❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjeneralët më të lartë amerikanë dhe izraelitë takohen në Pentagon, mes tensioneve në rritje me Iranin



Gjeneralët më të lartë amerikanë dhe izraelitë zhvilluan bisedime në Pentagon të premten mes tensioneve në rritje me Iranin.

Kjo është bërë e ditur nga dy zyrtarë amerikanë për Reuters të dielën, duke folur në kushte anonimiteti, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët nuk ofruan detaje rreth diskutimeve me dyer të mbyllura midis gjeneralit amerikan Dan Caine, kryetarit të Shtabit të Përbashkët, dhe Eyal Zamir, shefit të shtabit të forcave të armatosura izraelite.

Takimi nuk është raportuar më parë.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë e tyre detare dhe kanë rritur mbrojtjen e tyre ajrore në Lindjen e Mesme pasi presidenti Donald Trump kërcënoi vazhdimisht Iranin, duke u përpjekur ta ulë atë në tryezën e negociatave.

Udhëheqja e Iranit paralajmëroi të dielën për një konflikt rajonal nëse SHBA-të do ta sulmonin atë.

E ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u takua të dielën me Zamir pas bisedimeve të tij në Uashington, tha zyra e Katz, për të shqyrtuar situatën në rajon dhe "gatishmërinë operacionale të ushtrisë izraelite për çdo skenar të mundshëm". /Telegrafi/

PSG me mund mposht Strasbourgun, rimerr kreun e Ligue 1



Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Strasbourg, në kuadër të xhiros së 20-të në Ligue 1.

Vendasit kishin rastin e artë për të kaluar në epërsi përmes Joaquin Panichelli, por ky i fundit dështoi nga pika e bardhë.

Pas kĂ«saj, PSG-ja mori epĂ«rsinĂ« pĂ«rmes Senny Mayulu qĂ« realizoi nga topi i kthyer (22’).

Vendasit u pĂ«rgjigjen shpejtĂ« falĂ« Guela Doue, i cili shĂ«noi nga afĂ«rsia pas asistimit tĂ« Chilwell (27’).

Heroi i PSG-sĂ« rezultoi tĂ« jetĂ« Warren Zaire-Emery qĂ« realizoi me kokĂ« pas harkimit tĂ« Nuno Mendes (81’).

PSG-ja me këtë fitore merr kryesinë në Ligue 1 me 48 pikë derisa Strasbourg zë pozitën e shtatë me 30 pikë./Telegrafi

"Bëra gjithçka, familja ishte kundër", rrëfehet Fatlume Popovci - tregon pse u nda nga burri pas 20 vitesh



Këngëtarja shqiptare, Fatlume Popovci, ka qenë e ftuar së fundmi në "Prive by Liberta Spahiu".

Ajo ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet rreth një divorci të mundshëm.

E njëjta ka konfirmuar se i ka dhënë fund martesës gati 20 vjeçare.

Foto: YouTube

“NjĂ« vit e gjysmĂ«, ose dy vitet e fundit nuk Ă«shtĂ« qĂ« ka qenĂ« raporti siç e kemi pasur. UnĂ« vetĂ«m e di qĂ« nuk jam fajtore, jam munduar me çdo tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ«, djalin, familjen e tij", tha ajo.

Tutje artistja shtoi: "Qysh prej fillimit tĂ« lidhjes nuk e kam pasur stabilitetin 100 pĂ«r qind me tĂ«. Nuk e kam pasur sigurinĂ« nĂ« shumĂ« aspekte. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye jam detyruar me qenĂ« edhe burrĂ« edhe grua”.

"Vendosa me heq dorë unë, sot jam më e qetë më e lumtur. Kam filluar të shoh jetën me një sy tjetër. Jeta është shumë e bukur, edhe ne jemi njerëz".

Mes tjerash tregoi se familja e saj ka qenë kundër ndarjes teksa u pyet edhe nëse tradhtia ishte arsyeja për këtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Juventusi fiton bindshëm në Parma dhe ngjitet në vendin e katërt



Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Parmës, duke triumfuar me rezultatin 4-1, në një paraqitje të fortë dhe efikase në Serie A.

“Zonja e VjetĂ«r” e nisi ndeshjen me autoritet dhe kaloi nĂ« epĂ«rsi qĂ« nĂ« minutĂ«n e 15-tĂ«, kur Bremer realizoi me kokĂ« pas njĂ« goditjeje kĂ«ndi.

Dominimi i bardhezinjve vazhdoi dhe në minutën e 37-të, Weston McKennie dyfishoi shifrat me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Parma reagoi në fillim të pjesës së dytë, duke ngushtuar diferencën në minutën e 51-të pas një autogoli të Andrea Cambiasos, por Juventusi u rikthye shpejt në kontrollin e lojës.

Vetëm tri minuta më vonë, Bremer realizoi sërish, këtë herë nga afërsia, për rezultatin 1-3.

Në minutën e 64-t, pas një aksioni të rishikuar nga VAR-i, Jonathan David përfitoi nga topi i kthyer dhe shënoi golin e katërt, duke shënuar për fitoren e Juventusit (1-4).

David Openda shënoi në kohën shtesë, por goli i tij u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Edon Zhegrova qëndroi në bankë dhe nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.

Me këtë triumf, Juventusi ngjitet në vendin e katërt të tabelës me 45 pikë, duke vazhduar garën për zonën Champions, edhe pse mbetet 10 pikë larg Interit lider. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s



Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, studiuesit dhe mbështetësit e kulturës theksojnë rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të punimit dhe mënyrës së bartjes së saj.

Leme Tanaj, 71-vjeçare nga Gorozhupi i Hasit, ka veshur këtë rrobë tradicionale për dekada dhe kujton me nostalgji punën e madhe që kërkonin veshjet e zonës. Në ditën e martesës, ajo kishte përgatitur tetë veshje të kompletuara, të gjitha të punuara me dorë, të cilat fatkeqësisht u shkatërruan gjatë luftës.

"Kur u nisa për martesë, i kisha tetë veshje. Ato kishin vendet e tyre: më të thjeshtat për shtëpi, ato për dasmë dhe për ngjarje të veçanta ishin më të punuara. Veshja e dekës, për shembull, kishte më pak lule dhe ngjyra më të mbyllëta", rrëfen Tanaj.

Gjenerata mĂ« e re, pĂ«rfshirĂ« Rabije Hodaj nga ShoqĂ«ria Kulturore “Hasi Jehon”, vazhdon ta pĂ«rdorĂ« veshjen pĂ«r raste tĂ« veçanta, si festivalet tradicionale. Ajo thekson se veshja tregonte edhe gjendjen sociale tĂ« femrĂ«s.

"Përmes veshjes mund të dallosh nëse një grua ishte e ve, pjesëmarrëse në dasmë apo nuse e re. Nuset e reja vishnin fustanella me kanac të kuq, 33 metra të gjatë, ndërsa gratë e mesme përdornin mshellak", thotë Hodaj.

Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet mĂ« parĂ«. Ajo karakterizohet nga asimetria e punimit dhe njĂ« “gjuhĂ« komunikimi” qĂ« tregonte jetĂ«n sociale tĂ« komunitetit.

Çoçaj thotĂ« se, nĂ« bashkĂ«punim me Institutin pĂ«r TrashĂ«gimi dhe KulturĂ« “PjetĂ«r Bogdani” dhe shoqĂ«rinĂ« kulturore “Hasi” nĂ« TiranĂ«, po hartohet kĂ«rkesa pĂ«r pranimin e veshjes nĂ« UNESCO, e cila pritet tĂ« nisĂ« nĂ« prill 2026.

"Rregullat e UNESCO-s kërkojnë që çdo veshje që prezantohet dhe pranohet të jetë origjinale, të punohet origjinale dhe të ruajë bartjen origjinale. Veshja e Hasit humbet karakterin e saj unik nëse i hiqet 'gjuha e komunikimit' ose figurat që tregojnë jetën sociale të bartësit, qoftë veshja e Krumës, qoftë ajo e Vlahnës, apo veshja e Zymit si nënvariant i saj."

Ai gjithashtu nënvizon se nëpër shtëpitë hasjane në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje të kompletuara, të ruajtura me fanatizëm nga gjeneratat e vjetra, duke siguruar që trashëgimia kulturore të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm./RTK

Berberi i plagosur dërgohet me urgjencë për trajtim - plagë në shpatull, bark dhe këmbë



Berberi 30-vjeçar Sokol Daci, i cili u plagos me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së dielës sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake ndodhet ne gjendje stabel. 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Rrilës. Autorët kanë ndaluar makinën para berberhanes dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

E bujshme: Dion Gallapeni nĂ« “radarin” e gjigantit italian, Widzew Lodz kĂ«rkon 8 milionĂ« euro



Skuadra italiane Bologna ka shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin Dion Gallapeni të skuadrës polake Widzew Lodz.

Gallapeni qĂ« fitoi vĂ«mendjen e tĂ« gjithĂ«ve falĂ« paraqitjeve tĂ« mrekullueshme nĂ« fanellĂ«n e KosovĂ«s qĂ« disa kohĂ« Ă«shtĂ« nĂ« “radarin” e skuadrĂ«s italiane, tĂ« cilĂ«t po e shikojnĂ« njĂ« mundĂ«si transferimi nĂ« verĂ«.

Siç raportojnĂ« mediat italiane, pĂ«rcjellĂ« “Transfermarkt”, Bologna ka shprehur interesim pĂ«r Gallapenin qysh kĂ«tĂ« afat dimĂ«ror, por skuadra polake nuk e ka lejuar tĂ« largohet shkaku se kanĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« mbrojtĂ«s tĂ« krahut tĂ« majtĂ« pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« sezonit.

Një marrëveshje edhe në verë nuk pritet të jetë e lehtë, meqenëse Lodz e vlerësojnë plot 8 milionë euro, ani pse investuan vetëm afro 300 mijë për ta marrë nga Prishtina verën e kaluar.

21-vjeçari e ka fituar vendin e titullarit te Lodz kësisoj i mbetet vetëm që të vazhdojë me paraqitje pozitive, para se të bëjë një hap gjigant në karrierë.

Përndryshe, Gallapeni është i padiskutueshëm edhe në sistemin e Franco Fodas dhe kjo u dëshmua në kualifikueset e Botërorit ku gjithnjë ishte nga minuta e parë./Telegrafi

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet



Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 20:00, nĂ« rrugĂ«n “NĂ«na TerezĂ«â€, ndĂ«rsa i lĂ«nduari Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orĂ«s 20:00 kemi marrĂ« informatĂ«n pĂ«r njĂ« lĂ«ndim trupor tĂ« ndodhur nĂ« rrugĂ«n ‘NĂ«na Terezë’ nĂ« FushĂ« KosovĂ«. I njĂ«jti Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, ndĂ«rkohĂ« policia ka nisur hetimet pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« kĂ«tij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo personat e përfshirë në rast.

'A mendon se je vetë djalli?': Pamje që tregojnë Epstein në një intervistë, ku ai përballet me disa pyetje të vështira



Pas publikimit të mijëra dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, është shfaqur një video tronditëse.

Më shumë se tre milionë dokumente u publikuan nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të premten.

Disa nga dosjet përmbanin foto dhe pamje të ndryshme, por një video e vetë Jeffrey Epstein duke u intervistuar është rizbuluar gjithashtu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe Sky News ka ndarë pamjet e Epstein duke u filmuar për një intervistë, ku ai përballet me disa pyetje të vështira.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk dihet se kur ose ku janë filmuar pamjet, ose pse.

Gjatë intervistës, Epstein shfaqet i veshur me një këmishë të zezë dhe me syze, kur pyetet nëse paratë e tij janë 'para të pista'.

Ai këmbëngul: "jo, nuk janë", dhe kur e shtyjnë të thotë pse nuk janë, Epstein është i vendosur 'sepse i kam fituar'.

- YouTube www.youtube.com

Intervistuesi thotë se pasuria e tij e madhe u fitua nga vepra të errëta, duke përfshirë 'këshillimin e njerëzve më të këqij në botë që bëjnë gjëra të këqija të mëdha'.

Epstein pĂ«rpiqet ta injorojĂ« kĂ«tĂ« temĂ«, duke thĂ«nĂ« se 'etika Ă«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« temĂ« e ndĂ«rlikuar' dhe kĂ«mbĂ«ngul se i ka bĂ«rĂ« “mirĂ«â€ paratĂ« e tij.

Si një shembull, ai tha se dhuroi shuma parash për të trajtuar viktimat e poliomelitit në Pakistan dhe Indi.

MĂ« pas intervistuesi e pyet: "ÇfarĂ« je ti, [njĂ«] grabitqar seksual i klasit 3?".

"Niveli 1. Unë jam më i ulëti", përgjigjet Epstein.

Ndërkohë, intervistuesi i thotë: "A mendon se je vetë djalli?".

Më pas Epstein përgjigjet: "...Jo, djalli më tremb".

Epstein u gjet i vdekur në një qeli burgu në gusht 2019, në moshën 66 vjeç, pasi u arrestua për akuza për trafikim seksual.

Tre milionë dokumentet janë ende duke u shqyrtuar, me më shumë emra që shfaqen dhe njerëz që kërkojnë konfirmim se kush e vizitoi 'Ishullin Epstein' famëkeq. /Telegrafi/

FĂ«mijĂ«t mbajnĂ« mend shumĂ« mĂ« herĂ«t sesa mendojmĂ«: ÇfarĂ« u mbetet nga fĂ«mijĂ«ria e hershme



Do t’ju befasojĂ« sa herĂ«t fĂ«mijĂ«t, nĂ« fakt, fillojnĂ« tĂ« krijojnĂ« kujtime

Nuk është e rrallë që prindërit të mendojnë se çfarë do të mbajë mend fëmija nga fëmijëria dhe çfarë lloj kujtimesh do ta shoqërojnë gjatë jetës. Deri vonë, besohej se fëmijët pothuajse nuk mbanin mend asgjë para moshës trevjeçare, por sot ekspertët thonë se kujtesa e fëmijëve është shumë më e fortë dhe më e zhvilluar sesa mendohej dikur.

Kujtimet afatgjata që ata formojnë mund të mos jenë gjithmonë plotësisht të sakta, por megjithatë, fëmijët janë në gjendje të kujtojnë shumë gjëra nga fëmijëria e tyre e hershme.

Ja pse kjo është e rëndësishme dhe çfarë mund të bëjnë prindërit lidhur me këtë:

Ideja se fëmijët nuk mbajnë mend asgjë para moshës trevjeçare është e gabuar

“FĂ«mijĂ«t shpesh arrijnĂ« tĂ« kujtojnĂ« ngjarje shumĂ« mĂ« tĂ« hershme sesa kemi besuar mĂ« parĂ«â€, ka deklaruar pĂ«r HuffPost profesorja qĂ« studion gjuhĂ«n dhe kujtesĂ«n nĂ« Universitetin Memorial tĂ« Newfoundland-it nĂ« Kanada, prof. Carol Peterson.

Disa nga studimet e saj fokusohen nĂ« fenomenin e njohur si “amnezia e fĂ«mijĂ«risĂ«â€, ideja se fĂ«mijĂ«t (dhe madje edhe tĂ« rriturit) mbajnĂ« mend shumĂ« pak nga jeta para moshĂ«s tre ose katĂ«r vjeç. PĂ«r dekada me radhĂ«, ekspertĂ«t mendonin se kjo ndodhte sepse truri i fĂ«mijĂ«ve nuk ishte nĂ« gjendje tĂ« formonte kujtime para njĂ« momenti tĂ« caktuar zhvillimi.

MegjithatĂ«, Peterson dhe studiues tĂ« tjerĂ« kanĂ« zbuluar se kjo nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht e vĂ«rtetĂ«. NjĂ« nga studimet e saj tregoi, pĂ«r shembull, se fĂ«mijĂ«t qĂ« pĂ«rjetojnĂ« situata mjekĂ«sore urgjente nĂ« moshĂ«n dyvjeçare dhe qĂ« intervistohen vite mĂ« vonĂ« – janĂ« nĂ« gjendje tĂ« kujtojnĂ« qartĂ« elementet kryesore tĂ« asaj pĂ«rvoje. Edhe pse kujtimet mund tĂ« mos jenĂ« aq tĂ« detajuara sa tek fĂ«mijĂ«t mĂ« tĂ« rritur, ato ekzistojnĂ« dhe janĂ« tĂ« pranishme.

Studime tĂ« tjera sugjerojnĂ« se fĂ«mijĂ«t e moshĂ«s pesĂ«, gjashtĂ« apo shtatĂ« vjeç e kujtojnĂ« mjaft mirĂ« atĂ« qĂ« u ka ndodhur kur ishin tre vjeç, por fillojnĂ« t’i humbin kĂ«to kujtime rreth moshĂ«s tetĂ« apo nĂ«ntĂ« vjeç.

Prandaj, nuk ka njĂ« konsensus tĂ« qartĂ« pĂ«r moshĂ«n kur formohen kujtimet e qĂ«ndrueshme – kjo varet nga vetĂ« fĂ«mija. MegjithatĂ«, thelbi Ă«shtĂ« i qartĂ«: fĂ«mijĂ«t mund tĂ« mbajnĂ« mend disa pĂ«rvoja shumĂ« mĂ« herĂ«t sesa mendojmĂ«, transmeton Telegrafi.

Ajo që mbajnë mend më shumë është emocioni

“Gjithçka qĂ« ka rĂ«ndĂ«si emocionale, fĂ«mijĂ«t do ta mbajnĂ« mend”, ka thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t pĂ«r HuffPost psikologia klinike nga Los Anxhelosi, Dr. Jenny Yip.

Nga ana tjetër, ka edhe lajme të mira: shumica e fëmijëve nuk ndryshohen ndjeshëm nga një ngjarje e vetme emocionale apo nga një kujtim i izoluar, gjë që është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për përvoja emocionalisht të vështira.

“Ngjarjet e vetme, pĂ«rveç atyre qĂ« janĂ« vĂ«rtet traumatike, rrallĂ«herĂ« kanĂ« efekt afatgjatĂ« nĂ« zhvillimin emocional dhe social tĂ« fĂ«mijĂ«ve”, shpjegon psikologu klinik Mark Rienecke. “NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, fĂ«mijĂ«t janĂ« mjaft tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.”

Prindërit luajnë rol kyç në formësimin e kujtimeve të fëmijëve

NjĂ« pjesĂ« e punĂ«s sĂ« Peterson si studiuese Ă«shtĂ« t’i ndihmojĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« zhvillojnĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kujtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« rrjedhshme. Ajo shpesh i pyet fĂ«mijĂ«t pĂ«r kujtimin e tyre mĂ« tĂ« hershĂ«m dhe vetĂ« rikujtimi i kĂ«tyre pĂ«rvojave shpesh i ndihmon fĂ«mijĂ«t tĂ« lidhen mĂ« mirĂ« me tĂ« tjerĂ«t.

Kjo është e rëndësishme, sepse fëmijët i përdorin kujtimet për të ndërtuar ndjenjën e identitetit ndërsa rriten.

“Dallimi qĂ«ndron te mĂ«nyra se si prindĂ«rit flasin me fĂ«mijĂ«t e tyre. Kur prindĂ«rit flasin me ta pĂ«r pĂ«rvojat qĂ« kanĂ« kalua, pĂ«r atĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« javĂ«n e kaluar, verĂ«n e kaluar apo vitin e kaluar – kjo Ă«shtĂ« si tĂ« stĂ«rvitĂ«sh njĂ« muskul”, shpjegon Peterson. “FĂ«mija zhvillon zakonin tĂ« reflektojĂ« mĂ« shumĂ« mbi kujtimet dhe t’i ruajĂ« ato mĂ« mirĂ«.”

Edhe pse prindërit kanë prirje të theksojnë vetëm kujtimet e bukura dhe të shmangin bisedat për përvojat negative, sipas saj është e rëndësishme që të përfshihen të dyja.

“NjĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« fĂ«mijĂ«t duhet tĂ« mĂ«sojnĂ« Ă«shtĂ« tĂ« kuptojnĂ« dhe tĂ« pĂ«rballen me pĂ«rvojat negative qĂ« kanĂ« pasur nĂ« jetĂ«. TĂ« flasĂ«sh pĂ«r to, ta ndihmosh fĂ«mijĂ«n t’i kuptojĂ« dhe ta ndiejĂ« se ka pasur njĂ« farĂ« kontrolli dhe Ă«shtĂ« pĂ«rballur mirĂ« me to, kĂ«ta janĂ« hapa shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, pĂ«rfundon ajo. /Telegrafi/

Situatë dramatike te Real Madridi, Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme



Vetëm disa orë pasi mesfushori anglez ndjeu një dhimbje të fortë në Bernabeu gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecanos dhe u detyrua të largohej nga fusha, Real Madridi ka konfirmuar shkallën e lëndimit të tij.

Jude Bellingham ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së së dielës.

Kjo do të thotë se lojtari do të mungojë rreth një muaj, duke humbur ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në kampionat, si dhe përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas.

Ai do ta humbasë me siguri ndeshjen e parë, ndërsa paraqitja në takimin e dytë konsiderohet shumë e pamundur.

Parte médico de Bellingham.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 1, 2026

Ishte minuta e nëntë e ndeshjes kur lojtari britanik nuk arriti ta përfundonte një sprint. Ai u kap pas kofshës, sinjalizoi për zëvendësim dhe u largua menjëherë nga loja, duke ia lënë vendin Brahim Diazit.

Situata te Reali veçse po bëhet më e ndërlikuar shkaku se madrilenët do të jenë edhe pa yjet si Raul Asencio e Rodrygo, që u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e fundit të fazës së ligës./Telegrafi

Kënga e re 'shpërthen' gjithandej, reagon Gjesti: Kaq shumë dashuri, s'kam fjalë



KĂ«nga e re e Gjestit, “Memories”, po shĂ«non sukses tĂ« madh ndĂ«rkombĂ«tar.

Artisti ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon se projekti i tij muzikor është renditur në 'trending' në disa vende të Evropës, duke zënë pozita shumë të larta në platformat muzikore.

Sipas postimit, “Memories” Ă«shtĂ« numĂ«r njĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ZvicĂ«r dhe MaqedoninĂ« e Veriut, ndĂ«rsa ka arritur gjithashtu pozita tĂ« larta nĂ« shtete si Gjermani, Suedi, BelgjikĂ«, Austri, Norvegji, Greqi, Slloveni, Itali, MaltĂ«, MbretĂ«ri e Bashkuar, DanimarkĂ«, FinlandĂ«, FrancĂ« dhe Kroaci.

Foto: Instagram

Në mesazhin shoqërues, Gjesti ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky sukses është rezultat i dashurisë dhe përkrahjes së publikut.

"Me pa këngën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë këtë dashuri prej juve. S'kam fjalë", ka shkruar ai.

Projektin ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, Eldionit, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

RrĂ«fimi i ish-ushtarit tĂ« UÇK-sĂ« qĂ« u mbajt rob 40 ditĂ« nga Serbia



Karavanit tĂ« 150 ushtarĂ«ve tĂ« lirisĂ«, po i printe MujĂ« Krasniqi, i njohur si komandant “Kapuçi”.

13 dhjetori i vitit 1998 i gjeti në Cahan të Krumës, e mbrëmjen e asaj të diele, morën rrugën për në Kosovë.

Ata gjatë këtij rrugëtimi u përballën me një prit nga forcat serbe.

Nga dĂ«shmorĂ«t e parĂ« qĂ« ranĂ« nĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«, ishte Veli Ballazhi. Por, kushĂ«riri i tij, Sameti, nuk e pati kĂ«tĂ« fat. Ky i fundit, ishte nĂ« mesin e 8 ushtarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t u zunĂ« rob nga forcat serbe.

Sameti tregon se motivi pĂ«r t’iu bashkuar UÇK-sĂ« lindi nga gjendja e rĂ«ndĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nga luftimet qĂ« nisĂ«n nĂ« DrenicĂ«, duke e shtyrĂ« atĂ« dhe bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t tĂ« shkonin nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r t’u trajnuar dhe pĂ«r t’u radhitur nĂ« radhĂ«t e rezistencĂ«s.


Samet Ballazhi me shokë, i kapur rob në Pashtrik nga serbët

Ai tregon se grupi që u kapën rob u mbajt i ndarë në burgje të ndryshme në Serbi për rreth 40 ditë, duke përjetuar kushte të rënda dhe pasiguri të vazhdueshme për fatin e tyre.

Lirimi i tyre u bë përmes një marrëveshjeje këmbimi, me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Kjo ndodhi pasi nĂ« njĂ« betejĂ« nĂ« ShalĂ« tĂ« BajgorĂ«s, UÇK-ja kishte zĂ«nĂ« rob 8 oficerĂ« serb dhe pĂ«rmes OSBE-sĂ« ata ishin shkĂ«mbyer me ushtarĂ«t e UÇK-sĂ«.

Pavarësisht vuajtjeve dhe pasojave fizike nga plagët e luftës, Ballazhi thekson se besimi në liri nuk u shua asnjëherë.

“Ne u betuam: ose vdekje, ose liri”, shprehet ai, duke shtuar se edhe nĂ« momentet mĂ« tĂ« vĂ«shtira besonin se Kosova do tĂ« ishte e lirĂ«, edhe nĂ«se jo pĂ«r veten e tyre.

UshtarĂ«t serb, tĂ« kapur rob nga UÇK-ja qĂ« u shkĂ«mbyen me grupin e Samet Ballazhit

Sot, rrëfimi i Samet Ballazhit mbetet një dëshmi e gjallë e sakrificës, qëndresës dhe idealit për liri.

Historia e tij kujton se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk erdhën lehtë, por u ndërtuan mbi dhimbje, përkushtim dhe besim të palëkundur në të ardhmen./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Shala: Thaçi ishte nën presion prandaj kishte dyshime për Konferencën e Rambujesë



Gazetari-aktivisti Blerim Shala kanĂ« zbardhur detaje nga pĂ«rgatitjet pĂ«r KonferencĂ«n e RambujesĂ«, duke theksuar se lideri politik i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, ka vepruar nĂ«n presion tĂ« madh nga komandantĂ«t e zonave dhe se kjo ndikoi nĂ« dyshimet e tij ndaj konferencĂ«s

Surroi rrëfeu se gjatë diskutimeve për qeverinë e përkohshme, Thaçi ishte skeptik dhe vendosi të mos merrte pjesë në një takim kyç me zyrtarët amerikanë, përfshirë Madeleine Albright, James Dobbins dhe Richard Holbrooke.

Surroi ka thënë se në atë moment u angazhua personalisht për të siguruar që dokumenti të pranohej dhe u nënshkrua nga pesë persona, duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Thaçin, Surroin dhe Blerim Shalën.

Blerim Shala

Shala shtoi se presioni ka ardhur kryesisht nga pĂ«rfaqĂ«sues lokalĂ« tĂ« UÇK-sĂ« dhe spekulime tĂ« ndryshme qĂ« qarkullonin rreth marrĂ«veshjes, duke e bĂ«rĂ« Thaçin tĂ« dyshojĂ« pĂ«r suksesin e konferencĂ«s.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Madeleine Albrightit, e cila sipas tij ishte përkushtuar maksimalisht për të mos i lënë palët shqiptare vetëm dhe për të siguruar finalizimin e marrëveshjes.

“Mendoj qĂ« ka qenĂ« nĂ« presion tĂ« madh (Thaçi)... prej UÇK-sĂ«, prej pĂ«rfaqĂ«suesve lokalĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, pastaj ka pasur spekulime tĂ« llojllojshme, tĂ« cilat e kemi ndi edhe unĂ« edhe ti. Pastaj u dashke me i konsultu Hillin dhe ekipin e zonjĂ«s Albright, a janĂ« tĂ« vĂ«rteta jo, se spekulimet e tilla qĂ« kjo Ă«shtĂ« veç konferencĂ« provizore, e cila me gjasĂ« ka pĂ«rhapĂ« Adem Demaçi, ndoshta edhe dikush nga UÇK-ja, se kjo Ă«shtĂ« konferencĂ« provizore, amerikanĂ«t s’janĂ« tĂ« interesuar tĂ« ketĂ« sukses, duhet tĂ« ketĂ« konferencĂ« tjetĂ«r nĂ« AmerikĂ«, dhe atje do tĂ« vendoset”, rrĂ«feu Shala, nĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim nĂ« podcastin PIKË, publicisti Veton Surroi.

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë



Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar multietnik do të përbëhet nga gjithsej tetë deputetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka bërë të ditur se ky grup do të përfshijë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.

Ai ka theksuar se përkushtimi i këtij grupi është që të japë kontributin e tij në formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, sa më parë.

“TĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« japim kontributin tonĂ« nĂ« formimin e institucioneve tĂ« republikĂ«s sa mĂ« parĂ«â€, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë, ulëse në Kuvend nga komunitetet joserbe kanë fituar edhe Veton Berisha, Duda Balje dhe Adem Hoxha./Telegrafi/


Musk parandalon me sukses keqpërdorimin rus të Starlink



Elon Musk ka deklaruar se hapat që SpaceX kishte ndërmarrë për të ndaluar përdorimin 'e paautorizuar' të Starlink nga Rusia duket se kanë funksionuar.

"Duket se hapat që ndërmorëm për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia kanë funksionuar. Na tregoni nëse duhet bërë më shumë", tha drejtori ekzekutiv i SpaceX, Musk, në X.


Looks like the steps we took to stop the unauthorized use of Starlink by Russia have worked. Let us know if more needs to be done.
— Elon Musk (@elonmusk) February 1, 2026


Ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi se Ukraina po punon me SpaceX për të ndaluar Rusinë të drejtojë dronë duke përdorur sistemin e internetit të Starlink.

“Teknologjia perĂ«ndimore duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ndihmojĂ« botĂ«n demokratike dhe tĂ« mbrojĂ« civilĂ«t, nĂ« vend qĂ« tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r terrorizĂ«m dhe shkatĂ«rrimin e qyteteve paqĂ«sore”, tha Fedorov.

Ndryshe, ushtria e Ukrainës ende mbështetet në dhjetëra mijëra Starlink për komunikim në fushën e betejës dhe për pilotimin e disa misioneve me dronë. /Telegrafi/

Zyrtare: Anderlecht shkarkon Besnik Hasin



Anderlecht e ka shkarkuar trajnerin Besnik Hasi si pasojë e rezultateve negative.

Skuadra belge ka vuajtur në Superligën e Belgjikës këto kohët e fundit, ku në tre ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe marrë vetëm një barazim.

Kësisoj, Anderlecht ka vendosur të mos i jep më kohë teknikut shqiptar dhe ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit.

“RSC Anderlecht po e mbyllĂ« marrĂ«veshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi dĂ«shiron ta falĂ«nderojĂ« pĂ«r punĂ«n dhe dedikimin”.

“Edward Still do tĂ« jetĂ« pĂ«rkohĂ«sisht trajner i skuadrĂ«s”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim.

RSC Anderlecht neemt afscheid van Besnik Hasi. Le club tient à remercier Besnik pour son engagement et son dévouement.

More info on https://t.co/RCdwJJMN5N pic.twitter.com/danz5F8xfN
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) February 1, 2026

Hasi pĂ«rndryshe Ă«shtĂ« trajneri mĂ« i suksesshĂ«m i KosovĂ«s ndĂ«rsa shpesh herĂ« edhe ka qenĂ« i lidhur me pozitĂ«n e pĂ«rzgjedhĂ«sit tĂ« “DardanĂ«ve”, por asnjĂ«herĂ« nuk ka pasur ndonjĂ« gjĂ« konkrete./Telegrafi

Fluska bore në Tampa të Floridas, për herë të parë në 16 vjet



MeteorologĂ«t dhe banorĂ«t nĂ« zonĂ«n e Tampa-s, Florida, kanĂ« raportuar “reshje tĂ« lehta bore”, njĂ« fenomen shumĂ« i rrallĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« shtet.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për të ftohtë ekstrem dhe ngrica në të gjithë Florida-n, duke paralajmëruar për rrezik të hipotermisë dhe ngrirjes.

#Snow flurries in Wesley Chapel! Just 15-20 miles NE of #Tampa.
Thanks, Ashleigh Ellett
Upload pics/ Videos to https://t.co/ItZWYRrvhb pic.twitter.com/duv2BBlWAX
— Jeff Berardelli (@WeatherProf) February 1, 2026

Meteorologu Matt Yarosewick deklaroi se “pushtimi arktik ka mbĂ«rritur”, ndĂ«rsa pamje me “fluska bore” u raportuan edhe nĂ« Saint Petersburg dhe Wesley Chapel.

Some light snow flurries in south Tampa pic.twitter.com/Z38H9iYCML
— LFB ❁ (@jstnsznn) February 1, 2026

Zyra e NWS Tampa Bay publikoi video ku shihen reshje bore pranë zyrave të saj herët të dielën.

Sunday February 1st, 2026:
We were able to catch some of the flurries here at the office, around 4:45am this morning. ❄

Temperatures today will only warm into the 40s and 50s. Tonight the lows are back in the 20s and 30s. Stay warm out there. đŸ§„ pic.twitter.com/SzgRxpuJLO
— NWS Tampa Bay (@NWSTampaBay) February 1, 2026

Sipas NWS, temperaturat gjatĂ« ditĂ«s do tĂ« ngjiten vetĂ«m nĂ« 4–10°C, ndĂ«rsa gjatĂ« natĂ«s do tĂ« bien nĂ« -6 deri nĂ« -1°C.

MeteorologĂ«t theksojnĂ« se hera e fundit qĂ« janĂ« parĂ« “fluska bore” nĂ« Tampa ka qenĂ« nĂ« janar tĂ« vitit 2010. /Telegrafi/

Pa shumë fjalë: Paris Hilton tregoi pse quhet "ikonë e vërtetë e modës"



Në tapetin e kuq të mbrëmjes Pre-Grammy në Los Anxhelos, Paris Hilton konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më me ndikim në botën e modës dhe glamurit

Pa asnjë dyshim, Paris Hilton tërheq vëmendjen e publikut kudo që shfaqet. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë, kur ajo u paraqit në ceremoninë Pre-Grammy, e cila u mbajt në Los Anxhelos. Siç e tregon edhe vetë emri, kjo ngjarje shërben si një uvertirë elegante për ndarinë e çmimeve Grammy, një nga netët më të rëndësishme të muzikës në botë.

Me paraqitjen e saj, Paris Hilton dha një mesazh të qartë: edhe në ceremoninë kryesore të Grammy-t, nga ajo mund të pritet vetëm shkëlqim maksimal dhe stil i përkryer.

profimedia

Një paraqitje që mishëron sharmin modern

Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë elegant ngjyrë të zezë, të zbukuruar me shkëlqim delikat temtinash, që reflektonin dritën dhe krijonin një efekt luksoz, por jo të tepruar.

Flokët e saj të gjatë i kishte lënë të lëshuar, duke i dhënë pamjes një notë romantike dhe femërore, ndërsa grimi ishte i rafinuar dhe në harmoni me veshjen.

Kroi i zgjedhur, karakteristik për stilin e saj, theksonte linjat dhe i jepte figurës së saj një prani të fortë dhe glamuroze, pikërisht atë që pritet nga një event i lidhur me natën më të madhe muzikore të vitit, transmeton Telegrafi.

profimedia

Minimalizëm luksoz dhe elegancë pa kohë

Ky kombinim e paraqet Paris Hilton në formën e saj më të konsoliduar: e rafinuar, e sigurt në stil dhe pa teprime të panevojshme. Me aksesorë të përzgjedhur me kujdes dhe theks te silueta, ajo i dha veshjes një frymë moderne me elegancë të përjetshme.

Kjo paraqitje konfirmon edhe një herë pse Paris Hilton mbetet pikë referimi për breza të tërë, duke ndërthurur trendet aktuale me një estetikë klasike që i reziston kohës.

Me këtë stil, ajo dëshmon se pozicioni i saj si ikonë mode nuk është rastësor, por rezultat i një identiteti të ndërtuar me vite, i bazuar në hijeshi, finesë dhe vetëbesim.

/Telegrafi/

Gjermani: Për çfarë po i shpenzon Bundeswehri miliardat?



Gjermania po shpenzon shuma rekord për armatimin. Bundeswehri po porosit armë dhe pajisje të reja në një masë të madhe. Ja disa shembuj konkretë.

Ushtria gjermane (Bundeswehr) ka në dispozicion më shumë se 108 miliardë euro sivjet - një shumë e madhe dhe e paprecedentë.

Ushtria financohet nga buxheti aktual federal dhe nga fondet speciale për të cilat shteti merr hua.

Me këto para, Bundeswehri, tek i cili është kursyer për dekada, duhet të bëhet përsëri i aftë për luftë.

Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi qeveria federale druhet se Rusia mund të jetë e aftë të nisë ndonjë sulm në territorin anëtar të NATO-s që në vitin 2029.

ÇfarĂ« blen Bundeswehr me miliardat? Dhe si funksionon armatimi i shpejtĂ«?

Drone luftarake për herë të parë për Bundeswehrin

Për një kohë të gjatë, nuk kishte shumicë politike për blerjen e dronëve luftarakë.

Por lufta në Ukrainë, në të cilën dronët janë një faktor vendimtar, ka çuar në një ndryshim të të menduarit në Gjermani.

Për herë të parë në historinë e saj, ushtria gjermane do të porositë disa mijëra dronë luftarakë këtë vit.

Porosia iu është dhënë me përparësi kompanive të reja të teknologjisë: startup-et Stark Defence nga Berlini dhe Helsing nga Mynihu do të marrin secila një porosi me vlerë deri në 300 milionë euro.

Prototipet e konkurrentit Rheinmetall nuk i kanë bindur autoritetet e Bundeswehrit.

Do të blihen dronët kamikaze, të njohur në zhargonin teknik si "municione që ecin kot".

Dronët e pajisur me një kokë rakete përplasen në objektivin e tyre dhe vetëshkatërrohen gjatë këtij procesi.

Ndër të tjera, me këto drona do të pajiset një brigadë e Bundeswehrit në Lituani, e cila po krijohet për të mbrojtur më mirë krahun lindor të NATO-s.

Mbrojtja kundër dronëve dhe armët lazer

Bundeswehri gjithashtu ka mangësi në mbrojtjen e tij kundër dronëve. Kjo duhet të zgjidhet duke kombinuar mbrojtje të ndryshme.

Spektri varion nga pajisjet elektronike të bllokimit deri te automjeti i blinduar anti-ajror Skyranger 30, i cili gjithashtu mund të neutralizojë tufa dronësh.

Skyranger, i prodhuar nga koncerni Rheinmetall, është veçanërisht i rëndësishëm sepse ka gjithnjë e më shumë fluturime të dyshimta me dronë mbi Gjermani, përfshirë edhe mbi objektet e Bundeswehrit.

Por ai mund të jetë i gatshëm për përdorim vetëm në vitin 2028.

Skyranger do të bëhet sistemi kryesor i armëve të njësisë së sapoformuar kundërajrore të Bundeswehrit.

Kjo njësi u shpërbë në vitin 2012 sepse u konsiderua se nuk ishte më e nevojshme.

Një armë e re lazer është planifikuar për mbrojtje kundër dronëve, kryesisht e rëndësishme për Marinën.

Konkretisht, anijet kanë kapacitet të kufizuar për të ruajtur municione, dhe armët lazer kanë nevojë vetëm për energji elektrike.

Një armë e tillë lazer për mbrojtje kundër dronëve, e zhvilluar nga kompanitë Rheinmetall dhe MBDA, tashmë ka kaluar fazën e testimit në Marinë. Tani është gjithashtu në listën e prokurimit të Bundeswehr.

Porosi edhe tek prodhuesit amerikanë

Edhe pse Bundeswehri blen kryesisht pajisjet e saj të reja nga prodhuesit gjermanë dhe evropianë të armëve, disa kontrata të mëdha janë lidhur edhe me koncernet amerikane.

Për shembull, ajo për aeroplanin luftarak F-35A, i cili konsiderohet aeroplani luftarak më modern në botë.

Qeveria gjermane porositi 35 copë nga gjiganti amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin. Kostoja e të gjithë paketës, duke përfshirë armët dhe pjesët rezervë: gati dhjetë miliardë euro.

Një nga arsyet e zgjedhjes: F-35 mund të armatoset me bomba bërthamore amerikane në rast emergjence.

Ky rol më parë luhej nga aeroplanët Tornado të Bundeswehrit, të cilët së shpejti do të tërhiqen nga shërbimi për shkak të vjetërsisë së tyre.

Flota gjermane F-35 bëhet kështu pjesë e ombrellës bërthamore të NATO-s mbi Evropën.

Përveç kësaj, Bundeswehri po blen edhe 60 helikopterë të rëndë transporti CH-47 Chinook nga koncerni amerikan Boeing.

NĂ« EvropĂ«, thonĂ« ekspertĂ«t, nuk ka produkt konkurrues me aftĂ«si tĂ« tilla. Çmimi: 7.3 miliardĂ« euro.

Nga Boeing vjen aeroplani i zbulimit detar P-8A Poseidon, i cili falë teknologjisë më moderne të sensorëve mund të monitorojë zona të mëdha detare dhe të zbulojë nëndetëse.

Kopja e parë iu dorëzua Marinës Gjermane në vjeshtë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), ky aeroplan mund të jetë kontributi i Gjermanisë për mbikëqyrje më të mirë të ujërave përreth Grenlandës, si pjesë e misionit të NATO-s.

Lajm për Bundeswehrin: projekti Uranos KI

Sistemet moderne të armëve nuk mund të imagjinohen më pa inteligjencën artificiale (IA). Se sa shumë po rritet rëndësia e saj, tregohet nga projekti Uranos KI, i cili do të pajisë brigadën Bundeswehr në Lituani.

Në krahun lindor të NATO-s, zona të mëdha duhet të monitorohen me saktësi ku futet në përdorim sistemi UI.

Ai duhet të ndihmojë në analizimin e sasive të mëdha të të dhënave të mbledhura nga sensorë të ndryshëm.

Kjo, për shembull, mund të lehtësojë zbulimin e dronëve armik.

Detajet e projektit mbahen sekret nga Ministria e Mbrojtjes për arsye të mira.

Fregata F126: probleme me një projekt prestigjioz

Rasti i fregatës F126 tregon se jo të gjitha projektet e mëdha të kushtueshme ecin gjithmonë mirë.

Pasi projektimi i anijes më të madhe luftarake të Marinës u prit me entuziazëm, zhgënjimi u shfaq shpejt gjatë ndërtimit.

Kontraktori kryesor, kantieri holandez i anijeve Damen Naval, dështoi të zbatonte planet.

Sipas raporteve të medias, rreth 1.8 miliardë euro janë investuar tashmë në F126. Projekti mund të kthehet në "gropë të miliardave", kanë frikë politikanët e opozitës.

Tani kompania gjermane Naval Vessels LĂŒrssen (NVL) duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r projektin dhe tĂ« shpĂ«tojĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ende e mundur.

Por, meqenëse marina ka nevojë urgjente për fregata të reja për shkak të angazhimeve të NATO-s, po planifikohet një zgjidhje kalimtare.

Bundeswehri dëshiron të blejë fregata shtesë të tipit MEKO A-200 nga TKMS, prodhuesi më i madh i anijeve luftarake në Gjermani.

Meqenëse ky model është ndërtuar tashmë për eksport, planet janë të plota.

Por edhe kjo "zgjidhje kalimtare" sigurisht kushton shtesë, Bundestagu tashmë miratoi 7.8 miliardë euro shtesë për të vitin e kaluar.

Uniforma të reja për ushtarët e ardhshëm

Edhe për uniformat e reja dhe pajisjet personale, Bundestagu miratoi një shumë të madhe në fund të vitit të kaluar - për një total prej 460.000 ushtarësh.

Kritikët kanë pyetur nëse kjo është e tepërt, pasi Bundeswehri aktualisht ka vetëm rreth 184.000 anëtarë.

Por numri i ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, përfshirë rezervat, në 460.000 burra dhe gra.

Kjo mund të zgjasë me vite, por uniformat do të jenë të disponueshme në numër të mjaftueshëm gjithsesi. Kur ushtarë të rinj bashkohen me shërbimin, "nuk mund t'i veshim me pantallona sportive", shpjegoi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. /DW/

❌