Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

7 arsye të fshehura pse kockat e fytyrës ju japin dhimbje

14 January 2026 at 11:50

Dhimbja në kockat e fytyrës mund të jetë e fortë, por zakonisht nuk është vetë kocka që “dhemb” spontanisht.

Mjekët shpjegojnë se dhimbja shpesh “reflektohet” nga strukturat përreth, si sinuset, dhëmbët apo nyjat e nofullës. Ajo mund të ndodhë për shkak të lëndimeve, infeksioneve ose problemeve me nervat.

Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes në kockat e fytyrës

Dhimbja në këtë zonë mund të sinjalizojë probleme të ndryshme, duke përfshirë:

Sinuset (sinusiti)

Nervat (p.sh. neuralgjia trigeminale)

Dhëmbët (absces ose karies)

Nyjën e nofullës

Dhimbje koke të forta

Shpesh shoqërohet me ënjtje, bllokim të hundës ose ndjeshmëri të dhëmbëve. Mjeku duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për infeksion, çrregullim nervor, lëndim apo stres.

Kjo gjendje njihet si dhimbje orofaciale dhe mund të jetë afatshkurtër (akute) ose afatgjatë (kronike). Mund të prekë njërën anë të fytyrës ose të dyja, dhe mund të përshkruhet si djegie, shpim, therje, dhimbje e shurdhër, e fortë ose ndjesi pulsimi. Në shumicën e rasteve nuk është emergjencë, por dhimbja e vazhdueshme ose e pashpjegueshme duhet të kontrollohet nga mjeku.

Llojet e dhimbjeve në fytyrë

Dhimbja në fytyrë mund të ketë burime të ndryshme:

Dhimbje dhëmbi nga kariesi ose abscesi

Dhimbje e nofullës nga çrregullimet e nyjës temporomandibulare (TMJ) ose fraktura

Dhimbje nervore nga çrregullime si neuralgjia trigeminale

Dhimbje vaskulare nga migrena ose vaskuliti

Dhimbje atipike e fytyrës, pa shkak të qartë

Dhimbja atipike e fytyrës

Personat me dhimbje atipike ndiejnë dhimbje çdo ditë për të paktën 3 muaj. Faktorët që e përkeqësojnë përfshijnë ndryshimet e temperaturës, prekjen, lodhjen ose stresin. Dhimbja mund të lokalizohet pranë nofullës, veshit ose të përhapet në gjithë fytyrën dhe nuk ndjek domosdoshmërisht rrugën e një nervi.

Simptomat e dhimbjes atipike përfshijnë:

Djegie

Dhimbje të thellë

Dhimbje të shurdhër ose të fortë, me periudha shpimi të mprehtë

Rrahje ose pulsime

Mpirje ose ndjesi shpimi

Shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjes në fytyrë

Shkaqet më të zakonshme janë:

Dhimbjet e kokës dhe migrena

Herpes simplex (plagë të ftohta) ose herpes zoster

Sindroma miofasciale e dhimbjes

Infeksionet e sinuseve

Sialadeniti (ënjtja e gjëndrave të pështymës)

Çrregullimet e nyjës temporomandibulare (TMJ)

Absceset e dhëmbëve

Neuralgjia trigeminale

Dhimbja në fytyrë është shpesh një sinjal se diçka tjetër po ndodh në trup, ndaj diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur janë thelbësore për të shmangur komplikimet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 7 arsye të fshehura pse kockat e fytyrës ju japin dhimbje appeared first on Sinjali.

Pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, gjenden tabela automjetesh: Pronarët mund t’i marrin në Graçanicë

14 January 2026 at 11:30

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në zonën e prekur nga vërshimet, në rrugën Prishtinë–Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.

“Tabela të gjetura janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë. Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre. Faleminderit për bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, gjenden tabela automjetesh: Pronarët mund t’i marrin në Graçanicë appeared first on Sinjali.

Sorensen: Dialogu vazhdon me shpresën që 2026-ta të na japë atë që nuk na e dha viti i shkuar

14 January 2026 at 11:16

Pas takimeve të zhvilluara me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, është deklaruar para mediave, duke folur për ecurinë e dialogut dhe pritshmëritë për vitin 2026.

Sorensen ka theksuar se BE vazhdon të punojë për çështjet e dialogut “me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë”.

Ai ka shtuar se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe se një takim do të thirret kur të jetë koha e duhur.

“Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet. Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë këtu dhe më pas në Beograd gjatë kësaj jave,” tha Sorensen.

Ai shtoi se qëllimi kryesor është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë.

“Ajo që synojmë është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar vendet vitin e kaluar dhe ka theksuar se do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur. Ajo do ta thërrasë takimin, palët do të marrin pjesë dhe më pas do të shohim se si do të ecet përpara,” deklaroi ai.

Sorensen po ashtu shprehu pritshmëri të lartë për formimin e institucioneve në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sorensen: Dialogu vazhdon me shpresën që 2026-ta të na japë atë që nuk na e dha viti i shkuar appeared first on Sinjali.

Afërsia Limi-Dolce, Alba shpërthen në lot: Dashuri e sëmurë…

14 January 2026 at 11:13

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka shpërthyer sërish në lot për Lim Hotin, teksa nuk e pranon dot afërsinë që ai ka krijuar me Dolcen, duke qenë se të gjithë ndodhen në të njëjtën shtëpi.

Gjatë një bisede me Labinot Rexhën, Alba shihet e emocionuar dhe duke qarë, ndërsa thekson se Lim Hoti është një “pikë e dobët” për të.

“Unë vetëm si e shoh si e kap për qafe. Ai tani është në afrimitet me të, pikë të dobët e kam vetëm familjen dhe atë. Unë kur e shoh se si rri me Dolcen nuk e hap dot gojën. Fola, ajo që thotë ai, ajo është. Nuk e di si ekziston fjala dashuri e sëmurë,” u shpreh ajo.

Që nga hyrja e tij në shtëpinë e BBVK, Lim Hoti ka krijuar një raport të afërt me Dolcen, duke shkëmbyer madje edhe puthjen e parë, gjë që e ka mërzitur jashtëzakonisht shumë Albën.

Ajo ka thënë se është e dashuruar me të dhe nuk sheh tjetër.

Nga ana tjetër, Lim Hoti i ka bërë të qartë Albës se nuk ka hyrë në shtëpi për të dhe se nuk ka ndjenja romantike ndaj saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Afërsia Limi-Dolce, Alba shpërthen në lot: Dashuri e sëmurë… appeared first on Sinjali.

KESCO apelon për kursim të rrymës: Në dy ditët e fundit, rreth 50% e konsumit u mbulua përmes importit

14 January 2026 at 11:06

KESCO njofton konsumatorët se aktualisht po përballet me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit.

“Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit. Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur”, thuhet në njoftimin e KESCO.

Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulim së bashku nevojën për import dhe kostot që lidhen me të. Kursimi i energjisë është në interes të përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit.

Në njoftim, thuhet se për shkak të realitetit aktual të tregut dhe kufizimeve ndërkufitare, ku kufiri Kosovë–Serbi nuk është funksional në aspektin komercial, ndërsa kufijtë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete të kufizuara që nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjithë kërkesën e vendit, sigurimi i energjisë elektrike sipas nevojës reale mbetet i vështirë.

“Gjithashtu, duhet theksuar se tregu ALPEX, për shkak të likuiditetit të kufizuar në këto ditë me kërkesë të lartë, nuk ka ofruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e plotë të nevojave vetëm përmes këtij mekanizmi tregtar. Në këtë kontekst, KESCO ndien obligim të informojë me transparencë konsumatorët për situatën reale dhe arsyet objektive që kanë çuar në aplikimin e kufizimeve me energji elektrike sipas nevojës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit elektroenergjetik”, thuhet në njoftim.

“KESCO mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, të bëjë çdo përpjekje për sigurimin e energjisë elektrike dhe për minimizimin e ndikimit te konsumatorët, duke i falënderuar ata për mirëkuptimin në këto rrethana të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KESCO apelon për kursim të rrymës: Në dy ditët e fundit, rreth 50% e konsumit u mbulua përmes importit appeared first on Sinjali.

Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian shkon në Beograd i paftuar

14 January 2026 at 11:03

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se Serbia nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian pasi ata vijnë në Beograd “të paftuar”.

Picula për televizionin “Nova” theksoi se nuk është e vërtetë që delegacioni i PE-së po viziton Serbinë pa paralajmërim.

Ai bëri me dije se Ambasada e Serbisë në Bruksel ishte informuar dhe se delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd ka punuar në program.

“Është praktikë e zakonshme, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, përveç këtij reagimi të qeverisë dhe situatës në vend. Qëllimi kryesor i delegacionit tonë, i bërë nga përfaqësues të ndryshëm nga parti të ndryshme në PE, është që, në një bisedë të drejtpërdrejtë me ata që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të qytetarëve të Serbisë, të fitohet një pamje më e plotë e vendit ku kanë ndodhur të gjitha gjërat gjatë vitit të kaluar. Pse autoritetet zgjodhën këtë lloj bojkoti, do të thosha se ka të bëjë me shmangien e përballjes të bisedës me ata që janë çelësi për të vendosur hyrjen e Serbisë në Bashkim Evropian,” tha Picula.

Ai shtoi se dokumenti i anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, ashtu si edhe për çdo vend tjetër kandidat, duhet të kalojë verifikimin e Parlamentit Evropian, dhe se për këtë arsye ky takim ishte i rëndësishëm.

“Mendoj se kjo është një mundësi e humbur e atyre më përgjegjësve në Serbi në një fazë kaq të rëndësishme të këtij procesi, ku do të duhej të dëgjonin se çfarë mendojmë ne për shtetin kandidat,” tha më tej Picula.

Ai foli edhe për arsyet pse vizita e delegacionit është e rëndësishme në sytë e Evropës: “Ne duam ta bëjmë punën tonë në mënyrë korrekte; shumë gjëra mund të mësohen nga raporte të ndryshme, por mendoj se biseda e drejtpërdrejtë nuk mund të zëvendësohet me asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për eurodeputetët.”

Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian kërkon më shumë nga Serbia sesa nga kandidatët e tjerë, Picula u shpreh se nuk mund të flitet për një qasje jo të drejtë të BE-së ndaj shtetit kandidat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian shkon në Beograd i paftuar appeared first on Sinjali.

KQZ: Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

14 January 2026 at 10:51

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Ky proces ka filluar të martën në orën 18:00, ndërsa deri më tani, e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00, janë rinumëruar 23 vendvotime nga gjithsej 914 vendvotime për të cilat është vendosur rinumërimi.

Rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi do të publikohen në platfomën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet: Dragash, Kaçanik, Lespovci, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen rreth 10% e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime appeared first on Sinjali.

Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur

14 January 2026 at 10:28

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, dha një intervistë për Radio CRC, duke folur për ndeshjen e fundit të ligës ndaj Interit dhe për sfidat në përballjen me Nerazzurrët.

“Nga një pikëpamje taktike, ne sigurisht luajtëm një ndeshje të shkëlqyer: krijuam raste, u mbrojtëm mirë dhe e menaxhuam topin. Momentet individuale vendosën rezultatin, dhe kjo është mjaft e drejtë: është një sezon i gjatë në ligë, dhe ka ende shumë ndeshje për të luajtur,” tha Rrahmani.

Ai shtoi se Interi është një ekip shumë i fortë: “Interi është një ekip shumë i fortë me lojtarë shumë të mirë: një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur. Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatitesh për ndeshje çdo tre ditë, por me stafin e trajnerëve dhe shokët e mi të ekipit, përpiqemi të kuptojmë më mirë duke parë video të kundërshtarit.”

Rrahmani foli edhe për dinamikën mbrojtëse të ekipit.

“Mënyra jonë e mbrojtjes ndryshon në varësi të kundërshtarit dhe sistemit që përdorin. Shkoj mirë me Juan Jesus, i cili ka luajtur më së fundmi, por Buongiorno dhe Beukema janë gjithashtu lojtarë të rëndësishëm. Në këto liga me kaq shumë ndeshje, të gjithë janë thelbësorë.”, tha ai.

Ai përmendi edhe përparimin e sulmuesit Hojlund: “Hojlund po përmirësohet çdo ditë: ai është shumë i mirë në gjetjen e hapësirave, një karakteristikë që e ka pasur gjithmonë. Sipas mendimit tim, që kur ka qenë këtu, ai është përmirësuar në pozicionimin e tij, në mbrojtjen e topit dhe në ndihmën e ekipit për të ecur përpara.”

Amir Rrahmani është një nga lojtarët kryesorë në Napoli të Antonio Contes. Që nga rikthimi i tij nga lëndimi, Napoli kanë rifituar qëndrueshmërinë e tyre mbrojtëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur appeared first on Sinjali.

Pas takimit me Kurtin, Sorensen arrin në Presidencë

14 January 2026 at 10:11

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe pas këtij takimi është takuar edhe me Presidenten Vjosa Osmani.

Kjo është vizita e parë e Sorensen që nga rinovimi i mandatit të tij për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Gjatë mandatit të tij të parë, Sorensen zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë rezultate konkrete.

Më pas, ai do të ketë takim edhe me opozitën kosovare.

Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas takimit me Kurtin, Sorensen arrin në Presidencë appeared first on Sinjali.

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

14 January 2026 at 09:53

Një person me inicialet S.R, është arrestuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, raporton Gazeta Sinjali.

I njëjti dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në protestat e majit të vitit 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

S.R. është në mesin e dhjetëra të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës appeared first on Sinjali.

Princi iranian, Reza Pahlavi i bën thirrje SHBA-së për veprim në Iran

14 January 2026 at 09:51

Reza Pahlavi, djali i fundit i shahut të Iranit dhe një prej kritikëve më të njohur të regjimit aktual, tha se forcat opozitare brenda vendit janë të gatshme të veprojnë sapo të bjerë regjimi klerikal.

Ai u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të mbështesin masa që fuqizojnë popullin iranian.

Pahlavi shpjegoi se brenda Iranit ekziston një strukturë që mund të punojë bashkë me partnerët e jashtëm në një proces tranzicioni dhe se është thelbësore të mbrohet identiteti i këtyre grupeve për të mos rënë në rrezik para kohe.

Ai theksoi se sapo regjimi të bjerë, këto forca mund të aktivizohen menjëherë për tranzicionin e pushtetit.

Ai gjithashtu theksoi se ka ardhur momenti për veprime konkrete dhe i bëri thirrje organeve legjislative të mbështesin çdo masë që fuqizon popullin. Pahlavi shtoi se qytetarët iranianë janë të lodhur nga represioni dhe kërkojnë lirinë, ndërsa reagimi i regjimit ka qenë shumë brutal.

“Nuk duhet të negociohet apo të qetësohet regjimi që për dekada ka shtypur popullin,” tha ai.

Ndërkohë, portali amerikan Axios raportoi se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, është takuar gjatë fundjavës me Pahlavin për të diskutuar protestat që po tronditin Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se ka anuluar bisedimet me zyrtarët iranianë mes shtypjes së protestave, duke dërguar një mesazh qytetarëve të Iranit se “ndihma është në rrugë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Princi iranian, Reza Pahlavi i bën thirrje SHBA-së për veprim në Iran appeared first on Sinjali.

Pavarsisht armëpushimit, ushtria izraelite sulmon Gazën

14 January 2026 at 09:46

Ushtria izraelite ka sulmuar zonat perëndimore të qytetit të Rafahut dhe lagjet veriore të qytetit mëngjesin e kësaj të mërkure, duke bërë që të shkelë të armëpushimi.

Nga sulmet janë prekur zonat veriore të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo të plagosur palestinezë.

Nga ana e saj ushtria izraelite njoftoi të martën vonë se dy palestinezë u vranë në atë që ajo e përshkroi si shkëmbim zjarri në Rafah.

Që nga shpallja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor 2025, Izraeli ka vrarë më shumë se 400 palestinezë.

Izraeli ka vazhduar gjithashtu të shkelë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar në nëntor të vitit 2025, e cila kërkon armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës në Gazë, dorëzim të pandërprerë të ndihmës humanitare dhe rindërtimin e territorit.

Ushtria izraelite ka shkaktuar më shumë se 71 mijë viktima, shumica gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në një ofensivë brutale që nga tetori i vitit 2023, duke e lënë Gazën në rrënoja, transmeton Anadolu Agency.

Sulmet e fundit vijnë mes akuzave të ndërsjella për shkelje të armëpushimit, i cili u ndërmjetësua nga SHBA dhe u zbatua në faza, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve, rritjen e ndihmës dhe hapjen e kalimit Rafah – por shumë kushte mbeten të paplotësuara.

Palestinezët akuzojnë Izraelin për shkelje sistematike që pengojnë rindërtimin dhe ndihmën, ndërsa Izraeli pretendon se vepron kundër kërcënimeve të Hamasit që shkelin marrëveshjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pavarsisht armëpushimit, ushtria izraelite sulmon Gazën appeared first on Sinjali.

Seanca e parë për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika caktohet më 12 shkurt

14 January 2026 at 09:40

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që më 12 shkurt të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika.

Bazuar në njoftim, seanca do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 kundër të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, dhe Vatan Çaka, të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe Diamant Gashi, i akuzuar për shkak të veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe do të jetë e hapur për publikun.

Rreshteri Muhamed Lika u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik, ndërsa po kthehej në banesë pas përfundimit të orarit të punës. Ai u qëllua me armë zjarri në hyrje të ndërtesës ku jetonte.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ngjarja dyshohet të ketë qenë e paramenduar, me motiv të lidhur me punën e tij si polic dhe detyrat që kryente. Investigimet tregojnë se një i mitur, i bashkëpunuar me persona të tjerë, e ndoqi Liken deri te hyrja e ndërtesës dhe e qëlloi me armë.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vrasjen e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të veprës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seanca e parë për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika caktohet më 12 shkurt appeared first on Sinjali.

Vdiq Mark Brnovich, ish-nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Serbi

14 January 2026 at 09:32

Mark Brnovich, ish-prokuror i Përgjithshëm i Arizonës, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, bëri të ditur përfaqësuesja e familjes, Katie Conner.

Brnovich, me origjinë nga Serbia, ishte i njohur për rolin e tij gjatë hetimeve mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, shtet që rezultoi vendimtar për fitoren e Joe Bidenit dhe pengoi rizgjedhjen e Donald Trumpit. Ai shërbeu gjithashtu si gjyqtar, avokat dhe drejtor i Departamentit të Lojërave të Fatit në Arizona.

Në prill të vitit 2022, Brnovich publikoi një raport të përkohshëm ku shprehte shqetësime për disa procedura zgjedhore, por pa gjetur prova për mashtrime të mëdha, pavarësisht hetimit gjashtëmujor. Ky veprim e vuri atë në konflikt me Trumpin, i cili pretendonte se Brnovich nuk po bënte mjaftueshëm për ndjekjen penale të supozuara mashtrimeve zgjedhore.

Kur prokurorja aktuale e Arizonës, Kris Mayes, mori detyrën, konstatoi se Brnovich kishte fshehur gjetjet e hetuesve të tij, duke konfirmuar se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “zhvilluar në mënyrë të drejtë dhe të saktë”.

Brnovich ishte gjithashtu i nominuar nga Trumpi për ambasador të SHBA-së në Serbi në prill të vitit 2025, por nominimi u tërhoq në tetor pa një arsye të dhënë. SHBA-ja nuk ka ambasador në Beograd që nga janari i vitit 2025.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdiq Mark Brnovich, ish-nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Serbi appeared first on Sinjali.

Trump s’përmbahet, ia ngrit “gishtin e mesëm” një protestuesi – publikohen pamjet

14 January 2026 at 09:15

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka humbur durimin dhe i ka treguar gishtin e mesëm një protestuesi që e quajti “mbështetës të pedofilëve”.

Ngjarja u bë publike përmes një videoje që po qarkullon online, e cila e shfaq presidentin gjatë vizitës së tij në një fabrikë të Fordit në Michigan.

Në video shihet Trumpi duke ia drejtuar gishtin e mesëm dikujt në audiencë dhe duke bërtitur, ndërsa përdor fjalë fyese.

Presidenti e përsëriti të njëjtën sharje edhe një herë, më pas tregoi sërish gishtin e mesëm, përpara se të përshëndeste pjesën tjetër të audiencës me dorë.

Am I crazy or did Trump just flip off some hecklers? 😂 pic.twitter.com/Zm3cRdD31O

— JT Lewis (@thejtlewis) January 13, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump s’përmbahet, ia ngrit “gishtin e mesëm” një protestuesi – publikohen pamjet appeared first on Sinjali.

Sorenseni arrin në Qeveri

14 January 2026 at 09:03

Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Peter Sorensen ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Para tij hyri edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit do ta presë në takim përfaqësuesin e BE-së. Më pas Sorensen do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, në orën 10:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sorenseni arrin në Qeveri appeared first on Sinjali.

KOSTT-i paralajmëron reduktime të rrymës gjatë ditës për shkak të rrezikut në sistem

14 January 2026 at 08:50

Kompania Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka paralajmëruar se është e detyruar të reduktojë energjinë elektrike gjatë ditës së sotme, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së sistemit.

Nga kjo kompani është sqaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, por se këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, po rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikimin e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, thuhet në komunikatën e KOSTT-it.

Ndërkaq, është thënë se me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e stabilitetit të sistemit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KOSTT-i paralajmëron reduktime të rrymës gjatë ditës për shkak të rrezikut në sistem appeared first on Sinjali.

Sonte luhet dy gjysmëfinalet e zjarrta të AFCON-it

14 January 2026 at 08:47

Sonte (e mërkurë) zhvillohen dy super ndeshje të Kupës së Afrikës, në fazën e gjysmëfinaleve.

Nga ora 18:00, Senegali përballet me Egjiptin, në një takim që pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Më pas, nga ora 21:00, Nigeria luan ndaj nikoqirit, Marokos.

Katër kombëtaret janë parë si favorite për të fituar AFCON-in që nga fillimi, dhe sonte përballen për të përcaktuar finalisten e madhe të turneut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sonte luhet dy gjysmëfinalet e zjarrta të AFCON-it appeared first on Sinjali.

Presidenti polak thotë se vetëm Trump mund ta ndalë Putinin

14 January 2026 at 07:54

Donald Trump është i vetmi lider botëror i aftë ta ndalë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Europës, sipas presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki.

Në një intervistë për programin Today të Radio 4, ai tha se liderit rus nuk duhet t’i besohet, por se Europa duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta mbështetur presidentin Trump në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Nawrocki ishte tashmë i njohur si një mbështetës i fortë i Donald Trumpit edhe para se të mbërrinte në Britani për takime me kryeministrin Sir Keir Starmer dhe të tjerë, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Tani, ai thotë se, me Rusinë e Vladimir Putinit që po kërcënon vendin e tij, si dhe Europën Qendrore dhe Lindore, presidenti amerikan është i vetmi person që mundet, siç u shpreh ai, “ta zgjidhë këtë problem”, si dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Duke iu referuar inkursionit masiv të dronëve rusë në shtatorin e kaluar, kur më shumë se 20 mjete ajrore pa pilot kaluan në Poloni nga Bjellorusia dhe Ukraina, presidenti Nawrocki e quajti atë “një situatë të jashtëzakonshme”, duke shtuar se “deri në atë kohë, asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk kishte përjetuar një sulm me dronë në atë shkallë”. Rusia, tha ai, po testonte mbrojtjen e Polonisë dhe po testonte solidaritetin e NATO-s.

Presidenti polak më pas falënderoi Britaninë për dërgimin e avionëve luftarakë RAF Typhoon për të ndihmuar në mbrojtjen e kufijve të tij. Ai tha se Polonia ka qenë në gjendje lufte hibride me Rusinë që nga viti 2021, ndërsa është përballur me dronë dhe dezinformim.

Ky aktivitet rus në “zonën gri” tregonte se “po jetojmë në kohë të rrezikshme”, shtoi ai. Ai u pyet për miqësinë e tij me Donald Trumpin, veçanërisht në dritën e kërcënimeve të presidentit amerikan për të marrë “me çdo mjet” territorin autonom danez të Groenlandës, diçka që ka tronditur Europën dhe që kërcënon të çajë aleancën 77-vjeçare të NATO-s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti polak thotë se vetëm Trump mund ta ndalë Putinin appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Tajlandë: Të paktën 22 të vdekur nga rrëzimi i vinçit mbi tren

14 January 2026 at 07:43

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 79 të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi u shemb mbi një vagon treni në lëvizje në Tajlandë. Tetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës, në tren ndodheshin gjithsej 195 pasagjerë dhe anëtarë të stafit, bazuar në planin e ulëseve. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në provincën Nakhon Ratchasima, në veri të kryeqytetit Bangkok.

Vinçi ishte duke punuar në një projekt hekurudhor me shpejtësi të mesme kur u shemb, duke goditur një vagon treni. Si pasojë, vagoni doli nga shinat dhe mori flakë për një kohë të shkurtër.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave nga vagoni i rrënuar.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Tajlandës, Phipat Ratchakitprakarn, ka urdhëruar një “hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës” për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ai bëri të ditur se po verifikohen identitetet e viktimave dhe se të plagosurit po monitorohen nga afër. Sipas tij, familjet e viktimave do të kompensohen, nëse të ndjerit rezultojnë të kenë qenë punonjës të hekurudhës.

Guvernatori i Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës është thirrur gjithashtu për të zhvilluar një hetim të detajuar mbi ngjarjen.

The post Tragjedi në Tajlandë: Të paktën 22 të vdekur nga rrëzimi i vinçit mbi tren appeared first on Sinjali.

❌
❌