Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

VIDEO/ Ndeshje e çmendur mes Partizanit dhe Elbasanit. 4 gola, 1 penallti e humbur, 1 i kuq dhe 1 kolaps në fushë

By: admin
1 February 2026 at 10:36

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.

Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë. Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.

Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli. Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit. Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë me Lajthinë, për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.

GOLAT:

90’+1’ GOOOL ELBASANI! Pasa një goditje këndi, Lajthia gjen devijimin e duhur dhe mposht Qirkon. (VIDEO)

65’ GOOOL PARTIZANI! Sidibe nga e djathta lëshon një harkim në shtyllën e dytë ku Isgandarli gjuan dhe mposht Totoshin. (VIDEO)

41’ GOOOL PARTIZANI! Kola nga e djathta përsëri pason në shtyllën e parë ku Skuka devijon saktësisht dhe gjen barazimin. (VIDEO)

21’ GOOOL ELBASANI! Një harkim nga e majta gjen Lajthinë i cili gjuan me kokë, godet shtyllën, por pastaj përfiton nga topi i kthyer për të çuar sferën në rrjetë me Qirkon e mposhtur. (VIDEO)

 

The post VIDEO/ Ndeshje e çmendur mes Partizanit dhe Elbasanit. 4 gola, 1 penallti e humbur, 1 i kuq dhe 1 kolaps në fushë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Debutim i çmendur i Asllanit te Beshiktash, jep asist për golin e fitores dhe del me të kuq në vetëm 5 minuta në fushën e lojës

By: admin
1 February 2026 at 10:31

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës së djeshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi takimin ndaj Koniaspor në stolin e rezervave, në një ndeshje ku skuadra e tij po vuante. Ndaj trajneri vendosi ta hidhte atë në fushë në minutën e 76 të takimit kur shifrat ishin 1-1.

SHIH VIDEON

Mesfushorit iu deshën pak sekonda në fushën e lojës për të lënë shenjën e tij, pasi me një harkim nga e djathta çoi topin te Kokçu i cili shënoi golin e avantazhit 2-1.

SHIH VIDEON

Por debutimi i pabesueshëm do të vazhdonte vetëm dy minuta më vonë me episodin e radhës, kur Asllani kreu një faull pranë zonës së tij ndërsa po mundohej të dilte në kundërsulm. Gjyqtari fillimisht dha vetëm goditje dënimi, por u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe aty nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq, duke e larguar menjëherë nga fusha.

SHIH VIDEON

Për fatin e mirë të Asllanit, shifrat nuk ndryshuan më dhe Beshiktashi fitoi me rezultatin 2-1. E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Debutim i çmendur i Asllanit te Beshiktash, jep asist për golin e fitores dhe del me të kuq në vetëm 5 minuta në fushën e lojës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 31 January 2026Main stream

Fëmijët e emigracionit 2.0 që rriten midis dy identiteteve dhe dy realiteteve

By: admin
31 January 2026 at 15:14

Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, që rriten mes dy identiteteve dhe dy realiteteve. Por bashkë me potencialin e madh ekonomik dhe arsimor, vijnë edhe rreziqe: shkëputja e brezit të ri nga Shqipëria dhe humbja e kapitalit njerëzor. Pyetja thelbësore është nëse vendi do të dijë ta kthejë këtë energji të re në zhvillim, apo do ta lërë të shpërndahet jashtë kufijve.

Në fillim të viteve 2000, fjala emigracion në Shqipëri kishte një ngarkesë të fortë emocionale: Ajo lidhej me ndarjen, me imazhin e një prindi që largohej për të punuar kryesisht në Greqi, Itali apo Gjermani, ndërsa fëmijët mbeteshin pas në Shqipëri, në kujdesin e mamasë apo gjyshërve.

Kujtesa kolektive e atyre viteve është plot me imazhe valixhesh, por edhe me lot; me telefonata të rralla nga kabinat publike, me dhurata që vinin për festa apo për datëlindje, si një mënyrë për të zëvendësuar mungesën fizike dhe emocionale të prindit.

Emigracioni ishte sakrificë. Një premtim për një jetë më të mirë, por që “paguhej” me vite të tëra ndarjeje dhe me një brez fëmijësh që u rritën duke njohur prindërit e tyre më shumë në fotografi sesa në përditshmëri.

Por sot, fotografia e emigracionit shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht. Valët e reja të largimeve nuk janë më arrati ekonomike të individëve, por është e gjithë familja që i “zhvendos” rrënjët dhe shkon së bashku. Tashmë këto rrënjë shtrihen në dy vende, në dy realitete. Dhe kështu ka lindur një fenomen i ri, që cilësohet “emigracioni 2.0”, që nuk nënkupton ndarje, por jetë të dyfishtë.

Në ndryshim nga brezi i parë që kërkonte të mbijetonte dhe të siguronte të ardhura për familjen në Shqipëri, brezi i dytë kërkon cilësi jete, arsim më të mirë dhe stabilitet. Ata nuk e shohin më emigrimin si një fazë të përkohshme, por si një projekt afatgjatë familjar.

Fëmijët e tyre ndjekin shkolla në Itali, Gjermani apo Francë, mësojnë dy gjuhë njëherësh, përfshihen në kultura të ndryshme, ndërkohë që verën e kalojnë në Shqipëri, në shtëpitë që prindërit kanë blerë apo ndërtuar me kujdes për të ruajtur lidhjen me vendin e origjinës.

Ndikimi emocional që fëmijët përjetojnë gjatë emigrimit është shumë më i ndërlikuar sesa një proces i thjeshtë “përshtatjeje”, sepse, siç shpjegon psikologia Valentina Telhaj, “fëmijët e përthithin tensionin e prindërve si sfungjer, edhe kur s’kanë asnjë fjalë për ta përshkruar atë”, dhe për këtë arsye, gjurmët emocionale të tranzicionit shpesh shfaqen më vonë, në forma të ndryshme ankthi, tërheqjeje apo ndryshimi sjelljesh.

Por rrënjët e kësaj përvoje nuk janë vetëm psikologjike: ekonomistja Silvi Boçe i sheh vitet e para të emigrimit si periudhën që “krijon kontradikta të padukshme brenda familjes, sepse prindi përpiqet të mbijetojë ekonomikisht, ndërsa fëmija përpiqet të mbijetojë emocionalisht”.

Sipas saj, të ardhurat e paqëndrueshme, dhe oraret e gjata të punës e reduktojnë në minimum kohën cilësore me fëmijët, duke krijuar “një boshllëk të heshtur që fëmija e mbush me pasiguritë e veta”.

Nga ana tjetër, sociologia Marsida Simo thotë se fëmijët e emigrantëve jetojnë “në dy sisteme paralele vlerash, ku asnjëri nuk është i plotë dhe asnjëri nuk është plotësisht i tyre”, duke krijuar një gjendje identitare që luhatet mes kujtesës familjare dhe normave të reja shoqërore.

Ky dualizëm vihet re në mënyrën sesi ata flasin, sillen dhe ndërtojnë marrëdhënie, shpesh me një maturi që e tejkalon moshën, shpjegon ajo.

Në shkollë, përplasja bëhet edhe më konkrete: një mësuese në Milano shpjegonte para pak javësh në TikTok se “fëmijët shqiptarë e kapin materialin akademik shumë shpejt, por të flasësh me vetëbesim është prova më e vështirë, sepse gjuha i ndjek si hije gjatë gjithë ditës”.

Ndërsa Eris M., nënë në Gjermani, rrëfen se djali i saj i vogël i ka thënë: “Në shtëpi jam unë, në shkollë jam dikush që s’e njoh”, një fjali që përmbledh brendësinë e dy botëve të cilat fëmijët përpiqen t’i bashkojnë.

Studimet ndërkombëtare, sipas znj. Simo, tregojnë se “procesi i integrimit emocional të fëmijës është proporcional me qetësinë ekonomike të familjes” dhe se vonesat apo sjelljet regresive janë të zakonshme në vitin e parë e të dytë pas emigrimit, sidomos kur gjuha e re nuk është përvetësuar ende.

Por edhe komunitetet shqiptare jashtë vendit e vëzhgojnë këtë dinamikë çdo ditë, shqiptarët në diasporë shprehen gjithmonë se “fëmijët e emigrantëve janë fëmijë të dy brezave, atë që po e ndërtojnë në vendin ku jetojnë dhe atë që u mbetet si kujtim i Shqipërisë”.

Kjo e bën rolin e prindit më të rëndësishëm, sepse, siç thotë psikologia Telhaj, “stabiliteti i brendshëm i fëmijës fillon nga stabiliteti i përditshëm i shtëpisë: një drekë e përbashkët, një bisedë e shkurtër, një rit i vogël kulturor që krijon vazhdimësi në një botë që përndryshe ndryshon çdo ditë”.

Ekspertët e arsimit shtojnë se përfshirja e prindërve në shkollë është vendimtare, sepse krijon ura komunikimi që fëmija vetë nuk arrin t’i artikulojë. Ndërkohë, ekonomistët theksojnë se mbështetja e komunitetit, orientimi në tregun e punës dhe stabiliteti material ndikojnë drejtpërdrejt në shkallën e integrimit akademik të fëmijës.

Ky mozaik faktorësh, si emotivë, ekonomikë, kulturorë, gjuhësorë, tregon se suksesi i një fëmije emigrant nuk matet vetëm me notat në shkollë, por me aftësinë e tij për të krijuar një identitet të qëndrueshëm në dy botë që shpesh i kërkojnë gjëra të ndryshme.

Dhe siç thotë në fund psikologia Telhaj “nëse prindi arrin t’i tregojë fëmijës se dy botët nuk janë barrë, por pasuri, atëherë përshtatja shndërrohet nga sfidë në mundësi”.

Në dekadën e fundit, emigracioni shqiptar ka hyrë në një fazë të re që nuk lidhet më me varfërinë ekstreme apo mungesën totale të punës, por me kërkimin për cilësi më të mirë jete, arsim më të avancuar dhe stabilitet afatgjatë.

Kjo fazë po e transformon rrënjësisht mënyrën se si familjet shqiptare funksionojnë ekonomikisht dhe si projektojnë të ardhmen e tyre financiare.

Nëse në fillim të viteve 2000, remitancat ishin “paratë e mallrave bazë”, për të paguar faturat, ushqimin dhe shpenzimet e përditshme, sot flukset financiare nga emigrantët janë bërë më të qëndrueshme, më të larta dhe më të orientuara drejt investimeve.

Vetëm në vitin 2023, remitancat që shqiptarët jashtë vendit dërguan te familjarët e tyre në Shqipëri arritën në rreth 930 milionë euro, me një rritje prej 11.3% krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit , dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, me një rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Familjet që emigrojnë sot nuk synojnë më vetëm të “dërgojnë dikë jashtë për të sjellë para”, por të ndërtojnë një strategji të dyfishtë ekonomike. Ato investojnë njëkohësisht në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, apartamente në qytetet kryesore, vila ose shtëpi në zonat rurale dhe në arsim cilësor jashtë vendit për fëmijët e tyre.

Kjo qasje i kthen familjet emigrante në aktorë ekonomikë transnacionalë, që mbajnë lidhje të dyfishta me tregjet e dy vendeve: konsumojnë dhe investojnë në Shqipëri, por fitojnë dhe kursejnë jashtë.

Sipas agjencive imobiliare, rreth 40–45% e blerjeve të apartamenteve në zonat urbane (veçanërisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë) kanë si burim fondi të ardhura nga emigracioni.

Diaspora, veçanërisht ajo që jeton në Itali, Greqi, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, po ndikon ndjeshëm në rritjen e çmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë, emigracioni po kthehet në një nga faktorët më të rëndësishëm që po formëson kërkesën e brendshme dhe çmimet në sektorin e ndërtimit.

Krahas kësaj, investimi në arsim jashtë vendit është bërë pjesë thelbësore e strategjisë ekonomike të familjeve shqiptare në emigracion. Në vitet e fundit, numri i studentëve shqiptarë që ndjekin universitetet europiane është rritur, me destinacione kryesore Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Por ndryshimi i vërtetë qëndron te fëmijët që rriten midis dy sistemeve, ndjekin pjesërisht shkollën në Shqipëri dhe më pas vijojnë jashtë. Shumë familje shpenzojnë mijëra euro në vit për të siguruar edukim dygjuhësh, qoftë në shkolla ndërkombëtare në vend, qoftë në sistemet arsimore të vendeve pritëse.

Ky model “jetese në dy vende” ka pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë, rritet hyrja e valutës dhe investimeve që mbajnë të qëndrueshme konsumin dhe tregun imobiliar.

Nga ana tjetër, rritet rreziku i shkëputjes së brezit të ri nga tregu i punës shqiptar, pasi shumë prej këtyre fëmijëve të emigracionit 2.0 mësojnë, diplomohen dhe hyjnë në tregun e punës jashtë vendit, pa u integruar kurrë në ekonominë vendase.

Në fakt, arsimi është bërë shtylla qendrore e strategjisë familjare të emigracionit modern. Prindërit që kanë emigruar në vitet 2000, të cilët kanë bërë kryesisht punë fizike, sot investojnë te fëmijët e tyre përmes edukimit jashtë vendit.

Ata nuk dërgojnë më remitanca vetëm për konsum, por paguajnë shkolla ndërkombëtare, tarifa universitare dhe kurse gjuhe. Ky është një investim në kapital njerëzor, jo vetëm për individin, por potencialisht edhe për Shqipërinë, nëse ky brez do të ruajë lidhjet me vendin e origjinës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ai i arsimimit të fëmijëve të emigrantëve, që shpesh ndjekin dy sisteme paralelisht. Shumë prej tyre kalojnë pjesë të vitit shkollor në Shqipëri, duke frekuentuar shkolla publike ose private, dhe më pas kthehen në vendin pritës, ku rifillojnë shkollën sipas sistemit lokal.

Kjo krijon një përvojë dygjuhëshe dhe shumëkulturore, e cila nga njëra anë u jep atyre fleksibilitet, por nga ana tjetër krijon sfida të ndërlikuara identitare dhe sociale. Ata mësojnë të shkruajnë dhe të mendojnë në dy gjuhë, por shpesh ndihen “as këtu, as atje”.

Shkollat në diasporë dhe nismat për mësimin e gjuhës shqipe po përpiqen të ruajnë këtë lidhje. Në Itali, Greqi e Zvicër janë hapur dhjetëra kurse të mësimit të shqipes, të mbështetura nga qeveria shqiptare dhe organizata të diasporës.

Megjithatë, për shumicën e fëmijëve që lindin dhe rriten jashtë, lidhja me Shqipërinë mbetet simbolike, përmes familjes, pushimeve verore dhe rrjeteve sociale./MONITOR

The post Fëmijët e emigracionit 2.0 që rriten midis dy identiteteve dhe dy realiteteve appeared first on Albeu.com.

Zbulohet e-maili që ish-sekretari i Përgjithshëm i KiE i shkroi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri: Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme

By: admin
31 January 2026 at 15:12

Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Mes 3 milionë materialeve te reja që u publikuan, përmendet edhe Shqipëria. Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton një E-maili që ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjørn Jagland,  i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2012.

Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike. Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës, Sali Berishën, kryeministër, Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.

Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë dhe, deri më tani, nuk ka prova publike që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi. /dosja

The post Zbulohet e-maili që ish-sekretari i Përgjithshëm i KiE i shkroi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri: Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

Rei Manajn po e presin në aeroport, emri i tij del edhe tek ekipi që bëri mrekullinë ndaj Realit në Spanjë

By: admin
31 January 2026 at 14:34

Rei Manaj po rikthehet te klubi ku spikati. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të zbarkojë sot në Sivas, për të firmosur me Sivasporin. Klubi i Ligës së Parë në Turqi e rikthen Manajn pas gjysmës së parë të sezonit ku me Sharjah FC ishte gjithçka për t’u harruar.

Në Turqi tashmë ka tifozë të Sivasporit, që do e presin sulmuesin shqiptar. Aktualisht Manaj po udhëton drejt Sivasit, ndërsa një foto u shpërnda më parë me të.

28-vjeçari do kërkojë të kthehet te forma më e mirë. Interesant është fakti se emri i tij doli në skenë edhe për Albaseten ku numëron më tepër ndeshje pas Sivasporit.

Transferimi te klubi që eliminoi Realin në Kupën e Mbretit nuk mund të finalizohet. Kjo pasi Manaj e tha fjalën përfundimtare për të ardhmen.

The post Rei Manajn po e presin në aeroport, emri i tij del edhe tek ekipi që bëri mrekullinë ndaj Realit në Spanjë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Prezantimi me skuadrën dhe stërvitja e parë e Asllanit te Beshiktashi, Rashica bën përkthyesin

By: admin
31 January 2026 at 13:29

Kristjan Asllani ka firmosur sot me skuadrën e Beshiktashit, me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij në këtë sezon. Futbollisti u prezantua nga klubi turk dhe nuk ka humbur kohë, duke iu bashkuar menjëherë ekipit.

Në videon e publikuar nga vetë klubi i Beshiktash, shihet Asllani teksa takon për herë të parë shokët e rinj të skuadrës, duke i përshëndetur ata në palestrën e klubit, ndërsa kishte një takim sigurisht me të përzemërt me Milot Rashicën, i cili është gjithashtu pjesë e skuadrës së qytetit të Stambollit.

Pikërisht Rashica ishte ai i cili qëndroi më gjatë me Asllanin edhe gjatë seancës stërvitore, kur mesfushori zbriti në fushën e lojës, duke u bërë shpesh edhe përkthyesi i futbollistit të Kombëtares shqiptare në bisedën me pjesëtarë të ndryshëm të klubit.

The post VIDEO/ Prezantimi me skuadrën dhe stërvitja e parë e Asllanit te Beshiktashi, Rashica bën përkthyesin appeared first on Albeu.com.

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

By: admin
31 January 2026 at 13:22

Nga Ekrem Spahiu

Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshme që Republikës së Shqipërisë duhet t’i njihet një ditë zyrtare krijimi dhe kjo ditë të jetë data 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall republikë për herë të parë. Për paaftësi gjykimi, apo për paragjykime ideologjike, të gjitha qeveritë e të gjitha krahëve kanë bërë shurdhmemecin: deri tani asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Rrjedhimisht asnjë urim diplomatik. Janë këto paaftësi dhe paragjykime që edhe në faqen zyrtare të Kuvndit, kjo datë është injoruar!

Kaloi data 11 Janar kur plot 80 vjet më parë Shqipëria u shpall republikë popullore. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Edhe pse ishte madje ditë jubilare.

Kaloi edhe data 28 Dhjetor kur në këtë datë, 49 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë popullore socialiste. Sigurisht që askush nuk ka dëshirë ta përmendë.

Më në fund, kaloi edhe data 21 Tetor kur në këtë datë, 27 vjet më parë, Shqipëria u shpall republikë parlamentare. Asnjë referencë në dokumentin e Protokollit të Shtetit. Asnjë përkujtimore. Asnjë urim diplomatik. Nuk e kujton asnjë media.

Pra, katër “Republika” të Shqipërisë, të shpallura me kushtetutë, por asnjera e njohur zyrtarisht si datë historike!

Arsyeja e paanëshme, por dinjitoze për një shtet, na kërkon të shohim se në çfarë raporti e venë veten shtetet republikane në gjithë botën me datën e shpalljes “Republikë” të shtetit të tyre. Shohim se nuk ka asnjë shtet në botë që të mos e ketë dekretuar ditën e shpalljes “Republikë”, ose si festë kombëtare, ose si datë historike. Në respekt të historisë, edhe shteti ynë duhet ta institucionalizojë një datë të tillë.

Republikat “popullore” dhe “popullore socialiste”, me ngarkesën e dukshme ideologjike që mbajnë, sigurisht që nuk ka përse të shpallen si data historike.

Republika parlamentare e shpallur më 21 Tetor 1998, është absolutisht i njëjti institucion, e njëjta përmbajtje me Republikën Shqiptare të shpallur më 31 Janar 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Mjafton të përmendim se Kryetari i Republikës, i zgjedhur nga ajo Asamble Kushtetuese, shpalli një program të qartë politik, e njëjtë në themel dhe shumë më të mirëpërcaktuar edhe në krahasim me programin e qeverive të sotme. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të qeverisë, suprimohej  Ministria  e  Luftës  dhe  në  vend  të  saj  krijohej  një “Komandë  e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë.”

Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit. Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ndërkohe, u hartua një ligj lidhur për zgjedhjet parlamentare, i cili ishte shumë më i drejtë nga ai që zbatojmë sot. Vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Kështu, Shqipëria tashmë kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate. Për herë të parë Shqipëria krijoi një formë regjimi republikan presidencial, mbështetur në modelet më të mira perëndimore.

Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes së menjëhershme që i dhanë kancelaritë e Evropës qeverisë së Zogut. Do të ishte Britania, fuqia  e madhe demokratike  e  kohës, e cila  e  njohu  menjëherë  qeverinë  e  Ahmet  Zogut.

Sot në demokraci, shteti shqiptar ka shpallur që në Nenin 1 të Kushtetutës, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por, habitshëm, nuk njeh me Protokoll Shteti, ditën e themelimit të saj, Republikën e Parë, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar historike.

E kemi për detyrë, si çdo komb i dinjitetshëm, që të respektojmë historinë dhe fazat që kanë përgatitur njera-tjerën, sepse janë pjesë e formësimit të shtetit dhe kombit. Dhe data 31 Janar 1925 përfaqëson një fazë të tillë.  

Prandaj, është në dinjitetin dhe seriozitetin e Kuvendit të Shqipërisë, që të filloj një procedurë parlamentare të posaçme për këtë çështje me jehonë madhore kombëtare e ndërkombëtare dhe me siguri, do të rivendoset një e drejtë historike e shtetit shqiptar.

The post Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?! appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kompany “feston” me Urbig: Një nga më të mirët!

By: admin
30 January 2026 at 16:15

Ndeshja në Eindhoven i dha shumë garanci për të ardhmen Bayern-it pasi në fushë zbriti një ekip i mbushur me talente. Njëri prej tyre në veçanti arriti që të merrte të gjitha duartrokitjet për shkak të kontributit që dha në fushë në situatën në të cilën ndodhej.

Bëhet fjalë për Jonas Urbig, i cili u vlerësua nga shtypi gjerman me notën 1 (më e larta) ndërsa nga portalet e statistikave me 9.9! të tillë vlerësim Urbig e fitoi në fushë pasi përveç se bëri tri pritje të një vështirësia të lartë ishte edhe iniciatori i golit të dytë të Bayern-it kur me një top të gjatë “ndezi” Diaz-in, i cili i kaloi topin Kane-t.

Ndeshja në Holandë nuk ishte e lehtë për talentin 22-vjeçar, i cili kishte gabuar pak ditë më parë në humbjen e Bayern-it përballë Augsburg. Mediet u habitën kur panë emrin e tij mes titullarëve për transfertën delikate të Eindhoven-it pasi Manuel Neuer nuk ishte as i pezulluar dhe as i dëmtuar. Këtë zgjedhje që bëri Kompany në fund të ndeshjes e komentoi: “Që në pushimin e dhjetorit kishim vendosur se Jonas do të luante në janar do të luante dy ndeshje.

The post Kompany “feston” me Urbig: Një nga më të mirët! appeared first on Albeu.com.

Paguhet 230,000 £ në ditë, Benzema ndihet i “ofenduar” nga oferta për rinovim dhe po mendon të refuzojë të kthehet në fushë

By: admin
30 January 2026 at 16:12

Karim Benzema mendohet se është rebeluar dhe se do të bojkotojë stërvitjet dhe ndeshjet e radhës të skuadrës së tij, pasi sipas lojtari drejtuesit e klubit e kanë “ofenduar” me ofertën e prezantuar për rinovim.

Aktualisht Benzema paguhet nga Al-Ittihad me rreth 1.61 milion £ në javë ose 230,000 £ në ditë.

Mësohet se 38-vjeçari, i cili mbyll kontratën me skuadrën në fund të sezonit 2025-26, po mendon që të mos kthehet në stërvitje me shokët e ekipit pasi në diskutimet e para rreth akordit të ri i ëshhtë prezantuar një shifër shumë e ulët për rinovimin e kontratës.

The post Paguhet 230,000 £ në ditë, Benzema ndihet i “ofenduar” nga oferta për rinovim dhe po mendon të refuzojë të kthehet në fushë appeared first on Albeu.com.

Skënderbeu nuk njeh rivalë, mposht Kastriotin dhe marshon drejt Abissnet Superiores

By: admin
30 January 2026 at 16:09

Skënderbeu ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kastriotin në Korçë, në sfidën që çeli javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, korçarët zhbllokojnë takimin me Gjinin. Beshiraj shënon golin e dytë për vendasit në fundin e kohës së rregullt, por krutanët reagojnë dhe shënojnë me Xhixhon në kohën shtesë.

Mbyllet 2-1 për vendasit takimi. Skënderbeu shkon në kuotën e 47 pikëve dhe kryeson i vetëm renditjen, 8 pikë larg Laçit të vendin të dytë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 4-t me 27 pikë.

The post Skënderbeu nuk njeh rivalë, mposht Kastriotin dhe marshon drejt Abissnet Superiores appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shikoni momentin kur Gavi ua tregon në telefon shokëve të skuadrës disfatën e Realit në Champions

By: admin
30 January 2026 at 11:30

Mesfushori i Barcelonës, Gavi e ndoqi ndeshjen e Championsit nga tribuna për shkak të dëmtimit.

Pas përfundimit të sfidës me Kopenhagën ai zbriti në fushë për të takuar shokët e tij të skuadrës. Por ajo që ka marrë vëmendjen është momenti kur nxjerr telefonin dhe iu tregon disfatën e Realit ndaj Benfikës dhe faktin që madrilenët dolën nga 8-shja më e mirë e Ligës së Kampioneve.

Gavi iu afrua fillimisht Zhyl Kunde, më pas Arauhos dhe pastaj i afrohet Lamine Jamal për ti dorëzuar trofeun e “Lojtarit të Ndeshjes”.

Një moment që ka bërë xhiron në rrjet. /panorama sport/

 

The post VIDEO/ Shikoni momentin kur Gavi ua tregon në telefon shokëve të skuadrës disfatën e Realit në Champions appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Pamje drithëruese me brohoritje dhe flakadantë, nderohen 7 tifozët që humbën jetën në aksidentin tragjik

By: admin
30 January 2026 at 11:22

Një aksident tragjik ndodhi në 27 janar duke marrë jetën e shtatë tifozëve, që ishin mbështetës të PAOK-ut. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rumani, pasi grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia për në Francë ku PAOK-u do të luante me Lionin

Përpara ndeshjes së mbrëmshme iu dha lamtumira e fundit tifozëve të rinj. Trupat u sollën para stadiumit PAOK, ku një numër i madh tifozësh u mblodhën dhe i bënë nderimet e tyre të fundit.

Nuk munguan brohoritjet dhe flakadantët duke krijuar një skenë prekëse dhe duke i nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Trupat e shtatë viktimave mbërritën në Selanik me një avion ushtarak C-130 nga Timişoara, duke u ulur në Aeroportin e Maqedonisë pak pas orës 18:00. Para nisjes, një shërbim përkujtimor u mbajt në Aeroportin e Timişoarës, ku peshkopi metropolitan lokal vendosi nga një trëndafil të bardhë në secilin arkivol.

Tifozët mirëpritën avionin pas mbërritjes së tij dhe shoqëruan arkivolët në një procesion me motoçikleta drejt stadiumit Toumba, duke brohoritur slogane të tilla si “Të Pavdekshëm” dhe “Vëllezër, ju jetoni, ju na udhëhiqni”.

The post VIDEO/ Pamje drithëruese me brohoritje dhe flakadantë, nderohen 7 tifozët që humbën jetën në aksidentin tragjik appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ Infrastruktura në hetim: Si u shndërruan projektet strategjike në rrezik publik nën menaxhimin e Belinda Ballukut

By: admin
30 January 2026 at 10:55

nga Albeu.com

Nga Tuneli i Murrizit te Llogaraja, nga Unaza e Madhe te Thumanë–Kashar, Shqipëria po paguan shtrenjtë një model qeverisjeje ku propaganda ecën më shpejt se standardi, ndërsa inaugurimet paraprijnë sigurinë.

Janë projekte të shpallura si strategjike, me kosto qindra milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve. Të gjitha kanë një emër të përbashkët në zinxhirin e vendimmarrjes: Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në periudhën e konceptimit, kontraktimit dhe zbatimit të tyre.

Sot, këto projekte po përballen me probleme serioze sigurie, cilësie dhe transparence, ndërsa disa prej tyre janë raportuar publikisht si pjesë e dosjeve hetimore të SPAK, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe standardeve teknike.

Tuneli i Murrizit: kronika e një rreziku të paralajmëruar
Tuneli i Murrizit, pjesë kyçe e Rrugës së Arbërit, është shndërruar në rast studimor të dështimit institucional. I nisur në vitin 2019 dhe i inauguruar mes vonesash dhe shtyrjesh, tuneli ka shfaqur probleme të përsëritura: infiltrime uji, shembje, ndërprerje qarkullimi dhe shqetësime serioze mbi stabilitetin e strukturës.

Pavarësisht këtyre problemeve, autoritetet nuk kanë bërë publike raporte të plota teknike të pavarura që të garantojnë sigurinë afatgjatë të tunelit. Vendimet për hapje dhe përdorim janë marrë pa transparencë, ndërkohë që përgjegjësia institucionale mbetet e paqartë.

Ky projekt është menaxhuar drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës, nën drejtimin politik të Belinda Ballukut.

Tuneli i Llogarasë: standarde të paqarta dhe mungesë llogaridhënieje
Edhe Tuneli i Llogarasë, një tjetër vepër e shpallur si transformuese për Jugun e vendit, është shoqëruar me debate mbi cilësinë e ndërtimit dhe procedurat e kolaudimit. Pavarësisht inaugurimit dhe promovimit intensiv nga qeveria, nuk janë publikuar në mënyrë të plotë auditime teknike që të vërtetojnë përputhjen me standardet e sigurisë europiane.

Tuneli i Llogarasë u hap me ngut, sepse propaganda nuk pret. Pyetjet mbi cilësinë, auditimet teknike dhe standardet reale u mbytën nga fjalori festiv i qeverisë.

Kur një tunel hapet më shpejt se raporti teknik, kemi të bëjmë me keqadministrim kriminal të sigurisë publike. Nuk është më thjesht paaftësi – është zgjedhje.

Ekspertë të fushës kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për mënyrën e hapjes së tunelit dhe mungesën e informacionit mbi testimet strukturore dhe sistemet e emergjencës. Deri më sot, Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë shpjegime të detajuara.

Biseda mes përfaqësuesit grek te kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë, “Hill International NV” dhe drejtorit te ARRSH, Evis Berberi e pasqyruar ne dosjet e SPAK, tregon gjithcka për mënyrëen se si është punuar.

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit.

Unaza e Madhe: një plagë urbane me kosto miliardëshe
Unaza e Madhe, projekti që duhej të zgjidhte trafikun e kryeqytetit, është kthyer në shembull klasik të ndërtimit pa standard me kosto shumë te lartë, duke kaluar shiren prej 433 milionë euro. Projekti më i madh urban i dekadës së fundit, vazhdon të shfaqë probleme serioze cilësie. Asfalt i dëmtuar, segmente të rrezikshme për qarkullimin, Hyrje-dalje të papërfunduara, lidhje problematike mes urave dhe nevojë e vazhdueshme për ndërhyrje korrigjuese.

Albeu.com ka publikuar përgjime të dokumentuara ku Balluku, sipas kryetarit të Grupit të PD, Gazment Bardhi, urdhëron Evis Berberin për takime me operatorë të caktuar ekonomikë, të cilët më pas shpallen fitues të tenderëve.

Thumanë–Kashar: autostradë nën hijen e dyshimit
Edhe Thumanë–Kashar, një nga akset më të reklamuara, shoqërohet me pikëpyetje serioze mbi cilësinë, kostot dhe sigurinë. Një autostradë që duhet të ishte standard, por që ngjan më shumë me <strong”>kompromis politik mbi beton, me nje kosto 59 milionë €/km dhe 1.56 miliardë € fitim të garantuara për koncesionarin, Bashkim Ulaj.

Autostrada Thumanë–Kashar, e promovuar si aks me standarde europiane është pjesë e dosjeve hetimore të SPAK, duke e futur edhe këtë vepër në listën e projekteve nën vëzhgim penal.

Edhe në këtë rast, mungesa e transparencës mbi kontratat, ndryshimet e projektit dhe kontrollin teknik ushqen dyshimet publike.

Përgjegjësia politike që mungon
Në asnjë prej këtyre rasteve nuk është marrë përgjegjësi politike. Nuk ka dorëheqje, nuk ka shkarkime, nuk ka auditime të hapura për publikun. Ka vetëm deklarata politike, ndërkohë që faktet në terren tregojnë të kundërtën.

Në një shtet funksional, infrastruktura nuk matet me numrin e inaugurimeve, por me sigurinë dhe jetëgjatësinë e saj. Deri atëherë, pyetja mbetet e hapur: kush mban përgjegjësi kur projektet strategjike kthehen në rrezik publik?

Fakti që pothuajse të gjitha projektet madhore të infrastrukturës rrugore të viteve të fundit janë me probleme të theksuara teknike dhe me kosto mbi ato europiane, ngre një pyetje thelbësore: a kemi të bëjmë me dështime të izoluara apo me një model sistemik menaxhimi? Dhe Belinda Balluku, si drejtuesja politike e këtij portofoli, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mënyrën se si janë konceptuar, kontraktuar, zbatuar dhe certifikuar këto vepra. /albeu.com/

The post EDITORIAL/ Infrastruktura në hetim: Si u shndërruan projektet strategjike në rrezik publik nën menaxhimin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

By: admin
28 January 2026 at 23:32

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në mënyrë dramatike, duke i siguruar kalimin në fazën tjetër të turenut falë golit të shënuar nga portieri Trubin në shtesë.

Reali kaloi në avantazh me Mbape, por më pas ishin vendësit të cilët morën kontrollin e ndeshjes, duke qenë gjithmonë në avantazh në vijim, edhe pse francezi shënoi edhe të dytin.

Shifrat 3-2 në fakt nuk kënaqnin asnjërën skuadër, pasi Reali e shihte veten jashtë tetëshes, ndërsa Benfika, për shkak golavarazhi, jashtë play-off.

Por në shtesën e ndeshjes ndodhi gjithçka, me dy kartonë të kuq për Asencio e Rodrigo që ia bënë pak më të thjeshtë punën portugezëve.

Megjithatë, goditja erdhi pikërisht me gjuajtjen e fundit në portë, kur Trubin me kokë mposhti Kurtua dhe i dha ekipit fitoren e kualifikimin.

 

Goli i Trubin (VIDEO)

Goli i dytë i Mbape (VIDEO)

Goli i dytë i Shjelderup (VIDEO)

Goli i Pavlidis (VIDEO)

Goli i Shjelderup (VIDEO)

Goli i Mbape (VIDEO)

The post VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

By: admin
28 January 2026 at 23:30

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë në tetëshen e parë të Ligës së Kampioneve.

Katalanasit u tronditën nga një gol i shpejtë i danezëve në startin e ndeshjes dhe ndonëse tentuan në çdo mënyrë, nuk shënuan dot në pjesën e parë.

Por në të dytën, ndryshoi gjithçka dhe erdhën golat me radhë duke bërë të mundur që rezultati të përmbysej dhe shifrat 4-1 t’i jepnin suksesin dhe një buzëqeshje skuadrës së Flik.

Goli i Rashford (VIDEO)

Goli i Rafinja (VIDEO)

Goli i Jamal (VIDEO)

Goli i Levandovski (VIDEO)

Goli i Dadason (VIDEO)

The post VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off”

By: admin
28 January 2026 at 23:10

Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian Kivu, nuk arritën të siguronin një vend të 8 më të mirat, duke ngecur në… “play off”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, teksa në minutën e 81-të, ishte Federiko Dimarko, i cili me një eurogol nga goditja e dënimit, zhvilloi sfidës, teksa për realizimin që do të “vuloste” këtë përballje, mendoi Diuf në minutën 90+4.

Në fund zikaltrit e mbyllën ecurinë në vendin e 10-të, teksa tashmë të gjithë sytë do të jenë nga shorti i ditë së premte ku do të mësohen kundërshtarët e fazës “Play Off”.

GOLI I DIUF: VIDEO 

GOLI I DIMARKOS: VIDEO 

The post VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off” appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Plas grushti në miqësore, futbollistët shqiptarë fitojnë ndeshjen e kthyer në boks

By: admin
28 January 2026 at 22:17

Miqësorja mes Kaisar Kyzylorda dhe Llapit në Antalia u mbyll me fitoren 1 me 2 të këtyre të fundit.

Rezultati në favor të futbollistëve shqiptarë kaloi në plan të dytë, pasi pjesa e parë pa përleshje masive mes dy skuadrave.

Një faull i shkaktuar ndaj ekipit kazak, nuk u prit mirë nga ata. Grushtet nuk munguan, ndërsa u nevojit ndërhyrja e stafeve respektive që loja të kthehej në normalitet.

Golat për Llapin u shënuan në pjesën parë. Edon Sadriu dhe Hasan Hyseni shënuan respektivisht në minutën e 14-të dhe 16-të.

Përplasja mes dy ekipeve: (VIDEO)

The post VIDEO/ Plas grushti në miqësore, futbollistët shqiptarë fitojnë ndeshjen e kthyer në boks appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas: kronikë e një dështimi të paralajmëruar të Belinda Ballukut

By: admin
28 January 2026 at 20:19

nga Albeu.com

Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është shndërruar nga një projekt strategjik transporti në një simbol të keqqeverisjes, propagandës politike dhe papërgjegjshmërisë institucionale të qeverisë dhe në vecanti e zv.kryeministres nën hetim, Belinda Balluku.

E nisur me bujë në vitin 2021 dhe e shitur publikisht si “rilindja e hekurudhës shqiptare”, kjo vepër publike sot përfaqëson gjithçka që shkon keq me mënyrën se si menaxhohen investimet madhore në Shqipëri: premtime të pambajtura, afate të rreme dhe kosto që fryhen pa fund.

2021: Propaganda para planifikimit
Në vitin 2021, qeveria nisi punimet për hekurudhën Tiranë–Durrës me një fushatë të fortë propagandistike, me në qendër kryeministrim Edi Rama dhe atëkohë ministren Belinda Balluku. U fol për shpejtësi europiane, për lidhje direkte me aeroportin e Rinasit dhe për një udhëtim prej vetëm 12 minutash nga Tirana në aeroport. Kryeministri dhe ministrat e tij garantuan publikisht se projekti ishte i financuar, i planifikuar dhe do të përfundonte brenda vitit 2023. Nuk munguan as videot 3D qe tregonin se sa i bukur do të ishte dukej udhëtimi me tren nga Tirana në Durrës.

Por sot është e qartë se në atë kohë, ajo që nuk ishte përfunduar ishte vetë baza e projektit: shpronësimet, planifikimi real dhe menaxhimi serioz i riskut.

2022–2023: Afatet bien, justifikimet shtohen
Gjatë viteve 2022 dhe 2023, qytetarëve iu servirën deklarata të përsëritura për “ritme të larta pune”, “segmente që po përfundojnë”, “përfunduan 30% të punimeve”, “përfunduan 70% të punimeve”, etj. Në realitet, kantierët mbetën të copëzuar, punimet të ndërprera dhe afatet të paqarta.

Viti 2023 – afati zyrtar i përfundimit – kaloi pa asnjë përgjegjësi politike, pa asnjë raport publik dhe pa asnjë sqarim serioz se pse një projekt i tillë dështoi të dorëzohej në kohë. Në çdo shtet normal, tejkalimi i afatit do të sillte hetim administrativ dhe llogaridhënie. Në Shqipëri, solli vetëm një heshtje institucionale dhe një mundësi e re për Belinda Ballukun për të nisur propagandën nga e para dhe për ta përdorur edhe për disa vite.

2024: “Puna vijon”, realiteti ngec
Në vitin 2024, qeveria vazhdoi të përdorë të njëjtën formulë të konsumuar: “puna vijon”. U promovuan stacione të veçanta, sidomos ai i Vorës, si prova e suksesit të projektit. Por hekurudha si linjë funksionale mbeti larg përfundimit.

Mediat online dhe organizata të shoqërisë civile evidentuan atë që qeveria shmangu ta pranojë: projekti ishte i paralizuar nga probleme strukturore, përfshirë shpronësimet e papërfunduara – një absurditet për një vepër publike që kishte nisur prej vitesh.

2025–2026: Miliona shtesë për një dështim në vazhdim
Sot, qeveria miraton një rritje prej 377 milionë lekësh për fondin e shpronësimeve të hekurudhës Durrës–Tiranë–Rinas. Ky vendim është një pranim i heshtur, por i qartë, i dështimit të menaxhimit të projektit.

Pesë vite pas nisjes së punimeve, shteti shqiptar ende nuk ka mbyllur shpronësimet. Ndërkohë, qytetarët paguajnë faturën për paaftësinë e institucioneve dhe të zv.kryeministres Balluku  që nisën punë pa përmbushur kushtet minimale ligjore.

Një model i përsëritur i qeverisjes së korruptuar
Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas nuk është rast i izoluar. Ajo ndjek të njëjtin model të projekteve të tjera publike: nisin për arsye politike, shiten si suksese elektorale dhe përfundojnë si barrë financiare për taksapaguesit.

Asnjë ministër nuk është hetuar. Asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqje. Asnjë institucion nuk ka mbajtur përgjegjësi. Asnjë raport i detajuar mbi rritjen e kostove nuk është bërë publik. Ndërsa propaganda vazhdon, besimi publik gërryhet.

Pyetje që sot zv.kryeminisrja nën hetim, Belinda Balluku duhet t’u përgjigjet:

• Pse u nis projekti pa u përfunduar shpronësimet?
• Sa herë janë shtyrë realisht afatet dhe me çfarë vendimesh zyrtare?
• Sa është sot kostoja totale e projektit dhe sa ishte ajo fillestare?
• Kush mban përgjegjësi politike dhe administrative për këtë zvarritje?

Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas mbetet jo vetëm e papërfunduar në terren, por edhe një monument i gjallë i qeverisjes së korruptuar dhe të paaftë. /albeu.com/

The post EDITORIAL/ Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas: kronikë e një dështimi të paralajmëruar të Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Si i shpëtoi Besim Sherifi arrestimit për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut

By: admin
27 January 2026 at 13:45

Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar sot 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.

Ai fshihej prej kohësh në kryeqytet duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Ai u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, transmeton Albeu.com.

Fillimisht, në nëntor 2025, policia e Tiranës kishte marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar, transmeton Albeu.com.

Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.

Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.

Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm. /albeu.com/

The post Si i shpëtoi Besim Sherifi arrestimit për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Arrestimi pas dy dekadash i Besim Sherifit, si ndodhi rasti tragjik me tre të vrarë në Kopanicë të Shkupit?

By: admin
27 January 2026 at 13:22

Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.

Ai fshihej prej kohësh në kryeqytet duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Ai u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, transmeton Albeu.com.

Nga verifikimet rezultoi se Sherifi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”, e cila parashikon dënim maksimal burgim të përjetshëm.

Por si ndodhi rasti tragjik me tre të vrarë në Kopanicë të Shkupit më 5 tetor 2007?

Vrasja katërfishe ndodhi pas një konflikti të ashpër mes dy familjeve, i cili kishte nisur pasi një vajzë nga familja Jusufi ishte larguar dhe ishte strehuar tek familja Sherifi. Tensionet kulmuan me përplasje të armatosur pranë varrezave të fshatit, ku fillimisht u vra Zija Jusufi (32), ndërsa më pas, gjatë sulmit në një shtëpi, humbën jetën edhe dy persona të tjerë, shkruan Albeu.com.

Për këtë ngjarje, më herët ishin dënuar me burgim të përjetshëm Sabri Sherifi dhe babai i tij Mitat Sherifi, ndërsa Fatmir Sherifi ishte dënuar me 10 vjet burg. Emri i Besim Sherifit kishte qarkulluar gjatë gjithë hetimeve, por ai nuk ishte përfshirë në aktakuzat për shkak të arratisë dhe pamundësisë për t’u arrestuar.

52-vjeçari Besim Sherifi bu arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa materialet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Shkupin, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij.

Si iu zbulua?

Fillimisht, dy muaj më parë, forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar. Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.

Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.
Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm. /albeu.com/

The post Arrestimi pas dy dekadash i Besim Sherifit, si ndodhi rasti tragjik me tre të vrarë në Kopanicë të Shkupit? appeared first on Albeu.com.

❌
❌