Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’

By: V K
1 February 2026 at 08:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”, si për Uashingtonin ashtu edhe për Evropën.

“Kemi filluar negociatat”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kishte qenë në kontakt me udhëheqësit evropianë në lidhje me Groenlandën.

“Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë, një marrëveshje shumë e rëndësishme, në fakt, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare – një marrëveshje shumë, shumë e rëndësishme. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje atje”, deklaroi ai.

Sipas Trump, është arritur konsensus për çështje të shumta, dhe Evropa gjithashtu dëshiron që SHBA-të të arrijnë një marrëveshje.

Më 21 janar, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishin dalë skicat e një marrëveshjeje për Groenlandën.

Sipas Axios, draft-marrëveshja që Rutte i propozoi Trump-it përcakton ruajtjen e sovranitetit të Danimarkës mbi Groenlandën dhe përditësimin e kushteve të marrëveshjes së vitit 1951 për mbrojtjen e ishullit. Kjo do t’i lejonte SHBA-së të krijonte baza ushtarake dhe “zona mbrojtëse” atje nëse NATO e konsideron të nevojshme.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi më vonë se Rutte nuk kishte autoritet për të zhvilluar negociata të tilla në emër të Danimarkës.

Ajo gjithashtu, vuri në dukje se procesi i negociatave ishte rikthyer në “rrugën tradicionale” të përpjekjeve diplomatike.

The post Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’ appeared first on Albeu.com.

Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

By: V K
1 February 2026 at 08:16

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26-vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë.

Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë.

Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit.

Me të ardhurat që kanë është e pamundur që të blejnë një shtëpi, që mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro për metër katror, pra u duhen 160-180 mijë euro për një hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri në 70% të vlerës, për një shumë prej 110 – 120 mijë eurosh.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja ishte 3.84% në Lek dhe 4.6% në Euro.

Për një kredi prej 120 mijë eurosh, ose ekuivalentin në Leke, kësti mesatar mujor i një huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit të kredisë, do të ishte përkatësisht 770 euro, ose 70 mijë lekë.

Por, sipas kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, kredimarrësit duhet të çojnë për pagesën e kësteve 40% të të ardhurave për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë.

Në valutë, financohen përkatësisht 35% dhe 30%. Sipas këtyre kushteve, kësti maksimal që mund të përballojnë Elona dhe Sokoli është rreth 60 mijë lekë në muaj.

Krahas kësaj, ata do të duhet të kishin edhe kursime prej rreth 50 mijë eurosh, që do t’u duhej për të mbuluar 30% të vlerës së apartamentit, shumë e pamundur të kursehej me kostot aktuale të jetesës e pagat reale.

Në këto kushte, ata vendosën të kërkonin një shtëpi me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës dhe për të shmangur përdorimin e makinës.

Por dhe qiratë në lagje të mira nuk ishin më të lira se 700 euro në muaj, duke u marrë atyre gati gjysmën e të ardhurave mujore (46%).

Ky nivel i kalon ndjeshëm kufijtë e përballueshmërisë së pranuar gjerësisht nga standardet ndërkombëtare, ku qiraja nuk duhet të shkojë përtej 30% të buxhetit familjar.

Në terma praktikë, për të qenë në një situatë financiare të qëndrueshme, ata do të duhej të paguanin jo më shumë se rreth 450 euro në muaj për strehim, ndërsa diferenca prej mbi 250 eurosh në muaj që u kërkohet sot përkthehet drejtpërdrejt në më pak para për ushqim, shërbime, transport dhe kursime.

Pas pagesës së qirasë, atyre u mbeten rreth 82 mijë lekë për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera të jetesës, në një kohë kur çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve po rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë nisjen e një jete të pavarur në kryeqytet pa u futur në një cikël të vazhdueshëm presioni financiar dhe sidomos të mendojnë për të shtuar familjen.

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave.

Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm.

Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, është shprehur më herët për “Monitor”, Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”.

“Qiratë dhe apartamentet e shtrenjta janë një nga arsyet se pse të rinjtë po ikin në emigracion”, thotë Stela Dhami nga “Colliers International”, duke shtuar që është detyrë e qeverisë që të bëjë të mundur që të ketë shtëpi të përballueshme për të rinjtë dhe popullatën në përgjithësi.

Bazuar në përvojat ndërkombëtar, znj. Dhami rekomandon që shteti mund të bëjë politika sociale, si të ofrojë kredi me norma interesi të ulëta për familjet e reja, të ofrojë garanci për kolateralin, të garantojë riskun me bankat.

“Në radhë të parë duhet regjistruar stoku i apartamenteve të pa shitura. Pas regjistrimit të këtij stoku, institucionet mund të bëjnë marrëveshje me ndërtuesit dhe ti ofrojnë apartamentet si partneritet me privatin”, sugjeron ajo. /Monitor

The post Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5”

By: V K
1 February 2026 at 07:57

Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta.

I eleminuari i mbrëmjes ishte Angelo, duke bërë që aventura e tij të përfundojë në këtë pikë të lojës.

Ai rezultoi më pak i votuari në televotimin ku ishin të përfshirë të gjithë djemtë.

Ai nuk kishte as biletë fati, duke mbyllur kështu aventurën e tij në “Big Brother”.

The post Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5” appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 1 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
1 February 2026 at 07:49

Sot, 1 shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 60.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 1 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 1 Shkurt 2026

By: V K
1 February 2026 at 07:34

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të ndendura, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në Jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në Veri e pjesërisht në relievet malore në Juglindje.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Në lartësinë mbi 900-1000 metra në Verilindje-Juglindje, reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht derimesatar kryesisht në Juglindje.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Verilindje-Jindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 1 Shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO

By: Uesli
1 February 2026 at 07:49

Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste   Në moshën 101-vjeçare, Stillo Papadhima mbetet një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të tmerrit të kampeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jeta e tij përfaqëson një histori të rrallë qëndrese, sakrifice dhe mbijetese përballë një prej periudhave më […]

The post Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO appeared first on Saranda Web.

08:45 Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

By: Kesjana
1 February 2026 at 08:45

Rreth 26.3 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira gjatë vitit 2025. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 134 milionë eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mëparshëm. Por, shtimi i konkurrencës ka ulur fitimin për apartament. Në të kundërt, çmimet e qirave afatgjata po rriten me ritme të larta, duke “shtrembëruar” tregun. Cilat janë qytetet ku biznesi i qirasë afatshkurtër është më i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhënia sipas muajve me ditë dhe afatgjatë? A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

Familjet dhe individët po e shohin shtëpinë jo më si strehë, por si aset që duhet të punojë çdo muaj, qoftë përmes qirave afatshkurtra për turistët, ashtu dhe me kontrata afatgjata për banim.

Fitimi i shpejtë nga qiraja po duket gjithnjë e më joshës, duke ndryshuar dy vitet e fundit sjelljen e pronarëve, balancat e tregut të banesave dhe sidomos fitimet që po sjellin ato.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik bëri që shumë persona të jepnin shtëpitë me qira afatshkurtër, duke konkurruar hotelet, por edhe duke joshur shumë të huaj për shkak të çmimeve të lira ditore në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%.

Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

Shtimi i këtyre njësive ditore ka rritur të ardhurat që gjenerohen nga net-qëndrimet e shtetasve të tretë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj. Sipas të dhënave nga AirDNA, në vitin 2025 nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Zhvillimi është i dukshëm në dy vitet e fundit dhe përkon me rritjen e hyrjes së shtetasve të huaj në vend, që arriti në 11.7 milionë në 2024 dhe i ka kaluar 12 milionë në vitin 2025. Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë.

Për krahasim me vitin 2021, ky treg qarkulloi vetëm 14.6 milionë euro.

Sipas muajve, periudha nga qershori në shtator është ajo që gjeneron më shumë të ardhura, e lidhur me tendencën sezonale, ku shumë shtetas të huaj i drejtohen bregdetit.

Kulmin e shënon gjithnjë gushti, ku në vitin 2025 u arkëtuan 37.2 milionë euro, ose 24.4% e totalit.

Në korrik dhe gusht 2024 jepeshin me qira ditore rreth 30 mijë njësi banimi në të gjithë vendin, me Airbnb. Kjo është dhe periudha me kërkesën më të lartë. 65-67% e këtyre njësive ishin të prenotuara të paktën një ditë gjatë këtij muaji, sipas AirDNA.

“Qiradhënia e shtëpive është një treg në rritje”, thotë Stela Dhami nga “Colliers International”. Ajo shton se përderisa ky treg nuk ka ndërhyrje, kjo tendencë do të vazhdojë.

“Është krijuar një nëntreg i ‘hotelerisë’ për turistët familjarë dhe rininë me buxhet të ulët, duke qenë se tipologjia e turistëve që tërheqim është low cost”.

Net-qëndrimet arrijnë rekord në vitin 2025

Lulëzimi i turizmit ka sjellë një rritje të fortë të net-qëndrimeve në strukturat që janë dhënë me qira nëpërmjet platformës Airbnb.

Në total, për 2025-n, u regjistruan 2.36 milionë net-qëndrime përmes kësaj platforme, me një rritje prej 22.8% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i net-qëndrimeve shënohet në gusht, me 444 mijë, me rritje prej 28% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Oferta në rritje uli çmimin ditor të qirave, duke filluar nga gushti

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 40.7 euro në mars në 73.4 euro në gusht.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, çmimet nuk kanë shënuar ndonjë rritje të lartë vitet e fundit, për shkak të konkurrencës së lartë, që ka ardhur nga shtimi i apartamenteve të listuara.

Mesatarja prej 74 eurosh në gusht vjen si rrjedhojë e çmimeve të larta në njësitë bregdetare, kryesisht në Vlorë e Sarandë, që arrin në 86 euro në gusht, në Durrës, 80 euro/natë, ndërsa në Tiranë, qiraja mesatare ditore nuk e kalon maksimumin e 45 eurove edhe në kulmin e sezonit.

Sipas të dhënave nga AirDNA, çmimi mesatar i qirasë ishte 56.71 euro në vitin 2025, me rritje prej 0.5% në krahasim me 2024-n.

Por, shtimi i konkurrencës në ofertat e shtëpive ka sjellë një tendencë rënëse të çmimeve, sidomos nga gushti deri në fund të vitit. Në gusht, qiraja mesatare ishte 73.4 euro, nga 74.7 euro një vit më parë.

Të ardhurat reale mujore janë në rënie me mbi 4%, kursi është një tjetër goditje

Kthimi efektiv nga qiraja ditore, në shumicën e rasteve, rezulton modest për shkak të konkurrencës së fortë në treg dhe tarifave të ulëta ditore. Megjithatë, në Shqipëri, vendimet për këtë lloj investimi shpesh nuk bazohen në analiza afatgjata të përfitimit.

Pronarë banesash dhe individë të tjerë iu bashkuan trendit, duke rritur ndjeshëm numrin e apartamenteve të ofruara për qira afatshkurtër, të nxitur nga bindja se kjo formë qiradhënieje garanton fitime të lehta dhe të shpejta.

Një apartament mund ta japësh me qira ditore nga 40 – 80 euro, por jo i gjithë muaji është i zënë. Sipas statistikave të AirDNA, norma e zënies varion nga 44% në tetor deri në 66% në gusht.

Mesatarisht norma e zënies ditore ishte 54% në vitin 2025, nga 55% një vit më parë. Kjo do të thotë se në një muaj, shtëpia është e zënë për 15 – 16 ditë, përveç muajve të verës, kur mund ta japësh edhe për më shumë se 20 ditë.

Treguesi RevPAR (të ardhura për qiranë e disponueshme), – i cili tregon të ardhurën reale ditore bazuar në arkëtimin e një muaji dhe që jep një ide më të qartë të shëndetit të tregut sesa shifrat e larta të të ardhurave totale, – në vitin 2025 luhatej nga 18.6 euro në nëntor në 48.5 euro në gusht, me këtë të fundit që rritet nga zonat bregdetare.

Për pjesën më të madhe të vitit, e ardhura ditore nuk i kalon 25 euro.

Mesatarisht, në vitin 2025, treguesi i të ardhurave reale (RevPAR) ishte 30.7 euro, me rënie të lehtë (-1.4%), në raport me 31.1 euro, që ishte një vit më parë. Treguesi është më i lartë në Vlorë e Sarandë (37.5 euro), Golem (34.2 euro), Durrës (33.6 euro). Në Tiranë, fitimi mesatar neto ditor është 25 euro.

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro në muaj, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës dhe 750 euro në Tiranë.

Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj.

Një tjetër faktor që ndikon është euro. Mesatarisht, 1 euro u këmbye 97.8 lekë, nga 100.7 një vit më parë. Për krahasim, në vitin 2024, e ardhura mesatare ishte 933 euro (neto ditore 31 euro), e konvertuar në monedhën vendase ishte rreth 94 mijë lekë.

Në 2025-n, e ardhura neto mujore ishte 920 euro (31.7 euro në ditë) dhe e konvertuar me kursin e atij viti ishte rreth 90 mijë lekë.

Fitimi real ka rënë me 4.2%, i ndikuar si nga kursi, ashtu dhe kthimi ditor pak më i ulët.

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer qiradhënien në aktivitet të strukturuar, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht dhe duke ulur kostot për njësi, ose për pronarët që disponojnë banesa në pronësi dhe nuk i përdorin vetë.

Një zgjidhje biznesi që e provuan shumë persona ishte të merrnin një njësi me qira mujore e ta jepnin atë me ditë, duke tentuar të fitonin nga diferenca.

Një prej tyre ishte dhe Erioni, i cili vendosi të merrte me qira një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, me qëllimin për ta dhënë më pas me qira ditore. Pagesa mujore e qirasë ishte 500 euro, ndërsa çmimi për natë luhatej mes 35 dhe 55 eurove.

Në praktikë, apartamenti arrinte të ishte i zënë jo më shumë se gjysmën e muajit. Përveç qirasë, shpenzimet fikse mujore varionin nga 150 deri në 200 euro, duke përfshirë energjinë, pastrimin, furnizimin me produkte bazë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, si dhe komisionet e platformave Airbnb apo Booking, që shkonin nga 7% në 14%.

Të ardhurat mesatare mujore silleshin rreth 700 – 800 euro, ndërsa në muajt më të mirë të gushtit dhe shtatorit arritën deri në 1,100 euro.

Megjithatë, fitimi neto mbetej i kufizuar, nga 100 deri në 400 euro në muaj, një nivel që rezultoi i pamjaftueshëm për kohën dhe angazhimin e kërkuar. Sot, Erioni ka hequr dorë nga kjo përvojë dhe thotë se nuk do ta ndërmerrte më një nismë të tillë.

Airbnb, një konkurrent i fortë i hoteleve

Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave nga INSTAT. Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.

Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, duke konkurruar dukshëm hotelet.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 135 milionë euro, ndërsa ishin mesatarisht rreth 26 mijë njësi banimi të listuara.

Krahas Airbnb është dhe platforma tjetër Booking, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara, por aktorët e tregut pohojnë se sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, mbetet sërish informale.

Për krahasim, 12 hotelet më të mëdha në vend, qarkulluan së bashku në vitin 2024 rreth 10 miliardë lekë, ose 100 milionë euro, pothuajse sa platforma Airbnb në 2024-n (rreth 108 milionë euro).

INSTAT raporton se për vitin 2025, u shënuan gjithsej 9.6 milionë net-qëndrime në vend. Të dhënat e tjera të AirDNA tregojnë se vetëm përmes platformës Airbnb, kërkesa për net-qëndrime ishte 2.36 milionë, ose gati 25% e net-qëndrimeve të deklaruara zyrtarisht./monitor.al/kb

08:30 Historia/ 1 Shkurt 1974 – Tragjedia e “Joelma”-s: zjarri që tronditi Sao Paulon dhe Brazilin

By: Leonard
1 February 2026 at 08:30

Mëngjesi i 1 shkurtit 1974 nisi si çdo ditë tjetër pune në qendrën e zhurmshme të São Paulos. Në orën 8:50, në katet e poshtme të grataçelës “Edifício Joelma”, një ndërtesë moderne 25-katëshe e ndërtuar vetëm pak vite më parë, shpërtheu një zjarr që do të shndërrohej brenda pak minutash në një nga katastrofat urbane më të rënda në historinë e Brazilit.

Shkaku i zjarrit ishte një defekt elektrik në një kondicioner në katin e 12-të. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve tepër të djegshme të përdorura në mobilimin e zyrave, ndërsa ndërtesa nuk kishte as sistem automatik shuarjeje, as dalje emergjente të përshtatshme. Rreth 15 minuta pas shpërthimit të zjarrit, një banor i një godine fqinje njoftoi Departamentin e Zjarrfikësve të São Paulos.

Njësitë e para mbërritën vetëm pesë minuta më vonë, por situata kishte dalë tashmë jashtë kontrollit. Flakët, të ushqyera nga korridoret e ngushta dhe shkallët që vepronin si oxhaqe vertikale, u ngjitën me shpejtësi deri në katin e 15-të, ku përkohësisht u ndalën për shkak të mungesës së materialeve të tjera të djegshme. Megjithatë, tymi i dendur dhe temperaturat ekstreme bënë që katet e sipërme të shndërroheshin në kurthe vdekjeje.

Rreth 300 persona arritën të evakuoheshin duke përdorur ashensorët – një veprim jashtë çdo protokolli sigurie, por i diktuar nga paniku dhe mungesa e alternativave. Shumë të tjerë mbetën të bllokuar. Me kalimin e minutave, qindra njerëz u ngjitën drejt tarracës së godinës, me shpresën se helikopterët do t’i shpëtonin. Pamjet dramatike të njerëzve të rrethuar nga flakët, që valëvitnin rrobat ose hidhnin letra për të tërhequr vëmendjen, u bënë simbol i tragjedisë.

Por shpëtimi nga ajri ishte pothuajse i pamundur. Nxehtësia e madhe krijonte rryma të rrezikshme ajri, ndërsa tymi i zi e bënte të pamundur uljen e sigurt të helikopterëve. Disa persona, të pushtuar nga dëshpërimi, u hodhën nga lartësitë marramendëse, duke humbur jetën para syve të turmës së mbledhur poshtë.

Pas rreth dy orësh luftë me flakët, zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan për orë të tëra. Kur ndërtesa u kontrollua plotësisht, bilanci ishte tronditës: 179 të vdekur dhe qindra të plagosur. Shumica e viktimave kishin humbur jetën nga asfiksia, ndërsa të tjerë nga djegiet ose rëniet fatale.

Tragjedia e “Joelma”-s shkaktoi një shok të thellë në shoqërinë braziliane. Hetimet nxorën në pah mangësi të rënda në standardet e sigurisë së ndërtesave të larta dhe mungesën e rregulloreve të forta kundër zjarrit. Si pasojë, Brazili ndërmori reforma të rëndësishme në kodet e ndërtimit, duke e kthyer këtë tragjedi në një pikë kthese për sigurinë urbane.

Sot, zjarri i “Joelma”-s mbetet një kujtesë e dhimbshme e çmimit që paguhet kur moderniteti ndërtohet pa masa mbrojtëse. Një datë e zezë në historinë e São Paulos, ku flakët jo vetëm dogjën një ndërtesë, por ekspozuan brishtësinë e jetës njerëzore përballë neglizhencës dhe kaosit.

Përgatiti: L.Veizi

08:30 A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

By: Kesjana
1 February 2026 at 08:30

Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e sakta mungojnë, por agjencitë real estate vlerësojnë që 10 – 15% e blerjeve bëhen për qëllime investimi.

Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta rishesësh sërish.

Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira.

Stela Dhami e “Colliers International” thotë se nuk ka asnjë leverdi që të blesh një apartament si mjet investimi për të marrë qira në kryeqytet.

“Ndonëse varet nga zona, kthimi është shumë i ngadaltë dhe nga 15 vjet është rritur në mbi 17 vjet, për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të blerjeve të apartamenteve”.

Kjo periudhë konsiderohet shumë e lartë, teksa mesatarja për të vlerësuar të leverdishëm këtë lloj investimi është 10 – 12 vjet. Ajo shton se i vetmi investimi që ia vlen është rishitja.

Në Tiranë, çmimi mesatar i apartamenteve ka arritur në rreth 2 mijë euro, sipas Key Data Albania dhe Deloitte, pra një apartament prej 90 metra katror kushton rreth 180 mijë euro.

Nëse këtë apartament e jep me qira ditore fiton mesatarisht 750 euro në muaj bruto dhe nëse e jep mujore, fitimi është pak a shumë në të njëjtat nivele, ndonëse varet nga zona. Në këto nivele, kthimi bruto është rreth 20 vjet.

Për apartamentet në zona më qendrore, qiraja shkon dhe 1000 euro në muaj, por çmimi i blerjes rritet mesatarisht në 2500 – 3000 euro në muaj, apo 225 mijë – 270 mijë euro, duke pasur një kthim bruto midis 19 – 23 viteve.

Znj. Dhami shton se e vetmja zonë ku ndoshta është me leverdi investimi për ta dhënë me qira, është bregdeti, nëse arrin të blesh një apartament të lirë, pasi çmimet e qirave janë më të shtrenjta.

Në Vlorë, çmimi më i lirë për blerje është 1300 euro/m² në Orikum, në 3500 në vijën e parë të qytetit. Qiraja më e shtrenjtë ditore sipas AirDNA është 80-85 euro në qershor – gusht, e më pas zbret në 50 – 60 euro.

Në Durrës, në zonën e Golemit, çmimet në vijën e parë kanë arritur deri në 2000 euro/m² dhe 900 – 1300 euro/m² në vijën e dytë, sipas të dhënave të agjencive të pasurive të paluajtshme të bregdetit.

Në Golem, sipas AirDNA, qiraja më e lartë ditore arrin në 80 euro në qershor – gusht e më pas luhatet në 40 – 70 euro.

Në Vlorë p.sh., nëse blen një apartament 90 metra katror me një çmim 2000 euro për metër katror, fitimi mesatar mujor nga qiraja, sipas Airbnb është rreth 1120 euro, që nënkupton një kthim prej rreth 13 vitesh, duke iu afruar skenarit që më në fund ka kuptim ekonomik.

Në Golem, ku apartamentet janë më lirë sesa në Vlorë, nëse blen një apartament 90 metra me 1500 euro për metër katror, fitimi mujor sipas Airbnb është 1026 euro. Në këtë rast, leverdia është dhe më e lartë, me një kthim bruto prej 10-11 vitesh.

Në Shëngjin, për një apartament 90 metra, me një çmim prej 1500 euro dhe të ardhura neto nga qiraja prej 805 eurosh në muaj, kthimi është për rreth 13-14 vjet./monitor.al/kb

08:15 Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026

By: Kesjana
1 February 2026 at 08:15

Për ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të ndendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Në lartësinë mbi 900-1000 metra në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht derimesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.

Valëzimi i detit tdo të jetë i forcës 2-3 ballë./kb

08:00 Horoskopi i ditës, e dielë, 1 shkurt 2026

By: Kesjana
1 February 2026 at 08:00

DASHI

Kjo javë është si të jesh protagonist i një seriali televiziv: ti hyn në skenë, shkakton trazira dhe lë gjurmë. Marsi të bën të paduruar, por edhe tepër magnetik. Vetëm ki kujdes të mos përpiqesh të fitosh çdo debat: ndonjëherë mjeshtri e vërtetë është t’i lësh të tjerët të flasin. Puna po përshpejtohet, zemra jote po rreh shumë dhe gjumi është… opsional.

DEMI

Ju pret luks i qetë dhe hakmarrje afatgjatë. Po lëvizni ngadalë por strategjikisht, si një dhelpër që studion terrenin para se të sulmojë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për para dhe vendime praktike. Në dashuri, ndaloni së rezistuari: kur e lini pak kontrollin, ndodhin gjëra shumë interesante.

BINJAKËT

Ke dialog të shkëlqyer, ide të shpejta dhe absolutisht asnjë dëshirë për mërzitje. Je lloji i personazhit që vjedh shfaqjen me një batutë të vetme. Por ki kujdes të mos premtosh më shumë sesa mund të mbash: disa njerëz të marrin seriozisht. Flirton kudo, një mendje hiperaktive, një shpirt kurioz.

GAFORRJA

Nën armaturën tënde fshihet një mendje e mprehtë që vëren gjithçka. Këtë javë, i kupton gjërat para të tjerëve – dhe bën sikur nuk po ndodh asgjë. Në dashuri, kërkon siguri, por edhe të vërtetën: një bisedë e pakëndshme është më e mirë se një mijë heshtje. Mbrojeni energjinë tuaj; jo të gjithë meritojnë qasje.

LUANI

Karizma juaj është shumë e fortë, egoja juaj është nën vëzhgim. Ju keni lindur për të shkëlqyer, por tani universi kërkon substancë, jo vetëm shfaqje. Kjo është një kohë e shkëlqyer për lidership të vërtetë, llojin që dëgjon. Në dashuri: më pak shfaqje, më shumë zemër. Kur jeni autentikë, fitoni pa mundim.

VIRGJËRESHA

Jeni analitike, me mendje të kthjellët, pothuajse inteligjente në mënyrë të rrezikshme. Po i sheh të çarat që të tjerët i injorojnë. Përdore këtë aftësi për të ndërtuar, jo për të kritikuar veten. Kjo është një javë e përsosur për të rivendosur rendin, si brenda ashtu edhe jashtë. Në dashuri: ndalo së “rregulluari” personin tjetër, merr frymë thellë.

PESHORJA

Elegancë mendore, bukuri natyrale, por vendimet shtyhen. Shprehja klasike “Do ta mendoj përsëri” nuk vlen më. Është koha për të bërë zgjedhje, edhe nëse jo gjithçka është perfekte. Marrëdhëniet janë në qendër: ata që të japin ekuilibër qëndrojnë, pjesa tjetër… largohen me stil.

AKREPI

Është aq intensive sa një komplot i errët i sajuar mirë. Po lexoni midis rreshtave dhe askush nuk e vëren. Pushteti juaj personal po rritet, por duhet të përdoret me hir. Në dashuri, ose je gjithçka ose asgjë: sigurohuni që personi me të cilin jeni mund ta përballojë nxehtësinë.

SHIGJETARI

Ju dëshironi arratisje, horizonte të reja, të vërteta të pakëndshme. Kjo është një javë ideale për të thënë atë që mendoni, por pa hedhur shigjeta rastësisht. Do të lindin mundësi për udhëtime, studime ose vizione të reja. Zemra juaj dëshiron hapësirë, jo justifikime.

BRICJAPI

Jeni i ftohtë nga jashtë, por strategjik nga brenda. Po ndërton diçka që do të zgjasë, edhe nëse tani duket e vështirë. Mos e nënvlerëso anën tënde emocionale: të qenit njeri nuk të bën të dobët, të bën të vërtetë. Dashuri serioze, punë e fortë, respekt në rritje.

UJORI

Ju jeni vizionar, jokonvencional dhe një hap përpara. Ide të shkëlqyera, por duhet të jeni konkretë që ato të funksionojnë. Kjo është një javë e përsosur për bashkëpunime jokonvencionale. Në dashuri, kërkoni liri, por mos harroni të jeni vërtet aty.

PESHQIT

Jeni intuitiv, i thellë, pothuajse profetik. Ndjen gjithçka – tepër – por tani di si të dallosh atë që është e jotja nga ajo që thith. Kreativiteti në rritje, ëndrrat kaq të gjalla. Në dashuri, më pak idealizim, më shumë prani: magjia e vërtetë është këtu. /Kb

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2026

By: gaze tare
1 February 2026 at 08:05

Dashi
Kohët e fundit ke ndjekur verbërisht një ide të paracaktuar se ku duhet të jesh dhe çfarë duhet të bësh. Je i zënë në një rutinë që u shërben më shumë të tjerëve sesa vetes. Tani është koha për ta ndryshuar këtë trend vetëshkatërrues.
Demi
Do të keni fat në karrierën tuaj dhe është shumë më afër nga sa mendoni. Çelësi sot është të përcaktoni hollësitë e planit tuaj. Diçka mjaft e veçantë mund të vijë në jetën tuaj në çift.
Binjakët
Mund të përballeni me një pengesë në një marrëdhënie të rëndësishme. Të dy duhet të flisni, por në një mënyrë të tillë që të lini mënjanë krenarinë dhe kokëfortësinë tuaj dhe të jeni të sinqertë dhe autentikë me njëri-tjetrin. Sa më fleksibël të jeni të dy, aq më mirë.
Gaforrja
Vendosja planetare më në fund do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ka shkaktuar një burim të caktuar acarimi ose zemërimi. Mund të zbuloni se ndjeni dëshirën për t’u grindur dhe papritmas të kuptoni saktësisht pse kjo vazhdon të ndodhë. Ky kuptim është një përparim i rëndësishëm, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve midis jush dhe partnerit tuaj.
Luani
Mund të zbulosh se ndjenjat e tua pasionante për një person të caktuar po krijojnë një revolucion në jetën tënde. Po e kupton se nuk ka arsye të shqetësohesh. Kjo po sjell një frymë të gjallë dhe të mrekullueshme në jetën tënde.
Virgjëresha
Sot është një ditë e mirë për t’u kujdesur për çdo hulumtim që duhet të bëni në lidhje me punën tuaj. Kjo mund të nënkuptojë intervistimin e njerëzve të ndryshëm në fushën tuaj. Mund të nënkuptojë gjithashtu të shkoni në bibliotekë dhe të kërkoni artikuj revistash dhe gazetash.
Peshorja
Mundohu të mos mbështetesh shumë te pajisjet elektronike sot. Informacioni që vjen nga kompjuterët mund të mos jetë plotësisht i vërtetë. Është e mundur që gjëra të tilla të tregojnë një anë të caktuar të çështjes, por ato nuk mund të të japin të gjithë pamjen e nevojshme.
Akrepi
Synimet dhe ëndrrat financiare që keni kërkojnë përqendrim. Të ardhura të tilla të papritura parash nuk do të ndodhin pa punë të madhe nga ana juaj. Kjo është një ditë e mirë për të plotësuar boshllëqet në lidhje me hapat e qëllimshëm që duhet të ndërmerrni.
Shigjetari
Mund të kesh zgjidhjen perfekte për dilemat e karrierës së të gjithëve, por a ke një zgjidhje të realizueshme për të tuat? Përqendro energjinë tënde në problemet e tua në vend që të punosh kaq shumë për të zgjidhur problemet e të gjithëve. Gjithsesi nuk mund t’i kontrollosh të tjerët.
Bricjapi
E di që ke të drejtë, por megjithatë, duket se po të kundërshtojnë nga të gjitha anët. Mos lejo që presioni i jashtëm të të largojë nga pikëpamjet e tua për të vërtetën. Për sa kohë që je besnik ndaj vetes, gjithçka do të shkojë për mirë.
Ujori
Dëgjoni çfarë kanë për të thënë të tjerët, pavarësisht nëse jeni dakord me ta apo jo. Mendja juaj optimiste mund të mos e pëlqejë verifikimin e realitetit që vjen nga të tjerët, por besoni se kjo është për të mirën tuaj. Do të përfitoni shumë.
Peshqit
Puna përgatitore është çelësi i suksesit tuaj tani. Përpara se të hidhni hapin tjetër, sigurohuni që jeni plotësisht të përgatitur për të. Të nxitosh veten në këtë fazë të “lojës” mund të jetë shumë e dëmshme për ju. Jini praktikë dhe të përqendruar.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –

By: 27
1 February 2026 at 08:15

Këtë të diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të ndendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Në lartësinë mbi 900-1000 metra në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht derimesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-3 bal

❌
❌