Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Biri i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren

23 January 2026 at 14:58

Në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, një ndër të arrestuarit dyshohet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit – bëhet fjalë për Alaudin Demirin, birin e Rasim Demirit.

Demiri dyshohet për tjetërsim të votave për babanë e tij, i cili është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë.

Nga rinumërimi rezulton se Demiri ka 119 vota më pak sesa në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Biri i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren appeared first on Sinjali.

Skandali i votave në Prizren: Arrestohet i afërmi i Fetah Paçarizit për manipulim dhe ryshfet

23 January 2026 at 14:53

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, është arrestuar Granit Paçarizi, djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi.

Ai dyshohet për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se mund të kenë ndikuar në procesin e votimit.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për Granit Paçarizin një vit më parë, duke e përmendur për të kaluarën e tij kriminale. Ai kishte përfunduar në pranga më 5 prill 2022, pasi dyshohej se kishte kanosur zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit. Gjykata Themelore i kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandali i votave në Prizren: Arrestohet i afërmi i Fetah Paçarizit për manipulim dhe ryshfet appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave, kaq vota iu hoqën liderëve të partive

23 January 2026 at 14:28

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendimeve të KQZ-së.

Deri më tani janë rinumëruar mbi 50% e votave, ku shumë kandidatë humbën vota, ndërsa disa të tjerë përfituan.

Votat e hequra të kryetarëve të partive deri më tani:

Albin Kurti -320 Vota

Bedri Hamza – 7 vota

Lumir Abdixhiku – 114 vota

Ramush Haradinaj -5 vota

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave, kaq vota iu hoqën liderëve të partive appeared first on Sinjali.

Fundjava e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në Mitrovicë

23 January 2026 at 14:10

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Përballja kryesore është derbi Trepça – Bashkimi të dielën në Mitrovicë nga ora 17:00, ku lideri Trepça përballet me të dytin Bashkimi.

Të shtunën Rahoveci 029 e pret Sigal Prishtinën nga ora 17:00, ndërsa Bora dhe Peja përballen nga ora 19:30. Javën e mbyll dueli Ylli – Vëllaznimi në Suharekë.

Renditja aktuale tregon një garë të ngushtë për vendet e para, ndërsa Rahoveci dhe Vëllaznimi kërkojnë fitore për të dalë nga vendet e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundjava e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Kandidatët e PDK-së po ‘lulëzojnë’ – Arian Tahiri merr gati 900 vota plus nga rinumërimi

23 January 2026 at 13:57

Rinumërimi i votave në nivel vendi po vazhdon të zbulojë parregullsi nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Derisa shumë kandidatë po humbin vota, disa të tjerëve po iu rikthehen ato që dyshohet se iu ishin “zhdukur”.

Deri më tani, kandidati që ka përfituar më së shumti nga rinumërimi është Arian Tahiri nga PDK, sipas të dhënave aktuale, pas rinumërimit të mbi 50% të vendvotimeve, Tahirit i janë shtuar gjithsej 873 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kandidatët e PDK-së po ‘lulëzojnë’ – Arian Tahiri merr gati 900 vota plus nga rinumërimi appeared first on Sinjali.

Kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

23 January 2026 at 13:44

Mbrëmë, në familjen Jashari u shënua një moment i veçantë gëzimi.

Hamzë Jashari i ri ka hedhur hapin e radhës në jetën e tij, duke u fejuar dhe duke i dhënë fund beqarisë.

E zgjedhura e tij është Enesa Imeri, me të cilën ka festuar këtë ngjarje të rëndësishme në rreth familjar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri appeared first on Sinjali.

BE-ja me ‘ymyt’ të madh: Komisioni i Përbashkët synon të zbardhë fatin e të zhdukurve

23 January 2026 at 13:14

Shërbimi Diplomatik i BE-së njoftoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, dje ka zhvilluar zhvilluar një takim për themelimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Kjo marrëveshje bazohet në Deklaratën për Personat e Zhdukur të nënshkruar më 2 maj 2023 nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Qëllimi i Komisionit të Përbashkët është mbikëqyrja e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë rastet e zhdukjeve me forcë, t’u japë përgjigje familjeve të tyre dhe të kontribuojë në pajtim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë. Në përputhje me Termat e Referencës të dakorduara, Komisioni i Përbashkët do të mbështesë punën e Grupit Punues për Personat e Zhdukur, të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), duke lehtësuar zbatimin e aktiviteteve nga palët, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe vlerësimin e progresit të arritur. “Bashkimi Evropian ka pritshmëri të larta që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat prej vitesh presin përgjigje”, u tha në njoftimin e BE-së.

Më tutje në njoftim shtohet se BE-ja, Kosova, Serbia mund t’i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin, aplikimin dhe interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të kontestuar brenda Grupit Punues të udhëhequr nga ICRC-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post BE-ja me ‘ymyt’ të madh: Komisioni i Përbashkët synon të zbardhë fatin e të zhdukurve appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është djali i Nait Hasanit, i dyshuari mes të ndaluarve për manipulim votash në Prizren (Emri)

23 January 2026 at 12:44

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se djali i kandidatit Nait Hasani quhet Art Hasani dhe është mes personave të ndaluar sot në Prizren gjatë një operacioni policor për dyshime të manipulimit të votave.

Sinjali më herët ka raportuar se të gjithë personat e shoqëruar kanë marrë masë ndalimi prej 48 orësh, në kuadër të hetimeve ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është djali i Nait Hasanit, i dyshuari mes të ndaluarve për manipulim votash në Prizren (Emri) appeared first on Sinjali.

Shpërthim gypi në Klinikën e Oftalmologjisë, QKUK: Operacionet vazhdojnë normalisht

23 January 2026 at 12:11

Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik pas shpërthimit të një gypi uji.

Zëdhënësja Mirlinda Qyqalla për Gazetën Sinjali e konfirmoi se shërbimet shëndetësore për pacientët vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë.

Sipas saj, tri sallat e operacionit janë funksionale dhe ndërhyrjet kirurgjikale po kryhen sipas planit.

“Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Menjëherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar me kohë, duke e sanuar plotësisht problemin. Klinika e Oftalmologjisë na njofton se tri sallat e operacionit janë funksionale dhe po kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale sipas planit dhe rregullit të zakonshëm. Po ashtu ju njoftojmë se shërbimet shëndetësore për pacientët po vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë”, konfirmoi Qyqalla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthim gypi në Klinikën e Oftalmologjisë, QKUK: Operacionet vazhdojnë normalisht appeared first on Sinjali.

Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mbajt pa leje, masa ndaj përgjegjësve

23 January 2026 at 11:56

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me mbajtjen e një aktiviteti të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Dodaj”, i cili siç tha ai, ka qenë pa leje apo koordinim me institucionet komunale.

Rama tha se aktiviteti është zhvilluar pa njoftimin e Drejtorisë së Arsimit apo kabinetit të tij dhe se tashmë janë ndërmarrë veprime për të sqaruar rrethanat dhe për të zbatuar rregulloret në fuqi.

“Unë faktikisht kur e mora vesh isha shumë i indinjuar për arsye se nuk ka pasur as leje as koordinim me askënd, as prej drejtorisë as prej kabinetit tim. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershme. Pra kush ka bërë një gjë të tillë pa marrë leje, pa koordinim normal që do të ketë edhe veprime të ndryshme. Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e as kund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mbajt pa leje, masa ndaj përgjegjësve appeared first on Sinjali.

David Neres rrezikon dy muaj jashtë fushave te Napoli

23 January 2026 at 11:47

David Neres mund të mungojë për një periudhë të gjatë te Napoli për shkak të dhimbjeve nga një lëndim në tendinë.

Gjendja u përkeqësua pas rikthimit të përshpejtuar në ndeshjen ndaj Parmës, dhe ekziston mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale që do ta mbante jashtë fushave për rreth dy muaj.

Vendimi përfundimtar do të merret pas konsultës së ardhshme mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post David Neres rrezikon dy muaj jashtë fushave te Napoli appeared first on Sinjali.

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 January 2026 at 11:40

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane – e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA – me qëllim që ta shmangë mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara.

TikTok-u i ka mbi 200 milionë përdorues amerikanë.

Kjo marrëveshje përbën moment kyç për kompaninë e rrjeteve sociale, pas përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Më pas, Trump vendosi të mos e zbatojë një ligj të miratuar në prill të vitit 2024, i cili kërkonte që ByteDance t’i shiste asetet e veta në SHBA deri në janarin pasues ose të përballej me mbyllje. Kjo masë u mbështet edhe nga Gjykata e Supreme.

ByteDance theksoi se ndërmarrja e re, TikTok USDS Joint Venture LLC, do t’i ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë, aplikacionet dhe algoritmet përmes masave të privatësisë së të dhënave dhe sigurisë kibernetike.

Kompania dha pak hollësi lidhur me procesin e shkëputjes së pronësisë.

Trump e vlerësoi marrëveshjen në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se TikTok-u “tani do të jetë në pronësi të një grupi patriotësh dhe investitorësh të mëdhenj amerikanë, më të mëdhenjtë në botë”.

Ai e falënderoi presidentin e Kinës, Xi Jinping, “për bashkëpunimin me ne dhe, në fund, për miratimin e marrëveshjes. Ai mund të kishte vepruar ndryshe, por nuk e bëri, dhe ai çmohet për vendimin e tij”, rel.

Sipas marrëveshjes, investitorët amerikanë dhe ndërkombëtarë do ta zotërojnë 80.1 për qind të ndërmarrjes, ndërsa ByteDance do t’i mbajë 19.9 për qind të aksioneve.

Tre investitorët menaxhues të TikTok USDS JV – gjiganti i informatikës cloud Oracle, grupi i kapitalit privat Silver Lake dhe firma investuese MGX me seli në Abu Dhabi – do t’i zotërojnë secili nga 15 për qind.

Trump i ka më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale në TikTok dhe tha se ky aplikacioni e ndihmoi në fitimin e zgjedhjeve presidenciale. Shtëpia e Bardhë gjithashtu hapi llogari zyrtare në TikTok në gusht.

TikTok njoftoi se investitorët në ndërmarrje përfshijnë Dell Family Office – firmën investuese të themeluesit të Dell Technologies, Michael Dell – si dhe Vastmere Strategic Investments, Alpha Wave Partners, Revolution, Merritt Ëay, Via Nova, Virgo LI dhe NJJ Capital.

Ish-drejtuesit e TikTok USDS, Adam Presser dhe Will Farrell, janë emëruar drejtor ekzekutiv dhe drejtor i sigurisë, përkatësisht.

Drejtori ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Chew, u emërua gjithashtu anëtar i bordit të ndërmarrjes; ai drejton bizneset dhe strategjinë globale të TikTok-ut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Manipulim votash në Prizren: Djali i Nait Hasanit mes të ndaluarve

23 January 2026 at 10:40

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se mes personave të ndaluar në operacionin e sotëm në Prizren për dyshime të manipulimit të votave është edhe djali i Nait Hasanit.

Ndryshe, Sinjali më herët nga burime të besueshme ka bërë të ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Manipulim votash në Prizren: Djali i Nait Hasanit mes të ndaluarve appeared first on Sinjali.

Policia konfirmon operacionin në Prizren lidhur me dyshimet për manipulim të votave

23 January 2026 at 10:26

Policia e Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti, e cila njoftoi:

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni pas përfundimit të tij,” njoftoi ajo.

Ndryshe, Gazeta Sinjali më herët nga burime të besueshme ka bërë të ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit në Prizren, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia konfirmon operacionin në Prizren lidhur me dyshimet për manipulim të votave appeared first on Sinjali.

63 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, 22 me të lënduar

23 January 2026 at 10:03

Gjatë 24 orëve të fundit, rrugët e Kosovës u panë nga 63 aksidente trafiku, ku 22 përfunduan me persona të lënduar dhe 41 vetëm me dëme materiale.

Policia rrugore shqiptoi gjithsej 2,696 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 63 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, 22 me të lënduar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ndalim prej 48 orësh për të gjithë të shoqëruarit për manipulim me vota në Prizren, sfidë mbetet sistemimi i tyre

23 January 2026 at 09:31

Burime të besueshme bëjnë me dije se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit në Prizren, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.

Sipas burimeve, masa e ndalimit pritet të zbatohet për të gjithë të ftuarit, me përjashtim të rasteve specifike, si persona me probleme serioze shëndetësore dhe ndonjë grua shtatzënë, ku mund të vendoset trajtim i ndryshëm procedural.

Megjithatë, sfida kryesore për organet e ndjekjes mbetet sistemimi i të ndaluarve, pasi siç mësohet nuk ka kapacitete të mjaftueshme në qendrat e ndalimit në Kosovë për një numër kaq të madh personash.

Burimet thonë se plani paraprak është që një pjesë e tyre të sistemohen në një sektor të burgut të Lipjanit, në hapësirën ku më parë ishin mbajtur edhe të ndaluarit në rastin e skandalit të BKS, si dhe në qendra të tjera të ndalimit ku mund të sigurohet vend.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për vendosjen dhe shpërndarjen e tyre pritet të merret në koordinim të plotë mes Prokurorisë dhe Policisë, në varësi të numrit përfundimtar të personave që do të përfshihen në masën e ndalimit.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërkohë që burimet konfirmojnë se organet kompetente kanë në dispozicion edhe prova elektronike dhe filmime, që sipas tyre dokumentojnë dyshimet për ndërhyrje të organizuar në procesin e numërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ndalim prej 48 orësh për të gjithë të shoqëruarit për manipulim me vota në Prizren, sfidë mbetet sistemimi i tyre appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi shndërrohet në yll të Mallorcës me hat-trick historik

23 January 2026 at 09:28

Vedat Muriqi bëri hat-trickun e tij të parë me Mallorcën në La Liga, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

La Liga e ka vlerësuar përpara si një nga sulmuesit më vendimtarë të sezonit, ndërsa kosovari po kalon formën më të mirë të karrierës së tij në futbollin spanjoll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi shndërrohet në yll të Mallorcës me hat-trick historik appeared first on Sinjali.

Çmimore e re për mbeturinat në Prishtinë, KRM “Pastrimi” sqaron ndryshimet

23 January 2026 at 08:49

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se ka hyrë në fuqi çmimorja e re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave.

Sipas njoftimit, vendimi bazohet në Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal në dhjetor 2023.

Çmimorja e re parasheh tarifa të standardizuara dhe kategorizim të konsumatorëve, nga amvisëritë deri te bizneset, me synim transparencën, qëndrueshmërinë financiare dhe ofrimin e një shërbimi të rregullt e cilësor.

KRM “Pastrimi” ka bërë të ditur se mbetet e hapur për sqarime shtesë dhe bashkëpunim me qytetarët dhe subjektet ekonomike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çmimore e re për mbeturinat në Prishtinë, KRM “Pastrimi” sqaron ndryshimet appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave drejt 50%, procesi vazhdon në QNR

23 January 2026 at 08:24

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon edhe sot rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat KQZ ka marrë vendim.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë rinumëruar 48.49% e votave.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka 46.59% të votave, PDK 22.77%, LDK 10.20%, ndërsa AAK 4.14%.

Ndryshe procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 11 komuna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave drejt 50%, procesi vazhdon në QNR appeared first on Sinjali.

FFK mohon dënimin nga UEFA: Nuk ka keqpërdorim fondesh, raportimet janë të pavërteta

23 January 2026 at 08:17

Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur poshtë raportimet se është dënuar nga UEFA për keqpërdorim të fondeve, duke i quajtur ato gënjeshtra që synojnë të deformojnë realitetin në prag të zgjedhjeve në FFK.

Sipas Federatës, marrëveshja e përmendur me UEFA-n daton nga viti 2023 dhe ka të bëjë me forcimin e procesit të licensimit të klubeve.

FFK pranon se UEFA ka ndalur përkohësisht 50 mijë euro fonde mbështetëse, por thekson se kjo është pjesë e praktikave standarde që zbatohen edhe ndaj federatave të tjera dhe jo një dënim për keqpërdorim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FFK mohon dënimin nga UEFA: Nuk ka keqpërdorim fondesh, raportimet janë të pavërteta appeared first on Sinjali.

❌
❌