Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

BE përcaktoi Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, reagon Irani: Gabim i madh strategjik! Evropa po ndez zjarrin

By: M C
29 January 2026 at 19:35

Vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për ta shpallur Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik, ushtrinë ideologjike të Republikës Islamike të Iranit, si “organizatë terroriste”, përbën një “gabim të madh strategjik”, deklaroi sot ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Disa vende po përpiqen aktualisht të shmangin shpërthimin e një lufte të përgjithshme në rajonin tonë. Asnjë prej tyre nuk është evropiane. Evropa është ajo që po ndez zjarrin”, shkroi ai në një postim në platformën X.

Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura iraniane e cilësuan “të papërgjegjshëm” dhe “dashakeq” vendimin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian për përfshirjen e Gardës së Revolucionit në listën e organizatave terroriste.

“Vendimi absurd, i papërgjegjshëm dhe dashakeq i BE-së është marrë, pa asnjë dyshim, si pasojë e nënshtrimit të verbër ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist” (Izraeli), thuhet në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Më herët gjatë ditës, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së arriti një marrëveshje politike për përfshirjen e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian, duke shënuar një ndryshim të fortë – edhe pse simbolik – në qasjen evropiane ndaj udhëheqjes iraniane.

“Me këtë vendim, Garda e Revolucionit vendoset në të njëjtën kategori me Shtetin Islamik (Daesh), Hamasin, Hezbollah-un dhe Al-Kaedën”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Ajo theksoi se shtypja e dhunshme e protestave në Iran ka sjellë një kosto të rëndë njerëzore, duke nënvizuar se “ata që veprojnë përmes terrorit duhet të trajtohen si terroristë”.

E pyetur nëse BE do të mbështeste SHBA-në në një sulm të mundshëm kundër Iranit, Kallas u përgjigj se “rajoni nuk ka nevojë për një luftë tjetër”.

Në të njëjtën linjë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se “termi ‘terrorist’ është vërtet i përshtatshëm për të përshkruar një regjim që shtyp me gjakderdhje protestat e vetë popullit të tij”.

Me këtë vendim unanim të “27”-ës, Bashkimi Evropian harmonizohet me vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.

The post BE përcaktoi Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, reagon Irani: Gabim i madh strategjik! Evropa po ndez zjarrin appeared first on Albeu.com.

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, Partia Demokratike humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale

By: M C
29 January 2026 at 19:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar ashpër drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe mënyrën e funksionimit të strukturave të saj.

Salianji thekson se Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë, por sipas tij, kjo po cenohet nga shkatërrimi i garave të brendshme, emërimi i drejtuesve pa u konsultuar me anëtarësinë dhe përjashtimi i anëtarëve e drejtuesve lokalë nga vendimmarrja.

Deputeti bën të ditur se në Himarë ka zhvilluar një takim me sekretarin e degës së PD-së, dy ish-kryetarë të degës, ish-kandidaten për kryetare bashkie dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve lidhur me proceset e fundit në këtë degë, të cilat ai i cilëson si farsë.

Postimi i Salianjit në Facebook:

Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.
Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.
Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.
Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.

The post Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, Partia Demokratike humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale appeared first on Albeu.com.

“Lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër…”/ Rogerti nuk kursehet ndaj Mateos: Jeton me lekët e familjes

By: M C
29 January 2026 at 18:44

Duket se thuajse të gjthë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë kthyer kundër Rogertit. Ky i fundit i ngacmon ato për çdo gjë, madje nuk ka kursyer familjarët apo dhe miqtë e tyre.

Rogerti ka patur sot debate me shumë prej banorëve, një ndër to edhe me Mateon, të cilit iu drejtua duke i thënë që ‘është lëpirës i dashurisë’. Më pas shtoi dhe tha se nuk ka asnjë vajzë që e do, dhe ndjek gjithë kohës vajzat.

E jo vetëm kaq, pas Rogerti i tha atij se jeton me lekët e familjes pasi vetë nuk ka arritur asgjë në jetë.

Pjesë nga debati:

Mateo: Je këlysh i vogël që nuk përballesh dot me mua

Rogerti: Ti je lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër që të do, po ndjek femrat gjithë kohës, jeton me lekët e familjes, nuk ke lekë të tua

Mateo: I falenderoj, shyqyr i kam, falenderoj Zotin çdo ditë

Rogerti: Po mos kujto se ke arritur gjë në jetë, se nuk ke arritur asgjë, i thua vetes trajner personal me lekët e familjes.

The post “Lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër…”/ Rogerti nuk kursehet ndaj Mateos: Jeton me lekët e familjes appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon me dronë Ukrainën, humbin jeten tre persona dhe plagosen disa të tjerë

By: M C
29 January 2026 at 18:31

Rusia goditi sërish Ukrainën me anë të një sulmi me dron. Në këtë sulm u vranë tre persona dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas mediave të huaja viktimat janë dy gra të moshës 26 dhe 50 vjeç dhe një burrë 62-vjeçar. Shërbimet ukrainase të urgjencës thanë se një ndërtesë u shkatërrua dhe disa të tjera u dëmtuan. Ata postuan në Telegram foto të zjarrfikësve që përpiqeshin të shuanin një zjarr si dhe imazhe të një ndërtese të rrafshuar.

Në total, në 24 orët e fundit, Rusia nisi 841 sulme kundër 34 komuniteteve në rajon, tha guvernatori Ivan Fedorov. Forcat ruse po pushtojnë pjesë të mëdha të territorit në Zaporizhzhia dhe kohët e fundit kanë bërë përsëri përfitime territoriale atje. Ajo është një nga katër rajonet ukrainase, që Rusia pretendon se ka aneksuar që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 105 dronë gjatë natës, nga të cilët 84 u rrëzuan. Dronët e Moskës goditën gjithashtu qytetin e Odesës, në jug të vendit, duke shkaktuar një zjarr të madh në një objekt industrial, tha guvernatori Oleh Kiper në Telegram.

Kiper tha se magazinat, ndërtesat e prodhimit dhe kamionët u shkatërruan në sulm, duke shtuar se nuk u shkaktua asnjë lëndim. Ndërsa zyrtarët rusë nuk komentuan sulmet. Moska dhe Kievi mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën e tyre gati katërvjeçare.

The post Rusia sulmon me dronë Ukrainën, humbin jeten tre persona dhe plagosen disa të tjerë appeared first on Albeu.com.

Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5”

By: M C
29 January 2026 at 18:04

Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Në një moment gjatë intervistës, Lore është pyetur për banorët që ajo mendon se janë më shumë në avantazh deri në këtë pikë të lojës për të qenë në finale.

Sipas ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga lojtarët më të fortë dhe më inteligjent është Kristi. Lore shtoi se sheh në finale edhe Mirin me Selin.

“Kam shumë konsideratë për lojën e Kristit. Është një nga lojtarët më inteligjentë dhe të ftohtë. Miri dhe Selin janë një dyshe që i shoh në finale. Këta janë ata që mendoj unë më të avantzhuar. Mendoj se fitorja do ndahet mes këtyre të treve. Unë do doja shumë Brikenën në finale, por pse jo dhe Mateon. Kam vënë re që Mateo po pëlqehet shumë në rrjet”, tha këngëtarja e njohur.

The post Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5” appeared first on Albeu.com.

Asambleja Zgjedhore në FSHF, zyrtarizohen kandidaturat për president dhe Komitetin Ekzekutiv

By: M C
29 January 2026 at 17:53

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës për verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.

Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor. Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.

Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Armando Cungu

Blendi Fevziu

Edmond Hasanbelli

Envi Hicka

Erind Resuli

Ervin Canollari

Geri Çipi

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

The post Asambleja Zgjedhore në FSHF, zyrtarizohen kandidaturat për president dhe Komitetin Ekzekutiv appeared first on Albeu.com.

Përfundon me debate seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi, avokati lexon gjysmën e mbrojtjes

By: M C
29 January 2026 at 17:52

Ka përfunduar këtë pasdite seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka lexuar rreth gjysmën e mbrojtjes, nga një total prej 270 faqesh.

Procesi është shoqëruar edhe me debate mes palëve gjatë zhvillimit të seancës, duke reflektuar tensionet që shoqërojnë çështjen.

Leximi i plotë i mbrojtjes pritet të vijojë në seancat e ardhshme, ndërsa GJKKO do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të procesit gjyqësor.

Çështja Meta–Kryemadhi lidhet me hetimet SPAK ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe ish-kryetares së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, për akuza që përfshijnë korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Hetimet kanë si bazë disa episode të dyshuara, përfshirë çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara. Të dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si politike, ndërsa procesi po shqyrtohet nga GJKKO.

The post Përfundon me debate seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi, avokati lexon gjysmën e mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

“Respektoni kushtet e vizës suaj”/ Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar

By: M C
29 January 2026 at 17:04

Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të repektojnë kushtet e vizës amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej datës së lejuar, mund të çojë në pasoja të rënda.

Kjo duke nisur që nga heqja e vizës dhe deportimi, deri te pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Ambasada thotë se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.

The post “Respektoni kushtet e vizës suaj”/ Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar appeared first on Albeu.com.

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

By: M C
29 January 2026 at 16:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiq.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiç më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia./ REL

The post Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027 appeared first on Albeu.com.

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës/ Dosjet dhe baza materiale transportohen drejt Tiranës

By: M C
29 January 2026 at 16:31

Baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës janë ngarkuar ditën e sotme, rreth orës 14:00 për t’u transportuar drejt Tiranës. Ato do të dërgohen në kryeqytet për veprime të mëtejshme. Kadastra e Vlorës, do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë pranë rrugës “Jordan Misja”.

Ky vendim është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli më 23 janar. Zhvendosja e plotë e saj duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Vendimi për të larguar drejt Tiranë vjen në më pak se një vit. Kjo pasi Kadastrën e Vlorës ishte zhvendosur më parë në një godinë të re, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). ASHK sqaroi se riorganizimi i institucioneve në Tiranë ka nisur që prej vitit 2021. Kjo duke nisur me transferimin e Durrësit dhe Krujës, për të vazhduar me pas me Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorë dhe Vlorën.

The post Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës/ Dosjet dhe baza materiale transportohen drejt Tiranës appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

By: M C
29 January 2026 at 16:29

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.

Ndërkohë lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.

The post SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës appeared first on Albeu.com.

U arrestua nën dyshimet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

By: M C
29 January 2026 at 16:07

Eria Ago e cila dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë. Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit të Posaçëm i zbuti masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Ago ësgtë arrestuar më 26 shkurt të vitit 2025.

Ajo akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje. Ajo ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit. Kjo duke deklaruar se është e pafajshme dhe nuk ka asnjë lidhje me krimin e ndodhur.

Arrestimi i Safet Bajrit

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018.

The post U arrestua nën dyshimet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

By: M C
28 January 2026 at 23:50

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të pabesueshme, raportohet se është gati të blejë kartonin e mesfushorit nga Interi në merkaton e janarit.

Jo sepse trajneri Baroni ka ndërruar mendje, por për ta kthyer mesfushorin e Kombëtares shqiptare në një “mall shkëmbimi”. Mësohet se Torino është i interesuar për mbrojtësin Luka Ranieri të Fiorentinës dhe e sheh atë si një prioritet për merkaton e janarit.

Duke parë interesimin e shumë klubeve për futbollistin dhe vlerën e lartë të kartonit, Torino ka ideuar një shkëmbim të mundshëm të tij me kartonin e Asllanit, për të cilin Fiorentina ka shfaqur interes.

Tani mbetet të shihet nëse Asllani pranon këtë destinacion, pasi për të bërë këtë lëvizje të mundur, duhet që të gjithë palët të bien shpejt dakord në ditët e fundit të merkatos.

The post Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë” appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
28 January 2026 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim të pasionit falë një komunikimi më të hapur me partnerin. Beqarët mund të ndihen tërheqës dhe të gjejnë mundësi të reja për njohje të këndshme, sidomos në ambjente të reja. Në punë do të keni ide të freskëta dhe do të ndiheni të motivuar për të marrë iniciativa të guximshme. Sidoqoftë, duhet të kini kujdes me detajet dhe të mos nxitoni në vendime të rëndësishme. Shëndeti duket i mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike të lodhshme. Në aspektin financiar, një shpenzim i papritur mund të kërkojë menaxhim më të kujdesshëm. Mbani një sy të mprehtë ndaj ofertave që duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot, klima në marrëdhënie është e ngrohtë dhe harmonike, por është e rëndësishme të dëgjoni më shumë partnerin tuaj. Disa keqkuptime të vogla mund të shfaqen, por me pak mirëkuptim gjithçka do të kalojë lehtë. Në punë do të hasni një sfidë të re që kërkon përqendrim dhe bashkëpunim me kolegët. Mos e lini pas dore një projekt të filluar prej kohësh, pasi mund të sjellë rezultate të mira. Kujdesuni për shëndetin emocional, pasi stresin mund ta ndjeni më shumë sot. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Aspekti sentimental është i favorizuar, veçanërisht për ata që janë në një lidhje të re; emocionet janë të thella dhe të sinqerta. Beqarët mund të njohin dikë interesant në një rreth miqsh ose gjatë një aktiviteti social. Në punë mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me një projekt të rëndësishëm. Mos u tërhiqni para vështirësive, pasi keni mbështetjen e duhur për të ecur përpara. Kujdesuni për dietën dhe mos e neglizhoni aktivitetin fizik, sidomos nëse ndiheni të lodhur. Në aspektin financiar, është mirë të shmangni investimet e mëdha sot. Konsultohuni me dikë më me përvojë para se të ndërmerrni hapa të mëdhenj.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Dashuria sot kërkon kompromis; nëse keni pasur mosmarrëveshje kohët e fundit, është momenti për t’i zgjidhur me qetësi dhe mirëkuptim. Partneri mund t’ju kërkojë mbështetje emocionale, ndaj përpiquni të jeni pranë. Në fushën profesionale, pritet të ketë zhvillime pozitive që do t’ju japin motivim të ri. Idetë tuaja do të vlerësohen nga eprorët, por duhet të jeni të duruar për rezultatet. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj simptomave të vogla; mos i anashkaloni. Financat janë në një fazë të ndjeshme, ndaj shmangni huatë ose borxhet. Një planifikim më i mirë i buxhetit do t’ju ndihmojë shumë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot do të ndiheni të lidhur ngushtë me partnerin, ndërsa beqarët mund të marrin një ftesë interesante nga dikush që e admirojnë prej kohësh. Komunikimi është çelësi për të stabilizuar çdo keqkuptim të vogël që mund të lindë. Në punë, bashkëpunimi është i domosdoshëm për të përfunduar një detyrë të rëndësishme. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur ndiheni të ngarkuar. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi lodhja mund të ndikojë në humorin tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të mos shpenzoni për gjëra të panevojshme. Një këshillë nga një mik mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e parave.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në marrëdhënie, do të ndjeni më shumë siguri dhe mbështetje nga partneri, çka do t’ju japë paqe të brendshme. Beqarët mund të ndihen të pavendosur mes dy njohjeve të reja dhe duhet të dëgjojnë zemrën. Në aspektin profesional, do të keni mundësi të reja për të treguar aftësitë tuaja, sidomos nëse jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Një takim i papritur mund të sjellë një ofertë interesante. Për shëndetin, është koha të riktheheni te rutinat e mira, veçanërisht në ushqyerje dhe aktivitet fizik. Financat janë më të stabilizuara, por shmangni rrezikun me investime të pasigurta. Dita është e përshtatshme për të bërë plane për të ardhmen.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet në marrëdhënie; shprehini ndjenjat hapur dhe partneri do të jetë i përgjegjshëm. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush që nuk është tipi i tyre i zakonshëm, duke sjellë surpriza të këndshme. Në punë priten ndryshime të vogla, por që do të kenë ndikim pozitiv në të ardhmen. Mos lini pas dore detyrat e vogla, pasi ato mund të sjellin vlerësim nga eprorët. Shëndeti është i mirë, megjithatë bëni kujdes me sistemin tretës. Financat kërkojnë më shumë vëmendje; është momenti i duhur për të kursyer. Një konsultim me një ekspert mund t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje të mençura.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, dita sjell harmoni dhe mirëkuptim me partnerin, sidomos nëse keni kaluar periudha të vështira. Beqarët mund të ndihen më të sigurt për të shprehur ndjenjat dhe të marrin një përgjigje pozitive. Në punë, përpjekjet tuaja të vazhdueshme do të vihen re dhe mund të merrni një ofertë të mirë. Mos hezitoni të prezantoni idetë tuaja, pasi do të vlerësohen. Kujdesuni për shëndetin duke bërë pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat janë në përmirësim, por është mirë të mos rrezikoni me shpenzime të mëdha. Një pagesë e vonuar mund të vijë në favorin tuaj.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Marrëdhëniet personale kërkojnë më shumë vëmendje sot; një bisedë e hapur do të zgjidhë çdo paqartësi që keni me partnerin. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm me njohjet e reja, pasi jo të gjitha janë ashtu siç duken. Në punë do të jeni të mbushur me energji dhe do të arrini të përfundoni detyra të rëndësishme. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve të mëdha profesionale. Shëndeti i përgjithshëm është i mirë, por mund të ndjeni lodhje në mbrëmje. Financat kërkojnë një planifikim më të mirë, sidomos nëse keni shpenzime të mëdha përpara. Bëni kujdes me blerjet impulsive.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot, lidhja juaj dashurore mund të përjetojë momente të veçanta; partneri do t’ju surprizojë me një gjest të këndshëm. Beqarët kanë shanse të mira për të takuar dikë që u përshtatet vlerave të tyre. Në aspektin profesional, do të jeni të organizuar dhe të përqendruar, çka do të sjellë rezultate të mira. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e bashkëpunimit me kolegët. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj pushimit dhe relaksit. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të krijoni një fond rezervë për të ardhmen. Dita është e favorshme për të bërë plane të rëndësishme financiare.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për ndryshim; është koha të flisni për pritshmëritë tuaja me partnerin. Beqarët do të tërhiqen nga persona misteriozë, por duhet të jenë të kujdesshëm para se të hapen plotësisht. Në punë, një koleg mund t’ju ndihmojë të përfundoni një detyrë të vështirë. Tregohuni të hapur ndaj këshillave dhe sugjerimeve të të tjerëve. Për shëndetin, është koha të përfshini më shumë aktivitet fizik në rutinën tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por mos u tërhiqni nga ofertat që duket se janë shumë të mira. Një investim i vogël mund të sjellë rezultate pozitive.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot është një ditë e mirë për të përforcuar lidhjen me partnerin, sidomos përmes veprimeve të vogla të kujdesit. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush që ndan pasionet dhe interesat e tyre. Në fushën profesionale do të ndiheni të vlerësuar dhe kjo do t’ju motivojë të vazhdoni përpjekjet. Mos e lini pas dore organizimin e punëve, pasi një gabim i vogël mund të ketë pasoja. Shëndeti është i mirë, por është e rëndësishme të mos neglizhoni pushimin. Financat janë të balancuara, por bëni kujdes me shpenzimet për argëtim. Këshillohet të planifikoni më mirë buxhetin e muajit.

The post Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza”

By: M C
28 January 2026 at 23:18

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo sulmi amerikan, duke theksuar se ushtria është “me gishtin në këmbëz”. Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë e negociatave për programin bërthamor të Teheranit.

“Në të njëjtën kohë, Irani ka parë gjithmonë pozitivisht një marrëveshje bërthamore të drejtë dhe me përfitim të ndërsjellë, në kushte barazie, pa presion, kërcënime apo shantazhe, e cila garanton të drejtën e Iranit për teknologji bërthamore paqësore dhe siguron mungesën e plotë të armëve bërthamore”, shkroi Aragçi në një postim në platformën X.

Më herët gjatë ditës, një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se në rast të një veprimi ushtarak amerikan kundër Teheranit, Irani do të vërë në shënjestër SHBA-në, Izraelin dhe aleatët e tyre.

Kërcënimi i Ali Shamkhanit erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje Iranit të ulet në tryezën e negociatave dhe “të bëjë marrëveshje” për çështjen bërthamore, duke paralajmëruar se një sulm i ardhshëm amerikan do të ishte shumë më i ashpër.

Ndërkohë, prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme është forcuar ndjeshëm. Me mbërritjen e një aeroplanmbajtëseje dhe anijeve shoqëruese, numri i anijeve luftarake amerikane në rajon ka shkuar në dhjetë, duke i vënë në dispozicion Trump-it një fuqi të konsiderueshme zjarri në rast vendimi për sulm ndaj Iranit.

Sipas një zyrtari amerikan, në rajon ndodhen aktualisht 10 anije luftarake amerikane, përfshirë aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln”, tre shkatërrues që e shoqërojnë dhe avionë luftarakë F-35C, si dhe gjashtë anije të tjera që ndodheshin më herët në zonë.

Trump ka kërcënuar disa herë më parë Iranin me sulm ushtarak për shkak të shtypjes së protestave antiqeveritare, por më pas sinjalizoi një ndryshim qëndrimi, duke deklaruar se Teherani kishte ndalur ekzekutimet e protestuesve.

The post Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza” appeared first on Albeu.com.

Kodi Penal, Bardhi: Të depenalizohen veprat penale të fyerjes dhe shpifjes

By: M C
28 January 2026 at 22:51

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimet në Kodin Penal të diskutuar në seancën parlamentare. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se standardet europiane dhe raportet e OSBE-ODIHR kërkojnë depenalizimin e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes.

Bardhi shkruan ndër të tjera se, janë plot 77 gazetarë në Shqipëri që po përballen me akuza për shpifje nga politikanë apo ish-prokurorë/gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu. Në fund, Bardhi thekson se opozita mbështet depenalizimin e plotë të veprave penale të shpifjeve/fyerjeve.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhi:

Standardet europiane për lirinë e shprehjes dhe raportet e OSBE-ODIHR kërkojnë që Shqipëria të depenalizojë veprat penale të fyerjes dhe shpifjes, duke i konsideruar vetëm shkelje civile. Kjo masë është e rëndësishme për garantimin e lirisë së shprehjes, veçanërisht për median dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Sot janë plot 77 gazetarë në Shqipëri që po përballen me akuza për shpifje nga politikanë apo ish-prokurorë/gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu. Ky përbën një rrezik real për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Për këtë arsye, opozita mbështet depenalizimin e plotë të veprave penale të shpifjeve/fyerjeve, si dhe mbështesim reformimin e rregullave civile për këtë shkelje sipas standardeve europiane.

The post Kodi Penal, Bardhi: Të depenalizohen veprat penale të fyerjes dhe shpifjes appeared first on Albeu.com.

Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ish-ministrin Ilir Beqaj

By: M C
28 January 2026 at 22:31

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të mërkurë, kërkesën e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Raportohet se Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e masës arrest me burg, në të gjitha shkallët.

Por Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e tij dhe ish-ministri do të qëndrojë në qeli.

Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Beqaj u burgos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

The post Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Albeu.com.

Moti bënë kthesën drastike/ Jepet paralajmërimi, ja çfarë pritet të ndodh nesër në vend

By: M C
28 January 2026 at 22:07

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 3 gradë celcius.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-4 ballë.

The post Moti bënë kthesën drastike/ Jepet paralajmërimi, ja çfarë pritet të ndodh nesër në vend appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 28 January 2026Main stream

Aksident i rëndë në aksin rrugor Tepelenë-Lopës, furgoni përmbyset në rrugë! Ndërron jetë shoferi

By: M C
28 January 2026 at 21:35

Një aksident i rëndë rrrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Lopës në afërsi të fshatit Salari. Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i një kamioni, i cili është përfshirë në aksident.

Në rrethana ende të paqarta, shoferi i furgonit ka humbur drejtimin e automjetit në kthesën që të çon në fshatin Salari.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Aksident i rëndë në aksin rrugor Tepelenë-Lopës, furgoni përmbyset në rrugë! Ndërron jetë shoferi appeared first on Albeu.com.

Nikki Minaj deklaron se mbështet Trumpin: Unë jam fansja numër një e presidentit

By: M C
28 January 2026 at 21:24

Këngëtarja dhe reperja e njohur Nikki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo tha se kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington, Trump e ftoj reperen të ngjitej në skenë.

“Urrejtja apo çfarëdo që thonë njerëzit, ata nuk më prekin fare. Në fakt, këto më motivojnë të mbështes më shumë. Zoti të mbrojtë. Amen.” tha ajo, duke iu drejtuar miliarderit 79-vjeçar.

The post Nikki Minaj deklaron se mbështet Trumpin: Unë jam fansja numër një e presidentit appeared first on Albeu.com.

❌
❌