❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si ta largoni erën e pakëndshme të lagështisë nga peshqirët tuaj



NĂ«se peshqirĂ«t tuaj mbajnĂ« erĂ« lagĂ«shtie, nuk rekomandohet t’i hidhni, por tĂ« pĂ«rdorni vetĂ«m dy pĂ«rbĂ«rĂ«s qĂ« do tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« largimin e shpejtĂ« tĂ« erĂ«s sĂ« pakĂ«ndshme.

Konkretisht, është një problem i zakonshëm që peshqirët humbasin butësinë e tyre me kalimin e kohës, dhe tharja në dimër mund të jetë veçanërisht sfiduese, duke rezultuar në një erë të pakëndshme lagështie.

Nëse lavatriçja juaj është e pastër dhe rrobat e tjera nuk kanë erë të pakëndshme, atëherë duhet t'i lani peshqirët së pari në ujë të nxehtë me një filxhan uthull të bardhë, dhe pastaj t'i lani në ujë të nxehtë me gjysmë filxhani sodë buke.

Kjo metodĂ« duhet tĂ« largojĂ« aromat e pakĂ«ndshme dhe mbetjet e grumbulluara, megjithĂ«se pĂ«r rezultate optimale Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i thani peshqirĂ«t plotĂ«sisht.

Para së gjithash, duhet të derdhni një filxhan uthull direkt në kazan të lavatriçes dhe të filloni larjen me ujë të nxehtë pa detergjent. Pas kësaj, vazhdoni me një cikël shtesë shpëlarjeje për të hequr erën e uthullës. Pastaj, shtoni gjysmë filxhani sodë buke direkt në kazan dhe bëni një tjetër larje të ngrohtë pa detergjent.

Përfundoni me një cikël shtesë shpëlarjeje për t'u siguruar që të gjitha mbetjet janë hequr. Pas kësaj, duhet t'i thani peshqirët në tharëse në temperaturë të lartë ose t'i varni, duke u siguruar që të jenë plotësisht të thatë para se t'i vendosni në dollap.

Joao Cancelo po rikthehet në Evropë dhe atë te ish-skuadra e tij



E ardhmja e Joao Cancelos po merr formë në tregun evropian, me mbrojtësin portugez që pritet të largohet nga Al-Hilal pas një aventure të shkurtër në Arabinë Saudite.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Interi ka nisur bisedime të drejtpërdrejta si me klubin saudit, ashtu edhe me Jorge Mendes, agjentin e lojtarit, për të eksploruar mundësinë e një rikthimi të tij në Serie A.

Cancelo shihet si njĂ« profil ideal pĂ«r skemat e Interit, ku ka luajtur mĂ« parĂ« dhe ku la pĂ«rshtypje pozitive gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« tij tĂ« parĂ« nĂ« “San Siro”. Rikthimi nĂ« njĂ« ambient tĂ« njohur dhe nĂ« njĂ« kampionat elitar evropian konsiderohet si njĂ« opsion shumĂ« tĂ«rheqĂ«s pĂ«r lojtarin.

Në të njëjtën kohë, Barcelona është vënë në dijeni për situatën e Cancelos, por çdo lëvizje e mundshme nga klubi Blaugrana mbetet e kushtëzuar nga rregullat e Fair Play Financiar. Për momentin, nga Katalonja nuk ka hapa konkretë, pavarësisht interesimit.

Në garë është futur edhe Juventusi, i cili ka kontaktuar herët Jorge Mendes për të mësuar rreth kushteve kontraktuale dhe parametrave financiarë të një transferimi të mundshëm, duke e mbajtur kështu hapur opsionin për një përforcim në krahët e mbrojtjes.

Cancelo, i cili ka përvojë të madhe në elitën evropiane me skuadra si Manchester City, Bayern Munich, Barcelona, Juventus dhe Interi, mbetet një nga emrat më të lakmuar të merkatos aktuale. Ndërkohë, Al-Hilal po shqyrton alternativat për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e lojtarit, ndërsa klubet evropiane presin zhvillimet e radhës. /Telegrafi/

Komuna e Junikut pranon donacion nga KFOR-i italian për zhvillimin e turizmit malor



Komuna e Junikut ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i italian, i cili synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit malor dhe forcimin e kapaciteteve për aktivitetet në natyrë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, priti në takim Kolonelin Lorenzo Mangia, Komandant i Komandës Rajonale të Perëndimit të KFOR-it (RC-West).

Donacioni përfshin pajisje moderne për bjeshkatarinë dhe aktivitete outdoor, të cilat janë siguruar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Junikut, përkatësisht Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, dhe KFOR-it italian.

Pajisjet e dhuruara do tĂ« jenĂ« nĂ« shfrytĂ«zim tĂ« ShoqatĂ«s sĂ« BjeshkatarisĂ« “Rrasa e Zogut” nĂ« Junik dhe pritet tĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e kapaciteteve pĂ«r organizimin e aktiviteteve bjeshkatare, si dhe nĂ« promovimin e turizmit malor nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Sipas komunës, përfitimet e këtij donacioni lidhen edhe me rritjen e nivelit të sigurisë për vizitorët dhe turistët që frekuentojnë bjeshkët e Junikut.

Kryetari Shehu ka falënderuar KFOR-in italian për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në zhvillimin e projekteve lokale.

“Si Kryetar i KomunĂ«s, mbetem i pĂ«rkushtuar maksimalisht nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, pĂ«rmes forcimit tĂ« bashkĂ«punimeve institucionale dhe shfrytĂ«zimit tĂ« potencialeve natyrore nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve dhe vizitorĂ«ve tanĂ«â€, ka deklaruar ai.

Nga Komuna e Junikut është bërë e ditur se bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me fokus në siguri dhe projekte që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit lokal. /Telegrafi/


Sabina Mete, banorja që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5



Gazetarja e sportit, Sabina Mete, është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania 5.

Kjo pas një televotimi ku të gjithë banorët ishin të nominuar dhe duket se fati nuk ishte në duart e saj.

Ndonëse nuk pati fat as në biletën e kthimit, ajo pranoi se nuk do të ishte kthyer më në shtëpi.

Për këto ditë nga nisja e BBVA, e njëjta ka qenë më e qetë dhe më e tërhequr nga loja.

Tani kanë nisur përplasjet e debatet ndërmjet banorëve, ku po krijohen situata të forta.

Veç saj, nga Big Brother VIP Albania të shtunën u eliminua edhe Xhodi Skura.

Momentalisht pesë banorët më të pëlqyer nga publiku janë: Miri, Stine, Kristi, Iliri dhe Brikena. /Telegrafi/

“ËshtĂ« skuadra e zemrĂ«s sime, kam refuzuar shumĂ« oferta pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar" Zanetti zbulon dashurinĂ« e tij pĂ«r Interin



Ish-kapiteni dhe zëvendëspresidenti aktual i Interit ,Javier Zanetti zbulon pse refuzoi ofertat nga Anglia dhe Spanja për ta përfunduar karrierën e tij te Nerazzurrët.

Legjenda e klubit erdhi në Evropë nga Argjentina në vitin 1995 për Interin dhe qëndroi atje deri në pensionimin e tij në vitin 2014.

Edhe atëherë, përvoja nuk kishte mbaruar, pasi ai menjëherë hyri në menaxhim si nënkryetar i tyre.

“Interi Ă«shtĂ« klubi i zemrĂ«s sime, klubi me tĂ« cilin jam i dashuruar”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Zanetti nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Sky Sports UK.

“Kisha oferta nga Spanja dhe Anglia pĂ«r tĂ« shkuar dhe pĂ«r tĂ« luajtur atje, por e vĂ«rteta Ă«shtĂ« se qĂ«ndrova te Interi sepse doja vĂ«rtet tĂ« lija gjurmĂ«n time kĂ«tu nĂ« kĂ«tĂ« institucion”.

“E dija qĂ« Presidenti ynĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« po bĂ«nte sakrifica tĂ« mĂ«dha nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Interi tĂ« fitonte tituj tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe, koha mĂ« dha tĂ« drejtĂ«", pĂ«rfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Zanetti luajti për Interin për 19 vite, duke u bërë një nga lojtarët më përfaqësues në historinë e klubit Nerazzurri, ai me më shumë paraqitje (858) dhe gjithashtu më i suksesshmi në historinë e Interit, duke ngritur 16 trofe. /Telegrafi/

Vishi: Nga janari 2026 nis mbështetja prej 200 eurosh për nënat lehona në Kaçanik



Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka miratuar unanimisht propozimin për mbështetjen financiare të nënave lehona, një nga premtimet e para të kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.

Sipas vendimit të marrë, çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 200 eurosh, ndërsa zbatimi i kësaj mase do të fillojë nga janari i vitit 2026.

Kryetari Vishi e ka cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në fuqizimin e politikave sociale në komunë.

“Premtimi im i parĂ« si Kryetar i KomunĂ«s sĂ« Kaçanikut pĂ«r mbĂ«shtetjen e nĂ«nave lehona, nĂ« vlerĂ« prej 200 euro, sot u miratua unanimisht nĂ« Kuvend”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se përkushtimi i institucioneve komunale do të vazhdojë të jetë i orientuar drejt familjes.

“Zbatimi i kĂ«tij premtimi fillon nga janari i vitit 2026. Kujdesi pĂ«r familjen dhe sidomos pĂ«r fĂ«mijĂ«t mbetet prioriteti ynĂ«â€, ka deklaruar Vishi.

Nga Komuna e Kaçanikut është bërë e ditur se detajet për kriteret dhe procedurat e aplikimit do të publikohen me kohë. /Telegrafi/


Si ta dalloni toksicitetin në një marrëdhënie dhe të kapërceni një ndarje



T’i japĂ«sh fund njĂ« marrĂ«dhĂ«nieje toksike nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« dhe shumĂ« njerĂ«z e kanĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« se sa tĂ« largohen, edhe kur marrĂ«dhĂ«nia Ă«shtĂ« mbytĂ«se, shteruese dhe shkatĂ«rron ngadalĂ« vetĂ«besimin.

Nëse mendoni se diçka nuk shkon, por nuk dini si të dilni nga marrëdhënia, është e dobishme të ndiqni disa hapa. Domethënë, përpara se të mendoni të flisni me partnerin tuaj, duhet të jeni të sinqertë me veten. Nëse trupi juaj ju dërgon vazhdimisht sinjale përmes pagjumësisë, ankthit ose një gungë në stomak, është e rëndësishme të monitoroni edhe këto reagime.

Përveç kësaj, të shkruash mendimet e tua është gjithashtu e dobishme. Gjithashtu, një nga arsyet më të zakonshme pse shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie të këqija është shpresa për një kërkim falje të sinqertë, një pranim faji ose një bisedë që do të shpjegojë gjithçka. Në marrëdhëniet toksike, një moment i tillë rrallë vjen. Në vend të kësaj, përgjegjësia shmanget, realiteti shtrembërohet dhe premtimet për ndryshim shfaqen vetëm kur njerëzit toksikë ndiejnë se po humbasin kontrollin.

Kur merrni vendimin pĂ«r t’u ndarĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« thoni atĂ« qĂ« duhet, por tĂ« mos pĂ«rfshiheni nĂ« diskutime ku partnerĂ«t toksikĂ« gjejnĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r manipulim. Kjo pĂ«rfshin edhe periudhĂ«n pas ndĂ«rprerjes. Kufizimi i kontaktit, bllokimi nĂ« rrjetet sociale Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« vetĂ«mbrojtĂ«se, veçanĂ«risht nĂ«se marrĂ«dhĂ«nia juaj karakterizohej nga kontrolli dhe presioni emocional.

Për më tepër, ndjenjat e fajit shpesh lindin pas largimit nga një marrëdhënie toksike. Mund të pyesni veten nëse keni qenë egoistë apo keni hequr dorë nga marrëdhënia shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, ish-i juaj mund të tregojë keqardhje, të qajë, t'ju akuzojë ose të sillet në mënyra që ju do të dëshironit.

NĂ« raste tĂ« tilla, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mbani mend arsyet pse u larguat. ËshtĂ« e dobishme tĂ« flisni me dikĂ« qĂ« e njeh kontekstin e plotĂ«, jo vetĂ«m versionin e zbukuruar tĂ« historisĂ«.

Prandaj, çdo ndarje lĂ« njĂ« boshllĂ«k. Zakonet ndryshojnĂ« dhe emocionet alternohen, nga lehtĂ«simi nĂ« trishtim, nga forca nĂ« dyshim. KĂ«shillohet qĂ« tĂ« mos nxitoheni ta mbushni atĂ« boshllĂ«k me njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« re, por t'i jepni vetes kohĂ«. ËshtĂ« e dobishme tĂ« rilidheni me njerĂ«z dhe gjĂ«ra qĂ« i keni lĂ«nĂ« pas dore, si dhe tĂ« ktheheni te hobi dhe interesat tuaja. NĂ«se mendoni se pasojat e marrĂ«dhĂ«nies janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha, Ă«shtĂ« e dobishme tĂ« kontaktoni njĂ« psikoterapist.

100 familje në nevojë përfitojnë pako ushqimore dhe higjienike në Podujevë



Njëqind familje me kushte të vështira ekonomike janë mbështetur me pako ushqimore dhe higjienike, në kuadër të një aksioni humanitar të realizuar në prag të festave të fundvitit nga Komuna e Podujevës.

Ndihma është siguruar nga një donator anonim, ndërsa shpërndarja është organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila ka përgatitur listën e familjeve përfituese bazuar në kriteret sociale.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lirie Hoti, e pranishme gjatë shpërndarjes së ndihmave, ka falënderuar donatorin për kontributin e dhënë, duke theksuar se mbështetja për familjet në nevojë ka rëndësi të veçantë, sidomos në këtë periudhë festive.

Ajo theksoi se institucionet komunale do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me donatorë dhe organizata të ndryshme për të ndihmuar qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike.


Për shkak të një aksidenti ndërpritet qarkullimi i automjeteve për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë



Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është ndaluar për qarkullim në të dyja anët.

Nga atje njoftojnë se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuara.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Zelensky: Disa dokumente për t'i dhënë fund luftës gati për nënshkrim në janar



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se disa nga dokumentet që synojnë zgjidhjen e luftës, të zhvilluara gjatë procesit të negociatave, do të jenë gati për t'u nënshkruar në janar.

Zelensky gjatë një konference për shtyp online më 30 dhjetor, siç raportohet nga European Pravda, foli për hapat diplomatikë të planifikuar për muajin e ardhshëm.

"Ne propozojmë këtë: këshilltarët takohen në janar, udhëheqësit takohen në janar. Ne besojmë se janari ofron mundësinë që udhëheqësit e Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të takohen të gjithë së bashku. Ka dokumente që patjetër do të jenë gati në janar për nënshkrim", shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky nuk i specifikoi dokumentet, transmeton Telegrafi.

Ai tha se "tani varet nga aftësia dhe gatishmëria e palëve për të nënshkruar".

Lideri ukrainas tha se i kishte përcjellë presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë gatishmërinë e tij për "çdo format takimi me Putinin".

"Nuk kam frikë nga asnjë format i takimit tonë. Gjëja kryesore është që rusët të mos kenë frikë të takohen", shtoi për fund ai. /Telegrafi/

A vuani nga kolla? Ky përbërës natyral mund t'ju lehtësojë simptomat



Nëse keni kollë natën që po ju vështirëson gjumin, nuk ka nevojë të përdorni menjëherë ilaçe. Ka mënyra të thjeshta dhe natyrale që mund ta lehtësojnë kollën dhe ta bëjnë frymëmarrjen më të lehtë, pa përdorur ilaçe ose shurupe të forta.

Një kollë mund të jetë produktive, kur trupi nxjerr mukus, ose e thatë, kur shkakton acarim të fytit. Për të dyja llojet, ekzistojnë qasje të ndryshme që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Ilaçet natyrale shpesh funksionojnë mirë, dhe qumështi i ngrohtë me mjaltë është veçanërisht efektiv, pasi qetëson fytin e irrituar dhe e bën frymëmarrjen më të lehtë. Mund të bëni edhe çaj të ngrohtë me mjaltë, i cili qetëson më tej fytin dhe zvogëlon acarimin. Pushimi i rregullt është gjithashtu i rëndësishëm, pasi trupit i duhet kohë për t'u rikuperuar dhe për të shtypur kollën vetë.

LĂ«ngjet e ngrohta, tabletat pa sheqer dhe thithja me avull mund ta mbajnĂ« mĂ« tej fytin tuaj tĂ« lagĂ«sht dhe ta bĂ«jnĂ« frymĂ«marrjen mĂ« tĂ« lehtĂ«. ËshtĂ« normale qĂ« kolla tĂ« zgjasĂ« pĂ«r disa javĂ« pas njĂ« ftohjeje, kĂ«shtu qĂ« durimi dhe kujdesi i duhur pĂ«r fytin janĂ« thelbĂ«sore.

Një kombinim i pushimit, pijeve të ngrohta dhe mjeteve natyrale shpesh prodhon rezultate të ngjashme me ato të ilaçeve, por pa efektet anësore ose rrezikun e varësisë.

Paralajmërimi për shndërrimin në muze të shtëpisë ku ndodhi masakra në Lagjen e Boshnjakëve, Kurti: Nuk do të harrohet asnjëherë



NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ministri nĂ« detyrĂ« i KulturĂ«s, Hajrulla Çeku ka paralajmĂ«ruar se po e shndĂ«rrojnĂ« nĂ« muze shtĂ«pinĂ« ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 nĂ« Lagjen e BoshnjakĂ«ve, nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut, ku u torturuan dhe u vranĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« mizore 23 qytetarĂ« tĂ« kĂ«saj lagjeje.

E lidhur me këtë sot ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet asnjëherë.

“Masakra e 15 prillit 1999 nĂ« Lagjen e BoshnjakĂ«ve, nĂ« veriun e MitrovicĂ«s, do tĂ« kujtohet ndĂ«r breza dhe nuk do tĂ« harrohet asnjĂ«herĂ«â€, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Labi merr vëmendje me gjestin në Big Brother: Solidarizohem me ata që nuk flasin



Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një gjest brenda shtëpisë.

Ai ka vendosur njĂ« letĂ«r pĂ«rpara kamerĂ«s, ku shkruhej: “Solidarizohem me ata qĂ« nuk flasin, respekt".

Ky veprim u interpretua si një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për të gjithë ata që ndodhen në situata të tillë.

Foto: Instagram

Mesazhi i këngëtarit u përcoll si një thirrje për empati dhe respekt.

Gjesti i tij thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes ndaj individëve që nuk flasin, duke sjellë një moment reflektimi brenda këtij formati

.E kjo duket se u ndërlidh me një temë ndërmjet banorëve brenda, e më pas dhe bëri veprimin e papritur.

Labi nga ana tjetër është një prej personazheve që kërkon vazhdimisht vëmendje. /Telegrafi/

Mësohen të gjitha kombëtaret e fazës së 1/8-tës në Kupën e Kombeve të Afrikës



Faza e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës nuk ka mbaruar ende, por të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse të fazës së 1/8-tës, ose fazës eliminatore, janë mësuar tashmë.

Ekipet e Senegalit, Republikës Demokratike të Kongos dhe Beninit konfirmuan progresin e tyre të martën mbrëma, dhe sot mbetet vetëm të zhvillohen zyrtarisht ndeshjet e raundit të tretë në grupet E dhe F, ku gjithçka është tashmë e qartë.

Që nga mbrëmë, dihet se në fazën e 1/8-tës do të luajnë Maroku, Mali, Egjipti, Afrika e Jugut, Nigeria, Tunizia, Tanzania, Senegali, Republika Demokratike e Kongos, Benini, Algjeria, Burkina Faso, Sudani, Kameruni, Bregu i Fildishtë dhe Mozambiku.

#AFCON2025 Round of 16:

Morocco, Egypt, South Africa, Tunisia, Tanzania, DR Congo, Benin, Algeria, Sudan, Ivory Coast, Mozambique, Nigeria

No big shock exits this year.
— AFCON 2025 (@DiskiAfrika) December 30, 2025

ËshtĂ« gjithashtu e qartĂ« se katĂ«r çiftet e fazĂ«s sĂ« 1/8-tĂ«s do tĂ« pĂ«rbĂ«hen nga ekipet e mĂ«poshtme: Mali-Tunizi, Maroku-Tanzania, Egjipti-Benini dhe Algjeria-RD e Kongos.

Pas dueleve të mbrëmjes së sotme (e mërkurë), do të dihen katër çiftet e mbetura. /Telegrafi/

KQZ ndërpret sot numërimin e votave në ora 12:00, procesi vazhdon më 1 janar



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të përshtasë dinamikën e numërimit të votave gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një ndërprerje të përkohshme të procesit për shkak të festave të fundvitit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi konfirmoi për Telegrafin se procesi i numërimit më 31 dhjetor do të zhvillohet deri në mesditë, konkretisht deri në ora 12:00, pas së cilës do të pezullohet për pjesën e mbetur të ditës.

"Po, numërimi i votave do të zhvillohet sot (31 dhjetor) deri në ora 12:00, për t'u rikthyer më 1 janar, duke nisur nga ora 16:00", tha ai.

Ky vendim erdhi pas shqyrtimeve në kuadër të Këshillit për Operacione Zgjedhore, ku u diskutua për mënyrën e organizimit të punës së stafit gjatë ditëve festive.

Aktualisht janë numëruar mbi 68 për qind e votave për deputetë, derisa më janar pritet të finalizohet i gjithë procesi i numërimit. /Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -10 deri -4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -3 deri 6 gradë celsius.

Të enjten dhe të premten moti pritet të jetë i ftohtë dhe me temperatura deri -10 gradë celsius./Telegrafi/

Pesë njerëz që pushtuan ballinat botërore më 2025



Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein: këto janë pesë figura që definuan vitin 2025.

Ahmed al-Sharaa

Nga një ish-xhihadist i njohur si Abu Mohammed al-Jolani në president të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa ka përjetuar një ndryshim të jashtëzakonshëm qëkurse sundimtari i kamotshëm, Bashar al-Assad, u rrëzua nga pushteti.

Më 8 dhjetor 2024, Sharaa hyri në Damask pasi udhëhoqi ofensivën e rrufeshme të aleancës së tij islamiste nga bastioni i tyre në veriperëndim të Sirisë, duke i dhënë fund luftës civile që zgjati gati 14 vjet.

Duke e shkurtuar mjekrën dhe duke ndërruar uniformat ushtarake me kostume, Sharaa u vendos në pallatin presidencial ku Assadi - i cili u arratis në Rusi - dhe dinastia e familjes së tij sunduan për dekada.

Sharaa e mbërtheu shpejt pushtetin: ai u emërua president për një periudhë kalimtare pesëvjeçare dhe formoi një qeveri në të cilën aleatët e tij mbajnë poste kyç, megjithëse disa pjesë të vendit mbeten ende jashtë kontrollit të tyre.

Komuniteti ndërkombëtar e ka pritur kryesisht me krahë hapur, pavarësisht episodeve të dhunës sektare kundër pakicave alavite dhe druze gjatë këtij viti.

Shtetet e Gjirit, aleati kryesor Turqia dhe Franca janë ndër vendet që e kanë pritur Sharaan, i cili iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë në nëntor ishte njohja kulmore për një njeri, për të cilin dikur jepej shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ta kapur.

MrBeast

Në vitin 2025, krijuesi më me ndikim i përmbajtjes online në botë ndërmori projekte të reja ekstravagante, nga një park argëtimi, një serial i animuar, deri te një markë lodrash.

Në vendin e parë në YouTube me mbi 450 milionë ndjekës, Jimmy Donaldson - ose MrBeast - drejton një perandori të ndërtuar rreth personalitetit të tij, e cila përfshin një markë çokollate, një zinxhir restorantesh dhe madje edhe një serial në Amazon Prime.

Krijuesi amerikan 27-vjeçar u pozicionua madje si një pretendent për blerjen e rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Duke filluar me video udhĂ«timesh ose shakash, marka e tij dalluese tani Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« gara popullore me çmime qĂ« shpesh arrijnĂ« shifra shtatĂ«shifrore. NĂ« njĂ« rast, ai riprodhoi konceptin e serialit televiziv tĂ« suksesshĂ«m “Squid Game”.

NĂ« shtator, videoja e tij “A do ta rrezikoje jetĂ«n pĂ«r 500.000 dollarĂ«?”, qĂ« pĂ«rfshinte njĂ« kaskader nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« qĂ« digjej, u dĂ«nua nga disa, pasi kritikĂ«t e akuzuan e vuri nĂ« rrezik jetĂ«n e njerĂ«zve pĂ«r argĂ«tim.

I shpallur në vitin 2023 nga revista Time si një nga njerëzit më me ndikim në botë, MrBeast ka një pasuri prej rreth gjysmë miliardi dollarësh, sipas Forbes.

Maria Corina Machado

UdhĂ«heqĂ«sja e opozitĂ«s venezuelase e fshehur, Maria Corina Machado, Ă«shtĂ« sfiduese e guximshme e njĂ« qeverie me dorĂ« tĂ« hekurt. Ky rol ia siguroi asaj Çmimin Nobel pĂ«r Paqen 2025.

Pra, 58-vjeçarja nuk ka hequr dorë kurrë nga kritikat ndaj presidentit Nicolas Maduro - i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të njëpasnjëshme për të qëndruar në pushtet dhe për burgosjen e kundërshtarëve - apo ndaj paraardhësit të tij socialist, Hugo Chavez.

Megjithatë, ajo është kritikuar për për lidhjet e saj me të djathtën ekstreme në Evropë.

Inxhiniere me profesion, Machado gëzon një popullaritet të ngjashëm me atë të yjeve të muzikës dhe një aftësi për të mbledhur turma të mëdha me fjalime entuziaste.

Ajo ishte kandidate e opozitës për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë në vitin 2024, por ia ndalua pjesëmarrja.

Në vend që të tërhiqej në heshtje, ajo bëri fushatë pa u lodhur për zëvendësuesin e saj: ish-diplomatin pak të njohur Edmundo Gonzalez Urrutia.

Maduro shpalli fitoren zgjedhore, por vetëm një grusht vendesh e njohën rezultatin e tij.

Gonzalez Urrutia iku në mërgim në Spanjë, por Machado mbeti për të udhëhequr rezistencën nga fshehja.

“Do tĂ« jem aty ku mund tĂ« jem mĂ« e dobishme pĂ«r vendin tonĂ«â€, i tha ajo AFP-sĂ« nĂ« tetor.

Oleksandr Usyk

Ukrainasi Oleksandr Usyk u bë njëri nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në vitin 2025.

Në moshën 38-vjeçare, Usyk u bë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë për herë të dytë në korrik, pasi nokautoi Daniel Duboisin në stadiumin Wembley.

Ai thotë se lavdia nuk është për veten e tij, por për kombin e tij të goditur nga lufta, Ukrainën, dhe për ata që e mbrojnë atë kundër forcave ruse.

“Dua ta falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« UkrainĂ«n, djemtĂ« qĂ« po mbrojnĂ« vendin tonĂ«. Kam marrĂ« mesazhe tĂ« panumĂ«rta nga ushtarë  aktualisht nĂ« vijĂ«n e frontit”, tha ai. “Djem, ju jeni tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m; ju ma mundĂ«soni tĂ« jem kĂ«tu sot”.

Usyk, i cili ka fituar të gjitha 24 ndeshjet e tij profesionale, ka valëvitur flamurin e Ukrainës, qoftë duke mbledhur fonde apo duke folur publikisht, pasi u bind të mos i kapte vetë armët në dorë.

Ai përdori gjithashtu fonde për të rindërtuar shtëpinë e Oleksiy Dzhunkivskyi, një mik dhe ish-bashkëlojtar që u vra nga forcat ruse në Irpin, një periferi e Kievit.

“GjatĂ« tri vjetĂ«ve tĂ« fundit, fondacioni im ka mbledhur miliona euro nga donatorĂ« tĂ« ndryshĂ«m pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ushtrinĂ«, pĂ«rpjekjet e rindĂ«rtimit dhe projektet humanitare”, i tha ai AFP-sĂ« nĂ« mars.

Virginia Giuffre

Virginia Giuffre - e cila ishte ndër gratë kryesore që i akuzuan të dënuarit për abuzime seksuale, Jeffrey Epsteinin dhe ish-princin britanik Andrew - i dha fund jetës së vet në prill në moshën 41-vjeçare.

Për gati 15 vjet, ajo foli për përdhunimin nga financieri kur ishte e mitur dhe pretendoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga disa prej miqve të fuqishëm të Epsteinit, përfshirë princin e atëhershëm Andrew.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza të trafikimit seksual.

Bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell, po vuan një dënim me 20 vjet burgim, dhe Andrew i janë hequr të gjithë titujt mbretërorë.

Giuffre krijoi njĂ« familje nĂ« Australi dhe themeloi “Speak Out, Act, Reclaim”, njĂ« grup mbĂ«shtetĂ«s pĂ«r viktimat e trafikimit seksual dhe abuzimit seksual. Kujtimet e saj u botuan sĂ« fundmi pas vdekjes.

Faktoje publikon 10 rrenat e vitit 2025 në Shqipëri



Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë me premtimet për 24 orë ujë, dy avionë zjarrfikës, shkolla të reja e legalizime.

2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer, shkruan Faktoje.al.

Treni elektrik që nuk u nis

NĂ« prezantimet 3D tĂ« qeverisĂ«, Tirana lidhet me DurrĂ«sin dhe Rinasin nga njĂ« tren modern elektrik. NĂ« terren, prej mĂ« shumĂ« se katĂ«r vitesh ekziston vetĂ«m njĂ« kantier qĂ« s’po mbaron. Me disa afate tĂ« shkelura, hekurudha Tiranë–DurrĂ«s–Rinas Ă«shtĂ« ende larg pĂ«rfundimit. Afati i ri i operimit tĂ« trenit elektrik Ă«shtĂ« fundi i vitit 2026.

Aeroporti i Vlorës pa fluturime

NĂ« pranverĂ«, skenari i njohur i “fluturimit elektoral” u rikthye prag zgjedhjesh me zbritjen e avionit tĂ« parĂ« testues nĂ« pistĂ«n e aeroportit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« VlorĂ«s. Qeveria premtoi se aeroporti i VlorĂ«s do tĂ« niste fluturimet kĂ«tĂ« vit. Por, faktet tregojnĂ« se nĂ« realitet fluturimi i vetĂ«m mbeti ai testues i 8 majit.

Nafta ‘arabe’ e Shpiragut

“NaftĂ« premium si e ArabisĂ« Saudite” kĂ«shtu e prezantoi qeveria zbulimin e naftĂ«s nĂ« Shpirag. Por testet e kompanisĂ« SHELL rezultuan zhgĂ«njyese. Gjigandi holandez Ă«shtĂ« drejt largimit nga ShqipĂ«ria. Fondi Sovran mbeti njĂ« Ă«ndĂ«rr e bukur bashkĂ« me premtimin pĂ«r epokĂ« tĂ« re ekonomike nga nafta nĂ« Shpirag.

24 orë ujë të pijshëm

Që nga 2013, ky është refreni i çdo fushate elektorale por vendi ende vuan nga mungesa e furnizimit me ujë 24 orë. Afati i ri për të njëjtin premtim është shtyrë në 2030. Këtë vit, gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama premtoi se në 2030-ën 100% të qyteteve dhe 80% e fshatrave do të mbulohen me ujë 24 orë.

Shqipëria pa avion zjarrfikës

Premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezultoi i pambajtur. Këtë verë vendi kaloi një situate dramatike për shkak të zjarreve që shkrumbuan mbi 60 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Por të vetmit avionët zjarrfikës ishin ata të ardhur nga vendet e BE-së përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Dëmshpërblimet për Gramshin dhe Delvinën

Qeveria premtoi dĂ«mshpĂ«rblim dhe rindĂ«rtim tĂ« banesave pĂ«r tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e zonave tĂ« prekura nga zjarret kĂ«tĂ« verĂ«. NĂ« fund tĂ« vitit, ata ende presin pĂ«rmbushjen e kĂ«tij zotimi. Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi pĂ«r “Faktoje.al” se inventari me shtĂ«pitĂ« e djegura dhe bagĂ«titĂ« e humbura ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur.

Llogaria elektorale e 450 shkollave të reja

Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij kishte ndërtuar 450 shkolla të reja në dhjetë vite. Faktet tregojnë se janë rindërtuar ose zgjeruar vetëm 43 institucione arsimore. Shifra propagandiste e Ramës përfshin çdo ndërhyrje, nga riparimi i tualeteve tek lyerja e mureve.

Odisea e rindërtimit pas tërmetit

6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Zvarritjet vijojnë të mbajnë pezull ende qindra familje që janë pa çati mbi kokë. Afatet shtyhen vit pas viti dhe çdo 26 nëntor sjell një tjetër justifikim.

‘Flamuri Blu’ pĂ«r plazhet shqiptare

Ministria e Mjedisit premtoi se ShqipĂ«ria do tĂ« arrinte standardin evropian tĂ« “Flamurit Blu” pĂ«r cilĂ«sinĂ« e ujĂ«rave larĂ«s. Por raportet e BE-sĂ« na rendisin nĂ« vendin e fundit nĂ« EvropĂ« pĂ«r cilĂ«sinĂ« e ujĂ«rave bregdetare. Shkaku kryesor? UjĂ«rat e zeza tĂ« patrajtuara qĂ« derdhen nĂ« det, mungesa e impianteve tĂ« trajtimit dhe menaxhimi i dobĂ«t mjedisor.

Legalizimet pa fund

Ky Ă«shtĂ« premtimi mĂ« i vjetĂ«r i ricikluar. Çdo zgjedhje sjell njĂ« valĂ« tĂ« re legalizimesh tĂ« premtuara. Por procesi nuk ka fund. Dosjet shtohen, afatet shtyhen, dhe qytetarĂ«t mbeten peng tĂ« njĂ« premtimi qĂ« nuk po pĂ«rmbushet. QĂ« nga nisja e procesit tĂ« legalizimeve nĂ« vitin 2006 dhe deri mĂ« tani, legalizimet janĂ« pĂ«rdorur si mjet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r mbĂ«shtetje politike, sidomos nĂ« fushata zgjedhore.

Përfundim

Në këtë artikull përmblodhëm vetëm 10 rrena, por gjatë vitit 2025 Faktoje ka verifikuar gjithsej 87 premtime të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Nga këto, 52 premtime rezultuan të pambajtura, vetëm 6 u mbajtën plotësisht, ndërsa 29 u realizuan pjesërisht. Verifikimet nxjerrin në pah hendekun mes premtimeve dhe realitetit, veçanërisht në një vit zgjedhor si ky që po lëmë pas.

Seria Galaxy S26 do të ofrojë inteligjencë artificiale të përmirësuar në pajisje



Samsung njoftoi Exynos 2600 javën e kaluar si çipseti i parë 2nm në botë.

Pritet të debutojë në serinë Galaxy S26 në tremujorin e parë të vitit 2026, dhe tani kemi disa detaje shtesë në lidhje me aftësitë e inteligjencës artificiale të 2600, transmeton Telegrafi.

Çipi i ri Ă«shtĂ« i pajisur me njĂ« NPU krejtĂ«sisht tĂ« re, e cila pretendohet se ofron njĂ« pĂ«rmirĂ«sim prej 113% krahasuar me Exynos 2500, dhe tani marrim konfirmim se do tĂ« marrĂ« gjithashtu njĂ« nxitje tĂ« konsiderueshme pĂ«r detyrat e inteligjencĂ«s artificiale nĂ« pajisje.

Firma koreane e inteligjencës artificiale NotaAI zbuloi se teknologjia e saj e optimizimit të modelit të inteligjencës artificiale do të përdoret në Exynos 2600 për të ekzekutuar modele më të mëdha të inteligjencës artificiale direkt në pajisje.

Platforma e optimizimit të inteligjencës artificiale NetsPresso e NotaAI lejon një reduktim të konsiderueshëm të madhësisë së modeleve të inteligjencës artificiale, duke ofruar ende rezultate të sakta.

Firma specializohet në optimizimin e modeleve të inteligjencës artificiale të përshtatura për pajisjen, gjë që do t'u lejonte inxhinierëve të Samsung të ekzekutonin modele më të mëdha të inteligjencës artificiale në pajisje pa pasur nevojë për qasje në internet.

Të dy kompanitë më parë kanë punuar së bashku në optimizimet e inteligjencës artificiale të Exynos 2500 dhe 2400 dhe kanë zhvilluar së bashku zinxhirin e mjeteve Exynos AI Studio të Samsungut. /Telegrafi/

Moti në Shqipëri



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu pritet të ketë në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje - lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës, ndërkaq do të ketë prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1ballë. /Telegrafi/




❌