Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2026Main stream

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë

24 July 2026 at 06:03

Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht lehtë, gjendet në çdo lagje dhe zë një pjesë shumë të lartë të të sipërmarrjes private, në raport me vendet e tjera të Europës.

Baret, restorantet dhe shërbimet ushqimore përbëjnë 12.28% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri, pesha më e lartë ndër vendet europiane të krahasuara dhe rreth 2.6 herë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 4.73%, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, të përpunuara nga “Monitor”.

Diferenca me vendet e tjera është e ndjeshme. Pas Shqipërisë renditet Serbia, ku aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve përbëjnë 8.43% të ndërmarrjeve, e ndjekur nga Greqia me 8.25%, Spanja me 7.51%, Kroacia me 7.28% dhe Turqia me 7.05%.

Në Maqedoninë e Veriut, ky sektor zë 6.57% të bizneseve, në Qipro 6.18%, ndërsa në Itali dhe Gjermani përkatësisht 5.83% dhe 5.81%.

Në fund të renditjes janë vendet ku strukturat e ekonomisë janë më të orientuara drejt industrisë, teknologjisë dhe shërbimeve të tjera. Në Lituani, baret, restorantet dhe aktivitetet e ushqimit përbëjnë vetëm 1.19% të ndërmarrjeve. Në Estoni dhe Letoni pesha është 1.97%, në Poloni 2.11%, ndërsa në Norvegji 2.26%.

Më shumë se 15 mijë bare, restorante dhe shërbime ushqimore

Në Shqipëri rezultojnë 15,445 ndërmarrje të regjistruara në kategorinë NACE 56, që përfshin restorantet, aktivitetet e lëvizshme të shërbimit ushqimor, kateringun, baret, kafenetë dhe shërbime të tjera të pijeve.

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve shqiptare në aktivitetet ekonomike të mbuluara nga statistikat e Eurostat ishte 125,737. Në këtë raport, më shumë se një në çdo tetë biznese shqiptare operon në sektorin e ushqimit dhe pijeve.

Nëse përfshihen edhe 2,517 ndërmarrjet e akomodimit, numri i përgjithshëm i bizneseve në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore arrin në 17,962, ose 14.3% të totalit, sërish më e larta në Europë. E dyta pas nesh, duke përfshirë dhe strukturat akomoduese, kalon Greqia, me 11.6%, e ndjekur nga Serbia (9.2%) dhe Portugalia (8.9%).

Shqipëria e treta në Europë për numrin e bareve në raport me popullsinë

Pesha e lartë e sektorit nuk lidhet vetëm me faktin që Shqipëria ka një numër relativisht të vogël ndërmarrjesh në total. Edhe kur bizneset krahasohen me popullsinë, vendi renditet ndër të parët në Europë.

Shqipëria ka 6.63 bare, restorante dhe shërbime ushqimore për çdo 1,000 banorë, duke u renditur e treta ndër vendet e analizuara.

Greqia kryeson me 7.4 ndërmarrje për 1,000 banorë, e ndjekur nga Portugalia me 6.95. Pas Shqipërisë renditen Qipro me 6.02, Spanja me 5.41, Italia me 4.57 dhe Kroacia me 4.54.

Mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 3.5 ndërmarrje për 1,000 banorë. Shqipëria ka kështu pothuajse dyfishin e bareve dhe restoranteve për banor krahasuar me mesataren europiane.
Diferenca është e madhe edhe me rajonin. Serbia ka 2.69 biznese për 1,000 banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut 2.43. Shqipëria ka rreth 2.5 herë më shumë ndërmarrje të këtij lloji për banor se

Serbia dhe rreth 2.7 herë më shumë se Maqedonia e Veriut.

Në vendet me treguesit më të ulët renditen Lituania me 1.48, Letonia me 1.54, Polonia me 1.58 dhe Rumania me 1.61 ndërmarrje për 1,000 banorë.

Një model i hershëm biznesi, që tani po mbështetet edhe nga turizmi

Dominimi i bar-kafeneve nuk është një fenomen i krijuar nga bumi i fundit turistik. Prej dekadash, ato kanë qenë ndër aktivitetet më të zakonshme në Shqipëri, për shkak të kapitalit relativisht të ulët fillestar, hyrjes më të lehtë në treg dhe kulturës së fortë të konsumit të kafesë dhe socializimit jashtë shtëpisë.

Në mungesë të një industrie të zhvilluar dhe të mundësive më të gjera për investime prodhuese, një pjesë e kapitalit të vogël familjar është orientuar tradicionalisht drejt tregtisë dhe shërbimeve, veçanërisht bareve dhe restoranteve.

Vitet e fundit, këtij modeli ekzistues po i shtohet edhe kërkesa e krijuar nga rritja e turizmit. Flukset e vizitorëve të huaj kanë zgjeruar tregun për restorantet, baret, kafenetë dhe shërbimet e tjera ushqimore, veçanërisht në Tiranë, në bregdet dhe në destinacionet turistike.

Megjithatë, efekti mbetet i pabarabartë gjatë vitit. Një pjesë e madhe e kërkesës turistike përqendrohet në sezonin veror, duke i bërë bizneset në zonat turistike të varura nga pak muaj aktivitet intensiv.

Shumë biznese, por treg i fragmentuar

Numri i lartë i ndërmarrjeve nuk nënkupton domosdoshmërisht se sektori ka të njëjtën peshë në prodhimin ekonomik apo në vlerën e shtuar.

Shumica e bareve dhe restoranteve janë biznese të vogla, shpesh familjare, me numër të kufizuar punonjësish dhe me qarkullim relativisht të ulët. Një treg me shumë operatorë të vegjël krijon konkurrencë të fortë, por edhe shkallë të lartë fragmentimi.

Bizneset përballen me rritjen e kostove të ushqimeve, energjisë, qirave dhe pagave. Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer gjithashtu në një nga problemet kryesore, duke i detyruar operatorët të rrisin pagat, të punësojnë shtetas të huaj ose të kufizojnë aktivitetin.

Sektori karakterizohet edhe nga një normë e lartë hyrjesh dhe daljesh nga tregu. Lehtësia relative e hapjes së një lokali nuk garanton jetëgjatësinë e tij, sidomos në zonat ku oferta është shumë më e madhe se kërkesa lokale.

The post Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë appeared first on Revista Monitor.

Bizneset zhvendosen drejt bregdetit dhe periferisë së Tiranës, tkurren në 19 bashki

24 July 2026 at 06:01

Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në vitin 2025, por ritmet e zgjerimit nuk kanë qenë të njëjta në të gjitha bashkitë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se harta ekonomike e Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e polarizuar.

Nga njëra anë qëndrojnë Tirana, Durrësi, Kamza, Lezha dhe zonat turistike të jugut, ku bizneset po shtohen me ritme të shpejta dhe në tjetrën bashkitë e vogla në juglindje, veri dhe zonat malore po përjetojnë tkurrje të aktivitetit ekonomik, duke reflektuar lëvizjen e popullsisë dhe kapitalit drejt zonave me potencial më të madh zhvillimi.

Sipas të dhënave Himara kryeson me një zgjerim prej 15.6% të numrit të bizneseve në vitin 2025 në krahasim me 2024. Numri i ndërmarrjeve aktive në këtë bashki arriti në 869 nga 752 që ishin në 2024.

Pas saj renditet Libohova me rritje vjetore 16%, megjithëse mbi një bazë shumë të vogël, ndërsa Saranda shënoi rritje prej 10.2%, me 290 biznese të reja neto brenda një viti.

Ecuria e këtyre bashkive lidhet kryesisht me zgjerimin e turizmit, investimet në akomodim, shërbime, bare, restorante dhe aktivitetet e lidhura me sektorin e turizmit. Vitet e fundit, sidomos në rivierën shqiptare, turizmi është kthyer në një nga motorët kryesorë të hapjes së bizneseve të reja.

Një tjetër grup me performancë të lartë janë bashkitë pranë Tiranës. Kamza regjistroi rritje prej 9.2%, duke shtuar 348 ndërmarrje aktive, ndërsa Shijaku dhe Lezha shënuan secila rritje prej 8.9%.

Këto zona po përfitojnë nga zgjerimi urban i kryeqytetit, kostot më të ulëta të tokës dhe magazinimit, si dhe zhvillimi i aktiviteteve logjistike, tregtare dhe të ndërtimit. Fenomeni i zhvendosjes së bizneseve drejt periferive është bërë gjithnjë e më i dukshëm vitet e fundit.

Megjithatë, Tirana mbetet qendra  e ekonomisë shqiptare. Kryeqyteti shtoi 2,714 ndërmarrje aktive gjatë vitit 2025, ose gati një të tretën e të gjithë rritjes neto në vend, duke arritur në 58,634 biznese. Pas saj renditen Durrësi me 412 ndërmarrje të reja, Kamza me 348, Shkodra me 304, Saranda me 290 dhe Elbasani me 258.

Në anën tjetër të tabelës, 19 bashki (31% e tyre) regjistruan tkurrje të numrit të ndërmarrjeve aktive. Rënia më e madhe relative u shënua në Pustec, me 22.7%, por për shkak të numrit shumë të vogël të bizneseve ndikimi ekonomik mbetet i kufizuar.

Ndër bashkitë me peshë më të madhe ekonomike, Maliqi humbi 49 ndërmarrje aktive (-9.3%), Pogradeci 74 (-4.7%), Dropulli 17 (-8.5%), ndërsa Puka, Kolonja dhe Skrapari regjistruan gjithashtu tkurrje të ndjeshme.

Emigracioni dhe plakja e popullsisë po reduktojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në zonat më periferike. Bizneset e vogla në sektorët tradicionalë, si tregtia me pakicë dhe bujqësia, po përballen me vështirësi në gjetjen e punonjësve dhe në ruajtjen e rentabilitetit.

 

 

The post Bizneset zhvendosen drejt bregdetit dhe periferisë së Tiranës, tkurren në 19 bashki appeared first on Revista Monitor.

07:00 Nga Leonard Veizi/ Simon Bolivari dhe çmimi i Lirisë: Demokracia nuk lind nga duartrokitjet, por nga sakrifica

By: Leonard
24 July 2026 at 07:00

Më 24 korrik 1783 u lind Simon Bolivari, Çlirimtari i Amerikës së Jugut. Si nisi lufta e madhe për liri

Nga Leonard Veizi

Më 24 korrik 1783 lindi në Karakas një njeri që historia do ta pagëzonte me një nga titujt më të mëdhenj që mund të mbajë një figurë politike: “El Libertador” – Çlirimtari. Simon Bolivari nuk ishte thjesht një gjeneral që fitoi beteja. Ai ishte një revolucionar që besoi se liria nuk dhurohet nga pushtetet, por fitohet me sakrificë, me guxim dhe me çmimin e gjakut.

Sot, më shumë se dy shekuj më vonë, emri i tij mbetet një kujtesë e pakëndshme për çdo shoqëri që mendon se demokracia është një gjendje e përhershme. Demokracia nuk është një dhuratë që trashëgohet automatikisht nga një brez te tjetri. Ajo është një sistem që kërkon qytetarë të vetëdijshëm, institucione të forta dhe, mbi të gjitha, njerëz të gatshëm të paguajnë çmimin e lirisë…

…Shqiptarët e njohën Bolivarin jo aq përmes historisë së Amerikës së Jugut, një kontinent i largët gjeografikisht dhe shpesh i largët edhe në kujtesën tonë historike, por përmes artit. Në vitin 1983, në skenën e Teatrit Popullor u ngjit drama “Monserrati”, e cila solli përballë publikut shqiptar dramën morale të një epoke revolucionare. Ishte historia e një njeriu që zgjodhi ndërgjegjen mbi bindjen, të drejtën mbi urdhrin dhe lirinë mbi jetën.

Por historia e Bolivarit është shumë më e madhe se një shfaqje teatrale. Është historia e një pyetjeje që vazhdon të jetë aktuale: A mund të fitohet liria pa sakrificë?

Një betejë që nisi kundër një perandorie

Në fillim të shekullit XIX, Amerika e Jugut ishte ende nën sundimin e Perandorisë Spanjolle. Për më shumë se 300 vjet, kolonitë amerikano-jugore ishin drejtuar nga Madridi, ndërsa popullsitë vendase dhe shumica e kolonëve kreolë kishin pak ose aspak ndikim në vendimmarrje.

Por bota po ndryshonte.

Revolucioni Amerikan i vitit 1776 kishte treguar se një koloni mund të sfidonte një perandori. Revolucioni Francez kishte përhapur idetë e barazisë dhe të drejtave të qytetarit. Ndërkohë, Spanja ishte dobësuar rëndë nga luftërat napoleonike.

Në këtë klimë lindën lëvizjet për pavarësi.

Simon Bolivari vinte nga një familje e pasur kreole e Karakasit. Ai kishte marrë një edukim të ndikuar nga filozofia iluministe dhe kishte lexuar autorë që flisnin për lirinë, republikën dhe të drejtat e njeriut. Por ai nuk mbeti vetëm një intelektual i frymëzuar nga librat. Ai u kthye në një njeri të aksionit.

Kur Venezuela shpalli pavarësinë e parë në vitin 1810, Bolivari ishte një nga figurat që kërkonin ta shndërronin ëndrrën politike në një realitet ushtarak.

Por rruga drejt lirisë nuk ishte një marsh triumfal. Republika e parë venezueliane u rrëzua. Forcat spanjolle kundërsulmuan. Bolivari u detyrua të largohej në ekzil, duke kaluar në Karaibe dhe në territoret e sotme të Kolumbisë.

Por humbja nuk e shkatërroi. Përkundrazi, e radikalizoi bindjen e tij se liria nuk fitohej me deklarata, por me organizim dhe luftë.

Çasti kur historia ndryshoi drejtim

Në vitin 1813, Bolivari ndërmori atë që do të njihej si “La Campaña Admirable” – Fushata e Admirueshme. Me një ushtri relativisht të vogël vullnetarësh, ai kaloi territore të vështira nga Kolumbia drejt Venezuelës. Përballë tij nuk ishte vetëm ushtria spanjolle, por edhe një realitet i ndërlikuar: varfëria, përçarjet shoqërore dhe mungesa e një identiteti të përbashkët politik.

Më 23 maj 1813, forcat e tij hynë në qytetin Merida, një nga qendrat kryesore të Venezuelës Perëndimore.

Ishte një fitore ushtarake, por mbi të gjitha një fitore psikologjike. Për herë të parë shumë njerëz panë se një perandori që dukej e pamposhtur mund të sfidohej.

Banorët e Meridës e pritën me entuziazëm dhe aty Bolivari mori titullin që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës: “El Libertador”.

Por ky titull nuk ishte një kurorë. Ishte një barrë.

Monserrati – kur ndërgjegjja vlen më shumë se jeta

Pikërisht këtë dramë morale trajton edhe vepra “Monserrati”, shkruar në vitin 1948 nga dramaturgu franko-algjerian Emanuel Robles.

Ngjarjet zhvillohen në Venezuelën e kohës së luftës për pavarësi. Personazhi kryesor, Monserrati, është një oficer spanjoll që përballë brutalitetit të pushtetit kolonial zgjedh të ndihmojë revolucionarët.

Ai paralajmëron Bolivarin për një kurth të ngritur ndaj tij, duke e ditur se kjo zgjedhje do ta çojë drejt vdekjes.

Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i dramës: një njeri mund të humbasë jetën, por të fitojë dinjitetin.

Sepse liria nuk është vetëm një fjalë politike. Është një zgjedhje morale.

“Monserrati” u shfaq për herë të parë më 23 prill 1948 në Teatrin Monparnas në Paris dhe në Teatrin Kolize në Algjeri. Ajo u përkthye në mbi tridhjetë gjuhë dhe u bë një nga dramat më të njohura mbi lirinë, represionin dhe përgjegjësinë njerëzore.

Në Shqipëri, ajo u vu në skenë në vitin 1983 nga Teatri Popullor, me regji të Pirro Manit, ku rolin kryesor e interpretoi Bujar Lako. Në role të tjera ishin Roza Anagnosti, Anastas Kristofori, Xhemil Tagani dhe aktorë të tjerë të njohur. Vepra u rikthye edhe nga pedagogia Drita Pelinku me studentët e Institutit të Lartë të Arteve, si dhe më vonë nga Teatri Profesional i Prizrenit “Bekim Fehmiu”.

Liria fitohet me armë, por ruhet me institucione

Bolivari arriti atë që pak udhëheqës në histori kanë arritur. Ushtritë e tij çliruan territoret që do të bëheshin Venezuela, Kolumbia, Ekuadori, Peruja dhe Bolivia – shteti që mori emrin e tij.

Por ai kuptoi edhe një të vërtetë të hidhur: një revolucion mund të fitojë luftën dhe të humbasë paqen.

Projekti i tij i madh për Gran Kolombinë, një federatë e madhe republikane që do të bashkonte disa vende të Amerikës së Jugut, dështoi për shkak të konflikteve të brendshme, interesave lokale dhe ngritjes së udhëheqësve autoritarë.

Bolivari kishte luftuar kundër një perandorie, por zbuloi se edhe një republikë mund të kërcënohej nga ambicia personale dhe mungesa e institucioneve.

Prandaj një nga thëniet e tij më të njohura mbetet aktuale:

“Një popull injorant është një instrument i verbër i shkatërrimit të vet.”

Ky ishte paralajmërimi i tij më i madh.

Sepse armiku i lirisë nuk është vetëm pushtuesi i huaj. Ndonjëherë është edhe padija, indiferenca dhe mungesa e përgjegjësisë qytetare.

Simon Bolivari nuk na la vetëm historinë e një fitoreje ushtarake. Ai la një mësim politik: një komb mund të fitojë pavarësinë brenda një dite, por duhet një brez i tërë për të ndërtuar lirinë.

Dhe demokracia, nëse nuk mbrohet çdo ditë, mund të humbasë pikërisht nga ata që e trashëgojnë pa e paguar kurrë çmimin e saj.

06:56 Horoskopi, 24 Korrik 2026

By: Anisa
24 July 2026 at 06:56

Last Updated on 24/07/2026 by Anisa

Dashi
Dielli në shenjën e Luanit ju buzëqesh dhe ju dhuron një të premte plot energji dhe dinamizëm. Në punë do të keni një ritëm më të lartë se zakonisht dhe do të arrini të mbyllni javën duke përfunduar edhe detyrat më të vështira ose më të lodhshme. Në dashuri, pasioni do të jetë në kulm. Beqarët duhet të përgatiten për një mbrëmje interesante, pasi sharmi i tyre do të jetë i parezistueshëm.

Demi

Katërkëndëshi i Diellit nga Luani ju këshillon të tregoheni më të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht në familje. Shmangni rikthimin e debateve të vjetra për shpenzime apo çështje pronësie. Në punë situata mbetet e qëndrueshme, ndaj ruani qetësinë dhe mos u përfshini në provokimet e kolegëve ziliqarë.

Binjakët
Ju pret një e premte shumë pozitive falë ndikimit të favorshëm të Mërkurit dhe Diellit. Komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë, duke e bërë këtë ditë ideale për të paraqitur kërkesa, për të zhvilluar intervista apo për të organizuar një fundjavë larg rutinës. Në dashuri mbizotërojnë harmonia, humori i mirë dhe dëshira për t’u argëtuar.

Gaforrja
Vëmendja juaj do të përqendrohet te financat dhe çështjet praktike. Dielli në shtëpinë tuaj të dytë astrologjike mund t’ju sjellë një lajm të mirë për një pagesë të vonuar ose një mundësi të zgjuar për të investuar kursimet. Në dashuri do të kërkoni siguri, stabilitet dhe përgjigje konkrete.

Luani
Jeni protagonistët e këtij qielli veror. Dielli shkëlqen në shenjën tuaj, duke ju dhuruar karizëm, vitalitet dhe vetëbesim. Në punë do të fitoni besimin e eprorëve dhe kolegëve, ndërsa në dashuri do të tërhiqni vëmendjen e kujtdo. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të nisur projekte të reja dhe për t’i dhënë vetes një mundësi të re.

Virgjëresha
Yjet ju ftojnë të ngadalësoni ritmin dhe t’ia kushtoni këtë të premte pushimit të trupit dhe mendjes. Është më mirë të veproni në heshtje dhe të shmangni vendimet e nxituara apo veprimet e bujshme. Planifikoni me kujdes hapat e ardhshëm, ndërsa në dashuri besojini intuitës suaj.

Peshorja
Rreshtimi i ri planetar favorizon jetën shoqërore, miqësitë dhe projektet afatgjata. Do të rrethoheni nga një atmosferë pozitive që do t’ju ndihmojë të lini pas lodhjen e javës. Nëse jeni beqarë, mbani sytë hapur gjatë mbrëmjes, pasi një miqësi e re mund të shndërrohet në diçka shumë më të rëndësishme.

Akrepi
Për ju nis një periudhë më kërkuese në aspektin profesional. Dielli në Luan ushtron presion mbi ambiciet tuaja, ndaj shmangni përplasjet me eprorët dhe menaxhoni me qetësi afatet. Mbrëmja premton momente romantike dhe një atmosferë të ngrohtë pranë personit të zemrës.

Shigjetari
Ju pret një e premte plot dritë dhe optimizëm falë mbështetjes së Diellit nga një shenjë mike. Dëshira për të udhëtuar, eksploruar dhe zgjeruar horizontet do të jetë shumë e fortë. Ata që janë me pushime do të përjetojnë momente të bukura, ndërsa ata që punojnë do të kenë ide të shkëlqyera. Në dashuri, beqarët mund të bëjnë njohje që do të mbeten gjatë në kujtesë.

Bricjapi
Kjo ditë ju fton të vendosni rregull në financat tuaja dhe të menaxhoni me kujdes shpenzimet. Është momenti i duhur për të hequr dorë nga blerjet e panevojshme. Në marrëdhëniet personale kërkohet më shumë fleksibilitet. Shmangni debatet e kota me partnerin dhe përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët.

Ujori
Dielli në opozitë nga Luani vë në qendër të vëmendjes kontratat, partneritetet dhe marrëdhëniet në çift. Do të jetë e rëndësishme të dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve, pa këmbëngulur me kokëfortësi në idetë tuaja. Kërkoni kompromis si në dashuri, ashtu edhe në punë, dhe mos lini pas dore pushimin apo kujdesin për shëndetin.

Peshqit
Rutina e përditshme do t’ju kërkojë përqendrim maksimal. Do të merreni me shumë detyra praktike dhe çështje burokratike që duhen mbyllur përpara fundjavës. Fatmirësisht, kreativiteti juaj do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje të shpejta dhe efikase. Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mbylleni ditën me pak relaks./ad

Horoskopi i datës 24 korrik, e premtë

24 July 2026 at 06:51

Dashi

Gjatë kësaj dite mund të ketë persona që do përpiqen të krijojnë tension në marrëdhënien tuaj, por lidhja e fortë që keni me partnerin do t’i kapërcejë të gjitha pengesat. Beqarët nuk do u kushtojnë shumë rëndësi mundësive për njohje të reja, ndaj statusi i tyre nuk pritet të ndryshojë. Financat paraqiten të favorshme, duke ju lejuar të shijoni pak më shumë argëtim dhe shpenzime.

Demi

Sot do ta ndieni më shumë se kurrë nevojën për praninë dhe mbështetjen e partnerit. Nga ana e tij do të merrni surpriza të këndshme që do jua zbukurojnë ditën. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të gjetur personin që kërkojnë. Në aspektin financiar këshillohet kujdes dhe kursim, në mënyrë që të shmangni vështirësitë e mëvonshme.

Binjakët

Marrëdhënia në çift do ecë qetësisht dhe pa probleme serioze. Mos u shqetësoni për gjëra të vogla, por shijoni momentet ashtu si vijnë. Beqarët do kenë mundësi të mira për të njohur dikë që mund t’ua ndryshojë jetën sentimentale. Financat kërkojnë vëmendje, pasi prirja për të shpenzuar pa masë mund të sjellë pasoja.

Gaforrja

Tundimet do jenë të forta gjatë kësaj dite dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, mund të rrezikoni marrëdhënien tuaj. Një veprim i nxituar mund t’ju sjellë pendim më vonë. Beqarët do mbështeten shumë tek këshillat e miqve për çdo vendim. Në planin financiar do silleni me maturi dhe kjo do ta mbajë situatën të stabilizuar.

Luani

Ata që janë në një lidhje do përjetojnë një ditë plot harmoni dhe kënaqësi. Partneri do jetë pranë jush në çdo moment dhe do ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Beqarët mund të marrin një propozim që do ua ndryshojë rrjedhën e jetës. Financat do jenë të mira, por është më e mençur të mos e teproni me shpenzimet.

Virgjëresha

Do ndiheni të pasigurt dhe të paqartë në lidhje me marrëdhënien tuaj. Derisa të sqaroni mendimet, është më mirë të mos merrni vendime të nxituara. Beqarët do kenë një njohje shumë premtuese që mund të shënojë fillimin e një kapitulli të ri. Financat do hasin vështirësi, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.

Peshorja

Në jetën në çift priten zhvillime të rëndësishme. Komunikimi me partnerin do përmirësohet dhe do zgjidhni keqkuptime të vjetra. Beqarët do përjetojnë njohje interesante që mund t’ua ndryshojnë përditshmërinë. Gjendja financiare do varet tërësisht nga mënyra si do i administroni të ardhurat. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Akrepi

Durimi dhe mirëkuptimi do jenë çelësi i suksesit në marrëdhënien tuaj. Nëse vazhdoni të silleni me qetësi, gjithçka do ecë sipas dëshirës. Beqarët do kenë takime të reja, por nuk duhet të nxitojnë për të marrë vendime. Financat do fillojnë të përmirësohen nëse rishikoni mënyrën si i menaxhoni.

Shigjetari

Për ata që janë në një lidhje, kjo do jetë një ditë e mbushur me emocione pozitive dhe afërsi më të madhe me partnerin. Beqarët duhet të lënë mënjanë kërkesat e tepërta, përndryshe mund të humbasin raste të mira. Në punë tregohuni të përgjegjshëm, ndërsa në financa shmangni vendimet impulsive.

Bricjapi

Do ndiheni më të qetë dhe më të sigurt se ditët e kaluara, gjë që do ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme. Ju dhe partneri do jeni në të njëjtën gjatësi vale për shumë çështje. Beqarët mund ta shohin një miqësi me sy tjetër dhe ta kthejnë atë në një histori dashurie. Financat mbeten delikate, ndaj kujdesi është i domosdoshëm.

Ujori

Nëse kohët e fundit marrëdhënia juaj ka kaluar vështirësi, sot është momenti ideal për të folur hapur dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Zvarritja e problemeve vetëm sa do t’i përkeqësojë ato. Beqarët do përpiqen t’i afrohen personit që pëlqejnë, por nuk do marrin reagimin e dëshiruar. Borxhet e grumbulluara do rëndojnë financat.

Peshqit

Marrëdhëniet sentimentale nuk do jenë shumë të qeta gjatë kësaj dite. Mospajtimet dhe këmbëngulja e secilit për idetë e veta mund të krijojnë tension. Beqarët do ndiejnë pëlqim të fortë për dikë, por do hezitojnë ta shprehin. Financat do hasin pengesa serioze dhe ndihma e një specialisti mund të jetë zgjidhja më e mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi i datës 24 korrik, e premtë appeared first on Sinjali.

Moti sot i vranët, me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh

24 July 2026 at 06:47

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, pasi që pritet mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.

Era do të fryej nga veriu dhe veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s).

Temperaturat minimale: 9°C deri 13°C

Temperaturat maksimale: 19°C deri 24°C

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot i vranët, me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh appeared first on Sinjali.

Protesta e 54-të në Tiranë: Nesër më shumë!

24 July 2026 at 05:20
Thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 54-të të organizuar kundër qeverisë. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Rama, Sala, SPAK, ju…” ishin disa nga sloganet që protestuesit hodhën gjatë tubimit. Qytetarët pjesëmarrës deklaruan se […]

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

24 July 2026 at 04:48
Fatmiri ishte pesëdhjetë vjeç kur vendosi të hapte gjyqin për pronën e gjyshit. Kishte mbledhur tapi, harta, fotografi, dëshmi dhe çdo letër që familja kishte ruajtur për dekada. Ishte i bindur se do të fitonte. Nuk e dinte vetëm një gjë: sa gjatë duhej të jetonte për ta parë fundin. Avokati i hodhi një sy […]

Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën

24 July 2026 at 06:00

Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kërkon aktivisht një vend pune, shfaqi ndryshime të ndjeshme mes qarqeve në vitin 2025.

Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera, studentët, pensionistët e parakohshëm, personat që kujdesen për familjen, ata me probleme shëndetësore, si dhe individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune.

Përqindjen më të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës e kanë Gjirokastra, Vlora, Shkodra dhe Lezha dhe nga ana tjetër Kukësi, Berati kanë nivelin me të ulët me nga 31.7 dhe 31.8 për qind secila.

Të dhënat tregojnë se rritja më e fortë vjetor e inaktivitetit u regjistrua në Kukës, ku norma u rrit me 9.4 pikë përqindje nga viti 2024 në 2025. Një rritje kaq e madhe e popullsie që nuk do të punojë në qarkun më të varfër të vendit lidhet me emigracionin e lartë, plakjen e popullsisë dhe mungesën e mundësive të punësimit, që shpesh i dekurajojnë banorët të kërkojnë punë.

Rritje të ngjashme shënoi edhe Gjirokastra, ku inaktiviteti u rrit me 9.1 pikë përqindje, duke arritur në 41.1%, niveli i dytë më i lartë në vend. Edhe ky qark karakterizohet nga plakja e popullsisë dhe emigracioni, faktorë që reduktojnë pjesëmarrjen në tregun e punës.

Por Vlora mbetet qarku me shkallën më të lartë të inaktivitetit, 40.8%. Kjo reflekton plakjen e popullsisë, punësimin sezonal në turizëm dhe një pjesë të konsiderueshme të banorëve që nuk janë aktivë gjatë gjithë vitit.

Në Shkodër, norma u rrit lehtë në 40%, me 1.1 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Një rritje më e moderuar u vu re edhe në Elbasan (2.3 pikë përqindje), Dibër (1.4 pikë) dhe Durrës (0.3 pikë).

Në anën tjetër, Lezha regjistroi përmirësimin më të madh, me një ulje të inaktivitetit prej 3.7 pikë përqindje, nga 42.1% në 38.4%. Rënia lidhet me rritjen e punësimit në sektorët e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit, si dhe me shtimin e personave që janë rikthyer në kërkim aktiv të punës.

Edhe Tirana shënoi një ulje të ndjeshme, me 2 pikë përqindje, duke zbritur në 37.5%. Si qendra më e madhe ekonomike e vendit, Tirana përfiton nga krijimi i vendeve të reja të punës në shërbime, teknologji, ndërtim dhe administratë, duke tërhequr më shumë persona drejt tregut të punës.

Berati regjistroi një ulje prej 2.2 pikë përqindje, ndërsa rënie më të vogla u shënuan në Fier (-0.7 pikë), Korçë (-0.5 pikë) dhe Vlorë (-0.1 pikë). ime që dalin drejtpërdrejt nga të dhënat./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën appeared first on Revista Monitor.

Bridge returned error 400! (20658)

24 July 2026 at 02:01

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.32

Go back

VerifiedJoseph

❌
❌