂ« kapen 60–90 ushtarĂ« rusĂ«, dhe nĂ« gusht 2024 numri arriti deri nĂ« 350 nĂ« javĂ«.

Shumica e të burgosurve u kapën pranë Pokrovsk, Bakhmut, Polohy, dhe në rajonin Kursk të Rusisë.

Më shumë se gjysma janë ushtarë me kontratë, përfshirë edhe të dënuarit e rekrutuar nga burgjet.

Rreth 19 pĂ«r qind janĂ« ushtarĂ« tĂ« mobilizuar, dhe afĂ«rsisht 5 pĂ«r qind janĂ« rekrutĂ« - edhe pse rekrutĂ«t “zyrtarisht” nuk luftojnĂ«.

Rreth një e katërta thonë se u përfshinë në luftë kundër vullnetit të tyre - mashtruar ose të detyruar.

— (@)

Një i burgosur tipik është një ushtar i thjeshtë pa arsim të lartë, shpesh me të kaluar kriminale.

Katërdhjetë për qind kanë shërbyer më parë për vjedhje, drogë, plaçkitje ose vrasje. Shumë ishin të papunë para luftës ose punonin në punë me pagesë të ulët.

Ekzistojnë edhe luftëtarë të huaj në anën ruse - ata aktualisht përbëjnë rreth 7 për qind të të gjithë të burgosurve dhe numri i tyre po rritet.

Qindra janë kapur me sëmundje serioze si HIV/AIDS, hepatit B dhe C, tuberkuloz, diabet, si dhe çrregullime mendore përfshirë skizofreninë.

Në shkëmbime, Rusia zakonisht kërkon kthimin e atyre që kanë kaluar pak kohë në burg dhe nuk janë të plagosur rëndë, zakonisht rusë etnikë. Luftëtarët e huaj rrallë kthehen.

NĂ« total, pak mĂ« shumĂ« se 6000 tĂ« burgosur rusĂ« janĂ« kthyer nĂ« Rusi - por mijĂ«ra mbeten nĂ« robĂ«ri qĂ« nga muajt e parĂ« tĂ« luftĂ«s, dhe pĂ«r vitin e katĂ«rt radhazi Moska refuzon njĂ« shkĂ«mbim “tĂ« gjithĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€. /Telegrafi/

❌