Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Martin Leka: Zbutja e tonit, lidhet me çështjet e tij penale

15 January 2026 at 21:00

TIRANË- Gazetari Martin Leka, i ftuar në “Real Story” u shpreh se po të kishte gjë në dorë, Sali Berisha do ta shkrinte SPAK.

Ai theksoi se këtë “betim” Sali Berisha e ka bërë në publik.

Ai theksoi se zbutja e toneve të Sali Berishës për SPAK, pas zgjedhjet së drejtuesit të ri Klodjan Brahos, ka ardhur për arsyet se vetë kryetari i PD është në konflikt me akuzat penale që ka ngritur Prokuroria e Përgjithshme.

“Berisha po të kishte gjë në dorë, e kishte shkrirë me themele  SPAK dhe këtë lloj sistemi drejtësie, sepse e ka thënë me kohë vete.

Tonet që ka tani janë thjesht për të qenë politikisht korrekt dhe për të mos renduar pozitat veta sepse ai është në një konflikt penale me akuza penale me SPAK.

Nga ana tjetër, përveç Edi Ramës, të gjithë qeverinë e vet e ka bërë copë. Ramës i ka rënë SPAK. Kur të priten të gjithë rrënjët, degët janë kot”, tha ai./abcnews.al

Gjikondi: Ulja e toneve ndaj SPAK, taktikë e Berishës! Hoxha: Në Prokurorinë e Posaçme ka edhe njerëz që përdoren

15 January 2026 at 20:51

Juristja Brizida Gjikondi foli për deklaratat e kreut të PD Sali Berisha ndaj SPAK, duke thënë se tonet e qeta të Berishës ndaj drejtuesit të SPAK, Klodian Braho i sheh thjesht si një strategji të përkohshme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se kreu i PD është i njohur për gjuhën dhe akuzat e tij ndaj drejtësisë dhe se nuk mund të dalë nga skema e tij por thjesht po ndryshon taktikë.

“Ulja e toneve ndaj SPAK kam përshtypjet se është taktikë apo strategji e përkohshme. Pra nuk e shoh si vizion i tij të ndryshojë tani. Kam përshtypjen se edhe zoti Braho do t’i bashkohet fjalorit të zotit Berisha. Edhe për zotin Kraja në fillim tha fjalë shumë të mira, dhe më pas ka ndryshuar regjistri i fjalorit edhe ndaj zotit Kraja dhe zotit Dumani”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij Indrit Hoxha u shpreh se vlerëson SPAK dhe punën  e drejtësisë, megjithatë thotë se beson se në SPAK ka edhe prokurorë që përdoren nga kryeministri Edi Rama.

“I qëndroj mendimit tim se në SPAK ka njerëz me integritet, por ka edhe prokurorë që përdoren nga kryeministri Edi Rama. Ky është mendimi im. Pra tani Rama po na del sikur nuk di gjë. Por SPAK të shkojë ta marrë kryeministrin, minimalisht për çështje që mund të ketë në dijeni, duhet të ishte thirrur të paktën njëherë në SPAK.

“PD po rifreskon listat e anëtarësisë”, Indrit Hoxha: Drejt digjitalizimit! Basha më hoqi nga lista, kur isha në detyrë

15 January 2026 at 20:47

Rithemelimi i Partisë Demokratike është shoqëruar me një rihetim nga ana e SPAK-ut lidhur me financimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, deklaroi se çdo donacion është i deklaruar në KQZ dhe se gjithçka është transparente dhe ligjore, por nuk dha detaje lidhur me procesin në SPAK. Hoxha shtoi se Partia Demokratike po rifreskon listat e anëtarësisë për të mos përjashtuar askënd dhe se, sipas tij, PD-ja do të kalojë drejt digjitalizimit të anëtarësisë, për shkak të mospërputhjes mes numrit të anëtarëve të deklaruar dhe pjesëmarrjes reale në votime.

“Duhet të ndajmë financimin e një force politike që është e rregullt nga ana juridike, nga ajo periudhë kur nuk kishim as status financiar dhe as juridik, dhe nuk na njihte askush. Si çdo organizim që vepron brenda kuadrit ligjor, kjo gjë nuk përbën asnjë pengesë.

Çdo donacion për partitë politike është i deklaruar në KQZ, ashtu siç janë mbyllur edhe bilancet për zgjedhjet. Gjithçka është transparente dhe ligjore. Unë jam një nga personat që jam pyetur për çështjen e financimeve dhe, për arsye ligjore, nuk është korrekte që ta komentoj më tej. Nëse nuk do të isha përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces, do ta bëja publike këtu edhe koston e Kuvendit të 11 nëntorit.

Partia Demokratike po rifreskon listat e anëtarësisë. Është rënë dakord që ata që kanë votuar për Bashën herën e fundit, së bashku me ata që kanë marrë pjesë në Foltore, të kenë të drejtën e anëtarësimit. Kjo bëhet për të mos përjashtuar askënd nga PD-ja.

Mua më ishte hequr emri nga listat e PD-së kur isha sekretar i forumit në detyrë. Ka ardhur koha që anëtarësia në PD të digjitalizohet, pasi sot një degë mund të deklarojë 15 mijë anëtarë, ndërsa në votime marrin pjesë vetëm rreth 1 mijë. Mbi këtë problem po ndërtohet një organizim i ri.”, tha Hoxha.  / abcnews.al /

Sa kushtoi Kuvendi i “Rithemelimit”/Indrit Hoxha në “Real Story”: Shumë reale është sa…

15 January 2026 at 20:36

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në “Real Story”, tha se fatura e Kuvendit të “Rithemelimit” të 11 dhjetorit 2021 është shume herë më pak, nga ajo që kanë publikuar mediat.

Ai nuk pranoi të tregonte shifrën duke e cilësuar si pjesë të sekretit hetimor.

Ai theksoi se ky hetim i SPAK mund të jetë iniciuar nga denoncimet e Gazment Bardhit, i cili në atë kohë ishte me Lulzim Bashën dhe kundër Sali Berishës.

Ky i fundit luftonte për të marrë vulën e Partisë Demokratike, në një betejë që vijoi për një kohë të gjatë.

“Sa i takon shpenzimeve të Kuvendit çdo gjë është me faturë. Prokuroria i ka të gjitha pagesat dhe të gjitha faturat, është çështja e sekretit hetimor dhe nuk mund të flas për këtë pjesë, por ju them se shifra është qindra herë më e vogël se sa shumat që fliten nëpër media.

Çështja e Kuvendit mund të ketë nisur edhe  si denoncimi i z.Bardhi dhe mund të ketë pasur indicie nga denoncimi i Bardhit asaj kohe kur ishte me z.Basha, por mund të jetë edhe për shkak të hetimeve të tjera”, tha ai./abcnews.al

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

15 January 2026 at 20:32

Anëtari i Kryesisë së PD Indrit Hoxha, në emisionin “Real Story” në ABC News foli për financimet e Kuvendit të Dhjetorit si edhe Foltoret e PD.

Ai u shpreh se të gjitha të dhënat apo financimet janë të ditura dhe se drejtësia është e lirë të hetojë.

Gjatë intervistës Hoxha nënvizoi se në një përllogaritje të shpejtë 27 Foltoret e Berishës kanë kushtuar gati 3-4 mijë euro.

“Në vendin tonë , si bashkitë tona dhe bashkitë e kundërshtarit politik  për aktivitete kryesore të partive i kanë dhënë sallat. Kjo është e vërteta.. Një sallë më shumë se 150 euro nuk shkon në Shqipëri. Dhe 27 Foltore që ka bërë Berisha janë 3-4 mijë euro dhe nëse lideri nuk gjen 3-4 mijë euro donacione për të paguar këto salla nuk është për të drejtuar partinë më të madhe në opozitë. I ka SPAK të gjitha faturat”, tha ai.

/abcnews.al/

“Gjërat po ecin në drejtimin e duhur”, Gjikondi: Berisha i frikësuar nga hetimi pasuror i SPAK

15 January 2026 at 20:30

TIRANË– Pak ditë më parë, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, u thirr në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për t’u pyetur mbi të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua më 11 dhjetor në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

Ky veprim i SPAK duket se ka trembur jo pak Sali Berishën, i cili tha se shpenzimet e Kuvendit le të hetohen, por jo pasuritë e familjarëve të tij.

Kjo çështje u trajtua mbrëmjen e kësaj te enjteje në studion e “Real Story”. Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se Sali Berisha e ka kthyer në modë sulmin publik që adreson ndaj prokurorëve të SPAK.

Sipas saj, Berisha është i frikësuar pasi vetë kreu i SPAK  në vizionin e tij është shprehur se prioritet është hetimi pasuror i personave, që janë nën hetim nga SPAK.

“Berisha është mësuar të sulmojë prokurorët  SPAK, Për Kraja dhe Millonai, janë dy prokurorët që kanë edhe çështjen e hetimit pasuror dhe Partizanit.

Për hetimin pasuror ndodhet një farë shqetësimi edhe për Berishën dhe Metës, sepse Klodian Braho kur mori detyrën  në krye të SPAK, kur u pyet për vizionin e tij, ai tha se unë do hetojë pasuritë e politikanëve që janë nën akuzë.

Fillimi i hetimit me themele, sidomos i Kuvendit të z, Berisha te stadium “Arena”, kam përshtypjen se ka të bëjë me të gjithë vizionin që ka Braho për ta filluar tek bishti, për të arritur tek koka.

Kuvendi i bërë te stadium ishte 1.1 milionë euro, nga lista që vetë Basha apo Bardhi nuk e di kush e ka dorëzuar në SPAK. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur për të bërë një përshtatje të asaj që është deklaruar, me atë që rezulton aktualisht.”,  tha ajo./abcnews.al

“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi shumë, por i zhgënjeu! Salianji, ‘heroi’ i PD pas burgut

15 January 2026 at 20:20

Analisti Roland Bejko tha për Real Story se takimet e Sali Berishës zhvillohen kryesisht me njerëzit më të afërt, të cilët shpesh shmangin t’i thonë të vërtetën për shkak të besnikërisë ndaj tij.

Sipas Bejkos, pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe zhgënjimit, uniteti i krijuar rreth Berishës po zbehet, ndërsa premtimet për rikthim të shpejtë në pushtet nuk janë përmbushur.

Ai theksoi se presioni ndaj Berishës është rritur.

“Takimet që zhvillon Berisha janë kryesisht me njerëzit më të afërt të tij, me ata që u beson më shumë. Kemi vënë re se këta, nga dashuria e madhe për Berishën, shpesh vihen në siklet për t’i thënë të vërtetën. Ata shkojnë deri në maksimum në mbështetje të disa emrave që vijnë pas Berishës. Në Lezhë, ai i tha: “Ka kaq të vështirë e keni ju të trashëgoheni diku tjetër?”

Është arritur pika e ngopjes, pasi janë humbur të gjitha zgjedhjet dhe ka pasur zhgënjim nga Basha, kur ishin bërë gati për të marrë pushtetin dhe humbja ishte e butë. Me rikthimin e Berishës, si një figurë karizmatike, e ndershme dhe e viktimizuar pas shpalljes “non grata”, u krijua një unitet i përkohshëm. Berisha u premtoi se nëse do të ishte kryetar për gjashtë muaj, do t’i kthente në pushtet, por sot ata e kuptojnë situatën reale dhe e ballafaqojnë me atë që Berisha u thotë.

Përtej Partisë Demokratike është e djathta dhe një elektorat i pakënaqur që nuk po mblidhet brenda PD-së. Presioni ndaj Berishës është shumë i fortë dhe për herë të parë, që kur ai është kryetar, figura si Ervin Salianji dalin përpara dhe zhvillojnë takime me mbështetës të tjerë demokratë.

Ervini ka një avantazh, sepse pas daljes nga burgu partia e ka konsideruar si hero dhe si figurë të viktimizuar për shkak të dhunës që, sipas tyre, ka ushtruar mazhoranca.”  / abcnews.al /

“Në SPAK, si donator i Rithemelimit”/ Indrit Hoxha: Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj

15 January 2026 at 20:15

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Indrit Hoxha anëtar i Kryesisë së PD, u shpreh se drejtësia duhet lënë që të bëjë punën e saj.

Sa i përket paraqitjes së tij në SPAK ai tha se ishte si donator i Rithemelimit, duke shtuar se

“I kam bërë thirrje prokurorisë së posaçme të hetojë pasurinë time dhe të kundërshtarëve. Unë mendoj që çdo njeri që merret me politikë duhet të ketë një transparencë të financave. Jam thërritur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me organizimin dhe financimin e Kuvendit të Dhjetorit dhe kam dhënë për kontributet e mia çdo gjë të justifikuar, shumat apo  arsyet. Nëse do bëhet sërish ai Kuvend sërish do jem një nga donatorët e mundësimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Në gjykimin tim, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj”, tha ai.

Më tej shtoi se pret që të thërritet sërish në SPAK dhe se është shumë i hapur për të dhënë shpjegime.

“Dikur ata që kanë gjykuar familjet time për 25 vite fatkeqësisht sot duhet të bëjnë drejtësinë e re. Sa i takon çështjes se si është hapur ky hetim nuk më intereson. Unë jam shumë i pastër përpara drejtësisë dhe sa herë të më thërrasë do përgjigjem. Unë pres të më thërrasin sërish sepse kam bërë disa denoncime, kam tre kallëzime ndaj kryeministrit të vendit të faktuara për shpërdorim detyre. Por ka dhe kërkesa që kam bërë për hetimin e pasurisë për çdo politikan në Republikën e Shqipërisë. Unë pas humbjes së 2021 të PD kam të njëjtin mendim ndaj personazhit në fjalë që sot është kreu i PD. Unë ndaj jam i djathtë dhe mendimi ndryshe duhet të pranohet. Unë kam qenë kundër bashkimit në diversitet, por pjesa a e pranojnë apo jo nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

Yll Limani lë performancat në klube: Gati për një frymëmarrje tjetër

By: redi
15 January 2026 at 20:58

Yll Limani ka surprizuar publikun me një njoftim të drejtpërdrejtë dhe emocional: në vitin 2026 ai nuk do të mbajë performanca në klube, duke vendosur kështu një pauzë nga një format që ka shoqëruar për vite me radhë rrugëtimin e tij muzikor. Në një mesazh të publikuar së fundmi, Limani rikujton lidhjen e fortë me publikun dhe netët e panumërta të ndara bashkë në klube të ndryshme…

Source

Eduard Halimi: Mos dorëzoni telefonat tuaj pa vendim gjykate! Kërkoni avokat, mos firmosni asgjë!

By: njeshi
15 January 2026 at 20:43

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuse në lidhje me sekuestrimin e celularëve nga ana SPAK gjatë hetimeve për çështje të caktuara. Postimi i plotë i Halimit: Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e…

Source

Von der Leyen: Do të shtrëngojmë sanksionet ndaj Iranit, kështu e dobësojmë regjimin

By: redi
15 January 2026 at 20:18

”Në Iran, ne po shqyrtojmë shtrëngimin e sanksioneve”, kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së Kolegjit të Komisionerëve në Presidencën Qipriote të Këshillit të BE-së. “Sanksionet po japin efekt, ato po e dobësojnë regjimin dhe po ndihmojnë në shtytjen për fundin e tij dhe për ndryshim. Në fund të fundit, është populli iranian ai që po lufton me guxim…

Source

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-prokurorin Aurel Zarka

By: redi
15 January 2026 at 19:54

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarkën, i cili ndryshe nga Gjykata e Posaçme kërkonte rikualifikimin e veprës penale si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Gjykata ka dërguar çështjen për rishqyrtim me një trup tjetër gjykues. Zarka bëri rekurs vendimin që i prishi dënimin me 2 vite e 8 muaj…

Source

Rregullimi i urës nxjerr nga izolimi 2000 banorë të Xhyrë, ministri Vengu: Angazhim për infrastrukturën kritike

By: redi
15 January 2026 at 19:34

Rreth 2000 banorë të fshatit Xhyrë në Librazhd kanë dalë nga izolimi pas rregullimit të urës që lidhte zonën me të gjitha qendrat e shërbimit përreth. Ura ishte dëmtuar në nëntor të vitit 2025, duke pamundësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve. Gjatë një inspektimi në terren, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu falënderoi punëtorët e Xhenios për angazhimin e tyre, si dhe banorët e zonës për durimin…

Source

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur

By: redi
15 January 2026 at 19:08

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin mbi kërkesën nga Sali Berisha, duke konstatuar shkelje lidhur me kohëzgjatjen e masës së ”arrestit shtëpiak” të vendosur ndaj tij. Vendimi ka të bëjë me tre vendime të dhëna më herët nga gjykatat më të ulëta, të cilat kishin lënë në fuqi masën e sigurimit personal ”arrest shtëpie” për një periudhë të gjatë kohore. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është…

Source

Pas dekretimit nga presidenti Begaj, 7 ligjet e Paketës Fiskale publikohen në Fletoren Zyrtare

By: redi
15 January 2026 at 19:02

7 ligjet e Paketës Fiskale janë publikuar në Fletoren Zyrtare, dhe do të hyjnë në fuqi pas 15 ditësh. Brenda këtij viti administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të fshijnë nga bilancet e tyre, çdo borxh që kanë bizneset, të cilat janë krijuar përpara 31 dhjetorit të vitit 2014. Nga kjo nismë e qeverisë që u miratua më 12 dhjetor të vitit që lamë pas preken gati 2.1 miliardë euro detyrime të…

Source

Kushtetuesja i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15 January 2026 at 20:54

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kryedemokratit Sali Berisha, pasi ka konkluzuar se kohëzgjatja e masës së ‘arrestit shtëpiak’ ndaj tij ishte e tejzgjatur.

Këtë vendim Kushtetuesja e mori teksa shqyrtoi lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak.

Burime bëjnë të ditur se vendimi është dhënë në përfundim të seancës, pa praninë e palëve.

Kujtojmë se avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së ‘arrestit shtëpiak’.

Po ashtu sjellim në vëmendje se në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”.

The post Kushtetuesja i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur! appeared first on Gazeta Si.

Motra e Egli Progës akuzon KLP-në: Promovuat prokuroren që tha ‘vdiq nga një grusht

By: Elva
15 January 2026 at 20:58

Në një reagim të bërë publik në Facebook, Proga shprehet se prokurorja Postoli gjatë gjykimit ka deklaruar se vëllai i saj ka humbur jetën nga një grusht, ndërsa familja pretendon se autori, Denis Meçe, ka qenë një kriminel i rrezikshëm dhe person i përfshirë në gjoba ndaj tregtarëve të Pogradecit. Jonida Proga shkruan se vendimi […]

The post Motra e Egli Progës akuzon KLP-në: Promovuat prokuroren që tha ‘vdiq nga një grusht appeared first on BoldNews.al.

60 milionë euro për përpunimin e mbetjeve të rrezikshme/ Institucionet nuk bëjnë transparencë

By: Brisi
15 January 2026 at 20:54

EMISIONI VETTING Në maj të vitit 2020, Këshilli i Ministrave miratoi “Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035”. Ky plan sipas qeverisë, do të jetë dokumenti kryesor planifikues në fushën e menaxhimit të mbetjeve bashkiake, jo-bashkiake dhe të rrezikshme në Shqipëri, duke mbuluar periudhën kohore prej 15 vitesh. […]

The post 60 milionë euro për përpunimin e mbetjeve të rrezikshme/ Institucionet nuk bëjnë transparencë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌