Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

17:00 Shtatë ushqime që konsiderohen mrekulli për shëndetin

By: Klara
2 February 2026 at 17:00

Në një kohë kur zgjedhjet ushqimore janë më të shumta se kurrë, lind shpesh pyetja: cilat ushqime ia vlen vërtet t’i përfshijmë më shpesh në dietën tonë? Sipas analizave të fundit shkencore, disa përbërës të zakonshëm kanë vlera ushqyese shumë të larta dhe ndikim të provuar pozitiv në shëndetin e njeriut.

Studiuesit kanë analizuar mbi 1,000 ushqime të papërpunuara dhe kanë identifikuar disa prej tyre që ofrojnë një balancë të shkëlqyer të vitaminave, mineraleve, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme. Ja shtatë prej tyre që ekspertët rekomandojnë të shtohen më shpesh në tryezën tonë.

Bajamet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i tyre ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe redukton inflamacionin, duke mbrojtur zemrën dhe metabolizmin.

Mangoldi është një perime me gjethe jeshile e pasur me nitrate natyrale, të cilat ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit. Ai përmban gjithashtu antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat, shikimin dhe trurin, veçanërisht te të moshuarit.

Lakër uji, pjesë e familjes së lakrës, përmban vitamina B, C dhe E, si dhe përbërës që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe kolesterolit. Ky zarzavat është vlerësuar edhe për ndikimin e tij pozitiv në humor dhe shëndetin mendor, falë përmbajtjes së lartë ushqyese.

Gjethet e panxharit, të cilat shpesh hidhen, janë në fakt një burim i shkëlqyer hekuri, kalciumi, vitaminash dhe antioksidantësh. Studimet tregojnë se ato mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe kanë aktivitet mbrojtës për qelizat, megjithëse nevojiten më shumë studime te njerëzit.

Farat chia njihen për përmbajtjen e lartë të fibrave dhe omega-3, por shkencëtarët theksojnë se ato duhen konsumuar të bluara për të përfituar maksimalisht vlerat e tyre. Të konsumuara në këtë formë, ato ndihmojnë shëndetin e zemrës, tretjen dhe sistemin imunitar.

Farat e kungullit janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe përbërës që mbrojnë sistemin nervor. Studime të fundit kanë treguar se ato përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe mirëqenien mendore, veçanërisht kur konsumohen të pjekura lehtë.

Gjethet e luleradhiqes, të konsideruara shpesh si barishte të padëshiruara, janë në fakt të mbushura me vitamina dhe minerale. Ato kanë veti anti-inflamatore dhe potencial mbrojtës për zemrën, si dhe përdoren në shumë kultura në sallata, çajra dhe supa.

Ekspertët theksojnë se një dietë e shëndetshme nuk ka nevojë të jetë e shtrenjtë apo e komplikuar. Shpesh, ushqimet më të thjeshta dhe të zakonshme janë ato që ofrojnë përfitimet më të mëdha për shëndetin afatgjatë./KM

11:30 “Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, i ka shkuar në zyrë!

By: Klara
2 February 2026 at 11:30

Last Updated on 02/02/2026 by Kesjana

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka. Në një dalje për mediat nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i vizës, të bërë nga Irena Gjoka, është vërtetuar se është fakt.

Ndërkohë ai theksoi se Gjoka ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit, ndërsa e cilësoi atë si ‘rrugaçe të ligjit’.

“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historitë, sapo të palavdishme. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjyjkatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një anti gjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai./K.M

11:15 Banorët e fshatit Luz në protestë/ Aulon Kalaja, thirrje ARRSH-së

By: Klara
2 February 2026 at 11:15

Banorët e fshatit Luzi kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar përmirësimin e rrugës së lagjes, e cila sipas tyre është e dëmtuar dhe e pasigurt. Protesta ka shkaktuar bllokimin e rrugëve hyrëse dhe devijimin e trafikut drejt Fushë-Krujës.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, i cili ka theksuar se rruga ka rëndësi jetike për fëmijët që shkojnë në shkollë, për transportin e biznesve dhe kalimin e kamionëve.

Ai i ka bërë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të vizitojë vendin dhe të japë informacion mbi fondet për asfaltimin e rrugës.

Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës me standarde europiane, duke paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzohet nëse nuk ka përgjigje konkrete nga autoritetet.

“Edhe sot jemi me banorët e Luzit. Kanë dalë për të drejtën e tyre legjitime për rrugën. Edhe javën e kaluar kanë bërë paralajmërime që do bllokohet rruga, edhe sot e kanë bllokuar rrugën, sepse janë në të drejtën e tyre. Kjo është një protestë jo politike, është një protestë vetëm për të drejtat e tyre qytetare. Kemi parë që në gjithë Shqipërinë po bllokohet rruga, po bien masiv dheu, ndërkohë këtu është një problem tjetër. Para 15 vjetësh këta burra edhe ca të tjerë që s’janë më në jetë, kanë dalë këtu me e blloku rrugën që ky aks mos të bëhej, sepse është rrugë lagje, kjo është rrugë fshati. Luzi ja dha këtë rrugë qytetit të Fushë-Krujës, qytetit të Krujës, po edhe të gjithë Shqipërisë. E bëri këtë sakrificë dhe ja dha rrugën dhe ta lësh Luzin në këtë lloj forme është krim. Prandaj është e drejta e këtyre banorëve jo vetëm për të dalë në protestë, por për të bërë dhe akte të tjera edhe më të dhunshme, sepse këtu duhet t’i përgjigje.

Prandaj i bëj thirrje nga Luzi, ARRSH-së, Autoritetit Rrugor Shqiptar, se e dimë se në çfarë skandalesh është përfshirë kohët e fundit. Të vijë këtu ai drejtori edhe të shoh rrugën. Në rast se kalon makina e atij këtu, atëherë t’ju thotë Luzjanëve që të kalojnë edhe makinat e këtyre. Se janë bërë makinat çdo ditë për servis. Të gjithë bizneset që janë në këtë zonë janë totalisht të rrënuara, të dështuara. Kalamajtë kalojnë këtu përditë për me shku te shkolla edhe janë kamionat që rrezikojnë jetën. Nuk bëjnë dot një mbikalim hekuri nga këtu për ta nxjerrë direkt te shkolla. Këto janë kërkesa të cilat janë legjitime për këta njerëz. Çfarë po kërkojnë? Po kërkojnë luks që tua shtrojnë me flori? Jo mor vëlla, duan asfalt edhe asfalt cilësor. Jo të vijnë këtu dhe të hedhin çakull e granil, që me shiun e radhës e merr lumi edhe bie poshtë.

E njëjta situatë është edhe te Luzi tjetër, te Luzi poshtë. Është rruga e cila është skandaloze. Prandaj u rregullua çështja e ujit atje se e kanë hapur rrugën edhe nuk e kanë mbyllur dot. Pra, as aty nuk hedhin dot asfalt. Duhet asfalt i trashë, duhet asfalt me standartet europiane sepse këtu kalojnë kamionat dhe është një rrugë që do prishet. Prandaj, ARRSH-ja duhet të vijë këtu. Ne do bëjmë një shkresë, se kemi rënë dakord bashkë me banorët. Do firmosin banorët, do kërkojmë informacion se ku çaloi kjo pjesë. A është miratuar fondi për rrugën e Luzit apo jo? Në rast se nuk është miratuar, a do miratohet dhe kur do miratohet? Se nuk do vazhdojë pafund.

Banorët kanë ndërmend me e përshkallëzuar protestën. Policia sot ka bllokuar rrugën, hyrjen e fshatit Luz djathtas edhe këtej nga ana e autostradës dhe e ka devijuar trafikun, dhe ta kuptojë qyteti i Fushë-Krujës që nuk ka prurë sot përfaqësues këtu, ta kuptojë se çfarë është trafiku i Luzit. Se kanë hyrë kamionat në Fushë-Krujë sot.

Sot i ke kamionat në Fushë-Krujë. Edhe është bërë super trafik. Mirë që është trafiku i mëngjesit që shkojnë nëpër punë njerëzit dhe nëpër shkolla, po kanë çuar të gjithë të gjithë kamionat për Fushë-Krujë. I bëj thirrje dhe biznesit të madh që të futet në bisedime me bashkinë edhe të gjejë një zgjidhje. Se mund të gjendet një zgjidhje tjetër, që ta shtrojnë këto fabrikat që veprojnë këtu, që ja morën shpirtin këtyre.

Shtroni rrugën, nuk dalin në protesta, vazhdojnë punët e veta. Edhe ne kemi punë të tjera. Prandaj na kanë detyruar këtu me dalë. I bëjmë thirrje ARSH-së edhe një herë tjetër”, tha Kalaja./K.M

11:00 Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen janë këto 12 modele kostumesh (lifestyle)

By: Klara
2 February 2026 at 11:00

Janë një nga gurët e themelit të garderobës “wow”. Po po e kemi fjalën pikërisht për ato, kostumet, që i gjejmë të përshtatshme për t’i veshur nga mëngjesi në darkë. Si në punë ashtu edhe në daljet e kohës së lirë me miqtë apo shoqërinë, kostumet asnjëherë nuk janë një zhgënjim.

Në këtë artikull do ju tregojmë disa nga modelet më të bukura që duhet t’i keni patjetër në vëmendje për të shkëlqyer në ditët e ngrohta të pranverës që na presin.

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen

Po përgatiteni për pranverën? Gjithçka që do ju duhen/KM

10:50 Kishte përshtatur dy banesa për kultivim kanabisi, pranga 46-vjeçarit në Vaun e Dejës (EMRI + VIDEO)

By: Klara
2 February 2026 at 10:50

Një 46-vjeçar është arrestuar në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Gjergj Goli akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e banesave për kultivimin e kanabisit.

Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis. Gjithashtu, u sekuestruan 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndaj Gjergj Golit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Njoftimi i policisë

Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush, vihet në pranga 46-vjeçari.

Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./K.M

10:40 Rraqet nuk e rrëzojnë pushtetin, janë opozita më e mirë e Ramës

By: Klara
2 February 2026 at 10:40

Nga Ardi Stefa

Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexove në rrjetet sociale dhe një fjalim i kryeministrit. Statusi i parë është një perlë e mikut tim Ermal Hasimja, i cili me tone sarkastike kritikonte të gjithë opozitën që kërkon përjashtim, madje nga ajo listë nuk përjashtonte as veten.

Statusi i dytë ishte i një anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, i cili kritikonte nismën e Hasimes dhe të shoqërisë civile dhe me tone përjashtuese delegjitimonte çdo përpjekje për bashkim të opozitës, ose bashkim vetëm nën Berishën.

E treta, e cila më ngacmoi ishte fjala në Kuvend e kryeministrit Rama, i cili në dukje talli deputetët djathtas tij, por në fakt mesazhi dukej se u drejtohej të gjithë shqiptarëve, si një lutje që ta rrëzojnë nga pushteti. Duke u reformuar, duke u bashkuar dhe duke hequr peshat e vjetra. Ironia qëndron në faktin se kryeministri u tregoi të gjithëve rrugën se si ta rrëzojnë, nëpërmjet lojës së fjalëve “Ramaduro”, të cilën ai e merr si “Rama duro, se ne nuk jemi gati e as duam të të rrëzojmë”! Por në Kuvend janë çeta e besnikëve të listave të mbyllura, të cilët duan të ruajnë status quo-në e pushtetit të tyre.

Fakti është që Rama nuk rrëzohet duke bërë bashkë rraqet e vjetra me disa rraqe të reja që, për disa kompromise pushteti, heqin dorë nga parimet para se të fillojë beteja. Kjo nuk është strategji politike, por kapitullim i organizuar dhe riciklim dështimi.

Rraqet e vjetra janë provuar, janë djegur dhe janë refuzuar dhe e kanë konsumuar besimin publik. Ato nuk frymëzojnë më askënd, përveç vetes. Rraqet e reja, në vend që t’i sfidojnë këtë konsumim, ulen në prehrin e tyre dhe justifikojnë pazaret, duke sakrifikuar parimet në emër të “realizmit politik”, stabilitetit, unitetit. Në përkthim të lirë: frikë për të qëndruar vetëm. Por realizmi pa parime është thjesht oportunizëm i zbukuruar.

Pushteti nuk rrëzohet me aritmetikë pazari, por me ide, integritet dhe guxim për të mos u bërë pjesë e llumit që pretendon të luftosh. Kur alternativa ndërtohet nga ata që kanë dështuar dhe nga ata që dorëzohen që në nisje, rezultati është i paracaktuar: zhgënjim i ri, apati më e madhe dhe pushtet më i fortë.

Me këtë lloj opozite, Rama nuk ka nevojë të manipulojë zgjedhje. Mjafton të presë. Kundërshtarët e tij bëjnë vetë gjithçka për ta mbajtur në pushtet: riciklojnë figura, vrasin shpresën dhe e shesin dorëzimin si maturi.

Me fjalë të tjera, Rama nuk mbahet në këmbë nga forca e tij, por nga dobësia e kundërshtarëve. Dhe dobësia fillon pikërisht aty ku parimet shiten për karrige, një emër në lista të mbyllura apo aleanca pa bosht.

Parimet nuk janë luks për kohë të mira. Janë minimumi moral për të kërkuar e fituar pushtetin. Kush i heq ato, nuk lufton Ramën, po i shërben.

Me rraqe nuk vjen ndryshimi. Ndryshimi kërkon njerëz që nuk kanë nevojë të riciklohen, sepse nuk janë konsumuar kurrë.

Rama nuk fiton sepse është i pathyeshëm. Fiton sepse përballë ka rraqe, që kanë frikë nga ndryshimi, nga pastërtia, nga politika pa pazar.

Me rraqe, të vjetra apo të reja, nuk rrëzohet pushteti. Rraqet janë vetëm justifikimi për humbjen e radhës./K.M

10:35 Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: Klara
2 February 2026 at 10:35

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave./K.M

10:30 Dy gurët fatsjellës të shkurtit për sukses, fat dhe energji

By: Klara
2 February 2026 at 10:30

Muaji shkurt njihet për dy gurë simbolikë të fuqishëm: ametistin dhe granatin. Të dy janë gurë lindjeje për këtë muaj dhe prej shekujsh janë lidhur me mbrojtjen, fatin dhe ekuilibrin emocional. Përtej bukurisë së tyre natyrore, këta gurë kanë një histori të pasur simbolike dhe përdoren gjerësisht në bizhuteri dhe praktika shpirtërore në kultura të ndryshme të botës.

Ametisti, me ngjyrën e tij vjollcë karakteristike, simbolizon qetësinë, mençurinë dhe qartësinë mendore. Besohet se ndihmon në uljen e stresit dhe në forcimin e intuitës. Shumë njerëz e përdorin ametistin për “fat të mirë” duke e mbajtur si varëse, byzylyk ose duke e vendosur në dhomën e gjumit apo në hapësira pune, për të krijuar një ambient më të qetë dhe të balancuar.

Nga ana tjetër, granati është gur i energjisë, pasionit dhe forcës së brendshme. Me ngjyrat e tij të thella të kuqe, ai lidhet me guximin, vetëbesimin dhe suksesin. Tradicionalisht, granati mbahet si unazë ose në xhep për të “tërhequr fatin”, për të rritur motivimin dhe për të mbrojtur nga energjitë negative, sidomos në periudha sfiduese.

Pavarësisht nëse i shikon këta gurë si simbole kulturore apo si elementë estetikë me domethënie, ametisti dhe granati mbeten dy nga gurët më të dashur të shkurtit. Të përdorur si bizhuteri apo si detaje dekorative, ata i shtojnë jo vetëm stil, por edhe një histori interesante çdo dite të këtij muaji të veçantë./KM

10:25 Banorët e fshatit Luz në protestë për rrugën e shkatërruar: Këtu kalojnë kamionë, u rrezikohet jeta fëmijëve!

By: Klara
2 February 2026 at 10:25

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sot përsëri në protestë duke kërkuar rikonstruksion të rrugës që kalon përmes fshatit dhe lidh zonën me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit.

Segmenti është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit dhe prej vitesh struktura ka degraduar pasi aty kalojnë të gjitha mjetet e tonazheve të rënda të fabrikave të çimentove, guroreve e të tjera. Sot lëvizja e tyre është devijuar përmes Fushë-Krujës duke rënduar trafikun në qytet.

Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës në rast se nuk marrin reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Aktualisht aksi është i bllokuar nga banorët, ndërsa ankohen për dëmtimin e automjeteve të tyre, si dhe për rrezikun që hasin çdo ditë nxënësit e një shkolle aty pranë.

“Kemi dalë për rrugën. Është copë copë. Taksat për makinat i paguajmë e në rrugë nuk futen dot”.

“Vetëm për turistët që vijnë në Krujë, të ishte rregulluar 50 herë kjo rrugë. Asnjë turist nuk shko tani në Krujë. Vijnë njerëz nga Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe habiten me këtë rrugë.”

“Është 1.5 km e gjatë. Këtu kalon 70-80% e gjithë materialeve të ndërtimit që ndërtohet në Shqipëri. Kjo ka një rrezik të madh për banorët sepse këtu kalojnë shumë kamionë. Rreziku kryesor është për fëmijët e shkollës që është këtu ngjitur. Ne protestojmë që shtetit të vendosë dorë në këtë rrugë para se të bëhet katastrofa. Ka pasur dhe aksidente”, thanë banorët.

Si qytetar i thjeshtë, u është bashkuar dhe ish-kandidati për deputet i PD-së Aulon Kalaja ndërsa bën me dije se banorët do t’i drejtohen ARRSH-së me një letër kërkesë për informacion mbi fondin e miratuar ose jo për rikonstruksionin e rrugës.

“Kanë dalë për të drejtën e tyre për rrugën. Edhe sot e kanë bllokuar rrugën se janë në të drejtën e tyre. I bën thirrje ARRSH, të vijë drejtori dhe të shohë rrugën. Janë bërë makinat çdo ditë për servis. Bizneset që janë këtu janë duke falimentuar. Është rrezik permanent për fëmijët e shkollës sepse nuk ka një mbikalim, kamionët u rrezikojnë jetën. Duhet asfalt i trashë se kalojnë kamionë dhe prishet. Do të bëjmë një shkresë për të kërkuar informacion nëse është miratuar fondi për rrugën e Luzit. Sot është devijuar trafiku dhe sot kanë hyrë kamionët në Fushë-Krujë. Po kaloni makina e drejtorit të ARRSH këtu, tërhiqemi të gjithë”, tha Aulon Kalaja./K.M

10:20 Zbulohet kryetari i bashkisë që do t’i japë një domate çdo turisti

By: Klara
2 February 2026 at 10:20

Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea ka thyer çdo rekord turistik dhe bujqësor në një deklaratë të vetme, çdo turist do të marrë patjetër një domate.

Kryebashkiaku flet për 12 milionë turistë dhe 12 milionë domate duke theksuar se shifrat janë marramendëse, pra nuk mbetet turist pa domate!

Për Gorrean numrat janë drithërues, se imagjinon se 12 milionë do të drekojnë në kuzhinën shqiptare dhe ai do t’i presë me nga një domate secilin.

Këto deklarata kanë lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në sallë, madje dhe vetë kryeministrin që duket s’po iu beson dot veshëve se çfarë po dëgjojnë.

Pasioni me të cilin Gorrea flet për domatet, kastravecët, karrotat, luleshtrydhet dhe lakrat ka entuziasmuar të gjithë fermerët që ndodheshin në takim, të cilët në fakt kanë të tjera kërkesa nga ato të Gorreas./K.M

10:10 Çmimet Grammy 2026, lista e artistëve, albumeve dhe këngët që rrëmbyen trofetë

By: Klara
2 February 2026 at 10:10

Edicioni i 68 i çmimeve Grammy janë të parat pas më shumë se një dekade pa një përballje që përfshin Taylor Swift, Beyoncé ose Adele. Por mund të jetë një mbrëmje e madhe për Kendrick Lamar, i cili tashmë ka shndërruar katër nga nëntë nominimet e tij në fitore, duke u bërë reperi më i vlerësuar në historinë e këtij eventi.

Lady Gaga, e cila ka shtatë nominime këtë mbrëmje, ka fituar deri tani dy çmime, dhe Bad Bunny, i cili do të jetë kryefjalë e shfaqjes së pushimit të Super Bowl-it fundjavën e ardhshme, ka marrë gjithashtu dy. “Golden” nga “KPop Demon Hunters” fitoi çmimin për këngën më të mirë të shkruar për media vizuale, duke i sjellë K-pop-it çmimin e tij të parë ndonjëherë Grammy.

Çmimet nderojnë regjistrimet e publikuara nga 31 gusht 2024 deri më 30 gusht 2025, në 95 kategori.

Albumi i vitit

Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos – FITUES

Justin Bieber – Swag

Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend

Clipse – Let God Sort Em Out

Lady Gaga – Mayhem

Kendrick Lamar – GNX

Leon Thomas – Mutt

Tyler, the Creator – Chromakopia

Kënga e vitit

Lady Gaga – Abracadabra

Doechii – Anxiety

Rosé & Bruno Mars – APT

Bad Bunny – DtMF

Hunter/x – Golden

Kendrick Lamar feat SZA – Luther

Sabrina Carpenter – Manchild

Billie Eilish – Wildflower – FITUESE

Produksioni i vitit

Bad Bunny – DtMF

Sabrina Carpenter – Manchild

Doechii – Anxiety

Billie Eilish – Wildflower

Lady Gaga – Abracadabra

Kendrick Lamar feat SZA – Luther- FITUES

Chappell Roan – The Subway

Rosé & Bruno Mars – APT

Artisti më i mirë i ri

Olivia Dean- FITUESE

Katseye

The Marias

Addison Rae

Sombr

Leon Thomas

Alex Warren

Lola Young

Albumi më i mirë vokal – Pop

Lady Gaga – Mayhem- FITUESE

Justin Bieber – Swag

Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend

Miley Cyrus – Something Beautiful

Teddy Swims – I’ve Tried Everything But Therapy Pt 2

Performanca më e mirë solo – Pop

Justin Bieber – Daisies

Sabrina Carpenter – Manchild

Lady Gaga – Disease

Chappell Roan – The Subway

Lola Young – Messy – FITUES

Performanca më e mirë – Duet/ Grup- Pop

Cynthia Erivo & Ariana Grande – Defying Gravity – FITUESE

Huntr/x – Golden

Katseye – Gabriela

Rosé & Bruno Mars – APT

SZA With Kendrick Lamar – 30 For 30

Regjistrimi më i mirë dance/electronic

Tame Impala – End Of Summer – FITUES

Disclosure & Anderson .Paak – No Cap

Fred again.., Skepta, & PlaqueBoyMax – Victory Lap

Kaytranada – Space Invader

Skrillex – Voltage

Albumi më i mirë dance/electronic

FKA Twigs – Eusexua – FITUESE

Fred again.. – Ten Days

PinkPantheress – Fancy That

Rüfüs Du Sol – Inhale / Exhale

Skrillex – F*** U Skrillex You Think Ur Andy Warhol But Ur Not!! <3

Regjistrimi më i mirë dance/pop

Lady Gaga – Abracadabra – FITUESE

Selena Gomez & Benny Blanco – Bluest Flame

Zara Larsson – Midnight Sun

Tate McRae – Just Keep Watching

PinkPantheress – Illegal

Albumi vokal më i mirë i pop-it tradicional

Laufey – A Matter Of Time – FITUES

Laila Biali – Wintersongs

Jennifer Hudson – The Gift Of Love

Elton John & Brandi Carlile – Who Believes In Angels?

Lady Gaga – Harlequin

Barbra Streisand – The Secret Of Life: Partners, Volume 2

Albumi më i mirë latin – Pop

Natalia Lafourcade – Cancionera – FITUESE

Rauw Alejandro – Cosa Nuestra

Andrés Cepeda – Bogotá (Deluxe)

Karol G – Tropicoqueta

Alejandro Sanz – ¿Y ahora qué?

Albumi më i mirë i muzikës urbane latine

Bad Bunny – DeBÍ TiRAR MáS FOToS – FITUESE

J Balvin – Mixteip

Feid – Ferxxo Vol X: Sagrado

Nicki Nicole – Naiki

Trueno – Eub Deluxe

Yandel – Sinfónico (En Vivo)

Performanca më e mirë – Rock

Yungblud ft Nuno Bettencourt, Frank Bello, Adam Wakeman, II – Changes (Live From Villa Park) Back To The Beginning – FITUES

Amyl and The Sniffers – U Should Not Be Doing That

Linkin Park – The Emptiness Machine

Turnstile – Never Enough

Hayley Williams – Mirtazapine

Kënga më e mirë rock

Nine Inch Nails – As Alive As You Need Me To Be – FITUES

Sleep Token – Caramel

Hayley Williams – Glum

Turnstile – Never Enough

Yungblud – Zombie

Albumi më i mirë rock

Turnstile – Never Enough – FITUES

Deftones – Private Music

Haim – I Quit

Linkin Park – From Zero

Yungblud – Idols

Albumi më i mirë – Alternativ

The Cure – Songs Of A Lost World – FITUES

Bon Iver – Sable, Fable

Tyler, The Creator – Don’t Tap the Glass

Wet Leg – Moisturizer

Hayley Williams – Ego Death At A Bachelorette Party

Performanca më e mirë e muzikës alternative

The Cure – Alone – FITUES

Bon Iver – Everything Is Peaceful Love

Turnstile – Seein’ Stars

Wet Leg – Mangetout

Hayley Williams – Parachute

Performanca më e mirë metal

Turnstile – Birds – FITUES

Dream Theater – Night Terror

Ghost – Lachryma

Sleep Token – Emergence

Spiritbox – Soft Spine

Performanca më e mirë – Rap

Clipse, Pusha T & Malice feat Kendrick Lamar & Pharrell Williams – Chains & Whips – FITUES

Cardi B – Outside

Doechii – Anxiety

Kendrick Lamar feat Lefty Gunplay – TV Off

Tyler, The Creator feat Teezo Touchdown – Darling, I

Performanca më e mirë e rap-it melodik

Kendrick Lamar with SZA – Luther- FITUES

Fridayy feat Meek Mill – Proud Of Me

JID feat Ty Dolla $ign & 6Lack – Wholeheartedly

Terrace Martin & Kenyon Dixon feat Rapsody – WeMaj

Partynextdoor & Drake – Somebody Loves Me

Kënga më e mirë rap

Kendrick Lamar feat Lefty Gunplay – TV Off- FITUES

Doechii – Anxiety

Clipse, Pusha T & Malice feat John Legend & Voices of Fire – The Birds Don’t Sing

Tyler, The Creator feat GloRilla, Sexyy Red & Lil Wayne – Sticky

GloRilla – TGIF

Albumi më i mirë – Rap

Clipse, Pusha T & Malice feat Kendrick Lamar & Pharrell Williams – Chains & Whips- FITUES

Cardi B – Outside

Doechii – Anxiety

Kendrick Lamar feat Lefty Gunplay – TV Off

Tyler, The Creator feat Teezo Touchdown – Darling, I

Performanca më e mirë solo – Country

Chris Stapleton – Bad As I Used To Be – FITUES

Tyler Childers – Nose On The Grindstone

Shaboozey – Good News

Zach Top – I Never Lie

Lainey Wilson – Somewhere Over Laredo

Performanca më e mirë duet ose grup – Country

Shaboozey & Jelly Roll – Amen?

Miranda Lambert and Chris Stapleton – A Song To Sing – FITUES

Reba McEntire, Miranda Lambert, Lainey Wilson – Trailblazer

Margo Price & Tyler Childers – Love Me Like You Used To Do

George Strait & Chris Stapleton – Honky Tonk Hall Of Fame

Kënga më e mirë country

Tyler Childers – Bitin’ List- FITUES

Shaboozey – Good News

Zach Top – I Never Lie

Lainey Wilson – Somewhere Over Laredo

Chris Stapleton – A Song To Sing

Albumi më i mirë – Country

Jelly Roll – Beautifully Broken – FITUES

Kelsea Ballerini – Patterns

Tyler Childers – Snipe Hunter

Eric Church – Evangeline vs The Machine

Miranda Lambert – Postcards From Texas

Performanca më e mirë R&B

Kehlani – Folded- FITUESE

Justin Bieber – Yukon

Chris Brown feat Bryson Tiller – It Depends

Leon Thomas – Mutt (Live From NPR’s Tiny Desk)

Summer Walker – Heart Of A Woman

Kënga më e mirë R&B

Kehlani – Folded – FITUESE

Summer Walker – Heart Of A Woman

Chris Brown feat Bryson Tiller – It Depends

Durand Bernarr – Overqualified

Leon Thomas – Yes It Is

Albumi më i mirë R&B

Leon Thomas – Mutt – FITUES

Giveon – Beloved

Coco Jones – Why Not More?

Ledisi – The Crown

Teyana Taylor – Escape Room

Performanca më e mirë e muzikës afrikane

Tyla – Push 2 Start – FITUESE

Burna Boy – Love

Davido feat Omah Lay – With You

Eddy Kenzo & Mehran Matin – Hope & Love

Ayra Starr feat Wizkid – Gimme Dat

Producenti i vitit për muzikë jo klasike

Cirkut (Lady Gaga, Rosé, Jade) – FITUESE

Dan Auerbach

Dijon

Blake Mills

Sounwave

Albumi më i mirë folk

Rhiannon Giddens & Justin Robinson – What Did the Blackbird Say to the Crow

Patty Griffin – Crown of Roses

I’m With Her – Wild and Clear and Blue – FITUES

Jason Isbell – Foxes in the Snow

Jesse Welles – Under the Powerlines (April 24 – September 24)

Performanca më e mirë jazz

Lakecia Benjamin – Noble Rise (ft Immanuel Wilkins & Mark Whitfield)

Chick Corea, Christian McBride & Brian Blade – Windows (live) – FITUES

Samara Joy – Peace Of Mind / Dreams Come True

Michael Mayo – Four

Nicole Zuraitis, Dan Pugach, Tom Scott, Idan Morim, Keyon Harrold & Rachel Eckroth – All Stars Lead to You (live)

Performanca më e mirë orkestrale

Michael Repper, conductor (National Philharmonic) – Coleridge-Taylor: Toussaint L’Ouverture; Ballade Op 4; Suites From 24 Negro Melodies

Andris Nelsons, conductor (Boston Symphony Orchestra) – Messiaen: Turangalîla-Symphonie – FITUES

Gustavo Dudamel, conductor (Simón Bolívar Symphony Orchestra Of Venezuela) – Ravel: Boléro, M 81

Yannick Nézet-Séguin, conductor (The Philadelphia Orchestra) – Still & Bonds

Esa-Pekka Salonen, conductor (San Francisco Symphony) – Stravinsky: Symphony in Three Movements

Albumi më i mirë komedi

Bill Burr – Drop Dead Years by Bill Burr

Sarah Silverman – PostMortem by Sarah Silverman

Ali Wong – Single Lady by Ali Wong

Jamie Foxx – What Had Happened Was … by Jamie Foxx

Nate Bargatze – Your Friend, Nate Bargatze – FITUES

Producenti i vitit

Dan Auerbach

Cirkut – FITUES

Dijon

Blake Mills

Sounwave

Tekstshkruesi më i mirë i vitit

Amy Allen (Rosé, Jennie, Sabrina Carpenter) – FITUES

Edgar Barrera

Jessie Jo Dillon

Tobias Jesso Jr

Laura Veltz

Kënga më e mirë për median vizuale (film, serial)

Huntr/x – Golden (From K-Pop Demon Hunters) – FITUES

Nine Inch Nails – As Alive As You Need Me To Be (From Tron: Ares)

Miles Caton – I Lied To You (From Sinners)

Elton John & Brandi Carlile – Never Too Late (From Elton John: Never Too Late)

Jayme Lawson – Pale Pale Moon (From Sinners)

Rod Wave – Sinners (From Sinners)/K.M

10:00 Retinoli dhe Niacinamidi: Pse janë kombinimi më i mirë për kujdesin e lëkurës

By: Klara
2 February 2026 at 10:00

Në botën e kujdesit të lëkurës, pak përbërës kanë fituar aq shumë famë sa retinoli. Megjithatë, bashkë me popullaritetin e tij kanë lindur edhe shumë rregulla, disa të sakta, disa thjesht mite. Një nga dilemat më të shpeshta është: a mund të përdoret retinoli së bashku me niacinamidën, apo duhet shmangur ky kombinim?

Nëse keni filluar së fundmi përdorimin e retinolit, me siguri keni dëgjuar këshillat bazë: të filloni me sasi të vogla, ta përdorni vetëm në mbrëmje, të mos e teproni me përbërës të fortë aktivë dhe të mos harroni kurrë kremin mbrojtës nga dielli. Por konfuzioni rritet kur vjen puna te kombinimi i produkteve.

Çfarë bën retinoli për lëkurën?

Retinoli, si derivat i vitaminës A, konsiderohet një nga përbërësit më efektivë për përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Ai ndihmon në rigjenerimin qelizor, lufton aknet, zbut rrudhat e holla, përmirëson strukturën e lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e njollave.

Megjithatë, forca e tij vjen edhe me “kosto”. Sidomos në fillim, retinoli mund të shkaktojë thatësi, skuqje, ndjeshmëri apo zhvishem të lëkurës. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi gradual dhe gjithmonë me kujdes të shtuar.

Roli i niacinamidës në rutinën e përditshme

Në anën tjetër, niacinamida është përbërësi që sjell qetësi dhe ekuilibër në rutinë. Si formë e vitaminës B3, ajo ka veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e skuqjes, trajton aknet, përmirëson hidratimin dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Falë tolerancës së lartë dhe rrezikut minimal për irritim, niacinamida është bërë një nga përbërësit më të dashur të viteve të fundit, veçanërisht për përdorim të përditshëm.

E vërteta: funksionojnë më mirë së bashku

Lajmi i mirë është se retinoli dhe niacinamida jo vetëm që mund të përdoren së bashku, por në fakt funksionojnë më mirë si një ekip. Të dy synojnë probleme të ngjashme, aknet, njollat dhe shenjat e plakjes, por veprojnë në mënyra të ndryshme dhe plotësuese.

Retinoli stimulon rigjenerimin e qelizave, ndërsa niacinamida qetëson lëkurën, redukton prodhimin e melaninës dhe ndihmon në riparimin e barrierës epidermale. Kjo do të thotë rezultate më të mira dhe, njëkohësisht, më pak irritim.

Si t’i kombinoni në mënyrë të sigurt

Mënyra më e thjeshtë është përdorimi i produkteve që i përmbajnë të dy përbërësit në një formulë të vetme. Nëse përdoren produkte të ndara, rregulli bazë është aplikimi nga tekstura më e lehtë drejt asaj më të pasur.

Nëse lëkura juaj e toleron mirë retinolin, ai mund të aplikohet i pari në lëkurë të pastër, i ndjekur nga niacinamida. Për lëkurat më të ndjeshme, rendi mund të përmbyset, në mënyrë që niacinamida të veprojë si një “tampon” qetësues.

Sa i përket frekuencës, gjithçka varet nga reagimi i lëkurës. Ato mund të përdoren edhe çdo ditë, por nëse shfaqet thatësi apo ndjeshmëri, është e rëndësishme të zvogëlohet përdorimi i retinolit dhe t’i jepet kohë lëkurës të përshtatet.

Kombinimi i retinolit me niacinamidën nuk është mit, por një strategji e zgjuar për një lëkurë më të shëndetshme, më të njëtrajtshme dhe me më pak acarim. Çelësi qëndron te durimi, përdorimi i mençur dhe dëgjimi i nevojave të lëkurës suaj./KM

09:00 FOTO/ “Arratiset” Inter, “thyen” edhe Cremonese-n, +8 nga Milan, Chivu: Rëndësi kishte vetëm fitorja

By: Klara
2 February 2026 at 09:00

Në Serie A, Inter nuk njeh rivalë, “thyen” edhe Cremonese duke thelluar diferencën me rivalët, në pritje të Bologna-Milan e dërgon në +8 diferencën me “djallin”, një shkëputje e ndjeshme që vërteton edhe një herë se janë atë pretendentët kryesor për të fituar titullin në Itali. Në ditën kur Chivu u vlerësua si trajneri më i mirë i muajit janar, ekipi i tij e zgjidhi lehtë këtë transfertë me dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë.

Në minutën e 16-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë, Martinez dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin. Në të 31-tën ishte Zielinski që me një predhë të vërtetë nga distanca realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Cremonese u përpoq të rikthehej në lojë, madje goditën edhe shtyllën pingule, por Inter menaxhoi me qetësi këtë rezultat të rëndësishëm që i vendos në pozita komode në Serie A.

Për Chivu-n, nga kjo transfertë e rëndësishme ishte vetëm fitorja: “Nga Cremona marr vetëm fitoren dhe pjekurinë e ekipit për të fituar. Sigurisht, nuk e kishim energjinë e duhur, kjo ndikoi edhe në manovër. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe të merrnin në shtëpi 3 pikët, jam i kënaqur për këtë”, u shpreh Chivu.

 

 

La Gazzetta

“Arratiset Inter, fluturon në +8. Çmenduri e një ultrasi zikaltër, godet Auderon”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë./K.M

08:50 Rilind godina historike e ish-maternitetit të Korçës/ Merr një funksion të ri

By: Klara
2 February 2026 at 08:50

Godina historike e ish-maternitetit të Korçës, e ndërtuar si dhuratë për qytetin nga filantropi i shquar Thoma Turtulli, i është nënshtruar një procesi të plotë restaurimi, duke u shpëtuar nga asgjësimi dhe duke marrë një funksion të ri.

Kryeministri Edi Rama ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se kjo godinë do të shërbejë tashmë si qendra administrative e Polit të ri të Dijes, duke ruajtur vlerat historike dhe arkitekturore, por edhe duke iu përshtatur nevojave bashkëkohore.

“Me Rilindjen e godinës historike të dikur maternitetit të Korçës, ndërtuar si dhuratë e të pavdekshmit Thoma Turtulli për qytetin e tij, e cila u shpëtua nga asgjësimi dhe do të shërbejë plot hir si qendra administrative e Polit të ri të Dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Rikualifikimi i kësaj godine konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të Korçës dhe në dhënien e një fryme të re zhvillimi përmes dijes dhe administrimit modern./K.M

08:40 Teksasi i bën demokratët të ëndërrojnë: fitore në një qark ultra-Trump

By: Klara
2 February 2026 at 08:40

Zgjedhja e një senatori të vetëm të parlamentit të një shteti, Teksasit, me një mandat prej vetëm 11 muajsh (zëvendësim deri në fund të mandatit të një politikani që ka kaluar në një detyrë tjetër) do të duhej të ishte një ngjarje lokale, e parëndësishme për Amerikën, shkruan Corriere della Sera. Por në vend të kësaj, zgjedhja në qarkun e Fort Worthit e demokratit Taylor Rehmet vë në alarm anëtarët republikanë të Kongresit kudo, të cilët prej kohësh varen nga një fije: ata kanë frikë se do ta humbasin vendin e tyre në zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit të ardhshëm.

Të alarmuar nga një seri humbjesh në zgjedhje të ndryshme lokale gjatë vitit 2025, republikanët ishin angazhuar fort për kandidaten konservatore Leigh Wambsganss: ajo kishte financime elektorale dhjetë herë më të larta se Rehmet (736 mijë dollarë kundrejt 70 mijë) dhe u mbështet jo vetëm nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, por edhe nga vetë Donald Trump, i cili ndërhyri dy herë për ta mbështetur dhe për të ftuar votuesit MAGA të votonin të bashkuar për të.

Këto masa dukeshin të tepruara: ky qark i Teksasit është historikisht konservator; këtu, 15 muaj më parë, Trump fitoi zgjedhjet presidenciale me një diferencë prej 17 pikësh. Por frikërat rezultuan me bazë: Rehmet, 33 vjeç, një sindikalist që punon në fabrikën e Lockheedit ku prodhohen avionët luftarakë F-35 dhe një veteran i Forcave Ajrore, jo vetëm që e mundi Wambsganssin, por e bëri këtë me një diferencë të madhe: 57% kundrejt 42%.

Kjo është humbja me përmasa më të mëdha që e djathta ka pësuar muajt e fundit, një e djathtë që ka humbur tetë vende të cilat i janë marrë nga demokratët (të cilët nuk kanë humbur asnjë): në Pensilvani, fituesi i majtë kishte rikuperuar 16 pikë krahasuar me votën presidenciale për Trumpin; në Georgia 14, ndërsa në dy qarqet e Ioëas madje 22 dhe 25. Në Teksas, Rehmet ka fituar plot 32 pikë më shumë krahasuar me rezultatin që kishte marrë Kamala Harris kundër Trumpit.

Me fjalë, e djathta e minimizon: Wambsganss do ta sfidojë sërish Rehmetin në nëntor dhe premton se do të jetë shumë më luftarake. Për më tepër, zgjedhjet plotësuese nuk duhen marrë gjithmonë si një tregues domethënës i gjasave.

Ajo e Teksasit, e mbajtur në periudhën më të ftohtë të vitit, në janar gjë shumë e rrallë në SHBA dhe të shtunën në vend të të martës së zakonshme, një tjetër anomali, mund të mos jetë një barometër i besueshëm. Por në fakt është, dhe jo vetëm sepse konfirmon prirjen e shfaqur në votime të tjera të fundit: po bien edhe sondazhe që tregojnë një rritje të mospopullaritetit të Trumpit për shkak të ecurisë së ekonomisë dhe, pas dhunës së milicive antiemigrantë të ICE-s, edhe për fushatën brutale kundër punëtorëve të huaj.

Krahas matjeve të shumta të javëve të fundit, tani i shtohet edhe ajo e Pew Center, një institut autoritar dhe i pavarur: amerikanët që e miratojnë presidencën e Trumpit bien nga 40% në 37%, ndërsa ata që e kundërshtojnë rriten në 61%. Vetëm një e katërta e 8.500 të anketuarve (27%) miraton shumicën e gjërave të bëra nga presidenti, ndërsa ata që përgjigjen “pak ose asnjë” janë 52%.

Vlerësime negative, dhe në përkeqësim krahasuar me hetime të mëparshme, ka edhe për shëndetin fizik dhe mendor të Trumpit, si dhe për aftësinë e tij drejtuese. Shifrat më të ulëta lidhen me respektimin e demokracisë dhe të vlerave etike.

Ndoshta gjëja më e rëndë për strategët elektoralë republikanë është humbja e mbështetjes mes hispanikëve: Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë edhe sepse fitoi pothuajse gjysmën e votës latine (46%), e cila më parë ishte kryesisht demokrate, kurse tani ka rënë në 38%. Ata e kishin braktisur Bidenin për shkak të ekonomisë dhe çmimeve shumë të larta.

Me Trumpin nuk po shkon më mirë, ndaj 69% e vlerësojnë negativisht për menaxhimin e inflacionit. Po rritet edhe irritimi për ofensivën anti-emigrantë: edhe hispanikët me dokumente të rregullta donin ndalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm dhe dëbimin e kriminelëve, por ICE po ndjek këdo që ka lëkurë ngjyrë ulliri. Demokratët tani mendojnë se mund t’i fitojnë zgjedhjet e nëntorit, nëse ato do të zhvillohen në mënyrë të rregullt, pa ndërhyrje dhe pengesa. Gjë që nuk është e sigurt, duke pasur parasysh qëndrimin e qeverisë dhe deklaratat e Trumpit./K.M

08:30 11 ndryshime që duhet të bëni këtë vit për shëndetin dhe mirëqenien

By: Klara
2 February 2026 at 08:30

Shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme duhet të jenë qëllimi kryesor për këtë vit. Kur mundohemi të adoptojmë zakone të reja, është më mirë të fillojmë me ndryshime të vogla në vend që të duam të bëjmë gjithçka menjëherë, sepse kjo vetëm sjell më shumë stres dhe ndjenjë humbjeje kontrolli.

1. Bëj gjumë të mirë 

Mos u mjafto vetëm me pak orë gjumë, si një telefon me pak bateri pak, pasi trupi ka nevojë për 7-8 orë gjumë për të funksionuar si duhet, për të mësuar dhe për të ruajtur kujtesën. Përpiqu të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo ditë.

2. Ecja është themel i mirëqenies

Një shëtitje e thjeshtë çdo ditë përforcon shëndetin fizik dhe mendor: ndihmon sistemin imunitar, redukton dhimbjet e kyçeve, ndihmon në kontrollin e peshës dhe ndihmon në uljen e stresit.

3. Lexo 30 minuta në ditë

Leximi i një libri për 30 minuta në ditë mund të reduktojë stresin, pothuaj sa edhe joga dhe ndihmon në forcimin dhe mirëqenien e trurit.

4. Medito

Meditimi ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson shëndetin mendor. Edhe 5 minuta në ditë mund të ndihmojnë, dhe ka aplikacione që të udhëheqin në këtë proces.

5. Kaloni kohë në natyrë

Koha në natyrë ul ndikimin e ekranit dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit njohës, rrit fokusin, ul rrezikun e shqetësimeve mendore dhe forcon lidhjet sociale.

6. Ha më shumë ushqime bimore

Futja e frutave, perimeve, drithërave integrale, arrorëve dhe bishtajoreve në dietë ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe presionit të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike.

7. Pini më shumë ujë

Trupi përbëhet kryesisht nga uji: ai ndihmon në eliminimin e toksinave, lubrifikon kyçet dhe ndihmon tretjen. Mbaj një shishe me vete dhe pi rregullisht.

8. Ndalo zakonet e dëmshme

Alkooli rrit rrezikun e hipertensionit, depresionit dhe përkeqëson gjumin. Duhanpirja dëmton zemrën, mushkëritë dhe shëndetin afatgjatë. Të heqësh dorë nga këto sjellje ndihmon shumë në jetëgjatësi dhe shëndet.

9. Kaloni kohë me njerëzit që doni

Lidhjet sociale përmirësojnë disponimin. Telefoni, takimet apo aktivitetet me miqtë dhe familjen sjellin lumturi dhe mirëqenie.

10. Bëj pauzë nga ekranet

Koha e tepërt para ekranit lidhet me stres më të madh dhe çrregullime të gjumit, ndërsa një pushim digjital mund të përmirësojë fokusin, humorin dhe lidhjet sociale reale.

11. Filloni një hobi të ri

Një hobi i ri jo vetëm ul stresin, por mund të bëjë jetën më interesante, kreativitetin më të gjallë dhe trupin më aktiv./K.M

08:20 Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale/ A do të shkojë Erion Veliaj sot në seancën gjyqësore?

By: Klara
2 February 2026 at 08:20

Sot në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

I pandehuri Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, vijon të përdorë taktika dhe skema të ulëta për të shtyrë seancat gjyqësore.

14 seanca të shtyra, me justifikime dhe gënjeshtra, të cilat i kanë dalë sheshit. Seanca e fundit u shty me justifikimin nga Veliaj se nuk ishte takuar me avokaten e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku, një tjetër se përjashtoi avokatët, një tjetër se nuk i shkoi në kohë furgoni për ta marrë, një tjetër vrasja e gjyqtarit, etj., etj., justifikime të panumërta.

Duke renditur të gjitha seancat paraprake të shtyra dhe taktikat e përdorura, me sa duket Erion Veliaj nuk do të gjykohet. Njeriu që flet për shkeljen e të drejtave dhe për të drejtat e tij dhe kërcënon me Strasburgun, është po ky njeri që nuk shkon në gjykatë.

Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i shmanget drejtësisë si ata mashtruesit klasikë, me 1001 kleçka, mënyra dhe manovra.

A do të shkojë Erion Veliaj në seancën e sotme në GJKKO?/K.M

08:10 Ish-ministri jep dorëheqjen nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve me Epsteinin

By: Klara
2 February 2026 at 08:10

Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste pasi nuk dëshiron të turpërohet më shumë nga lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Ish-ministri i kabinetit, i cili u shkarkua nga detyra e ambasadorit të SHBA-së vitin e kaluar për shkak të lidhjeve të tij të kaluara me Epstein, u shfaq në publikimin e fundit të dosjeve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Dokumentet tregojnë se Epstein bëri 75,000 dollarë (55,000 paund) në pagesa për Lord Mandelson në tre transaksione të ndara prej 25,000 dollarësh në vitet 2003 dhe 2004.

Në letrën e tij drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Partisë Laburiste, Lord Mandelson tha:

“Këtë fundjavë jam lidhur edhe më tej me zemërimin e kuptueshëm rreth Jeffrey Epstein dhe ndihem keq dhe i mërzitur për këtë. Akuzat që i besoj të rreme se ai më ka bërë pagesa financiare 20 vjet më parë, dhe për të cilat nuk kam asnjë të dhënë ose kujtesë, duhen hetuar nga ana ime. Ndërsa e bëj këtë, nuk dua t’i shkaktoj më shumë turp Partisë Laburiste dhe për këtë arsye po tërhiqem nga anëtarësia në parti. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të përsëritur kërkimfaljen time ndaj grave dhe vajzave, zërat e të cilave duhej të ishin dëgjuar shumë kohë më parë. Ia kam kushtuar jetën time vlerave dhe suksesit të Partisë Laburiste dhe duke marrë vendimin tim, besoj se po veproj në interesin e saj më të mirë”, tha Mandelson./K.M

08:00 I pari në gjuhën spanjolle/ Bad Bunny fiton Çmimin Grammy për Albumin e Vitit 2026

By: Klara
2 February 2026 at 08:00

Last Updated on 02/02/2026 by Klara

Bad Bunny fitoi Çmimin Grammy për Albumin e Vitit 2026 me albumin DeBI TiRAR MaS FOToS. Ky është çmimi i parë në historinë e Grammy për një album të tërë në gjuhën spanjolle në këtë kategori të madhe.

Gjatë fitores së tij, Bad Bunny mbajti një fjalim emocional, duke nderuar vendlindjen e tij, Puerto Ricon dhe duke dedikuar çmimin të gjithë atyre që u detyruan të largohen nga vendet e tyre për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Para kësaj fitoreje, ai gjithashtu fitoi Best Musica Urbana Album, duke përdorur mikrofonin për të bërë një mesazh kundër ICE (Agjencia e Emigracionit në SHBA) dhe duke thënë se njerëzit nuk janë egërsira, as kafshë, as alienë, por amerikanë.

Kendrick Lamar gjithashtu pati natë të madhe, duke u bërë rep-artisti me më shumë Grammy në histori, teksa fitoi disa çmime, përfshi edhe Best Rap Album dhe Record of the Year.

Olivia Dean u shpall Artisja më e Mirë dhe Billie Eilish fitoi Këngën e Vitit për “Wildflower”.

Në përgjithësi, ceremonia 68-të e Grammy kishte fitues nga shumë zhanre dhe artistë, dhe u karakterizua nga një atmosferë ku disa fitues përdorën skenën për të dhënë mesazhe sociale dhe politike./K.M

07:50 Zbardhen detaje nga plagosja e Sokol Dacit mbrëmjen e së dielës në Lezhë, brenda berberhanes ishin një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

By: Klara
2 February 2026 at 07:50

Last Updated on 02/02/2026 by Klara

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, pronari i berberhanes, Sokol Daci. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Brenda biznesit kanë qenë disa persona përfshirë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja.

Dyshohet të ketë patur edhe shkëmbim zjarri, ndërsa objektiv i sulmit me armë mendohet se nuk ka qenë Sokol Daci, por persona të tjerë që kanë qenë brenda.

Dyshimet janë se mund të ketë pasur më shumë se një autor, ku një prej tyre mund të ketë zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatikësh.

Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli./K.M

❌
❌