Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Reagon SBAShK-u, kundër ligjëratës së Gjykatës Speciale në Gjimnazin “Xhevdet Doda”

23 January 2026 at 10:50

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka reaguar lidhur me ligjëratën e mbajtur në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe YIHR.

Përmes një postimi në Facebook SBASHK ka shprehur shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj ligjëratës së mbajtur në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e cila u realizua nga përfaqësues të Gjykatës Speciale, në bashkëpunim me organizatën Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR).

“SBASHK e konsideron të papranueshme që institucionet arsimore të shfrytëzohen për promovimin e një narrative të njëanshme, me synimin që nxënësit të binden se Gjykata Speciale përfaqëson drejtësi”.

Në një reagim të lëshuar, Sindikata thekson se, për më shumë se pesë vite, janë mbajtur në paraburgim luftëtarët e lirisë dhe bashkëpunëtorët e NATO-s, të cilët luftuan për të drejtat elementare të popullit të Kosovës. SBASHK po ashtu kujton periudhën e represionit serb, kur Serbia mbylli të gjitha shkollat shqipe në Kosovë, përfshirë edhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Sindikata vlerëson se, në këtë kontekst, është e padrejtë dhe moralisht e papranueshme që në ambientet e këtij institucioni shkollor të promovohen aktivitete që, sipas saj, barazojnë viktimën me agresorin.

SBASHK gjithashtu ka shprehur shqetësim për përfshirjen e organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), e cila, sipas Sindikatës, ka kontribuar në futjen e një agjende politike dhe ideologjike në institucionet arsimore, pa respektuar ndjeshmërinë historike dhe kombëtare të shoqërisë kosovare.

Në përfundim, SBASHK i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda” që të marrin masa konkrete ndaj këtij rasti, duke siguruar që shkollat të mos shndërrohen në hapësira për promovimin e ideologjive që mund të dëmtojnë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Sindikatë i ka bërë thirrje gjithashtu anëtarëve të saj dhe punonjësve të arsimit në Kosovë që të tregojnë vigjilencë dhe përgjegjësi profesionale, duke mos lejuar organizimin e aktiviteteve të ngjashme në shkolla, si dhe tutje riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të saj, të cilët aktualisht po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reagon SBAShK-u, kundër ligjëratës së Gjykatës Speciale në Gjimnazin “Xhevdet Doda” appeared first on Sinjali.

Paçarizit, i hiqen edhe mbi 700 vota tjera

23 January 2026 at 10:28

Prizreni po del të jetë “epiqendra” e manipulimeve me votat e 28 dhjetorit. Kjo komunë është identifikuar si rasti më ekstrem, duke e detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për rinumërimin e përgjithshëm të votave në gjithë vendin.

Kandidati që ka pasur më shumë mosmarrëveshje deri tani është Fetah Paçarizi nga PDK-ja, të cilit i janë hequr më shumë vota, ndërsa procesi i rinumërimit ka arritur tashmë në rreth 50% të përfundimit në nivel kombëtar.

Aktualisht, bazuar në të dhënat e KQZ-së, Paçarizit i janë hequr edhe mbi 700 vota të tjera. Pra nga përditësimet e kaluara, kur kishte 6 mijë e 28 vota më pak, tashmë ky numër është rritur.

Vet kandidati kishte reaguar pas këtyre zhvillimeve që kanë bërë bujë javët e fundit, duke e cilësuar situatën si serioze dhe shqetësuese. Ai kishte kërkuar rinumërim të plotë, me arsyetimin se vetëm transparenca mund të qartësojë çfarë ka ndodhur dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.

“Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore,” kishte shkruar ai para disa ditësh, duke insistuar se çdo parregullsi duhet të sqarohet deri në fund dhe secili person përgjegjës duhet të përballet me ligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paçarizit, i hiqen edhe mbi 700 vota tjera appeared first on Sinjali.

Trump: Një flotë e madhe amerikane po shkon drejt Iranit, do të doja që të mos ndodhte asgjë

23 January 2026 at 10:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se një numër i konsiderueshëm forcash ushtarake amerikane janë duke u dërguar në drejtim të Iranit, por shtoi se ai dëshiron që situata të mos eskalojë në një konflikt të plotë.

Ai e bëri këtë deklaratë për gazetarët në avionin presidencial Air Force One, ndërkohë që po kthehej nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos.

Trump gjithashtu konfirmoi se janë dërguar disa elemente të rëndësishme ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë një grup luftarësh nën komandën e një aeroplanmbajtëseje dhe anije të tjera ushtarake, raporton reuters.

“Kemi shumë anije që shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Kemi një flotë të madhe që shkon drejt Iranit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Lideri amerikan shtoi se lufta nuk është zgjedhja e tij e parë dhe do të preferonte që të mos ndodhte asgjë e tillë, duke thënë se “do të doja që të mos ndodhte asgjë, por ne i ndjekim shumë me kujdes”.

Sipas 79-vjeçarit, dërgimi i forcave është një masë paralajmëruese dhe shërben edhe si demonstrim force, por ai nuk dëshiron të përdorë ushtrinë në konflikt, përveç nëse situata bëhet e domosdoshme, transmeton Sinjali.

Ndryshe, Trump kishte kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte kundër Iranit për shkak të vrasjeve të fundit të protestuesve atje, por protestat u pakësuan javën e kaluar dhe “retorika e Trump në lidhje me Iranin është zbutur”.

Trump on Iran:

We have a big flotilla going in that direction, and we’ll see what happens. We have a big force going toward Iran. I’d rather not see anything happen.

But we are watching them very closely. pic.twitter.com/pyBJpILnYH

— Clash Report (@clashreport) January 22, 2026

Trump on Iran:

We have an armada. We have a massive fleet heading in that direction. And maybe we won’t have to use it. We will see. pic.twitter.com/8gL1ZYoxkr

— Clash Report (@clashreport) January 22, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Një flotë e madhe amerikane po shkon drejt Iranit, do të doja që të mos ndodhte asgjë appeared first on Sinjali.

Donacion prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe, për ndërtimin e spitalit të ri të Gjinekologjisë në Prishtinë

23 January 2026 at 09:56

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka njoftuar se kanë filluar përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë eurosh, të ndara nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë, në Prishtinë.

 Hamiti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke thënë se informacionet i ka marrë gjatë një takimi zyrtar në Abu Dhabi.

Ai tutje bëri të ditur se ky Departament, gjatë këtij viti, do të fillojë procesin e rinovimit dhe pajisjes me teknologji të re mjekësore të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri në shumë prej 7.5 milionë euro.

“Me këtë rast, në emër të shtetit dhe popullit tonë, shpreha mirënjohjen më të thellë ndaj lidershipit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye me Presidentin e vendit, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe ndaj popullit emiratas, për këto donacione të çmuara që kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e kushteve të sektorit të shëndetësisë në Republikën e Kosovës”, thuhej tutje në njoftim. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Donacion prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe, për ndërtimin e spitalit të ri të Gjinekologjisë në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Dallaveret me vota: Opozita distancohet, VV-ja dhe Kurti heshtin

23 January 2026 at 09:37

Procesi i rinumërimit të votave ka zbuluar një skemë kriminale të vjedhjes së votave në mes të kandidatëve për deputet. Ky proces se një gjë të tillë e kanë bërë kandidatët e të gjitha partive politike.

Deri me tani më i theksuar ky fenomen është parë në Prizren. Por, dje është vërtetuar se kjo skemë kriminale është zbatuar edhe në Malishevë.

Me 100% të votave të rinumëruara në këtë komunë, Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës që në Prizren iu hoqën 6 mijë vota, në Malishevë po ashtu i janë hequr 728 vota.

Nga PDK vota i janë hequr edhe Adnan Thaqit, 704 vota; si dhe Gazmend Maliqajt, 927 vota.

Nga Vetëvendosje po ashtu ka pasur dallim votash. Valon Hoti i Vetëvendosjes e ka gjetur veten me 312 vota më pak, ndërsa pas tij është Gani Grasniqi me 271 vota.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë.

Ai ka bërë me dije se kjo skemë kriminale nuk paska ndodhur vetëm në Prizren.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se skemë mund të shtrihet edhe Suharekë e Rahovec.

“Skema kriminale e vjedhjes se votave ne Prizren nuk qenka ndalur vetem ketu, i paska shtrire duart edhe ne Malisheve. Mbetet te shihet a e ka perfshire dhe Suhareken e Rahovecin”, ka shkruar Kryeziu.

Këtë fenomen kanë dënua të gjitha partitë politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë distancuar nga ky devijim i vullnetit të qytetarëve, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është treguar i ashpër me bashkëpartiaket e tij që dyshohen se i kanë prekur votat e 28 dhjetorit.

Ai ka bërë me dije se me ata që kanë bërë dallavere me vota duhet të merren organet e drejtësisë.

Në një intervistë në “Rubikon”, i pari i PDK-së ka treguar një standard të ri që do ta përdor parti e tij në këtë rast.

Ai ka bërë me dije se ai dhe PDK-ja do të distancohet nga ata deputetë që konstatohet se janë përfshirë në vjedhje të votave.

Organet e drejtësisë duhet me e krye punën e vetë, edhe PZAP-ja duhet me e krye punën e vetë, se ligji është i qartë. Munden me e hup edhe mandatin e deputetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, të tillët nuk do të duhej të pranojnë mandatin e deputetit.

Pa fakte nuk po flas, por nëse faktohet, si akt moral është edhe mospranimi i mandatiti të deputetit”, është shprehur ai.

Ai është zotuar se PDK-ja do të distancohen nga ata deputetët për të cilët vërtetohet se kanë prekur votat e kandidatëve tjerë.

Si kryetar partie po flas, nëse konstatohet se ka qenë pjesë e këtij procesi nuk është veprim i duhur që me e pranu mandatin e deputetit. Por, nëse veç e pranojnë mandatin e deputetit, edhe partia, në këtë rast unë si kryetar distancohem”, ka thënë ai, duke e shpjeguar këtë qëndrim të tij.

Këtë fenomen e ka dënuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kjo skemë kriminale është munduar t`i godas të rinjtë, shkruan Nacionale.

Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi. Është rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot. Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës tonë pesë vjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook.“Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka vlerësuar Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallaveret me vota: Opozita distancohet, VV-ja dhe Kurti heshtin appeared first on Sinjali.

Terror në Ekuador: Tre të vdekur pas sulmit nga të armatosur të maskuar si policë

23 January 2026 at 08:17

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ekuador, ku persona të armatosur, të maskuar si oficerë policie, sulmuan një fushë futbolli dhe vranë tre persona me gjakftohtësi gjatë një ndeshjeje rekreative.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, sulmi ndodhi në një komunitet të rrethuar pranë qytetit portual të Guayaquil.

Ajo që filloi si një ndeshje e zakonshme mbrëmjeje në një fushë futbolli artificial, u shndërrua brenda pak minutash në skenë tmerri.

Tre burra të maskuar, të veshur si policë, hynë papritur në kompleks, shkruan The  Sun.

Lojtarët, duke kuptuar se diçka nuk shkonte, u shtrinë menjëherë në tokë për të shmangur vëmendjen.

Sulmuesit identifikuan shpejt objektivin e tyre – një burrë i veshur me të zeza në qendër të fushës.

Ai u dhunua dhe më pas u qëllua për vdekje nga afër, ndërsa të tjerët shikonin të tmerruar.

I gjithë sulmi zgjati rreth pesë minuta, pas së cilës autorët u larguan me shpejtësi.

Pas të shtënave, dy trupa të tjerë u gjetën në zonën përreth, duke e çuar numrin e viktimave në tre.

Sipas gazetës ekuadoriane El Universo, sulmuesit fillimisht kishin neutralizuar rojet e sigurisë së komunitetit, duke i rrahur, lidhur dhe duke u marrë armët, përpara se të kryenin ekzekutimin.

Një nga viktimat u identifikua si Stalin Rolando Olivero Vargas, i njohur me nofkën “Marino”, 40 vjeç.

Ai ishte ish-i dënuar dhe dyshohej të ishte lider i bandës kriminale Los Lagartos, e cila vepron në jug të Guayaquilit.

Sipas ministrit të Brendshëm, John Reimburg, Vargas mund të jetë shënjestruar nga një bandë rivale.

Dy viktimat e tjera janë Jefferson Xavier Salon Olivero (33) dhe Richard Josue Mina Vergara (29), të cilët, sipas autoriteteve, kishin precedentë të rëndë penalë, përfshirë trafik droge dhe vepra të rënda penale, transmeton Sinjali.

Autoritetet zbuluan gjithashtu se Vargas kishte menduar të largohej nga banda e tij për t’iu bashkuar një grupi rival, gjë që besohet se mund të ketë çuar në eliminimin e tij. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa hetimet për ngjarjen mbeten në vazhdim.

Trascienden nuevas imágenes del triple crimen registrado en la isla #Mocolí, donde le quitaron la vida a alias “El Marino”, cabecilla de Los Lagartos, y a dos de sus acompañantes. Los atacantes vestían prendas similares a las de la Policía.

Más noticias en… pic.twitter.com/3UUKIKKoQb

— TC Televisión (@tctelevision) January 10, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Terror në Ekuador: Tre të vdekur pas sulmit nga të armatosur të maskuar si policë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I dënuari për “Kanosje”, arrestohet në Prishtinë pasi nuk e pagoi gjobën 2.500 euro – dërgohet në Dubravë për 125 ditë burg (EMRI)

23 January 2026 at 08:03

Një urdhërarrest aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore ka çuar në arrestimin e një personi në Kryeqytet, pasi i njëjti nuk e kishte ekzekutuar dënimin me gjobë, i cili më pas iu shndërrua në burgim.

Sinjali mëson se dje, më 22 janar 2026, rreth orës 11:00, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Jugu kanë arrestuar Salko (Xhafer) Berishën, në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, në bazë të urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Sipas burimeve, arrestimi është bërë lidhur me veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti ishte dënuar me gjobë në shumën prej 2.500 euro, mirëpo për shkak të mospagesës së saj, dënimi i është shndërruar në dënim me burg në kohëzgjatje prej 125 ditësh.

Pas arrestimit, Njësia për Realizimin e Urdhëresave e ka dërguar të dyshuarin në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, për vuajtje të dënimit.

Rasti është proceduar sipas urdhëresës së gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I dënuari për “Kanosje”, arrestohet në Prishtinë pasi nuk e pagoi gjobën 2.500 euro – dërgohet në Dubravë për 125 ditë burg (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hetuesit zbarkojnë në tri stacione: Së shpejti nis intervistimi masiv për manipulimin e votave në Prizren – s’përjashtohen ndalime 48-orëshe

23 January 2026 at 07:54

Hetimet për dyshimet e manipulimeve në procesin e votimit kanë hyrë në fazën më serioze, pasi që së shpejti pritet të nisë një operacion i gjerë intervistimesh ndaj personave të dyshuar për keqpërdorime gjatë numërimit të votave,

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se intervistimet do të zhvillohen në tri stacione policore, përkatësisht në “ALFA”, Lubizhdë dhe Suharekë, ku ekipet e hetuesve janë shpërndarë sipas planit operativ.

Sipas informacioneve, shumica e të ftuarve janë paraparë të paraqiten në orën 08:00, ndërsa një pjesë tjetër do të intervistohet në orën 10:00, në varësi të ndarjes së rasteve dhe përfshirjes së tyre në proces.

Burimet thonë se disa prej të dyshuarve tashmë kanë angazhuar edhe mbrojtës, ndërsa hetuesit do t’i ballafaqojnë me prova dhe materiale që dyshohet se dokumentojnë manipulimet, përfshirë edhe elemente të procesit të rinumërimit.

Hetimet lidhen me dyshimet për një skemë të keqpërdorimeve në numërimin e votave, ku është ngritur dyshimi se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet te një tjetër, dukuri që ka shkaktuar reagime gjithandej dhe dyshime se ndërhyrjet kanë qenë të orkestruara.

Në këtë fazë të zhvillimeve, burimet paralajmërojnë se nuk përjashtohet mundësia që disa persona të ndalohen për 48 orë, nëse gjatë intervistimit rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje të drejtpërdrejtë në keqpërdorime.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky operacion dhe zhvillimet e ditës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hetuesit zbarkojnë në tri stacione: Së shpejti nis intervistimi masiv për manipulimin e votave në Prizren – s’përjashtohen ndalime 48-orëshe appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dhjetëra hetues të Krimeve Ekonomike, DKKO dhe stacioneve zbarkojnë në Prizren – sot përballen me të dyshuarit për manipulim votash

23 January 2026 at 07:36

Së shpejti pritet të zhvillohet një aksion i rëndësishëm hetimor në Prizren, ku dhjetëra komisionerë dhe persona të përfshirë në procesin e votimit do të merren në pyetje, në cilësinë e të dyshuarve, lidhur me dyshimet për manipulim dhe transferim të votave gjatë procesit zgjedhor.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë aksion janë angazhuar dhjetëra hetues nga Krimet Ekonomike, DKKO dhe hetues të stacioneve policore, të cilët sot do të përballen direkt me të dyshuarit, në kuadër të hetimeve që janë hapur pas dyshimeve se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet tek një tjetër, duke ngritur alarmin për një veprim të mundshëm të orkestruar.

Sipas informacioneve që ka siguruar ekskluzivisht Sinjali, intervistimet nisin që në ora 08:00, ndërsa zyrtarët policorë të angazhuar janë paraqitur më herët në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku po mbahet një brifing operacional, për ndarjen e roleve, caktimin e hetuesve për secilin rast dhe mënyrën e zhvillimit të intervistimit.

Sinjali mëson se pyetjet janë përgatitur paraprakisht për secilin të dyshuar, ndërsa hetuesit do të kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta dhe do të bëjnë ballafaqim me prova, përfshirë edhe prova elektronike dhe filmime, që sipas burimeve, dokumentojnë manipulimet.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se disa nga të dyshuarit tashmë kanë angazhuar avokat, çka pritet ta bëjë procesin e intervistimit edhe më të ngarkuar, sidomos për shkak të natyrës së dyshimeve dhe ndikimit publik që ky rast ka shkaktuar në opinion.

Hetimet në këtë drejtim janë intensifikuar pasi ditë më parë u bë e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe materialeve nga organet kompetente, përfshirë listat e komisionerëve, vëzhguesve dhe personave të tjerë zyrtarë, si dhe materialet që lidhen me procesin e rinumërimit.

Sipas rezultateve preliminare te hetimit, ekziston dyshimi se një pjesë e manipulimeve janë kryer nga një numër i caktuar i komisionerëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të kenë përfituar edhe financiarisht.

Rasti pritet të trajtohet në kuadër të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, ndërsa zhvillimet e sotme pritet të jenë vendimtare për fazën e ardhshme të hetimit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dhjetëra hetues të Krimeve Ekonomike, DKKO dhe stacioneve zbarkojnë në Prizren – sot përballen me të dyshuarit për manipulim votash appeared first on Sinjali.

Ulutash takon Elshanin: Diskutojnë për sigurinë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë

23 January 2026 at 07:27

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutash, u takua me Zëvendës Komandantin Rajonal të Policisë së Kosovës për Veri, Nënkolonel Veton Elshani.

Në njoftim thuhej se takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të Gjeneral Ulutaş me homologët e tij institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Angazhime të tilla të rregullta janë një element kyç për të ofruar një pasqyrë të vlefshme të drejtpërdrejtë mbi realitetet lokale, për të nxitur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur në mënyrë efektive mandatin e tij”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ulutash takon Elshanin: Diskutojnë për sigurinë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë appeared first on Sinjali.

KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

23 January 2026 at 07:15

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët dhe bizneset e Prishtinës se ka filluar zbatimin e çmimores së re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale.

Kjo çmimore sipas tyre është në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor 2023 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Akt Nr. 90391).

Sipas dokumentit zyrtar të çmimores, tarifa për amvisëritë rezidente është përcaktuar në 5.56 euro në muaj pa TVSH, respektivisht 6.20 euro në muaj me TVSH 8%, ndërsa për amvisëritë jorezidente tarifa vjetore arrin në 17.8 euro me TVSH.

Çmimorja parasheh tarifa të diferencuara edhe për bizneset, varësisht nga madhësia, zona dhe kostoja e shërbimit.

Për dyqanet e vogla dhe bizneset artizanale, tarifa mujore në zonat urbane është 8.4 euro me TVSH, ndërsa në zonat rurale 6 euro me TVSH.

Për bizneset e mesme dhe të mëdha, çmimet mujore në zonat urbane variojnë nga 15 euro deri në 30 euro me TVSH, në varësi të kostos së shërbimit, ndërsa në zonat rurale nga 8.4 deri në 18 euro me TVSH.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes”

23 January 2026 at 07:03

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka tërhequr një ftesë për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” të sapokrijuar, në përplasjen e fundit midis fqinjëve të Amerikës së Veriut.

“Ju lutem, lejoni që kjo Letër të shërbejë për të përfaqësuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë”, tha Trump në Truth Social në një postim drejtuar Kryeministrit Mark Carney, i cili bëri bujë këtë javë kur paralajmëroi për një “çarje”, në rendin global të udhëhequr nga ShBA-ja.

Kanadaja kishte lënë të kuptohet se, ndërsa nuk do të paguante të ishte në bord, do të bashkohej.

Ndërkohë, shefi i BE-së, Antonio Costa, tha se udhëheqësit evropianë kanë dyshime serioze në lidhje me fushëveprimin e bordit, por ishin të gatshëm të punonin me organin në Gaza. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes” appeared first on Sinjali.

Liga Saudite synon Salah dhe Vinicius Jr në tregun e transferimeve verore

23 January 2026 at 06:55

Liga Profesionale e Arabisë Saudite pritet të jetë shumë aktive në  tregun e transferimeve gjatë verës, duke vendosur Mohamed Salah dhe Vinicius Junior në krye të listës së përforcimeve të synuara.

Klubet saudite e kanë analizuar tashmë mundësinë e afrimit të Salah, por Liverpooli ka refuzuar të hapë bisedime.

Ndërkohë, sulmuesi egjiptian 33-vjeçar nuk ka marrë ende një vendim nëse do ta vazhdojë karrierën në futbollin elitar evropian edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Interesi nga Arabia Saudite pritet të intensifikohet gjatë verës, kur klubet do të kenë më shumë fleksibilitet për të realizuar transferime të bujshme, për shkak të skadimit të disa kontratave të profilit të lartë.

Situata e Vinicius Jr po ndiqet gjithashtu nga afër, pasi bisedimet për një kontratë të re me Real Madridin kanë ngecur. Marrëveshja aktuale e brazilianit skadon në vitin 2027, çka e mban ende të hapur të ardhmen e tij.

Ndërsa disa brenda Ligës Saudite e shohin Salah si një ikonë globale që do ta ngrinte ndjeshëm profilin e kampionatit, të tjerë besojnë se Vinicius Jr përfaqëson një investim më strategjik dhe afatgjatë.

Vera pritet të jetë vendimtare për ambiciet e Ligës Profesionale Saudite, e cila synon të vazhdojë afrimin e yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liga Saudite synon Salah dhe Vinicius Jr në tregun e transferimeve verore appeared first on Sinjali.

Horoskopi për ju gjatë ditës së sotme

23 January 2026 at 06:45

DASHI

Kjo është një kohë kur ndjeni diçka që ndryshon brenda jush. Nuk është vetëm një dëshirë për të bërë gjëra, por një nevojë për të thënë të vërtetën tuaj. Yjet flasin për lëvizje, për zgjedhje që nuk mund të shtyhen më. Në punë, ka një sfidë: ose provoni se kush jeni, ose ndryshoni drejtim. Në dashuri, jeni pasionantë, por pak të paduruar: kini kujdes të mos thoni fjalë që më vonë do të bëhen të rënda. Energjia fizike është e shkëlqyer, por duhet të kanalizohet mirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 23 janar 2026), po gjeni stabilitet pas disa javësh disi konfuze. Qielli ju kërkon durim dhe konkretësi, dy cilësi që i keni me bollëk. Puna i shpërblen ata që ndërtojnë ngadalë: një projekt mund të japë fryte afatgjata. Në dashuri, keni nevojë për siguri, gjeste të thjeshta por të sinqerta. Nëse jeni beqar, një njohje e re do të rritet ngadalë por thellë. Marrëdhëniet tuaja me familjen janë të forta.

BINJAKËT

Jeni shenja e komunikimit dhe tani yjet ju kërkojnë të flisni qartë, para së gjithash me veten. Ka kaq shumë ide, kaq shumë mundësi, por duhet të zgjidhni se ku ta investoni energjinë tuaj. Jeni të shkëlqyer në punë, por kini kujdes të mos humbni kohë. Në dashuri, dëshironi qetësi: ata përreth jush duhet t’ju ndjekin, jo t’ju pengojnë. Kjo është një kohë ideale për udhëtime, studime dhe krijimin e kontakteve të reja.

GAFORRJA

Një qiell që flet për emocione dhe vetëdije të forta. Po e kupton atë që dëshiron vërtet dhe, mbi të gjitha, atë që nuk dëshiron më. Në punë, do të marrësh konfirmim ose një përgjigje të shumëpritur. Në dashuri, je i thellë, por pak i ndjeshëm: përpiqu të mos mbyllesh në vetvete nëse diçka nuk shkon menjëherë siç shpresoje. Marrëdhëniet familjare dhe projektet që lidhen me shtëpinë favorizohen.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 23 janar 2026), jeni në qendër të vëmendjes, por tani duhet ta përdorni dritën tuaj me mençuri. Ambicia dhe kreativiteti shkojnë krah për krah. Në punë, mund të fitoni njohje, por shmangni konfliktet e panevojshme. Pasioni kthehet në dashuri, veçanërisht nëse lini hapësirë ​​për dialog. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë një takim të rëndësishëm. Energjia është e lartë, por pushoni më shumë.

VIRGJËRESHA

Kjo është një kohë kur qielli ju ftojnë të kërkoni qartësi, veçanërisht në marrëdhënie. Në punë, jeni të saktë, por mos jini shumë autokritikë. Yjet favorizojnë bashkëpunimin. Në dashuri, keni nevojë për më shumë spontanitet: lini mënjanë kontrollin. Shëndeti juaj është i mirë, veçanërisht nëse i kushtoni vëmendje dietës suaj.

PESHORJA

Po përpiqesh të kuptosh se ku po jep shumë dhe ku po merr shumë pak. Puna kërkon diplomaci, por edhe vendosmëri. Në dashuri, qielli kërkon sinqeritet: më mirë një diskutim sot sesa heshtje nesër. Ekziston mundësia e rikthimit të së kaluarës. Kreativiteti po rritet dhe arti dhe bukuria po shkojnë mirë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 23 janar 2026), yjet flasin për transformim. Disa gjëra përfundimisht do t’ia lënë vendin diçkaje më autentike. Në punë, jeni strategjikë, por shmangni lojërat e pushtetit. Në dashuri, jeni magnetikë, pasionantë, por edhe kërkues: përpiquni të besoni më shumë. Intuita juaj është tepër e fortë; ndiqeni atë.

SHIGJETARI

Keni nevojë për horizonte të reja. Qielli ju shtyn të shikoni përpara, të mos qëndroni të bllokuar në situata shumë të ngushta. Puna është në lëvizje dhe kontaktet e huaja ose përvojat e reja favorizohen. Në dashuri, dëshironi liri, por edhe bashkëpunim: gjeni dikë që ecën pranë jush, jo pas jush. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Po ndërtoni diçka të rëndësishme, edhe nëse ndonjëherë ndiheni të lodhur. Yjet ju kërkojnë këmbëngulje dhe besim. Në punë, ju presin përgjegjësi më të mëdha, por edhe shpërblime. Në dashuri, jeni më të hapur se zakonisht: ata që ju duan e vënë re. Është koha të investoni në atë që ka vërtet rëndësi.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 23 janar 2026), qielli është krijues dhe i paparashikueshëm. Keni ide të reja dhe vizione të ndryshme, por duhet t’i konkretizoni ato. Puna nxit inovacionin, por kërkohet disiplinë. Në dashuri, jeni të lirë dhe jokonvencionalë, por mos harroni emocionet e partnerit tuaj. Kjo është një kohë e shkëlqyer për miqësi dhe projekte në grup.

PESHQIT

Kjo është një periudhë me ndjeshmëri të madhe. Yjet flasin për intuitë dhe rilindje emocionale. Në punë, ndiqni instinktet tuaja, por vendosni kufij të qartë. Në dashuri, jeni romantikë dhe të thellë, por kini kujdes të mos e teproni me idealizimin. Kreativiteti është në kulmin e tij: muzika, arti dhe shkrimi favorizohen. Dëgjoni ëndrrat tuaja; ato flasin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi për ju gjatë ditës së sotme appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për sot

23 January 2026 at 06:41

Sot parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në formë të shiut të ngrirë apo shqote.

Mëngjesi pritet të karakterizohet me vranësira të ulëta apo mjegull lokalisht, ndërsa gjatë ditës këto pritet të tërhiqen.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 7-26 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Sinjali.

Yesterday — 22 January 2026Main stream

Zelensky deklaron se nesër do të mbahet “takimi i parë trepalësh” mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së

22 January 2026 at 16:35

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se “takimi i parë trepalësh” mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara pritet të mbahet nesër, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm diplomatik në përpjekjet për dialog lidhur me luftën në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas tha se, sipas informacioneve që ai ka në dispozicion, takimi i parë mes tre palëve do të zhvillohet nesër dhe do të vazhdojë edhe ditën pasuese.

Ai theksoi se ky format trepalësh përfaqëson një hap të ri në komunikimin ndërkombëtar lidhur me konfliktin, megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi agjendën e bisedimeve.

Sipas Zelenskyt, takimi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, ai la të kuptohet se iniciativa për këtë takim ka ardhur papritur nga Uashingtoni dhe se pala ukrainase nuk ka qenë plotësisht e përfshirë paraprakisht në përgatitjen e tij.

Shpresoj që Emiratet ta dinë për këtë. Po. Ndonjëherë kemi surpriza të tilla nga pala jonë amerikane”, tha me një ton ironik, lideri ukrainas duke sugjeruar se koordinimi diplomatik nuk ka qenë i plotë.

Ndryshe, një takim i drejtpërdrejtë trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të përbënte një moment të rrallë dhe potencialisht vendimtar në përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të eksploruar mundësi për zgjidhje politike të konfliktit që ka tronditur Evropën dhe rendin ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky deklaron se nesër do të mbahet “takimi i parë trepalësh” mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së appeared first on Sinjali.

Real Madridi vazhdon të monitorojë yllin e Manchester Cityt

22 January 2026 at 16:21

Rodri është një figurë kryesore për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar spanjoll, e që kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, megjithëse City i ka paraqitur tashmë një propozim për ta zgjatur atë deri në vitin 2029.

Për momentin, ai nuk ka nënshkruar ende dhe këtu hyn në lojë Real Madridi.

Rodri ka qenë në radarin e klubit mbretëror për një kohë të gjatë. Hierarkia e Real Madridit po kërkon një mesfushor mbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe Rodri është në listë, jo një i kohëve të fundit, por një i hershëm.

Emri i tij është lidhur me një transferim te Real Madrid për disa kohë, megjithëse klubi duket se e ka përjashtuar atë pas dëmtimit të tij të rëndë.

Megjithatë, nuk është kështu. Sipas mediave spanjolle, Real Madridi nuk e ka humbur nga sytë mesfushorin e kombëtares La Roja.

Ata po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për një vit dhe po e vëzhgojnë nga afër në rast se një transferim bëhet i mundur këtë verë.

Objektivi kryesor i Real Madridit mbetet mesfushori i PSG-së, Vitinha, por klubi është i vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë ta largojnë portugezin nga Parisi. Nëse kjo rezulton e pamundur, Rodri shfaqet si një alternativë.

Klubi gjithashtu e di se nuk do të jetë e lehtë të marrë Rodrin nga City, por, si pjesa më e madhe e Evropës, ata po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Pep Guardiolës.

Nëse trajneri katalunas largohet, mund të pasojë një largim i mundshëm, dhe Rodri mund të përfundojë te Real Madrid. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi vazhdon të monitorojë yllin e Manchester Cityt appeared first on Sinjali.

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për ratifikim

22 January 2026 at 16:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka firmosur sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke i siguruar Kosovës statusin e anëtarit themelues, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën, për të marrë miratimin përfundimtar të përfaqësuesve të popullit.

“Kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do të jetë në shërbim të paqes, sot e përherë”, ka përfunduar presidentja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për ratifikim appeared first on Sinjali.

Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme

22 January 2026 at 14:56

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike mes Kosovës dhe Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në përshkrim, ajo shkruan se “Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme”.

Kosova është në mesin e mbi 30 vendeve që kanë pranuar të jenë pjesë e  Bordit të Paqes për Gazën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme appeared first on Sinjali.

Operacioni në Tiranë: Arrestohen 3 kolumbiane për prostitucion, 2 shqiptare nën hetim

22 January 2026 at 14:34

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Netëork”, duke goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente me qira, të ndodhura në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan 3 shtetase kolumbiane dhe 1 shtetas spanjoll, ndërsa 2 shtetase shqiptare u proceduan penalisht.

Sipas policisë, shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Ibrahim Rugova”. Ndërkohë, në pranga u vu edhe shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, i cili dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase për këtë veprimtari kriminale, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset shqiptare V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në dy apartamente të tjera, përkatësisht në rrugët “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni, si dhe disa aparate celularë. Policia bën me dije se, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacioni në Tiranë: Arrestohen 3 kolumbiane për prostitucion, 2 shqiptare nën hetim appeared first on Sinjali.

❌
❌