❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Main stream

Ministria del me njoftim për lajmërimin e pensionistëve

19 January 2026 at 16:33


Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një njoftimi tregon se cila kategori e pensionistëve nuk janë të obliguar për paraqitje paraqitje të rregullt para zyrave të pensioneve.

Sipas njoftimit thuhet se pensionistët kontributiv, parciale kontributive, dhe familjare nuk janë të obliguar të paraqiten para zyrave të pensioneve.

Ndërsa siç thuhet në njoftim pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.

“MFPT ka ndĂ«rmarrĂ« hapa tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar shĂ«rbimet pĂ«r pensionistĂ«t, duke pĂ«rfshirĂ«: Ekipet mobile qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime nĂ« shtĂ«pi pĂ«r ata qĂ« nuk mund tĂ« paraqiten fizikisht, nĂ« tĂ« gjitha shtatĂ« rajonet e KosovĂ«s; ThjeshtĂ«simin e procedurave pĂ«r personat paraplegjikĂ«, tetraplegjikĂ« dhe tĂ« verbĂ«r, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe tĂ« lodhshme tĂ« rivlerĂ«simit”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/


Dyshimet për keqpërdorim të votave, i ndërpritet mandati përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ Prizren

19 January 2026 at 16:15


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim për ndërprerjen e mandatit të përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisioni Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur gjatë mbledhje kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai po ashtu bëri të ditur edhe vendimin për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; dhe

Vendim për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; dhe

Sipas vendimit të mëhershëm të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, parashihej që në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug) të bëhej rinumërimi i të gjitha vendvotimeve, ndërkaq për 28 të tjera vetëm nga 10% të vendvotimeve. Pas vendimit të mbledhjes së sotme, të gjitha vendvotimet, 2,557 sosh, që i përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, do të përfshihen në rinumërim.

Para votimit të këtyre dy rekomandimeve, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së sotme, KQZ ka pranuar raport preliminar nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ai riktheu në vëmendje se KQZ, me vetëiniciativë, ka zhvilluar procesin për verifikimin e rezultateve zgjedhore dhe më pas ka marrë edhe vendimin për rinumërimin e fletëvotimeve nga 914 vendvotime.

Gjatë mbledhjes, Radoniqi prezantoi pjesë nga raporti i rinumërimit të deritashëm.

“Kur flasim pĂ«r votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikura janĂ« minimale dhe pothuaje tĂ« papĂ«rfillshme. Kjo do tĂ« thotĂ« se rezultatet e subjekteve janĂ« numĂ«ruar dhe paraqitur saktĂ«â€, tha Radoniqi.

Më tej, ai shpjegoi se për dallim nga votat për subjektet politike, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumĂ«ruara nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR janĂ« zbritur nga rezultati 36,007 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 20,978 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKN. Ndryshimi nĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve pas rinumĂ«rimit tregon se procesi i numĂ«rimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktĂ«si”, tha Radoniqi.

“Analiza numerike e veçon komunĂ«n e Prizrenit si rastin mĂ« ekstrem. Pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR tĂ« komunĂ«s sĂ« Prizrenit janĂ« zbritur nga rezultati 29,343 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN tĂ« Prizrenit. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 16,366 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« kĂ«tĂ« QKN. MegjithatĂ«, nĂ« komunat tjera tĂ« rinumĂ«ruara nuk vĂ«rehen dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« votat e kandidatĂ«ve. Ndryshimet pĂ«rfshijnĂ« gabimet eventuale tĂ« regjistrimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerĂ«simit tĂ« fletĂ«votimeve tĂ« pavlefshme, por nĂ« vendvotime tĂ« caktuara janĂ« evidente ndryshime me tĂ« mĂ«dha tek disa kandidatĂ«â€, shtoi Radoniqi.

Gjithashtu, Radoniqi kujtoi se vendimi i KQZ-së është ndërmarrë me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime, duke shtuar se për të qenë plotësisht transparent në këtë proces, rezultati i çdo vendvotimi të rinumëruar është pasqyruar në platfomën e KQZ-së për rezultate.

Në fund, në emër të KQZ-së, Radoniqi ritheksoi se gjetjet nga procesi i rinuëmrimit do të adresohen në Prokurorinë e Shtetit dhe se KQZ do të ofrojë bashkpëunim të plotë institucional në procesin hetimor.

Henriksen: Certifikimet ndërkombëtare të AHLIE-t po rrisin standardet e turizmit në Kosovë

19 January 2026 at 15:46


Drejtoresha për Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë në American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), Yamel Henriksen, në një intervistë për Telegrafin ka folur për rolin e AHLIE-t në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe mikpritjes, si dhe për përfitimet konkrete që këto trajnime dhe certifikime sjellin për Kosovën.

Henriksen ka theksuar se AHLIE është institucioni global i trajnimit dhe certifikimit i Shoqatës Amerikane të Hoteleve dhe Strehimeve dhe Shoqatës Kombëtare të Restoranteve, dy organizatat më të mëdha të mikpritjes në botë.

- YouTube www.youtube.com

“Ne operojmĂ« ekskluzivisht nĂ« sektorin e mikpritjes dhe turizmit dhe misioni ynĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ«: tĂ« rrisim profesionalizmin, cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit dhe konkurrueshmĂ«rinĂ« globale tĂ« industrisĂ« pĂ«rmes trajnimeve, burimeve akademike dhe certifikimeve profesionale tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tarisht”, ka deklaruar ajo.

Sipas Henriksen, AHLIE është i pranishëm në mbi 100 vende të botës dhe bashkëpunon me më shumë se 2,000 institucione partnere, duke mbështetur studentët, edukatorët dhe profesionistët në ndërtimin e karrierave të qëndrueshme dhe të përgatitura për të ardhmen.

Drejtoresha rajonale e AHLIE-t ka vlerësuar se certifikimet ndërkombëtare janë kyçe për ngritjen e standardeve në të gjithë sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

Drejtoresha p\u00ebr Evrop\u00eb, Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00eb n\u00eb American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), Yamel Henriksen Foto: Ridvan Slivova

“Certifikimet e AHLIE-t bazohen nĂ« kompetenca, janĂ« tĂ« validuara nga industria dhe tĂ« pĂ«rafruara me nevojat reale operacionale tĂ« hoteleve, restoranteve dhe organizatave turistike nĂ« mbarĂ« botĂ«n. Kur profesionistĂ«t fitojnĂ« njĂ« certifikatĂ« AHLIE, ata dĂ«shmojnĂ« jo vetĂ«m njohuri teorike, por edhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar praktikat mĂ« tĂ« mira nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar”, ka theksuar Henriksen.

Ajo ka shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit, kënaqësinë e mysafirëve dhe konkurrueshmërinë e destinacioneve turistike.

Duke folur për Kosovën, Henriksen ka vlerësuar se vendi ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, ndërsa certifikimet ndërkombëtare ndihmojnë në tejkalimin e mungesës së aftësive dhe profesionalizimin e fuqisë punëtore.

“PĂ«r vende si Kosova, qĂ« po zgjerojnĂ« ofertĂ«n e tyre turistike, kĂ«to certifikime ndihmojnĂ« nĂ« mbushjen e boshllĂ«qeve tĂ« aftĂ«sive, forcimin e besueshmĂ«risĂ« sĂ« bizneseve lokale dhe rritjen e konkurrencĂ«s nĂ« tregun global”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Henriksen ka konfirmuar se AHLIE e konsideron Unionin e Turizmit të Kosovës si një partner të rëndësishëm dhe strategjik për zhvillimin e trajnimeve dhe certifikimeve në vend.

Drejtoresha p\u00ebr Evrop\u00eb, Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00eb n\u00eb American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), Yamel Henriksen Foto: Ridvan Slivova

“Unioni i Turizmit tĂ« KosovĂ«s ka demonstruar profesionalizĂ«m, pĂ«rkushtim dhe njĂ« kuptim tĂ« thellĂ« tĂ« nevojave tĂ« sektorit. BashkĂ«punimi na lejon tĂ« sjellim standarde globale, gjithmonĂ« tĂ« pĂ«rshtatura me kontekstin lokal, duke siguruar ndikim afatgjatĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«ri”, ka deklaruar ajo.

Sipas Henriksen, përfitimet nga pjesëmarrja në trajnimet e AHLIE-t janë të prekshme në çdo nivel.

“PĂ«r studentĂ«t dhe profesionistĂ«t, certifikimet forcojnĂ« punĂ«simin, hapin dyer ndĂ«rkombĂ«tare dhe ofrojnĂ« aftĂ«si qĂ« zbatohen menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e punĂ«s. PĂ«r bizneset, ato nĂ«nkuptojnĂ« cilĂ«si mĂ« tĂ« lartĂ« shĂ«rbimi, mbajtje mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« stafit dhe pajtueshmĂ«ri me standardet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« sigurisĂ« dhe pĂ«rvojĂ«s sĂ« mysafirĂ«ve”, ka theksuar ajo.

Drejtoresha p\u00ebr Evrop\u00eb, Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00eb n\u00eb American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), Yamel Henriksen Foto: Ridvan Slivova

Në fund, drejtoresha e AHLEI-t ka dhënë një mesazh motivues për të rinjtë dhe profesionistët e sektorit të turizmit dhe mikpritjes në Kosovë.

“Investoni nĂ« veten tuaj. Ky sektor shpĂ«rblen ata qĂ« janĂ« tĂ« etur pĂ«r dije, qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« dhe qĂ« guxojnĂ« tĂ« rriten. NjĂ« certifikatĂ« AHLIE nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« dokument, por njĂ« derĂ« e hapur drejt mundĂ«sive globale. Kosova ka talent, pasion dhe potencial – me trajnim, disiplinĂ« dhe vizion, suksesi ndĂ«rkombĂ«tar Ă«shtĂ« i arritshĂ«m”, ka pĂ«rfunduar Henriksen. /Telegrafi/

Fillimi i hetimeve për mospërputhjen e votave - prokurorja Pula takohet me zv.drejtorin e Policisë

19 January 2026 at 14:57


Koordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokuroja Laura Pula, e shoqĂ«ruar nga menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votĂ«s”, Besim Kusari pritĂ«n nĂ« takim pune zĂ«vendĂ«sdrejtorin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kolonel Fehmi Hoti dhe drejtorin e departamentit tĂ« rendit Publik nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s nĂ«nkolonel Arbnesh Ajvazi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se temë e diskutimeve të këtij takimi ishte fillimi i hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Republikës së Kosovës.

"Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, informoi të pranishmit se pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në të gjitha komunat, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor", thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se më tej koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula theksoi se pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të ketë rinumërim të plotë në të gjitha komunat, Prokurori i Shtetit do të fillohej grumbullimin e provave të nevojshme në nivel vendi.

Nga ana tjetĂ«r zĂ«vendĂ«sdrejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kolonel Fehmi Hoti potencoi se Policia e KosovĂ«s ka kapacitete tĂ« mjaftueshme dhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« kompetencave qĂ« ka do t’i shĂ«rbej kĂ«rkesave tĂ« prokurorĂ«ve tĂ« shtetit. /Telegrafi/


Një person kanos fqinjin e tij me armë në Prizren, dërgohet në mbajtje

19 January 2026 at 14:33


Të dielën rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobrave, Prizren njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se policia ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij.

“GjatĂ« bastisjes janĂ« hasur dhe sekuestruar: njĂ« revole me dy karikator me 30 fishekĂ«, njĂ« pushke gjuetie pa fishekĂ« dhe njĂ« pushke luftarake me njĂ« karikator pa fishekĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje bëhet e ditur se sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit.

“I dyshuari me aktvendim te prokurorit Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r nĂ« ndalim policor pĂ«r 48 ore. KundĂ«r tij Ă«shtĂ« filluar procedura penale pĂ«r veprat penale ‘Posedim i paautorizuar i armĂ«s dhe municionit’ dhe ‘ Kanosje’ “.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre. /Telegrafi/


KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave

19 January 2026 at 13:55


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që në 28 komuna të shkohet me rinumërim të plotë të të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah pasaktësi të theksuara në numërimin e votave të kandidatëve, ndërsa votat e subjekteve politike rezultojnë kryesisht të sakta.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se institucioni ka pranuar raportin nga procesi i rinumërimit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Sot kemi pranuar raportin nga procesi i rinumĂ«rimit qĂ« po zhvillohet nĂ« QNR. Aktualisht, 914 vendvotime janĂ« nĂ« proces rinumĂ«rimi, sipas vendimit tĂ« KQZ-sĂ«. NĂ« 10 komuna po bĂ«het rinumĂ«rimi i plotĂ«, ndĂ«rsa nĂ« 28 komuna tĂ« tjera po rinumĂ«rohen rreth 10 pĂ«r qind e vendvotimeve”, ka deklaruar Radoniqi.

Ai shtoi se KQZ-ja ka pranuar raportin pas rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, me të dhëna të datës 13 janar.

"Raporti tregon se ndryshimet nĂ« votat e subjekteve politike janĂ« minimale dhe pothuajse tĂ« papĂ«rfillshme, çka dĂ«shmon se numĂ«rimi i tyre Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ«. NdĂ«rkohĂ«, situata Ă«shtĂ« ndryshe sa i pĂ«rket votave tĂ« kandidatĂ«ve. TĂ« dhĂ«nat pas rinumĂ«rimit tregojnĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ« nĂ« numĂ«rimin e votave tĂ« kandidatĂ«ve. Nga rinumĂ«rimi rezulton se 36 mijĂ« e 7 vota u janĂ« zbritur kandidatĂ«ve, tĂ« cilat ishin regjistruar gabimisht nĂ« QNR, ndĂ«rsa 20 mijĂ« e 978 vota u janĂ« shtuar kandidatĂ«ve, pasi nuk ishin regjistruar saktĂ« gjatĂ« numĂ«rimit fillestar”, tha ai.

Radoniqi theksoi se analiza numerike e veçon Komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem sa i përket mospërputhjeve në numërim.

Ai bëri të ditur se para mbledhjes së KQZ-së, në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore janë dhënë dy rekomandime kryesore: rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe në 28 komunat e tjera; ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.

Radoniqi po ashtu theksoi se gjetjet nga procesi i rinumĂ«rimit do t’i adresohen ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit, duke shtuar se KQZ-ja do tĂ« ofrojĂ« bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« institucional gjatĂ« procesit hetimor. /Telegrafi/

Peci: Vjedhja e votave ka kaluar pĂ«rmasat e “vjedhjes industriale”

19 January 2026 at 13:17


Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e votës.

Peci ka deklaruar se vjedhja e votave brenda partive politike, sipas tij, ka kaluar edhe pĂ«rmasat e asaj qĂ« ishte quajtur “vjedhje industriale” nĂ« zgjedhjet e vitit 2010, duke theksuar se ky fenomen po shfaqet pothuajse nĂ« secilĂ«n parti politike.

“Diçka Ă«shtĂ« thellĂ«sisht e kalbur nĂ« vendin tonĂ«â€, ka shkruar Peci, duke e cilĂ«suar situatĂ«n aktuale si alarmante pĂ«r demokracinĂ« dhe shtetin e sĂ« drejtĂ«s.

Ai ka kritikuar ashpĂ«r ata qĂ«, sipas tij, po manipulojnĂ« vullnetin qytetar pĂ«rmes falsifikimit tĂ« votĂ«s, duke i krahasuar me “xheparosha” dhe duke i quajtur veprimet e tyre tĂ« turpshme dhe tĂ« dĂ«nueshme.

"ÇfarĂ« ka ndodhĂ« me vjedhjen e votave brenda partiake si po duket e ka kaluar dimensionin e “vjedhjes industriale” tĂ« vitit 2010, dhe atĂ« secila parti! Diçka Ă«shtĂ« e kalbur thellĂ«sisht nĂ« vendin tonĂ«! Turp pĂ«r ju qĂ« i pĂ«rngjani xheparoshave qĂ« e keni bĂ« pĂ«rmes falcifikimit tĂ« vullnetit qytetar! Nuk e di se si mundeni me ju dalĂ« pĂ«rball njerĂ«zve tĂ« ndershĂ«m tĂ« vendit tonĂ«, tĂ« cilĂ«t e dhanĂ« provimin qytetar tĂ« demokracisĂ« mĂ« 28 dhjetor", ka shkruar Peci. /Telegrafi/


Damka reagon ndaj procesit të rinumërimit: Vullneti i popullit nuk mund të cenohet

19 January 2026 at 12:53


Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me procesin e rinumërimit të votave që po vazhdon pas zgjedhjeve.

Damka ka theksuar se vullneti i qytetarëve nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyhet pas mbylljes së kutive të votimit, duke nënvizuar se çdo votë përfaqëson besimin, mundin dhe sakrificën e popullit.

Sipas tij, çdo ndërhyrje në fletëvotim përbën mosrespektim të hapur jo vetëm ndaj tij personalisht, por ndaj vullnetit të përbashkët të shoqërisë kosovare turke.

Ai ka reaguar gjithashtu ndaj, siç i ka quajtur, sulmeve dhe pretendimeve të pabazuara që kohët e fundit janë drejtuar ndaj tij, duke vlerësuar se qëllimi i tyre është zbehja e arritjeve të deritanishme dhe minimi i vullnetit shoqëror.

"Jam duke ndjekur procesin e rinumĂ«rimit qĂ« po vazhdon pas procesit zgjedhor. Dua tĂ« dihet se vullneti i popullit nuk Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« pas mbylljes sĂ« kutive tĂ« votimit.Secila votĂ« Ă«shtĂ« shenjĂ« e prekshme e besimit, mundit dhe djersĂ«s qĂ« populli ynĂ« ka tek ne. Çdo dorĂ« qĂ« del nga fletĂ«votimi arrin vullnetin e lirĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m e personit tim; Ă«shtĂ« mosrespektim i hapur i pĂ«rpjekjes dhe vullnetit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shoqĂ«risĂ« kosovare turke.KohĂ«t e fundit, sulmet dhe pretendimet e pabazuara qĂ« mĂ« synojnĂ« kanĂ« vetĂ«m njĂ« qĂ«llim: t’i hedhin hije arritjeve tĂ« arritura dhe tĂ« minojnĂ« vullnetin tonĂ« shoqĂ«ror. Ne jemi gjithmonĂ« tĂ« hapur pĂ«r çdo kritikĂ« konstruktive dhe me kuptim tĂ« mirĂ«; megjithatĂ«, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« na devijojnĂ« nga kĂ«to atentate me reputacion tĂ« kryera me qĂ«llime tĂ« pista. TĂ« vĂ«rtetat do tĂ« zĂ«nĂ« vend si nĂ« ndĂ«rgjegjen e popullit ashtu edhe para ligjit", ka shkruar Damka.

Siç tha ai: "Askush nuk duhet të dyshojë se; Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) përsëri do të përfaqësohet në parlament dhe komuna me dy deputetë". /Telegrafi/



Policia kërkon bashkëpunimin me qytetarë për të dyshuarin për vrasje në tentativë - Egzon Reshani

19 January 2026 at 12:32


Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale nĂ« Prizren Ă«shtĂ« duke zhvilluar hetime lidhur me veprĂ«n “Vrasje nĂ« tentative”, konkretisht 05.01.2026, rreth orĂ«s 22:50, policia ka pranuar informacion se nĂ« rrugĂ«n “Ali Hadri”, nĂ« Prizren, kishte tĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

"Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor. Rasti është duke u hetuar dhe nga policia, janë identifikuar dhe arrestuar e personave të përfshirë në rast, por njeri nga të dyshuarit është ende në arrati, ai është: - Egzon Besim Reshani, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkelzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren", thuhet nën njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit.

"Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 January 2026 at 09:47


Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Llabani u komandua javën e kaluar në këtë detyrë, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërloj, i cili edhe u arrestua më pas, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, gjatë një vizite shëndetësore në Spitalin e Durrësit.

Përveç Cërlojit u arrestuan edhe punonjës të tjerë të burgut dhe spitalit.

Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme, shkruan A2CNN. Më parë ka drejtuar Burgun e Peqinit. (A2 Televizion)

Tragjedia hekurudhore në Spanjë me mbi 30 viktima, Rama i shpreh ngushëllime homologut të tij

19 January 2026 at 09:44


Pas tragjedisë së rëndë të ndodhur këtë të diel në Adamuz, Spanjë, ku përplasje e dy trenave ka shkaktuar mbi 30 viktima, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij.

NĂ« njĂ« status nĂ« X, Rama i drejtohet kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« drejtpĂ«rdrejt kryeministrit spanjoll, Pedro SĂĄnchez, duke shkruar: “I dashur Pedro @sanchezcastejon, Kam marrĂ« me trishtim tĂ« thellĂ« lajmin pĂ«r aksidentin tragjik hekurudhor qĂ« ndodhi nĂ« Adamuz. NĂ« emĂ«r tĂ« popullit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe nĂ« emrin tim, dua tĂ« shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe QeverinĂ« e SpanjĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment dhimbjeje. Mendimet tona janĂ« me ata qĂ« kanĂ« humbur tĂ« dashurit e tyre dhe me tĂ« gjitha ekipet qĂ« po punojnĂ« pa pushim pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur kĂ«saj tragjedie”. /Euronews.al/



Dear Pedro @sanchezcastejon

He recibido con profunda tristeza la noticia del trĂĄgico accidente ferroviario ocurrido en Adamuz.

En nombre del pueblo de Albania y en el mío propio, quiero expresar mis más sentidas condolencias a las familias de las víctimas y mi solidaridad con

— Edi Rama (@ediramaal) January 19, 2026

Before yesterdayMain stream

Gastroenterologu Avni Haziri: Kanceri i zorrës së trashë mund të zhvillohet pa asnjë simptomë

17 January 2026 at 14:23


Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Avni Haziri ka treguar rrezikshmërinë dhe fshehtësinë e disa formave të kancerit të sistemit tretës, duke theksuar se mungesa e simptomave nuk do të thotë mungesë sëmundje.

Sipas Hazirit, në mbi 22 vite përvojë profesionale, ai ka hasur raste të shumta të pacientëve me kancer të avancuar të lukthit dhe zorrës së trashë, të cilët nuk kanë pasur asnjë simptomë paralajmëruese.



“Mua mĂ« ka ndodhur qĂ« gjatĂ« kĂ«tyre 22 viteve pĂ«rvojĂ« tĂ« kem pacientĂ« me kancer tĂ« avancuar tĂ« lukthit pa pasur asnjĂ« simptomĂ«. Po ashtu, kam pasur pacientĂ« me karcinomĂ« tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ« pa asnjĂ« shenjĂ« klinike”, ka deklaruar Haziri.

Ai shpjegon se kanceri i zorrës së trashë konsiderohet një nga format më të rrezikshme, pikërisht për shkak se zhvillohet në heshtje dhe simptomat shfaqen shumë vonë.

“Ky lloj kanceri shpesh jep vetĂ«m anemi. Pacienti nuk ka gjak nĂ« jashtĂ«qitje, nuk ka kapsllĂ«k, as barkqitje. Pra, nuk ka simptoma tipike qĂ« do ta alarmonin menjĂ«herĂ«â€, thekson gastroenterologu.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm që Haziri vë në pah është faktori gjenetik.

Ai këshillon që personat që kanë raste të kancerit të lukthit apo zorrës së trashë në familje, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Aktakuzë ndaj të pandehurit të ekstraduar nga Shqipëria për kultivim të 1 mijë 592 bimëve narkotike

16 January 2026 at 16:16


Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë.

NĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« Speciale thuhet se: Sipas aktakuzĂ«s, ndĂ«r tĂ« tjera ceket se i pandehuri N.Sh., shtetas i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga data e pa vĂ«rtetuar deri mĂ« datĂ« 19.06.2024, nĂ« fshatin Panorc, Komuna MalishevĂ«, pa autorizim dhe nĂ« bashkĂ«kryerje edhe me dy tĂ« pandehur tjerĂ«, kultivojnĂ« bimĂ« tĂ« hashashit, shkurren e kokainĂ«s ose bimĂ«n e kanabisit me qĂ«llim tĂ« prodhimit tĂ« narkotikĂ«ve ose substancave psikotrope. NĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« i pandehuri N.Sh., nĂ« bashkĂ«punim me tĂ« pandehurin O.Sh., shtetas i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, dhe njĂ« i dyshuar i tretĂ« i pa identifikuar deri mĂ« tani, kanĂ« mbjellur dhe kultivuar narkotik tĂ« llojit Kanabis Sativa nĂ« tri parcela. NĂ« kĂ«to tri lokacione janĂ« gjetur gjithĂ«sej 1592 bimĂ« narkotike tĂ« llojit Kanabis Sativa”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se parcelat janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri, ndërsa veprimet e të pandehurve, ku secili nga ta vërehet qartë duke i punuar këto bimë, shihen në foto dhe video të nxjerra nga masa e fshehtë e vëzhgimit.

“Me kĂ«to veprime i pandehuri N.Sh., nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale ‘Kultivimi i bimĂ«s sĂ« hashashit, shkurres sĂ« kokainĂ«s ose bimĂ«ve tĂ« kanabisit’ nga neni 272 pargraf 1 lidhur me nenin 31 tĂ« KPRK-sĂ«. Ai Ă«shtĂ« arrestuar me urdhĂ«r arrest ndĂ«rkombĂ«tar dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« ekstraduar nga Republika e ShqipĂ«risĂ« nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, qĂ« nga data 2 dhjetor 2025, gjendet nĂ« masĂ«n e paraburgimit”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/


"Tortura në mënyrë çnjerëzore me shkop gome, shqelma dhe grushte", ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut të Lipjanit

16 January 2026 at 15:56


Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj N.C., pĂ«r veprĂ«n penale “Krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.C., gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e personit zyrtar-gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës.

"Sipas aktakuzës, N.C., gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme , si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtyre rrahjeve, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor", thuhet në njoftim.

Rasti i ka kaluar për shqyrtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë thotë se aplikimi është i hapur

16 January 2026 at 15:49


Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se "Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër" është e hapur deri më 31 janar.

Sipas një njoftimi për media lejohet aplikimi për subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, edhe në rastet kur aplikuesi ka një sistem solar fotovoltaik ekzistues, të instaluar prapa njehsorit (behind the meter) ose sipas rregullës për vet-konsumatorët (prosumatorët).

"Subvencionimi bĂ«het nĂ« bazĂ« tĂ« kapacitetit tĂ« instaluar tĂ« sistemit tĂ« baterive, sipas konfigurimit teknik tĂ« paraqitur nĂ« aplikim. Thirrja nuk pĂ«rcakton kufizim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r kapacitetin (kWh) tĂ« baterive dhe kufizimi zbatohet vetĂ«m nĂ« vlerĂ«n maksimale tĂ« mbĂ«shtetjes financiare, sipas kushteve tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« thirrje”, thuhet nĂ« njoftim.

Aplikuesit ftohen tĂ« konsultojnĂ« dokumentin i cili mund t’ju ndihmojĂ« gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« aplikimit.

Dokumenti me “PĂ«rgjigje pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta nĂ« lidhje me grant skemĂ«n pĂ«r energji tĂ« pastĂ«r”: https://me.rks-gov.net/.../PERGJIGJE-PER-PYETJET-ME-TE...

Afati i fundit për aplikim: 31.01.2026

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, ju lutem shikoni linkun: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/

PDK shpenzoi rreth 272 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale

16 January 2026 at 15:33


Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar rreth 272 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025.

Përmes një raporti të KQZ-së bëhet e ditur se këto shpenzime janë kryesisht për reklama rreth 50 mijë euro dhe shpenzimet lidhur me donacionet dhe kontributet ne natyrë në mallra dhe shërbim rreth 222 mijë euro.


Ndërsa, sa i përket donacioneve dhe kontributeve kjo parti ka pranuar rreth 25 mijë euro.

Për më shumë shikoni raportin e plotë. /Telegrafi/

Zgjedhjet lokale, LVV pranoi mbi 36 mijë euro donacione

16 January 2026 at 15:05


⁠Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025.

Lëvizja Vetëvendosje, për periudhën 09.06.2025-09.11.2025 ka shpenzuar mbi 388 mijë euro në të cilën përfshihen shpenzimet e pagave dhe kompensimet, të transportit, reklama, blerjet e mallrave, etj.

Po ashtu sipas këtij raporti për pesë muaj ka pranuar 36 mijë e 680 euro donacione.

Në raport bëhet e ditur se në mesin e 34 kontribuuesve është edhe nënkryetari i kësaj partie, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me shumën prej 1 mijë euro.

Dy herë nga 165 euro i dha edhe ish-deputeti i legjislaturës së fundit dhe deputeti i zgjedhur, Avni Dehari, që në total bëjnë 330 euro. /Telegrafi/

​“DĂ«rgoi e-mail”, Sveçla mungon sĂ«rish nĂ« seancĂ«n pĂ«r gazin lotsjellĂ«s

16 January 2026 at 14:42


Edhe sot në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018 nuk është prezent ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe trupi gjykues propozoi të veçohet procedura për Xhelal Sveçlën.

Avokati i Xhelal Sveçlës, Laur Prenaj arsyetoi mungesën e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës, ndërsa këkroi mirëkuptim.

“KĂ«rkoj nga gjykata qĂ« tĂ« ketĂ« konsideratĂ« dhe mirĂ«kuptim nĂ« faktin se i mbrojturi im mban njĂ« detyrĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« lartĂ« si ministĂ«r nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme dhe jo çdo herĂ« mund tĂ« jetĂ« prezent apo i gatshĂ«m qĂ« t’i pĂ«rgjigjet ftesave nga gjykata”, tha ai.

Gjyqtari, Sabit Sadiku tha se me e-mail Sveçla ka njoftuar se gjendet jashtë vendit.

“Ka dĂ«rguar e-mail, gjendet jashtĂ« vendit”, tha ai.

Ndërsa, prezent ishin edhe ish-deputetët e LVV-së, Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku. /Telegrafi/

"Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjete", Kurti zhvilloi takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë

16 January 2026 at 14:18


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në kuadër të komunikimit të rregullt dhe zhvillimeve të fundit, Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i njoftuan për fazat e zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, ligje këto të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe veprimet afirmative, që institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin për zbatimin e plotë të këtyre dy ligjeve.

“Faza e parĂ« e zbatimit, e cila nis sot, parasheh njĂ« periudhĂ« informimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore. VizitorĂ«t qĂ« hyjnĂ« nĂ« vendkalimet kufitare do tĂ« pajisen me materiale informuese, tĂ« cilat ofrojnĂ« udhĂ«zime tĂ« qarta mbi tĂ« drejtat, detyrimet dhe procedurat pĂ«rkatĂ«se qĂ« rrjedhin nga legjislacioni nĂ« fuqi. Paralelisht do tĂ« organizohen sesioneve informuese me qytetarĂ«, fushatĂ« informimi pĂ«rmes medieve, linja telefonike informuese, etj. Kjo fazĂ« do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« datĂ«n 15 mars tĂ« kĂ«tij viti, kur fillon zbatimi i plotĂ«. Zbatimi i Ligjit pĂ«r tĂ« Huajt dhe Ligjit pĂ«r Automjetet synon lehtĂ«simin e qĂ«ndrimit tĂ« shtetasve jorezidentĂ« nĂ« KosovĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se kryeministri informoi ambasadorët e pranishëm mbi domosdoshmërinë e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

“Kryeministri tha se ky proces integruese do tĂ« bĂ«het nĂ« koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke siguruar qĂ« brengat dhe kĂ«shillat e komunitetit joshumicĂ« serb nĂ« KosovĂ« merren nĂ« konsideratĂ«. Kryeministri ritheksoi pĂ«rkushtimin e QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r sundimin e ligjit, zbatimin e barabartĂ« tĂ« legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik, duke u shprehur se periudha nĂ« vijim Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r funksionalizimin e plotĂ« tĂ« kĂ«tyre proceseve”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

❌
❌