Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Edhe Kosova në dosjet Epstein, përmendet ish-presidentja Atifete Jahjaga/ Çfarë shkruhet në email

Në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, përmendet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në vitin 2012 ushtronte funksionin e kreut të shtetit.

Sipas materialeve të bëra publike, bëhet fjalë për një email të dërguar nga një person i identifikuar vetëm si “Daniel”, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Në mesazh përmendet një takim i mundshëm në New York, në kuadër të aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara.
Në email thuhet se një princeshë nga Tajlanda do të ndodhej në New York së bashku me presidenten e Kosovës dhe shprehej interes për një takim, nëse koha do ta lejonte.

Dokumentet nuk përmbajnë pretendime apo akuza ndaj ish-presidentes Jahjaga, ndërsa përmendja e saj lidhet vetëm me përshkrimin e komunikimeve të përfshira në dosje.

The post Edhe Kosova në dosjet Epstein, përmendet ish-presidentja Atifete Jahjaga/ Çfarë shkruhet në email appeared first on Albeu.com.

Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

Pasi aludohej prej kohësh, këngëtari dhe aktori Bes Kallaku ka konfirmuar zërat për nisjen e një romance të re, pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Aktori ka përshëndetur publikisht personin së cilës i dedikohej tatuazhi i tij i fundit.

“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”, u shpreh Besi.

Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, ndërsa aludimet për romancën e re nisën kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz.

The post Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen appeared first on Albeu.com.

Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”, policia: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan

Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” në dalje të qytetit të Librazhdit. Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar kalimin normal të mjeteve në këtë segment rrugor.

Nga ora 12:00 e në vijim, shërbimet përkatëse të policisë rrugore janë vendosur në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative. Konkretisht, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e rrugëve, deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në aksin e bllokuar.

The post Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”, policia: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan appeared first on Albeu.com.

Shembja e gurëve në Kthesën e Dragostunjës/ Flet qytetari: Isha vetëm 100 metra larg, më sinjalizoi dikush me drita

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, dëshmi tronditëse kanë ardhur nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen dhe bllokuar kalimin në të dy anët e rrugës.

Një prej qytetarëve ka deklaruar se ka qenë një mrekulli dhe sinjalizimi nga një shofer përpara tij që e ka sinjalizuar me drita, ajo që mund të ketë shmangur një tragjedi.

Kjo pasi shoferi tregon se ishte vetëm 100 metra larg vendit ku mali është shembur.

“Nuk e pashë kur ndodhi, na e bëri një me drita që të ndalonim sepse po rrëshqiste dheu. Ishim rreth 100 metra larg.

Momenti kur erdhëm këtu menduam se kishte polici por erdhëm e pamë se ishte shembur mali. Zoti e ka në dorë”, tha ai.

The post Shembja e gurëve në Kthesën e Dragostunjës/ Flet qytetari: Isha vetëm 100 metra larg, më sinjalizoi dikush me drita appeared first on Albeu.com.

Bllokimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” përkeqësojnë situatën, hedhin në rrugë masiv gurësh e dherash

✇Albeu
By: V K

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas situatës së krijuar nga rrëshqitja e gurëve që solli bllokimin e qarkullimit.

Ndërhyrja e fadromave të ANK kanë nisur hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave, ndërsa aksi drejt juglindjes mbetet i bllokuar për shkak të shembjes së sotme.

Si pasojë e punimeve, qarkullimi në këtë aks vijon të jetë i kufizuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren, deri në normalizimin e plotë të situatës.

 

The post Bllokimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” përkeqësojnë situatën, hedhin në rrugë masiv gurësh e dherash appeared first on Albeu.com.

Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam…

✇Albeu
By: V K

Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij në lojë dhe pasi dëgjoi deklaratën e Selinës (që deri tani donte që vajza e tij t’i ngjante) që do ta lëshojë e para në lojë, po përpiqet të tregohet i zgjuar për ta lënë ai i pari.

Gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën në shtrat mbrëmë, ai u shpreh:

“Isha unë burrë i martum, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50 vjeçarin”?

Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam.

E di për çfarë jam xheloz? Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet.

Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku.

Unë nuk shkoj mbas asaj. Ajo doli zbuluar me fuqinë që mori. Donte të shkëputej nga kjo gjëja, duke shfrytëzuar këto situata dhe këtë djalin (Gimbon), që ishalla do Zoti kanë një lloj kimie, që dhe të përfundojnë bashkë.

Bëje lojën, unë kam lojën time. Por mos më thuaj që do ndahemi tek dita 39. Unë kam thënë po e more ti, e kam fituar dhe unë “BBV”. Por po e mora unë, ti s’ke thënë kurrë që je e gëzuar.

The post Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam… appeared first on Albeu.com.

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Një adoleshent i plagosur në zjarrin që përfshiu një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana gjatë festimeve të Vitit të Ri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve nga flakët në 41.

Prokurorja publike e Wallis, Beatrice Pilloud, tha në një deklaratë të shkurtër të dielën: se një zviceran 18-vjeçar vdiq në një spital në Cyrih më 31 janar. Ajo theksoi se numri i të vdekurve nga zjarri në barin Le Constellation më 1 janar 2026 tani është rritur në 41.

Pilloud tha se zyra e saj, e cila po heton tragjedinë, nuk do të publikojë informacione të mëtejshme në këtë fazë.

Të vrarët në katastrofë ishin të moshës 14 deri në 39 vjeç dhe shumica ishin adoleshentë. Vetëm katër ishin mbi 24 vjeç. 115 persona të tjerë u plagosën, shumica e të cilëve mbeten në spitale të ndryshme.

Midis të vdekurve ishin 23 shtetas zviceranë, përfshirë një me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane, dhe 18 të huaj. Kishte tetë shtetas francezë, përfshirë një vajzë franko-britanike-izraelite; gjashtë adoleshentë italianë, përfshirë një me shtetësi të dyfishtë italo-emiratase; dhe një belg, një portugez, një rumun dhe një shtetas turk.

Prokurorët besojnë se zjarri filloi kur festuesit ngritën shishe shampanje me fishekzjarre të ngjitura shumë afër shkumës izoluese të zhurmës në tavanin e bodrumit të barit.

Katër persona janë nën hetim penal: bashkëpronarët e barit, kreu i sigurisë publike të bashkisë së Crans-Montanës dhe një ish- oficer i sigurisë nga zjarri në Crans-Montana.

Pas zjarrit, pacientët e plagosur rëndë u transportuan me helikopter në spitale të ndryshme dhe njësi të specializuara për djegie në të gjithë Zvicrën dhe në katër vende të tjera evropiane.

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Mendoj se është normale të jesh mik me Izraelin,” i tha Edi Rama The Jerusalem Post-it, “por është një nder të konsiderohesh një mik kaq i afërt i Izraelit.”

Teksa fliste nga podiumi në Jeruzalem javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama i zgjodhi me kujdes fjalët, duke i huazuar ato nga tradita hebraike.

“Talmudi na mëson se të shpëtosh një jetë të vetme, është sikur të kesh shpëtuar gjithë botën,” tha Rama në konferencën ndërkombëtare për antisemitizmin “Generation Truth”, e organizuar nga Ministria izraelite për Çështjet e Diasporës dhe Luftën kundër Antisemitizmit. Takimi, i mbajtur në Jeruzalem për të dytin vit radhazi në përputhje me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, mblodhi në Izrael udhëheqës ndërkombëtarë dhe figura të komuniteteve hebraike për të diskutuar rritjen globale të antisemitizmit.

Antisemitizmi, argumentoi Rama, “nuk është thjesht urrejtje ndaj hebrenjve, por një sulm ndaj vetë arkitekturës morale të njerëzimit.”

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ndaj tyre kanë kallëzuar dy persona të tjerë, që pretendojnë se janë mashtruar, pasi kanë dërguar qentë për trajnim në qendrën e tyre dhe nuk i kanë marrë më.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për të kryer hetime të mëtejshme dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R. I. dhe M. D., se janë mashtruar, duke dërguar qentë e tyre për trajnim dhe nuk i kanë marrë më. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Dikur ishin shtylla kurrizore e ekonomisë socialiste, duke punësuar mijëra njerëz dhe duke mbajtur në këmbë industri të tëra në vend. Sot, pas dekadash tranzicioni, janë një memorie e largët e lavdisë sw tyre, të mbyllura në praktikë, por ende aktive juridikisht. Tashmë, fati i uzinave shtetërore po shkon drejt një mbylljeje përfundimtare ligjore.

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që synon çregjistrimin e shoqërive tregtare me kapital shtetëror, disa prej tyre ndodhen në proces likuidimi që nga fillimi i viteve 2000. Bëhet fjalë për subjekte që nuk ushtrojnë më aktivitet ekonomik, por vijojnë të ekzistojnë për shkak të detyrimeve të vjetra, aseteve të paregjistruara dhe proceseve të zvarritura të likuidimit.

Mes shoqërive të përfshira janë “Albbakër”, “Albminiera”, “Albkrom”, “Petrol Alba”, “Duhan–Cigare” dhe “Superfosfat Kurbin”.

Projektligji parashikon krijimin e një shoqërie shtetërore pasuese, “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, ku do të transferohen asetet dhe detyrimet reale të këtyre ndërmarrjeve. Synimi është administrimi i centralizuar i pasurive shtetërore, shlyerja e detyrimeve të verifikueshme dhe fshirja ligjore e borxheve historike të parashkruara.

Sipas relacionit shpjegues, shoqëritë administrojnë ende troje, fabrika, objekte industriale dhe galeri minerare, me një vlerë kontabël që tejkalon detyrimet reale financiare. Megjithatë, mungesa e regjistrimit pronësor ka bllokuar prej vitesh disponimin e këtyre aseteve.

Qeveria argumenton se ndërhyrja ligjore është e domosdoshme për rritjen e sigurisë juridike, reduktimin e subjekteve jofunksionale në pronësi publike dhe një menaxhim më efikas të pasurisë shtetërore, ndërsa financimi fillestar i shoqërisë së re do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

Pasi aludohej prej kohësh, këngëtari dhe aktori Bes Kallaku ka konfirmuar zërat për nisjen e një romance të re, pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Aktori ka përshëndetur publikisht personin së cilës i dedikohej tatuazhi i tij i fundit.

“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”, u shpreh Besi.

Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, ndërsa aludimet për romancën e re nisën kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz.

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Vijon të mbetet problematike situata në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, pasi rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit. Në të dyja senset e lëvizjes janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, që sipas raportimeve në media kanë kaluar mbi 20 kilometra.

Edhe gjatë ndërhyrjes për pastrimin e rrugës, janë regjistruar shembje të tjera, duke e vështirësuar punën e mjeteve dhe zgjatur kohën e zhbllokimit. Udhëtarët mbeten në pritje të hapjes së aksit, ndërsa trafiku është paralizuar.

Firma kontraktore ka bërë të ditur se puna do të vijojë me ritme të shpejta dhe shpresohet që rreth orës 18:00 të arrihet hapja e rrugës për qarkullim.

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Mijëra protestues dolën në rrugët e Minneapolis për të kërkuar tërheqjen e agjentëve federalë të imigracionit nga Minesota. Protestat vijnë pas vrasjeve me armë të Alex Pretti dhe Renee Good.

Nën një operacion kombëtar kundër imigracionit, Presidenti Donald Trump ka dërguar 3,000 zyrtarë federalë në zonën e Minneapolis që patrullojnë rrugët me pajisje taktike, një forcë pesë herë më e madhe se Departamenti i Policisë atje.

Po ashtu edhe rrugët e San Franciskos u mbushën me protestues kundër politikave të Presidentit amerikan Donald Trump për Imigracionin.

Presidenti Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të mos ndërhyjë në protestat në qytete të udhëhequra nga demokratët përvec rasteve kur zyrtarët lokalë kërkojnë ndihmë.

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në një lokal në Tiranë ditën e djeshme.

Sipas policisë, dyshohet se burri ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 31.01.2026, në rrugen “Halil Hoxha”, në ambientet e një lokali, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka ndërruar jetë shtetasi J. A., 62 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventus. Edhe pse u transferua në Torino me bujë në shtatorin e 2025-ës, ai s’ka bindur as Igor Tudor dhe as trajnerin aktual të “Zonjës”, Luciano Spalletti.

Në këto kushte, ai po aludohet për një largim drejt Premier League. Madje Juventus po mendon që ta shkëmbejë sulmuesin shqiptar me Beton e Everton.

Sipas “Eurosport.fr”, diçka e tillë mund të ndodhte realisht, me Zhegrovën që do të niste një aventurë të re në Premier League.

Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete edhe pse data zyrtare për merkaton ka përfunduar. Pritet të shihet nëse ndonjë zyrtarizim i papritur do të vijë në orët në vijim, apo do të pritet vera, megjithatë klubi i Everton duket se nuk është i kënaqur vetëm me shërbimet e shqiptarit.

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Një masiv gurësh dhe dheu ka rrëshqitur në zonën e Kthesës së Dragostunjës, duke bllokuar totalisht aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Radhët kilometrike të krijuara prej orës 11:00 kanë bllokuara lëvizjen e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Mësohet se e bllokuar ka mbetur edhe një ambulancë që transportonte të sëmurë.

Për shkak të situatës, të sëmurët në ambulancë po transportohen nga mali me barelë në këmbë për të arritur në spital.

16:53 Papa Leoni i shqetësuar për tensionet mes SHBA-së dhe Kubës, apel për dialog dhe paqe

Papa Leo shprehu të dielën shqetësimin e tij të thellë për rritjen e tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, duke apeluar për një “dialog të sinqertë dhe efektiv” për të parandaluar dhunën dhe vuajtjet e mëtejshme për popullin kuban.

Këtë shqetësim Papa Leo e shprehu pas lutjes së tij të përjavshme të Angelus, ku gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të shmangur çdo përshkallëzim të situatës. “Të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të nxisin një dialog të sinqertë dhe efektiv për të shmangur dhunën dhe vuajtjet e mëtejshme për popullin e dashur kuban,” tha ai.

Ky apel erdhi pas vendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që javën e kaluar shpalli masa tarifore ndaj importeve nga shtetet që furnizojnë Kubën me naftë, duke e rritur presionin mbi regjimin kuban. Ky veprim u pasua nga largimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, një aleat i rëndësishëm i Kubës, në fillim të muajit janar.

Trump argumentoi se këto tarifa janë të nevojshme për të mbrojtur “sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së nga veprimet dhe politikat e dëmshme të regjimit kuban.”

Në adresën e tij, Papa gjithashtu kujtoi viktimat e shembjes së minierës në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe ata që po vuajnë nga fatkeqësitë natyrore në Portugali, jug të Italisë dhe Mozambik. Ai bëri thirrje gjithashtu për përdorimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Kortina për të promovuar paqen, duke kërkuar që udhëheqësit botërorë të ndërmarrin hapa konkretë drejt de-eskalimit dhe dialogut.

Lojërat Olimpike do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt në Milano dhe stacionin malor të Cortina d’Ampezzo./mxh

16:49 Medvedev: “Rusia është afër fitores në Ukrainë, por pasojat janë po aq të rëndësishme

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka theksuar se Rusia është afër fitores ushtarake në luftën kundër Ukrainës, por ka shtuar se është po aq e rëndësishme të mendohet për pasojat e kësaj fitoreje, duke e cilësuar si një mundësi për të parandaluar konflikte të reja në të ardhmen.

Në një intervistë për bloggerin rus të luftës, WarGonzo, Medvedev u shpreh se fitorja është shumë e rëndësishme dhe tashmë mund të vërehet përmes disa indikatorëve. Ai theksoi se qëllimi kryesor i operacionit ushtarak special të Rusisë, i vendosur nga presidenti Vladimir Putin, ka mbetur i pandryshuar që nga fillimi, me disa nuanca, por në përgjithësi qëllimet janë të njëjta.

“Sot, është shumë e qartë se fitorja ushtarake është e rëndësishme, dhe ajo mund të shihet në disa tregues. Ju e dini këtë mirë, pasi keni ardhur nga fronti, e ndieni vetë. Por është po aq e rëndësishme të mendojmë për atë që vjen më pas. Qëllimi i fitores është të parandalojmë konflikte të reja, është e dukshme,” tha Medvedev.

Për më tepër, Medvedev ka përmendur se, megjithë dallimet mes Luftës së Dytë Botërore dhe luftës aktuale, thelbi mbetet i njëjtë: Rusia është duke mbrojtur atdhenë dhe jetën e qytetarëve të saj. Ai u shpreh se pavarësisht se ai dhe brezi i tij nuk e përjetuan Luftën e Dytë Botërore, kanë mësuar shumë nga historia dhe se tani po përjetojnë një situatë të ngjashme, duke luftuar për mbrojtjen e vendit dhe familjeve të tyre.

Në një moment tjetër të intervistës, Medvedev u pyet nëse lufta në Ukrainë mund të cilësohet si një “luftë e popullit”, dhe ai pranoi se ka pasur shumë konflikte në historinë e Rusisë, por për herë të parë, këto veprime ushtarake janë të lidhura ngushtë me mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të qytetarëve të Rusisë.

“Ky është një rast i mbrojtjes së vendit tonë, dhe kjo është diçka që do të zgjasë përgjithmonë, ashtu siç do të kujtohen heroizmat e popullit që po lufton për ne sot,” tha ai.

Medvedev gjithashtu e përmendi se pas fitores ushtarake, është e rëndësishme që Rusia të parandalojë çdo lloj konflikti të ri, duke i dhënë fund një periudhe tensionesh dhe duke e siguruar stabilitetin afatgjatë për vendin dhe popullin e tij./mxh

16:32 Anxhelo Haruni flet për lidhjen 3-vjecare me Neada Muçajn

Gjatë një interviste në “Big Brother VIP Fan Club”, Anxhelo Haruni foli për herë të parë për një romancë të së shkuarës, për të cilën u përfol shumë nëpër portale gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Emri u konfirmua dhe lajmet ishin të vërteta, mes tij dhe moderatores Neada Muçaj pati një lidhje e cila zgjati për rreth tre vite. Edhe pse gjërat mes tyre kishin përfunduar, kur u pyet nga Kiara Tito mbi ndjenjat, Anxhelo u shpreh se ende ishte shumë i ndikuar nga ajo marrëdhënie e së shkuarës.

“Sigurisht, një lidhje gati 3-vjeçare nuk hidhet dot poshtë në asnjë moment. Një njeri i cili bëhet pjesë e jotja, nxjerr anët më të mira të tuat vazhdimisht, do të qëndrojë me ty gjithë jetën. Qëndron në zemër gjithë jetën, absolutisht. Pastaj nëse ka diçka më tutje, këtë nuk di ta them në këtë moment, por më ndikon akoma. Kaq mund të them.”

Ndër të tjera, ai nuk nguroi t’i jepte edhe një mesazh përmes ekranit.

“Nëse do t’i thoja diçka, është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu njeriu pozitiv edhe i lumtur që ishe siç di ti të bësh.”

Pa u ndalur në arsye të tjera mbi mbylljen e marrëdhënies, ai u shpreh se prej një viti nuk kishte pasur më asnjë komunikim mes tyre./mxh

16:24 Ç’ndodhi? Dokumentari i ri mbi Michael Jackson përmend interesin e pazakontë të këngëtarit ndaj fëmijëve

Disa regjistrime zëri të papublikuara më parë, ku Michael Jackson shpreh disa mendime “intime” për fëmijët, do të bëhen publike në një dokumentar të ri televiziv.

Këngëtari dëgjohet duke folur hapur për ndjenjat dhe interesin e pazakontë që kishte ndaj fëmijëve, aq sa në një moment dëgjohet të thotë se po të mos kishte ata pranë ishte i gatshëm të hiqte dorë nga jeta e tij.

“Nëse do të më thoshe tani… Michael, nuk do të mund të shihje më kurrë asnjë fëmijë… do të vrisja veten,” thotë ai.

Menjëherë pas kësaj shtoi: “Fëmijët e duan personalitetin tim. Ndonjëherë kjo më shkakton probleme.”

Këto regjistrime krijojnë një këndvështrim të ri mbi lidhjen e ngushtë që Michael Jackson kishte me fëmijën që i mbijetoi betejës me kancerin, Gavin Arvizo, i cili më vonë e akuzoi për abuzim seksual gjatë një gjyqi penal në vitin 2005.

Dokumentari pasqyron gjyqin e atij viti, i cili u përqendrua në miqësinë mes atyre të dyve.

Gjatë vitit 2005, Michael Jackson u përball me disa akuza serioze, përfshirë ngacmim seksual dhe dehjen e një fëmije, si dhe komplot për mbajtjen peng të tij dhe familjes së tij. Në përfundim të gjyqit, ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kompania britanike e prodhimit “Wonderhood Studios” ka siguruar këto regjistrime për dokumentarin e ri të Channel 4 me titull “The Trial” (Gjyqi), i cili transmetohet javën e ardhshme.

Një burim i brendshëm, që ka dëgjuar regjistrimet, tha:

“Ka diçka jashtëzakonisht të pazakontë dhe shqetësuese në fiksimin e Michael Jackson-it ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që nuk ishin të tij. Të dëgjosh zërin e tij duke folur për fëmijët në këtë mënyrë, duke pasur parasysh se ishte i akuzuar për ngacmim seksual, ngre shumë pyetje mbi shëndetin e tij mendor, gjendjen psikologjike dhe fatkeqësisht edhe mbi qëllimet e tij. Ky është Michael në momentin e tij më të sinqertë, duke na treguar edhe më hapur se ishte i ‘dashuruar’ pas fëmijëve dhe i fiksuar pas dëshirës për të qenë pranë tyre. Ai nuk shihte asgjë të gabuar në sjelljen e fëmijëve në shtëpinë dhe shtratin e tij, pa mbikëqyrjen e prindërve, duke i justifikuar këto veprime si miqësi dhe dëshirë për t’i ndihmuar ata. Ai madje shkonte deri aty sa arrinte të thoshte se shumica e fëmijëve të përkëdhelur prej tij binin në dashuri me të.”

Sipas burimit, këto shprehje të thëna nga një burrë beqar në të 40-at janë shumë shqetësuese.

Burimi shtoi gjithashtu: “Ka edhe pamje filmike të zbuluara, që tregojnë se si Michael u kujdes për Gavin gjatë betejës së tij me kancerin. Shumë mjekë mendonin se diagnoza e tij ishte vdekjeprurëse, por Michael nuk e humbi kurrë shpresën. Ai tregonte se i thoshte Gavin-it se për të dukej si një engjëll.”

Ndërkohë, producenti ekzekutiv, Tom Anstiss, tha se rrëfimet e këngëtarit në ato regjistrime janë shumë të vërteta, aq sa në disa pjesë teksa ai flet për fëmijët fillon të përlotet./mxh

❌