Reading view

Shqipëria mund t’i heqë pasaportën shqiptare Behgjet Pacollit!

Reagimi i Behgjet Pacollit për çështjen e Aeroportit të Vlorës ngre një pyetje të madhe për çdo qytetar shqiptar: pse duhet të paguajë taksapaguesi një faturë që mund të shkojë në qindra milionë euro për një konflikt që lidhet me një koncesion dhe me mosmarrëveshje mes palëve private? Dy ortakë rrihen me njëri-tjetrin dhe nuk e zbatojnë kontratën me shtetin shqiptar, ndërsa faturën duhet ta…

Source

  •  

Grida Duma rrëfen bisedën me Lori Hoxhën: Si e lashë politikën për Top Channel

Katër vite më parë Grida Duma dorëzoi mandatin për të marrë detyrën e moderatores dhe autores së emisionit politik në Top Channel, “Top Story”. Ajo ka rrëfyer në podcast-in “UET Cast” se si e mori këtë vendim, ku hoqi dorë nga politika pas propozimit që mori nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ftesë të cilën Duma e quajti një bekim. “Nuk isha e detyruar. Asgjë nuk është tashmë e detyruar…

Source

  •  

Ministri Lamallari: Asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me finalizimin me sukses nga Policia e Shtetit të operacionit “Silenciatori”, ku u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në Sarandë. Lamallari theksoi se “falë reagimit në kohë bazuar në të dhëna operative, dy persona u kapën në flagrancë me armë zjarri, silenciator dhe municion, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa kishin zënë pritë…

Source

  •  

U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, 4 orë operacion për shpëtimin e turistit holandez dhe dy fëmijëve

Rreth katër orë ka zgjatur operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e një turisti holandez dhe dy fëmijëve të tij të mitur, të cilët mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”, pasi turisti kërkoi ndihmë duke njoftuar se kishte mbetur i bllokuar së bashku me dy…

Source

  •  

Qeveria nisi zgjidhjen e kontratës koncesionare për Aeroportin e Vlorës. Pacolli: Çështja do të shkojë në arbitrazh

Pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur procedurat e zgjidhjes së kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pasi skaduan afatet e përfundimit të punës, kompania MABCO e biznesmenit Behgjet Pacolli paralajmëron se çështjen do e çojë në arbitrazh ndërkombëtar. Në një reagim në Facebook, Pacolli shkruan se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga…

Source

  •  

Kryeministri publikon pamjet magjepsëse nga Lëpusha (FOTO)

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe, mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo zonë turistike, teksa shkruan “pamje magjepsëse nga Lëpusha e Kelmendit, në zemër të Alpeve të Malësisë së Madhe”.

Source

  •  

Del jashtë kontrollit zjarri në Riban të Mallakastrës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në fshatin Riban të Mallakastrës është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun për përfshirjen e masivit pyjor të fshatit Lofkënd. Forcat e angazhuara janë përqendruar në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, në përpjekje për të frenuar avancimin e flakëve. Aktualisht në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova…

Source

  •  

Ndarja territoriale, Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Nga Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e fundit, nga harta e Shqipërisë janë zhdukur pothuajse gjithë qendrat e mëdha ku dikur jetonin mijëra njerëz të cilët me ikjen e tyre e kthyen Butrintin, Apolloninë apo Bylisin në gërmadha. Ne sot mendojmë se sa e…

Source

  •  

Igli Tare grabitet në tren, policia arreston autorin brenda pak minutash

Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar të martën kthimin e Igli Tares nga Milano për në Romë. Ish-drejtori sportiv i Milanit u bë viktimë e një vjedhjeje gjatë udhëtimit me tren, vetëm pak orë pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së futbollit italian, Franco Baresi. Sipas autoriteteve italiane, çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit.

Source

  •  

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Tiranë – Durrës gjatë natës më 6 dhe 7 gusht. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e punimeve për zgjerimin e autostradës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se bllokimi do të jetë në intervalin kohor 00:00-04:30, kohë gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit. Gjatë këtij orari do të…

Source

  •  

Bukuri e rrallë me turistë në Gjuhadol

Mbrëmjet në Gjuhadol në qytetin e bukur të Shkodrës. Në zemër të Shkodrës, Gjuhadoli merr një tjetër ritëm sapo bie nata. Dritat, gjallëria dhe atmosfera unike e kthejnë këtë zonë në një nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët dhe vizitorët.

Source

  •  

Kursi i këmbimit të lekut, 5 gusht 2026

Kursi i këmbimit për sot, 5 gusht 2026 Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit për monedhat kryesore. Kursi i këmbimit publikohet çdo ditë pune nga Banka e Shqipërisë dhe shërben si referencë për transaksionet financiare dhe tregun valutor.

Source

  •  

Moti për sot, 5 gusht: Vijon vala e të nxehtit, temperatura deri në 37°C

Shqipëria do të vijojë edhe sot, më 5 gusht, të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë dhe të qëndrueshëm. Në të gjithë territorin e vendit pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë vlera të larta, duke arritur deri në 37°C në zonat e ulëta dhe ato të brendshme. Në zonat bregdetare moti do të jetë i nxehtë, por temperaturat do të zbuten disi nga era e lehtë…

Source

  •  

Horoskopi për ditën e sotme, 5 gusht 2026

♈ Dashi – Dita favorizon iniciativa të reja. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv, ndërsa në dashuri shmangni debatet e kota. ♉ Demi – Financat paraqiten të qëndrueshme. Një çështje familjare kërkon vëmendjen tuaj, por do ta zgjidhni me qetësi. ♊ Binjakët – Komunikimi është pika juaj e fortë. Takimet dhe bisedat mund të sjellin mundësi të reja profesionale. ♋ Gaforrja – Mos merrni vendime të…

Source

  •  

Kompromisi nuk është dobësi, zoti Kryeministër!

Takimi maratonë mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut nuk prodhoi marrëveshjen që pritej, por prodhoi diçka po aq të rëndësishme: pranoi publikisht se pa kompromis politik Kosova rrezikon të futet sërish në një cikël zgjedhjesh të parakohshme. Pas më shumë se tre orësh diskutime, të dy liderët dolën para mediave me të njëjtin mesazh: marrëveshje nuk ka, por dialogu do të vazhdojë.

Source

  •  

Eklipsi diellor total: Një dritare e rrallë drejt thellësive të Diellit

Kur Hëna do të mbulojë Diellin më 12 gusht, ekipe shkencëtarësh do të hidhen në veprim për të studiuar fushën magnetike të tij, atmosferën dhe motin e furishëm diellor që ndonjëherë shkakton ndërprerje këtu në Tokë. Ky fenomen qiellor ofron një mundësi unike për të thelluar njohuritë tona rreth yllit tonë qendror, duke shfrytëzuar momentin kur korona, shtresa e jashtme e Diellit, bëhet e dukshme.

Source

  •  

Me rritjen e presionit kinez, Tajvani fillon stërvitjet vjetore ushtarake

Tajvani ka nisur stërvitjet e tij vjetore ushtarake “Han Kuang”, të cilat zhvillohen nga 5 deri më 14 gusht, në një kohë kur presioni ushtarak nga Kina po rritet ndjeshëm. Këto stërvitje simulojnë skenarë luftimi për trupat dhe rezervistët, duke i trajnuar ata për t’iu përgjigjur një sulmi ndaj ishullit, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. Përveç personelit ushtarak, edhe civilët do të përfshihen në…

Source

  •  

Helikopteri i Trumpit ngrihet nga Shtëpia e Bardhë, shkel rregullat e sigurisë

Një helikopter ushtarak që transportonte Donald Trump u ngrit nga Shtëpia e Bardhë të martën pasdite, pavarësisht se fluturimet komerciale vazhdonin në një aeroport aty pranë, duke shkelur protokollet e sigurisë. Incidenti, që përfshin “Marine One”, është nën shqyrtim nga zyrtarët federalë të aviacionit, raportoi The Wall Street Journal. Kjo ngjarje mund të ketë rezultuar në një “humbje të…

Source

  •  

Kina përgatitet për skenarin ekstrem: Shpërthim bërthamor për të mbrojtur Tokën

Shkencëtarët kinezë kanë propozuar një plan ambicioz për mbrojtjen e Tokës nga asteroidët që mund të përbëjnë kërcënim për planetin. Ndryshe nga skenarët e filmave fantastiko-shkencorë, projekti synon përdorimin e sondave hapësinore dhe një shpërthimi bërthamor të kontrolluar për të shkatërruar asteroidin përpara se ai të afrohet me Tokën, shkruajnë mediat. Sipas gazetës South China Morning Post…

Source

  •  

Çako për zjarret: Kemi kapacitete më të mëdha se kurrë, por temperaturat rrisin rrezikun

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi se shërbimet zjarrfikëse në Shqipëri disponojnë aktualisht pajisje dhe kapacitete më të avancuara se më parë për përballimin e situatave emergjente. Çako u shpreh se përdorimi i mjeteve tradicionale, si lopatat, është pjesë e ndërhyrjeve në terren dhe nuk përbën shqetësim, pasi ato përdoren sipas nevojave të situatës.

Source

  •  
❌