Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Gjorgjievski: Do të hapet plotësisht Kalaja e Shkupit

27 January 2026 at 15:19


Kalaja e Shkupit pritet të shndërrohet në një skenë të hapur kulturore për aktivitete artistike dhe kulturore. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov dhe Dragi Mitrevski dhe një përfaqësues nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, realizuan një inspektim në këtë lokalitet për të vlerësuar gjendjen aktuale dhe mundësitë për aktivizimin e tij në kuadër të vizionit Shkupi – Kryeqytet Evropian i Kulturës.

Sipas autoriteteve, hapësira do të përshtatet me kujdes dhe në mënyrë profesionale, duke respektuar plotësisht vlerat historike, me qëllim që Kalaja e Shkupit të vihet në shërbim të qytetarëve, artistëve dhe vizitorëve.

“Si kryetar i Qytetit të Shkupit, kam një qëllim të qartë dhe të padiskutueshëm që nënkupton hapjen e plotë të hapësirës së Kalasë së Shkupit, përshtatjen e saj të kujdesshme, profesionale dhe të përgjegjshme, si dhe vënien e saj në funksion aktiv për përmbajtje kulturore dhe artistike, me respekt të plotë ndaj shtresave historike dhe trashëgimisë autentike kulturore.

Në mbarë botën ekzistojnë shembuj të shumtë pozitivë ku objekte me vlerë të fortë historike dhe simbolike janë integruar plotësisht në jetën bashkëkohore kulturore si skena për teatër, muzikë, ekspozita dhe performanca bashkëkohore artistike.

Ato janë hapësira të gjalla ku zhvillohet një dialog i vazhdueshëm mes trashëgimisë antike, periudhës osmane dhe shprehjeve artistike bashkëkohore”, ka shkruar mes tjerash Gjorgjievski.

Trendafilov: Nesër do të protestojmë për pagë minimale 600 euro, të na bashkohen të gjithë punëtorët

27 January 2026 at 14:50


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk janë të kënaqur me pagat e tyre që të bashkohen në protestën e nesërme të organizuar kundër mosrritjes së pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera me 100 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ka shumë argumente, asnjë justifikim, 200 mijë njerëz jetojnë me një pagë nën 30.000 denarë, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.

"Nuk keni nevojë të keni frikë nga askush, sepse nuk i keni borxh askujt asgjë. U keni borxh vetëm familjeve tuaja një jetë të mirë. Ju bëj thirrje të gjithëve juve – sindikalistëve, punëtorëve dhe pensionistëve që marrin pension nga kontributet e punëtorëve, të na bashkoheni sepse vetëm në janar jeni më të varfër me një mijë denarë. Të tjerët nuk llogariten dhe mendojnë se nëse nuk vini, po u jepni mbështetje të madhe që të mos ju rritet rroga sepse mendojnë se jetoni mirë dhe se flisni vetëm për gjëra të bukura", tha Trendafilov në një konferencë për shtyp.

Protesta e nesërme, siç theksoi ai, është për shkak të qëndrimit injorant të Qeverisë dhe punëdhënësve që nuk ranë dakord të rrisin të gjitha pagat me 100 euro duke rritur pagën minimale në të paktën 600 euro.

"28 janari është dita kur punëtorët flasin. Sa me zë të lartë do të flasin varet nga ju. Nesër prania juaj në rrugë do të flasë më me zë të lartë se çdo diskutim që keni pasur në familjet tuaja dhe në vendet tuaja të punës. Kjo protestë është për pagat tuaja sepse ato nuk vijnë nga data 1 deri në datën 1. Kjo protestë është kundër padrejtësisë sepse ata marrin 10 herë më shumë paga se ju. Kjo protestë është sepse ata sigurojnë për veten e tyre një rritje prej 250 eurosh në pagat e tyre, dhe për ju as 25 euro", tha Trendafilov./Telegrafi/

Ndalohet një shtetas turk në Shkup, dyshohet se ka zhvatur një person në shumë prej 6.650 eurosh

27 January 2026 at 13:50


MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk në Shkup, për shkak se dyshohet e ka zhavtur një person në një shumë prej 6.650 eurosh.

"Më 26.01.2026 në orën 13:40 në shëtitoren "Dimitar Vllahov" në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria K.K. (30) nga Turqia. Ai dyshohet se ka mashtruar një shtetas tjetër turk për shumën prej 6.650 eurosh.

Sipas denoncimit, në tetor 2025, ai ka hyrë në kontakt me personin përmes një rrjeti social dhe i ka premtuar se do t'i ndërmjetësojë për marrjen e dokumenteve të punës dhe qëndrimit në vend, pas çka, në disa raste përmes llogarisë së transaksionit iu paguan mjetet financiare.

Pasi K.K. ndaloi së kontaktuari me të, i dëmtuari e denoncoi rastin në stacion policor. Po merren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në njoftim./Telegrafi/

Ndërpritet skijimi në Kodrën e Diellit

27 January 2026 at 13:22


Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se për shkak të erës së fuqishme, sot është ndërprerë skijimi në këtë qendër.

“Të nderuar vizitorë, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, konkretisht erërave të forta, sot nuk do të ketë skijim.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga Ski Qendra.

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 "Stryker" nga SHBA-të

27 January 2026 at 12:58


Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar informacionin, Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik.

Ai thekson se 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.

"Është një marrëveshje teknike, domethënë, ky është një amendament teknik sepse e dini që është nënshkruar një marrëveshje për 42 automjete luftarake të tipit "Stryker" me Shtetet e Bashkuara. Këtë vit të gjitha po mbërrijnë. Tashmë janë 17 në portin e Greqisë dhe nevojitet një amendament teknik që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë, etj. Përdoruesi përfundimtar është Ministria e Mbrojtjes dhe duhet të bëhet trajnimi i plotë.

Ky është një (amendament) teknik, siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara, për të bërë një marrëveshje që të gjithë ata t'i marrin më pas dhe të mbeten plotësisht me Ushtrinë. Nuk ka asgjë shtesë, Marrëveshja është në rregull. Këtë vit të gjitha do të mbërrijnë", tha Misajllovski./Telegrafi/

FSSH-Maqedoni: Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor është 50.327 denarë

27 January 2026 at 12:30


Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2025 është 50.327 denarë, paga mesatare e infermierëve me arsim të mesëm është 31.934 denarë, ndërsa paga më e ulët në kujdesin shëndetësor është 21.158 denarë.

Këto të dhëna i njoftoi sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ata theksojnë se pagat në kujdesin shëndetësor nuk po rriten vetëm nominalisht, por edhe në terma realë, dhe se një rritje e re është planifikuar për mars.

"Në publik po krijohen perceptime se autoritetet po kundërshtojnë rritjen e pagës minimale. Megjithatë, shembulli i kujdesit shëndetësor tregon qartë se autoritetet e kujdesit shëndetësor jo vetëm që nuk janë pengesë, por po e mbështesin në mënyrë aktive rritjen e pagave në kujdesin shëndetësor publik. Paga bazë më e ulët në kujdesin shëndetësor publik në vitin 2025 është 27.158 denarë neto dhe krahasuar me vitin 2023, ajo shënon një rritje nominale prej 22,2%, ndërsa rritja reale është 13,4%. Kjo do të thotë se rritja e kësaj page është shumë më e lartë se inflacioni në të njëjtën periudhë.

Paga më e ulët në kujdesin shëndetësor publik është 11.4% më e lartë se paga minimale në vend. Paga bazë neto për infermierët me arsim të mesëm profesional (SSS), sipas marrëveshjes kolektive të degës, në vitin 2025 është 31.934 denarë. Krahasuar me vitin 2023, rritja nominale është 24,5%, ndërsa rritja reale është 15,6%", njoftojnë nga FSSH.

Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, në vitin 2025 është 50.327 denarë. Krahasuar me vitin 2023, rritja nominale është 15,8%, ndërsa rritja reale është 7,5%. Në vitin 2025, kjo pagë është rreth 9,5% më e lartë se paga mesatare neto në të gjithë ekonominë e vendit./Telegrafi/

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

27 January 2026 at 11:59


Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve foli për bllokadën e transportuesve, përfaqësimin e vendit në DAVOS, si dhe për takimin me kryetrarin e BDI-së, Ali Ahmetin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se pret të arrihet një zgjidhje me BE-në lidhur me bllokimin e pikave kufitare nga transportuesit e mallrave, për shkak të rregullave të reja të Shengenit.

"Që nga muaji shtator kjo çështje është në rend të ditës. Pres të arrihet një zgjedhje me autoritet e BE-së. Mbrëmë kam kërkuar në telefon kryetare e KE-së, mirëpo ajo ishte në udhëtim në Indi dhe pres që këto ditë të kounikojmë përsëri.

Mickoski lidhur me Forumin Ekonomik në Davos e quajti si të suksesshëm, ku ka marrë pjesë në tri diskutime.
Ai tha e takimet në DAVOS duhet të shfrytëzohen për të sjell investime të huaja në vend.

I pyetur lidhur me takimin e paralajmëruar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, Mickoski tha se do të ketë takim ndonjëherë./Telegrafi/



Boshkov: Sektori privat nuk mund ta përballojë rritjen e pagës minimale

27 January 2026 at 11:25


Këshilli Ekonomik dhe Social nuk duhet të anashkalohet për pagën minimale, dhe të gjithë janë të nevojshëm në dialogun për situatën ekonomike sepse ekonomia e vendit mund të funksionojë shumë mirë, thotë kryetari i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov.

"Kemi folur disa herë me përfaqësues të Qeverisë, por edhe me kolegët tanë nga Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë dhe sindikata të tjera se do të mbanim qëndrimin se përshtatja e pagës minimale në mars është e pranueshme për ne, se është pjesë e ligjit që duhet të kuptohet dhe pranohet, por edhe që ta rrisim më shumë, siç kërkojnë sindikatat, është në interes si të punëdhënësve, ashtu edhe të qytetarëve dhe të punëtorëve që rritja prej 6.000 denarësh të përjashtohet nga kontributet sociale dhe të ngarkohet vetëm me tatimin personal, dhe atë në të gjithë sektorët.

Kërkesat shtesë dhe 100 eurot shtesë që ne i konsiderojmë si një rritje lineare vërtet seriozisht me këto kushte, pa taksa të lehtësuara për kontributet sociale, do të ishin një barrë e madhe për ekonominë, jo vetëm për operatorët mikro, të vegjël dhe të pavarur të biznesit, por edhe për të gjitha kompanitë, sepse është një barrë e madhe, e cila nuk është vetëm 6.000 denarë, domethënë, me kontributin social ngarkohet edhe me 4.500 denarë të tjerë", thotë Boškov.

Shoqëria jonë ekonomike dhe ekonomia, veçanërisht sektori privat, thekson ai, nuk mund ta përballojnë atë rritje.

"E themi kategorikisht sepse, pavarësisht treguesve pozitivë për rritjen e BPV-së, është ende çështje e një ekonomie të ndarë të të mëdhenjve dhe të vegjëlve, veçanërisht të vegjëlve, të cilët përbëjnë 98 përqind të ekonomisë, nuk mund të bëjnë një hap drastik në rritjen e kostove operative tashmë të mëdha të kompanive", thekson Boshkov./Telegrafi/

"Safe City" do të testohet në autostradën Ohër-Kërçovë

27 January 2026 at 10:57


Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit, sot, në kuadër të projektit "Safe City", do të zhvillojë aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të instaluara për mbikëqyrjen e trafikut në zonën e Ohrit, më saktësisht në segmentin e autostradës Ohër-Kërçovë, midis fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë dhe midis Botunit dhe Novo Sellës, komuna Debrcë.

Aktivitetet e planifikuara do të zbatohen duke filluar nga ora 12:00, me procedurën që do të kryhet një herë në çdo vend me kamerë të instaluar dhe do të zgjasë nga 15 deri në 30 minuta.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik në këtë segment rrugor që të tregojnë mirëkuptim për domosdoshmërinë e masave të planifikuara, të respektojnë kufizimet e përkohshme dhe udhëzimet e oficerëve të policisë me qëllim zbatimin e sigurt të aktiviteteve të planifikuara./Telegrafi/

MPB: Tre këmbësorë u lënduan rëndë në tre aksidente trafiku në Shkup, Kumanovë dhe Manastir

27 January 2026 at 10:26


MPB njofton se tre këmbësorë u lënduan rëndë në tre aksidente trafiku në Shkup, Kumanovë dhe Manastir.

"Më 26.01.2026 rreth orës 17:20, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve "Vasil Gjorgov" dhe "Sharski Odredi" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Volkswagen Fox" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.A. (60) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin B.K. (59) nga Shkupi. 59-vjeçari B.K. ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum i Ohrit" në Shkup. Një ekip inspektimi nga SPB Shkupi ka kryer një inspektim.

Më 26.01.2026 rreth orës 19:25, në Stacionin Policor të Kumanovës është raportuar se në rrugën "Narodna Revolucija" në Kumanovë, një automjet pasagjerësh "Daewoo Tico" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.J. (23) nga Kumanova, ka goditur S.K. (67) nga Kumanova. Në aksident, 67-vjeçari S.K. pësoi lëndime të rënda, të cilat u konfirmuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip inspektimi nga Stacioni Policor i Kumanovës kreu një inspektim.

Më 26.01.2026 në orën 17:48, në Stacioni Policor të Manastirit është raportuar se në rrugën "Smilevski Kongres" në Manastir, një motoçikletë ka goditur këmbësorin S.D. (76) nga Manastiri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 76-vjeçari S.D. pësoi lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në spitalin e Manastirit. Një inspektim u krye nga një ekip inspektimi nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë në Manastir", thuhet në njoftimin MPB-së./Telegrafi/

VLEN: Siguri qytetare me tolerancë, “Safe City” nuk ndëshkon gabimin minimal

27 January 2026 at 09:26


Ligji për “Safe City” është një nga ligjet më të rëndësishme që janë miratuar në Maqedoninë e Veriut, sepse në thelb të tij ka mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në hapësirën publike, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Nga VLEN thonë se ky ligj nuk ka të bëjë me kamera apo gjoba, por me krijimin e kushteve që çdo qytetar të lëvizë pa frikë dhe pa rrezik për jetën.

"“Safe City” do të thotë rrugë më të sigurta për këmbësorët, për çiklistët, për përdoruesit e trotinetëve elektrikë dhe për personat me invaliditet. Do të thotë që një nënë të ecë me fëmijën e saj pa frikë, që një qytetar të mos humbasë jetën për shkak të pakujdesisë së dikujt tjetër dhe që hapësira publike t’u shërbejë njerëzve, jo kaosit në komunikacion.

Ky ligj synon drejtpërdrejt uljen e aksidenteve fatale dhe përmirësimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në autostrada, rrugë rajonale dhe bulevarde urbane, ku rreziku është real dhe i përditshëm. “Safe City” është një mjet modern për menaxhimin e sigurisë publike, i cili i përgjigjet sfidave bashkëkohore dhe e afron vendin tonë me standardet evropiane.Sot, qytetet moderne në Evropë përdorin sisteme të integruara të monitorimit dhe reagimit të shpejtë, sepse ato e rrisin sigurinë, e ulin hapësirën për shkelje dhe i bëjnë institucionet më efikase dhe më profesionale. “Safe City” është pikërisht një hap i tillë drejt një shteti që funksionon më mirë për qytetarët e vet.

Sa i përket zbatimit të sistemit, theksojmë se tolerancat e kamerave do të jenë identike me ato që tashmë aplikohen nga radarët policorë: tolerancë prej 6 km/h për shpejtësi deri në 100 km/h dhe 8 km/h për shpejtësi mbi 100 km/h. Kjo dëshmon qartë se qëllimi nuk është ndëshkimi, por parandalimi i shkeljeve që rrezikojnë jetën e njerëzve. Toleranca vlen vetëm për kundërvajtje dhe nuk aplikohet në rastet e veprave penale në komunikacion", thonë nga VLEN./Telegrafi/

Vazhdon edhe sot bllokimi i qarkullimit të transportuesve të mallrave në pikat kufitare të RMV-së

27 January 2026 at 08:59


Bllokimi i trafikut me automjetet transportuese të mallrave në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga të dhënat elektronike të qëndrimit në zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti.

Ministri i Transportit Nikolloski u ofroi atyre tre zgjidhje për të dalë nga situata. Komisioni Evropian do ta zgjidhë atë përmes strategjisë së vizave.

Oda Ekonomike kërkoi që zgjidhja të kërkohet përmes institucioneve, jo përmes bllokadave. Rregullat e reja do të nënkuptojnë produkte më të shtrenjta për qytetarët, si dhe një mungesë shtesë të shoferëve të kamionëve, apeluan transportuesit që bllokuan pikat kufitare.

Të gjitha kufijtë me Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë janë të bllokuara. Mbi 75 mijë kamionë janë të parkuar./Telegrafi/

Mucunski: Po bëjmë analiza nëse do të ishim të interesuar të bashkoheshim në Bordin e Paqes

27 January 2026 at 08:29


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në lidhje me mospërfshirjen e vendit tonë në Bordin e Paqes të SHBA-së, kur u pyet nëse kemi dalë nga perimetri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, thotë se nuk duhet ta trajtojmë politikën e jashtme përmes prizmit të simbolizmit, por ta shohim atë përmes prizmit të rezultateve.

"Bëhet fjalë për Bordin e Paqes në Gaza. Ne kemi komunikuar edhe me administratën në Uashington për këtë çështje. Ne duhet ta shohim pozicionimin tonë përmes prizmit jo vetëm të asaj që janë të drejtat tona, vetëm imazhit të të qenit këtu, por edhe detyrimeve të mundshme të të qenit anëtarë të këtij Bordi. Çështja e Gazës nuk është ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Maqedonisë. Sa i përket partneritetit me SHBA-në, përmes prizmit të praktikës ne kemi provuar se çfarë do të thotë të jesh në një marrëdhënie strategjike me këtë administratë. Pas bashkëpunimit të mirë me SHBA-në, tani jemi në një normë tarifore prej 15%", tha Mucunski.

Lidhur me Bordin e Paqes, ministri thotë se po kryejnë analiza nëse do të ishim të interesuar të bashkoheshim me një organizatë të tillë.

"Nuk duhet të nxitohemi në këtë çështje. Një gjë është të fitosh të drejta, por një gjë tjetër është se çfarë detyrimesh do të ndërmerren, jo vetëm financiarisht, por edhe nga aspekte të tjera", shtoi Ministri i Jashtëm në lajmet në "Sitel".

I pyetur nëse nuk kishte nevojë për takime politike gjatë një periudhe kur Maqedonia ka bllokuar integrimin evropian, me qëllim lobimin për një zgjidhje të problemeve të vendit, Ministri u përgjigj se publiku kishte përshtypjen se forumi i Davosit ishte një ngjarje politike, por qëllimi i tij kryesor është të diskutojë ekonominë, tregtinë dhe energjinë./Telegrafi/

Hasani: Nuk votuam për "Safe City" sepse nuk u respektua gjuha shqipe

26 January 2026 at 22:47


Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani sot theksoi se BDI nuk e votoi Ligjin për Kundërvajtje për shkak se nuk është respektuar gjuha shqipe.
"Arsyeja që më ka bërë kundër, që të votojë kundër këtij ligji është mos shfrytëzimi i gjuhës shqipe në të gjitha fazat e zbatimit të ligji.

As VLEN-it as kurrkujt tjetër nuk i ka interesuar se porosit a do i marrim në gjuhën shqipe apo vetëm në maqedone", tha Hasani në "Click Plus".

Ai tha se në bisedimet nëmes grupeve parlamentare e kanë ngritur këtë shqetësim serioz.

Edhe deputeti i pavarur, Ilir Demiri i cili ishte i ftuar në emision, tha se përkrahi një ligj të tillë dhe ka gjithmonë votë për ligjet që shpëtojnë jetë. Mes tjerash, ai tha se ligji është me rekomandime të BE-së dhe se në mënyrë graduale vendi afrohet me normativat evropiane./Telegrafi/

Tatimi në pronë, Qyteti i Shkupit ka filluar me pagesën e detyruar për vitin 2021

26 January 2026 at 22:12


Qyteti i Shkupit filloi me procedurën e pagesës së detyruar të tatimit të papaguar të pronës për vitin 2021, për shkak të asaj që numër i madh i tatimpaguesve edhe krahas thirrjes publike nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre, njoftuan nga qytetit.

Nga Qyteti përkujtojnë se thirrje publike për shlyerjen e borxheve të mbetura në bazë të tatimit të pronës, tatimit të qarkullimit, trashëgimisë dhe dhuratave, si dhe tatim komunal ishte publikuar më 9 dhjetor të vitit 2025.
Sipas të dhënave deri më 23 janar të vitit 2026, gjithsej 830 tatimpagues i paguan detyrimet e mbetura në vlerë prej 20.107.103 denarë.

Në kuadër të procedurës së filluar për pagesë të detyruar është konfirmuar se 37.655 persona fizikë dhe 1.926 persona juridikë nuk i kanë shlyer borxhet për tatimin e pronës për vitin 2021. Vlera e përgjithshme e detyrimeve të papaguara është 148.466.661 denarë.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se për16.372 tatimpagues tashmë janë përgatitur dhe dorëzuar vendime për ndalesë të mjeteve deri te bankat afariste, ndërsa 23.209 vendimet e tjera do tu dorëzohen deri në fund të javës së ardhshme.

Qyteti i Shkupit ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe peronave juridikë të cilët ende kanë detyrimeve të papaguara në bazë të tatimit të pronës dhe taksave komunale t’i shlyejnë në afatin më të shkurt të mundshëm, sepse procedura për pagesë të detyruar do të vazhdojë ndaj të gjithë borxhlinjve.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjendjen e tyre tatimore përmes portalit elektronik të Qytetit të Shkupit në adresën: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/l..., ku është mundësuar edhe pagesa elektronike.

Nga Qyteti i Shkupit i falënderojnë të gjithë ata të cilët me kohë i shlyejnë detyrimet e tyre dhe në atë mënyrë kontribuojnë për shërbime më të mira dhe zhvillim të qytetit, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse në interes të qytetarëve.

Yesterday — 26 January 2026Main stream

Mucunski: Nëse zbatohen masat e BE-së ndaj transportueseve, ekonomia jonë do të paguaj një çmim të madh

26 January 2026 at 21:43


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski thotë se ka komunikim aktiv me Bashkimin Evropian në lidhje me një zgjidhje për masat e shpallura për transportuesit tanë, si dhe tarifat e eksportit për industrinë e çelikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke vepruar kështu, siç deklaroi ai, tregohet se në rast të zbatimit të tyre, ne do të paguajmë një çmim që do të jetë katër deri në gjashtë herë më i lartë se fondet që do të merrnim nga Plani i Rritjes.

Mucunski për "Sitel" sonte tha se shpreson për një rezultat sepse BE ka treguar se është në dijeni se ekziston një problem dhe se po punon për të gjetur një zgjidhje.

Sipas Mucunskit, nëse qëllimet për integrimin rajonal janë të sinqerta, BE nuk do të lejojë që të zbatohen masa që do të kenë një ndikim kaq negativ në ekonomi.

"Nuk është vetëm problemi me transportuesit, kemi një sfidë tjetër, aplikimin e mundshëm të tarifave nga BE-ja ndaj vendeve të rajonit për eksportet e çelikut. Kjo nuk vlen vetëm për ne, por për të gjitha vendet kandidate dhe vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Që nga shtatori, ne kemi komunikuar në mënyrë aktive me Bashkimin Evropian për këto dy çështje kyçe. Ndër të tjera, ne po i themi BE-së se, me respekt maksimal për Planin e Rritjes, të cilin e konsideroj shumë pozitiv dhe shumë domethënës, nëse kjo masë zbatohet për transportuesit tanë dhe nëse zbatohet masa për tarifat në industrinë e çelikut, ne do të paguajmë një çmim që do të jetë katër deri në gjashtë herë më i lartë se fondet që do të merrnim nga Plani i Rritjes.

E njëjta BE që ankohet për tarifat e paparimshme ka vendosur të na vendosë jo vetëm ne, por të gjithë rajonin, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën në një grup tarifor me Rusinë, Bjellorusinë, Korenë e Veriut, Qipron, dhe ne u kemi thënë zyrtarëve të lartë për muaj të tërë se duhet të gjendet një zgjidhje", tha Mucunski.

Ai thotë se kjo çështje është ngritur disa herë në nivelin më të lartë, siç ishte rasti gjatë vizitës së presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen nga Kryeministri Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Minçev: Me reformat e propozuara i jepet fund partizimit të Administratës Publike

26 January 2026 at 21:12


Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev thotë se Projektligji për Shërbimin e Lartë të Menaxhimit përfaqëson një hap kyç reformues drejt departizimit, profesionalizimit dhe forcimit të sistemit të meritokracisë në administratën publike.

"Ky ligj nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një pakoje më të gjerë reformash që po zbatojmë, së bashku me Ligjin për Nëpunësit Administrativë dhe Ligjin për Punonjësit e Sektorit Publik. Qëllimi është i qartë, t'i jepet fund partizimit, nepotizmit, punësimit në baza partiake dhe të futet një sistem i bazuar në njohuri, cilësi dhe integritet profesional", theksoi Minçev në emisionin "Top Tema".

Ai theksoi se vullneti i fortë politik për reformë është konfirmuar qartë që nga themelimi i Ministrisë së Administratës Publike, e cila, pavarësisht sfidave fillestare, menjëherë filloi përgatitjen dhe miratimin e ligjeve që ishin rekomanduar në raportet e Komisionit Evropian për më shumë se një dekadë, por që nuk u zbatuan.

"Miratimi i një ligji nuk mjafton më vete. Kjo është arsyeja pse, Ligji për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë, rregullonë me saktësi kushtet, mandatet dhe kontrollin e pozicioneve të menaxhimit të lartë, veçanërisht pozicioneve të u.d funksioneve, duke zvogëluar kështu drejtpërdrejt mundësinë e abuzimit", tha Ministri./Telegrafi/

Ndalohet një 31-vjeçari nga Shkupi, kapet me lëndë narkotike

26 January 2026 at 20:35


Dje në orën 12:30 në rrugën "Pere Toshev" në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse në kuadër të SPB Shkup kanë ndaluar M.A. (31) nga Shkupi, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tij u gjet marihuanë.

"Më 25.01.2026 në orën 12:00 në rrugën "Volkovska" në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse në SPV Shkup e privuan nga liria G.L. (44) nga Shkupi, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tij u gjet marihuanë.

Pas dokumentimit të rasteve, do të dorëzohen shkresa përkatëse", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/.

Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka hapur një hetim dhe ka propozuar paraburgim ndaj katër personave

26 January 2026 at 19:57


Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një të dyshuari i cili, në periudhën nga tetori 2025 deri më 23 janar 2026, në një objekt ushqimor në fshatin Josifovo të Vallandovës, ka mbajtur ilegalisht 121.40 gramë marihuanë, 751.99 gramë hashash dhe 37.44 gramë përzierje hashashi dhe marihuane për shitje.

Drogat ishin të paketuara në mbështjellës plastikë dhe letre të vendosur në një kovë plastike me kapak nën tavolinën e punës prej çeliku inox në objekt. Oficerët e policisë gjetën edhe një peshore plastike me mbetje të drogës narkotike.

Për këto arsye, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer një vepër penale "Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Tre persona të tjerë dyshohen për të njëjtin krim, të cilët ia kanë rishitur njëri-tjetrit drogën narkotike marihuanë në afërsi të plantacioneve të vreshtave në Josifovo. Më 21 janar, një i dyshuar ia ka shitur 679.97 gramë marihuanë të dyshuarit të dytë, i cili më pas e ka mbajtur atë në një hambar pa autorizim.

Të nesërmen, ai ia ka çuar drogën personit të tretë në fshatin Piravë, i cili duhej t'i ripaketonte ato dhe të ndërmjetësonte në blerjen dhe shitjen e marihuanës përdoruesve të fundit - të varurve. Gjatë kontrolleve, oficerët e policisë gjetën drogën, si dhe 65.13 gramë të tjerë marihuanë, 110 fara me origjinë nga bima e kanabisit dhe një peshore me gjurmë të drogave narkotike.

Prokurori publik i paraqiti një propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gjevgjeli për caktimin e masës së paraburgimit për të katër të dyshuarit si dilerë droge./Telegrafi/

Rasti "Pulse", dëshmuan të dëmtuarit, gjykimi vazhdon me 2 shkurt

26 January 2026 at 19:27


Në seancën e sotme gjyqësore në burgun “Idrizovë” për rastin me zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, para gjykatës dëshmuan të persona të lënduar dhe të dëmtuar. Në deklaratat e tyre, ata përshkruan atmosferën e panikut dhe kaosit që u krijuan në momentin kur flaka dhe tymi përfshinë diskotekën e mbushur plotë, si dhe pasojat që vazhdojnë t’i vuajnë ende.

Kristian Panov, një i ri i papunë i cili përkohësisht kishte punuar si kamarier në diskotekën “Pulse”, sot dëshmoi për funksionimin e diskotekës dhe për mbrëmjen e fatkeqësisë kur në zjarr e humbi jetën edhe vëllai i tij, Andrej Panov. Ai sqaroi se nuk ishte formalisht i punësuar, por ishte angazhuar drejtpëdrejtë nga bashkëpronari Dejan Jovanov-Deko, ndërsa paratë çdoherë i merrte në dorë.

Dëshmitari Ivan Danailov, i cili natën e fatkeqësisë ishte mysafir në diskotekë, shpjegoi nga përvoja personale se çfarë ndodhi në momentin kur shpërtheu zjarri – ka ndodhur një stampedo dhe është ndjerë era e tymit, ndërsa në shkallët para daljes, nga presioni një person përpara tij është penduar dhe të gjithë pas tij janë rrëzuar, gjëja e fundit që ai kujton është se ishte i shtrirë, por nuk mund të ngrihej sepse këmbët i ishin shtypur nga njerëz të tjerë.

Toshe Trendafilov, një nga të lënduarit, tregoi se si kishte rënë në gjunjë gjatë rrëmujës, ishte shtypur dhe tërhequr nga turma, ndërsa dy shokët kishin arritur ta nxjerrin jashtë. Ai dëshmoi se ka pësuar lëndime serioze në dorë, qafë dhe veshë, për të cilat ishte e nevojshme ndërhyrje kirurgjikale, dhe se ende përballet me dhimbje dhe pagjumësi.

Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Martin Kitanov, i cili tregoi se gjatë zjarrit u krijua kaos, ndjehej nxehtësi dhe tym, dhe pranë derës kryesore kishte njerëz të rrëzuar. Siç theksoi, ai u pengua, ra dhe u shtyp nga disa persona, duke humbur frymëmarrjen dhe shpresën, por kujtoi dy fëmijët e tij dhe mori forcë për të vazhduar të merrte frymë, ndërsa zjarrfikës dhe të tjerë përpiqeshin ta nxirrnin jashtë deri sa një djalë, më në fund, arriti ta ta tërheqë deri te shkallët.

Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska në seancën gjyqësore theksoi se pa rend dhe disiplinë, nuk ka gjyq dhe paralajmëroi se çdo prishje e rendit publik do të ndëshkohet dhe se kjo vlen për të gjithë në procedurë, si për palët e dëmtara, ashtu edhe të pandehurit dhe mbrojtësit. Ajo kujtoi se të akuzuarit kanë të drejtë ligjore dhe kushtetuese për mbrojtës dhe theksoi se shkeljet e deritanishme e kanë vështirësuar zbatimin e procedurës. Paralajmërimin e dha pas reagimit të avokates Ivana Kocevska, e cila kërkoi përjashtimin e opinionit nëse vazhdon ta prishë gjyqin. procesin. Gjyqtarja shtoi se të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin përfundimtar dhe vuri në dukje se në raste të tjera me më shumë viktima, si “Durmo Turs”, familjet kanë qenë jashtëzakonisht korrekte.

Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e ardhshme të caktuar më 2 shkurt parashikohet të merren dëshmitë e përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve, me propozim të Prokurorisë Publike.

Më 16 mars të vitit 2025, gjatë pjesëmarrjes së grupit DNK në diskotekën “Pulse” në Koçan, shpërtheu zjarr, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte më shumë vizitorë se numri i lejuar, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa ishin aktivizuar mjete piroteknike pa leje. Objekti ka punuar në mënyrë joligjore më shumë se një dekadë, pa kushte teknike minimale, me rikonstruksione, pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarreve.

❌
❌