Bino: Kemi kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes
Drejtoresha ekzekutive e SCiDEV, Blerjana Bino thotë se mos-heqja e plotë e shpifjes nga Kodi Penal e mban këtë nen si një instrument frikësues dhe intimidues ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të interesit publik. Për të dekriminalizimi i shpifjes nuk do të thotë imunitet për ata që shpifin, por heqje e një mekanizmi penal që pengon lirinë e shprehjes dhe krijon presion ndaj medias kritike.