❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

JaninĂ«-KakavijĂ«/ Greqia ndĂ«rton autostradĂ« me 6 korsi, 40% mĂ« lirĂ« se QukĂ«s-QafĂ« Plloca e BelindĂ«s –

✇27.al
By: 27

Batërdia e plaçkitjes me veprat e mëdha publike, përveçse ne telefonat e sekuestruar nga SPAK, tashmë ka filluar të demaskohet edhe nga ndërtimet e fqinjëve. Greqia njoftoi zyrtarisht nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës moderne Janinë-Kakavija.

Kontrata për ndërtimin e rrugës 70 kilometër të gjatë, e cila do të ketë 2 korsi 3.75 metër plus një korsi emergjence 2.3 metër në çdo anë, u nënshkrua për një kosto totale prej 310 milionë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo do të thotë se një kilometër në autostradën Janinë-Kakavije do të kushtojë 4.4 milionë euro.

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40%

Autostrada Janine-Kakavije me kosto 4.4 milione euro per km

Ndërkohë Shqipëria sapo inauguroi rrugën famëkeqe Qukës-Qafë Pllocë. Ky segment 43 kilometër i gjatë, që ka vetëm një korsi në secilën anë, u mbyll me një kosto prej 260 milionë eurosh. Pra mesatarisht mbi 6 milionë euro për kilometër katrorë.

Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40%

Rruga Qukes-Qafe Plloce me kosto 6 milione euro per km

Krahasimi mes dy rrugëve tregon se sa shtrenjtë i paguajnë veprat publike taksapaguesit shqiptarë. Në Greqi, një autostradë me 4 plus 2 korsi kushton 40 për qind më pak se sa një rrugë me 2 korsi në Shqipëri.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Qukës-Qafë Plloçë shfaqi dëmtime të rënda vetëm pak javë pas inaugurimit dhe do të marrë të tjera para nga buxheti i shtetit. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një tuneli për të stabilizuar një segment problematik të rrugës, që ka dalë totalisht jashtë funksionit, por momentalisht në sektorin e infrastrukturës nuk firmoset asgjë, pasi SPAK vuri nën akuzë ministren Belinda Balluku.

Por problemi i Qukës-Qafë Pllocë është aty dhe pavarësisht se kush do të jetë ministër i Infrastrukturës stabilizimi i rrugës do të kërkojë të tjera fonde të konsiderueshme, që do ta rrisin më tej koston e saj.

K krahasim tregon se sa e madhe është fatura e korrupsionit që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë për ndërtimin e veprave publike, të cilat madje shemben pa mbaruar mirë ahengu i inaugurimeve.

Athinë-Kakavijë në 4 orë e 30 minuta

Greqia nisi ndërtimin e autostradës së re Janinë-Kakavijë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes kryeqytetit grek dhe kufirit shqiptar. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat greke, kompanitë ndërtuese kanë filluar punimet e para përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin dhe largimin e bimësisë, si dhe punimet fillestare të dheut.

Kontrata për projektin, me kosto 310 milionë euro (përfshirë TVSH-në), u nënshkrua në dhjetor 2024 dhe, siç deklaroi së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës, Dimitris Anagnopoulos, aksi rrugor do të përfundojë afërsisht për 4 vite e gjysmë.

Aksi rrugor “Janina – Kakavia” Ă«shtĂ« 70 km i gjatĂ« dhe Ă«shtĂ« vazhdim i AutostradĂ«s Jonike nga Janina deri nĂ« kufirin greko-shqiptar nĂ« zonĂ«n e KakavisĂ«, duke kaluar nĂ«pĂ«r prefekturĂ«n e JaninĂ«s. Konsiderohet si boshti vertikal mĂ« perĂ«ndimor i AutostradĂ«s Egnatia dhe Ă«shtĂ« pjesĂ« e Rrjetit kryesor Trans-Evropian tĂ« Transportit tĂ« vendit. Projekti pĂ«rfshin dy seksione:

1) Seksioni JaninĂ« – Kalpaki: Ka njĂ« gjatĂ«si totale prej 46.4 km me njĂ« shtrirje tĂ« re dhe gjashtĂ« kalime nĂ« nivel (Kosmira, Asvestochori, Gramenochori, Pasaena, Zitsa dhe Karyo)

2) Seksioni Kalpaki – Kakavia. PĂ«rfshin 23.1 km dhe pĂ«rfundon nĂ« stacionin kufitar tĂ« KakavisĂ«. Ka tĂ« bĂ«jĂ« me pĂ«rmirĂ«simin e rrugĂ«s ekzistuese.

Aksi rrugor është projektuar me një shpejtësi projektimi prej 100 km/orë dhe me një prerje tërthore që përfshin 2 korsi trafiku, 3.50 m dhe 3.75 m të gjera secila, dhe 1 korsi emergjence, 2.30 m të gjera, në secilin drejtim.

Ishulli qendror ka një gjerësi totale prej 3.15 m, duke përfshirë korsitë udhëzuese dhe barrierën e sigurisë dypalëshe (gjerësia totale e autostradës 22.25 m).

Autostrada do të lidhë Greqinë me Shqipërinë, e cila ka një volum të lartë trafiku, duke devijuar ngarkesat mbi-lokale nga Unaza e Janinës. Pasi të përfundojë, vlerësohet se udhëtimi nga Athina në kufirin shqiptar do të zgjasë afërsisht 4 orë e 30 minuta./Kapitali.al

NdĂ«rruan jetĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tragjike nĂ« Itali, nesĂ«r u jepet lamtumira e fundit 4 anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes Kola –

✇27.al
By: 27

Fshati Gryksh i Madh nĂ« Peqin qĂ« prej ditĂ«sh Ă«shtĂ« ‘mbĂ«rthyer’ nga dhimbja, ndĂ«rsa nesĂ«r do t’i jepet lamtumira e fundit 4 anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes Kola, tĂ« cilĂ«t humbĂ«n jetĂ«n tragjikisht nĂ« Itali si pasojĂ« e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në orën 13:00, ndërsa trupat e tyre do të prehen në varrezat e fshatit. Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në tokën ku nisën jetën e tyre, në Gryksh të Madh, aty ku lanë kujtime, familjarë e miq përpara se të emigronin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Trupat e pajetĂ« u kthyen nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« mesjavĂ«, menjĂ«herĂ« pasi nĂ« Itali pĂ«rfunduan tĂ« gjitha analizat toksikologjike. Kthimi i tyre nĂ« atdhe u bĂ« i mundur falĂ« njĂ« solidariteti tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« bashkatdhetarĂ«ve shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t, pĂ«rmes donacioneve nĂ« njĂ« llogari “GoFundMe” tĂ« hapur nga Durim Kola, vĂ«llai i tĂ« ndjerit Arti Kola, arritĂ«n tĂ« mblidhnin shumĂ«n prej 75 mijĂ« eurosh. Kjo shumĂ« mbuloi shpenzimet e transportit tĂ« trupave dhe organizimin e ceremonisĂ« mortore.

Ngjarja tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se shkaku i tragjedisë ishte rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një kaldajë e re, e sapo instaluar nga pronari shqiptar i banesës. Prokuroria e Luccas vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së katër anëtarëve të së njëjtës familje.

KĂ«tĂ« tĂ« enjte, Gryksh i Madh do tĂ« bashkohet nĂ« dhimbje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit njĂ« familjeje qĂ« u nda nga jeta nĂ« mĂ«nyrĂ« tragjike, por qĂ« do tĂ« prehet pĂ«rgjithmonĂ« nĂ« vendin e saj. NĂ« heshtjen e rĂ«ndĂ« tĂ« varrezave tĂ« fshatit, mes lotĂ«ve dhe lutjeve, katĂ«r arkĂ«mortet do tĂ« pĂ«rcillen me nderime, ndĂ«rsa komuniteti do tĂ« pĂ«rqafojĂ« njĂ«ri-tjetrin nĂ« njĂ« dhimbje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« kapĂ«rcen kufijtĂ«.

Rregulla tĂ« reja pĂ«r azilin, Bashkimi Europian e vendos KosovĂ«n nĂ« listĂ«n e vendeve tĂ« sigurta –

✇27.al
By: 27

Parlamenti Europian ka miratuar ndryshime të rëndësishme në sistemin e përbashkët të azilit, ndër të cilat edhe krijimi i një liste unike të BE-së për vendet e origjinës që konsiderohen të sigurta.

Në listë është përfshirë edhe Kosova, krahas vendeve si Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Sipas rregullave të reja, këto shtete do të trajtohen si vende të sigurta për qytetarët e tyre që paraqesin kërkesë për azil në BE.

Prezumimi i sigurisĂ« supozon se azilkĂ«rkuesi nuk ka nevojĂ« pĂ«r mbrojtje ndĂ«rkombĂ«tare. NĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ«, ka procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar pĂ«r kĂ«rkesat e azilit qĂ« shpesh refuzohen si “qartazi tĂ« pabaza”.

Nga ana tjetër, barra e provës i kalon azilkërkuesit që duhet të tregojë se, pavarësisht klasifikimit të vendit të origjinës, në rastin e tij ekziston një frikë e bazuar për persekutim ose rrezik real për dëmtim serioz nëse kthehet në atdhe. Po ashtu, vendet kandidate për anëtarësim në BE do të konsiderohen në parim si vende të sigurta origjine, përveç rasteve kur rrethana specifike tregojnë të kundërtën.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së dhe pritet të zbatohen nga qershori i vitit 2026, si pjesë e reformës më të gjerë të politikave europiane për emigracionin dhe azilin.

KĂ«rkesĂ« padia e Veliajt pĂ«r prokurorin Ols Dado, ja kur do tĂ« mbahet seanca pĂ«rgatitore –

✇27.al
By: 27

Gjykata Administrative do të zhvillojë më 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkes padinë e Erion Veliajt për prokurorin Ols Dado.

Kryebashkiaku pretendon se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin pasi nuk plotësonte kriteret ligjore në atë kohë.

Çështja do tĂ« shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu, i cili pak kohĂ« mĂ« parĂ« u targetua nga kryeministri Edi Rama.

Arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.

“Kemi bĂ«rĂ« konfiskime dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ«, pavarĂ«sisht se rrugĂ«s na del edhe ndonjĂ« gjykatĂ«s i pacipĂ«, krejtĂ«sisht i pacipĂ« qĂ« merr masĂ« sigurie pĂ«r njĂ« pallat tĂ« ndĂ«rtuar pa leje
,” shkroi Rama nĂ« atĂ« kohĂ«.

Gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.

“Vendimi Ă«shtĂ« njĂ« sigurim padie, pĂ«rndryshe nga sa thotĂ« kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarĂ«ve tĂ« kontestojnĂ« nĂ« rrugĂ« gjyqĂ«sore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Objekteve tĂ« Konfiskuara,” tha ai.

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana nĂ« ‘Air Albania’, shkak bĂ«het Vllaznia –

✇27.al
By: 27

Derbi i shumĂ«pritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe TiranĂ«s do tĂ« zhvillohet me njĂ« orar tĂ« ri. Departamenti i Komunikimit nĂ« FederatĂ«n Shqiptare tĂ« Futbollit (FSHF) ka bĂ«rĂ« me dije se ndeshja e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 24-t tĂ« kampionatit “Abissnet Superiore” do tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 16:30.

Takimi do tĂ« luhet tĂ« dielĂ«n, nĂ« stadiumin “Air Albania”, nĂ« njĂ« sfidĂ« qĂ« pritet tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e madhe tĂ« tifozĂ«ve, si gjithmonĂ« kur pĂ«rballen dy rivalĂ«t historikĂ« tĂ« kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, duke bërë që derbi të spostohet në këtë fashë të re orare.

Mësohet se ky ndryshim është bërë për shkak të Vllaznisë.

Siç dihet klubi shkodran do tĂ« festojĂ« ditĂ«n e dielĂ« 107 vjetorin e themelimit. KuqeblutĂ« ishin parashikuar tĂ« luanin ditĂ«n e dielĂ« ndaj Elbasanit nĂ« “Loro Boriçi” nĂ« orĂ«n 16:30, por pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« shkodranĂ«ve kjo sfidĂ« u vendos tĂ« luhej nĂ« orĂ«n 19:30, pasi do tĂ« mbahet njĂ« ceremoni festimev pĂ«r ditĂ«n e themelimit tĂ« klubit.

PĂ«r shkak tĂ« pĂ«rplasjeve nĂ« orar mes kĂ«tyre sfidave, tashmĂ« Ă«shtĂ« spostuar derbi dhe do tĂ« luhet nĂ« orĂ«n 16:30, ditĂ«n e dielĂ« nĂ« “Air Albania”, duel ky i vlefshĂ«m pĂ«r javĂ«n e 24-tĂ« tĂ« kampionatit.

Partizani dhe Tirana vijnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rballje me objektiva tĂ« qartĂ« nĂ« kampionat, ndĂ«rsa derbi shpeshherĂ« ka treguar se renditja dhe forma momentale kanĂ« pak rĂ«ndĂ«si kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« ndeshje me kaq rivalitet dhe histori. Atmosfera nĂ« “Air Albania” pritet tĂ« jetĂ« elektrizuese, me njĂ« stadium qĂ« mund tĂ« mbushet plot pĂ«r njĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« sezonit.

Gjykata e LartĂ« lĂ« nĂ« fuqi konfiskimin e pasurive tĂ« ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij.

Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 15 korrik të vitit 2024.

Shkalla e dytë e gjyqësorit kaloi në favor të shtetit një sipërfaqe toke prej 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë-Vlorë si dhe 6 pasuri të paluajtshme në Ishull Shëngjin -Lezhë.

Në mesin e pasurive të konfiskuara janë edhe dy bodrume me sipërrfaqe 16 m2 dhe 15 m2, njësi me sipërfaqe 218 m2 dhe tre apartamente me sipërfaqe rreth 60 m2 , 67 m2 dhe 51 m2.

Pasuritë e konfiskuara rezultuan të pa justifikuara nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë.

NĂ« qershor 2025 Apeli dĂ«noi me 100 orĂ« punĂ« publike Zenelajn, duke ndryshuar vendimin e GJKKO qĂ« vendosi dĂ«nimin e tij me 6 muaj burg pĂ«r veprĂ«n penale “deklarim i rremĂ« i pasurisĂ«â€.

 

TĂ« ruajmĂ« trashĂ«giminĂ« tonĂ« –

✇27.al
By: 27

Një peticion online ka nisur të qarkullojë duke i bërë thirrje UNESCO-s që plisi shqiptar të njihet zyrtarisht si pasuri kulturore dhe të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Sipas nismëtarëve, njohja ndërkombëtare e plisit do të ndihmonte jo vetëm në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore te brezat e ardhshëm, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat shqiptare në arenën globale.

Peticioni u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me nënshkrimin e tyre, në mënyrë që kërkesa për njohjen e plisit nga UNESCO të marrë mbështetje sa më të gjerë dhe të kontribuojë në mbrojtjen e kësaj trashëgimie për shqiptarët dhe për komunitetin global.

Plisi është mbajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë dhe mbart një rëndësi të madhe kulturore për ne. Ai mishëron traditat tona dhe lidh çdo brez të ri me paraardhësit e tyre, duke forcuar më tej unitetin dhe krenarinë tonë kombëtare. Në një epokë ku globalizimi shpesh i lë në hije identitetet unike kulturore, është thelbësore që të ndërmarrim hapa për të ruajtur dhe promovuar simbolet tona.

*Linku i peticionit: https://www.change.org/p/list-the-albanian-plis-in-unesco

 

KatĂ«r protestues u qĂ«lluan nga snajperĂ«t e Sokol BizhgĂ«s –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve.

Sipas tij, protesta e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin.

Berisha tregoi prapaskenat sipas tij të qeverisë që kishte përgatitur një skenar gjakderdhje, prandaj edhe në krye të policisë kishte vendosur Sokol Bizhgën, që Berisha e konsideron një kriminel.

“Rama kishte pĂ«rgatitur ekzekutimin e protestuesve paqĂ«sorĂ«. KatĂ«r prej tyre u qĂ«lluan nga snajperĂ«t e Sokol BizhgĂ«s”, deklaroi kreu i PD gjatĂ« konferencĂ«s pĂ«r shtyp.

“QytetarĂ«t e TiranĂ«s dhe tĂ« mbarĂ« ShqipĂ«risĂ« meritojnĂ« mirĂ«njohjen mĂ« tĂ« pakufishme, nderimin mĂ« tĂ« madh, tĂ« cilĂ«t dje me kryengritjen e tyre paqĂ«sore, i zbardhĂ«n faqen ShqipĂ«risĂ«, shĂ«nuan njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« kryengritjen paqĂ«sore tĂ« popullit shqiptar kundĂ«r narkoregjimit tĂ« Edi RamĂ«s.

Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme.

Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin.

Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë.

Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut.

Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm.

Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt.

Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.

Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë.

Por në qoftë se kjo ishte madhështia e qytetarëve, revoltës së tyre, kryengritjes së tyre paqësore, i shëmtuar, antiligjor ishte reagimi i narkoqeverisë, i organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë. Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh.

Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër. Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij. Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës.

Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë.

Goditja me plumba gome nĂ« kokĂ« provohet nĂ« tĂ« shumtĂ«n e rasteve vdekjeprurĂ«se. TjetĂ«r, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjĂ« motiv. DemĂ« Dollapi, i goditur edhe ai nĂ« kokĂ«. Me plagĂ«. Dhe njĂ« zonjĂ«. Pra, janĂ« katĂ«r protestues tĂ« plagosur, tĂ« qĂ«lluar tre prej tyre nĂ« kokĂ«, me qĂ«llim eliminimin fizik tĂ« tyre,” tha Berisha

Revolta ndaj qeverisĂ« sĂ« RamĂ«s, ministrja Koçiu “kĂ«rcĂ«non” qytetarĂ«t: Do dĂ«noheni maksimalisht –

✇27.al
By: 27

Pas protestës së mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë ku kërkohej largimi i Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë, ka reaguar me nota kërcënuese edhe ministrja Albana Koçiu.

Pasi kryeministria u ndez nga flakĂ«t e zjarri nga qytetarĂ«t qĂ« hodhĂ«n mjete piroteknike drejt godinĂ«s nĂ« shenjĂ« revolte, Koçiu, pas ‘urdhĂ«rit’ qĂ« i ka dhĂ«nĂ« lideri, tha me njĂ« gjuhĂ« tĂ« ashpĂ«r se autorĂ«t do ti dĂ«nojĂ« maksimalisht.

Më tej, Koçiu e ka quajtur kreun e PD, Sali Berishën, një dhunues përsëritës.

Deklarata e plotë:

Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet, e për më tepër duke përdorur të miturit për të hedhur molotovë apo sende të forta mbi punonjësit e Policisë, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm.

KeqpĂ«rdorimi i tĂ« miturve pĂ«r tĂ« kryer akte dhune Ă«shtĂ« vepĂ«r penale, por Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« shkelje e rĂ«ndĂ« morale. E kĂ«tu njĂ« rol tĂ« posaçëm mund dhe duhet tĂ« luajnĂ« institucionet, shoqĂ«ria civile dhe vetĂ« familja, pĂ«r t’i mbrojtur kĂ«ta ta mitur nga pĂ«rdorimi dhe instrumentalizimi me qĂ«llime tĂ« errĂ«ta tĂ« politikĂ«s kriminale.

ËshtĂ« pikĂ«risht kjo arsyeja, pĂ«rse protestat e PartisĂ« Demokratike janĂ« braktisur masivisht nga qytetarĂ«t. Duke pĂ«rfunduar tek njĂ« grusht militantĂ«sh, apo elementĂ« tĂ« paguar pĂ«r tĂ« krijuar skenarĂ« imagjinarĂ« tĂ« njĂ« revolte popullore. Kjo Ă«shtĂ« e papranueshme.

E drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë.

Ndaj, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit.

U bĂ«j thirrje organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«, t’i trajtojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« maksimale dhe ligjore kĂ«to sulme barbare ndaj uniformĂ«s, pas tĂ« cilave qĂ«ndrojnĂ« padyshim urdhĂ«ruesit e fshehur pas imunitetit, nĂ«n drejtimin e Sali BerishĂ«s; njĂ« dhunues pĂ«rsĂ«ritĂ«s i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Personat përgjegjës, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbi kokën e tyre. Kush tenton të vrasë policin, kush tenton të djegë institucionet, nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, as mirënjohjen e partisë së tij, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e parashikuar nga ligji.

Sot, solidaritet maksimal për të gjithë punonjësit e policisë të plagosur, si dhe për të gjithë kolegët e tyre, që edhe një herë më shumë kryen me profesionalizëm detyrën, duke mos rënë pre e një strategjie të qartë terrori, përmes provokimit të përsëritur dhunës e të gjakderdhjes.

Vetëpërmbajtja e forcave të rendit, në kushtet më ekstreme, është një garanci e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e ndershëm, që pavarësisht bindjeve të tyre politike, janë të bashkuar në dëshirën për të mos parë dhunë e aq më pak, ripërsëritjen e ngjarjeve të mbrapshta përpara syve të tyre.

Nuk ka asnjë tërheqje përballë akteve kriminale, të një minorance të dhunshme me maska, që fshehin fytyrën, por nuk mbulojnë dot qëllimin e tyre.

Do të jemi përherë në krah të punonjësve me uniformë, gazetarëve dhe njerëzve të medias në krye të detyrës, dhe të gjithë atyre, që e ushtrojnë të drejtën kushtetuese të tubimit, në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike.

 

ShqipĂ«ria debuton nĂ« LojĂ«rat Olimpike “Milano Cortina 2026” me Denni XhepĂ«n

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ ShqipĂ«ria shĂ«noi sot debutimin e saj nĂ« LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore “Milano Cortina 2026”. Skiatori Denni Xhepa u rendit nĂ« vendin e 34-t nga 42 garues nĂ« disiplinĂ«n e Super G. Skiatori shqiptar pĂ«rfundoi garĂ«n me kohĂ«n 1:31.72.

Podiumi u dominua nga Zvicra, ku Franjo von Allmen siguroi medaljen e artë, e treta për të në këtë Olimpiadë, ndërsa vendin e dytë e zuri Ryan Cochran-Siegle i SHBA-së. Medalja e bronztë shkoi për Marco Odermatt, po nga Zvicra.

23-vjeçari Denni Xhepa bëhet shqiptari i parë që përfaqëson ngjyrat kuqezi në një garë shpejtësie në Olimpiadën Dimërore. Katër vite më parë, në Lojërat e Pekinit, ai u rendit i 28-ti, por jo në disiplinën e Super-G.

Xhepa do ketë edhe dy gara të tjera në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi më 14 shkurt do garojë në disiplinën e Slalomit Gjigant në orën 11:30 në Bormio. Gjithashtu ai do e mbyllë garimin në Olimpiadë më 16 shkurt në disiplinën e Slalomit, garë e cila do të fillojë në orën 10:00 në pistën e Bormios.

KujtojmĂ« se kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« vendi ynĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet nga katĂ«r sportistĂ« nĂ« njĂ« OlimpiadĂ« DimĂ«rore. SkiatorĂ«t Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti janĂ« sportistĂ«t e ShqipĂ«risĂ« nĂ« “Milano Cortina 2026”.

/m.q/j.p/

The post ShqipĂ«ria debuton nĂ« LojĂ«rat Olimpike “Milano Cortina 2026” me Denni XhepĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“493 ditĂ« pritje: FlokĂ«t qĂ« bashkuan miliona tifozĂ« tĂ« Manchester United”

MANCHESTER, 11 shkurt/ATSH/— Ajo qĂ« nisi si njĂ« lojĂ« e pafajshme nĂ« internet Ă«shtĂ« shndĂ«rruar, pas 493 ditĂ«sh, nĂ« njĂ« fenomen tĂ« vĂ«rtetĂ« rreth formĂ«s sĂ« dobĂ«t tĂ« Manchester United dhe durimit tĂ« njĂ« tifozi tĂ« vetĂ«m.

Frank Ilett, i njohur online si The United Strand, publikoi më 5 tetor 2024 një video ku premtonte se nuk do të qethte flokët deri kur United të fitonte pesë ndeshje radhazi. Në një sondazh të postuar atë ditë, ku morën pjesë 27 mijë ndjekës, 90% parashikuan se qethja e radhës do të vinte vetëm në vitin 2026.

Pas barazimit 1-1 tĂ« sĂ« martĂ«s ndaj West Ham, pritja vazhdon — dhe bashkĂ« me tĂ« rritet edhe popullariteti i sfidĂ«s. Ilett sot ka mbi 2.3 milionĂ« ndjekĂ«s dhe transmetimet e tij live nĂ« YouTube pĂ«r ndeshjet e United arrijnĂ« deri nĂ« 100 mijĂ« shikues njĂ«kohĂ«sisht.

“E kam nisur pĂ«r argĂ«tim, vetĂ«m pĂ«r tĂ« sjellĂ« pak pozitivitet mes tifozĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« çuditshĂ«m pĂ«r klubin,” tha ai pĂ«r BBC Sport, duke pranuar se nuk e kishte imagjinuar asnjĂ«herĂ« qĂ« sfida “no win, no trim” do zgjaste kaq shumĂ«. “Mendoja se do tĂ« mbaronte pĂ«r tre a katĂ«r muaj.”

Fakti qĂ« Manchester United nuk arrin pesĂ« fitore radhazi qĂ« prej janar–shkurtit 2024 e ka kthyer modelin e flokĂ«ve tĂ« Ilett nĂ« njĂ« simbol tĂ« rĂ«nies sĂ« klubit. “FlokĂ«t e mi janĂ« njĂ« pasqyrim vizual se United nuk Ă«shtĂ« aty ku duhet tĂ« jetĂ«,” thotĂ« ai, mes humorit dhe durimit tĂ« imponuar.

Sfida ka marrĂ« pĂ«rmasa tĂ« papritura: bashkĂ«punime me marka tĂ« mĂ«dha, agjent personal dhe njĂ« ndjekĂ«si tĂ« gjerĂ« qĂ« e ka kthyer nĂ« figurĂ« virale. “Nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m pĂ«r mua,” thotĂ« ai. “Nuk mund ta ndal tani.”

Por Ă«ndrra e madhe mbetet njĂ«: “NĂ«se do mĂ« lejonin, prerja e flokĂ«ve nĂ« fushĂ«n e Old Trafford, ndoshta edhe nga njĂ« lojtar, do ishte e pabesueshme,” thotĂ« Ilett, duke pritur qĂ« Manchester United t’i japĂ« mĂ« nĂ« fund arsye pĂ«r t’u ulur nĂ« karrigen e berberit.

The post “493 ditĂ« pritje: FlokĂ«t qĂ« bashkuan miliona tifozĂ« tĂ« Manchester United” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raport i ri ringjall dyshimet mbi vdekjen e Kurt Cobain

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Vdekja e kĂ«ngĂ«tarit legjendar tĂ« Nirvana, Kurt Cobain, po rikthehet nĂ« qendĂ«r tĂ« debatit publik pothuajse tri dekada pas ngjarjes, pas publikimit tĂ« njĂ« raporti tĂ« ri forensik qĂ« ngre dyshime se rasti mund tĂ« ketĂ« qenĂ« vrasje e inskenuar si vetĂ«vrasje.

Sipas Euronews, njĂ« ekip i pavarur ekspertĂ«sh ka analizuar sĂ«rish dokumentet, fotografitĂ« e skenĂ«s sĂ« ngjarjes dhe raportet toksikologjike, duke arritur nĂ« pĂ«rfundimin se Cobain mund tĂ« ketĂ« qenĂ« i konfrontuar nga njĂ« ose mĂ« shumĂ« persona, ti jetĂ« injektuar njĂ« dozĂ« e lartĂ« heroine “pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« paaftĂ«â€, dhe mĂ« pas tĂ« jetĂ« qĂ«lluar me armĂ« zjarri. Raporti pretendon gjithashtu se arma e gjetur nĂ« duart e tij “mund tĂ« jetĂ« vendosur” pas vdekjes.

Kurt Cobain u gjet i vdekur më 5 prill 1994 në banesën e tij në Seattle dhe autoritetet vendosën se ai kishte kryer vetëvrasje me armë zjarri. Vitet e fundit të jetës së tij ai ishte përballur me varësi nga droga dhe probleme të shëndetit mendor.

MegjithatĂ«, dyshimet rreth vdekjes sĂ« tij nuk janĂ« shuar asnjĂ«herĂ«. QĂ« nga fundi i viteve ’90, teori tĂ« ndryshme konspirative kanĂ« pretenduar pĂ«r njĂ« letĂ«r tĂ« dyshimtĂ«, pĂ«r çrregullime nĂ« skenĂ«n e ngjarjes, si dhe pĂ«r tensionet nĂ« martesĂ«n e tij me kĂ«ngĂ«taren Courtney Love. Dokumentari i vitit 1998 Kurt & Courtney i regjisorit Nick Broomfield i artikuloi kĂ«to dyshime dhe ngriti pikĂ«pyetje mbi versionin zyrtar.

PavarĂ«sisht raportit tĂ« ri, autoritetet amerikane nuk kanĂ« njoftuar pĂ«r rihapje tĂ« hetimit, dhe konkluzioni zyrtar i vitit 1994 – vetĂ«vrasje – mbetet i pandryshuar.

The post Raport i ri ringjall dyshimet mbi vdekjen e Kurt Cobain appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Corriere Della Sera”: Meloni-Merz: Nevojiten veprime tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« adresuar sfidat strategjike tĂ« BE-sĂ«

ROMË, 11 shkurt /ATSH/- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz kanĂ« theksuar nevojĂ«n pĂ«r veprime tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« adresuar sfidat strategjike tĂ« Bashkimit Evropian, sipas “Corriere Della Sera”.

Boshti i ri që po shfaqet midis Italisë dhe Gjermanisë duket se paralajmëron ndryshime të mëdha.

NĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me kancelarin gjerman, Friedrich Merz drejtuar tĂ« gjitha vendeve anĂ«tare, Meloni bĂ«n thirrje pĂ«r njĂ« “afat kohor” tĂ« qartĂ« dhe tĂ« pĂ«rcaktuar dhe njĂ« sĂ«rĂ« reformash qĂ« duhej tĂ« zbatoheshin ose planifikoheshin brenda kĂ«tij viti.

“Pika e parĂ« Ă«shtĂ« se nuk kemi mĂ« kohĂ«, duhet tĂ« nxitojmĂ«, nuk kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« program, por pĂ«r njĂ« orar, me afate tĂ« pĂ«rcaktuara dhe njĂ« sĂ«rĂ« reformash tĂ« zbatuara ose tĂ« planifikuara deri nĂ« fund tĂ« vitit”, tha Meloni.

Sipas burimeve qeveritare italiane, bashkëpunimi midis Romës dhe Berlinit duket i fortë, veçanërisht në çështje të tilla si tregu i vetëm, ulja e burokracisë dhe lehtësimi i barrës ligjore për bizneset.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron ka shfaqur një qasje më të orientuar drejt investimeve, por të gjitha palët po përshpejtojnë ritmin në mënyrë që të mos humbasin mundësitë strategjike.

“Nuk ka mĂ« kohĂ« pĂ«r pozicione ideologjike dhe nevojiten veprime tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r t’u pĂ«rballur me konkurrencĂ«n nga Kina dhe SHBA-ja, veçanĂ«risht nĂ« sektorĂ« tĂ« tillĂ« si inteligjenca artificiale dhe mbrojtja”, theksoi Meloni.

NĂ« letrĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t me Merz, pĂ«rfshihet edhe krijimi i njĂ« kuadri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t ligjor evropian pĂ«r investitorĂ«t dhe startup-et, duke e shndĂ«rruar tregun e pĂ«rbashkĂ«t nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​ligjore tĂ« integruar dhe jo thjesht tĂ« rregulluar nga ligjet kombĂ«tare.

Burime italiane theksojnë se, në pritje të samitit të ardhshëm, shumica e vendimeve do të merren me bashkëpunim të zgjeruar, duke tejkaluar kufijtë e votimit unanim kur është e nevojshme, në mënyrë që ato të mos mbeten të bllokuara.

Italia dhe Berlini synojnë të nxjerrin vendime konkrete që mund të forcojnë konkurrueshmërinë e BE-së në arenën globale. //a.i/

 

 

 

 

The post “Corriere Della Sera”: Meloni-Merz: Nevojiten veprime tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« adresuar sfidat strategjike tĂ« BE-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE, 5 pika për të kuptuar si funksionon euroja digjitale

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ – Bashkimi Europian po pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« sistemin e pagesave: hyrjen e euros digjitale, njĂ« formĂ« e re monedhe publike, kontante por nĂ« format digjital, e cila Ă«shtĂ« aktualisht nĂ« fazĂ« studimi nga Banka Qendrore Evropiane.

Sipas parashikimeve, euroja digjitale do të mund të hidhet në treg në vitin 2029, ndërsa një fazë pilot pritet të nisë në vitin 2027, pasi të miratohet kuadri përkatës ligjor nga institucionet europiane.

Ja 5 pikat kryesore që shpjegojnë funksionimin e saj:

1. ÇfarĂ« Ă«shtĂ« euroja digjitale

Euroja digjitale Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« e monedhĂ«s publike – si paratĂ« fizike, por nĂ« version elektronik. Ajo do tĂ« emetohet nga Banka Qendrore Evropiane dhe do tĂ« pĂ«rdoret paralelisht me kartĂ«monedhat dhe monedhat tradicionale, pa i zĂ«vendĂ«suar ato.

2. Si do të funksionojë

Çdo qytetar do tĂ« ketĂ« njĂ« “wallet” digjital, pĂ«rmes njĂ« aplikacioni ose karte tĂ« posaçme. Me tĂ«, pĂ«rdoruesit do tĂ« mund tĂ« kryejnĂ« pagesa nĂ« dyqane, transferta midis pajisjeve, si dhe blerje online dhe jashtĂ« vendit. Çdo pagesĂ« do tĂ« funksionojĂ« si transferim kredie te BQE.

3. ÇfarĂ« ndryshon pĂ«r qytetarĂ«t dhe bankat

Pagesat digjitale nuk do të varen më vetëm nga operatorë privatë ndërkombëtarë si Visa, Mastercard, apo PayPal.

PĂ«r tĂ« shmangur largimin e depozitave nga bankat, parashikohet njĂ« kufi i mbajtjes sĂ« euros digjitale nĂ« portofol – rreth 3 000 euro. PĂ«r pagesa mĂ« tĂ« larta, portofoli mund tĂ« lidhet me llogarinĂ« bankare.

4. Avantazhet kryesore

Euroja digjitale sjell kosto më të ulëta për qytetarët dhe bizneset, një sistem unik dhe të unifikuar pagesash në gjithë BE-në, si dhe më shumë autonomi europiane në infrastrukturën e pagesave.

5. Si do të kryhen transaksionet

Pagesat do të mund të bëhen online dhe offline.

– Online: tĂ« dhĂ«nat do tĂ« mbeten te bankat, siç funksionon aktualisht.

– Offline: paratĂ« do tĂ« kalojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nga njĂ« pajisje te tjetra, nĂ« mĂ«nyrĂ« anonime, duke ofruar tĂ« njĂ«jtin nivel privatĂ«sie si pagesat me para nĂ« dorĂ«.

Euroja digjitale do të jetë falas dhe e aksesueshme për të gjithë, edhe për ata që nuk kanë llogari bankare ose lidhje interneti.

The post BE, 5 pika për të kuptuar si funksionon euroja digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Priamo Bollano vlerĂ«sohet me titullin “Nderi i AkademisĂ«â€

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ PĂ«rmes njĂ« ceremonie tĂ« veçantĂ« tĂ« zhvilluar nĂ« AmbasadĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« AthinĂ«, iu dha diploma e mirĂ«njohjes “Nderi i AkademisĂ«â€, prof. dr. Priamo Bollanos. Ky vlerĂ«sim iu dha nĂ« 90-vjetorin e lindjes.

Ceremoninë e çeli ambasadorja Luela Hajdaraga, e cila i uroi mirëseardhjen delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. dr. Bollanos dhe familjes së tij, si dhe miqve të shumtë të profesorit.

Pasi foli për vlerat e prof. dr. Bollanos, ambasadorja Hajdaraga ftoi akademik Skënder Gjinushin, kryetar i ASHSH-së për të dhënë titullin e lartë të mirënjohjes akademike.

Ky titull iu jepet personaliteteve të shquara shkencore nga fusha të ndryshme, për kontributet e tyre në vijimësi.

Motivacioni i dedikuar pĂ«r prof. dr Bollanon ishte: pĂ«r rolin thelbĂ«sor nĂ« modernizimin e arsimit nĂ« fushĂ«n e shkencave ekonomike, forcimin e metodologjisĂ« shkencore dhe etikĂ«s profesionale nĂ« institucionet e arsimit tĂ« lartĂ«, administratĂ«n publike, institucionet kĂ«rkimore-shkencore, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« formimin e brezave tĂ« ekonomistĂ«ve dhe studiuesve
”.

Në fjalën përshëndetëse profesor Bollano falënderoi ASHSH për vlerësimin e lartë si dhe  Ambasadën e Republikës së Shqipërisë si organizuese e veprimtarisë. Ai bëri një përshkrim mbresëlënës të jetës së tij akademike dhe shoqërore, për sfidat me të cilat është përballur dhe arritjet e veprimtarisë kërkimore shkencore, administrative e shtetërore. /j.p/

 

1 nga 4

 

The post Priamo Bollano vlerĂ«sohet me titullin “Nderi i AkademisĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – ÇfarĂ« Ă«shtĂ« manovra Heimlich e cila u shpĂ«ton nĂ«se mbyteni gjatĂ« ngrĂ«nies

ANKARA, 11 shkurt /ATSH-AA/ – NjĂ« teknik mjekĂ«sor i urgjencĂ«s nĂ« Osmaniye tĂ« TurqisĂ« nxori ushqimin qĂ« i ngeli nĂ« fyt duke kryer manovrĂ«n Heimlich mbi vete.

Ilyas Yildir, i cili punon si teknik mjekësor në Qendrën e Shëndetit të Shpejtë 112, po hante në zyrën ku jepte trajnime për ndihmën e parë, kur një copë ushqimi i ngeli në fyt.

Pa mundur të marrë frymë, Yildir shtyu shpejt gjoksin mbi skajin e karriges dhe bëri manovrën Heimlich mbi vete.

Me këtë manovër ai arriti të nxjerrë ushqimin që i ngeli në fyt. Ngjarja u regjistrua nga kamera e sigurisë e zyrës.

Ilyas Yildir, që kreu manovrën Heimlich mbi vete, i tha Agjencisë Anadolu se gjatë ngrënies në zyrë papritmas i kishte ngecur një copë ushqimi në fyt dhe nuk mund të merrte frymë.

Ai tregoi se nĂ« atĂ« moment nuk kishte askĂ«nd pranĂ«. “Si instruktor ndihme e parĂ« dhe teknik mjekĂ«sor i urgjencĂ«s e dija çfarĂ« duhej tĂ« bĂ«ja. BĂ«ra manovrĂ«n Heimlich mbi vete. Kjo ngjarje tĂ« shĂ«rbejĂ« si shembull pĂ«r njerĂ«zit se si mund tĂ« veprojnĂ« vetĂ«m, nĂ« shtĂ«pi, pĂ«r t’u shpĂ«tuar vetĂ«â€, tha ai.

Manovra e Heimlich-ut (ose shtytja abdominale) është një teknikë e ndihmës së shpejtë që shpëton jetën dhe përdoret në rastet e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes të shkaktuara nga një trup i huaj. Kryhet për të parandaluar mbytjen nëse rrugët e frymëmarrjes (fyti, trakea) e një personi bllokohen nga një copë ushqimi ose një objekt tjetër.

E tëra çfarë ju nevojitet është një karrige dhe mund ta kryeni vetë manovrën Heimlich për të pastruar një rrugë ajrore të bllokuar (nga ushqimi ose një objekt i vogël).

Teknika e saktë: mbështetuni në një karrige dhe ushtroni presion me krahët. Sipas studiuesve në Spitalin Mbretëror Brompton në Londër, teknika,  është efektive dhe e sigurt.

E emëruar sipas shpikësit të saj, kirurgut torakal Henry Heimlich, kjo manovër përfshin kompresimin e diafragmës së një personi të vetëdijshëm, duke e shtyrë atë lart, duke shkaktuar kështu një kollë (e shkaktuar artificialisht nga rritja e dhunshme e presionit intratorakal) dhe nxjerrjen pasuese të trupit të huaj.

Kjo arrihet duke alternuar pesë goditje në shpinë midis shpatullave me pëllëmbën e dorës, konkretisht pjesën në bazën e gishtit të madh, të quajtur eminenca tenar, me pesë shtytje në diafragmë.

Kjo teknikë mund të kryhet si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët mbi një vjeç.

Ju gjithashtu mund ta kryeni këtë manovër edhe tek vetja duke vendosur njërën dorë në grusht kundër barkut tuaj ndërsa e kapni atë me tjetrën dhe e shtyni lart me një seri shtytjesh derisa rrugët e frymëmarrjes të lirohen.

Si alternativë, mund ta mbështesni pjesën e sipërme të barkut në një objekt të fiksuar (siç është shpina e një divani ose karrigeje) dhe ta shtyni poshtë disa herë me trupin tuaj derisa kompresimet të lehtësojnë nxjerrjen e pengesës.   /os/

The post FOKUS – ÇfarĂ« Ă«shtĂ« manovra Heimlich e cila u shpĂ«ton nĂ«se mbyteni gjatĂ« ngrĂ«nies appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britney Spears shet katalogun muzikor për rreth 200 milionë dollarë

LOS ANGELES, 11 shkurt /ATSH/ – Superylli i muzikĂ«s pop Britney Spears ka shitur tĂ« drejtat e gjithĂ« katalogut tĂ« saj muzikor te botuesi i pavarur Primary Wave, mĂ« 30 dhjetor, pĂ«r njĂ« shumĂ« qĂ« raportohet tĂ« jetĂ« rreth 200 milionĂ« dollarĂ« (rreth 146 milionĂ« paund), sipas BBC. Detajet zyrtare tĂ« marrĂ«veshjes dhe çmimi pĂ«rfundimtar nuk janĂ« bĂ«rĂ« publikĂ«.

Spears, 44 vjeçe, Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r hitet qĂ« dominuan muzikĂ«n pop nĂ« dy dekadat e fundit, pĂ«rfshirĂ« “
Baby One More Time”, “Oops!.. I Did It Again”, “Toxic” dhe “Gimme More”. Primary Wave nuk i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur kĂ«rkesave pĂ«r koment, ndĂ«rsa pĂ«rfaqĂ«suesit e kĂ«ngĂ«tares kanĂ« refuzuar tĂ« komentojnĂ«.

NĂ« janar 2024, Spears deklaroi se “nuk do t’i kthehej kurrĂ« industrisĂ« sĂ« muzikĂ«s”, ndĂ«rsa publikimi i fundit i saj ishte dueti me Elton John nĂ« vitin 2022. Primary Wave ka blerĂ« mĂ« herĂ«t edhe tĂ« drejtat mbi katalogĂ«t e artistĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj si Notorious B.I.G., Prince dhe Whitney Houston.

Spears mbetet një nga artistet femra më të shitura në botë, me mbi 150 milionë disqe të shitur dhe një katalog që përfshin nëntë albume në studio që prej debutimit të saj në vitin 1999.

Shitja vjen pas njĂ« periudhe tĂ« trazuar pĂ«r kĂ«ngĂ«taren, e cila nĂ« vitin 2021 pĂ«rfundoi kujdestarinĂ« 13-vjeçare – njĂ« regjim ligjor nĂ«n tĂ« cilin kontrolloheshin financat dhe jeta e saj personale nga i ati. NĂ« vitin 2023 ajo publikoi autobiografinĂ« “The Woman in Me”, ku rrĂ«fen jetĂ«n nĂ«n kĂ«tĂ« regjim.

NĂ« fund tĂ« vitit 2025, ish-bashkĂ«shorti i saj Kevin Federline publikoi librin “You Thought You Knew”, duke shtuar edhe perspektivĂ«n e tij mbi vitet e marrĂ«dhĂ«nies dhe jetĂ«n pĂ«rkrah Spears.

Shitja e katalogut të Spears vjen në një moment kur edhe artistë të tjerë të mëdhenj kanë zgjedhur të shesin të drejtat e tyre muzikore. Bruce Springsteen i shiti të drejtat e tij në vitin 2021 për 500 milionë dollarë, ndërsa Justin Bieber nënshkroi një marrëveshje prej 200 milionë dollarësh në vitin 2023. Justin Timberlake, Shakira dhe shumë të tjerë kanë ndjekur këtë trend, që po shndërrohet në praktikë të zakonshme në industrinë globale të muzikës.

The post Britney Spears shet katalogun muzikor për rreth 200 milionë dollarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci në mbrojtje, Vengu: Këtë vit stërvitja e parë trepalëshe

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ NĂ« ShkodĂ«r u mbajt takimi trepalĂ«sh pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes midis ShqipĂ«risĂ«, KosovĂ«s dhe KroacisĂ«, ndĂ«rmjet shefave tĂ« shtabeve tĂ« tre vendeve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi rëndësinë e këtij takimi.

“MĂ« shumĂ« bashkĂ«punim ushtarak, mĂ« shumĂ« ndĂ«rveprueshmĂ«ri, mĂ« shumĂ« gatishmĂ«ri operacionale”, shkruan Vengu.

Ai shtoi se fokusi do të jetë në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

“Viti 2026 do tĂ« presĂ« stĂ«rvitjen e parĂ« trilaterale, nĂ« pĂ«rputhje me Konceptin Strategjik tĂ« NATO-s dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia në këtë mënyrë po konkretizojnë në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakordësuan kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

/m.q/j.p/

The post Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci në mbrojtje, Vengu: Këtë vit stërvitja e parë trepalëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MADRID – Spanja njofton masa pas aksidenteve vdekjeprurĂ«se hekurudhore

MADRID, 11 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri spanjoll Pedro Sånchez ka njoftuar masa për përmirësimin e sigurisë hekurudhore pak më shumë se tre javë pas një aksidenti vdekjeprurës hekurudhor që shkaktoi vdekjen e 46 personave.

SĂĄnchez, duke folur sot nĂ« parlament, tha se ndĂ«rsa sistemi hekurudhor spanjoll nuk Ă«shtĂ« perfekt, ai Ă«shtĂ« “mĂ« i besueshmi” nĂ« BE dhe njĂ« nga mĂ« tĂ« mirĂ«t nĂ« botĂ«.

Ai paralajmĂ«roi pĂ«r rrezikun e dezinformimit dhe pĂ«rhapjes sĂ« panikut qĂ« pretendon se sistemi hekurudhor spanjoll Ă«shtĂ« “i vjetĂ«ruar ose i pasigurt “.

Më 18 janar, dy trena me shpejtësi të lartë që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën pranë Adamuz në rajonin jugor të Andaluzisë.

Dyzet e gjashtë persona vdiqën dhe më shumë se 120 të tjerë u plagosën. Një dëmtim strukturor në shinat hekurudhore dyshohet si shkaku i mundshëm.

Vetëm dy ditë më vonë, një mur mbajtës u shemb mbi shinat në Barcelonë dhe një tren udhëtarësh u përplas me mbeturinat.

Makinisti i trenit humbi jetën dhe dhjetëra pasagjerë u plagosën.

“Pas aksidenteve, frika nga udhĂ«timi me tren nĂ« SpanjĂ« Ă«shtĂ« rritur”, sipas sondazheve.

Lideri konservator i opozitĂ«s Alberto NĂșñez FeijĂło tha sot nĂ« parlament se aksidentet mund tĂ« ishin shmangur. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ai kĂ«rkoi dorĂ«heqjen e SĂĄnchez.

“QĂ« kur mora detyrĂ«n nĂ« vitin 2018, numri i aksidenteve hekurudhore nĂ« SpanjĂ« Ă«shtĂ« ulur me 11%”, tha kryeministri socialist.

Në të njëjtën kohë, ai tha se investimet në infrastrukturën hekurudhore midis viteve 2018 dhe 2025 ishin pothuajse trefishuar krahasuar me periudhën midis viteve 2012 dhe 2018, nga 1,7 miliardë euro në 5 miliardë euro (2,02 miliardë dollarë deri në 5,95 miliardë dollarë).

Megjithatë, ai tha se ishte legjitime të vihej në dyshim niveli i investimeve. //a.i/

The post MADRID – Spanja njofton masa pas aksidenteve vdekjeprurĂ«se hekurudhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrabanda e mbetjeve, organizatat mjedisore apelojnë për hetim të thellë dhe reforma ligjore

Tre organizata ndërkombëtare dhe vendase të mjedisit kanë apeluar që hetimi për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës të mos mbetet një rast i izoluar, por të shndërrohet në pikë kthese për politikën shqiptare ndaj mjedisit dhe specifikisht tregtisë së mbetjeve.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, “Basel Action Network” (BAN), “Ecological Alert and Recovery, Thailand” (EARTH) dhe Milieukontakt ShqipĂ«ri pĂ«rshĂ«ndetĂ«n veprimet e fundit tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, por theksuan se çështja kĂ«rkon transparencĂ« tĂ« plotĂ« dhe reforma ligjore tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« ndaluar kontrabandimin e mbetjeve tĂ« tjera tĂ« rrezikshme.

Sipas organizatave, Shqipëria rrezikon të kthehet në burim ose pikë tranziti për tregtinë dhe kontrabandën ndërkombëtare të mbetjeve industriale nëse rasti nuk ndiqet deri në fund.

“I nxisim autoritetet ta trajtojnĂ« kĂ«tĂ« rast si njĂ« pikĂ« kthese, jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«shkuar shkeljet e sĂ« kaluarĂ«s, por pĂ«r ta vendosur ShqipĂ«rinĂ« dhe TajlandĂ«n si vende qĂ« nuk do tĂ« tolerojnĂ« mĂ« tĂ« bĂ«hen burim apo pikĂ« tranziti pĂ«r tregtinĂ« e paligjshme tĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme,” citohet nĂ« deklaratĂ« Jim Puckett, drejtuesi i BAN.

Organizatat e cilësojnë çështjen jo thjesht si eksport të paligjshëm, por si një aktivitet të strukturuar kriminal ndërkombëtar, që përfshin trafikim mbetjesh të rrezikshme, shpërdorim detyre dhe mashtrime në deklaratat doganore.

Sipas tyre, hetimi i autoriteteve shqiptare duhet të zbulojë të gjithë zinxhirin institucional që e ka mundësuar aktivitetin, përfshirë përgjegjësitë administrative dhe shtetërore.

Reagimi i organizatave vjen pas veprimeve tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, e cila lĂ«shoi 33 urdhĂ«r-arreste – prej tĂ« cilave u ekzekutuan 20 – lidhur me dĂ«rgesĂ«n e rreth 2,800 tonĂ« mbetjesh tĂ« nisura nga Porti i DurrĂ«sit rreth dy vite mĂ« parĂ« dhe tĂ« refuzuara nga autoritetet tajlandeze.

Mes të arrestuarve dhe emrave të dyshuar si të përfshirë janë drejtues të kompanisë së çelikut Kurum, drejtues aktualë dhe të mëparshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, si dhe punonjës të sektorit të lejeve mjedisore, doganave dhe inspektorateve të kontrollit.

Organizatat vlerësuan gjithashtu rolin e sinjalizuesit anonim që ngriti alarmin fillestar dhe vendimin e linjave detare MSC dhe Maersk për të mos transportuar më ngarkesa të dyshuara.

“Tajlanda veproi drejt duke refuzuar kĂ«to dĂ«rgesa, dhe ky rast thekson pse vendet nĂ« zhvillim nuk duhet tĂ« pĂ«rdoren si vende hedhjeje pĂ«r mbetjet industriale tĂ« rrezikshme,” tha Penchom Saetang, drejtuese ekzekutive e EARTH.

Lexo: Dëshmia e plotë e Jim Puckett për mbetjet toksike

Organizatat kërkojnë zbardhjen e plotë të rolit të autoriteteve shtetërore në këtë proces, duke theksuar se publiku duhet të informohet se cilët aktorë institucionalë e kanë mundësuar ose toleruar aktivitetin.

Një nga kërkesat kryesore është hetimi nëse Porti i Durrësit është përdorur si qendër eksporti ose tranziti për mbetje të rrezikshme edhe nga burime të tjera, çka do ta shndërronte rastin nga një incident industrial në një problem sistemik.

Ato kërkojnë gjithashtu informacion të detajuar mbi analizat laboratorike të mbetjeve, krahasimin për përputhjen me aktivitetin industrial të kompanisë Kurum dhe sasinë e eksporteve të mundshme drejt vendeve të tjera, përfshirë këtu Kinën.

Çështja e kontrabandĂ«s sĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme nuk Ă«shtĂ« e re. NĂ« mars 2025 Citizens.al publikoi dĂ«shminĂ« e Jim Puckett dhe sinjalizuesit anonim, tĂ« cilĂ«t paralajmĂ«ruan se ShqipĂ«ria mund tĂ« ishte pjesĂ« e njĂ« skeme mĂ« tĂ« gjerĂ« trafiku mbetjesh dhe se dĂ«rgesa drejt TajlandĂ«s mund tĂ« mos ishte rast i izoluar.

Në atë kohë Puckett kritikoi autoritetet shqiptare për zvarritje të hetimeve dhe për mos-ndjekje të zinxhirit të plotë të përgjegjësisë, përfshirë aktorë institucionalë.

Lexo: “ShqipĂ«ria po zvarrit hetimet pĂ«r kontrabandĂ«n e mbetjeve toksike”

Po ashtu, Citizens.al raportoi më herët se Prokuroria e Durrësit pati mbajtur një vit heshtje lidhur me çështjen, ndërsa ngarkesa prej 102 kontejnerësh qe kthyer në Shqipëri pas refuzimit nga Tajlanda.

Për organizatat mjedisore, çështja e Durrësit nuk është vetëm një hetim penal, por një test për mënyrën se si Shqipëria do të trajtojë ekonominë e mbetjeve dhe përgjegjësinë mjedisore në raport me tregtinë globale.

Lexoni gjithashtu:

The post Kontrabanda e mbetjeve, organizatat mjedisore apelojnë për hetim të thellë dhe reforma ligjore appeared first on Citizens.al.

❌