Shërbimi Diplomatik i BE-së njoftoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, dje ka zhvilluar zhvilluar një takim për themelimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Kjo marrëveshje bazohet në Deklaratën për Personat e Zhdukur të nënshkruar më 2 maj 2023 nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Qëllimi i Komisionit të Përbashkët është mbikëqyrja e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë rastet e zhdukjeve me forcë, t’u japë përgjigje familjeve të tyre dhe të kontribuojë në pajtim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë. Në përputhje me Termat e Referencës të dakorduara, Komisioni i Përbashkët do të mbështesë punën e Grupit Punues për Personat e Zhdukur, të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), duke lehtësuar zbatimin e aktiviteteve nga palët, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe vlerësimin e progresit të arritur. “Bashkimi Evropian ka pritshmëri të larta që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat prej vitesh presin përgjigje”, u tha në njoftimin e BE-së.
Më tutje në njoftim shtohet se BE-ja, Kosova, Serbia mund t’i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin, aplikimin dhe interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të kontestuar brenda Grupit Punues të udhëhequr nga ICRC-ja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post BE-ja me ‘ymyt’ të madh: Komisioni i Përbashkët synon të zbardhë fatin e të zhdukurve appeared first on Sinjali.