Normal view
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot për në kryeqytetin e vendit.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas një zëdhënësi të Departamentit, ata janë në Karakas për të vlerësuar rifillimin e mundshëm të operacioneve të Ambasadës.
SHBA-të urdhëruan stafin e ambasadës së tyre të largoheshin nga Venezuela në vitin 2019.
Kujtojmë se disa ditë më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kreu një operacion ushtarak në Venezuelë, i cili u finalizua me kapjen e Presidentit ne detyrë, Nicolas Maduro.
Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë
Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00.
Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi do të vazhdojë ai, si dhe në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
PD njofton se edhe gjatë mbledhjes së nesërme, diskutimi në lidhje me aksionin opozitar do të ‘rrotullohet’ drejt synimit të krijimit të një qeverie teknike.
Gjatë ditës së sotme opozita mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm të aksionit opozitar.
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor dhe kryebashkiaken Emirjana Sako për mosmarrjen e masave të nevojshme me qëllim shmangien e përmbytjes së qytetit, problem që ndodh sa herë ka reshje shiu të dendura dhe periodike.
Protestuesit kërkojnë vlerësimin e saktë dhe të plotë të dëmeve që u janë shkaktuar nga përmbytjet dhe menjëherë pas këtij procesi, shpërndarjen e dëmshpërblimit të merituar. Shumë prej tyre pretenduan se nuk kanë marrë ende dëshmpërblimet e humbjeve të shkaktuara nga moti i keq vitin e kaluar, por edhe më parë.
Ndryshe nga tubimi i djeshëm, protestuesit nuk tentuan të hyjnë me forcë në godinën e Bashkisë, duke deklaruar se kjo protestë është paqësore, por vetëm pak minuta më pas filluan të hedhin domate dhe shpërthejnë kapsolla drejt Bashkisë. Për shpërthimin e lëndëve pirotenike Forcat Shqiponja shoqëruan një person, në ndihmë të të cilit, përfaqësues të PD-së u nisën drejt rajonit të policisë.
Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet. Kryesisht problematikat më të mëdha janë regjistruar në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi.
21:49 Analiza e DW: Vendet e BE japin dritë të gjelbër për Mercosurin
Përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel të premten hapën rrugën për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Mercosur-in dhe me vendet e Amerikës së Jugut.
Shumica e 27 shteteve anëtare të BE, që përfaqësojnë 65% të popullsisë së bllokut, kanë rënë dakord të avancojnë me propozimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mund të nënshkruajë që javën e ardhshme marrëveshjen me partnerët e BE në Mercosur, me Brazilin, Paraguain, Argjentinën dhe Uruguain. Marrëveshja ende duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian para se të hyjë në fuqi.
Jo të gjithë anëtarët e BE janë dakord
Edhe pse marrëveshja do të miratohet nga shumica e nevojshme, disa aktorë kyç nuk e kanë mbështetur atë. Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi të enjten në mbrëmje se vendi i tij nuk do ta miratonte marrëveshjen, duke deklaruar se forcat politike franceze ishin “unanime” në refuzimin e marrëveshjes. “Franca është në favor të tregtisë ndërkombëtare, por marrëveshja BE-Mercosur është një marrëveshje nga një epokë tjetër, e negociuar për shumë gjatë mbi baza tepër të vjetruara,” tha Macroni në një postim në platformën X.
Marrëveshja BE-Mercosur, e cila nëse ratifikohet do të krijonte njërin prej blloqeve më të mëdhenj të tregtisë së lirë në botë, ishte planifikuar fillimisht të nënshkruhej në Brazil në dhjetor. Megjithatë, ajo u përball me rezistencë nga disa shtete anëtare, përfshirë Italinë, Francën dhe Poloninë, dhe u desh të shtyhej.
Friedrich Merz lëvdon marrëveshjen “historike”
Gjermania, e cila prej kohësh ka mbështetur marrëveshjen, e mirëpriti marrëveshjen. Berlini shpreson se marrëveshja do të ofrojë mundësi të reja tregu për ekonominë e vendit, e cila varet nga eksportet dhe ka pasur vështirësi të dalë nga një periudhë e gjatë stanjacioni.
“Miratimi i Marrëveshjes BE-Mercosur është një pikë kthese në politikën tregtare evropiane dhe një sinjal i rëndësishëm i sovranitetit tonë strategjik dhe aftësisë sonë për të vepruar,” tha kancelari Friedrich Merz.
Ministri i Financave të Gjermanisë, Lars Klingbeil gjithashtu e vlerësoi marrëveshjen si një shtysë të nevojshme për tregtinë e lirë. “Ndërsa të tjerët po izolojnë veten dhe ndjekin politika tregtare gjithnjë e më agresive, ne po përqendrohemi te partneritetet e reja,” tha Klingbeili.
Pritjet nga marrëveshja
Marrëveshja synon të diversifikojë tregtinë përballë tarifave amerikane dhe do të afrojë shtetet anëtare të BE me Brazilin, Paraguain, Argjentinën dhe Uruguajin, duke eliminuar tarifat e importit për më shumë se 90% të produkteve.
BE thotë se kompanitë në bashkësi do të kursejnë miliarda në tarifa çdo vit dhe se kjo do të ndihmojë eksportet e automjeteve, makinerive, verërave dhe pijeve alkoolike në Amerikën Latine.
“Ky është marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë që kemi negociuar ndonjëherë,” tha të mërkurën Komisioneri i BE i Tregtisë, Maros Sefcovic, pas bisedimeve.
“Ne kemi në duart tona mundësinë për të dërguar një mesazh të rëndësishëm botës në mbrojtje të multilateralizmit dhe për të forcuar pozicionin tonë strategjik në një mjedis global gjithnjë e më konkurrues,” tha në dhjetor Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.
Protestë e fermerëve
Ka pasur rezistencë të fortë te fermerët, por pavarësisht kësaj, qeveritë gjermane dhe spanjolle janë ndër ato që e mbështesin më shumë marrëveshjen.
Fermerët kanë shprehur shqetësimin se marrëveshja kërcënon të minojë bizneset e tyre me importet më të lira, por Berlini dhe Madridi thonë se marrëveshja do të jetë një shtysë shumë pozitive për industritë që po luftojnë me konkurrencën kineze dhe tarifat doganore në Shtetet e Bashkuara.
Të enjten, fermerët nxorrën traktorët në rrugë, duke bllokuar rrugët në Paris dhe në pjesë të Gjermanisë./mxh

21:37 Babai i Selinës e quajti Mirin zhigolo, Landi reagon ashpër për mikun e tij!
Një ditë pas deklaratave të forta të babait të Selinës, pjesëtare e BBVIP 5, ku e quante Mirin mashkull pervers dhe madje zhigolo, reagimi nuk vonoi. Roland Hysi (Landi), mik i Mirit, u shfaq në lidhje direkte me “Shqipëria Live” për t’i dalë në mbrojtje mikut të tij.
Ai e konsideroi të tepërta fjalët e babait të Selinës dhe u shpreh se komentet e tilla nuk i shkojnë aspak për shtat Mirit, duke theksuar se nuk mund të hidhet baltë ndaj askujt.
“Ky reagim shkon në favor të Mirit. Nuk mund të akuzohet apo sulmohet askush pa arsye. Publiku nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ndjenja, dhe familja e Mirit e mbështet atë plotësisht,” tha Landi.
Ai shtoi gjithashtu se deklarata e babait të Selinës ka prekur jo vetëm Mirin, por edhe familjen e tij: “Sado të fortë të jesh, është e pamundur që të mos të prekin këto gjëra kur kalojnë në fushën personale. Ne ruajmë familjen tonë jashtë dhe nuk mund të lejojmë që Miri të kryqëzohet.”
Situata nxjerr në pah tensionet që vijojnë në BBVIP 5, ku marrëdhëniet mes pjesëtarëve dhe reagimet e familjarëve jashtë shtëpisë krijojnë një atmosferë gjithnjë më të ndërlikuar dhe të komentuar nga publiku./mxh

21:36 E bujshme nga Italia, sulmuesi drejt klubit të Serisë A
Në shtëpinë e Napolit po kalohen ditë shumë të ngarkuara, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ.
Në fushë, Antonio Conte dhe skuadra po përgatisin ndeshjen e rëndësishme ndaj Interit, një përballje me peshë të madhe në garën për titull. Paralelisht, në zyrat e klubit, drejtori sportiv Manna është i angazhuar për t’i vënë në dispozicion trajnerit përforcimet e nevojshme gjatë merkatos së janarit.
Strategjia e Napolit është e qartë: merkatoja duhet të realizohet me bilanc zero. Kjo do të thotë se përpara çdo afrimi, klubi duhet të mbyllë të paktën një largim.
Një planifikim i kujdesshëm konsiderohet thelbësor për të ruajtur ekuilibrin financiar dhe për të përmbushur kërkesat teknike të trajnerit. Përveç mesfushës, një repart që kërkon ndërhyrje është edhe sulmi.
Situata në ofensivë është e ndërlikuar. Romelu Lukaku vijon të jetë jashtë fushave për shkak dëmtimi, ndërsa Lucca nuk ka përmbushur pritshmëritë. Në këto kushte, vetëm Hojlund nuk konsiderohet i mjaftueshëm për të mbajtur peshën e repartit. Pikërisht për këtë arsye, Lucca shihet si kandidati kryesor për t’u larguar gjatë kësaj merkatoje dimërore, për t’i hapur rrugë afrimit të një profili tjetër.
Sulmuesi i lindur në vitin 2000 ka kërkesa në merkato, veçanërisht jashtë Italisë. Interes konkret ka nga Benfica si dhe së fundmi nga Nottingham Forest. Negociatat me klubin portugez janë aktualisht të bllokuara për shkak të formulës së transferimit, pasi Mana synon një operacion rreth 30 milionë euro, shifër që konsiderohet e lartë nga Benfica.
Sa i përket afrimeve, Napoli po vlerëson disa opsione. Dy prej tyre vijnë nga Roma. Artem Dovbyk është ofruar nga përfaqësuesit e tij, por dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Leçes mund të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e kësaj piste. Alternativa tjetër te verdhekuqtë është Ferguson. Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, në orët e fundit kanë marrë më shumë peshë zërat për Raheem Sterling.
Sulmuesi anglez ishte monitoruar edhe gjatë verës, por tani situata ka ndryshuar. Sterling është jashtë planeve te Chelsea dhe synon të zgjidhë sa më shpejt kontratën. Ai nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga maji i vitit 2025, kur ishte pjesë e Arsenalit.
Me mbi 180 gola të shënuar në karrierë, Napoli mund të përfaqësojë një mundësi konkrete për rikthimin e tij, ndërsa merkatoja e janarit mbetet e hapur dhe vendimtare për lëvizjet e radhës të kampionëve të Italisë./mxh

-
- 21:26 Protestat në Iran, reagon Kaja Kallas: Masat e ashpra tregojnë një regjim që ka frikë nga populli i vet
21:26 Protestat në Iran, reagon Kaja Kallas: Masat e ashpra tregojnë një regjim që ka frikë nga populli i vet
Masat e ashpra të udhëheqjes iraniane ndaj protestuesve ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“Populli iranian po lufton për të ardhmen e tij. Duke injoruar kërkesat e tyre të ligjshme, regjimi tregon fytyrën e tij të vërtetë”, shkroi Kallas në X.
“Çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë është e papranueshme. Mbyllja e internetit, ndërkohë që shtypen me dhunë protestat, ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet”, tha ajo.
Kallas akuzoi forcat e sigurisë se kanë përdorur taktika joproporcionale dhe të rënda kundër demonstruesve.
Protestat për përkeqësimin e kushteve ekonomike shpërthyen më 28 dhjetor në Teheran dhe u përhapën shpejt në pjesë të tjera të vendit./mxh

-
- 21:18 “Një 20-vjeçare mund të martohet me një 60-vjeçar”, akuzat nga babai i Selin, reagon familja e Mirit!
21:18 “Një 20-vjeçare mund të martohet me një 60-vjeçar”, akuzat nga babai i Selin, reagon familja e Mirit!
Babai i Selin reagoi publikisht lidhur me marrëdhënien e shumëpërfolur të vajzës së tij me Mirin, duke shkaktuar polemika të forta me deklaratat e tij.
Ai nuk u përmbajt aspak në fjalët e përdorura, duke e etiketuar Mirin si pervers dhe duke shtuar se, sipas tij, do ta ushtronte shumë mirë profesionin e një zhigoloje. Këto komente kanë nxitur reagime të shumta në rrjet.
Ndërkohë, familjarët e Mirit kanë reaguar në mënyrë të tërthortë pas kritikave të ashpra të bëra nga babai i Selin. Pasditen e sotme, disa faqe në Instagram kanë dalë hapur në mbështetje të Mirit, duke kritikuar ashpër deklaratat e babait të modeles.
![]()
Këto reagime janë shpërndarë edhe në faqen e këngëtarit, duke u interpretuar si një përgjigje indirekte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij. “Në radhë të parë, nuk është 15 vjece që nuk di të kuptojë qëllimet e një mashkulli ( nëse ka qëllime). E dyta, personalisht nuk kam parë ndonjë ekzagjerim apo perversitet nga Miri për Selin. Nëse babait nuk i vjen mirë pse ndajnë krevatin bashkë, ky nuk është vetëm vendim i Mirit, por edhe i vajzës së tij që nuk pranoi të ndërronte krevat, se nuk e mbajti njeri me zor…të mos bëjmë sikur jetojmë në një botë ku nuk kemi dëgjuar që një 20 vjeare martohet me një 40, 50 e 60 vjeçar”, thuhet mes të tjerash në postim./mxh

21:09 Çfarë është raketa balistike Oreshnik e lëshuar nga Rusia në Ukrainë?
Last Updated on 09/01/2026 by Monika
Rusia lëshoi një raketë Oreshnik në Ukrainë gjatë natës së së premtes për herë të dytë që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në vitin 2022, në një sulm që Kievi dhe aleatët e tij thonë se është menduar si një paralajmërim për Perëndimin.
Ndërsa zyrtarët rusë të mbrojtjes nuk thanë se ku u godit Oreshniku ??këtë herë, autoritetet ukrainase raportuan të premten disa shpërthime dhe një sulm me raketa balistike në qytetin perëndimor të Lvivit.
Përdorimi i parë i armës së re, e cila mund të mbajë ngarkesa bërthamore ose konvencionale – ishte për të synuar një fabrikë me sa duket të zbrazët në Dnieper në fund të nëntorit 2024.
Çfarë është Oreshniku?
Ka të ngjarë të jetë një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, me përdorimin e saj deri më tani që tregon një rreze veprimi prej 600 deri në 1.000 milje. Zyrtarët e mbrojtjes amerikane e konsideruan Oreshnikun të lëshuar në nëntor 2024 si një “raketë balistike me rreze të mesme veprimi” ose IRBM, duke sugjeruar se ata mendonin se rreze veprimi e saj aktuale mund të ishte mbi 3,000 milje.
Distanca nga Kapustin Yar, baza ruse nga e cila mendohet se është qëlluar, deri në Lviv, objektivi i saj këtë javë, është rreth 900 milje.
Një tipar dallues i Oreshnikut është aftësia e tij për të lëshuar me shpejtësi të madhe koka bërthamore të shumëfishta nga raketa kryesore. Deri në gjashtë automjete të shumëfishta rihyrëse (MIRV) të synueshme në mënyrë të pavarur, të cilat vetë mund të përmbajnë katër deri në gjashtë municione, të ndara nga raketa ndërsa ajo udhëton me shpejtësi hipersonike; secila mund të drejtohet në objekte specifike, duke lejuar që një raketë balistike të nisë një sulm më të madh.
Nga vjen emri i saj?
Oreshnik do të thotë “Pema e Lajthisë”, bazuar në pamjen e saj kur kokat e saj të shumta bërthamore bien në tokë në formën e rrezeve të dritës së zjarrtë. Ukrainasit e quajtën të parën që qëlloi “Kedr”, Kedër.
Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se mund të jetë një evolucion, ose një kopje bazike, e raketës RS-26 Rubezh, e zhvilluar për herë të parë në vitin 2008.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në mosmarrëveshje mbi rinovimin e Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, i cili synon të ndalojë plotësisht raketat bërthamore IRBM dhe të zvogëlojë kërcënimin e raketave me kapacitet bërthamor në kontinentin evropian. SHBA-të u tërhoqën zyrtarisht nga traktati në vitin 2019./mxh

21:08 “Më dhëmbi zemra kur e pashë me…” Xheneta flet për marrëdhënien me Gjestin!
Një nga marrëdhëniet më të komentuara në Big Brother Vip Kosova 3 ka qenë ajo e Xheneta Fetahu me Gjestin dhe rikthimi i saj në shtëpi ka rindezur menjëherë interesin e publikut.
Ish-banorja ka hyrë në edicionin e katërt të BBVK-së për të qëndruar 24 orë, si pjesë e një misioni të veçantë nga Vëllai i Madh, dhe gjatë kësaj kohe ka hapur zemrën për ndjenjat që ka pasur për Gjestin.
Gjatë bisedave me banorët, Xheneta nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, por ishte e qartë se po fliste për të:
“Me thënë të vërtetën, mendoj se ndoshta kam ndjerë diçka për të, pa qenë e vetëdijshme për këtë. E kuptova vetëm pasi dola jashtë, përmes mënyrës dhe sjelljes së tij brenda shtëpisë. E ndjeva kur më dhembi zemra kur e pashë me dikë tjetër. Në atë moment kuptova se kishte diçka që më prekte thellë.”, ka thënë Xheneta.
Rikthimi i saj në BBVK duket se do të sjellë momentet më intrigante dhe dramatike, ndërsa marrëdhënia me Gjestin mbetet një nga temat më të ndjekura nga publiku./mxh

21:03 Pamje të frikshme nga stuhia në Turqi, kamionët përmbysen, çatitë fluturojnë në ajër (VIDEO)
Last Updated on 09/01/2026 by EL
Një stuhi e fuqishme ka përshkuar këto ditë Turqinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kaos në shumë rajone.
Erërat e forta kanë përmbysur kamionë dhe automjete të mëdha në rrugë, ndërsa janë dëmtuar edhe çatitë e ndërtesave.
Përveç dëmeve në tokë, kushtet në det janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Valët e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar kaos në portet bregdetare, duke vështirësuar lundrimin e anijeve dhe operacionet detare.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa kujdesi për sigurinë personale.
Stuhia, që konsiderohet një nga më të fuqishmet në vitet e fundit në vend, ka nxitur ndërhyrjen e ekipeve emergjente për të ndihmuar personat e prekur dhe për të siguruar rrugët dhe zonat më të rrezikuara. Rreziqet kryesore mbeten përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe dëmet në infrastrukturën publike.
Qytetarët janë të paralajmëruar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin njoftimet e autoriteteve përpara, gjatë dhe pas kalimit të stuhisë. /e.t
A powerful storm is raging in Turkey — strong winds are overturning trucks and tearing roofs off buildings
There is chaos at the piers as well, with violent conditions at sea. https://t.co/nDj2G4ND2M pic.twitter.com/24rRUmbe0g
— NEXTA (@nexta_tv) January 9, 2026

-
- 20:59 Këto dy shtete nuk kanë kryeqytet/ Njëri ndodhet në Evropë dhe është ndër më të pasurit (Lifestyle)
20:59 Këto dy shtete nuk kanë kryeqytet/ Njëri ndodhet në Evropë dhe është ndër më të pasurit (Lifestyle)
Historia dhe politika kanë krijuar dy përjashtime unike në botë
Shumica e njerëzve nisen nga ideja se çdo shtet ka kryeqytetin e vet, por në botë ekzistojnë vetëm dy vende që zyrtarisht nuk kanë kryeqytet.
Jo, nuk bëhet fjalë për Vatikanin, Monakon apo Singaporin, ku qyteti dhe shteti janë praktikisht një. Fjala është për Nauru dhe Zvicrën, dy shtete që për arsye krejtësisht të ndryshme kanë mbetur pa një kryeqytet të shpallur zyrtarisht.
Nauru – shtet pa qytete klasike
I pari është Nauru, një ishull shumë i vogël në Oqeanin Paqësor, me sipërfaqe më të vogël se Manhattan-i. Shteti është i ndarë në 14 distrikte administrative dhe ka rreth 12.000 banorë, shumica e të cilëve jetojnë përgjatë bregdetit.
Nauru nuk ka kryeqytet sepse në fakt nuk ka qytete në kuptimin klasik. Ekzistojnë vendbanime dhe qendra administrative, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë ndonjëherë statusin e kryeqytetit.
Është interesante se gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Nauru ishte një nga shtetet më të pasura në botë për frymë. Arsyeja ishin rezervat e mëdha të fosfatit, të krijuara nga depozitimi i jashtëqitjeve të shpendëve për mijëra vjet. Me shterimin e këtyre rezervave, lulëzimi ekonomik përfundoi papritur.
Sot, vendi përballet me probleme serioze ekonomike dhe ekologjike dhe varet në masë të madhe nga ndihma financiare e Australisë.
Në praktikë, rëndësinë më të madhe administrative e ka distrikti Yaren, ku ndodhen parlamenti dhe shumica e institucioneve shtetërore, por as ky distrikt nuk ka status zyrtar të kryeqytetit, transmeton Telegrafi.
Zvicra – shtet i pasur pa kryeqytet zyrtar
Shteti i dytë pa kryeqytet formal është Zvicra, gjë që shpesh i habit shumë njerëz. Ky vend ka 26 kantone, të cilat historikisht kanë funksionuar pothuajse si shtete të pavarura.
Për shkak të këmbënguljes së fortë në barazinë mes kantoneve dhe decentralizimin e pushtetit, Zvicra kurrë nuk ka shpallur një kryeqytet zyrtar.
Në vend të kësaj, funksionet kryesore shtetërore janë të shpërndara në disa qytete. Bern është selia e qeverisë federale dhe parlamentit dhe mban titullin “qytet federal”, por zyrtarisht nuk është kryeqytet. Gjykata Federale ndodhet në Lausanne, ndërsa Gjykata Federale Penale është e vendosur në Bellinzona.
Ky sistem pasqyron kulturën politike zvicerane të kompromisit dhe balancimit të pushtetit mes rajoneve.
Zvicra është një nga vendet e rralla ku decentralizimi është aq i fortë, saqë kantonet kanë kushtetutat, parlamentet dhe gjykatat e tyre. Pikërisht për këtë arsye është shmangur shpallja e një qyteti si qendër politike dominuese, në përputhje me traditën e gjatë të federalizmit dhe demokracisë direkte.
Këta dy shembuj tregojnë se nocioni i kryeqytetit nuk është një rregull universal, por rezultat i rrethanave historike, politike dhe gjeografike, të cilat nga një shtet në tjetrin mund të ndryshojnë rrënjësisht. /e.t

20:58 Energjia elektrike mund të rritet, paralajmërohen protesta në Kosovë
Last Updated on 09/01/2026 by EL
Pakënaqësi të mëdha u raportuan për faturat e muajit të fundit të vitit të kaluar. Shumë qytetarë i publikuan ato në rrjetet sociale.
Dhjetorin e vitit 2024, në këtë faturë janë harxhuar 2,298 kWh teksa në të njëjtin muaj një vit më vonë, 3,570 kWh, që i bije 1,272 kWh më shumë apo 55% shpenzime më të mëdha të energji.
Fatura në këtë rast nuk është 55% më e lartë, por është 110% më e lartë apo për 162 euro më shumë.
Ankesa nga qytetarët kanë pas edhe për dallime drastike të faturave nga nëntori në dhjetor të 2025.
Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarë e Kosovës, të cilët raportojnë se faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor janë mbi 70 për qind më të larta krahasuar me muajin paraprak.
“KMDLNj vlerëson se kjo situatë përbën abuzim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe rëndon në mënyrë disproporcionale mbi buxhetin e familjeve kosovare, duke thelluar varfërinë dhe pasigurinë sociale”, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, KESCO e përjashton mundësinë e rritjes së cmimeve, por vetëm deri në fund-mars. Por, nuk e përjashton nga 1 prilli, kur edhe ZRRE do të anaizoi faturat.
“Për të shmangur keqkuptimet, duhet theksuar qartë se tarifat aktuale janë në fuqi deri më 31 mars 2026, ashtu siç përcaktohet në vendimin tarifor të miratuar nga ZRRE-ja. ZRRE-ja nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga KEDS/KESCO për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave në muajin dhjetor. Çdo pretendim për rritje tarifash në këtë periudhë është spekulim dhe nuk mbështetet në ndonjë proces të hapur apo vendim rregullator. Sipas kornizës rregullative në fuqi, viti tarifor në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë fillon më 1 prill. Vendosja dhe rishikimi i tarifave është kompetencë ekskluzive e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila i përcakton ato në përputhje me procedurat dhe analizat e saj të rregullta”, tha zëdhënësja e KESCO, Margarita Rashiti.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi është i bindur se rritje do të ketë nga 1 prilli.
“ Deri tash ata që janë akterë as KEDS as KESCO as KOST nuk kanë kërkuar që me pas rritej të parakohshme para procesit vjetor. Kështu që edhe ZRRE nuk është që do t’i rrit tarifat për arsye se ata nuk kanë kërkuar të rriten e dhe kjo gjithashtu mund të lidhet me procesin zgjedhor…Edhe tash rryma do të shtrenjtohet, por do të shtrenjtohet prej 1 prillit”, theksoi Ejupi.
Ai beson që mos investimi në shtim të kapaciteteve energjetike, rritja e konsumit, por edhe tregtimi i rrymës do jenë faktor që do të ndikojnë në rritje të çmimit nga prilli.
Duke pas parasysh konsumi që po rritet për arsye se nuk ka ndonjë alternativ viteve të fundit për ngrohje dhe qytetarët të vetmen alternativë për ngrohje besoj duke e pas energjinë elektrike. Gjithashtu konsumi nga termocentralet ka rënë sivjet për arsye të disa riparimeve dhe disa prishjeve që i kanë pasur termocentralet, çmimi i importit nuk është që është rritur në krahasim me vitet e kaluara…Jemi duke e paguar transportin e energjisë elektrike prapë shumë të lartë dhe krejt këto kur i mbledhim besoj se do të kemi prapë rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026”, thotë Ejupi.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike po ka ndikim tw menjwherwshwm te shporta e qytetarwve.
“Veç shpirtin ka mbet me na marr rëndime për çdo vit e çdo gjashtë muaj e çdo një vit. Ne nonstop jemi duke u rritur s’jemi duke zbritur. Nuk po e kuptoj çka domethënë kjo. Kushtet i kemi katastrofal”, theksoi Sali Ajupi.
“Sigurisht që e rëndon fort shportën e buxhetit familjar. Me siguri duke marr parasysh çfarë të ardhurash kemi me siguri që e rëndon, por unë besoj që kishim mund me gjet një zgjedhje se sa e shoh unë më shtrenjtë rryma nuk është kërkund në rajon, jo në rajon por as në Evropë nuk është më shtrenjtë se këtu…Me rëndu buxhetin e rëndon fort, sidomos dimrit, dimrin vjen fatura një faturë e rrymës për një familje mesatare më pak se 40 euro nuk mbetet atëherë të gjithë e dimë sa e kemi buxhetin mesatar mujor”, deklaroi Bajram Havolli.
“Është keq pastaj një e keqe më e madhe se kjo është çelësi i të gjitha shtrenjtimeve të tjera pastaj. Posa po ndodh një shtrenjtim shumë i vogël pastaj gjitha çmimet po lëvizim nëpër lokale gjithkund nuk po ka kontroll fare në çmime. Kjo është edhe më tragjike sesa korenti elektrik sepse korenti është shumë e nevojshme se ne shumë e përdorim”, tha Hysni Zuka Zuka.
Luan Hasanaj nga grupi “Asnjë cent më shumë“, thotë se shqyrtimi i organizimit të protestave është i pashmangshëm në rast të shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike.
“I vetmi mekanizëm që ne si shoqëri civile dhe qytetarë aktiv që mund ta bëjmë janë ngritja e zërit për t’i kundërshtuar këto vendime të dëmshme, sigurisht që do t’i shqyrtojmë përsëri organizimin e protestave. Pra, nuk do të ndalemi sepse konsiderojmë që nëse kjo rritje e tarifave të energjisë nuk shoqërohet me përmirësim të mirëqenies që nga rritja e pagave e politikave të tjera që favorizojnë qytetarin. Ky vend dita ditës po bëhet më pak i jetueshëm”, deklaroi Hasanaj.
Më 16 prill 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) vendosi që të rrisë tarifat e energjisë elektrike për 16.1%.
Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile, përmes organizimit të protestave. Kundër këtij vendimi u rreshtuar edhe presidentja, Vjosa Osmani, derisa Avokati i Popullit kërkoi pezullimin e vendimit./KosovaPress

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –
Kafshimi i një fëmije nga një qen rruge nuk është “incident i izoluar”. Është pasojë direkte e një kaosi të qëllimshëm, të ushqyer prej vitesh nga shoqata animaliste që flasin për humanizëm, por nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat.
Sa herë ndodh një sulm, faji shpërndahet në ajër: “qeni ishte i trembur”, “dikush e provokoi”, “nuk është faji i kafshës”. Askush nuk flet për fajin e atyre që këmbëngulin që qentë e rrugës të jenë kudo, përfshirë pranë shkollave, kopshteve dhe këndeve të lojërave.
Vullnetarë të varfër, donacione pa fund
Shoqatat na tregojnë histori prekëse për “vullnetarë të papunë” që ushqejnë qindra qen. Pyetja është e thjeshtë:
me çfarë parash?
Si shpjegohet që njerëz pa të ardhura menaxhojnë dhjetëra qen, ndërkohë që qarkullojnë vazhdimisht thirrje për donacione? Kush i kontrollon këto fonde? Ku shkojnë realisht paratë?
E vërteta e hidhur është se qeni i rrugës është kthyer në burim përfitimi emocional dhe financiar. Sa më shumë qen në rrugë, aq më shumë foto dramatike, aq më shumë klikime, aq më shumë donacione.
Një qen, pesë “mama adoptuese”
Abuzimi më absurd është fenomeni i “adoptimit virtual”. I njëjti qen shfaqet me:
disa mama adoptuese,
disa fushata ndihme,
disa postime emocionale.
Askush nuk verifikon asgjë. Nuk ka lista publike, nuk ka bilance, nuk ka auditim. Humanizëm pa transparencë është mashtrim.
Pse luftojnë shoqatat kundër institucioneve?
Sa herë që institucionet përpiqen të grumbullojnë qentë për t’i çuar në strehëza, shoqatat shpërthejnë në akuza për “masakër”. Por nuk ofrojnë asnjë zgjidhje reale.
Pyetja që nuk marrin guximin ta përgjigjen është kjo:
A e duan vërtet zgjidhjen e problemit, apo duan që problemi të vazhdojë?
Sepse një problem i zgjidhur nuk sjell më donacione.
A duhet të jetojnë qentë e rrugës mes fëmijëve?
Askush nuk po flet për zhdukje apo dhunë ndaj kafshëve. Po flasim për rregull.
Një qytet modern nuk mund të funksionojë me tufa qensh në çdo lagje, pa kontroll, pa përgjegjësi dhe pa pronar.
Siguria e fëmijëve është mbi çdo ideologji animaliste.
Heshtja pas kafshimit
Kur ndodh tragjedia, shoqatat heshtin. Nuk kërkojnë falje. Nuk marrin përgjegjësi. Nuk ofrojnë zgjidhje.
Vetëm postime të reja për donacione.
Koha për t’i thënë gjërat troç
Mbrojtja e kafshëve nuk është pronë private e shoqatave. Nuk është as biznes, as shantazh emocional ndaj shoqërisë.
Shteti duhet të vendosë rregull:
grumbullim të kontrolluar,
sterilizim real,
strehëza funksionale,
kontroll financiar mbi shoqatat.
Sepse humanizmi që rrezikon jetën e fëmijëve nuk është humanizëm – është papërgjegjshmëri kriminale.
gijotina.com/
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –
I riu shqiptar Dorian Puka, ‘ka trazuar’ sërish mediat angleze me stilin e tij të jetesës luksoze, që vetë e reklamon në rrjetet e tij sociale, të cilat janë publike dhe mund të aksesohen nga kushdo.
Prestigjiozja “The Telegraph”, ka shkruar sërish sot për të, duke thënë ndër të tjera se ai po tallet me autoritetet angleze të cilat nuk arrijnë dot ta ekstradojnë, e ndërsa ka kërkuar azil, tregon jetën që bën dhe sesi në klubet e natës i mbulon vajzat me para.
Por duket se këto shkrime nuk e shqetësojnë aspak të riun shqiptar, i cili këtë të premte ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke shëtitur me makinë e tij luksoze, e duke shijuar muzikë shqip.
I riu nga Lezha rezulton i dënuar dy herë për grabitje shtëpish në Angli, i dëbuar dy herë prej këtij shteti por sërish ka hyrë dy herë ilegalisht në shtetin ishull duke sfiduar ligjin.
Ja çfarë shkruan sot “The Telegraph”, e cila vetëm muajt e fundit ka shkruar më shumë se katër herë për të:
Një hajdut shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një mbrëmje të kaluar në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vazjat me para.
Dorian Puka, 31 vjeç, është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me dhunë përpara se të kthehej fshehurazi në Britani, ku e ka kaluar vitin që lamë pas duke tallur Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës.
Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë shqyrtuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit.
Në videon e tij të fundit, ai është filmuar duke shijuar një natë luksoze në klubin e natës London Reign në Mayfair të mërkurën në mbrëmje.
Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u fotografua duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me valltarë burleske në klubin Cirque le Soir në Mayfair.
Festa e kësaj jave përfshinte qindra paund kartëmonedha që u hodhën në ajër, ndërsa vazjat sillnin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarrë në tavolinën e tij.
Klubi, i përshkruar si një “botë luksoze dhe shkëlqimi sensual”, është i njohur për personazhet e famshëm.
Puka postoi videon në TikTok, ku më parë kishte shfaqur prova të pasurisë së tij, duke përfshirë një Lamborghini me vlerë 190,000 £ dhe gjashtë orët e tij Rolex me vlerë rreth 162,500 £.
Një burim i imigracionit tha: “Është e turpshme të shikosh një kriminel ‘me karrierë’, i cili ndodhet ilegalisht në Britani, të jetojë këtë stil jetese si personazh i famshëm. Të shohësh kartëmonedha me vlerë qindra paund të hedhura në ajër në shenjë feste është e neveritshme. Miliona britanikë punojnë shumë për një jetesë të ndershme dhe nuk mund ta përballojnë dot diçka të tillë.”
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Puka publikoi videon e tij të parë duke udhëtuar me një Ferrari të kuq. Kjo video u pasua menjëherë nga një foto e postuar në rrjetet sociale në të cilën ai tallte Nigel Farage pasi kreu ai e përshkroi atë si një “njeri të gabuar” që duhet të deportohet.
Puka iu kundërpërgjigj me një foto të tij, së bashku me një imazh të modifikuar në Photoshop të Farage duke i bërë dolli fotografit që po bënte “foto”. Ai gjithashtu postoi një video të tij në timon të Ferrarit me kritikat e Farage që dëgjoheshin në sfond.
Ai u burgos fillimisht për nëntë muaj në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës për përpjekje për të hyrë me forcë në një pronë. Pronari e kishte parë në një kamerë interneti ndërsa ishte me pushime në Francë.
Brenda një viti, ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.
Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur civilë që patrullonin Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit. Ai mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur. Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars të vitit 2020.
Gjatë kohës që kaloi në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, ai fitoi famë të keqe për përdorimin e një telefoni celular të futur ilegalisht në burg për të postuar foto të vetes në Instagram.
Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar, i cili po vuante një dënim me 12 vjet për furnizim me kokainë dhe pastrim parash.
Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor 2020, sipas llogarisë së tij në Instagram.
Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMW X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF.
Dorian Puka shfaqet duke mbajtur në dorë një orë Rolex Datejust të personalizuar me vlerë 13,500 £ (plotësisht të mbuluar me diamante).
Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por raportet shqiptare sugjerojnë se ai ka qëndruar në një apartament me dy dhoma gjumi me vlerë 250,000 paund në Hounslow, në perëndim të Londrës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Kjo qeveri nuk do të lejojë që kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të shfrytëzojnë ligjet tona, prandaj po reformojmë ligjet e të drejtave të njeriut dhe po zëvendësojmë sistemin e prishur të apelimit, duke na lejuar të rrisim deportimet.”
gijotina.com/
-
- KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –
KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –
Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.
Konkretisht, ish kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Nga ana tjetër gjatë ditës KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë. Mandati i zotit Arens Çela është 3- vjeçar dhe përfundon në datë 10.01.2029.
Prokurori Arens Çela, i cili ishte caktuar më herët si drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Tiranës, mori ne vitin 2022 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, mandatin zyrtarë për të drejtuar institucionin për tre vjet.
gijotina.com/
Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –
Me sytë nga Shqipëria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundësi të reja për të rritur numrin e migrantëve të paligjshëm që largohen nga vendi. Ministrja belge e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, ka deklaruar se qeveria po merr në konsideratë “çdo zgjidhje të mundshme”, përfshirë edhe marrjen me qira të hapësirave në burgje jashtë Belgjikës për të strehuar të burgosur të huaj.
Në një intervistë për Euronews, Van Bossuyt tha se Belgjika është e hapur për partneritete me vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si pjesë e masave kundër migracionit të paligjshëm. Ajo konfirmoi se së fundmi ka qenë në Shqipëri dhe në Kosovë për të eksploruar mundësitë e strehimit të të burgosurve të huaj.
“Po shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme për të rritur shkallën e kthimeve. Kjo është një nga opsionet që po diskutojmë me Ministrinë e Drejtësisë,” u shpreh ministrja belge.
E pyetur nëse Belgjika do të konsideronte zgjidhje të ngjashme edhe për migrantë që qëndrojnë ilegalisht në vend, por nuk janë të dënuar, ministrja u shpreh se kjo mund të shqyrtohet në kuadër të një marrëveshjeje të re të Bashkimit Evropian, e cila do të lejonte dërgimin e tyre në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë BE-së, në vende që konsiderohen të sigurta.
gijotina.com/
-
- Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një nga etërit e Kosovës, procesi ndaj tij surreal
Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një nga etërit e Kosovës, procesi ndaj tij surreal
Rastet në Gjykatën Speciale, padrejtësia e Hashim Thaçi, vazhdon të jetë subjekt shkrimi edhe në mediat ndërkombëtare.
Kësaj radhe, temë është bërë në Itali.
Gazeta italiane “Huffingtonpost.it”, në një shkrim të gazetarit Mauro Suttora të publikuar sot, ka trajtuar çështjen e gjyqit që po ndodh në Gjykatën Speciale të Hagës prej vitesh.
Gazetari italian përmend një shembull hipotetik sikur ish-presidenti italian, Alessandro Pertini, të ishte burgosur në vitin 1970 për “krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943-1945”.
Sipas gazetarit italian, një gjë e tillë do të ishte surreale dhe e njejta po i ndodh ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.
“Imagjinoni që në vitin 1970, 25 vjet pas Çlirimit, Sandro Pertini të ishte burgosur dhe gjykuar për krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943–45. Surreale? E megjithatë, kjo është ajo që po i ndodh Hashim Thaçit, 57 vjeç, ministër, kryeministër dhe më pas president i Kosovës deri në vitin 2020, komandant i rezistencës kundër Serbisë gjatë luftës së vitit 1999, i konsideruar një nga etërit e atdheut së bashku me të ndjerin Ibrahim Rugova. Thaçi prej pesë vitesh tashmë po mbahet në një burg holandez”, shkruan gazeta italiane.
“Në fillim ishte dukur një ide e mirë. Për t’ua bërë të pranueshme pavarësinë e Kosovës 90 shteteve (nga 190) që ende nuk e njohin atë, dhe për t’ia lehtësuar hyrjen në BE, ish-presidenti kishte pranuar t’i nënshtrohej një gjykimi për krime lufte, së bashku me edhe tre drejtues të tjerë të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”, thuhet më tutje në këtë artikull.
Gazeta italiane përmend faktin se Hashim Thaçit nuk iu dha asnjëherë mundësia të mbrohej në liri, ose arrest shtëpiak.
“Mendohej se gjithçka do të zgjaste disa muaj, në maksimum një vit, dhe se Thaçit do t’i jepej arrest shtëpiak. Por asgjë nga këto nuk ndodhi. Gjykata speciale e krijuar posaçërisht në Hagë në vitin 2016 përbëhet nga gjyqtarë të huaj, por vepron sipas kodeve kosovare. Largësia fizike nga Kosova duhej të qetësonte gjakrat dhe të shmangte përplasjet mes shqiptarëve dhe serbëve. Megjithatë, shumë dëshmi të familjarëve të viktimave serbe janë mbajtur sekrete për të shmangur hakmarrjet. Kështu, kosovarët tani e akuzojnë gjykatën për mungesë transparence”, thuhet në artikull.
Në mesin e padrejtësive që përmenden, janë edhe vonesat e zvarritjet.
“Procesi ka nisur në vitin 2020, por mes zvarritjesh të pabesueshme ende nuk ka arritur në përfundim: vendimi pritet në kohët në vijim. Madje, tashmë paralajmërohet një proces i dytë kundër Thaçit, i akuzuar për ndikim ndaj dëshmitarëve, pengim të drejtësisë dhe fyerje të gjykatës për sjelljen e tij gjatë seancave. Vetëm njërit prej të pandehurve i është dhënë liria me kusht një muaj më parë, sepse kohëzgjatja e paraburgimit të tij tashmë e tejkalon gjysmën e dënimit që mund t’i shqiptohet”, thuhet më tutje.
Gazeta italiane përmend edhe dëshmitë nga James Rubin e Ëesley Clark.
“Mes dëshmitarëve në favor të Thaçit, të dëgjuar në javët e fundit, spikasin gjenerali amerikan Ëesley Clark, komandant i NATO-s në vitet 1997–2000, dhe James Rubin, zëdhënës i sekretares së shtetit Madeleine Albright, i deleguar prej saj për të ndjekur çështjen e Kosovës. Të dy kanë mohuar se dhuna e kryer nga disa partizanë një çerek shekulli më parë mund t’i atribuohet përgjegjësisë, apo madje një urdhri të drejtpërdrejtë nga Thaçi. Përkundrazi, sipas Rubinit, ai ishte “zëri i moderimit”, gjithmonë i gatshëm të negocionte “për t’i dhënë fund konfliktit””, thuhet më tutje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
The post Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një nga etërit e Kosovës, procesi ndaj tij surreal appeared first on Sinjali.
Altin Dumani do të trajnojë prokurorë, hetues dhe gjyqtarë në Kosovë
Altin Dumanit i ka përfunduar mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Siç raporton Top Channel, ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.
Konkretisht, ish kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Nga ana tjetër gjatë ditës KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë. Mandati i zotit Arens Çela është 3- vjeçar dhe përfundon në datë 10.01.2029.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
The post Altin Dumani do të trajnojë prokurorë, hetues dhe gjyqtarë në Kosovë appeared first on Sinjali.