Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 February 2026Main stream

Përdorimi i lëndëve narkotike, SPB Tetovë përforcon kontrollet nëpër shkolla

8 February 2026 at 20:45


Përdorimi, shitja e drogës dhe subtancavë tjera narkotike në rritje tek të miturit në shkollat e Tetovës.

Komandanit Muhamed Ademi, tha se janë rritur kontrollet nëpër shkolla por edhe në afërsi të tyre.

Sipas Ademit, gjatë kontrolleve më shpesh është sekuestruar marihuanë, por nuk kanë munguar edhe substanca tjera narkotike.

“Janë rritur kontrollet në objektet hotelerike që janë në afërsi të shkollave,nuk kemi të dhëna të sakata po kemi rritje të zbulimit të rasteve të tilla. Ky ka sjell deri tek parandalimi i rastev të reja.Droga më e shpesht është maruhana por nuk mungon edhe kokaina”, deklaroi komandanti i SPB-Tetovës, Muhamed Ademi.

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami thotë se si komunë bashkë me SPB Tetovën do risin kontrollet me qëllim parandalimin e dukruive negative.

Ai kërkon edhe nga prinderit të kujdesen për fëmijt e tyre.

"Ne do vazhdojm luftën më këta dukuri devijante sepse pasi këta jane sfidat e kohës moderne. Ne si pushtet lokal përgjegjës për shkollat,në bashkëpunim me SPB-Tetovën do vazhdojm me masat që i përmenda dhe në bashkëpunim edhe me Ministrin e Arsimit, Inspektoriatin Shtetëror për Arsim, të rritim kontrollet të rrisim masat parandaluese kosultimet e ndryshme dhe të gjithë veprimet në drejtim të asaj të ballafaqohemi. A do ketë rritje apo rrënje kjo nuk mvaret nga veprimet që i marrim ne, por është një dukuri shoqërore të cilën ne si shoqëri duhet ta luftojm. Këtu kisha berë ftes deri të prindërit që të jenë më të kujdeshëm më fëmijt e tyre pasi nuk është vetëm kurrë i nxjerin ka dera dhe kanë larguar përgjegjësin nga vetëvetja”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami premtoi se shumë shpejt do ketë punësim në shkollat ku ka mungesë të kuadrit professional, pasi në shkollat e Tetovës ka mungesë të psikologëve dhe socilogëve. /tvm2

Anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor do të zgjidhet sipas ligjit të ri, do ta intervistojnë organizatat joqeveritare

8 February 2026 at 20:05


Për herë të parë do të zgjidhet një anëtar i Këshillit Gjyqësor i cili publikisht, në mënyrë të ngjashme si kandidatët për anëtarë të Komisionit për Diskriminim, do të prezantohet para komisionit parlamentar. Këtë e parashikon ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili u miratua disa ditë para Vitit të Ri 2026.

Në shpalljen e publikuar në Gazetën Zyrtare para disa ditësh kërkohet një anëtar nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve, ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të gjykatave ndërkombëtare dhe juristëve të tjerë të shquar.

Ka disa kushte që kandidatët duhet t’i plotësojnë, të cilat janë të përcaktuara me ligjin e ri.

Të jetë jurist i diplomuar me të paktën 15 vjet përvojë pune dhe me provim të jurisprudencës, ose profesor universitar i drejtësisë me të paktën shtatë vjet përvojë pune; të jetë dëshmuar me punë shkencore për çështje të gjyqësorit; të jetë dëshmuar me veprimtari publike në mbrojtje të sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut; të gëzojë reputacion për ushtrimin e funksionit, për çka duhet të paraqesë të paktën tre rekomandime nga profesorë universitarë të drejtësisë, avokatë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ose të gjykatave ndërkombëtare, thuhet në shpallje.

Për anëtar të Këshillit nuk mund të kandidojë një gjyqtar ose prokuror aktual, as dikush që është shkarkuar nga këto funksione, si dhe as deputet që ka ushtruar këtë funksion në katër vitet e fundit, anëtar i Qeverisë apo funksionar partiak.

Ndërkohë, krahas shpalljes, Kuvendi ka publikuar edhe thirrje për zgjedhjen e anëtarëve të grupit punues që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve. Thirrja është drejtuar Shoqatës së Gjyqtarëve, Odës së Avokatëve dhe sektorit civil nga fusha e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit.

Nga këto institucione do të zgjidhet nga një përfaqësues në grupin punues që do ta formojë Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Përndryshe, më 11 dhjetor Kuvendi nuk e priti ligjin e ri dhe me shpallje sipas ligjit të vjetër e propozoi Selim Ademin për anëtar të Këshillit Gjyqësor. Ky ishte propozim i partnerit qeveritar të koalicionit VLEN, i cili vinte nga pozita e këshilltarit për kundërvajtje në policinë e Tetovës. Por pas reagimeve në opinion, propozimi nuk u vu në votim.

Ligjin e ri Kuvendi e miratoi në fund të vitit dhe ndryshimi kyç ishte se përcaktoi më saktë kriteret se kush mund të jetë “jurist i shquar” dhe vendosi debat të detyrueshëm publik gjatë zgjedhjes së anëtarëve që nuk janë nga radhët e gjyqtarëve. Gjithashtu u vendos transparencë edhe gjatë shkarkimit të kryetarit të Këshillit.

Privohet nga liria 39 vjeçari nga Koçani, ishte arratisur nga burgu

8 February 2026 at 18:58


Sot rreth orës 15:00, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Njësia Policore Mirkovc në fshatin Glluvë, rrethina e Shkupit, e privuan nga liria M.T. (39) nga Koçani.

M.T. kërkohej me urdhërarrest sipas urdhërit të gjykatës për shkak të arratisjes nga INP Idrizovë për dënim me 13 vjet e 11 muaj burgim për shka të veprës së kryer penale sipas nenit 235 nenit 236 nenit 237 të Kodit Penal.

Personi u shoqërua në Njësinë Policore Mirkovc për procedurë të mëtejshme.

Minçev: Duhet të bëjmë shkurtimin e 40 për qind të institucioneve shtetërore

8 February 2026 at 18:20


Me ligjin për shërbim të lartë udhëheqës, ministri i Administratës Goran Minçev, thotë se planifikohet shkurtimi i institucioneve shtetërore.

Sipas tij, të punësuarit nga këto institucione që mund të pushojnë se ekzistuari nuk do të largohen por do të shpërndahen kurse me reduktimin e pozitave drejtuese, do të bëhet edhe departizimi i administratës.

Minçev për Radion Evropa e Lirë, tha se ligji do të miratohet deri në fund të vitit.

“Hipotetikisht, nëse janë 100, duhet të bëjmë një shkurtim prej 40%, duke lënë 60 institucione. Domethënë, nuk po centralizohen institucionet, por po shkurtohen shfrytëzuesit e buxhetit. Kemi institucione të cilat kanë një drejtor, pesë anëtarë të bordit të drejtorëve dhe dy punonjës. Dhe askush nuk e di për çfarë qëllimi janë formuar. Dhe ato mbivendosen me funksionimin ose përgjegjësitë e një institucioni tjetër. Dhe këtu do të sulmojmë drejtpërdrejt pozicionet zyrtare, punonjësit do të donim të merrnim përsipër, por duke zvogëluar anëtarët ose duke hequr anëtarët e bordit të drejtorëve dhe pozicionet e drejtorit, zëvendësdrejtorit, po sulmojmë drejtpërdrejt atë që e quajmë partizim të administratës sepse kryesisht të gjithë ata zyrtarë vijnë nga disa radhë partiake,” deklaroi Minçev.

DPHM: Java do të fillojë me reshje shiu, në vendet malore me reshje bore

8 February 2026 at 17:39


Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ku në pjesët jugperëndimore pritet të kalojnë 15 litra për metër katror. Në viset më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër pritet edhe mjegull në lugina të caktuara.

Do të fryjë erëra mesatare, herë pas here e përforcuar, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Reshje të reja, sipas DPHM-së, do të ketë gjatë javës së ardhshme, kur do të ketë ftohje me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa nga zonat më të larta edhe borë.

VLEN: BDI e miratoi vendimin që provimi i jurisprudencës të jetë vetëm maqedonisht

8 February 2026 at 16:54


Koalicioni VLEN ka reaguar sot sërish për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ata thonë se BDI sot po bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është vetë autori i padrejtësisë më të madhe ndaj saj.

"Koalicioni rikujton se në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. Ju e nënshkruat këtë padrejtësi me dorën tuaj, dhe sot guxoni të luani teatër para shqiptarëve.Të flisni për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishit mundësinë, gjuhën shqipe e latë jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkoni llogari për një gjendje që mban vulën tuaj”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Mickoski: Rreth 11.000 administratorë do të kenë rritje pagash deri në 40 për qind deri në vitin 2028

8 February 2026 at 16:14


Rreth 11 000 administratorë të kenë rritje të pagave prej gati 40 për qind deri në vitin 2028, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e sindikatatave në Qeveri.

“Kjo është një pako më e gjerë që do të përfshijë, së bashku me të punësuarit në gjykata dhe prokurori, rreth 11 000 të punësuar, dhe me këtë, Qeveria, si punëdhënësi më i madh, praktikisht krijon marrëveshje me kolegët e saj, dhe ajo marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2028. Paraprakisht kemi pasur marrëveshje të tilla edhe me të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe institucione të tjera, kështu që kur të finalizohet e gjithë kjo, ne, si Qeveri, si punëdhënësi më i madh, praktikisht kemi rregulluar marrëdhëniet tona me kolegët tanë në kuadër të institucioneve. Ky është moment historik, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë që të kemi pasur plan të tillë për rritjen e pagave dhe harmonizimin e tyre në mënyrë që të arrihet nivel i denjë”, theksoi Mickoski.

Mickoski e quajti këtë vendim si hapa të guximshëm të cilët i bën Qeveria.

“Këto janë hapat e guximshëm që po ndërmerr Qeveria, edhe përballë sfidave globale dhe vendore që sigurisht ndikojnë në ekonomi, me qasje të pjekur dhe të përgjegjshme ndaj punës me arkën e shtetit, të cilën mund ta arrijmë si shtet. Ja ku po arrijmë marrëveshje, dhe ajo marrëveshje duhet të operacionalizohet më tej përmes marrëveshjeve individuale. Ajo që përmendën të dy kryetarët, dhe ajo që ne si Qeveri e kemi përsëritur për një kohë të gjatë, është se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive ka skaduar, megjithëse dispozitat e fundit kalimtare përcaktojnë se ajo mbetet në fuqi derisa të miratohet një e re. Jemi të përgatitur si Qeveri të ulemi dhe në këtë periudhë deri në vitin 2028 kuptohet pres që në një periudhë më të shkurtër së bashku me dy sindikatat përfaqësuese në këtë rast LSM dhe KSL të ulemi dhe të negociojmë një marrëveshje të re kolektive të përgjithshme e cila do të jetë mjeti i vetëm mbi bazën e së cilës do të paguhen pagat, nga ana tjetër do të jetë një mjet që do ta kenë punëtorët, por edhe Qeveria do ta ketë dhe ne e vlerësojmë që një kombinim i tillë i favorshëm, pra do të përfitojnë të dyja palët, dhe mbi të gjitha qytetarët dhe shteti, sigurisht, mund ta bëjmë me punë të pjekur dhe me besim që dua të them ngadalë por me siguri me struktura të caktuara në sindikata. Nuk po them me të gjitha, por me struktura të caktuara në sindikata që ne si Qeveri i kemi dhe po i ndërtojmë, sepse ka struktura që për fat të keq nuk mund të dalin kurrë nga përqafimi politik i partive të caktuara politike”, tha Mickoski.

ASH-Taravari: Bekim Sali tha se "kultura shqiptare është e cunguar pjesërisht", VLEN po e pranon dështimin

8 February 2026 at 15:29


Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar duke thënë se deklarata e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, se “kultura shqiptare për momentin është e cunguar pjesërisht”, është skandaloze dhe një pranim publik i dështimit të Qeverisë ku ai vetë është pjesë.

Reagimi i plotë:

“Gjendjen e mjerueshme të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kanë artikuluar prej kohësh artistët, krijuesit dhe opozita shqiptare. Tani kjo gjendje konfirmohet edhe nga vetë zyrtarët shqiptarë në Qeveri. Ky nuk është më opinion politik, por fakt i pranuar nga brenda pushtetit. Aleanca për Shqiptarët pyet hapur: cili është realisht roli i VLEN-it në Qeveri?A janë dekor politik?Të shantazhuar?Të pafuqishëm për të ndikuar në politikat shtetërore? Është e papranueshme që zyrtarë shqiptarë në Qeveri të sillen si opozitë verbale, duke konstatuar probleme, por pa marrë asnjë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Deklaratat kritike nuk e zëvendësojnë veprimin politik dhe institucional. Edhe pas dy vitesh në pushtet, shqiptarët nuk kanë parë as strategji serioze për kulturën, as investime dinjitoze, as mbrojtje të identitetit kulturor. Në vend të rezultateve, kemi justifikime dhe deklarata vetëakuzuese. Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike. Qeveria nuk është vend për ankesa, por për vendimmarrje. Kush nuk është i aftë të ndryshojë gjendjen, duhet të mbajë përgjegjësi ose të largohet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Pas deklaratës së Mickoskit, reagon Osmani: Ministri i drejtësisë të japë dorëheqje, ata të VLEN-it për një kohë të mos shihen askund

8 February 2026 at 14:40


Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë.

Statusi i plotë:

“Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje.Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it:më mirë të mos shihen askund për një kohë”.

Kujtojmë se studentët shqiptarë të juridikut kërkuan përmes një peticioni mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kërkesë të cilën sot e komentoi kryeministri Mickoski duke sqaruar se një kërkesë e tillë është legjitime dhe duhet të zbatohet.

Provimi i jurisprudencës, Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet

8 February 2026 at 14:03


Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.

Ai tha se ligji i gjuhëve është i qartë, prandaj edhe provimi në gjuhën shqipe mund të mbahet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Rallpovski: Pagat duhet të harmonizohen me rritje, aq sa do të rritet paga minimale

8 February 2026 at 13:24


Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Rallpovski para takimit të sotëm me kryeministrin Hristijan Mickoski në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues të sindikatave të tjera përfaqësuese të administratës, deklaroi se janë këtu që të konfirmohet ajo për çka kanë negociuar gati për një vit.

“Sot jemi këtu për të konfirmuar atë që kemi negociuar për gati një vit. Kjo rritje në një formë tjetër duhej të ndodhte vitin e kaluar, por nuk ka ndodhur që nga 1 maji. Një ose dy muaj më parë, filluam përsëri negociatat dhe gjetëm këtë formulë që duhet ta përfshijmë në marrëveshjet kolektive në mënyrë që të punësuarit në administratë të marrin atë që meritojnë vërtet. Neni 47 shpjegon pagën dhe koeficientin, por tani ka dalë në dritë ajo që thamë në vitin 2023, kur po nënshkruhej Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive. Në atë nen, në paragrafin 4, thuhet se koeficienti nuk mund të jetë më i lartë se rritja nominale e PBB-së, pra nuk është 12,5 siç thuhet, por shumë më i ulët. Marrëveshjet që nënshkruam në arsim, kujdes shëndetësor dhe administratë janë më të favorshme se ai nen në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, ndërsa ligji thotë:"merret ajo që është më e favorshme’”, deklaroi Rallpovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do ta mbështesin protestën e LSM-së të martën, u përgjigj se nuk kanë ftesë, por “do të ketë mbështetje”.

“Nuk kemi ftesë, asnjëherë nuk kemi dalë në protestë të përbashkët. Atë që e kërkon LSM, ja unë mund ta them personalisht, po, do të ketë mbështetje, por pse të jetë 600 euro, le të jetë 700 euro, pse të harmonizohen pagat vetëm 100 euro, duhet të harmonizohen aq sa do të rritet paga minimale”, potencoi Rallpovski.

DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit, mbulesa e borë ka arritur në 55 centimetra

8 February 2026 at 12:39


Temperaturat e mëngjesit në vend ranë nën zero në vendet më të larta, ndërsa më të ftohtat ishin në Kodrën e Diellit dhe Berovë ku u mat -1 gradë.

Zero gradë u regjistruan në Lazaropole dhe Mavrovë, në Krushevë dhe Kriva Pallankë, 3 në Strumicë, 4 në Shkup-Petrovec, Shtip, Pozharan dhe Pretor, 5 në Ohër, Demir Kapi, Manastir, Gjurishtë, Shkup-Zajçev Rid, Veles, Prilep dhe Tetovë, 6 gradë në Kumanovë, Vinicë dhe Kavadar, ndërsa më e ngrohta këtë mëngjes ishte në Gjevgjeli me 7 gradë.

Në 24 orët e fundit, reshjet më të larta deri në orën 7 të mëngjesit u matën në Mavrovë 10 litra për metër katror.

Në Pozharan kanë rënë 6, në Krushevë 5, në Pretor, Kodra e Diellit dhe Lazaropole nga 4, në Ohër, Tetovë dhe Manastir nga 2, dhe në Prilep dhe Kriva Pallankë nga 1 litër për metër katror.

Në mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit u mat një mbulesë bore prej 55 centimetrash.

Rritja e pagave, Mickoski në Qeveri do të takojë përfaqësuesit e Sindikatës së Administratës

8 February 2026 at 12:04


Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet sot në Qeveri me përfaqësuesit e sindikatave në fushën e administratës.

Javën e kaluar, ai zhvilloi një takim me disa nga përfaqësuesit e Sindikatave, pas të cilit kryetari i sindikatave, Trpe Deanovski, informoi se Qeveria e kishte pranuar kërkesën e tyre, por, siç theksoi ai, jo plotësisht.

Rritja e pagave do të jetë gjatë disa viteve, në tre këste, secila prej tetë përqind.

Kujtojmë se përveç sindikatës së admimistratorëve, edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkoi rritje të pagës minimale prej 600 eurove, ndryshe, si formë revolte ata do të bllokojnë të martën Kuvendin, e më pas edhe institucionet kyçe të vendit.

Zaev: Do ta padis OBRM-PDUKM-në dhe Petrushevskin për shpifje ndaj meje

8 February 2026 at 11:11


Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar falje publike nga OBRM-PDUKM dhe deputeti Petrushevski për, siç thotë ai, gënjeshtra, shpifje dhe fyerje të vazhdueshme ndaj tij.

Zaev paralajmëron se nëse nuk ka kërkim-falje brenda afatit ligjor, do të ngritë padi për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e tij.

Statusi i plotë:

Demant ndaj gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-së

Prej pesë vitesh jam jashtë politikës, pasi kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike dhe shtetërore.

Pesë vjet, pothuajse çdo ditë që nga largimi im, partia OBRM-PDUKM, udhëheqja e saj, zëdhënësit dhe mediat e afërta me ta nuk kanë reshtur së u marrë me mua, duke përhapur vazhdimisht gënjeshtra, shpifje dhe fyerje.

Kërkoj publikisht falje nga deputeti Petrushevski dhe nga partia OBRM-PDUKM për të gjitha këto gënjeshtra, shpifje dhe fyerje, përfshirë edhe keqpërdorimin e qëllimshëm të emrit tim në atë dramë të inskenuar rreth konfiskimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të gjoja ruajtjes dhe magazinimit të papërshtatshëm.Është një gënjeshtër e paturpshme se jam i lidhur në çfarëdo mënyre me rastet e kanabisit që u prezantuan para opinionit publik.

Është një gënjeshtër e paturpshme dhe e pacipë se kam telefonuar në Drejtorinë e Doganave.

Pa asnjë ndjenjë turpi, po aq të neveritshme janë edhe gënjeshtrat e tjera për mua, të cilat i përsërisin pothuajse çdo ditë që nga tërheqja ime nga politika, e veçanërisht në këto gati dy vite sa janë në pushtet, si ajo se po ndërtoj gjoja rrokaqiej prej 40 katesh në Dubai, se po ushtroj presion për blerjen e spitalit të dr. Zhan Mitrevit, se po ndërhyj në punën e organeve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera, si dhe një sërë trillimesh dhe konstruktesh të tjera.

Prej pesë vitesh po duroj fyerje të përditshme. Të gjithë e dinë se kurrë nuk kam dashur të padis, kam luftuar për lirinë e shprehjes. Nuk iu jam hakmarrë askujt për atë që më bënë më 27 prill në Kuvend, kurrë nuk e kam keqpërdorur pozitën politike, por tani mjaft është!

Nëse nuk kërkojnë falje brenda afatit të paraparë ligjor, do të parashtroj padi kundër Petrushevskit dhe OBRM-PDUKM-së.

Do të luftoj me të gjitha mjetet ligjore për ta hequr këtë njollë nga emri im.

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe u dhanë njerëzve të tyre licenca për kultivimin e kanabisit, skandali i fundit lidhet me ta

8 February 2026 at 10:36


OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Zoran Zaev, duke e akuzuar atë, siç thonë ata, se po mbron krimin në lidhje me konfiskimet e mëdha të drogës në rajonin e Strumicës.

Partia pretendon se ditët e fundit publiku ka qenë dëshmitar i konfiskimit të sasive të konsiderueshme të drogës, të cilat, sipas akuzave të tyre, burojnë nga kompani dhe individë të afërt me Zaevin dhe rrethin e tij politik.

"Mishërimi i krimit, koka e oktapodit në korrupsion dhe udhëheqësi në hije i LSDM-së-së, Zoran Zaev ka dalë në mbrojtje të krimit të tij, i cili ditët e fundit është sekuestruar në formën e drogës nga Strumica e tij e lindjes. Miqtë e tij të parë, të cilëve ai, së bashku me Venko Filipçen, u dhanë licenca për kultivimin e marijuanës për qëllime mjekësore, i shohim këto ditë se ata nuk e përdorën kanabisin për këtë, por për shitjen e paligjshme të një produkti të paligjshëm - drogës. Mbi 20 ton drogë u eksportua vetëm nga kompania "CBD Medplant" në pronësi të Hristijan Kotev, djali i Toni Kotev, drejtor gjatë kohës së Zaevit. Zaev dhe Venko u dhanë licenca këtyre njerëzve, dhe ne shohim se si përfundoi. Zaev është babai i biznesit të Kanabisit. Pra, le të thotë nëse familja e tij dhe njerëzit e afërt me të janë të përfshirë në atë biznes? Pse gënjen publikisht? Përveç kësaj, ka prova se ai ndërtoi rrokaqiej në Dubai dëshmi nga të njohurit dhe bashkëpunëtorët e tij që e thonë publikisht këtë. Zaev duhet të thotë publikisht mbi çfarë baze dhe si mori një vizë të artë në Dubai? A ka Zaev aq shumë frikë nga përgjegjësia sa duket se po fillon të bëhet klaustrofobik? Zaev ka konfirmuar se ai drejton LSDM-në, dhe Venko është parakaluesi. Do të ketë përgjegjësi dhe drejtësi!”, thonë nga OBRM-PDUKM.

LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

8 February 2026 at 09:50


Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.

Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

8 February 2026 at 09:10


Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut në orët e mëngjesit, ndërsa në malet në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të dëborës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup, në mëngjes do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë rreth 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë.

Në ditët në vijim, nën ndikimin e valëve të lagështa të ajrit, do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit, lokalisht më të bollshme, dhe reshje bore në male.

Të hënën, për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet në disa vende më të larta do të shndërrohen në dëborë. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare, ndërsa të mërkurën dhe të enjten priten erëra të forta nga juglindja.

Before yesterdayMain stream

Bashkësitë Fetare në vend njëzëri i japin mbështetje dhurimit të organeve, për të shpëtuar jetën e njerëzve

7 February 2026 at 20:51


Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase mbështesin dhurimin e organeve. Ata thonë se dhurimi i organeve për të shpëtuar jetën e dikujt nuk është kundër mësimeve të fesë.

“Ne gjithashtu ndihmojmë në këtë mënyrë përmes kontakteve me njerëzit, nëse mund të vijmë deri te një donator i cili do të ndihmojë dhe të realizojë plotësisht dëshirën e tyre për të pranuar organ, për të shpëtuar jetën e tyre dhe për të vazhduar në mënyrë aktive si në familje ashtu edhe në shoqëri”, tha At Dimçe-KOM.

Kisha Katolike mendon në të njëjtën mënyrë.

“Pozicioni është pozitiv dhe jo vetëm kaq, por kisha thërret dhe përmes dokumenteve të saj zyrtare inkurajon besimtarët të dhurojnë organe. Dhurimi i organeve është një shprehje dashurie ose, siç e quajti i ndjeri Papa Gjon Pali II, një akt heroik. Dhurimi i organeve është heroizëm”, u shpreh Oliver Tantushev- Kisha Katolike.

Rreth 200 persona në vend janë në listën e pritjes për transplantim organesh. Numri më i madh është për veshka, tridhjetë për zemrën, njëzet për mëlçinë. Pacientja më e re është një 26-vjeçare që pret të bëjë transplantim të zemrës. Dhjetë pacientë që presin për një transplantim të zemrës janë detyruar të mbajnë mbështetje mekanike të zemrës vite me radhë. /Alsat.mk

Muratovska: Shtatë shoferë kamionësh nga Maqedonia e Veriut, me vulë të zezë në pasaportë

7 February 2026 at 20:08


Njëzet shoferë nga Maqedonia kanë pësuar në muajt e fundit nga rregullat e reja për hyrje dhe dalje nga vendet e zonës Shengen, sipas të cilave nuk guxojnë të tejkalojnë asnjë ditë nga 90 ditët e lejuara brenda gjashtë muajve. Trembëdhjetë janë deportuar dhe kanë kaluar më lehtë – me gjoba financiare, ndërsa shtatë kanë marrë ndalim hyrjeje, pra “vulë të zezë” në pasaportë. Këtë e deklaroi në emisionin Biznis 21 Biljana Muratovska nga Shoqata “Makam-Trans”.

“Gjatë pesë-gjashtë muajve të fundit, para bllokadave, kemi 20 shoferë, prej të cilëve 13 kanë marrë ndalime dhe janë deportuar.”

– Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

“Me sanksione më të lehta, vetëm me pagesë gjobe, pra pa ndalim për punë.”

“Por kemi shtatë shoferë që kanë marrë ndalime, për gjashtë muaj apo një vit.”

Muratovska thotë se protestat katërditore të transportuesve nga Ballkani Perëndimor, me të cilat u bllokuan kufijtë për hyrje dhe dalje të mallrave, kanë ndezur alarmin në Bruksel, por problemet ende ekzistojnë.

Pas takimit të ministrave nga Ballkani Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, pritet që këtë javë Komisioni të prezantojë një zgjidhje kalimtare, derisa të përgatitet një zgjidhje e përhershme. Nëse nuk ka përgjigje të shpejtë, nuk përjashtohen protesta dhe bllokada të reja në kufij.

“Sipas deklaratave të transportuesve boshnjakë dhe serbë, ata janë më të mëdhenj, mbulojnë territor më të gjerë dhe thonë se këto bllokada do të përsëriteshin. Por unë jam optimiste…”

– Prisni zgjidhje të shpejtë?

“Pres që brenda 2 deri në 4 muaj problemi të tejkalohet, ndërsa javën e ardhshme do të shohim nëse do të na jepet ndonjë instrument që gjatë periudhës kalimtare të mos kemi probleme.”

Si zgjidhje të përkohshme, Muratovska propozon që shoferëve të mos u numërohen vulat në pasaportë. Sipas saj, Komisioni Evropian mund ta bëjë këtë shpejt, me një vendim duke u thirrur në strategjinë e re të vizave, me të cilën kamionistët për herë të parë njihen si profesionistë. Zgjidhja më e mirë afatgjatë, sipas saj, është që kamionistët të trajtohen si pilotët dhe makinistët e trenave, të cilët janë të përjashtuar nga sistemi i ri elektronik për hyrje dhe dalje.

Lloga: Mbajtja e provimeve edhe në gjuhën shqipe është në përputhje me ligjet e shtetit

7 February 2026 at 19:29


Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka deklaruar se zhvillimi i provimeve edhe në gjuhën shqipe është në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe ligjor të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se procedurat përkatëse kanë kaluar të gjitha filtrat institucionalë të nevojshëm.

Sipas Llogës, aktet përkatëse kanë marrë pëlqimet e kërkuara në procedurë të rregullt qeveritare, përfshirë edhe miratimin e Sekretariatit për Legjislacion, të cilin ai e cilëson si organin më të lartë përgjegjës për kontrollin e akteve para dorëzimit në Kuvend, por edhe për verifikimin e akteve nënligjore para publikimit në “Gazetën Zyrtare”.

Në këtë kuadër, më 24 janar 2024 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar tre nisma ligjore: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Notariat dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Përmbarimin. Këto iniciativa janë shoqëruar edhe me formimin e komisioneve të reja për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe, si parakusht për zbatimin praktik të ndryshimeve ligjore”, thotë Lloga.

Duke komentuar qëndrimin e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, Lloga vlerëson se përgjigjja refuzuese nuk mbështetet në argumente juridike, por është e natyrës politike dhe ideologjike.

Ai shpreh keqardhje që, sipas tij, institucioni i Ministrisë po keqpërdoret për të shprehur mosdurim ndaj gjuhës shqipe dhe për të reflektuar qëndrime subjektive të drejtuesve aktualë.

❌
❌