Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Integrimi i Maqedonisë në BE mbetet në ngërç, pushteti s’lëshon pe për Kushtetutën

7 January 2026 at 15:47


Gjatë vitit 2025, Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë një nga vendimet më vendimtare në procesin e saj të gjatë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian: ndryshimet kushtetuese që, sipas Brukselit dhe partnerëve evropianë, janë kusht kryesor për hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. Që kur procesi i negociatave u bllokua nga Bullgaria në vitin 2020, nuk është lëvizur pothuajse aspak nga pika zero.

Në vitin 2025, kryeministri Hristijan Mickoski, nuk ndryshoi aspak qëndrimin e tij se “asnjë ndryshim kushtetues nuk do të bëhet pa garanci të qarta nga Bashkimi Evropian dhe pa përmbushje të obligimeve nga ana e Bullgarisë”. Në një vijë me kryeministrin, edhe Presidentja e shtetit.

“Nevojitet vullnet politik, por jo vetëm i yni, por edhe i Unionit. Pasi ne kemi propozuar shumë zgjidhje, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të zgjedh një ose të gjejë zgjidhje të saj kreative për debllokim të procesit. Nëse ka zgjidhje për Ukrainën dhe Moldavinë, lehtë do të gjendet edhe për ne”. 38:30 “Pa garanci të qarta prej BE-së dhe Bullgarisë dhe pa mekanizma përkatëse mbrojtëse, me edhe një ndryshim kushtetues, ne rrezikojmë që prej këtij procesi të dalim siç plaku i Hemingueit doli nga deti, me një skelet peshku, me sovranitet dhe identitet nacional kulturor të zhveshur dhe gërryer”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Partnerët evropianë në mënyrë të përsëritur theksuan se kushti mbetet i pandryshueshëm përpara hapjes së kapitujve. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, gjatë një vizite në vend në muajin tetor, i dërgoi Shkupit një mesazh të qartë.
“Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Ju mund të mbështeteni tek ne. Hapi i ardhshëm dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë. Ju duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakorduar. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, pati thënë Ursula Von Der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, partitë opozitare dhe një pjesë e shoqërisë civile shprehën zhgënjim të thellë për ngecjen e procesit. Për ta, kjo ishte një mundësi e humbur për të kapërcyer ngërçin e gjatë negociues dhe për t’i dhënë vendit një perspektivë të qartë evropiane.

Në vitin e ri, për udhëheqësit politikë të Maqedonisë së Veriut mbetet një pyetje: a do të marrë Shkup garancitë që kërkon nga Brukseli dhe do të riformësojë kushtetutën e saj me konsensus politik? Apo qëndrimi i fortë për identitetin do të vazhdojë të mbajë vendin pranë pragut të negociatave, pa e kaluar atë? Ndërsa vendet e rajonit shohin progres në proceset e tyre të zgjerimit, vendi nuk ndjek rrugën e tyre./Alsat/

Ndalohet një shtetasi i Turqisë dhe një banor i Gostivarit, dyshohet se kanë paguar karburant me 50 euro të falsifikuara

7 January 2026 at 15:18


Një shtetas i Turqisë dhe një banor i Gostivarit janë ndaluar nga policia, pasi pronari i një pompe të benzinës në fshatin Zherovjan ka denoncuar se të njëjtit i kanë dhënë 50 euro false gjatë pagesës.

“Më 06.01.2026 në ora 21:35 në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “falsifikim i parave”, kanë privuar nga liria personat S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë.

Ata në ora 17:15 në Njësinë Policore Zherovjan janë denoncuar nga A.R. (22) nga fshati Zherovjan, punonjës në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan, se rreth orës 15:40, me automjetin e udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, kanë mbushur karburant dhe punonjësit i kanë dhënë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ai ka dyshuar se është e falsifikuar.

Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

Ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Ohrë, dyshohet për ndërtim paleje të një objekti

7 January 2026 at 14:48


MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 66-vjeçari nga Ohri i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale "ndërtim i paligjshëm".

"SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.L. (66) nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ndërtim i paligjshëm".

Ai, pa marrë leje ndërtimi përkatëse përfundimtare për ndërtim, të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore i Komunës së Ohrit, në një parcelë kadastrale që ndodhet në zonën e quajtur "Debello Pole" në afërsi të Ohrit, ndërtoi objekt në mënyrë të paligjshme", thonë nga MPB.

Spërkatja e veturave policore me ujë të bekuar ngjall reagime, MPB nis hetim

7 January 2026 at 14:20


Shpërndarja e disa fotografive nëpër rrjete sociale ku shihet një prift duke spërkatur me ujë disa prej automjeteve të reja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shkaktuar debat në opinion. Siç mund të shihet në fotografitë që janë realizuar në parkingun afër ndërtesës së MPB-së në Shkup, prifti është duke kryer ceremoni fetare me ujë të bekuar, që sipas besimit të krishterë sjellë fat, mbarësi dhe mbron nga e keqja.

Megjithatë, një akt i këtillë sipas Kushtetutës së vendit është i ndaluar meqë karakteri i shtetit është sekular dhe ndalon kryerjen e riteve dhe ceremonive fetare nëpër institucione shtetërore. Për këtë Ministria e Punëve të Brendshme informoi se kontrolli i brendshëm po heton rastin.

“Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB-së po ndërmerr masa dhe aktivitete për konstatimin e plotë të rrethanave, pas çka opinioni do të informohet në mënyrë përkatëse”, thonë nga MPB.

Ndërkohë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni në Facebook thekson se veprimi është kryer nga disa punonjës të një njësie të policisë rrugore, në bashkëpunim me klerikun fetar, dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin apo veprimtarinë institucionale të MPB-së.

“Ky rast dëshmon për mungesë të vetëdijes profesionale te disa pjesëtarë të policisë. MPB është institucion shtetëror që duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim feje. Hapësirat dhe mjetet zyrtare nuk janë pronë e asnjë besimi fetar dhe nuk guxojnë të përdoren për rituale apo veprime fetare”, reagoi Iseni.

Reagimi, mbase mund të lexohet si porosi se VLEN nuk e ka harruar reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi për një rast që ka ndodhur para një viti, kur në hapësirat e Kuvendit së bashku me përfaqësuesit e komunitetit boshnjak u lutën sipas traditës islame, duke ngritur duart lart, në nder të viktimave nga gjenocidi i Srebrenicës. Këtë akt e dënuan menjëherë të gjitha partitë opozitare maqedonase, por edhe partneri i koalicionit OBRM-PDUKM.

“Në vendin tonë nuk vend për rituale në institucionet shtetërore. Lidhur me ngjarjen ku njëri e keqpërdori ftesën dhe organizoi lutje islame në këtë institucion shtetëror, shprehim dënim të ashpër”, reaguan asokohe nga OBRM-PDUKM.

Reagimet politike për rastet me priftin në MPB dhe lutjet në Kuvend, pasqyrojnë realitetin e ndarjes së shoqërisë krahas bazës etnike në atë religjioze. Derisa faktori politik shqiptar alarmon për shkeljen e sekularitetit me rastin e priftit në MPB, partitë maqedonase me heshtje po e tejkalojnë këtë akt. E kundërta ndodhi me rastin e lutjeve, kur partitë maqedonase alarmuan për shkelje sekulariteti, ndërsa ato shqiptare nuk reaguan./Alsat/

Siljanovska-Davkova uron Krishtlindjet: Të zgjojmë dritën, mirësinë dhe njerëzoren brenda nesh

7 January 2026 at 13:53


Kur sot vazhdimisht dëgjomë Krishti u lind, me të vërtetë u lind, kjo nuk është vetëm një deklaratë e zakonshme, por është një përkujtim i thellë për veten, për të më afërmit, për shtetin, për të krishterët se kjo deklaratë ka peshë të thellë dhe rëndësi të madhe. Do të thotë se duhet të përkujtohemi për atë që e nënkupton, ndërkaq nënkupton gatishmëri dhe aftësi dhe dëshirë që ta zgjojmë brenda vetes njerëzoren, ndërkaq njerëzorja çdoherë është e lidhur me dritën, me mirësinë, me shpresën apo nëse akoma më mirë mund të sqarohet, të zgjohet brenda nesh hyjnorja.

Këtë sot e deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e cila mori pjesës në liturgjinë e krishtlindjes në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit”.

“Prandaj çdo vit, siç tha arqipeshkvi, në këtë ditë hedhim një vështrim drejt vetes s onë, vlerësojmë veten dhe pyesim veten nëse vërtet sillemi me besim dhe bindje në të mirën, në të bukurën apo, nëse doni, në dritë. Prandaj është një ditë e madhe. Më duket se fjalët e arqipeshkvit se në këtë kohë të stuhishme, edhe kur nuk shohim diçka, duhet të besojmë në të, dhe kjo është përsëri e mira, drita, shpresa se njeriu brenda nesh ekziston, se këtu sot na kujtohet Zoti-njeriu, Jezu Krishti, i cili nuk është vetëm midis nesh sot, por është vazhdimisht midis nesh për të na kujtuar se rruga e tij është rruga jonë e vërtetë”, tha Siljanovska-Davkova.

E shihni, potencoi ajo, përnjëherë sa popull bashkohet, e shihni sa energji pozitive dhe mendim ka.

“Unë sot nuk pashë një person të vrenjtur, të gjithë të buzëqeshur dhe të gjithë i ptremtojnë vetess se prej sot e tutje do të jenë më të mirë, do ta shohin më të mirën tek tjetri, do ta nxisin të mirën tek tjetri, do të gjurmojnë dritën, përkatësisht do ta gjurmojnë Zotin brenda vetes”, shtoi Siljanovska-Davkova.

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen tre persona

7 January 2026 at 13:27


MPB njofton se në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën janë lënduar tre persona.

"Më 06.01.2026 rreth orës 21:50, në Shërbimin e Sigurisë Publike të Shkupit është raportuar se në Bulevardin "Serbia" në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh "Daihatsu" me targa bullgare, i drejtuar nga J.C. (63) nga Prilepi, me banim në Shkup, dhe një triçikletë "Tomos", e drejtuar nga M.S. (18) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda kanë pësuar M.S. dhe pasagjeri i tij S.R. (23), ndërsa lëndime kanë pësuar edhe një pasagjer tjetër nga triçikleta I.S. (19), të gjithë nga Shkupi, të cilët janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum i Ohrit".

Një inspektim është kryer nga një ekip inspektimi nga Shërbimi i Sigurisë Publike të Shkupit./Telegrafi/

Mickoski: Inflacioni do të jetë diku 4% në nivel vjetor

7 January 2026 at 12:58


Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni të jetë diku 4% në nivel vjetor.

Mickoski paralajmëron ndryshime ligjore, me çka pritet të ketë gjoba më të larta për rrjetet e marketeve që manipulojnë me çmimet.

“Mendoj se rreth 4 për qind do të jetë inflacioni i vitit. Këtë e flasim me muaj, dhe atë që ne e bëjmë, janë kontrollet e shpeshta të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Kontrolle të shpeshta të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. Do të propozojmë ndryshime ligjore për vitin e ardhshëm, me gjoba më të mëdha, për të gjitha rrjetet e supermarketeve që po manipulojnë me Ligjin për Praktika të Padrejta Tregtare, për disa prej rrjeteve tashmë kemi dëshmi, dhe mendoj se nëse vazhdojnë ashtu, do të duhet t’i vendosin dry derës”, tha Mickoski.

Filipçe: Le të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të lirë, të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni

7 January 2026 at 12:27


Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse theksoi se të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen në vendin e tyre.

"Uroj festën më të gëzueshme në Krishterim me përshëndetjen tradicionale të paqes së Zotit, Krishti lindi.
Uroj festa të qeta, uroj festa të gëzuara të gjithë besimtarëve që festojnë këtë festë sot. Ky është një rast tradicional për të mbledhur familjen, për të mbledhur më të afërmit, për të treguar respekt, për të treguar kujdes. Uroj që dita të kalojë në paqe, dhe në paqe në këto kohë të trazuara që na duhet, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndërtojmë shoqërinë, të jemi të drejtë, të jemi tolerantë, të jemi të lirë.

Në të kaluarën, zbatuam politika që qytetarët vërtet mund t’i ndjenin për të jetuar më mirë, më të sigurt, më të pasur. Të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen këtu. Zbatuam politika që i përshtaten shoqërive të zhvilluara, një shoqërie në të cilën askush nuk do të ndihet më pak i vlefshëm, pavarësisht nëse është etnik, kombëtar, fetar, kulturor, gjinor, seksual apo orientim seksual.

Uroj që të gjithë së bashku të ndërtojmë një shoqëri në të cilën askush nuk do të diskriminohet”, tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe para Katedrales në Shkup./Telegrafi/


Mickoski: Qeveria e kaluar hyri në një aventurë, e bllokoi procesin eurointegrues të vendit

7 January 2026 at 11:59


Vetëm i vërtetojnë ato teza që i kemi pasur nga momenti i parë, se nuk janë bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme, por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen se si e komenton reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, ku nuk përmendet gjuha maqedonase.

Mikcoski i bëri thirrje opozitës për bashkim në çështjen ndaj Bullgarisë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase.

“Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi, të bëhemi bashkë si popull dhe si komb. Mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë se pa dallim nëse jemi në pushtet apo opozitë, për disa çështje, thjesht duhet të jemi bashkë. Më vjen keq që ndodhi që qeveria e kaluar hyri në atë aventurë në atë mënyrë dhe e bllokoi procesin eurointegrues të shtetit.

Më vjen keq që e pranoi kapitullimin, respektivisht ultimatumin e fqinjit lindor, në vend që të na dëgjonin edhe atëherë, po ja serish apeloj te opozita, është shtrirë dora. Le të heqin dorë nga ato teza që i dëgjojmë në publik dhe përfundimisht le të dalin në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase”, tha Mickoski.

Arrestohet një person nga Gostivari, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

7 January 2026 at 11:35


Policia njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, në Gostivar është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës.

Sipas njoftimit, personit në fjalë i kanë mbetur vuajtje me 1,4 vjet burg, nga gjithsej 8 vjet që ishte dënuar.

“Më 06.01.2026 në orën 21:20, punonjës policie nga DPB-Gostivar, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, arrestuan L.H. (33) nga Gostivari, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti gjyqësor për arratisje nga burgu “Idrizovë”.

Ai kishte ende një vit e katër muaj nga dënimi total prej tetë vjetësh, për të cilin ishte dënuar për kryerjen e veprave penale sipas neneve 237, 215, 382 dhe 186 të Kodit Penal. I arrestuari u dërgua në burgun “Idrizovë” për të vazhduar vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 200 pacientë në listën e pritjes për organe

7 January 2026 at 11:10


Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 200 pacientë në listën e pritjes për organe - 165 për veshka, 30 për zemër, pjesa tjetër për mëlçi ose kocka.

Disa pacientë kanë pritur për dekada dhe disa nuk marrin kurrë një organ, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i "Nefron", një shoqatë e pacientëve me veshka të sëmurë.

Vendi ka ekipe mjekësore ekspertësh, njohuri dhe histori suksesi, por ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve është ende i pamjaftueshëm dhe dhurimi nga një kufomë (dhurues i vdekur) mbetet një sfidë, thonë pacientët dhe shoqatat e tyre në dëshmitë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Në vitin 2025, familjet e tre donatorëve ranë dakord të dhuronin organet e tyre.

Në vitin 2024 dhe 2023, pati nga dy donatorë.

Po përgatiten gjithashtu ndryshime në ligjin e transplanteve që do të lejonin që dhuruesit e organeve të gjallë të jenë kushërinj të parë. Deri më tani, kjo ishte e kufizuar në nënën, babanë, vëllain, motrën, gjyshen, gjyshin, xhaxhain, hallën, fëmijët dhe nipërit e mbesat./Telegrafi/

Velkovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen

7 January 2026 at 10:38


Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen. Ekspertët e ndërtimit besojnë se në vitin 2026 do të ketë ngecje në çmimet e metrave katrorë të banimit, sepse interesi për blerjen e banesave po zvogëlohet. Kjo mund të konkludohet nga fakti se një pjesë e madhe e kompanive që shesin kanë apartamente të pashitura.

Nëse më parë një pjesë e madhe e banesave shitej ndërsa ishin ende në ndërtim e sipër, tani edhe pas përfundimit të ndërtimit të një njësie të caktuar banimi ka disa apartamente të pashitura.

Eksperti i ndërtimit Nikola Velkovski për "Lokalno" thotë se pavarësisht faktit se interesi për blerjen e apartamenteve është ulur, çmimet e apartamenteve nuk po ulen.

"Nuk ka nxitim për të blerë banesa të reja, por çmimet as të banesave të reja dhe as të vjetra nuk po ulen. Ky trend pritet të vazhdojë edhe këtë vit, pasi numri i vendeve të ndërtimit cilësor është ulur, dhe pronarët e parcelave të ndërtimit kanë rritur kushtet. Për shembull, nëse më parë kërkonin 30 përqind, tani kërkojnë 40 përqind të sipërfaqes së ndërtuar.

Këta ndërtues nuk janë kompani ndërtimi, por investitorë të njëhershëm që vetëm ndërtojnë banesa dhe i shesin ato. Në të kundërt, kompanitë e ndërtimit nuk janë të përqendruara ekskluzivisht në ndërtimin dhe shitjen e banesave dhe nuk pranojnë kushtet e diktuara nga pronarët e tokës", tha Velkovski./Telegrafi/

Rritet interesi për akomodim në shtëpitë e të moshuarve në Maqedoni, nevojiten hapësira dhe staf shtesë

7 January 2026 at 10:04


Plakja është një proces natyror. Në kushte kur të rinjtë kanë një jetë gjithnjë e më dinamike dhe shumë obligime, ndërsa gjithnjë e më pak kohë të lirë, të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje në shtëpi për të moshuar. Por, edhe pse në vend ekzistojnë institucione shtetërore dhe private, si dhe janë paralajmëruar të reja, interesi për akomodim në shtëpi të të moshuarve është në rritje – nevojiten hapësira dhe staf shtesë.

“Në të gjitha institucionet publike dhe në një pjesë të atyre private për akomodimin e të moshuarve ka lista pritjeje”, bëjnë të ditur nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve për AIM.

Nga aty konfirmuan se ekziston nevoja për punësime të reja në shtëpitë e të moshuarve.

“Ka mungesë të kuadrit profesional adekuat për shërbimin e institucioneve ekzistuese për akomodimin e të moshuarve, si punonjës socialë, infermierë dhe kujdestarë”, theksuan nga Ministria.

Kapaciteti i përgjithshëm i akomodimit në institucionet publike është 676 shtretër. Përveç institucioneve publike, akomodim ofrojnë edhe 38 shtëpi private për të moshuar. Kapaciteti i përgjithshëm i akomodimit në institucionet private është 1.609 shtretër. Nga institucionet private ekzistuese, pjesa më e madhe ndodhen në Shkup.

Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta dhe ka rënë më shumë shi

7 January 2026 at 09:38


Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodrën e Diellit me zero gradë, ku ra edhe sasia më e lartë e shiut – 62 litra për metër katror.

Në Lazaropole dhe Mavrovë, u matën dy gradë celsius.

"0 gradë u matën në Kodrën e Diellit, 2 Lazaropole, Mavrovë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharanë, Topolçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip, 10 Gjevgjeli, Demir Kapi", thonë nga DPHM./Telegrafi/

Gashi: Krishtlindjet përbëjnë një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore

7 January 2026 at 09:00


Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

"Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Kuvendi u përcjell urimet më të mira të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë. Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit.

Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja.

Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar", shkruan Gashi./Telegrafi/

LAMM: Komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi

7 January 2026 at 08:31


Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjatë për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Siljanovska-Davkova: Festat e Krishtlindjeve do të forcojnë besimin dhe shpresën tonë

6 January 2026 at 16:00


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Krishtlindjeve, u dërgoi urime qytetarëve që festojnë lindjen e Krishtit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justinian Primës, Shkëlqësisë së Tij z. Stefan, dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore Metodiste, Emil Zaev.

"Me nder të veçantë dhe respekt të madh, ju përgëzoj për festën e madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet, ditën e lindjes së Hyj-Fëmijës dhe Shpëtimtarit të botës, në të cilin natyra hyjnore dhe njerëzore u bashkuan dhe u personifikuan në unitet të përsosur.

Uroj sinqerisht që paqja e Zotit të mbretërojë në çdo shtëpi ortodokse, duke e mbushur atë me virtytet e Zotit.

Lindja e Krishtit, edhe pas më shumë se dy mijëvjeçarësh, na frymëzon me dashuri të pamasë dhe mirësi, harmoni dhe paqe të pafundme, duke na kujtuar të japim ndihmë, mbështetje dhe ngushëllim të pakushtëzuar për të gjithë ata që kanë nevojë për to./Telegrafi/

Rreth njëqind fëmijë janë shtruar në spitalin Kozle, gjashtë prej tyre janë në gjendje klinike

6 January 2026 at 15:32


Gripi sezonal po arrin pikun. Shumë qytetarë po i kalojnë festat në spitale. Klinika e Sëmundjeve Pulmonare të Fëmijëve në Kozle të Shkupit po punon me kapacitet të plotë.

Korridoret janë plot me prindër dhe fëmijë që ankohen për pritjen e gjatë, përcjell "TV21".

Gjatë fundjavës, rreth 800 pacientë u ekzaminuan vetëm në këtë spital, një numër jashtëzakonisht i lartë në 48 orë.
Pediatrja specialiste Elena Gjinovska-Tasevska tha se dje u trajtuan rreth 150 fëmijë. Numri po rritet edhe sot, me rreth 100 fëmijë të shtruar në spital, 6 prej të cilëve janë në aparatura oksigjeni.

"Gripi, ose influenca, ka arritur pikun, kështu që simptomat më të zakonshme janë rritja e temperaturës së trupit, ulja e oreksit dhe kolla. Kapaciteti aktualisht është vërtet i plotë, kanë mbetur vetëm disa shtretër të lirë. Rreth njëqind fëmijë janë shtruar në spital, gjashtë prej të cilëve me një gjendje klinike më të rëndë janë në mbështetje me oksigjen.

Pjesa tjetër është në gjendje të qëndrueshme dhe për momentin kemi vetëm disa vende që po i mbajmë për raste më urgjente që mund të kërkojnë trajtim spitalor", tha Gjinovska-Tasevska./Telegrafi/

NP "Parqe dhe Gjelbërime" në Shkup ka denoncuar se është kryer grabitje në një objekt të tyre

6 January 2026 at 14:08


MPB njofton se NP "Parqe dhe Gjelbërime" në Shkup ka denoncuar se është kryer grabitje në një objekt të tyre në zonën e Karposhit.

"Më 05.01.2026, rreth orës 09:00, në SPB Shkup, nga Ndërmarrja Publike "Parqe dhe Gjelbërimi" në Shkup u denoncua se në periudhën nga 02.01.2026 deri më 05.01.2026 në një barakë në zonën e Karposhit, pronë e Ndërmarrjes Publike, me anë të përdorimit të forcës fizike dhe një vegle është kryer vjedhje e rëndë, me ç'rast nga kasaforta ishin marrë disa copë armë zjarri, të cilat janë përdorur nga Shërbimi i Sigurimit të Ndërmarrjes Publike.

Po merren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB./Telegrafi/

❌
❌