Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një konferencë me gazetarët sot, tha se sfidat e vitit që sapo ka nisur janë të jashtëzakonshme sepse të tilla janë pritshmëritë e qytetarëve dhe ambiciet e Qeverisë.
Gonxhja nënvizoi se në zbatim të programit të qeverisjes Shqipëria 2030 për rritjen e ekosistemit të mikpritjes, së promovimit të vendit dhe identitetit tonë, të mirëmenaxhimit të pasurive publike, si bregu ujor, plazhet dhe destinacinet turistike, mbrotjes së trashëgimisë kulturore, mbështetja e një kalendari spektakolar aktivitetesh mes traditës dhe modernes, dhe natyrës e itinerarit.
“Rritja e imazhit të Shqipërisë ndërkombëtarisht, e vizitueshme 365 ditë të vitit, është themeli i punës dhe përpjekjeve tona. Bashkimi i kulturës, rinisë dhe sportit flet qartë për sinergjinë organike dhe natyrshmërinë e sektorëve në organika dhe mision”, tha Gonxhja.
Ministri Gonxhja tha se “për vitin 2025, Shqipëria priti 12,47 milionë vizitorë, ose një rritje prej 6,6% krahasuar me vitin e mëparshëm dhe kemi nisur punën për digjitalizimin e shërbimeve administrative. Po punojmë për plazhet publike dhe mirëmbajtjen e stacioneve të plazhit”.
Ministri njoftoi gjithashtu nisjen e punës për digjitalizimin e shërbimeve administrative, si dhe përmirësimin e kushteve për plazhet publike dhe mirëmbajtjen e stacioneve të plazhit.
Gonxhja theksoi se për të rritur cilësinë e sektorit të turizmit, në fokus do të jetë edhe licensimi i strukturave duke eliminuar evazionin dhe duke monitoruar flukset e turistëve që vizitojnë vendin.
“Do sjellim risinë e menaxhimit publik nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, që është një kategori e re plazheve të menaxhuara, krahas atyre private. Reduktimi i beach bar-eve, ulja e ndotjes akustike dhe rritja e sporteve dhe lojërave që lidhen me plazhin dhe sezonin e verës janë gjithashtu përparësi. Strukturat akomoduese duhet të licensohen, të rrisim standardet, certifikimin dhe transparencën në sektor, duke eliminuar evazionin dhe duke parë qartë flukset e turistëve në vendin tonë”, tha ai.
“Hartimi dhe përditësimi i strategjive sektoriale në koordinim mes tyre janë garancia e një akritekture të qëndrueshme dhe afatgjatë. Lufta jonë parësore është që të kërkojmë përtej tavaneve buxhetore, jo vetëm sepse edhe në kohët e mira ato nuk mjaftojnë, por sepse Shqipëria duhet të shpikë shumëfish fonde nëse duam të kapim kohën e humbur, të shpëtojmë thesaret tona të rrezikuara, të maksimizojmë vlerën e aseteve tona historike në funksion të zhvillimit të komuniteteve, të turizmit dhe ekonomisë”, vijoi Gonxhja.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit u shpreh se synohet “shumëfishimi i mbështetjes për institucionet dhe skenën e pavarur artistike, mirëmbajtje e projekte, investime në infrastruktura dhe përmirësim eksperience vizitorësh, restaurime zonash e objektesh historike, promovim sitesh e parqesh arkeologjike, itinerare e muzeume, mbrojtja e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe e dijebërjes kanë marrë jetë”, tha ai.
Gonxhja u ndal edhe në disa pika të tjera si digjitalizimi i shërbimeve administrative, përmes lëshimit online të licensave/certifikatave/lejeve nga institucioni, të nënshkruara dhe të vulosura me firmë dhe vulë elektronike, rritja e hapësirës së plazhit publik, mirëmenaxhimi i stacioneve të plazhit dhe garantimi i aksesit të përballueshëm nga qytetarët, duke sjellë risinë e menaxhimit publik nga njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV) krahas atij privat.
Ministrja Gonxhja u fokusua edhe te ndërkombëtarizimi dhe promovimi i ofertës dhe potencialit turistik të Shqipërisë, duke u ndalur te rritja e pranisë dhe e ndikimit në tregjet ndërkombëtare, përmes pjesëmarrjes së synuar në panaire kryesore të turizmit për promovim të destinacionit dhe rrjetëzimin.
“Pozicionimi global i Shqipërisë dhe zgjerimi i tregjeve turistike, përmes lobimit për lidhje udhëtarësh dhe promovimit të ofertës në tregje të largëta me potencial të lartë shpenzimi dhe qëndrimi (ShBA/Kanada, Azi/Japoni/Indi, Australi, Lindja e Mesme/Izrael, EBA, Katar dhe Arabi Saudite), duke theksuar kulturën, natyrën dhe eksperiencat autentike”, tha ai.
“Rritja e cilësisë së shërbimit turistik përmes zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, duke ngritur Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes në bashkëpunim me UN Tourism, e cila do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për stafet dhe aktorët e sektorit, certifikime sipas standardeve ndërkombëtare dhe përshtatje të kurrikulave universitare/profesionale me nevojat e tregut turistik”, vijoi Gonxhja, si edhe turizmi gjithëvjetor përmes turizmit të konferencave e eventeve, turizmit sportiv e shëndetësor, turizmit malor e ekoturizmit, turizmit gastronomik, kulturor e të aventurës.
Ministri Gonxhja tha se do të ketë riorganizim të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ku synohet tarifimi i shërbimeve, operimi me vetëfinancim, angazhim në evente e forcim masash administrative e tarifa të reja të personalizuara, platforma digjitale e modernizim, aplikacione (TEA 4.0) me abonim e anëtarësim, rrjete ekskluzive promovuese, reklama, inovacion.