❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, reagon Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen

Kremlini ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar Kievin për mungesë mirënjohjeje ndaj aleatëve perëndimorë.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Ukraina Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« “kafshojĂ« dorĂ«n qĂ« e ushqen”, duke iu referuar kritikave tĂ« bĂ«ra nga Zelensky ndaj Bashkimit Evropian gjatĂ« fjalimit tĂ« tij nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r televizionin shtetĂ«ror Rossiya 1, Peskov tha se “regjimi i Kievit Ă«shtĂ« gati tĂ« kafshojĂ« kĂ«do”, duke shtuar se kjo sjellje tregon, sipas tij, qĂ«ndrimin e vĂ«rtetĂ« tĂ« udhĂ«heqjes ukrainase ndaj partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Deklaratat e Kremlinit vijnë në një moment tensionesh të shtuara diplomatike, pas kritikave të Zelensky se Evropa nuk po vepron me vendosmëri të mjaftueshme përballë agresionit rus dhe për mbështetjen e Ukrainës.

Moska dhe Kievi mbeten në përplasje të hapur politike dhe retorike, ndërsa lufta dhe pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë marrëdhëniet mes Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, reagon Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen appeared first on Sinjali.

Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.

Demonstratat shpërthyen një ditë pas një marshimi masiv kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis dhe u shtrinë në New York, Washington DC, San Francisco, Boston, Los Angeles dhe Providence. Pavarësisht temperaturave ekstreme, mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe ndalimin e operacioneve të ICE.

NĂ« Minneapolis, protestuesit u rikthyen nĂ« vendin ku Pretti u vra, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur pankarta me mesazhin “DrejtĂ«si pĂ«r Alex Pretti”. NĂ« New York, turma tĂ« mĂ«dha u mblodhĂ«n nĂ« Union Square, ku u dĂ«gjuan thirrje pĂ«r shpĂ«rbĂ«rjen e ICE.

NĂ« Washington DC, qindra persona protestuan pĂ«rpara selisĂ« sĂ« Departamentit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare (DHS), ndĂ«rsa nĂ« San Francisco dhe Los Angeles protestat u shoqĂ«ruan me slogane kundĂ«r “terrorizimit tĂ« komuniteteve nga agjentĂ«t federalĂ«â€.

Sipas pamjeve video që janë bërë virale, Pretti shihet duke u përplasur në tokë nga agjentët federalë dhe më pas qëllohet disa herë. Analistë të pavarur kanë deklaruar se nga pamjet nuk duket se ai kishte armë në dorë në momentin e të shtënave.

Autoritetet federale pretendojnë se Pretti iu afrua agjentëve me një armë zjarri, por shefi i policisë së Minneapolis konfirmoi se ai ishte pronar ligjor i armës dhe me leje mbajtjeje, sipas ligjit të Minesotës.

Ngjarja ka ndezur debat të ashpër kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në qytetet amerikane.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave appeared first on Sinjali.

Stuhi e fuqishme dimërore në SHBA, 730 mijë njerëz pa energji elektrike, mbi 10 mijë fluturime të anuluara

Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona pa energji elektrike në jug të vendit dhe tashmë po lëviz drejt Bregut Lindor, duke shkaktuar kaos në transport dhe paralizim të lëvizjeve.

Që nga mëngjesi i së dielës, më shumë se 190 milionë amerikanë ishin nën paralajmërime për kushte të rrezikshme dimërore, nga Nju Meksiko deri në Karolinën e Veriut dhe më tej deri në Maine.

Stuhia dimërore e quajtur Fern vazhdon të godasë jugun e SHBA-së, duke sjellë borë, shi të përzier me borë dhe shi të ngrirë në një zonë të gjerë. Gjatë orëve të para të së dielës, reshjet e borës kanë arritur edhe në verilindje të vendit.

Sipas parashikimeve, stuhia do të lëvizë drejt lindjes gjatë mëngjesit të së dielës, duke sjellë reshje bore nga Wichita e Kansasit deri në Cincinnati. Flokët e parë të borës pritet të bien në Uashington D.C. që në orët e para të mëngjesit, ndërsa në Filadelfia rreth orës 07:00 sipas orës lokale të Bregut Lindor.

Shi i ngrirë parashikohet deri në lindjen e diellit në zona si Shreveport (Luiziana), Memphis, Atlanta dhe Raleigh (Karolina e Veriut).

Gjatë paradites, zonat në perëndim të lumit Misisipi pritet të fillojnë të thahen, ndërsa stuhia zhvendoset drejt verilindjes.

Nju Jorku pritet të përjetojë reshje bore më vonë gjatë mëngjesit, ndërsa ajri më i ngrohtë që vjen nga jugu mund ta shndërrojë borën në përzierje dimërore në Uashington D.C.

Midis orës 11:00 dhe 16:00 (ET), një brez me reshje të dendura bore dhe përzierje dimërore pritet të prekë korridorin e autostradës I-95, me intensitet deri në 2.5 cm borë në orë. Në Filadelfia parashikohet shi i ngrirë ose përzierje dimërore, ndërsa në Nju Jork dhe më në veri reshjet do të jenë kryesisht borë.

Deri rreth 18:00 (ET), ajri i ngrohtë nga Oqeani Atlantik pritet të depërtojë në korridorin I-95, duke sjellë kalime të shpeshta mes borës, shiut të ngrirë, përzierjes dimërore dhe shiut, ndërkohë që në Nju Angli priten reshje të dendura bore.

Rreth orës 21:00 të së dielës, Nju Jorku pritet të përballet me përzierje dimërore, ndërsa Nju Anglia dhe zonat e brendshme të verilindjes do të vazhdojnë të marrin borë. Reshje të lehta pritet të vazhdojnë deri në mëngjesin e së hënës, me dobësim gradual deri rreth mesditës.

Mbi 10 mijë fluturime të anuluara

Më shumë se 10.000 fluturime janë anuluar të dielën brenda, drejt ose nga SHBA-ja, përfshirë të gjitha fluturimet në aeroportin Ronald Reagan Washington National (DCA) dhe shumicën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu probleme serioze në rrjetet elektrike të disa shteteve, përfshirë Teksasin dhe Tenesin.

Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 244.000 konsumatorë në Tenesi, 134.000 në Teksas, 123.000 në Misisipi, gati 120.000 në Luiziana dhe rreth 40.000 në Kentaki.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhi e fuqishme dimërore në SHBA, 730 mijë njerëz pa energji elektrike, mbi 10 mijë fluturime të anuluara appeared first on Sinjali.

Edi Rama vizitĂ« nĂ« Izrael, nga takimi kokĂ« mĂ« kokĂ« me Netanyahun te fjalimi nĂ« Parlament – zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« vizitĂ« pune nĂ« Jeruzalem, Izrael, mĂ« 25–27 janar, me rastin e pjesĂ«marrjes sĂ« tij nĂ« KonferencĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

DitĂ«n e hĂ«nĂ«, mĂ« 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« takim kokĂ« mĂ« kokĂ« me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do tĂ« pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tĂ« cilit do tĂ« ketĂ« edhe deklaratĂ« pĂ«r shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

NĂ« orĂ«n 14:00, Kryeministri Rama, i shoqĂ«ruar nga Linda Rama, do tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do tĂ« pritet me njĂ« ceremoni tĂ« posaçme shtetĂ«rore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia pĂ«rfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombĂ«tare, si dhe vendosjen e kurorave nĂ« monumentin e ushtarĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« dhe nĂ« monumentin e viktimave tĂ« terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana.

NĂ« orĂ«n 16:15, do tĂ« nisĂ« seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqĂ«ruar nga hyrja ceremoniale nĂ« sallĂ«. GjatĂ« kĂ«saj seance do tĂ« mbajnĂ« fjalĂ«n Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i OpozitĂ«s, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit tĂ« Izraelit me njĂ« fjalim historik sipas protokollit tĂ« posaçëm qĂ« Knesseti u ka rezervuar njĂ« numri tĂ« kufizuar udhĂ«heqĂ«sish tĂ« huaj dhe sĂ« fundmi Presidentit tĂ« SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama vizitĂ« nĂ« Izrael, nga takimi kokĂ« mĂ« kokĂ« me Netanyahun te fjalimi nĂ« Parlament – zbardhet agjenda appeared first on Sinjali.

Xherdan Shaqiri shënon dy gola të bukur ndaj Zurichut

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur për ta barazuar rezultatin për Baselin ndaj Zurichut.

Zurichu kaloi herët në epërsi falë Phaeton, që u asistua nga Bledian Krasniqi, mirëpo Baseli u kthye në lojë falë golit të Xherdan Shaqirit.

Lojtari nga Gjilani e finalizoi pĂ«r mrekulli asistimin e Otele (11’), me njĂ« goditje tĂ« saktĂ«, ku s’i dha asnjĂ« shans portierit vendas – VIDEO.

Ndërkohë, vlen të ceket se gol shënoi edhe Dion Kacurri, por u anulua nga VAR-i shkaku që kishte prekje të topit me dorë.

Zurichu e riktheu epĂ«rsinĂ« nĂ« pĂ«rfundimin e pjesĂ«s sĂ« parĂ« falĂ« Keny, sidoqoftĂ« vetĂ«m dy minuta mĂ« vonĂ« – nĂ« skenĂ« doli sĂ«rish Shaqiri qĂ« e tundi rrjetĂ«n.

KĂ«tĂ« herĂ«, Schmid dhuroi njĂ« pasim tĂ« saktĂ« te Shaqiri, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« s’gaboi pĂ«rballĂ« portierit pĂ«r ta barazuar sĂ«rish rezultatin (45+3’).

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xherdan Shaqiri shënon dy gola të bukur ndaj Zurichut appeared first on Sinjali.

KQZ: Janë rinumëruar 65% e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.

Zëdhënësi Valmir Elezi, deklaroi se nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri më 25 janar, janë rinumëruar 1 mijë e 662 vendvotime nga gjithsejt 2 mijë e 557, që përbën 65% e totalit.

Rezultatet pas rinumërimit të çdo vendvotimi mund të ndiqen në platformën e KQZ-së për rezultate.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Janë rinumëruar 65% e votave appeared first on Sinjali.

“A do tĂ« ndiheshit rehat afĂ«r Putinit nĂ« Bordin e Paqes”, Osmani polemizon me BBC: TĂ« gjithĂ« janĂ« ulur me tĂ« nĂ« OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë për BBC-në se si do të ndjehej të ulej pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Bordin e Paqes.

Shtetet perĂ«ndimore nuk i janĂ« pĂ«rgjigjur pozitivisht ftesĂ«s sĂ« presidentit amerikan, Donald Trump pĂ«r t’iu bashkuar atij nĂ« kĂ«tĂ« traktat, pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve lidhur me pĂ«rfshirjen e RusisĂ«.

Për përfshirjen e Rusisë, Osmani pati disa replika me gazetarin e BBC-së.

“Sepse nĂ« kĂ«tĂ« bord pĂ«r paqe, mund tĂ« jesh ulur pranĂ« Vladimir Putinit. A ndiheni rehat me kĂ«tĂ«?”, e pyeti ai.

“Ne kemi qenĂ« duke u pĂ«rpjekur tĂ« bĂ«hemi anĂ«tarĂ« tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r kaq gjatĂ«, dhe Rusia na ka bllokuar sepse ka tĂ« drejtĂ«n e vetos. NĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ« Rusia nuk ka veto. NĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ«, Republika e KosovĂ«s, vendi im, Ă«shtĂ« ftuar tĂ« jetĂ« anĂ«tare themeluese, shtet anĂ«tar i barabartĂ«. Por ky Ă«shtĂ« njĂ« bord pĂ«r paqe, dhe presidenti Putin po ndjek njĂ« luftĂ« nĂ« njĂ« vend europian. TĂ« gjitha vendet qĂ« po e kritikojnĂ« kĂ«tĂ« janĂ« ulur pikĂ«risht pranĂ« Putinit nĂ« Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

“Po si ju duket kjo?”, pyeti gazetari.

Osmani tha se vendet e tjera “gjithashtu janĂ« ulur pranĂ« RusisĂ« si anĂ«tare e pĂ«rhershme e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« me tĂ« drejtĂ« vetoje”.

“Vlen tĂ« theksohet se edhe MbretĂ«ria e Bashkuar Ă«shtĂ« ulur pranĂ« RusisĂ«. Prandaj do tĂ« thosha se Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« jesh pjesĂ« e njĂ« organizate ndĂ«rkombĂ«tare ku Rusia nuk ka tĂ« drejtĂ« vetoje, nuk mund ta bllokojĂ« paqen nĂ« botĂ«, sesa nĂ« njĂ« organizatĂ« ku ajo e ka bllokuar paqen nĂ« botĂ« dhe ka shkaktuar luftĂ«ra dhe kaq shumĂ« shkatĂ«rrim, jo vetĂ«m pĂ«r popullin e UkrainĂ«s, por edhe duke mbĂ«shtetur njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues proxy tĂ« RusisĂ« kĂ«tu nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “A do tĂ« ndiheshit rehat afĂ«r Putinit nĂ« Bordin e Paqes”, Osmani polemizon me BBC: TĂ« gjithĂ« janĂ« ulur me tĂ« nĂ« OKB appeared first on Sinjali.

Tragjedi nĂ« Mesdhe – 50 emigrantĂ« tĂ« vdekur dhe 400 tĂ« zhdukur pas ciklonit Harry

Të paktën 50 persona janë mbytur pasi një varkë që tentonte të kalonte Mesdheun u përmbys në kushte të vështira moti. Mjeti lundrues ishte nisur nga Tunizia dhe transportonte azilkërkues.

VetĂ«m njĂ« person ka mbijetuar. Ai u gjet i kapur pas mbetjeve tĂ« varkĂ«s nga anija “Star” ku kishte qĂ«ndruar pĂ«r rreth 24 orĂ«. Pas gjetjes u transportua nĂ« spital nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, ku edhe konfirmoi se nĂ« varkĂ«n me tĂ« cilĂ«n po udhĂ«tonte ishin rreth 50 pasagjerĂ«, qĂ« tashmĂ« konsiderohen tĂ« vdekur.

Autoritetet e portit të Lampeduzës në Itali kanë kërkuar zonën ku ndodhi përmbysja e varkës që prej mbrëmjes së së premtes, por pa rezultate.

Europa Jugore u godit ditët e fundit nga cikloni Harry, çka ka rritur frikën se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Roja Bregdetare Italiane ka lëshuar alarm për të gjitha anijet, duke njoftuar se tetë varka janë nisur nga Tunizia gjatë 10 ditëve të fundit dhe nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.

Sipas autoriteteve, këto mjete lundruese besohet se transportonin të paktën 400 persona, të cilët aktualisht rezultojnë të zhdukur.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi nĂ« Mesdhe – 50 emigrantĂ« tĂ« vdekur dhe 400 tĂ« zhdukur pas ciklonit Harry appeared first on Sinjali.

Vuçiq propozon formimin e një ekipi operativ për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar të dielën krijimin e një ekipi operativ dhe forcimin e kapaciteteve për ta ndihmuar vendin të ecë më hapa më të shpejtë në rrugën e tij evropiane.

Vuçiqi e bëri këtë propozim gjatë një seance të Qeverisë serbe.

Ai propozoi kreun e Misionit Serb në BE në Bruksel, Danijel Apostoloviq, si president të ekipit operativ.

Lideri serb deklaroi se ekipi duhet t’i ketĂ« tetĂ« deri nĂ« dhjetĂ« persona nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« “ata tĂ« mund tĂ« jenĂ« nĂ« kontakt çdo ditĂ« pĂ«rmes konferencĂ«s telefonike”.

Vuçiq e dha këtë ide për ta përshpejtuar punën për reformat sepse, siç pretendon ai, organi i mëparshëm koordinues nuk ishte mjaftueshëm efikas.

Ai tha gjithashtu se Serbia mbetet në rrugën evropiane.

Gjatë seancës së Qeverisë, ai shprehu disa kritika për punën e ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, duke paralajmëruar shkarkime të mundshme.

Lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në

Edhe pse ai njoftoi ditë më parë nga Davosi se seanca do të shqyrtonte dy kërkesa nga Shtetet e Bashkuara që do të mundësonin fillimin e një dialogu strategjik me Serbinë, ai nuk e përmendi këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë të dielën.

Vuçiq mĂ« parĂ« tha pĂ«r TV Prva se Ă«shtĂ« mirĂ«njohĂ«s ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r disa gjĂ«ra, duke pĂ«rfshirĂ« pezullimin e bisedimeve strategjike me PrishtinĂ«n, licencĂ«n operative pĂ«r IndustrinĂ« e NaftĂ«s tĂ« SerbisĂ« dhe pĂ«r mosvendosjen e SerbisĂ« nĂ« “listĂ«n e zezĂ«â€ pĂ«r vizat e emigrantĂ«ve, gjĂ« qĂ«, sipas tij, ishte njĂ« sinjal politik.

Vitin e kaluar, SHBA-ja e pezulloi për kohë të papërcaktuar fillimin e dialogut strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Kur bëhet fjalë për licencën e operimit, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së ia zgjati atë NIS-it deri më 20 shkurt. Kjo i lejoi kompanisë të vazhdonte të operonte nën sanksionet e SHBA-së për shkak të pronësisë së saj me shumicë ruse.

Vuçiq i përmendi gjithashtu vizat e emigrantëve, përkatësisht njoftimin e janarit se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po pezullonte lëshimin e vizave të emigrantëve për aplikantët nga 75 vende, përfshirë Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, por jo Serbinë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq propozon formimin e një ekipi operativ për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt BE-së appeared first on Sinjali.

Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Napolit



Në ndeshjen e Serie A mes Juventusit dhe Napolit, pjesa e parë përfundoi me avantazh minimal për vendasit (1-0).

Zonja e Vjetër e nisi më mirë ndeshjen. me Khephren Thuram që kishte një gjuajtje, që goditi shtyllën, duke treguar rrezikshmërinë e Juventusit që nga fillimi i ndeshjes.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 22-të, kur Jonathan David shfrytëzoi një pasim perfekt dhe realizoi me një goditje të saktë drejt pjesës së djathtë të portës së Napolit për 1-0.

Juventusi ka mundur ta shtojë epërsinë, por Francisco Coinceaco, nuk shënoi nga një pozitë ideale.

Me këtë rezultat, Juventusi shkon në pushim me avantazh minimal, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për të vendosur fatin e ndeshjes. /Telegrafi/

Ministrja izraelite e quan 'Bordin e Paqes' tĂ« Trump njĂ« 'plan tĂ« keq' – kĂ«rkon pushtimin e GazĂ«s



Ministrja e â€œĂ‡Ă«shtjeve tĂ« Vendbanimeve e Izraelit”, Orit Strock, e ka denoncuar "Bordin e Paqes" tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump, si njĂ« "plan tĂ« keq", duke i bĂ«rĂ« thirrje Izraelit tĂ« pushtojĂ« GazĂ«n.

Duke folur për stacionin radiofonik të kolonëve, Galey Israel, Strock tha se ushtarët izraelitë nuk duhet të sakrifikohen për "një iniciativë të gabuar".

"Ne nuk supozohet t'i rrezikojmë ushtarët tanë për këtë plan të keq, dhe mund të më duhet të largohem nga qeveria", tha ajo të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Komentet e saj erdhën disa ditë pasi Trump nënshkroi kartën themeluese të "Bordit të Paqes" në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, duke formalizuar një propozim që ai kishte paraqitur.

Strock vuri në dyshim se kush do ta qeveriste Gazën nëse forcat izraelite do të rihynin dhe do ta pushtonin enklavën, duke thënë se një veprim i tillë do të vinte me një kosto të lartë.

"Le të supozojmë se ushtria izraelite hyn vërtet dhe pushton Gazën; kujt do t'ia dorëzonim? Autoritetit Palestinez? Ne e bëmë këtë në vitin 2005 dhe pamë rezultatin", tha ajo.

"Izraeli duhet të mbetet autoriteti i vetëm në Gaza pas çarmatosjes së territorit dhe mposhtjes së Hamasit", thotë Strock.

Strock tha se nuk mund ta imagjinonte një ministre të vetme në Kabinetin e Sigurisë së Izraelit që të votonte për të dërguar ushtarë për të luftuar në Gaza vetëm për t'ia dorëzuar më vonë territorin Ali Shaath, kreut të një komiteti teknokratik palestinez të ngarkuar me administrimin e Gazës së pasluftës.

Trump njoftoi krijimin e "Bordit të Paqes" më 15 janar si pjesë e planit të tij më të gjerë për Gazën, sipas të cilit u arrit marrëveshja e armëpushimit.

Bordi u autorizua më vonë nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në nëntor 2025.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump kryeson bordin, i cili mbështetet nga një bord ekzekutiv themelues i përbërë nga figura me përvojë në diplomaci, zhvillim, infrastrukturë dhe strategji ekonomike.

Statuti e përshkruan bordin si "një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti". /Telegrafi/

Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e mençur për trupin dhe mendjen



Periudha e dimrit është njëkohësisht periudhë kur mbizotëron motivim i ulët për stërvitje, prandaj shumë ekspertë këshillojnë që të zgjidhni stërvitjen në shtëpi

Ruajtja e kontinuitetit të aktivitetit fizik është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, ndërsa trajnerët theksojnë se rezultate të njëjta mund të arrihen edhe duke u stërvitur në shtëpi.

Aktiviteti fizik gjatë muajve të dimrit nuk është vetëm metodë për ruajtjen e formës, por është i rëndësishëm edhe për forcimin e imunitetit, duke e bërë organizmin më rezistent ndaj ftohjeve sezonale dhe viruseve, shkruan Healthline. Ushtrimet e rregullta nxisin metabolizmin dhe kontribuojnë në parandalimin e mbipeshës.

Gjatë stërvitjes në shtëpi vërehet përmirësim i cilësisë së gjumit dhe rritje e nivelit të energjisë, gjë që ka rëndësi të veçantë në periudhën kur mungesa e dritës së diellit çon në ndjenjë lodhjeje.

Për një stërvitje cilësore në shtëpi nuk nevojiten pajisje të shtrenjta, as hapësirë e madhe. Para fillimit të çdo stërvitjeje, është thelbësore të përgatisni trupin duke bërë ushtrime ngrohjeje për 10 minuta, pas së cilës vijon pjesa kryesore e stërvitjes, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet galiç janë baza që aktivizon muskujt e këmbëve dhe gluteusin. Më pas, ushtrimet e shtytjes mund të kryhen në version klasik ose të përshtatur në gjunjë dhe janë të orientuar në forcimin e pjesës së sipërme të trupit.

Përveç kësaj, ushtrimi plank është ideal për forcimin e trungut të trupit, ndërsa hapat e shpejtë aktivizojnë muskujt e këmbëve dhe përmirësojnë ekuilibrin.

Këto ushtrime mund të kombinohen si stërvitje rrethore, ku secili ushtrim kryhet në interval prej 10 deri në 15 përsëritje, në disa seri, me pauza të shkurtra ndërmjet tyre.

Duke qenë se stërviteni në shtëpi, këshillohet të krijoni rutinë, përkatësisht ta zhvilloni stërvitjen në të njëjtën kohë çdo ditë. /Telegrafi.

Kallëzime penale kundër katër personave nga Shkupi, rrëmbyen një vajzë 23 vjeçare në Strugë



Policia e Strugës ngriti kallëzime penale kundër katër banorëve të Shkupit të moshës 18 deri në 35 vjeç, të dyshuar për rrëmbimin me dhunë të një vajze 23-vjeçare.

“Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« sĂ« StrugĂ«s ngriti kallĂ«zim penal kundĂ«r A.A. (25), D.K. (35), R.K. (18) dhe R.K. (21), tĂ« gjithĂ« nga Shkupi, pĂ«r shkak tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« bazave tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprave penale “RrĂ«mbim” dhe “BashkĂ«punim nĂ« RrĂ«mbim”, thuhet nĂ« njoftimin e MPB-sĂ«.

TĂ« akuzuarit e kanĂ« kryer krimin nĂ« rrugĂ«n “Marshall Tito” nĂ« StrugĂ«, nĂ« dĂ«m tĂ« njĂ« vajze 23-vjeçare nga Shkupi.

Pasi 25-vjeçari AA e vuri re vajzën, ai e ndoqi atë për një kohë të gjatë dhe më pas e futi me forcë në një makinë pasagjerësh, me ndihmën e tre të pandehurve të tjerë.

Paraqitje magjike e Xherdan Shaqirit në Zvicër: Het-trik dhe asist për ta mposhtur Zurichun



Xherdan Shaqiri ka qenë ylli kryesor i Baselit në fitoren e vështirë në udhëtim te Zurichu.

Basel triumfoi me rezultat 3-4, duke arritur të kthehet dy herë nga disavantazhi, ku protagonisti kryesor ishte ylli gjilanas, me një het-trik si dhe një asistim.

Zurichu kaloi herĂ«t nĂ« epĂ«rsi pĂ«rmes Phaeton, qĂ« mori njĂ« asistim tĂ« bukur nga Bledian Krasniqi (1’).

SidoqoftĂ«, pas njĂ« kundĂ«raksioni, Shaqiri pĂ«rfitoi nga asistimi i Otele pĂ«r tĂ« barazuar rezultatin (11’).

Zurichu e riktheu epĂ«rsinĂ« falĂ« Keny qĂ« ishte i saktĂ« nga pika e bardhĂ« (43’), por gjashtĂ« minuta mĂ« vonĂ« – Shaqa doli sĂ«rish nĂ« skenĂ«, kĂ«tĂ« herĂ« me njĂ« parabolĂ« mahnitĂ«se e la tĂ« shtangur portierin (45+3’).

Shaqiri pastaj dhuroi njĂ« asistim maestral te Otele, i cili shĂ«noi pĂ«r ta pĂ«rmbysur epĂ«rsinĂ« (51’).

Zurichu s’u dorĂ«zua dhe barazoi rezultatin falĂ« Reverson (64’), mirĂ«po nĂ« minutĂ«n e fundit tĂ« takimit Shaqiri shĂ«noi sĂ«rish pĂ«r ta kompletuar het-trikun dhe vulosi fitoren e Baselit (90+4’).

KĂ«sisoj, “SofaScore” i dha notĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« mundshme, plot 10.0.

Baseli renditet në pozitën e katërt me 36 pikë ndërsa Zurichu zë pozitën e tetë me 25 sosh. Shaqa ndërkohë shkon në kuotën e nëntë golave, vetëm tre më pak se top golashënuesi i Young Boys Bedia./Telegrafi/

Pasuria neto e Khaby Lame: Sa ka fituar TikToker-i pas shitjes së kompanisë



Khaby Lame është një krijues përmbajtjeje me origjinë senegaleze, i cili u shndërrua në një nga figurat më të njohura dhe më të dallueshme në botë falë humorit të tij të thjeshtë, pa fjalë, në platformën TikTok.

I lindur nĂ« mars tĂ« vitit 2000 me emrin Khabane “Khaby” Lame, historia e tij e suksesit pĂ«rfaqĂ«son njĂ« nga shembujt mĂ« domethĂ«nĂ«s tĂ« fuqisĂ« sĂ« ekonomisĂ« sĂ« krijuesve nĂ« epokĂ«n digjitale.

Para famĂ«s, Khaby punonte si punĂ«tor fabrike. GjatĂ« izolimeve tĂ« pandemisĂ« COVID-19, ai nisi tĂ« publikonte video nĂ« TikTok, ku reagonte nĂ« mĂ«nyrĂ« ironike dhe pa asnjĂ« fjalĂ« ndaj videove tĂ« komplikuara tĂ« ashtuquajtura “life hack”.

Foto: X

Pikërisht kjo formë humori universale, e kuptueshme për çdo kulturë dhe gjuhë, e bëri atë të spikaste dhe ta kthente në një fenomen global.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, Khaby u bë një nga krijuesit më të ndjekur në TikTok, duke fituar miliona ndjekës në mbarë botën.

Sot, pasuria e tij neto vlerësohet rreth 74 milionë euro, sipas burimeve si Celebrity Net Worth.

Të ardhurat e tij vijnë kryesisht nga bashkëpunime të mëdha me marka ndërkombëtare, sponsorizime në rrjete sociale dhe marrëveshje komerciale, të cilat e kanë shndërruar famën e tij në një biznes serioz dhe shumë fitimprurës.

Top 20 Most-Followed TikTok Accounts in the World (2026)

1.🇼đŸ‡č 🇾🇳 Khaby Lame~160.7M
2.đŸ‡ș🇾Charli D’Amelio~156.0M
3.đŸ‡ș🇾 MrBeast~123.6M
4.đŸ‡”đŸ‡­đŸ‡ș🇾Bella Poarch~92.9M
5.🇹🇳TikTok (official)~92.2M
6.đŸ‡ș🇾Addison Rae~88.3M
7.đŸ‡ș🇾Zach King~84.3M
8.đŸ‡ČđŸ‡œ Kimberly Loaiza~83.7M
9.đŸ‡źđŸ‡© Willie Salim~83.2M
 pic.twitter.com/4GxxPZc0av
— The Index Insider (@TheIndexInsider) January 23, 2026

Raportohet se Khaby ka përfituar deri në rreth 690 mijë euro për një postim të vetëm në TikTok ose Instagram, duke u renditur mes krijuesve digjitalë më të paguar në botë.

NjĂ« tjetĂ«r moment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« karrierĂ«n e tij financiare ishte pĂ«rfshirja e kompanisĂ« ‘Step Distinctive Limited', e lidhur me markĂ«n dhe aktivitetet e tij tĂ« biznesit, nĂ« njĂ« marrĂ«veshje me vlerĂ« rreth 830-900 milionĂ« euro.

Kjo marrëveshje tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare, por nuk e bëri Khabyn miliarder, pasi ishte e strukturuar si një transaksion në aksione dhe ai nuk zotëron 100 për qind të kompanisë.

Megjithatë, Khaby Lame mbetet një multimilioner i konsoliduar dhe një shembull i qartë se si fama në internet, e shoqëruar me zgjuarsi biznesi dhe menaxhim të kujdesshëm të imazhit, mund të shndërrohet në pasuri afatgjatë.

Historia e tij sot shkon përtej videove virale: ajo flet për lidhjen me audiencën, për ndikimin kulturor dhe për mënyrën se si vëmendja digjitale, kur përdoret me mençuri, mund të kthehet në fuqi reale ekonomike. /Telegrafi/

Donkervoort P24 RS ka njĂ« peshĂ« tĂ« lehtĂ« prej 780 kilogramĂ«, ‘bisha’ holandeze me motor V6 prodhon 600 kuaj fuqi



Donkervoort pretendon se P24 RS i saj i ri Ă«shtĂ« "supermakina mĂ« holandeze e krijuar ndonjĂ«herĂ«", gjĂ« qĂ« mund tĂ« supozohet vetĂ«m se do tĂ« thotĂ« se i pĂ«lqen tĂ« ‘vishet’ me ngjyrĂ« portokalli dhe tĂ« bĂ«rtasĂ« DU DU DU DU, MAX VERSTAPPEN gjatĂ« fundjavave.

Me sa duket, kjo ka të bëjë edhe me reputacionin holandez për "feedback të ndershëm dhe të pafiltruar", me Donkervoort që e përshkruan supermakinën e saj të re si një "kundërsulm të drejtpërdrejtë ndaj një bote automobilistike të kompjuterizuar dhe homogjene".

Pra, po, pavarësisht të gjithë karbonit të ekspozuar, dritave LED të çuditshme që hapen dhe pamjes futuriste si insekte, P24 RS është padyshim një gjë e vjetër.

Motor i madh përpara, ndërrues manual me pesë shpejtësi në mes dhe e gjithë lëvizja drejt rrotave të pasme. Madje, edhe drejtimi me servo dhe ABS janë opsionale, transmeton Telegrafi.

Janë kuti që ndoshta do t'i zgjidhnim në konfigurues, sepse në zemër të P24 RS është një version i modifikuar i motorit EcoBoost V6 3.5 litra të Ford me pjesë të brendshme të farkëtuara, lubrifikim me karter të thatë, kolektorë shkarkimi të printuar në 3D dhe dy turbo të rinj nga firma holandeze Van der Lee.

Rezultati është një fuqi marramendëse prej 600 kuaj-fuqi, megjithëse softueri i menaxhimit "Power To Choose" i Donkervoort ju lejon ta ulni atë në 400 kuaj ose 500 kuaj kur ndiheni veçanërisht të ndjeshëm.

Donkervoort F22 i mëparshëm përdorte motorin me pesë cilindra turbo 2.5 litra të Audi dhe arrinte maksimumin në 500 kuaj. Në modalitetin e plotë Verstappen (fatkeqësisht jo emri i tij zyrtar), P24 RS gjithashtu prodhon 590lb çift rrotullues, dhe falë një peshe prej vetëm 780 kg, ai do të arrijë shpejtësinë 0-200 km/orë në 7.4 sekonda, do të arrijë 2.3G në kthesa dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale mbi 300 km/orë.

Për fat të mirë, një sistem kontrolli tërheqjeje i rregullueshëm është standard, dhe ka një diferencial Torsen me rrëshqitje të kufizuar, pezullim aktiv me lartësi të rregullueshme të udhëtimit dhe përshtatje automatike të xhirove për të ulur marshin më lehtë. Megjithëse po, mund ta çaktivizoni këtë të fundit për të treguar aftësitë tuaja me thembra dhe gishta.

Po e çoni Donkervoort-in tuaj në pistë? Frenat prej qeramike karboni që kursejnë 2.1 kg për kthesë janë një tjetër mundësi, dhe P24 RS gjithashtu vjen me një komplet aerodinamik të lëvizshëm që përmirëson ftohjen dhe drejton ajrin rreth rrotave të përparme të ekspozuara ose nën dysheme drejt difuzorit të dyfishtë.

Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« makinĂ« me njĂ« ‘mjekĂ«r’ tĂ« madhe, por edhe njĂ« forcĂ« shtesĂ« prej 90 kg nĂ« ulje nĂ« 250 km/orĂ« pa asnjĂ« efekt nĂ« shpejtĂ«sinĂ« maksimale.

Vlen të përmendet se P24 RS ka edhe një çati prej fibrash karboni, megjithëse edhe me panelet në vend, thuhet se një shofer 1.88 m do të ulet pas timonit. I dobishëm kur shumica e holandezëve arrijnë atë gjatësi para pubertetit.

Ekzistojnë gjithashtu nivele të hapësirës së bagazhit si në Ford Fiesta, ulëse të lehta Recaro dhe një brendësi që dominohet nga butona dhe numëratorë fizikë.

Vetëm 150 kopje të P24 RS do të ndërtohen me dorë në Lelystad, dhe më shumë se 50 janë shitur tashmë te klientët në Evropë, SHBA dhe Lindjen e Mesme. Më mirë të paguani shpejt çmimin e kërkuar prej 298,500 eurosh. /Telegrafi/

Gmail po ka probleme me ‘spam’-in dhe klasifikimin e gabuar



Nëse llogaria juaj Gmail nuk duket se po funksionon siç duhet sot, nuk jeni vetëm.

Paneli zyrtar i statusit për Google Workspace sugjeron se problemet filluan rreth orës 5 të mëngjesit të Paqësorit të shtunën në mëngjes, me përdoruesit që përjetuan si "klasifikim të gabuar të email-eve në kutinë e tyre hyrëse ashtu edhe paralajmërime shtesë për spam".

Kjo do të thoshte që kutia hyrëse kryesore ishte e mbushur me mesazhe që normalisht do të shfaqeshin në kutitë hyrëse të promovimeve, sociale ose përditësimeve, dhe se paralajmërimet për spam po shfaqeshin në email-et nga dërgues të njohur.

Përdorues të tjerë janë ankuar në mediat sociale se "i gjithë spam-i po shkon direkt në kutinë hyrëse", dhe se filtrat e Gmail duken "papritmas plotësisht të prishur", transmeton Telegrafi.

"Ne po punojmë në mënyrë aktive për të zgjidhur problemin. Si gjithmonë, ne i inkurajojmë përdoruesit të ndjekin praktikat më të mira standarde kur merren me mesazhe nga dërgues të panjohur", tha Google.

Deshi tĂ« bĂ«jĂ« selfie, britaniken pĂ«r pak sa nuk e marrin me “vete” dallgĂ«t e detit



Ky është momenti kur një vajzë adoleshente për pak sa nuk e marrin me vete dallgët, ndërsa bën një selfie në një mur porti gjatë stuhisë Ingrid në Britania të Madhe.

Pamjet tregojnë vajzën duke ecur drejt skajit të murit në Paignton, Devon, duke u përkulur ndërsa valët përplasen anash, transmeton Telegrafi.

Ajo shpejt goditet nga dallgët e detit të stuhishëm dhe lëshon një ulërimë përpara se të vrapojë për t'u fshehur. Por në vend që të gjejë siguri, ajo kthehet përsëri në buzë në një përpjekje për të bërë selfien dramatike.

Vajza madje heq pallton e saj dhe hyn në ujë për një përpjekje të tretë. Këtë herë, ajo është plotësisht e lagur nga një valë që pothuajse e rrëzon atë nga ekuilibri.

Më në fund duke kuptuar rrezikun në të cilin po e vinte veten, ajo del nga deti dhe largohet nga zona e portit.

Videoja është filmuar nga një kalimtar i tronditur mbrëmë ndërsa stuhia Ingrid vazhdon të godasë Britaninë jugperëndimore me erëra prej 100 kilometra në orë. /Telegrafi/

Pjesa e parë, Arsenal 1-1 Man Utd: Gëzimin e topçinjëve e heshti Mbeumo



Pjesa e parĂ« e derbit mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit nĂ« “Emirates Stadium” Ă«shtĂ« mbyllur me barazim 1-1, pas 45 minutave tĂ« luftuara dhe me raste nĂ« tĂ« dyja anĂ«t.

Arsenali kaloi nĂ« epĂ«rsi nĂ« minutĂ«n e 29-tĂ«, kur Lisandro MartĂ­nez devijoi topin nĂ« portĂ«n e tij, duke i dhĂ«nĂ« avantazhin “Topçinjve” prej 1-0.

Lisandro Martinez own goal

Arsenal 1 - 0 Man Utd pic.twitter.com/KDDcLv81XD
— 3no (@3nocent) January 25, 2026


Skuadra e Mikel Artetës ishte më kërkuese në fazën e parë, ndërsa vetëm pak minuta më herët Martin Zubimendi rrezikoi me kokë, por portieri Senne Lammens u tregua vendimtar me një pritje spektakolare.

Manchester United reagoi dhe arriti barazimin në minutën e 37-të. Një gabim në mbrojtjen e Arsenalit u shfrytëzua nga Bryan Mbeumo, i cili tregoi qetësi dhe realizoi nga afërsia për 1-1.

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më intensive në kërkim të golit të fitores. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Barcelona fiton lehtësisht ndaj Oviedos dhe rimerr kreun e La Liga-s



Barcelona ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Oviedos, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

Skuadra katalunase triumfoi me rezultat 3-0, sfidë ku ishin larg më të mirë.

Mysafirët kishin dy raste të mira përmes Hassan dhe Chaira, megjithatë asnjëri nuk i konkretizuan me Joan Garcian që bëri super pritje.

Ishte Dani Olmo qĂ« pĂ«rfitoi nga njĂ« gabim nĂ« mbrojtje pĂ«r tĂ« zhbllokuar rezultatin (52’).

VetĂ«m pesĂ« minuta mĂ« vonĂ«, mysafirĂ«t bĂ«nĂ« njĂ« tjetĂ«r gabim amator, ku kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«rfitoi Raphinha i cili me njĂ« parabolĂ« e dyfishoi epĂ«rsinĂ« (57’).

Fitoren pastaj e vulosi Lamine Yamal me njĂ« supergol gĂ«rshĂ«rĂ« pas asistimit tĂ« Dani Olmos (73’).

Barcelona kësisoj rikthehet si lider me 52 pikë, një mbi Real Madridin kurse Oviedo qëndron në fund me 13 sosh./Telegrafi

❌