Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Von der Leyen i përgjigjet Trumpit: Tarifat e reja amerikane janë një gabim. BE do të japë përgjigje të vendosur

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:49

Presidentja e Komisionit Evropian foli në Forumin ekonomik në Davos. “Evropa duhet të përshpejtojë drejt pavarësisë. Në politikë, si në biznes, një marrëveshje është një marrëveshje dhe kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të ketë një domethënie.” u shpreh Von Der Leyen në mesazhin e saj.

Një tërmet, “një ndryshim sizmik”, po trondit skenën gjeopolitike bashkëkohore. Tarifat, luftërat dhe së fundmi tensionet për kontrollin e lëndëve të para vazhdojnë të ushqejnë paqëndrueshmërinë. Por disa goditje për Evropën mund, ose siç thotë Ursula von der Leyen, “duhet”, të përfaqësojnë një mundësi për kontinentin që të ndërtojë “një formë të re pavarësie”.

Presidentja e Komisionit Evropian flet nga Davosi, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, i cili prej 55 vitesh mbledh liderët më të shquar të momentit. Nevoja për pavarësinë e Evropës “nuk është e re dhe as një reagim ndaj ngjarjeve të fundit: ajo është një imperativ strukturor prej shumë kohësh”, theksoi ajo, duke shtuar se, ndryshe nga e kaluara, “sot ekziston një konsensus i vërtetë për këtë”.

I ashpër ishte komenti mbi përshkallëzimin e Donald Trumpit kundër Francës, të cilës i ka kërcënuar vendosjen e tarifave prej 200 për qind për verërat dhe shampanjën franceze, si formë hakmarrjeje për mosmarrëveshjen mbi Groenlandën. “Tarifat shtesë të propozuara” nga presidenti amerikan “janë një gabim, sidomos mes aleatëve afatgjatë. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje tregtare korrikun e kaluar. Dhe në politikë, ashtu si në biznes, një marrëveshje është një marrëveshje. Dhe kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të nënkuptojë diçka”.

Groenlanda, “I takon popullit sovran të vendosë për të ardhmen e vet”

“Ne e konsiderojmë popullin e SHBA-së jo vetëm si aleatë, por si miq. Të tërhiqemi në një spirale të rrezikshme zbritëse do të përfundonte duke ndihmuar pikërisht ata kundërshtarë që të dy jemi të angazhuar t’i mbajmë jashtë horizontit tonë strategjik”, përsëriti ajo. “Prandaj përgjigjja jonë do të jetë e vendosur, e bashkuar dhe proporcionale”. Për ta trajtuar çështjen me një qasje “strategjike”, BE-ja po punon për një paketë masash në mbështetje të sigurisë në Arktik, me bindjen se “i takon popullit sovran të vendosë për të ardhmen e vet”.

Ky parim themelor shpaloset në disa koncepte: së pari, solidaritet i plotë me Groenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës, “sovraniteti dhe integriteti i territorit të tyre nuk janë të negociueshme”; së dyti, Evropa synon të rrisë ndjeshëm investimet e veta në ishull, “për të mbështetur ekonominë dhe infrastrukturat lokale”; së treti, “do të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë partnerët për të garantuar një siguri më të madhe në Arktik”, sot një interes i qartë i përbashkët; dhe së katërti, “duhet të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë rajonalë për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët”.

Von der Leyen përmend partneritetet me Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Norvegjinë dhe Islandën, duke sqaruar se Evropa po përgatit strategjinë e saj të sigurisë, e cila synon të publikohet deri në fund të vitit.

Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar!

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:45

Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës

Teksa gdhihej 20 janari, Polizia e Reggio Emilias në Itali ka goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila ishte aktive prej vitesh në territorin italian dhe jashtë tij.

Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës

Forcat e rendit kryen arrestime dhe kontrolle në disa provinca, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, por edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja dhe Interpol.

Sipas hetimeve, organizata kishte ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm furnizimi dhe shpërndarjeje droge. Kokaina, hashashi dhe marijuana vinin nga Amerika e Jugut, Europa Veriore dhe Spanja. Ato transportoheshin drejt Italisë të fshehura në kamionë me ngarkesa frutash dhe perimesh dhe më pas shpërndaheshin në tregun vendas përmes korrierëve.

Një element kyç i hetimit ka qenë përdorimi i platformës së koduar SkyECC për komunikimet mes anëtarëve të grupit. Analiza e bisedave, e realizuar nga autoritetet franceze, ka lejuar hetuesit të rindërtojnë strukturën e organizatës, rolet e secilit prej tyre dhe lidhjen e vazhdueshme mes episodeve të trafikut.

Vetëm në gjashtë muaj monitorimi, grupi dyshohet se ka trafikuar mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1.000 kilogramë hashash e marijuanë, duke gjeneruar fitime që llogariten në miliona euro. Bisedat e përgjuara tregojnë se të dyshuarit diskutonin hapur çmimet, dorëzimet e mallit dhe madje edhe sekuestrimet e kryera nga policia.

Gjatë kontrolleve në provincën e Brescia-s, një shtetas maroken u arrestua në flagrancë pasi iu gjetën mbi dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 5.800 euro para në dorë, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës.

Operacioni “STURL ONE” është vazhdim i hetimeve TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, të cilat në vitet 2021 dhe 2022 çuan në 35 masa arresti. Ato kishin zbuluar praninë e disa grupeve kriminale në Reggio Emilia që bashkëpunonin mes tyre për furnizimin dhe shpërndarjen e drogës.

“E keni marrë zvarrë opozitën”/ Debate në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD dalin ‘live’ në Facebook

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:36

Ka nisur me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.

Pavarësisht kërkesës së opozitës që mbledhja të zhvillohej me praninë e kamerave u rrëzua, kjo nuk i pengoi deputetët të dilnin video “live” në Facebook.

Belind Këlliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangi transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi, nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju me gardë keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.

Vokshi: Kush je ti që të ma heqësh fjalën, po gënjen, po mashtron

Balliu: Keni shkruar se u rrezikua jeta e deputetëve nga një flakadan i ndezur. Ja, po jua them këtu: ju nuk ju rrezikohet jeta nga flakadanët, sepse keni qenë në stadiume dhe e dini që flakadanët ndizen. Jeta juaj rrezikohet nga ai pluhur që mbush hundët, nga droga. Prandaj e keni kthyer vendin në narkoshtet. E keni ngritur drogën në sistem për llogari të pushtetit

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni në logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie. Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni. Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marrë peng. Po bëjnë betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e sulmoni dhe e keni marrë peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij në komunizëm sesa bijtë e Haxhi Lleshit sot përballë opozitës.

Flamur Noka: Ju kërkoni që në Kuvend të mos ketë opozitë. Kreu juaj, që përkon si pasardhës apo pinjoll i Enver Hoxhës, kërkon të zhbëjë çdo institucion. Por opozita është në mbrojtje të demokracisë dhe është garanci për zhvillimin e vendit.  Sot, me këtë përjashtim, pas 13 vitesh opozitë, 2 vite kam qenë i përjashtuar. Pra, për 2 vite më keni shpallur armik. Dhe kjo është nder për mua. Ta keni të sigurt se ne jemi në këtë betejë dhe do t’ju fshijmë. Data 24 do të jetë një ditë kur ju do të dridheni. Ju nuk jeni përfaqësues të shqiptarëve, por vetëm të krimit të organizuar

Parandalimi i korrupsionit/ Ministrja shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi i partive politike dhe lobimi

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:33

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni u shpreh se në kuadër të negociatave me BE,  janë propozuar disa nisma ligjore, të cilat synojnë të forcojnë “transparencën dhe llogaridhënien” me qëllim parandalimin e korrupsionit.

-Fokusi është tek forcimi i parandalimit të korrupsionit. Në këto pesë nisma, është vendosja e disa themeleve dhe standardeve në legjislacionin shqiptar, duke mundësuar që korrupsioni të mos ndodhë në praktikë. Pra, për ta parandaluar para se të ndodhë. Këto nisma, tre prej tyre janë iniciuar nga qeveria dhe dy prej tyre janë nisma të propozuara nga deputetët.

-Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, është miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi, Parashikohet mbrojta e çdo personi të punësuar, në raste se denoncojnë shkeljet ligjore. Ky ligj u jep mundësi që të raportojnë çdo shkelje ligjore. Ligji parashikon mbrojtje të mirëfilltë nuk do kenë vetëm sinjalizuesit, por dhe familjarët e tij si dhe ortakët e tij të biznesit.

-Për herë të parë kemi një ligj për lobimin. Do garantohet së pari transparencë e plotë mes lobistëve profesionistë dhe zyrtarëve publikë nga ana tjetër. Do krijohet dhe regjistri i lobimit.

Brenda kësaj jave do nisim diskutimet në Komisionet Parlamentare dhe besoj se ky ligj do të miratohet brenda këtij muaji.

-Projektligji për sponsorizmin dhe donacioneve, rregullon mënyrën dhe funksionimi të dhënies së donacioneve. Adreson në mënyrë tërësore çështjet që kanë të bëjnë me çështjet e sponsorizimeve. Do ketë një regjistër publik dhe transparent të çdo donacioni të bërë. Ky projektligj i iniciuar nga qeveria është aktualisht në konsultim publik.

-Dy janë nisma që lidhen me parandalimin e korrupsionit dhe janë në proces shqyrtimi. Siç është ligji për konfliktin e interesit. Ky ligj synon parandalimin e dhuratave dhe përfitimin financiar për çdo zyrtar publik gjatë ushtrimit të funksionit të tyre publik.

-Nisma tjetër lidhet me financimi i partive politike. Duhet draftuar një ligj për financimin, i cili vjen në kuadër të rekomandimeve të OSBE ODIHR,në lidhje me transparencës para dhe pas procesit zgjedhor. Kjo është në proces diskutim në komisionin bipartizan në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

 

Faza e re e negociatave për anëtarësim/ Toni Gogu: Transparencë në platformat televizive. Drejtësia sociale në fokus!

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:15

Në Kryeministri është mbajtur konferenca e radhës, ku u diskutua, faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar.

Gjatë fjalës së tij Toni Gogu ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha se do të ketë një fokus i veçantë do të jetë për platformat televizive , dezinformimit, si edhe drejtësisë sociale.

“Do të ketë ritëm të integrimit të vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit. Një pjesë e rëndësishme ka të bëjë edhe me rolin e medias, rritja e transparencës gjatë vitit do të ketë platformë për median, propozime konkrete për nisma ligjore. Përmirësimet që bëhen në ligjin për median audiovizive ka të bëjë me transparencën, publiku është i interesuar se cili qëndron pas medias. Një punë e madhe është edhe për dezinformimit, por me rëndësi është edhe mbrojtja e gazetarëve. Një aspekt me rëndësi ka të bëjë me drejtësinë sociale. Familja shqiptare është duke u përleshur me përbindëshin e dhunës. Ndryshimet ligjore qoftë në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime në Kodin Penal edhe për të miturit. Një pjesë e ndryshimeve ka të bëjë më dhunë që ushtrohet ndaj më të dobëtëve në shoqërinë tonë në botën digjitale. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit, por për këtë do flasë ministrja. Janë dy ligje që forcojnë luftën kundër narkotikëve. Por unë doja të veçoja punën për rolin e medias dhe drejtësinë sociale. Kemi ligjet e tjera që kanë të bëjnë me rolin e komisioneve hetimore”, tha ai.

Akuzohen se vranë Artur Lleshin, lihen në burg vëllezërit binjakë, Klodjan dhe Klement Kruca

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:14

Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Kruca.
Ata u arrestuan disa ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës dhe dyshohen si autorë të vrasjes së Artur Lleshit, ngjarje e ndodhur në fshatin Zogjaj të Bulqizës.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa dy të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për dokumentimin e plotë.

Humbi telefonin e punës, 33-vjeçari shqiptar i pret punëtorit të drogës dy gishtat e këmbës

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:13

Një 33-vjeçar shqiptar po gjykohet në Gjykatën e Këlnit, pasi është akuzuar për torturimin e një bashkëpunëtori të tij në një bandë droge, raportojnë mediat

Sipas aktakuzës, viktima u mbajt peng për rreth një javë dhe u torturua brutalisht, ndërsa autorët i prenë dy gishtat e këmbës, i shkaktuan djegie me shufra hekuri të nxehtë dhe e dogjën me cigare. I pandehuri gjithashtu i drejtoi një pistoletë duke kërcënuar: “Do të të vras!”

Ngjarja ndodhi pas humbjes së një telefoni celular që përmbante të dhëna të ndjeshme mbi klientët e drogës, i cili përdorej për organizimin e shitjeve. Kur u kuptua zhdukja e telefonit, viktima u mbajt e mbyllur në një apartament në lagjen Kalk të Këlnit, ku autorët tentuan ta detyronin të dorëzonte telefonin ose të pranojë se e kishte dorëzuar te policia.

Personi që u dhunua, konfirmoi ngjarjen në gjykatë, por refuzoi të tregojë vendbanimin e tij aktual për shkak të frikës. Ai pranoi gjithashtu se kishte qenë më parë pjesë e bandës dhe kishte marrë dënim nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokati mbrojtës deklaroi se i pandehuri kishte pranuar pjesëmarrjen në marrjen peng dhe dëmtimin e viktimës, por mohoi përdorimin e armës apo pincës. Ai shtoi se klienti i tij kishte tentuar t’i paguante viktimës një dëmshpërblim, por paratë nuk ishin të disponueshme për shkak të veprimeve të babait të tij.

Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi i Ristanit, i paligjshëm

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:10

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.

Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi, është jurist me përvojë të gjatë në fushën e jurisprudencës dhe ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme në administratën publike, duke u njohur për profesionalizmin dhe integritetin e tij institucional.

Ky vendim përbën një tjetër precedent të qartë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës në administratën publike.

Shqipëria drejt BE/ Kryenogaciatorja: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:07

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet.

“Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit. Pas 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizonim. Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”, tha ajo.

Ajo falënderoi median dhe gazetarët, që sipas saj, rreth 70% e tyre janë të informuar në lidhje me çështjen e integrimit.

“Mbi 70% e qytetarëve shqiptarë thonë se janë të informuar për negociatat, prandaj një falënderim për gazetarët në rritjen e informimit të qytetarëve për këtë aspiratë të madhe të shqiptarëve, një aspiratë brezash. Puna juaj ka qenë katalizator.”, tha  ajo.

 

Balla në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme: Marrëveshja Shqipëri-Itali forcon partneritetin strategjik dhe mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

By: Fax Web
20 January 2026 at 12:04

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se marrëveshja Shqipëri-Itali forcon partneritetin strategjik mes dy vendeve, teksa shtoi se Diaspora shqiptare në Itali dha mandatin për reformat drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë si një hap të rëndësishëm strategjik, me fokus të veçantë mbështetjen për diasporën shqiptare në Itali dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Balla theksoi rolin vendimtar të komunitetit shqiptar në Itali në proceset demokratike të vendit, duke nënvizuar se diaspora shqiptare në Itali ishte komuniteti me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 11 majit, ç’ka sipas tij i dha qeverisë mandatin për të vijuar reformat integruese.

“Dhe gjej rastin të falënderoj diasporën shqiptare që jeton në Itali edhe për një fakt tjetër, që ishin edhe numri më i madh i shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Duke votuar për herë të parë. Dhe duke i dhënë mbështetjen qeverisë sonë për të vijuar reformat integruese në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Balla.

Një vend të veçantë në fjalën e tij zuri edhe komuniteti italian në Shqipëri, si dhe komuniteti arbëresh, të cilin Balla e cilësoi si një frymëzim për shqiptarët.

“Komuniteti arbëresh është një inspirim i madh për çdo shqiptar pas 500 vitesh, një model i shkëlqyer i ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe gjuhës shqipe,” – tha ai, duke përshëndetur njëkohësisht vendimin e qeverisë Meloni për të mundësuar transmetime në gjuhën shqipe arbëreshe në kanalet e RAI-t.

Balla theksoi se një element thelbësor i kësaj marrëveshjeje historike është sanksionimi i transmetimeve të ndërsjella të kanaleve publike, çka do të rrisë mirëkuptimin kulturor mes dy vendeve dhe do të ndihmojë në ruajtjen e identitetit gjuhësor të diasporës.

“Është sanksionuar përfshirja e transmetimit të kanaleve publike në territorin e palës tjetër, një hap shumë i rëndësishëm për ndërveprimin kulturor dhe qytetar mes komuniteteve,” – u shpreh ai.

Në vijim, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS u ndal edhe tek marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

“Sot, rreth 500 mijë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Itali janë përfitues të kësaj marrëveshjeje, e cila u miratua në mënyrë të përshpejtuar nga të dyja dhomat e Parlamentit italian,” – deklaroi Balla.

Në përfundim, ai theksoi rolin e Kuvendit në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes dhe nxitjen e qeverisë për të zgjeruar modele të ngjashme bashkëpunimi edhe me vende të tjera partnere, ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare.

“Besoj që shpreh vlerësimin e të gjithëve, është një marrëveshje e cila gëzon mbështetjen dhe padyshim që roli i Kuvendit është të monitorojë. Dhe të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe të nxisë qeverinë, që marrëveshje të tilla, të negociohen dhe të firmosen edhe me vende të tjera partnere.E nënvizova Greqinë, por edhe me vendet e tjera ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët” përfundoi Balla fjalën e tij në Komision.

Rritet alarmi në zonat bregdetare, katër sulme nga peshkaqenë brenda 48 orëve në Australi

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:48

Katër sulme nga peshkaqenë janë regjistruar brenda vetëm 48 orëve në Australi, duke shkaktuar shqetësim te pushuesit dhe komunitetet bregdetare, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga surferët.

Incidenti i katërt ndodhi në brigjet e Parkut Kombëtar Limeburners Creek, në Uellsin e Ri Jugor, ku një surfist 39-vjeçar u sulmua nga një peshkaqen dhe u transportua me urgjencë në spital. Autoritetet shëndetësore lokale njoftuan se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, duke pësuar lëndime të lehta.
Sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor, burri po bënte surf kur peshkaqeni i rrëmbeu dërrasën, duke i shkaktuar një plagë në gjoks. Ai mori ndihmën e parë fillestare në një spital lokal.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Surf Life Saving NSW, Steven Pearce, deklaroi për ABC se surfisti i shpëtoi për pak një tragjedie më të rëndë. “Ai ka shpëtuar pa lëndime serioze dhe po shërohet me vetëm prerje dhe gërvishtje të lehta,” u shpreh Pearce, duke paralajmëruar publikun:
“Nëse dikush po mendon të dalë në valë këtë mëngjes, përgjatë plazheve veriore, le të mendojë edhe një herë.”. Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve në det.

Përjashtimi nga seancat, Byroja e Kuvendit mblidhet për ankimin e deputetëve demokratë

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:40

Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Në këtë kuadër, deputeti dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit, Belind Këlliçi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur, me praninë e mediave dhe gazetarëve.

Sipas kërkesës, hapja e mbledhjes për median vlerësohet si e domosdoshme për transparencën dhe informimin e opinionit publik, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes që po diskutohet.

Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin e pasurisë së gjyqtares Irena Gjoka, rezultatet dërgohen në KLGJ

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:36

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Verifikimi i pasurisë së Irena Gjokës u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Njoftimi:

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Vrasja me çekiç në Krujë, detaje te reja nga ngjarja

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:32

Detaje te jeta jane zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate në Krujë, ku 57-vjeçari Petrit Ndou u vra me çekiç pas një sherri me një të ri.

Nga informacionet mesohet se motiv i sherrit ka qenë një incident që ka ndodhur në rrugë, pasi automjetet që drejtonin autori dhe viktima kanë patur një fërkim njëri me tjetrin në aksin Thumanë-Kashar. Ndou ka qenë duke udhëtuar në makinë me bashkëshorten e tij, ndërkohë që autori i dyshuar, 28-vjeçari me inicialet A.V, i i shoqëruar nga dy persona të tjerë, lidhje të afërta të tij.

Pas fërkimit mes makinave, palët kanë dalë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. I riu ka marrë një çekiç me të cilin ka goditur 57-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend me një goditje të vetme.

Të gjithë dëshmitarët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, gjë që ka bërë të mundur sqarimin paraprak të rrethanave të ngjarjes.

Viktima dhe autori nuk rezulton të kenë patur një njohje të mëparshme.

Ministri Vengu pret homologun belg: Forcojmë kapacitetet tona!

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:29

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka pritur këtë të martë në një takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate.

“Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

33 mln lekë dëm me tenderët, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:28

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi i marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Roshi u paraqit në SPAK, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim.

Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. Çështja shkoi më pas në Prokurorinë e Durrësit e cila kërkoi ta mbyllte, por një vendim i GJKKO vitin e kaluar urdhëroi hetimin e dosjes nga SPAK.

Tragjedia në Spanjë, shpallen tri ditë zie kombëtare! Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave

By: Fax Web
20 January 2026 at 09:52

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo është një ditë e dhimbjes për gjithë Spanjën, për gjithë kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatë një adresimi për gazetarë kur qëndroi në Adamuz të hënën dhe njoftoi për shpalljen e tri ditëve të zisë.

“Ne do të marrim përgjigje dhe sapo të kuptohet shkaku i tragjedisë dhe ne do të njoftojmë për të me transparencë absolute”.

Dyzet persona janë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e përplasjes, tha kreu i qeverisë rajonale në Andaluzi, Juan Manuel Moreno. Shifrat paraprake të paraqitura nga autoritetet spanjolle thoshin se 39 persona kishin humbur jetën në aksident.

Moreno shtoi se do të duhen 24-48 orë “për të ditur me siguri se sa vdekje u shkaktuan nga ky aksident i tmerrshëm”.

Makineri të rënda u dislokuan në vendngjarje të hënë për të larguar vagonët e dëmtuar të trenave dhe për t’iu mundësuar qasje ekipeve të shpëtimit.

Më shumë se 120 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit dhe 41 janë ende në spitalet në qytetin Kordoba, tha Moreno.

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të zhdukur kanë përdorur rrjetet sociale për të publikuar fotografitë e më të dashurve të tyre në përpjekje për t’i gjetur.

Përplasja e trenave ndodhi në një segment të drejtë të hekurudhës, kur të dy trenat po udhëtonin brenda limitit të shpejtësisë, thanë zyrtarët spanjollë.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se treni i parë që devijoi rrugën ishte “praktikisht i ri” dhe segmenti hekurudhor ku ndodhi fatkeqësia ishte renovuar së voni, duke e bërë aksidentin “shumë të çuditshëm”.

Operatori i trenit, Iryo tha se lokomotiva u ndërtua më 2022 dhe inspektimin e fundit e pati vetëm tri ditë para aksidentit. Sipas kompanisë, është e paqartë pse treni doli nga shinat.

Iryo tha se afër 300 persona po udhëtonin me këtë tren kur ndodhi aksidenti.

Renfe, operatori i trenit të dytë që u përfshi në aksident tha se po transportonte 184 pasagjerë.

“Gabimi njerëzor praktikisht është përjashtuar”, tha presidenti i Renfesë, Alvaro Fernandez Heredia, për radion publike spanjolle RNE.

Heredia po ashtu përjashtoi mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar për shkak të shpejtësisë. Sipas tij, të dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi që ishte pak mbi 200 kilometra në orë, pra nën 250 kilometra në orë sa ishte limiti për atë segment të hekurudhës.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./rel

Krim i rëndë në Mamurras, i riu sherr me 60-vjeçarin, e godet për vdekje me çekiç

By: Fax Web
20 January 2026 at 09:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 28-vjeçar ka goditur për vdekje një shtetas rreth 60-vjeçar. Konflikti ka nisur për motive të dobëta, dhe dyshohet se gjithçka ka nisur pas prekjes së makinave.

Autori i dyshuar është identifikuar si Andi Vokri, i cili u arrestua në flagrancë.

Njoftimi:

 

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

Pësoi hemoragji, ndërron jetë në spital i dënuari

By: Fax Web
20 January 2026 at 08:47

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se rreth orës 04:35 të mëngjesit të sotëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25 janar 1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i ndjeri është shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin, autoritetet bëjnë me dije se po zbatohen të gjitha proced

Organizonin baste sportive, AMP ekzekuton masa sigurie per 6 efektive dhe 1 person

By: Fax Web
20 January 2026 at 08:34

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Efektivët janë ndëshkuar pasi hetimi në kuadër të operacionit “Last Bet” përcaktoi se kanë shfrytëzuar funksionin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar baste sportive. Dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie:

Nënkomisar Redon Tafilaku me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor Enea Kapllani me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Qytetari Ilir Tafa banues në Tiranë. Masat për ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore janë vendosur për 4 punonjës:

Komisar Denis Sinani me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar Aldi Molla me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor Gëzim Beqiraj me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Nje inspector me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Gjithashtu u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, rezulton se të dyshuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

Veprimet e tyre dyshohet se përbëjnë elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

❌
❌