Deputeti dhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku u prit nga Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe nga Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.
Në këtë takim, Kamberi theksoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke përmendur diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet, si dhe politikat e Beogradit që synojnë zhdukjen administrative të komunitetit shqiptar.
âKur Beogradi mohon problemin, ne e ndĂ«rkombĂ«tarizojmĂ«. Kur na mbyllen dyert nĂ« Serbi, i hapim nĂ« Uashingtonâ, deklaroi Kamberi, duke nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e ndĂ«rgjegjĂ«simit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r tĂ« drejtat e shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s.
Deputeti falënderoi gjithashtu përkrahësit e tij në SHBA, duke veçuar Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë shërbyer si ura direkte drejt institucioneve amerikane.
Kamberi theksoi se çështja e Luginës së Preshevës nuk është vetëm temë lokale, por çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit rajonal në Ballkan.
Pas alarmit që u dëgjua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Vëllai i Madh ka reaguar zyrtarisht me një vendim të fortë ndaj banorëve.
Përmes një njoftimi publik, u bë e ditur se banorët janë gjobitur me 10 mijë euro, shumë kjo që do të zbritet nga çmimi i madh i spektaklit.
Sipas sqarimit të dhënë nga produksioni, ky vendim erdhi si pasojë e shkeljeve të rënda të rregullave të lojës.
Konkretisht, banorët janë ndëshkuar për marrjen e informacioneve nga jashtë shtëpisë, si dhe për mosrespektimin e rregullave të përcaktuara nga formati i Big Brother.
Vëllai i Madh theksoi se rregullat janë të qarta dhe të barabarta për të gjithë, ndërsa çdo shkelje do të pasohet me ndëshkime konkrete.
Ky vendim shërben edhe si paralajmërim për banorët, se çdo tentativë për të cenuar integritetin e lojës nuk do të tolerohet. /Telegrafi/
Gjatë një sfide brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, edhe Labiot Rexha u përball me një moment jo fort të favorshëm, duke bërë disa huqje që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku.
Këngëtari nga Rahoveci u pyet për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, konkretisht se në cilin qytet Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti flamurin shqiptar në vitin 1443.
Ndërkohë që historia e njeh qartë Krujën si vendin ku u ngrit flamuri, Labi dha disa përgjigje të pasakta, duke përmendur herë Lezhën e herë Fushë-Krujën.
Situata u bë edhe më interesante kur atij iu drejtua një pyetje provokuese, më shumë në formë enigme: nëse një gjel bën një vezë mbi një mur, ku përfundon veza.
Labi u përpoq seriozisht të gjente një përgjigje, duke analizuar mundësitë, pa i shkuar në mendje se pyetja ishte një kurth logjik, pasi gjeli në fakt nuk bën vezë.
Ashtu si raste të ngjashme edhe me banorë të tjerë, huqjet e Labit u kthyen shpejt në temë diskutimi online, duke shtuar dozën e argëtimit që shoqëron sfidat brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
Treneri i njohur i fitnesit, Egzon Shkololli, ka qenë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për një periudhë të shkurtër, por mjaft domethënëse, ku ka udhëhequr një seancë stërvitore me banorët. Ky aktivitet ka tërhequr menjëherë vëmendje të madhe, si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku pamjet janë shpërndarë dhe komentuar gjerësisht.
Siç është parë nga materialet e publikuara nga Big Brother VIP Kosova, por edhe nga vetë Egzon Shkololli në profilet e tij në rrjete sociale, stërvitja u zhvillua në mënyrë intensive dhe profesionale. Ajo i nxori banorët nga rutina e përditshme dhe solli energji pozitive në një fazë të ndjeshme të lojës, kur presioni psikologjik rritet dhe tensionet janë më të theksuara.
Edhe pse prania e Shkolollit në shtëpi zgjati vetëm aq sa zhvillimi i stërvitjes, ndikimi i këtij aktiviteti ishte i dukshëm. Banorët u përfshinë maksimalisht, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe frymë gare, në një moment kur finalja e madhe po afrohet dhe çdo detaj ndikon në gjendjen fizike dhe mendore të tyre.
Ky angazhim u vlerësua pozitivisht edhe nga publiku, i cili në rrjetet sociale e cilësoi stërvitjen si të nevojshme dhe motivuese, duke theksuar rëndësinë e aktivitetit fizik për mirëqenien e banorëve gjatë qëndrimit të tyre të izoluar në shtëpi.
Përmes kësaj paraqitjeje të shkurtër, por domethënëse, Egzon Shkololli dëshmoi edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj fitnesit, ndërsa Big Brother VIP Kosova vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me dinamika që e mbajnë publikun të lidhur deri në finalen e madhe, data e së cilës ende nuk është zyrtarizuar. /Telegrafi/
Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, duke regjistruar disa prej momenteve më të komentueshme të sfidës së së vëllait të madh që testonte njohuritë e banorëve për faktet dhe historinë e vendit.
GjatĂ« lojĂ«s, Arditi nuk arriti tĂ« pĂ«rgjigjej se nĂ« cilin qytet ndodhet dukuria e famshme e Bifurkacionit â qĂ« nĂ« rastin konkret Ă«shtĂ« nĂ« Ferizaj.
Edhe kur iu kërkua të emëronte tre fshatra të këtij qyteti, ai nuk mundi të japë asnjë përgjigje. Po ashtu, muzikanti nuk ishte në dijeni se kampionja olimpike Nora Gjakova ka prejardhjen nga Peja, një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen e audiencës.
Megjithatë, huqja më e madhe e tij u regjistrua kur iu kërkua të përgjigjej se kush e kompozoi Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Edhe pse Arditi e ka prezantuar veten në BBVK si profesor i muzikës, ai nuk ishte në gjendje të tregonte se autorët e himnit kombëtar janë Asdreni (tekstin) dhe Ciprian Porumbescu (muzikën), duke surprizuar jo pak ndjekësit e formatit.
Ky episod ka bërë që publiku të reagojë me humor dhe habi, duke rikujtuar se Big Brother VIP Kosova 4 nuk është vetëm lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një test i njohurive të banorëve mbi historinë, kulturën dhe figurat e vendit. /Telegrafi/
Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, Benita u përball me një detyrë interesante dhe mjaft kërkuese: identifikimin e figurave të njohura historike dhe kulturore shqiptare.
Sfida, e bazuar në foto, kërkonte që banorët të njihnin personalitete të shquara nga imazhet e tyre, duke testuar njohuritë e tyre për historinë dhe kulturën kombëtare.
Megjithatë, Benita nuk arriti të identifikonte figurën e Naim Frashërit, poetit të madh dhe një nga figurat më të respektuara të letërsisë dhe kombit shqiptar.
Momenti u pa nga publiku si i veçantë, pasi dështimi për të njohur një emër kaq ikonë të kulturës shqiptare tërhoqi vëmendjen dhe komentet e banorëve të tjerë.
Ky episod rikujtoi rëndësinë e njohjes së figurave historike dhe kulturore, ndërsa sfida me foto vazhdoi të ishte një nga më tërheqëset dhe argëtuese për banorët dhe shikuesit e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Financimi i mediave në Ballkanin Perëndimor është kritikuar nga shoqëria civile dhe ekspertët, ndërkohë që ndikimi i Rusisë dhe Kinës në shpërndarjen e dezinformatave në rajon është në rritje.
Një pjesë e mediave në Kosovë nuk e bëjnë publik burimin e financimit, ndërsa mbi financimin e mediave kosovare as institucionet nuk ofrojnë qasje në informacione. Edhe në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk u ofrohen publikut të dhëna mbi financimin dhe origjinën e fondeve të mediave.
Murat Mehmeti, hetues në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë se ka media në Kosovë që pranojnë para në dorë. Sipas tij, muajt e fundit ka pasur një tendencë që të shpërndahet një dezinformatë rreth presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
âRealisht unĂ« mendoj qĂ« kĂ«to fonde vijnĂ« nĂ« cash dhe pĂ«rfundojnĂ« te mediat qĂ« financojnĂ« njĂ« çështje tĂ« caktuar. E di qĂ« viteve tĂ« fundit, sidomos nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, nga Serbia kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« interesuar qĂ« tĂ« fusin nĂ« media agjendĂ«n se gjoja ka njĂ« konflikt tĂ« papajtueshĂ«m mes Vuçiqit dhe Milan Radoiçiqit,â â thotĂ« Murat Mehmeti, hetues nĂ« ATK.
Sipas tij, synimi ka qenë që përmes njerëzve të mediave dhe influencerëve të shpërndahen lajme të tilla te lexuesit në Kosovë.
Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se artikuj me përmbajtje të rreme janë shpërndarë në Kosovë mbi zhvillimet politike. Sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në performancën e disa partive politike nga komuniteti serb në Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
âVetĂ«m nĂ« zgjedhjet e fundit kemi pasur raste tĂ« panumĂ«rta tĂ« artikujve tĂ« sponsorizuar nga âSputnikâ e tĂ« tjerĂ«, qoftĂ« nga Serbia, por edhe nga Rusia, tĂ« cilat kanĂ« shkruar kundĂ«r kandidatĂ«ve qĂ« kanĂ« ardhur nga, le tĂ« themi, opozita serbe lokale nĂ« KosovĂ«,â â thotĂ« ai.
âKjo ka bĂ«rĂ« qĂ« partitĂ« opozitare serbe tĂ« jenĂ« pothuajse inekzistente, duke shĂ«nuar, unĂ« besoj, njĂ« prapakthimâ â shton Cakolli nga KDI.
Hulumtimet e tjera në Kosovë mbi dezinformatat që kanë burim Serbinë dhe Rusinë tregojnë qëllimin për përshkallëzim të sigurisë.
Albert Krasniqi nga organizata joqeveritare âDemokraci Plusâ thotĂ« se ndikimi i SerbisĂ« dhe RusisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« dashakeq.
âSerbia dhe Rusia kanĂ« ndikim dashakeqĂ«s nĂ« KosovĂ« dhe pĂ«rpiqen qĂ« pĂ«rmes dezinformimit tĂ« ndikojnĂ« te qytetarĂ«t, sidomos serbĂ«t, tĂ« cilĂ«t informohen pothuajse plotĂ«sisht nga mediat qĂ« vijnĂ« nga Serbia. KĂ«to media mĂ« pas ripublikojnĂ« materiale nga mediat ruse dhe pĂ«rpiqen tĂ« krijojnĂ« konflikte ndĂ«retnike dhe tĂ« mos lejojnĂ« integrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« jetĂ«n institucionale kĂ«tu,â â thotĂ« Krasniqi.
Dezinformatat ruse publikohen edhe nĂ« ShqipĂ«ri. Nevila Gjata nga organizata joqeveritare pĂ«r verifikim faktesh nĂ« ShqipĂ«ri, âFaktoje.alâ, thotĂ« se dezinformatat nga Rusia vijnĂ« pĂ«rmes SerbisĂ«.
âNĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«, ne shumicĂ«n e lajmeve dezinformuese i marrim nga Serbia. Serbia i merr nga media shtetĂ«rore ruse, ato kalojnĂ« nĂ« Serbi, ndĂ«rsa mediat online nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« janĂ« ngritur pĂ«r qĂ«llime klikimi, i marrin copy-paste nga mediat serbe dhe i botojnĂ« nĂ« portalet shqiptare,â â thotĂ« ajo.Edhe nĂ« Serbi mediat janĂ« tĂ« ndikuara nga dezinformatat ruse. Lajmet e publikuara nga mediat nĂ« Serbi arrijnĂ« edhe te lexuesit nĂ« KosovĂ«.
Sipas Gordana Andriq nga âBIRN Serbiaâ, janĂ« disa media qĂ« publikojnĂ« dezinformata nga Rusia.
âMendoj se po, nĂ« kuptimin qĂ« mediat kryesore serbe e marrin pĂ«rmbajtjen dhe i shtyjnĂ« narrativat e tyre. Ne kemi dy mediume tĂ« mĂ«dha nĂ« Serbi, âPolitikaâ dhe âVeÄernje Novostiâ, tĂ« cilat dikur kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« respektuara, por tani shpesh publikojnĂ« dezinformata dhe pĂ«rmbajtje qĂ« mund tĂ« karakterizohen si propagandĂ« pro-ruse,â â thotĂ« ajo.
Ndikimi i Kinës
Përveç Rusisë, hulumtuesit dhe shoqëria civile në Kosovë dhe rajon kanë zbuluar edhe narrativa dezinformuese me burim nga Kina.
Nevila Gjata nga âFaktoje.alâ thotĂ« se lajmet nga Kina e paraqesin Bashkimin Evropian si njĂ« vend ku nuk respektohen tĂ« drejtat e njeriut, ndĂ«rsa KinĂ«n si njĂ« vend me perspektivĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«.
âKemi vĂ«nĂ« re qĂ« edhe Kina ka ndikim, por me njĂ« qasje tjetĂ«r, njĂ« âsoft disinformationâ, pĂ«rmes perspektivĂ«s kulturore ose fuqizimit ekonomik, si alternativĂ« ndaj BE-sĂ«,â â deklaron Gjata.
Ndërsa Besar Likmeta nga BIRN Shqipëria thotë se materiale nga mediat kineze transmetohen edhe në televizionin publik shqiptar.
âKina ka njĂ« marrĂ«veshje me televizionin publik shqiptar dhe pĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, gjatĂ« viteve ka pasur transmetim tĂ« materialeve propagandistike qĂ« vinin nga televizioni kinez,â â thotĂ« ai.
Nga ana tjetër, ndikimi kinez është vërejtur edhe në Serbi.
âMediat shtetĂ«rore kineze nĂ« Serbi kanĂ« nĂ«nshkruar disa kontrata me mediat vendore, mes tjerash me agjencinĂ« âTanjugâ, e cila pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« ka qenĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetit,â â thotĂ« Milena Popoviq nga Qendra pĂ«r KĂ«rkim, TransparencĂ« dhe LlogaridhĂ«nie.
âPropaganda kineze kryesisht bazohet nĂ« tema ekonomike. Shohim raportime pozitive pĂ«r KinĂ«n nĂ« mediat nĂ« Serbi, me tone lavdĂ«ruese pĂ«r projektet ekonomike mes kompanive kineze dhe shtetit tĂ« SerbisĂ«,â â deklaron Popoviq.
Ndikimi i politikës te mediat
Një hulumtim nga KALLXO.com mbi fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Kosovë tregoi se disa portale publikuan komunikata të partive politike pa i redaktuar fare ose pa i shënuar si artikuj të sponsorizuar.
Hulumtimi tregoi se partitë politike i shkruajnë vetë komunikatat në formë artikujsh, ndërsa portalet vetëm i ripublikojnë ato. Analiza tregoi se në të paktën nëntë portale komunikatat e partive politike ishin ripublikuar pa u redaktuar apo përpunuar.
Brikenda Rexhepi nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës thotë se një fenomen i tillë ka ekzistuar edhe më herët.
âKa qenĂ« njĂ« fenomen i pranishĂ«m sidomos gjatĂ« fushatave zgjedhore, jo vetĂ«m nĂ« media online, por edhe nĂ« media tradicionale. MĂ«nyra pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjĂ«ra tĂ« tilla janĂ« gjetur gjithmonĂ«,â â thotĂ« Rexhepi.
Sipas saj, KMSHK ka bërë thirrje që mediat online në Kosovë të tregojnë qartë kur artikujt janë të sponsorizuar.
Nga ana tjetër, Eugen Cakolli thotë se partitë politike gjejnë donacione nga biznese të ndryshme dhe ndikimi i tyre bën që disa kandidatë për deputetë të kenë hapësirë më të madhe në media.
âPo krijohet njĂ« situatĂ« ku kandidatĂ«t mĂ« tĂ« pasur janĂ« ata qĂ« zgjidhen deputetĂ« dhe fatkeqĂ«sisht kjo Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar sidomos nĂ« dy ciklet e fundit zgjedhore,â â thotĂ« ai.
âKandidatĂ«t me potencial mĂ« tĂ« lartĂ« financiar, jo pĂ«r shkak tĂ« pasurisĂ« personale, por pĂ«rkrahjeve nga biznese tĂ« caktuara, kanĂ« arritur tĂ« kenĂ« prani mĂ« tĂ« madhe mediale dhe aktivitete mĂ« tĂ« shumta tĂ« fushatĂ«s, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rkthyer nĂ« fitim mandatesh,â â pĂ«rfundon Cakolli./Kallxo.
PRISHTINĂ, 4 shkurt/ATSH/ LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka reaguar pas publikimit tĂ« aktgjykimit tĂ« plotĂ« lidhur me ankesĂ«n e ListĂ«s Serbe pĂ«r nĂ«nkryetarin e Kuvendit. LVV kritikon GjykatĂ«n Kushtetuese pĂ«r zgjerim tĂ« kompetencĂ«s pĂ«rtej mandatit kushtetues.
Vetëvendosje në një reagim në Facebook, shkruan se Kushtetuesja brenda katër muajsh, për të njëjtën çështje, sipas tyre ka ndërruar jurisprudencën pa asnjë ndryshim normativ apo faktik.
âParimi i sigurisĂ« juridike Ă«shtĂ« element strukturor i shtetit demokratik dhe kusht sine qua non pĂ«r legjitimitetin e vet autoritetit gjyqĂ«sor. NjĂ« gjykatĂ« kushtetuese qĂ« ndryshon qĂ«ndrimin pĂ«r çështje identike kushtetuese, pa asnjĂ« ndryshim normativ, faktik apo sistemik, cenon jo vetĂ«m parimin e parashikueshmĂ«risĂ« tĂ« sĂ« drejtĂ«s, por edhe besimin e qytetarĂ«ve nĂ« koherencĂ«n e rendit kushtetuesâ, shkruan LVV.
Sipas Vetëvendosjes, një ndryshim i tillë nuk mund të justifikohet si zhvillim i jurisprudencës, pasi mungon elementi thelbësor i tij evolucioni i rrethanave normative ose shoqërore.
âNĂ« kĂ«to kushte, ndryshimi i qĂ«ndrimit merr karakterin e njĂ« pĂ«rdorimi formal tĂ« kompetencĂ«s gjyqĂ«sore pĂ«r tĂ« prodhuar njĂ« rezultat tĂ« ri normativ, çka pĂ«rbĂ«n formĂ« klasike tĂ« abus de droitâ, thuhet nĂ« reagimin e saj.
MĂ« tej thuhet sipas VV-sĂ«, Gjykata Kushtetuese nuk ka rol kontrollues mbi legjislativin, as rol arbitri politik. âAjo ka vetĂ«m njĂ« rol: autoritetin pĂ«rfundimtar nĂ« interpretimin e çështjeve kushtetuese. Ky autoritet nuk i jep mandat tĂ« krijojĂ« norma tĂ« reja, tĂ« shpikĂ« kritere pĂ«rfaqĂ«simi apo tĂ« vendosĂ« kushte qĂ« Kushtetuta nuk i njehâ, thuhet nĂ« komunikatĂ«.
Sipas VV-sĂ«, Gjykata aktuale Kushtetuese Ă«shtĂ« duke bĂ«rĂ« hermeneutikĂ« tĂ« teksteve tĂ« veta. âKur Gjykata Kushtetuese bĂ«het autoreferenciale, ajo kalon jashtĂ« kufijve kushtetues. Kushtetuta nuk interpretohet pĂ«rmes vetĂ«vendimeve tĂ« GjykatĂ«s, por pĂ«rmes tekstit, strukturĂ«s dhe qĂ«llimit tĂ« sajâ.
VV vlerëson se zgjerimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese me këtë përbërje nuk është rastësi e as rast i izoluar.
âNĂ« vijimĂ«si, edhe nĂ« shumicĂ«n e kolegjeve tĂ« kaluara, me disa pĂ«rjashtime, Ă«shtĂ« ndjekur e njĂ«jta prirje: zgjerim gradual i kompetencĂ«s pĂ«rtej mandatit kushtetues. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, qĂ«llimisht po formĂ«sohet njĂ« pol pushteti paralel dhe i padukshĂ«m nga sovrani, i cili shfaqet sa herĂ« demokracia fillon tĂ« marrĂ« hov dhe jeta realpolitike prodhon kontradiktaâ, thuhet nĂ« reagim.
Po ashtu sipas VV-së, dhjetra ligje reformuese e me interes për vendin Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar, e pastaj shfuqizuar pjesërisht ose në tërësi shumicën prej tyre.
âKjo luftĂ« e tyre ndaj QeverisĂ« po bĂ«n aq shumĂ« dĂ«me: nga rrĂ«zimi i Ligjit pĂ«r çmime tavan pĂ«r produktet bazĂ« e deri te bllokimi tash e 770 ditĂ« i Ligjit pĂ«r Fondin Sovran tĂ« KosovĂ«sâ.
Sipas VV-sĂ«: âKushtetuta e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« e qartĂ«: nĂ«nkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb zgjidhet nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb dhe me shumicĂ«n e votave tĂ« Kuvendit. Ajo nuk flet pĂ«r shumicĂ«n e deputetĂ«ve serbĂ«, as pĂ«r legjitimitet tĂ« brendshĂ«m komunitar dhe as pĂ«r ekskluzivitet partiak. Ădo kriter shtesĂ« Ă«shtĂ« krijim norme, jo interpretimâ, thuhet nĂ« reagim.
VV thekson se dispozitat e Propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit njohin përfaqësimin e komuniteteve, jo dominimin e një subjekti politik mbi institucionet.
âAty flitet pĂ«r komunitete, jo pĂ«r parti. Gjykata Kushtetuese sot po bĂ«n tĂ« kundĂ«rtĂ«n, po e ngushton Propozimin e Ahtisarit pĂ«rtej tekstit dhe qĂ«llimit, duke krijuar nĂ« praktikĂ« njĂ« tĂ« drejtĂ« vetoje pĂ«r njĂ« subjekt konkret politik ListĂ«n Serbe. Gjykata Kushtetuese po dĂ«shiron tĂ« kapĂ«rcejĂ« ekipin negociator tĂ« vitit 2006 dhe Ahtisaarin nĂ« 2007. Teksa KushtetutĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« çështje tashmĂ« e ka shndĂ«rruar nĂ« materie diskutimi dhe tkurrjeje, jo zbatimiâ, thuhet mĂ« tej nĂ« reagimin e gjatĂ« tĂ« VV-sĂ«.
Sipas VetĂ«vendosjes, çdo interpretim qĂ« e sakrifikon kĂ«tĂ« funksionalitet pĂ«r hir tĂ« njĂ« subjekti politik, i cili pĂ«r mĂ« keq sâe pranon shtetin e pavarur tĂ« KosovĂ«s, nuk e mbron rendin kushtetues dhe e dĂ«mton atĂ«.
âSipas KushtetutĂ«s ne jemi shoqĂ«ri multietnike, jo shtet multietnik, sepse jemi RepublikĂ« demokratike e parlamentare dhe jo federatĂ« a konfederatĂ«. KĂ«tĂ« nuk mundet ta ndĂ«rrojĂ« asnjĂ« gjykata, as kjo kushtetuesjaâ, thuhet nĂ« kĂ«shtu nĂ« fund tĂ« reagimit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.
Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Më 16 tetor të vitit të kaluar, Lista Serbe, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.
NjĂ« ditĂ« pas zgjedhjes sĂ« Rashiqit, presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, kishte mandatuar kryetarin e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Albin Kurti, pĂ«r formimin e QeverisĂ« sĂ« re. Por, as Kurti dhe as mandatari i dytĂ«, Glauk Konjufca, nuk arritĂ«n tâi sigurojnĂ« votat e mjaftueshme pĂ«r formimin e QeverisĂ« dhe vendi shkoi nĂ« zgjedhje tĂ« reja, mĂ« 28 dhjetor 2025. Nga kĂ«to zgjedhje, VV doli e para sipas rezultateve preliminare tĂ« KQZ-sĂ«, me 51.10 pĂ«r qind tĂ« votave, por ende nuk ka rezultat pĂ«rfundimtar nga KQZ. /KosovaPress/
TĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri janĂ« raportuar mbrĂ«mjen e sotme nĂ« rrugĂ«n Gjilan â KamenicĂ«, pranĂ« njĂ« karburanti. Si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave, njĂ« person ka mbetur i plagosur. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i policisĂ« pĂ«r rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bĂ«ri tĂ« ditur se dyshohet se nĂ« ngjarje kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira dy automjete nĂ« lĂ«vizje. âNjĂ«sitet [âŠ]
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiçit në këtë post më 10 tetor 2025 ka qenë antikushtetuese.
Sipas aktgjykimit, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë qartë se nënkryetari nga komuniteti serb duhet të propozohet nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë këtë komunitet, në këtë rast Lista Serbe, si subjekti me shumicën parlamentare të deputetëve serbë.
âGjykata thekson se njĂ« vlerĂ«sim i tillĂ« bazohet mbi parimet e pĂ«rcaktuara nĂ« KushtetutĂ«, praktikĂ«n e saj gjyqĂ«sore dhe Rregulloren e Kuvenditâ, thuhet nĂ« aktgjykim, ku saktĂ«sohet se:
-njëri nga dy nënkryetarët që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë duhet të jetë nga komuniteti serb;
-propozimi bëhet me shkrim nga shumica e deputetëve të atij komuniteti;
-zgjedhja bëhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, pra 61 vota.
Gjykata ka sqaruar gjithashtu se Lista Serbe ka të drejtë të propozojë kandidatin për nënkryetar edhe në mënyrë të përsëritur, edhe nëse kandidati nuk i merr votat e nevojshme në tri raunde votimi, për sa kohë nuk ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Në aktgjykim theksohet se Kushtetuta dhe Rregullorja nuk bëjnë dallim mes deputetëve serbë mbi bazë partiake apo ideologjike, por i trajtojnë ata si një grup të vetëm përfaqësues të komunitetit serb. Votimi për të njëjtin kandidat mund të bëhet deri në tri herë, ndërsa procedura mund të rifillojë vetëm nëse konsumohen të gjithë kandidatët e propozuar nga komuniteti përkatës dhe afati kushtetues nuk ka përfunduar.
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar edhe përdorimin e mekanizmit debllokues të shortit, i cili u përdor për zgjedhjen e Rashiqit, duke vlerësuar se ai është aktivizuar në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas saj, shorti mund të përdoret vetëm në rrethana përjashtimore, kur shumica e deputetëve të komuniteteve jo-shumicë nuk propozon kandidatë sipas procedurës së rregullt.
Në fund, Kushtetuesja u bën thirrje grupeve parlamentare që kanë të drejtë propozimi të veprojnë në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit për të siguruar votat e nevojshme, ndërsa shumicës i kërkon të garantojë përfaqësim efektiv të komuniteteve jo-shumicë në institucionet shtetërore.
Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit në tetor 2025, pasi kandidatët e Listës Serbe nuk arritën të merrnin votat e mjaftueshme. Përmes shortit, kryetari i Kuvendit Dimal Basha e hodhi në votim Rashiqin, i cili u mbështet nga Lëvizja Vetëvendosje. Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe në Gjykatën Kushtetuese, e cila tani e ka shpallur atë antikushtetuese.
Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare.
Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.
Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit.
Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka regjistruar një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të saj në shtëpi, duke bërë disa gabime të mëdha gjatë një sfide të njohjes së figurave dhe ngjarjeve historike shqiptare.
Gjatë lojës, Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.
Ajo pĂ«rgjigjej duke thĂ«nĂ« â18 shkurtâ, ndĂ«rkohĂ« qĂ« data e saktĂ« Ă«shtĂ« 17 shkurt, njĂ« gabim qĂ« nuk i shpĂ«toi as syve tĂ« publikut dhe komentuesve.
Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.
PĂ«rgjigjja e saj e papritur ishte âHashim Thaçiâ, duke krijuar njĂ« situatĂ« qĂ« u komentua gjerĂ«sisht si njĂ« prej huqjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« saj gjatĂ« gjithĂ« qĂ«ndrimit nĂ« shtĂ«pi.
Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare. /Telegrafi/
75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave edhe Kosova e Shqipëria.
NĂ« letrĂ«n drejtuar Rubio, kongresmenĂ«t e cilĂ«suan vendimin si âskandaloz dhe diskriminuesâ, duke theksuar se ai prek rreth 40% tĂ« vendeve tĂ« botĂ«s dhe mund tĂ« ndikojĂ« te pothuajse gjysma e emigrantĂ«ve tĂ« ligjshĂ«m nĂ« Shtetet e Bashkuara.
Sipas tyre, pezullimi do të godasë drejtpërdrejt ribashkimin familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, organizatat fetare dhe bizneset e vogla.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« vendim skandaloz dhe diskriminues i administratĂ«s suaj, qĂ« prek qindra mijĂ«ra njerĂ«z çdo vit.
Ai u njoftua jo vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Twitter, por pa ofruar asnjĂ« informacion tĂ« detajuar mbi pezullimin,â thuhet nĂ« letrĂ«n e kongresmenĂ«ve.
Ata paralajmëruan se politika e pezullimit të vizave do të ndajë familje, do të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe do të ketë pasoja negative sociale dhe ekonomike për zgjedhësit amerikanë.
Lista e vendeve të prekura përfshin një gamë të gjerë shtetesh nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë të tjera.
Kongresmenët kërkojnë që administrata amerikane të rishikojë vendimin dhe të marrë masa për të mos ndarë familje dhe për të ruajtur mundësitë e ligjshme të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.
Vendimi i Sekretarit Rubio ka shkaktuar tashmë reagime të shumta në komunitetet ndërkombëtare dhe në diasporën shqiptare, të cilët paralajmërojnë se pezullimi i vizave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ribashkimin familjar dhe aktivitetin ekonomik të emigrantëve./Telegrafi.
Partia Demokratike e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka ndĂ«rmarrĂ« hapa konkretĂ« pĂ«r mobilizimin e tĂ« gjitha strukturave tĂ« saj partiake nĂ« mbarĂ« vendin, me synim pĂ«rfshirjen sa mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« marshin qytetar me moton âDrejtĂ«si, jo politikĂ«!â, i cili do tĂ« mbahet mĂ« 17 shkurt, nĂ« DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s.
NĂ« njĂ« reagim publik tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjetet sociale, PDK ka konfirmuar mbĂ«shtetjen e plotĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« iniciativĂ« qytetare tĂ« organizuar nga platforma âLiria ka EmĂ«râ, duke e cilĂ«suar marshin si njĂ« shprehje legjitime, demokratike dhe paqĂ«sore tĂ« vullnetit qytetar pĂ«r drejtĂ«si tĂ« barabartĂ« dhe tĂ« pavarur.
Sipas PDK-sĂ«, ky marsh ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« mbrojĂ« parimet e drejtĂ«sisĂ« dhe tĂ« ngrejĂ« zĂ«rin kundĂ«r çdo ndikimi politik nĂ« proceset gjyqĂ«sore qĂ« po zhvillohen nĂ« HagĂ« ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkĂ«luftĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ«.
Partia thekson se, në një moment kur këto procese po hyjnë në fazat përfundimtare, është e domosdoshme që drejtësia të veprojë në mënyrë të paanshme, profesionale dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, pa paragjykime dhe pa agjenda politike.
NĂ« deklaratĂ«, PDK-ja rikujton se lufta e UĂK-sĂ« ishte njĂ« luftĂ« e drejtĂ« dhe çlirimtare, e lindur si rezultat i shtypjes dhe padrejtĂ«sive historike ndaj popullit tĂ« KosovĂ«s, dhe se kjo luftĂ« pĂ«rbĂ«n themelin mbi tĂ« cilin Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar liria dhe shtetĂ«sia e vendit. âĂdo tentativĂ« pĂ«r ta shtrembĂ«ruar apo relativizuar kĂ«tĂ« realitet historik pĂ«rbĂ«n njĂ« padrejtĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ« ndaj sakrificĂ«s sĂ« mijĂ«ra qytetarĂ«ve qĂ« dhanĂ« jetĂ«n pĂ«r liri, pavarĂ«si dhe dinjitet kombĂ«tarâ, theksohet mĂ« tej nĂ« reagim.
Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, në frymën e unitetit, respektit institucional dhe angazhimit qytetar, të marrin pjesë në marshin e 17 shkurtit në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi dhe për të nderuar trashëgiminë çlirimtare mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.
Elijona ka ndarë së fundmi një moment reflektimi brenda shtëpisë, duke shprehur hapur shqetësimin e saj për mënyrën se si mund të perceptohet nga publiku jashtë.
Në një bisedë të qetë dhe të sinqertë, ajo ka folur për këto mendime me dy banorët e tjerë, Klodin dhe Ludon, duke treguar se përvoja në shtëpi shpesh e bën të mendojë për imazhin dhe gjykimin që vjen nga jashtë.
Gjatë diskutimit, Elijona ka theksuar se është një ndjenjë e natyrshme të pyesësh veten se si po dukesh dhe si po interpretohen veprimet e tua nga audienca, veçanërisht në një format kaq të ndjekur.
Klodi dhe Ludo e kanë dëgjuar me vëmendje, duke i qëndruar pranë dhe duke i ofruar mbështetje morale në këtë moment reflektimi.
Pas përfundimit të bisedës, situata mori një kthesë më emocionale, kur Klodi iu afrua Elijonës dhe e përqafoi, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti. /Telegrafi/
Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rrjetet sociale vendase - nga sharjet dhe ofendimet, deri te kërcënimet me jetë.
Ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - kaluan kufirin me Izraelin, vranë mbi 1.200 njerëz dhe rrëmbyen qindra të tjerë, shkaktuan një krizë humanitare në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, që vazhdon të tronditë botën.
Mbi dy vjet më vonë, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Izraeli dhe Hamasi bënë një armëpushim të brishtë, por pasojat e dhunës mbeten të thella: rreth 70 mijë palestinezë të vrarë në Gazë dhe një botë e ndarë midis viktimave dhe sulmuesve nga të dyja anët.
Në këtë kontekst, debatet në Kosovë, të cilat vazhdonin që nga fillimi i konfliktit, u intensifikuan javën e kaluar pas publikimit të një dokumentari nga gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku.
Po, përse ky polarizim?
Kërcënimet ndaj gazetarit dhe reagimet publike
Tri ditë para publikimit të dokumentarit në Televizionin Kanal 10 - i cili rikthen ngjarjet e 7 tetorit përmes rrëfimeve të të mbijetuarve dhe analizës së situatës në Izrael, mbi dy vjet më vonë - Sadiku filloi të përballej me reagime të ndryshme lidhur me përmbajtjen.
Pas publikimit, mesazhet kërcënuese rritën shqetësimin e tij dhe të familjes.
âKam marrĂ« kĂ«rcĂ«nime pĂ«r jetĂ«n, tĂ« cilat i kam adresuar te Policia dhe Prokuroria e KosovĂ«s. Gjithashtu, kam njoftuar edhe disa ambasada mikeâ, deklaroi Sadiku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Opinionistë dhe qytetarë morën qëndrime mbështetëse ose kritike, ndërsa komentet shpesh kaluan edhe në tone të ashpra.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi, duke kërkuar që diskutimi të zhvillohet brenda kornizave të debatit të lirë, pa kërcënime ndaj sigurisë personale.
Rrjetet sociale, terren i polarizimit
Për njohësit e fushës, gjërat nuk janë thjeshta.
Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, thotë se konflikti izraelito-palestinez është ndër më të mediatizuarit në botë dhe shton se rrjetet sociale në Kosovë janë ato që përdoren si mjet për përçarje.
âKomentet nuk filtrohen, debati nuk organizohet, ndĂ«rsa pĂ«rçarja shfrytĂ«zohet pĂ«r audiencĂ« dhe shikueshmĂ«ri. Televizionet vendore shpesh i amplifikojnĂ« kĂ«to tensione pĂ«rmes fragmenteve tĂ« emisioneve tĂ« tyre nĂ« rrjetet socialeâ, thotĂ« Zeneli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Ky model i âekonomisĂ« sĂ« vĂ«mendjesâ, sipas tij, sjell pasoja reale: debatet emocionale tejkalojnĂ« analizĂ«n objektive dhe argumentet racionale, duke amplifikuar ndasitĂ« brenda shoqĂ«risĂ«.
âUnĂ« mendoj se kjo Ă«shtĂ« e lidhur direkt me mĂ«nyrĂ«n se si po bĂ«het biznes me median nĂ« KosovĂ«, sepse monetizimi i pĂ«rmbajtjeve nga mediat sociale e krijon kĂ«tĂ« lloj tĂ« logjikĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes. NĂ« modelin e biznesit tĂ« vetĂ« mediave sociale, dominon ekonomia e vĂ«mendjes, pa tĂ« cilĂ«n kĂ«to platforma nuk janĂ« tĂ« vlefshmeâ, shton ai.
Reagimet historike dhe fetare
Profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Mentor Hasani, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e Kosovës në këtë debat lidhet me shumë faktorë - historikë, fetarë, politikë e gjeopolitikë.
Sipas tij, Ballkani - përfshirë Kosovën - ka qenë historikisht pjesë e perandorive me shtrirje globale, ku janë formësuar identitete të ndryshme fetare, kulturore dhe sisteme vlerash që ndikojnë edhe sot në leximin e konflikteve ndërkombëtare.
Ai thotë se për shqiptarët e Kosovës, kujtesa e luftës, dhunës dhe spastrimit etnik mbetet e freskët, edhe gati 27 vjet pas përfundimit të saj.
Kjo përvojë, sipas tij, reflektohet drejtpërdrejt në reagimet ndaj konfliktit në Gazë, ku individë dhe grupe të ndryshme shfaqin empati ose mirëkuptim për njërën apo tjetrën palë.
âNjerĂ«zit e lexojnĂ« konfliktin pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s personale - kush Ă«shtĂ« viktimĂ«, kush agresor, kush ka pushtet dhe kush Ă«shtĂ« i pambrojtur - çka shpesh çon nĂ« vlerĂ«sime tĂ« pasaktaâ, sipas tij.
Hasani shton se reagimet në rrjetet sociale, veçanërisht ato në mbështetje të palestinezëve, përveç empatisë ndaj viktimave, bartin edhe një dimension fetar.
Edhe pse në Kosovë vazhdon të dominojë një islam tradicional, ai paralajmëron për ekzistencën e grupeve periferike që predikojnë forma radikale të fesë dhe nxisin përplasje brenda komunitetit.
âKy emocionalitet i ushqyer nga pamjet e dhunĂ«s nĂ« PalestinĂ«, ka krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r instrumentalizim dhe pĂ«rhapje tĂ« ideve radikale, duke lĂ«nĂ« edhe pĂ«rshtypjen e njĂ« antisemitizmi nĂ« nivele tĂ« caktuaraâ, thekson Hasani.
Megjithatë, ai vëren se në debatet publike ka edhe qëndrime mbështetëse për Izraelin, të cilat i sheh si strategjike dhe pragmatike.
âKĂ«ta njerĂ«z e shohin kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje si pjesĂ« tĂ« orientimit drejt PerĂ«ndimit dhe fuqive tĂ« mĂ«dha, qĂ« kanĂ« luajtur rol vendimtar nĂ« mbijetesĂ«n e popullit dhe shoqĂ«risĂ« sonĂ«â, thotĂ« Hasani.
Përplasjet online dhe emocionet
Për psikologun Dashamir Bërxulli, përplasjet online janë shpesh amplifikim i emocioneve historike dhe fetare.
Individët ose grupet me orientim fetar mbështesin kauzën palestineze, ndërsa të tjerët, me orientim historik, mbështesin Izraelin, sipas tij.
Ai paralajmëron se polarizimi i tillë mund të sjellë tension edhe në jetën reale, nëse nuk menaxhohet me kujdes nga elitat politike dhe intelektuale.
âUnĂ« nuk po them se (polarizimi i shoqĂ«risĂ«) do tĂ« kulmojĂ« nĂ« veprime tĂ« caktuara. Por, me gjasĂ«, kur njĂ« tullumbace me energji mblidhet, atĂ«herĂ« - nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose tjetĂ«r - do tĂ« shpĂ«rthejĂ«â, thotĂ« BĂ«rxulli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Edukimi dhe dialogu si zgjidhje
Historiani Mentor Hasani vlerëson se në parandalimin e thellimit të polarizimit shoqëror, rol të rëndësishëm mund të luajnë përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë ato fetare.
Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave mbi 93 për qind e qytetarëve deklarohen të besimit islam, Hasani thekson se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) mund të ketë ndikim kyç në shtendosjen e përplasjeve publike, veçanërisht në rastet kur përdoret fjalor me ngjyrim antisemit nga grupe me qëndrime radikale.
âBashkĂ«sia Islame e KosovĂ«s mund ta luajĂ« njĂ« rol tĂ« madh, ashtu siç e ka luajtur viteve tĂ« fundit pĂ«rballĂ« kĂ«tyre rrymaveâ, thotĂ« ai.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIK-ut për koment lidhur me këto polarizime, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.
Në anën tjetër, diplomati i Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se debatet rreth Gazës janë tregues i qartë i nevojës për më shumë edukim medial, qasje ndërdisiplinore dhe dialog të përgjegjshëm publik.
Sipas tij, dokumentari i gazetarit Sadiku ka hapur një diskutim të domosdoshëm, por reagimet ndaj tij dëshmojnë vështirësinë e shoqërisë për të ndarë faktet nga emocionet dhe analizën nga pozicionimi ideologjik.
Zevi thotë se në diskursin publik po zbehen zërat që kërkojnë paqe dhe dialog, ndërsa po dominojnë slogane që, në kontekstin e tyre historik dhe ideologjik, mohojnë të drejtën e Izraelit dhe të popullit hebre për ekzistencë.
âKur kritika politike shndĂ«rrohet nĂ« demonizim kolektiv, atĂ«herĂ« kemi kaluar kufirin nga debati legjitim nĂ« diskriminim dhe urrejtje etnike apo fetare. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, edukimi Ă«shtĂ« kyçâ, thotĂ« Zevi.
Ăka thotĂ« ligji nĂ« KosovĂ«?
NĂ« Kodin Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s thuhet se ânxitja e urrejtjes, pĂ«rçarjes dhe mosdurimt midis grupeve kombĂ«tare, racore, fetare, etnike e tĂ« tjera, apo bazuar nĂ« orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« pesĂ« vjetâ.
Gazetari Sadiku konfirmon për REL-in se rasti i tij është nën hetime nga prokuroria.
Paqja nuk ndërtohet me slogane shkatërruese, por me empati, dije dhe përgjegjësi morale, përfundon Zevi.
PRISHTINĂ, 4 shkurt/ATSH/ Gjykata Kushtetuese e KosovĂ«s ka publikuar aktgjykimin e plotĂ« lidhur me zgjedhjen e nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e komunitetit serb, duke theksuar se nĂ«nkryetari propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« kĂ«tij komuniteti.
Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
âKandidati/ja pĂ«r nĂ«nkryetar/e tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb; pĂ«rderisa kandidati pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« propozohet, nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat formale dhe nĂ« mirĂ«besimâ, thuhet nĂ« aktgjykim.
Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Shorti u organizua pasi Lista Serbe â qĂ« kishte nĂ«ntĂ« deputetĂ« dhe po aq do tĂ« ketĂ« edhe nĂ« legjislaturĂ«n e re â nuk morĂ«n votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.
Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
QĂ« atĂ«herĂ«, Kuvendi Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thĂ«nĂ« se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapavepruesâ.
Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.
Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.
NĂ« aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues tĂ« shortit, âduhet tĂ« vijnĂ« nĂ« shprehje rrethana pĂ«rjashtimore, me çârast shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nuk do tĂ« propozonte kandidatĂ«tâ.
Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.
âRrjedhimisht, Gjykata vlerĂ«son se shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komunitetit serb ka shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit, respektivisht, anĂ«tar tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, si dhe pas kĂ«rkesĂ«s nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit qĂ« tĂ« propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhĂ«t e komunitetit serb, pĂ«rfaqĂ«suesi i shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve nĂ« radhĂ«t e komunitetit Serb kĂ«rkoi ripropozimin e kandidatĂ«ve nga kjo shumicĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 67 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nĂ«nparagrafin 1 tĂ« paragrafit 6 tĂ« nenit 12 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvenditâ, u tha nĂ« aktgjykim.
NĂ« vendim thuhet se pĂ«rderisa i takon Kuvendit qĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat qĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« domosdoshĂ«m aktivizimin e mekanizmave debllokues, âGjykata thekson fuqishĂ«m qĂ« kĂ«to mekanizma nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si procedurĂ« e rregullt e zgjedhjes sĂ« kryetarit/nĂ«nkryetarĂ«ve, por vetĂ«m nĂ« rrethana tĂ« caktuara, kur njĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« debllokuar procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit dhe vetĂ«m nĂ« masĂ«n qĂ« njĂ« gjĂ« e tillĂ« i shĂ«rben qĂ«llimit kushtetues pĂ«r çka kĂ«to mekanizma janĂ« pĂ«rcaktuarâ.
âNĂ« parim, ashtu siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« herĂ«t, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetĂ«t qĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e propozimit, nĂ« frymĂ«n e mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit, duhet tĂ« synojnĂ« arritjen e konsensusit, tĂ« sigurojnĂ« votat e nevojshme dhe tĂ« rezultojnĂ« nĂ« zgjedhjen e kandidatĂ«ve ashtu siç janĂ« propozuar dhe siç parashihet me KushtetutĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke u mbĂ«shtetur nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese tĂ« lartcekura, ky parim ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat nuk disponojnĂ« numrin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar vetĂ« zgjedhjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kryesinĂ« e Kuvendiâ, thuhet nĂ« aktgjykim.
Kushtetuesja thotĂ« se shorti nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si mekanizĂ«m nĂ« rrethanat kur shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit do tĂ« pĂ«rcaktonte pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti joshumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tij komuniteti, pasi argumenton se kjo, ânĂ« thelb, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvenditâ.
Pas njoftimit pĂ«r aktgjykimin, tĂ« publikuar nga Kushtetuesja mĂ« 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atĂ«, duke vlerĂ«suar se pĂ«rmbante âgabime thelbĂ«sore nĂ« interpretim dhe zbatim tĂ« normave pĂ«rkatĂ«seâ.
Ai vlerĂ«soi se pretendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese âjanĂ« tĂ« pabazaâ sa i pĂ«rket zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb.
Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.
âMe fjalĂ« tĂ« tjera, vetĂ« Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetĂ«ve nga komuniteti serb nuk e kanĂ« propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur tĂ« bĂ«jmĂ« me refuzim, apo ndryshe thĂ«nĂ« mospropozim nga ana e tyreâ, shkroi Basha nĂ« rrjetet sociale.
Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.
Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. /rel/
PRISHTINĂ, 4 shkurt/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti ka deklaruar se me Ligjin pĂ«r buxhetin 2025 qĂ« po funksionon qeveria nĂ« detyrĂ«, mund tĂ« vazhdojĂ« vetĂ«m deri nĂ« muajin shkurt, prandaj siç tha ai duhet tĂ« konstituohen institucionet sa mĂ« parĂ«.
Kurti, nga Podujeva, ka folur për hapat që do të ndërmerren drejt krijimit të Qeverisë së re.
Kurti ka bërë të ditur se përbërja e qeverisë së ardhshme do të ketë shumë prej emrave të prezantuar më herët nga ai dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, por se ato nuk do të jenë identike.
âDo tĂ« ketĂ« shumĂ« prej emrave tĂ« cilĂ«t tashmĂ« i kam prezantuar edhe unĂ« edhe Konjufca nĂ« vjeshtĂ«n e vitit tĂ« kaluar, mirĂ«po nuk do tĂ« jenĂ« identikĂ«, do tĂ« ketĂ« edhe emra tĂ« tjerĂ«. Po pĂ«rgatitemi qĂ« sĂ« pari ta konstituojmĂ« Kuvendin dhe sa me shpejt ta formojmĂ« QeverinĂ« e re. Siç e dini i kemi tri marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare me BankĂ«n BotĂ«rore dhe e kemi Planin e rritjes me BE qĂ« Ă«shtĂ« 882.6 milionĂ« euro e qĂ« duhet sa mĂ« parĂ« ta miratojmĂ« nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s pa harruar qĂ« e kemi mĂ« se shumti obligim e ky Ă«shtĂ« buxheti pĂ«r vitin 2026. Qeveria nĂ« detyrĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« veç deri nĂ« muajin shkurt, nĂ« muajin mars nuk mund tĂ« vazhdoj kĂ«sisoj, andaj nĂ« shkurt duhet ta kemi tĂ« pĂ«rmbyllur edhe çështjen e buxhetitâ, tha Kurti.
Ndërkohë i pyetur për një takim me presidenten Vjosa Osmani për të biseduar rreth çështjes së përzgjedhjes së presidentit ose presidentes, Kurti tha se ai është hapi i katërt pas formimit të qeverisë.
Kurti kĂ«to komente i bĂ«ri gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« PodujevĂ«, nĂ« shkollĂ«n âIsa Boletiniâ. /Kosovapress/
Disa muaj pas përfundimit të luftës, kur për shqiptarët kishte rikthyer shpresën për të jetuar të lirë në Kosovë, qytetarët e Mitrovicës u përballën me vrasje dhe dëbime masive.
NĂ« natĂ«n mes 3 dhe 4 shkurtit tĂ« vitit 2000, banda kriminale serbe e njohur si âRojat e UrĂ«sâ nisi sulmet ndaj shqiptarĂ«ve qĂ« jetonin nĂ« veri tĂ« urĂ«s sĂ« Ibrit.
Luan Abrashi, atëherë 13-vjeçar, u bë dëshmitar i vrasjes së të ëmës, Sebihasë.
âKa qenĂ« e organizuar shumĂ« mirĂ« nga ana e strukturave serbe pĂ«r spastrimin etnik tĂ« shqiptarĂ«ve. Ka qenĂ« njĂ« natĂ« e tmerrshme, realisht vrasjet janĂ« bĂ«rĂ« pa dallim gjinie, pa dallim moshe, nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« barbare, me bomba dhe armĂ« tĂ« ftohtaâ, tha Luan Abrashi.
Që prej 26 vjetësh, ai bashkë me familjen jetojnë në jug të Mitrovicës dhe kërkojnë drejtësi.
âPas 26 vitesh ende nuk ka drejtĂ«si pĂ«r viktimat e asaj nate. Nuk Ă«shtĂ« dĂ«nuar askush, edhe pse dihet shumĂ« mirĂ« se kush ka qenĂ« nĂ« krye, si Oliver Ivanoviçi, Delibashiçi e tĂ« tjerĂ«â, shtoi Abrashi.
NĂ« ânatĂ«n e tmerritâ, banda âRojat e UrĂ«sâ vrau dhjetĂ« civilĂ« shqiptarĂ«, pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ« dhe pleq, plagosi 25 tĂ« tjerĂ« dhe dĂ«boi me dhunĂ« rreth 12 mijĂ« shqiptarĂ« nga veriu i MitrovicĂ«s. Sipas dĂ«shmitarĂ«ve, gjithĂ« kjo ndodhi nĂ« praninĂ« e misionit tĂ« NATO-s nĂ« KosovĂ«, KFOR-it.
Në këtë përvjetor, në urën e re mbi lumin Ibër është përuruar një pllakë përkujtimore për viktimat.
âDuhet tĂ« jetĂ« e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarĂ«ve shqiptarĂ« edhe pas çlirimit tĂ« KosovĂ«s dhe prezencĂ«s sĂ« KFOR-it nĂ« KosovĂ«â, tha Faton Pec, kryetari i MitrovicĂ«s sĂ« Jugut.
Fotografitë e trupave të të vrarëve, të atyre që u keqtrajtuan dhe të shtëpive që u dogjën do të jenë pjesë e ekspozitës së hapur në Qendrën e Kulturës në jug të Mitrovicës. Ndërkohë, drejtësia ende mungon.
Më 11 gusht 2014, Prokurori Ndërkombëtar ngriti aktakuzë ndaj Oliver Ivanoviçit, Aleksandër Llazoviçit, Dragolub Delibashiçit dhe Ilija e Nebojsha Vujaçiçit, për krime lufte kundër popullatës civile në prill 1999 dhe shkurt 2000. Pas shqyrtimit rreth një viti, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Roxana Comsa shpalli fajtor vetëm Ivanoviçin për akuzën e parë dhe liroi të tjerët për akuzën e dytë. Në tetor 2016, Gjykata e Apelit e ktheu këtë rast në rigjykim, mirëpo më 16 janar 2018, Ivanoviç u vra para zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut.