❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Moti i keq në vendin tonë, bllokohet rruga Elbasan-Gjinar për shkak të rrëshqitjeve të dheut (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Rruga Elbasan-Gjinar është bllokuar për shkak te rrëshqitjeve të dherave si pasojë e shirave të shumta të kësaj jave.

Në terren kërkohet ndërhyrje e ekipeve të ARRSH për hapjen e aksit që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit.

Rruga u bllokua rreth orës 10 pranë fshatit Lleshan.

 

The post Moti i keq në vendin tonë, bllokohet rruga Elbasan-Gjinar për shkak të rrëshqitjeve të dheut (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një trailer-autobot që transportonte karburant, është përfshirë nga zjarri në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës.

Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik pa u përhapur në rezervuarët e karburantit, duke shmangur një shpërthim të mundshëm.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit appeared first on Albeu.com.

Tuneli 190 milionĂ« euro i Ballukut “fut ujĂ«â€/ QytetarĂ«t demaskojnĂ« punimet e dobĂ«ta nĂ« Llogara, Artan Hoxha: DĂ«min e paguajnĂ« shqiptarĂ«t, ja çfarĂ« tha inxhinieri grek (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Situata e reshjeve të dendura në të gjithë vendin dhe moti i keq, duket se ka vënë në pah cilësinë e dobët të punimeve të rrugëve, por në veçanti të tunelit të Llogarasë, i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 190 milionë euro.

Disa qytetarët kanë shpërndarë një video të filmuar nga brenda tunelit të Llogarasë, ku shihet se uji ka arritur të futet nga pjesa e sipërme e tavanit prej betoni dhe të rrjedhë lirshëm.

QytetarĂ«t kanĂ« ironizuar kĂ«to punime, teksa dĂ«gjohen tĂ« thonĂ« se: “Tuneli i Ballukut, ‘Palloshi” u shpu!”

MĂ« herĂ«t, deklaratat e inxhinierit grek, Ioannis Kirkinezis nĂ« dosjen e Belinda Ballukut shkaktuan mjaft reagime pĂ«r shkak se ai ngriti dyshimet se nĂ« tunelin e LlogarasĂ« nuk janĂ« bĂ«rĂ« punime cilĂ«sore, pasi “tuneli nuk duhej konsideruar si njĂ« vrimĂ«, por kishte nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« hekur”.

TĂ« premten, gazetari Arta Hoxha komentoi pamjet theksa tha se: “Inxhinieri grek nĂ« dosjen e SPAK thotĂ« “futini hekur tunelit” Pra unĂ« uroj qĂ« dĂ«mi tĂ« mos jetĂ« sepse dĂ«min e paguajnĂ« shqiptarĂ«â€, thotĂ« ai.

DOSJA E SPAK

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë e tij.

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis
kontraktori duhet tĂ« kuptojĂ« se projekti nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« “vrimĂ«â€, por Ă«shtĂ« njĂ« tunel i cili duhet tĂ« ndĂ«rtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« respekt ABSOLUT pĂ«r çështjet e SIGURISË
” i shkroi Ioannis Kirkinezis, pĂ«rfaqĂ«sues i kompanisĂ« “Hill International NV”, Berberit.

Hetimi i ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme ndaj ish-kreut tĂ« ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi nĂ« rritje nĂ« muajt qĂ« pasuan. NĂ« shumĂ« episode tĂ« pĂ«rshkruara nĂ« dosje, Kirkinezis ankohet pĂ«r cilĂ«sinĂ« e punimeve, pĂ«r mungesĂ«n e projekteve apo “pĂ«r neglizhencĂ« dhe fyerje totale” nga ana e nĂ«nkontraktorit.

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues tĂ« tenderit u shpallĂ«n kompania “Hill International” e pĂ«rfaqĂ«suar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r tender i manipuluar pas atij tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« tunelit tĂ« LlogarasĂ« dhe e akuzon Berberin pĂ«r paracaktimin e fituesit.

Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vetĂ« kriteret e vendosura nĂ« dokumentet standarde tĂ« tenderit dhe nĂ« kĂ«mbim ka marrĂ« si ortak kompaninĂ« “Net Group” sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.

Ish-kreu i ARRSH-së u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit 18.9 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit kontrovers të Llogarasë.

TĂ« para sĂ« bashku, tĂ« dy dosjet tregojnĂ« gjurmĂ« tĂ« njĂ« problemi sistemik nĂ« sektorin e infrastrukturĂ«s me shpalljen fiktive tĂ« tenderave publikĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« “pazaret” pĂ«r kriteret dhe fituesit kishin pĂ«rfunduar. Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi i ka mohuar akuzat e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se “ka besim te drejtĂ«sia”.

 

The post Tuneli 190 milionĂ« euro i Ballukut “fut ujĂ«â€/ QytetarĂ«t demaskojnĂ« punimet e dobĂ«ta nĂ« Llogara, Artan Hoxha: DĂ«min e paguajnĂ« shqiptarĂ«t, ja çfarĂ« tha inxhinieri grek (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

BIRN: Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave/ Kush është institucioni që do menaxhojë monedha virtuale të konfiskuara nga organet e drejtësisë

✇Albeu
By: V K

Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave.

Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e konsideroi ndërhyrjen ligjore urgjente për të krijuar një kuadër të qartë se si do të veprohet me këto pasuri virtuale të konfiskuara.

Në fund të dhjetorit, qeveria prezantoi për konsultim publik një nismë ligjore që parashikon se menaxhimi i parasë virtuale së konfiskuar do të bëhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK.

“AAPSK menaxhon monedha virtuale tĂ« sekuestruara ose tĂ« konfiskuara nga organet e drejtĂ«sisĂ« sipas vendimit tĂ« gjykatĂ«s apo urdhĂ«rit tĂ« prokurorit, i cili administrohet zyrtarisht nĂ« institucion,” parashikon drafti i propozimeve pĂ«r ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r administrimin e pasurive tĂ« sekuestruara dhe tĂ« konfiskuara”.

Një nen tjetër i cakton Këshillit të Ministrave detyrën që që të përcaktojë rregullat dhe procedurat e administrimit të këtyre monedhave.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe AAPSK parashikon po ashtu dispozita që duket se fuqizojnë rolin e kësaj agjencie në shitjen, dhënien me qira apo përdorimin e pasurive të sekuestruara, ndërkohë që portofoli i Agjencisë zgjerohet edhe me pasuritë e sekuestruara nga pushteti vendor, të tilla si ndërtimet pa leje të konsfiskuara.

Projektligji parashikon qĂ« kjo agjenci tĂ« luajĂ« rol direkt nĂ« kryerjen e procedurave tĂ« shitjes, pĂ«r pasuritĂ« e sekuestruara dhe tĂ« konfiskuara, tĂ« cilat ka nĂ« administrim, ndryshe nga ligji nĂ« fuqi qĂ« kushtĂ«zonte “bashkĂ«punim” me institucionet e tjera pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r shitjen e pronave publike.

NĂ« lidhje me ndĂ«rtimet pa leje parashikohet njĂ« term i ri “Fondi i posaçëm i dedikuar pĂ«r ndĂ«rtimet pa leje”, i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r objekteve pa leje qĂ« janĂ« konfiskuar dhe i kanĂ« kaluar nĂ« administrim AAPSK.

PĂ«r tĂ« mundĂ«suar kalimin e kĂ«tyre objekeve nĂ« menaxhim tĂ« kĂ«saj agjencie, qeveria ka hedhur nĂ« publik dhe ndryshimet ligjore nĂ« ligjin “PĂ«r administrimin e objekteve tĂ« konfiskuara si ndĂ«rtime pa leje, me qĂ«llim pĂ«rdorimin e tyre pĂ«r interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale tĂ« shkaktuara”, njĂ« ligj I 2023-it qĂ« u bazua mbi njĂ« vendim tĂ« kontestuar tĂ« qeverisĂ« pĂ«r konfiskimin e pallateve pa leje.

NĂ« relacion arsyetohet se kjo bĂ«n tĂ« mundur tĂ« kalojĂ« procesin nga njĂ« model i shpĂ«rndarĂ« kompetencash nĂ« njĂ« “model tĂ« centralizuar dhe efikas”.

PĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« mundur menaxhimin e kĂ«tyre objekteve tĂ« konsfiskuara pranĂ« AAPSK, do tĂ« ngrihet njĂ« ‘grup pune’ dhe krijimi i njĂ« fondi tĂ« veçantĂ« financiar me destinacion pĂ«r veprimtarinĂ« dhe zhvillimin e objekteve pa leje, tĂ« cilat janĂ« konfiskuar dhe i kanĂ« kaluar nĂ« administrim AAPSK.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme konsiderohet një ndër armët më të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./BIRN

The post BIRN: Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave/ Kush është institucioni që do menaxhojë monedha virtuale të konfiskuara nga organet e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes

✇Albeu
By: V K

Situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit, vijon të sjellë probleme në qarkun e Fierit, ku një pjesë e tokave bujqësore mbeten ende të përmbytura.

Ndërkohë, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë të zonës ndryshon nga orë në orë, duke mbajtur banorët dhe autoritetet në gatishmëri.

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët, por terreni vijon të jetë i ngopur me ujë. Në zonat e prekura nga dalja e lumit Vjosë, uji është duke u tërhequr gradualisht, megjithatë disa parcela mbeten nën sipërfaqe të konsiderueshme.

Në kontrast me Vjosën, prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në rritje dhe, sipas të dhënave të para, kanë shkaktuar dalje të ujit nga shtrati në disa segmente, edhe pse për momentin mbeten brenda argjinaturave mbrojtëse.

The post Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

✇Albeu
By: V K

Policia ka zbardhur dinamikĂ«n e ngjarjes sĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« Klos, nĂ« vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, mĂ«sohet se Ă«shtĂ« arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i automjetit qĂ« ra nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orĂ«s 01:30, Ă«shtĂ« marrĂ« informacion se nĂ« vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njĂ«sia administrative Klos, njĂ« mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalĂ« nga rruga dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n zyrtare tĂ« policisĂ«.

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit appeared first on Albeu.com.

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja katastrofike është shmangur gjatë mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit.

Në kilometrin e 34-t të kësaj autostrade, një trailer autobot i mbushur me karburant është përfshirë nga flakët, duke krijuar një situatë kritike dhe rrezik të lartë shpërthimi.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e forcave të shumta zjarrfikëse të Mirditës bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kohë rekord.

Falë efektivitetit të tyre, u parandalua përhapja e flakëve në të gjithë sasinë e madhe të karburantit që transportohej, çka do të sillte pasoja të rënda për sigurinë dhe infrastrukturën e rrugës.

Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në mjetin e transportit të lëndëve djegëse, ndërkohë që qarkullimi në këtë aks ka vijuar nën monitorimin e forcave të rendit.

PĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s/ “TĂ« dy hidrovorĂ«t nĂ« punĂ«â€, Sako i pĂ«rgjigjet akuzave tĂ« opozitĂ«s: NĂ«se s’do funksionin situata do ishte mĂ« e vĂ«shtirĂ«

Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që paralizuan vendin. Opozita në qendër të akuzave të saj për përmbytjet ka përdorur hidorovorin, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë në punë. Por, kryebashkiakja Emirjana Sako në një postim në rrjetet sociale thotë se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale. Sipas saj, nëse hidorvorët nuk do kishin qenë në punë, situata e këtyre ditëve do kishte qenë edhe më e vështirë. 

“ShoqĂ«ruar nga njĂ« debat i vazhdueshĂ«m dhe akuza nga opozita nĂ«se punojnĂ« apo jo hidrovorĂ«t në DurrĂ«s, madje deri nĂ«se a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e kĂ«tyre ditĂ«ve tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tĂ« gjithĂ«, do tĂ« ishte shumĂ« herĂ« mĂ« e keqe nĂ« rast të mosfunksionimit tĂ« tyre. TĂ« dy hidrovorĂ«t e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnĂ« me kapacitete maksimale”, shkruan Sako. 

Edhe drejtori i ndërmarrjes Rruga, Alion Hysko, që ka në administrim hidrovorët e Porto Romanos, thotë se të dy punojnë me kapacitet të plotë. 

“Ka 9 pompa nĂ« punĂ«. Prurjet dhe intensiteti ka qenĂ« i lartĂ«. Pompat janĂ« nĂ« punĂ« dhe nĂ« funksion. Ky hidrovor ka punuar me kapacitet tĂ« plotĂ« ka pasur bllokime nga mbetjet qĂ« vijnĂ« në hidrovor dhe janĂ« pastruar. KĂ«tu jemi tek hodrovori i vjetĂ«r janĂ« 7 pompa 6 janĂ« nĂ« funksion dhe njĂ« e kemi pĂ«r raste emergjente’, tha ai.  

Akuzave të opozitës se përmbytjet në vend u shkaktuan pasi hidrovorët nuk kanë qenë në punë, iu përgjigj një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile ku deklaroi se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është siguruar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta. 

PĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s dyshohet se shkaktuan edhe njĂ« viktimĂ«, ndĂ«rsa Prokuroria ka nisur edhe një hetim pĂ«r shkakun pĂ«r 3 vepra penale’; “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me pĂ«rmbytje” dhe “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s nga pakujdesia”. 

Ky Ă«shtĂ« pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit nĂ« Klos! Pas rĂ«nies sĂ« makinĂ«s nĂ« pĂ«rrua u braktis nga shoku i tij
 FOTO-VIDEO 

Zbulohet identiteti i plotë i 30-vjeçarit të zhdukur në ujërat e përroit në fshatin Dars të Klosit, në orët e para pas mesnatës, ku një automjet tip audi i drejtuar nga 24-vjeçari i cili ishte në gjendje të dehur, u rrëzua në përrua.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24 vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

“Rreth orĂ«s 01:30, Ă«shtĂ« marrĂ« informacion se nĂ« vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njĂ«sia administrative Klos, njĂ« mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalĂ« nga rruga dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n zyrtare tĂ« policisĂ«.

 

PĂ«rshtatĂ«n banesĂ«n si “shtĂ«pi bari” duke vjedhur energji/ Sekuestrohet lĂ«nda narkotike, pranga 49 vjeçarit


SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r ndaluan shtetasin H. M., 49 vjeç, pĂ«r veprat penale: “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike”, nĂ« bashkĂ«punim; “Vjedhja e energjisĂ« elektrike dhe impulseve telefonike”, nĂ« bashkĂ«punim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkĂ«punuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, pĂ«r pĂ«rshtatjen e njĂ« banese nĂ« lagjen “Ndoc Mazi”, pĂ«r kultivimin e bimĂ«ve narkotike, me pajisje qĂ« furnizoheshin me lidhje tĂ« paligjshme tĂ« energjisĂ« elektrike.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., më datë 08.01.2025, u gjetë 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.

VIDEO / Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse


Djali i inxhinierit të shquar Egon Gjadri, Ervini, tregoi se pas shitjes së dy hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit, u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte Kryeministër.

Gjadri tha se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundit i energjetikës shqiptare.

“Babai u skandalizua kur e mori vesh. NĂ« kĂ«to kushte qĂ« jemi sot pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, nuk mund tĂ« imagjinohet si do tĂ« ishte situata nĂ«se Kaskada e Drinit do tĂ« privatizohej. Do tĂ« ishte katastrofĂ«, fundi i energjetikĂ« shqiptare” – tha Ervin Gjadri pĂ«r Rudina XhungĂ«n.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

PD reagon për protestat në Iran: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestat masive që prej dy javësh po zhvillohen në Teheran dhe në qytete të tjera të Iranit, duke i cilësuar ato si një kryengritje të fuqishme popullore kundër regjimit teokratik të ajetullahëve. 

Në deklaratën e saj, PD thekson se populli iranian është ngritur kundër asaj që e quan një regjim obskurantist dhe diktatorial, ndërsa rolin udhëheqës në këto protesta e atribuon Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit, të cilën e përshkruan si opozitën më të fuqishme që prej dekadash lufton për një Iran të lirë dhe demokratik. 

“KryengritĂ«sit iranianĂ« drejt fitores mbi diktaturĂ«n teokratike tĂ« Teheranit. 

Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme. Në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve. Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe deri sot janë mbi 44 martirë të rënë për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tyre. 

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmĂ«ruar ajetullahĂ«t: “Mos qĂ«lloni, se do t’ju qĂ«llojmĂ«.” 

PDSh, duke dĂ«nuar me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe dhunĂ«n dhe terrorin shtetĂ«ror tĂ« regjimit diktatorial obskurantist tĂ« Teheranit ndaj kryengritĂ«sve, ju uron kryengritĂ«sve trima fitoren pĂ«r njĂ« Iran tĂ« lirĂ«, demokratik dhe sovran”, thuhet ne deklaraten zyrtare te PD. 

DitĂ«lindja e Presidentit tĂ« SHBA/ Macron i plotĂ«son ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datĂ«n e takimit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« G7-Ă«s

Franca ka “ndryshuar me mirĂ«sjellje datat” e samitit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« G7-Ă«s “pĂ«r tĂ« marrĂ« parasysh axhendĂ«n e presidentit amerikan, Donald Trump”, tha njĂ« zyrtar i lartĂ« amerikan pĂ«r AFP tĂ« hĂ«nĂ«n.

Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për 15-17 qershor.

Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

“Si udhĂ«heqĂ«s i botĂ«s sĂ« lirĂ«, partnerĂ«t tanĂ« e konsideruan tĂ« nevojshme qĂ« Presidenti Trump tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« samitin e G7. Ata me mirĂ«sjellje ndryshuan datat pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur axhendĂ«s sĂ« presidentit amerikan”, tha njĂ« zyrtar i lartĂ« i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

“Data e samitit Ă«shtĂ« rezultat i konsultimeve me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t tanĂ« tĂ« G7”, komentoi Pallati Elize.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania përbëjnë.

Çdo vend organizon me radhĂ« takimet ministrore dhe samitin e krerĂ«ve tĂ« shteteve dhe qeverive qĂ« zhvillohen çdo vit. Ky model u ndĂ«rpre nga rikthimi nĂ« pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellĂ«sisht aleancat tradicionale tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara.

VIDEO – Kurbin, pĂ«rfshihet nga flakĂ«t servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

Rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz, Kurbin, ka rënë zjarr në një objekt biznesi (servis), në pronësi të shtetasit 48 vjeç, banues në Kurbin. 

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit  dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara.

Nga monitorimi periodik në terren diten e sotme datë 10.01.2021,ora 8.00.

Situata e lumenjve:

Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë por gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar rritje të niveleve të lumenjve me rreth 10-20 cm krahasuar me një ditë më parë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.30 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.05 m.Në njësinë administrative Dajç niveli i ujit është 6.48m.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e permbytur 266 Ha. Nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Nj.A. Ana Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50 cm
  2. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 130 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan.

Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 35 Ha, kryesisht në Pentar.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 101 Ha,

Bashkia Shkodër është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka një tendencë tërheqje të ujit nga zonat me prani të tij.

Studimi: Personat e lindur në tetor kanë më shumë fat financiar!

Sipas një studimi të fundit, personat e lindur në tetor duket se përballen më lehtë me suksesin financiar në krahasim me të lindurit në muajt e tjerë. Eksperti i neuroshkencës Kyle Cox shpjegon se kjo ka të bëjë me një kombinim të faktorëve psikologjikë dhe simbolikë që lidhen me muajin e lindjes.

“Personat e lindur nĂ« tetor shpesh ‘gjejnë’ mundĂ«si financiare qĂ« tĂ« tjerĂ«t duhet t’i kĂ«rkojnĂ«,” tha Cox. “Kontrolle tĂ« papritura, oferta tĂ« mira ose mundĂ«si qĂ« sjellin tĂ« ardhura duken tĂ« shfaqen pĂ«r ta pa shumĂ« pĂ«rpjekje.”

Sipas tij, kjo lidhet me simbolikën e tetorit si muaj i bollëkut, pasi në këtë periudhë tradicionalisht mblidhen prodhimet e korrjes dhe ka më shumë pasuri dhe siguri. Kjo, sipas Cox, mund të krijojë në mënyrë të pavetëdijshme një pritshmëri pozitive ndaj bollëkut, e cila ndikon edhe në sjelljet financiare të individëve.

Studiuesit qĂ« ndjekin “fitime tĂ« papritura” kanĂ« konstatuar se tĂ« lindurit nĂ« tetor marrin mĂ« shumĂ« shpĂ«rblime tĂ« papritura dhe mundĂ«si financiare sesa parashikon probabiliteti statistikore. Ky efekt mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si ata menaxhojnĂ« paratĂ« dhe vendosin pĂ«r financat e tyre.

Cox thekson se kjo nuk do të thotë se çdo tetor i lindur ka fat financiar automatikisht, por ka një tendencë të dukshme që ka të bëjë me besimin dhe pritshmëritë që formohen që në moshë të hershme.

The post Studimi: Personat e lindur në tetor kanë më shumë fat financiar! appeared first on iconstyle.al.

Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve

Policia e qytetit amerikan Albuquerque, nĂ« shtetin e New Mexico-s, ka lĂ«shuar njĂ« urdhĂ«r arresti ndaj aktorit dhe regjisorit Timothy Busfield, i cili pĂ«rballet me akuza tĂ« rĂ«nda qĂ« lidhen me kontakt seksual me tĂ« mitur dhe abuzim me fĂ«mijĂ«. Sipas dokumenteve zyrtare, Busfield akuzohet pĂ«r dy raste tĂ« kontaktit seksual kriminal me njĂ« tĂ« mitur dhe njĂ« akuzĂ« pĂ«r abuzim me fĂ«mijĂ«, tĂ« lidhura me ngjarje tĂ« dyshuara gjatĂ« xhirimeve tĂ« serialit “The Cleaning Lady”.

Sipas raportimit të revistës People, aktori 68-vjeçar dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj dy vëllezërve 11-vjeçarë, të cilët ishin pjesë e kastit të serialit. Njëri prej fëmijëve ka deklaruar se incidentet kishin nisur që kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimi u hap më 1 nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s njoftoi policinë për dyshime mbi abuzim seksual.

PrindĂ«rit e fĂ«mijĂ«ve kanĂ« deklaruar se Busfield u kĂ«rkonte fĂ«mijĂ«ve ta thĂ«rrisnin “Xhaxha Tim” dhe se mĂ« vonĂ« kishin mĂ«suar pĂ«r thashetheme tĂ« mĂ«parshme lidhur me sjellje tĂ« papĂ«rshtatshme. Fillimisht, fĂ«mijĂ«t nuk raportuan kontakt tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« seksual, por pĂ«rmendĂ«n veprime si gudulisje, çka bĂ«ri qĂ« rasti tĂ« mos pĂ«rmbushte kriteret pĂ«r ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme.

Megjithatë, hetimi vijoi pas deklarimeve shtesë dhe dëshmive nga anëtarë të stafit të produksionit. Busfield ka mohuar akuzat, duke pretenduar se sjelljet e tij ishin lozonjare dhe gjithmonë në prani të prindërve. Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vazhdim.

The post Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve appeared first on iconstyle.al.

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të shiu gjatë natës.

Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), thotë se ka problematika në disa akse rrugore.

Në QafĂ« Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me njĂ« korsi pĂ«r shkak tĂ« ngushtimit tĂ« rrugĂ«s, nĂ« Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrĂ«shqitje aktive dhe aksi Ă«shtë  i bllokuar.

ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm.

Ndërkaq, rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë, ku pastrimi në proces. Në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes.

Sipas ARRSH, është duke u punuar për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve.

Gjithashtu, ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar.

Njoftimi i ARRSH

Situata e akseve rrugore

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë?

Akset që kanë pasur probleme:

Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.

Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrĂ«shqitje aktive, aksi i bllokuar nĂ« kĂ«tĂ« vend po punohet pĂ«r hapjen.

Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.

Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.

Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.

Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.

Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.

Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.

Llogara: ka mjegull të denudur.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

10:00 Reshjet e shiut dhe dĂ«borĂ«s “mbĂ«rthejnĂ«â€ vendin/ Moti pĂ«r ditĂ«n e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore era pritet tĂ« fitoi shpejtĂ«si deri nĂ« 24 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë./Kb

10:00 Xhorxh Formën, vullkani i heshtur i Teksasit

Përgatiti: Leonard Veizi

NĂ«n qiellin e pamatĂ« tĂ« Teksasit tĂ« vitit 1949, aty ku pluhuri i varfĂ«risĂ« pĂ«rzihej me nxehtĂ«sinĂ« pĂ«rvĂ«luese dhe tensionet racore drithĂ«ronin ajrin, lindi njĂ« fĂ«mijĂ« qĂ« do tĂ« mĂ«sonte ta shndĂ«rronte zemĂ«rimin nĂ« mburojë 


Xhorxh Eduard FormĂ«n nuk ishte thjesht njĂ« djalosh i rritur nĂ« rrugĂ«t e ashpra tĂ« Hjustonit; ai ishte njĂ« forcĂ« e fjetur e natyrĂ«s. I heshtur, me njĂ« vĂ«shtrim qĂ« dukej se peshonte mĂ« shumĂ« se grushtet e tij, pak kush mund ta imagjinonte se ky djalĂ« “problematik” do tĂ« shndĂ«rrohej nĂ« njĂ« nga figurat mĂ« njerĂ«zore tĂ« mitologjisĂ« sportive moderne: njeriun qĂ« rrĂ«zoi gjigantĂ«t dhe, mĂ« pas, ringriti vetveten nga hiri.

“Big Xhorxh” ose epoka e shkatĂ«rrimit

Karriera e tij shpĂ«rtheu si njĂ« vullkan. NĂ« LojĂ«rat Olimpike tĂ« Meksikos, mĂ« 1968, bota pa njĂ« 19-vjeçar qĂ« lĂ«vizte nĂ« ring me egĂ«rsinĂ« e njĂ« luani tĂ« ri. Kur fitoi medaljen e artĂ«, ai valĂ«viti njĂ« flamur tĂ« vogĂ«l amerikan — njĂ« gjest qĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« u lexua si patriotizĂ«m i thjeshtĂ«, por brenda tij ziente njĂ« ambicie e pangopur: tĂ« bĂ«hej mbret i botĂ«s.

Kurora erdhi shpejt. NĂ« vitin 1973, nĂ« Kingston tĂ« XhamajkĂ«s, FormĂ«n u pĂ«rball me kampionin e pamposhtur Xho FrejzhĂ«r. Ajo qĂ« ndodhi nĂ« ring ishte njĂ« tronditje globale: brenda dy raundeve, FormĂ«n e rrĂ«zoi FrejzhĂ«rin gjashtĂ« herĂ«. “Down goes Frazier!”, ulĂ«rinte komentatori, ndĂ«rsa bota po dĂ«shmonte lindjen e njĂ« force tĂ« pamĂ«shirshme. FormĂ«n nuk boksonte; ai ekzekutonte. Fuqia e tij brutale dukej se sfidonte vetĂ« kufijtĂ« e trupit njerĂ«zor.

Rënia në Kinshasa dhe vdekja e egos

Por çdo mit ka çastin e tij tĂ« thyerjes. PĂ«r Xhorxh FormĂ«n, ai çast ishte Zairi, viti 1974. NĂ« ndeshjen legjendare “Rumble in the Jungle”, pĂ«rballĂ« tij doli gjeniu Muhamed Ali. FormĂ«n hyri nĂ« ring si njĂ« makinĂ« lufte; doli prej andej si njĂ« njeri i zhveshur nga iluzioni i pathyeshmĂ«risĂ«. Strategjia “rope-a-dope” e Aliut nuk goditi vetĂ«m trupin e tij, por edhe egon. Ajo humbje nuk ishte thjesht statistikĂ« sportive; ishte njĂ« vdekje shpirtĂ«rore.

Pas kësaj, ai humbi busullën. U tërhoq në vetmi, dhe pas një humbjeje tjetër në vitin 1977, përjetoi një kthesë radikale: gjeti besimin, la ringun dhe u bë predikues. Boksi, për një kohë të gjatë, u duk si një kapitull i mbyllur.

Mrekullia e flokëve të thinjur

PĂ«r gati dhjetĂ« vjet, dorashkat mblodhĂ«n pluhur, ndĂ«rsa FormĂ«n mbante BiblĂ«n nĂ« dorĂ« dhe u shĂ«rbente tĂ« varfĂ«rve. Por nĂ« fund tĂ« viteve ’80, bota u befasua: njĂ« FormĂ«n mĂ« i rĂ«ndĂ«, me flokĂ« tĂ« thinjur, me bark paksa tĂ« lĂ«shuar dhe me njĂ« buzĂ«qeshje qĂ« kishte zĂ«vendĂ«suar vĂ«shtrimin e egĂ«r, shpalli rikthimin. SkeptikĂ«t qeshĂ«n; e quajtĂ«n njĂ« shaka pĂ«r para.

MĂ« 5 nĂ«ntor 1994, ndodhi e pamendueshmja. NĂ« moshĂ«n 45-vjeçare, i veshur me tĂ« njĂ«jtat mbathje tĂ« kuqe si kundĂ«r Aliut dy dekada mĂ« parĂ«, FormĂ«n goditi kampionin e ri MajkĂ«ll MurĂ«r me njĂ« grusht tĂ« vetĂ«m, tĂ« pastĂ«r, nĂ« mjekĂ«r. Kur referi numĂ«roi deri nĂ« dhjetĂ«, FormĂ«n ra nĂ« gjunjĂ« nĂ« cepin e ringut — jo nga lodhja, por nĂ« lutje. Ai u bĂ« kampioni mĂ« i vjetĂ«r i botĂ«s nĂ« peshat e rĂ«nda, duke provuar se mosha Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« numĂ«r, kur vullneti Ă«shtĂ« prej çeliku.

Nga grushti te grilli

JashtĂ« ringut, Xhorxh FormĂ«n realizoi njĂ« tjetĂ«r “knock-out”, kĂ«tĂ« herĂ« nĂ« botĂ«n e biznesit. Me “George Foreman Grill” apo “Grilli i Xhorxh FormĂ«n”, ai u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« ikonĂ« tĂ« marketingut global, duke dĂ«shmuar se pas muskujve fshihej njĂ« mendje e mprehtĂ« sipĂ«rmarrĂ«se. Emri i tij u transformua nga sinonim i frikĂ«s nĂ« sinonim besimi dhe afĂ«rsie.

Epilog

Sot, Xhorxh FormĂ«n Ă«shtĂ« portreti i njeriut qĂ« jetoi dy jetĂ«. NjĂ«ra ishte jeta e forcĂ«s sĂ« papĂ«rmbajtshme, ku ai u shpall “njeriu mĂ« i fortĂ« nĂ« botĂ«â€. Tjetra, ajo e urtĂ«sisĂ«, ku tregoi se forca e vĂ«rtetĂ« nuk matet me sa fort godet, por me aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u ngritur sĂ«rish pasi jeta tĂ« ka rrĂ«zuar pĂ«rtokĂ«. Ai mbetet njĂ« legjendĂ« e gjallĂ«, dĂ«shmi se ringu mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u fituar Ă«shtĂ« ai me vetveten.

❌