Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

✇Albeu
By: V K

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurës.

Ata shprehen të revoltuar, teksa rruga mbetet ende e bllokuar.

“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.

“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.

“100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”,-shprehen disa prej tyre.

The post Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën appeared first on Albeu.com.

Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit

✇Albeu
By: V K

Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po ecin përpara, për këto shenja të horoskopit.

Pas një fillimi viti të ngarkuar, yjet krijojnë kushte ideale për zhbllokime, qartësi dhe mundësi konkrete, sidomos në gjysmën e dytë të muajit.

Për këto shenja, shkurti nuk do të jetë thjesht një muaj i mirë, por një periudhë që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe kthesa pozitive.

Luani

Luani është një nga shenjat më të favorizuara të shkurtit. Pas tensioneve dhe pasigurive të muajve të mëparshëm, vjen një fazë stabiliteti dhe rikthimi i vetëbesimit. Në dashuri, çështje të mbetura pezull më në fund gjejnë zgjidhje, duke sjellë më shumë qetësi dhe harmoni. Beqarët kanë mundësi interesante për njohje të reja, ndërsa çiftet forcojnë lidhjen. Në punë, shkurti sjell vlerësim, propozime dhe mundësi për të treguar aftësitë. Sidomos nga mesi i muajit e në vazhdim, Luani ndihet më i fortë dhe më i sigurt në vendimet që merr. Energjia është e lartë dhe fati duket qartë në anën e tij.

Binjakët

Për Binjakët, shkurti është një muaj i gjallë, komunikues dhe plot lëvizje. Marrëdhëniet shoqërore dhe profesionale përmirësohen ndjeshëm, ndërsa kontaktet e duhura hapin dyer të reja. Në dashuri, atmosfera bëhet më e lehtë dhe më pozitive, duke ndihmuar në sqarimin e keqkuptimeve të vjetra. Në punë, mundësitë më të mira shfaqen në gjysmën e dytë të muajit, veçanërisht për ata që punojnë me komunikim, tregti, media apo projekte në grup. Fati i Binjakëve lidhet ngushtë me aftësinë për të folur, për t’u shprehur dhe për të ndërtuar lidhje të dobishme.

Akrepi

Shkurti është një muaj i fuqishëm për Akrepin, i mbushur me intensitet emocional dhe vendime të rëndësishme. Intuita e kësaj shenje është jashtëzakonisht e fortë dhe e udhëheq drejt zgjedhjeve të duhura, sidomos në dashuri. Marrëdhëniet bëhen më të thella, më të sinqerta dhe më autentike. Në planin profesional, Akrepi ka mundësinë të bëjë hapa të guximshëm që sjellin përfitime afatgjata. Edhe pse muaji mund të jetë i ngarkuar, shpërblimi vjen në formën e qartësisë, suksesit dhe ndjesisë se po ecën në drejtimin e duhur. Për Akrepin, shkurti është transformues dhe fatlum.

Bricjapi

Bricjapi hyn në shkurt me më shumë siguri dhe stabilitet. Yjet favorizojnë projektet afatgjata, planet serioze dhe ndërtimin e një baze të fortë për të ardhmen. Në dashuri, marrëdhëniet e qëndrueshme forcohen, ndërsa ata që janë vetëm ndihen më të qartë për atë që kërkojnë. Në punë, përkushtimi dhe durimi i Bricjapit fillojnë të japin rezultat. Edhe pse jo gjithçka vjen menjëherë, shkurti sjell shenja konkrete progresi, mbështetje dhe mundësi për të avancuar. Fati i kësaj shenje lidhet me këmbënguljen dhe qasjen e matur ndaj çdo vendimi.

The post Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Për djalin e tij, Redon Makashi, kjo është një humbje e madhe, aq sa ai thotë se i duken si një ëndërr që ai nuk është më mes familjes.

Këngëtari i njohur thotë se babai i tij ka qenë i respektuar dhe kjo ia heq pak dhimbjen i la ndarja e tij nga jeta.

“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndijën njeriu.

I pyetur nëse kishte ndonjë peng, këngëtari u përlot duke thënë: “Kishte kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat”.

Redon Makashi, tregon se babai i tij u largua herët nga teatri dhe u detyrua të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kujton se sa herë i atij kthej në Shqipëri dukej gjithnjë edhe më i plakur.

“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, u shpreh Makashi.

The post Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur… appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamje fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.

 

The post Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

✇Albeu
By: V K

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë fatet e tyre.

Kuqezinjtë, për shkak se në edicionin e kaluar u renditën të fundit në Grupin e tyre në Ligën B të kompeticionit, zbritën një kategori më poshtë, pikërisht në Ligën C.

Në këtë ligë në momentin e shortit, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë duke qenë se është një prej skuadrave me koeficientin më të lartë në Ligën C.

Në këtë vazo, bashkë me kombëtaren tonë janë Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërsa në vazot e tjera te kësaj lige janë Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia, Moldavia, San Marino, si dhe skuadrat fituese nga playoffi Letonia ose Gjibraltar dhe Luksemburg ose Malta.

Ndërsa Kosova është në Ligën B dhe është pozicionuar në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa skuadrat e tjera në Ligën B janë Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, Bosnje Hercegovina, Austria, Ukraina, Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Procedura e Nations League parashikon që fitueset e Ligave ngjiten në kategori, pra shkojnë një Ligë më lart, ndërsa ato të vendeve të fundit zbresin një ligë më poshtë, po kështu ka edhe ndeshje playoffi për ligat C/D.

Edicioni i pestë i Nations League, do të nisë dhe risia është që 4 sfidat e para do të zhvillohen në periudhën 24 shtator deri në 6 tetor, ndërsa dy sfidat e fundit do të luhen në 12-17 nëntor të 2026.

Në 25-30 mars të 2027, do të luhen ndeshjet çerekfinale të kompeticionit dhe ndeshjet e playoffit për rënien apo ngjitjen në kategori të Ligave A dhe B.

Në 23-28 mars do të luhen ndeshjet e Playoff të Ligave C e D. Faza finale e edicionit të pestë të Nations League, do të luhet në 9-13 qershor të 2027.

The post Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi… appeared first on Albeu.com.

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit. Ai e cilëson si një lajm të mirë dhe një hap konkret në funksion të përmirësimit të sistemit të drejtësisë.

Sipas ministrit Lamallari, ky vendim i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të procesit të dhënies së drejtësisë, një nga problematikat më të ndjeshme me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor në vend.

“Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, është një lajm i mirë. Një hap konkret që i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të dhënies së drejtësisë.  E shtrova nevojën e kësaj ndërhyrjeje edhe në takimin e së hënës për nisjen e vitit të ri gjyqësor. Shtimi i kapaciteteve dhe forcimi i burimeve njerëzore në sistemin tonë të drejtësisë nuk është thjesht një masë administrative, por një zgjedhje politike në funksion të qytetarëve, për një drejtësi më efikase, më të shpejtë dhe më të besueshme. Sigurisht edhe me standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ministri.

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Një histori e pazakontë që ndërthur artin, fenë dhe politikën ka pushtuar mediat italiane dhe ndërkombëtare ditët e fundit.

Në qendër të vëmendjes është një afresk në bazilikën e “San Lorenzo in Lucina”, në zemër të Romës, ku fytyra e një engjëlli ngjan çuditërisht me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Bëhet fjalë për një monument kushtuar mbretit të fundit të Italisë, Umberto II, i cili u ndërtua fillimisht në vitin 1985 me iniciativën e famullitarit të asaj kohe.

Dekorimet me afresk u shtuan më vonë, në vitin 2000, nga piktori Bruno Valentinetti, ku u paraqitën dy engjëj mbi bustin e mbretit, njëri prej të cilëve mban hartën e Italisë. Pas disa dëmtimeve nga lagështia në vitin 2023, u kryen punime restaurimi për të rikthyer imazhet e dëmtuara.

Ishte pikërisht pas këtij ndërhyrjeje që njerëzit vunë re se tiparet e engjëllit ishin transformuar, duke marrë pamjen e kryeministres aktuale. Vetë Meloni ka reaguar me ironi ndaj këtij lajmi, duke deklaruar se nuk mendon se i ngjan një engjëlli.

Zhurma e madhe ka detyruar autoritetet e trashëgimisë kulturore dhe Ministrinë e Kulturës të nisin verifikimet. Mbikëqyrësja shtetërore e Romës, Daniela Porro, sqaroi pas një inspektimi se dekorimi është i kohëve moderne dhe nuk konsiderohet pasuri kulturore e mbrojtur, por theksoi se çdo ndryshim duhet të ishte miratuar paraprakisht.

Nga ana tjetër, Vikariati i Romës u distancua nga ngjarja, duke sqaruar se leja e dhënë në vitin 2023 ishte vetëm për restaurim “pa ndryshuar asgjë”, dhe se ndryshimi i fytyrës duket të jetë një iniciativë personale e dekoratorit, e pa komunikuar me institucionet.

Ndërsa famullitari aktual i kishës po përpiqet të ulet gjakrat duke thënë se edhe artistët e mëdhenj si Karavaxho përdornin fytyra njerëzish të thjeshtë në veprat e tyre, opozita politike kërkon llogari.

Përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar qartësi mbi përgjegjësitë dhe rikthimin e afreskut në gjendjen fillestare, duke e konsideruar këtë një ndërhyrje të papërshtatshme në një objekt kulti.

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Në Divjakë, fermerët po vjelin perimet dimërore. Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella me lakra janë plot. Një pjesë e prodhimit është prishur pasi duhej të ishte shitur më herët.

Pikat e grumbullimit nuk po marrin perimet pasi eksportet janë të pakta. Në këtë situatë ka ndikuar edhe greva e kamionistëve të vendeve të Ballkanit.

Edhe sasia që shitet është me çmim të ulët. Fermerët thonë se tregtimi po bëhet nën kosto dhe ata nuk nxjerrin dot shpenzimet.

Një hektar lakër sot bismilah, dhe me çmim qesharak. Shpenzime që nuk marrim as mundin e krahëve tona, lëri tjerat”, thotë një banor.

“S’do na ngeli gjë, por të paktën të nxjerrim shpenzimet”, shprehet një tjetër.

Probleme me shitjen ka edhe për prodhime të tjera si panxhari i kuq, qepa apo patatja. Fermerët e kanë të vështirë të gjejnë tregun.

Divjaka është zona nga ku eksportohen më shumë prodhime, si drejt vendeve të rajonit, ashtu edhe drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Klan

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Lëreni pas krahë edhe ato qe keni kaluar. Beqaret do i marrin gjerat me seriozisht dhe ne çdo moment do e kërkojnë princin e tyre te kaltër. Financat do mbeten te qëndrueshme gjate gjithë kohës. Asgjë dhe askush nuk do mund t’i trazoje ato.

Demi

Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Me ne fund do pajtoheni me personin qe keni ne krah dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por ne asnjë moment nuk do mendojnë te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni gjithë kohës te vëmendshëm sepse përndryshe do keni vështirësi.

Binjaket

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Si kurrë me pare do flisni hapur edhe për disa tema delikate. Beqaret do luajnë me zjarrin dhe ka rrezik te digjen rende. Gjerat e nxituara asnjëherë nuk dalin për mire. Sektori i financave do jete i animuar. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi te mëdha, megjithatë maturia duhet te mbizotërojë.

Gaforrja

Ka rrezik qe gjate kësaj dite te ketë mjaft konflikte ne jetën tuaj sentimentale. Marrëdhënia me partnerin do jete delikate. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie dhe do i shohin me kujdes te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Edhe gjendja e te ardhurave do përmirësohet ndjeshëm kështu qe do jeni me te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim.

Luani

Do tregoheni shume te matur gjate kësaj dite dhe nuk do lejoni te krijohet asnjë lloj problemi me personin qe keni ne krah. Beqaret do jene nervoze dhe nuk do mund te fillojnë dot një lidhje serioze. Duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar status. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja mos përkeqësohet me tepër.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje nuk do ndihen te qete gjate kësaj dite. Te shumte do jene personat qe do ju thonë histori nga me te ndryshmet ne mënyrë qe t’iu ngrenë dyshimet mbi partnerin. Mos ua bëni qejfin. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi te përfundojnë ne diçka me shume. Ne lanin financiar duhet te ndërmerrni disa rreziqe qe gjendja me pas te rregullohet.

Peshorja

Do ja njihni te gjitha cilësitë partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush. Emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime nga me mbresëlënëset. Gjendja e te ardhurave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar dhe kjo edhe pale ndihmës se disa familjareve.

Akrepi

Do ndiheni mjaft xheloze sot pe rate qe keni ne krah dhe kjo mund te nxisë edhe debatet te njëpasnjëshme. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit ëndërruar. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe do ju bien me shkelm edhe mundësive te mira qe do iu jepen. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Nëse hiqni para mënjanë keni për t’u pasuruar shpejt,

Shigjetari

Do e ngrini ne piedestal gjate kësaj dite partnerin sepse ne fakt ai i meriton te gjitha. Shume gjera kane për te ndryshuar qe sot e tutje. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare te cilat do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do lodheni pak duke marre masa strikte, por rezultati do ju beje te ndiheni te qete.

Bricjapi

Mos ëndërroni gjera te cilat partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot sot sepse do lëndoni veten tuaj. Jo gjithçka do jete ne dorën e tij. Beqaret do jene sensuale dhe gati për te pranuar ftesat qe do ju bëhen. Me shume gjase do fillojnë histori te bukura dashurie. Financat nuk do mbeten ne gjendjen qe ishin pasi ndihma e një te afërmi do iu ndihmoje mjaft.

Ujori

Fatmirësisht kjo dite nuk do jete aspak e tensionuar për jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do i mendojnë gjerat me kujdes dhe nuk do nxitohen te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar bëjini mire llogarite ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.

Peshqit
Duhet te tregoheni sa me besnike gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah, përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet me tepër nga sa mund ta keni menduar ndonjëherë. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe nuk do arrijnë te krijojnë dot një lidhje. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluksi vjetor i udhëtimeve për Festën e Pranverës në Kinë do të fillojë të hënën, me udhëtime ndërrajonale që pritet të arrijnë një rekord prej 9.5 miliardë.

Rritja është nxitur nga kërkesa e mbivendosur për bashkime familjare dhe turizëm gjatë pushimeve më të gjata, thanë analistët.

Udhëtimi rrugor me makina private pritet të mbetet dominues, duke përbërë afërsisht 80 për qind të udhëtimeve ndërrajonale, sipas autoriteteve.

Numri i pasagjerëve të trenave dhe aeroplanëve parashikohet të jetë përkatësisht 540 milionë dhe 95 milionë, me trafikun total dhe flukset maksimale ditore që pritet të tejkalojnë rekordet e mëparshme.

Festa e Pranverës, ose Viti i Ri Kinez, bie më 17 shkurt këtë vit. Pushimet zyrtare zgjatin nëntë ditë, me fluksin e udhëtimeve që zgjat deri më 13 mars.

Meqenëse Festa e Pranverës është një nga rastet më të rëndësishme për ribashkim me familjen, autoritetet po rrisin kapacitetin, veçanërisht në qendrat kryesore të transportit, për të siguruar udhëtim të sigurt e të qetë për të gjithë pasagjerët.

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

Në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, në Malësi të Madhe, janë rikthyer reshjet e borës. Borë bie gjithashtu edhe në zonat e Bogës dhe Thethit, dy destinacione shumë të frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendas dhe të huaj.

Kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri, ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e borës, zgjerimin e aksit të lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, kriposjen për të parandaluar krijimin e shtresës së akullit.

Pavarësisht reshjeve, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve motorike në këto akse rrugore. Përdoruesit e rrugëve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur ngjarje të pakëndshme.

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Irani i konsideron “grupe terroriste” ushtritë e vendeve të BE-së, të cilat e kanë listuar Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste të bllokut. Deklarata u be nga kryetari i parlamentit iranian. Ndërkohë  lideri suprem Ali Kamenei sulmoi presidentin amerikan Donald Trump, duke deklaruar se Irani nuk trembet

“Kur i dëgjoni duke folur për luftë, duke thënë gjëra si ‘do të vijmë me këtë avion apo atë avion dhe do të bëjmë këtë apo atë,’ nuk është asgjë e re. Amerikanët na kanë kërcënuar përsëritshëm në të kaluarën, duke thënë ‘të gjitha opsionet janë në tryezë,’ që përfshin edhe opsionin e luftës. Ata gjithmonë e kanë thënë këtë. Në mënyrë të ngjashme, Donald Trump vazhdimisht pretendon që kanë sjellë anije lufte.

Por populli iranian nuk do të trembet nga këto gjëra, populli iranian nuk do të nxitet nga kërcënimet. Ata nuk frikësohen nga një përballje e drejtë. Ne nuk jemi iniciatorë dhe nuk duam të sulmojmë asnjë vend, por kombi iranian do të godasë fuqishëm këdo që e sulmon dhe e ngacmon atë.”

 

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE po përgatit publikimin e një plani të ri për ta bërë procesin e zgjerimit të BE-së sa më të lehtë. Ky është një dokument me të cilin komisionerja Marta Kos do të përpiqet të anashkalojë veton në procesin e pranimit të shteteve të reja në këtë organizatë. Paraprakisht, Kos ka deklaruar se këto propozime do të publikohen gjatë muajit mars.

Brukseli po flet gjithnjë e më shumë për rishikimin e procesit të zgjerimit në një situatë ku BE-ja është në krizën më të madhe të ekzistencës së saj, për shkak të humbjes së autoritetit të saj në skenën ndërkombëtare, marrëdhënieve të dëmtuara me SHBA-të dhe luftës ende të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

Arsyeja e drejtpërdrejtë për hartimin e këtyre propozimeve është kryesisht zhbllokimi i anëtarësimit të Ukrainës në BE, por padyshim që dokumenti mund të përdoret edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, ky dokument është tashmë në një fazë paraprake dhe nënkupton anëtarësimin jo të plotë të shteteve kandidate.

Këto shtete do të uleshin në tryezën e Evropës së Bashkuar, por nuk do të kishin të drejtë vote, ndërkohë që nëpërmjet anëtarësimit gradual, do të fitonin akses në disa nga strukturat e BE-së.

Ky plan i ri për integrimin evropian nuk ka gjasa të realizohet sepse shtete si Hungaria, Sllovakia, Greqia, Kroacia dhe Bullgaria janë shprehur hapur kundër heqjes dorë nga të drejtat e tyre të vetos. Ky opsion do të bëhej më i realizueshëm nëse plani 20-pikësh i paqes i SHBA-ve për Ukrainën përfshin edhe të ashtuquajturin anëtarësim të përshpejtuar të këtij shteti në Bashkimin Evropian. Në një rast të tillë, Brukseli ka shumë të ngjarë të zgjedhë një paketë zgjerimi që do të përfshinte edhe Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, kjo ndërlikohet kur, paralelisht me këtë dokument jo-ligjor, Gjermania ka përgatitur tashmë një dokument të dytë që ka të bëjë me reformën e brendshme të BE-së dhe ecjen me dy shpejtësi. Ky projekt ka mbështetje nga Franca, Polonia, Spanja, Italia dhe Holanda.

Ukraina e ka refuzuar tashmë propozimin për anëtarësim të asociuar pa të drejtë vote dhe pa përfaqësim me komisioner në Bruksel.

Mali i Zi, i cili është në krye të procesit të zgjerimit dhe shpreson të anëtarësohet në vitin 2028, ka deklaruar se nuk ka nevojë që të rishikohen rregullat për zgjerimin e BE-së. Shqipëria, pavarësisht se ka ecur shpejt me negociatat, beson se anëtarësimi alternativ është një mundësi e mirë.

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

Shqipëria ka shënuar një moment historik në transportin rrugor, duke kaluar zyrtarisht pragun e 1 milion mjeteve në qarkullim. Të dhënave e INSTAT për tremujorin e katërt të 2025, tregojnë se numri total i mjeteve arriti në 1.048.092 njësi.

Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar një zgjerim të pandalshëm të flotës.

Analiza e strukturës së mjeteve tregon një dominim absolut të autoveturave, të cilat përbëjnë 80,8% të totalit.

Tregu i regjistrimeve të reja, tregon se markat gjermane si Volkswagen me 18,6%, dhe Mercedes Benz me 17,5% vazhdojnë të kryesojnë preferencat, por prania e markave kineze si BYD me 6,2% në top-listën e regjistrimeve sugjeron një diversifikim të tregut dhe një rritje të interesit për mjetet elektrike.

Gjeografikisht, Tirana mbetet lokomotiva e qarkullimit me 34,7% të mjeteve, ndërkohë që Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në fund të listës. Shtim masiv i mjeteve, megjithëse tregon rritje të fuqisë blerëse, shtron sfida të reja për infrastrukturën urbane dhe mjedisin, duke kërkuar politika më të forta për menaxhimin e trafikut.

 

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

Ndërkohë Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe prokurorit të posaçëm, Ols Dado.

Sipas burimeve pranë gjykatës, padia është kthyer për shkak se në të rezultojnë si paditës Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë, por nga kjo e fundit nuk ka vulë dhe as numër protokolli. Gjykata ka kthyer padinë për plotësimin e saj për të legjitimuar palët në proces.

Në Administrative Veliaj kërkon deklarimin e pavlefshëm të dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit, Ols Dado, një nga prokurorët e dosjes se tij ne SPAK. Sipas tij emërimi në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin.

Veliaj pretendon se Dado është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës dhe se kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet ligjore.

15:00 KE gati planin e ri të zgjerimit, përfiton edhe Shqipëria

KE po përgatit publikimin e një plani të ri për ta bërë procesin e zgjerimit të BE-së sa më të lehtë. Ky është një dokument me të cilin komisionerja Marta Kos do të përpiqet të anashkalojë veton në procesin e pranimit të shteteve të reja në këtë organizatë. Paraprakisht, Kos ka deklaruar se këto propozime do të publikohen gjatë muajit mars.

Brukseli po flet gjithnjë e më shumë për rishikimin e procesit të zgjerimit në një situatë ku BE-ja është në krizën më të madhe të ekzistencës së saj, për shkak të humbjes së autoritetit të saj në skenën ndërkombëtare, marrëdhënieve të dëmtuara me SHBA-të dhe luftës ende të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

Arsyeja e drejtpërdrejtë për hartimin e këtyre propozimeve është kryesisht zhbllokimi i anëtarësimit të Ukrainës në BE, por padyshim që dokumenti mund të përdoret edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, ky dokument është tashmë në një fazë paraprake dhe nënkupton anëtarësimin jo të plotë të shteteve kandidate.

Këto shtete do të uleshin në tryezën e Evropës së Bashkuar, por nuk do të kishin të drejtë vote, ndërkohë që nëpërmjet anëtarësimit gradual, do të fitonin akses në disa nga strukturat e BE-së.

Ky plan i ri për integrimin evropian nuk ka gjasa të realizohet sepse shtete si Hungaria, Sllovakia, Greqia, Kroacia dhe Bullgaria janë shprehur hapur kundër heqjes dorë nga të drejtat e tyre të vetos. Ky opsion do të bëhej më i realizueshëm nëse plani 20-pikësh i paqes i SHBA-ve për Ukrainën përfshin edhe të ashtuquajturin anëtarësim të përshpejtuar të këtij shteti në Bashkimin Evropian. Në një rast të tillë, Brukseli ka shumë të ngjarë të zgjedhë një paketë zgjerimi që do të përfshinte edhe Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, kjo ndërlikohet kur, paralelisht me këtë dokument jo-ligjor, Gjermania ka përgatitur tashmë një dokument të dytë që ka të bëjë me reformën e brendshme të BE-së dhe ecjen me dy shpejtësi. Ky projekt ka mbështetje nga Franca, Polonia, Spanja, Italia dhe Holanda.

Ukraina e ka refuzuar tashmë propozimin për anëtarësim të asociuar pa të drejtë vote dhe pa përfaqësim me komisioner në Bruksel.

Mali i Zi, i cili është në krye të procesit të zgjerimit dhe shpreson të anetaresohet në vitin 2028, ka deklaruar se nuk ka nevojë që të rishikohen rregullat për zgjerimin e BE-së. Shqipëria, pavarësisht se ka ecur shpejt me negociatat, beson se anëtarësimi alternativ është një mundësi e mirë./kb

14:45 Kartolina më e bukur dimërore/ Dardha mbulohet nga dëbora

Këtë të diel, Dardha, fshati malor në Korçë, është mbuluar me një shtresë të bardhë dëbore, që e ka kthyer në një pamje magjike. Pyjet e zonës, shtëpitë tradicionale me çati druri dhe rrugicat e ngushta të fshatit duket sikur dalin nga një kartolinë dimërore.

Për turistët, Dardha ofron një oaz të qetë dhe relaksues, larg zhurmës së qytetit, ku mund të shijosh shëtitje në borë, fotografi spektakolare dhe ngrohtësinë e bujtinave tradicionale. Pamja e maleve të mbuluara nga bora dhe dritat e fshatit në mbrëmje krijon një atmosferë të veçantë, ideale për pushime dimërore dhe eksperienca të paharrueshme.

Vizitorët mund të eksplorojnë gjithashtu sporte dimërore si skijimi dhe snoëboarding, ose thjesht të shijojnë kafenë apo çajin përballë bukurinë e natyrës.

Dardha mbetet një nga destinacionet më të bukura dimërore të Shqipërisë, duke ofruar një kombinim të peizazheve të mrekullueshme, qetësisë dhe mikpritjes tradicionale shqiptare./kb

14:30 Zelensky njofton takimin e radhës me Rusinë! Negociatat e radhës për paqen do të mbahen më 4 dhe 5 shkurt

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Abu Dhabi më 4 dhe 5 shkurt, tha të dielën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, duke shtuar se Kievi ishte gati për një “diskutim thelbësor”.

“Ekipi ynë negociator sapo ka dorëzuar një raport. Datat për takimet e ardhshme trepalëshe janë caktuar – 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi”, shkroi ai në X.

“Ukraina është gati për një diskutim thelbësor dhe ne jemi të interesuar të sigurohemi që rezultati të na afrojë më shumë me një fund të vërtetë dhe dinjitoz të luftës.”/kb

14:15 Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë bllokon ambulancën e nisur drejt spitalit! Pacientja kalohet përmes lumit me barrelë

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë, që zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme./kb

14:00 Murrizi: Partitë në koalicion me PD-në, i morën 8 deputetë dhe fonde publike pa vota reale

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër partitë që janë në koalicion me Partinë Demokratike, duke theksuar se kanë përfituar pa arritur pragun zgjedhor prej 1%.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrzi shkruan se këto parti kanë përfituar në zgjedhjet e 11 majit 8 mandate deputetësh dhe 640,000 euro nga taksat e shqiptarëve, megjithëse, sipas tij, nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga votuesit.

“Që nga viti 2001, për 25 vite dhe 7 palë zgjedhje parlamentare, këto parti marrin deputetë nga PD dhe fonde publike pa u ballafaquar realisht me votuesit,” shkruan Murrizi.

Ish-deputeti kritikon gjithashtu planet e ardhshme për rritjen e numrit të partive pa anëtarë dhe pa vota, duke u shprehur se kjo shkon në kurriz të demokratëve dhe synon të rrisë numrin e individëve që marrin rroga nga buxheti si kryetarë partie.

Murrizi përfundon postimin me një pyetje: “Si mendoni ju, a kanë vota reale këto parti për të marrë deputetë, apo kryetarët e tyre janë thjesht për të përfituar rreth 5,000 euro në muaj nga buxheti?”/Kb

❌