Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026Main stream

Largimi i Skerdi Drenovës, emërohet drejtori i ri i UKT (EMRI)

By: V K
5 January 2026 at 15:40

Flauers Shoshi është emëruar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Deri më tani, ai ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Shoshi zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Skerdi Drenova, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025.

Kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, u shkarkua pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Vendimi është marrë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët prej muajsh raportojnë mungesë serioze të ujit në banesat e tyre.

Sipas banorëve të disa zonave të Tiranës, furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh dhe pakënaqësi në masë, veçanërisht për familjet me fëmijë, të moshuar apo persona me nevoja të veçanta.

Problematika është thelluar me kalimin e kohës, ku sipas qytetarëve, nuk ka pësuar përmirësim as gjatë periudhës së dimrit, ndonëse në vend ka pasur reshje të shumta shiu.

Kjo ka ngritur pikëpyetje të forta, sidomos duke marrë parasysh faktin se liqeni i Bovillës, burimi kryesor i furnizimit me ujë për Tiranën, ka qenë i mbushur dhe pa probleme të dukshme në kapacitetin e tij.

The post Largimi i Skerdi Drenovës, emërohet drejtori i ri i UKT (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Mot i keq në vend, dëmtohet sinjalistika detare në portin e Durrësit

By: V K
5 January 2026 at 15:37

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, ka dëmtuar sinjalistikën detare në portin e Durrësit.

Si pasojë e dallgëve të forta dhe erës së fuqishme, është shkëputur një nga fenerët hyrës në portin e Durrësit, duke përfunduar pranë bregdetit të Currilave.

Sakaq, për shkak të kohës së keqe, është ndryshuar itinerari i lundrimeve të trageteve Durrës-Bari.

Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.

Autoriteti Portual Durrës, informon se do të vijoj monitorimi i situatës meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare.

Autoriteti Portual Durrës, vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.

The post Mot i keq në vend, dëmtohet sinjalistika detare në portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Plagosi një person në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

By: V K
5 January 2026 at 14:47

Ditën e sotme, një 32-vjeçar është ekstraduar nga Greqia. Shtetasi me inicialet A. M., i lindur në Bulqizë, akuzohet se pas një sherri ka plagosur disa herë me thikë një person në Durrës.

Sipas uniformave blu,operacioni u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë.

NJOFTIMI:

Plagosi disa herë, me mjet prerës (thikë), një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32-vjeç, të lindur në Bulqizë.

32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi A. M. akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, Durrës.

The post Plagosi një person në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro transferohet nga qelia me helikopter drejt New York-ut

By: V K
5 January 2026 at 14:04

Një autokolonë që transporton udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, është parë duke u larguar nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur i ndaluar gjatë dy ditëve të fundit, nën akuza për trafik droge dhe armësh.

Maduro, i cili do paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e autokolonës, i veshur me uniformë kafe paraburgimi, dhe më pas u drejtua drejt një helikopteri.

 

 

Pranë tij, gjithashtu në paraburgim dhe i shoqëruar nga forcat e rendit, është një person që duket të jetë gruaja e tij.

 

 

Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, do dalin sot para një gjykate në Nju Jork, ku do të përballen me procedurat fillestare gjyqësore.

 

 

Burgu ku u transferua Maduro

Burgu MDC Brooklyn, është themeluar në vitin 1994 dhe aktualisht strehon rreth 1,300 të burgosur, burra dhe gra.

Ai është burgu kryesor federal në qytet për të mbajtur të paraburgosur që presin të dalin para gjykatave federale.

Në të kaluarën, ky burg ka strehuar figura të njohura si Ghislaine Maxwell, e dënuar për përfshirje në abuzime seksuale, këngëtarin e hip-hop Sean Combs, si dhe ish-presidentin e Hondurasit Juan Orlando Hernández, i cili ishte dënuar për trafik droge.

Po ashtu, aty mbahet dhe Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e një drejtuesi të kompanisë UnitedHealth Group, në pritje të gjykimit.

 

 

Të burgosurit dhe avokatët e tyre kanë denoncuar kushtet e pahijshme dhe të ashpra të jetesës në këtë institucion.

Në vitin 2019, disa të burgosur mbetën në qeli të ngrira gjatë dimrit pas një zjarri që shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe ngrohjes.

Në vitin 2024, dy të burgosur u vranë nga armë të improvizuar, sipas Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së, duke shtyrë autoritetet të ndërmarrin një operacion kundër dhunës dhe trafikut të paligjshëm brenda burgut.

Maxwell, që mbahej në MDC para dënimit të saj në 2021, kishte bërë të ditur praninë e mbeturinave dhe jashtëqitjes së brejtësve në qelinë e saj.

Megjithatë, Shërbimi Federal i Burgjeve raportoi në shtator 2025 se kushtet në burg janë përmirësuar, falë rritjes së personelit dhe reformave të tjera.

Mitchell Epner, ish-prokuror federal dhe tani avokat, vlerësoi se të gjithë të burgosurit në MDC Brooklyn janë në rrezik për dhunë nga njeri-tjetri, një rrezik që mund të jetë më i madh për dikë si Maduro, i cili mund të bëhet objektiv i bandave ose të burgosurve që kërkojnë famë.

The post Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro transferohet nga qelia me helikopter drejt New York-ut appeared first on Albeu.com.

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kryebashkiaku refuzoi të…

By: V K
5 January 2026 at 13:34

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën e shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në një deklaratë për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i është përgjigjur pretendimeve të avokatëve të Erion Veliajt, duke theksuar se nga ana e tyre, nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të seancës së sotme paraprake në GJKKO, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës.

“Burgjet” sqarojnë se Veliaj është njoftuar në kohë nga forcat policore të burgjeve për përgatitjen dhe nisjen e seancës gjyqësore, por se kryebashkiaku ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i policisë së burgjeve ishte vonuar”.

DEKLARATA

Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

The post Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kryebashkiaku refuzoi të… appeared first on Albeu.com.

VIDEOLAJM/ Deti i Sarandës “pushtohet” nga pulëbardhat, spektakël natyror mes shiut

By: V K
5 January 2026 at 13:12

Këtë të hënë, u regjistruan pamje mahnitëse nga deti në Sarandë. Pulëbardhat, me zhurmën e tyre nanuritëse, lodrojnë mbi sipërfaqen e detit, duke i dhënë gjallëri peizazhit pavarësisht ditës me shi.

Vizitorët dhe banorët kanë shijuar këtë spektakël natyror, ku lundrimi i zogjve mbi ujë krijon një atmosferë të qetë dhe magjike.

Ky fenomen, është kapur nga gazetarja Shpresa Dine.

Për më shumë shihni videon.

 

The post VIDEOLAJM/ Deti i Sarandës “pushtohet” nga pulëbardhat, spektakël natyror mes shiut appeared first on Albeu.com.

Berisha: Kaluan 20 ditë nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, aferat e saj arrijnë në 1.2 miliardë euro, Rama po sfidon drejtësinë

By: V K
5 January 2026 at 13:09

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se po mbron Belinda Ballukun, duke mos lejuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

“Shkeljen e rëndë të kushtetutës, ligjeve të vendit dhe rregullores së parlamentit nga edi rama në mbrojtje defacto të vetes, në aparencë të Ballukut. Nëse rregullorja e parlamentit parashikon se brenda 2 javëve, raporti i këshillit paraqitet në parlament, kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së Prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera që shkojnë në një dëm të barabartë me 1.2 miliardë euro.

Edi Rama sfidon në këtë mënyrë në një grusht shteti qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që kanë bërë miliarderë me taksat e tyre. Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershme iu bëri të ditur shqiptarëve se është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët”, u shpreh Berisha.

The post Berisha: Kaluan 20 ditë nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, aferat e saj arrijnë në 1.2 miliardë euro, Rama po sfidon drejtësinë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Hysni Ymerit në Shkodër, i arrestuari pranon vendosjen e lëndës plasëse, zbardhet dëshmia në gjyq

By: V K
5 January 2026 at 12:31

Shtetasi Gert Bushati, është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit.

Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik, e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67-vjeçarit.

Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati, ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit.

Ndërkohë gjykata dha “Arrest me burg” edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hysni Ymerit me tritol.

Këta tre shtetas nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen ndërsa në gjykatë nuk kanë folur duke u përfaqësuar nga avokatët.

Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.

Pavarësisht kësaj policia ka sekuestruar telefona dhe ka përgjime si dhe një sërë provash të tjera që mund të implikojnë edhe këta tre persona.

Personi që vendosi tritolin, Gert Bushati, ka deklaruar se nuk ka patur dijeni se sasinë e eksplozivit do ta vendoste për të vrarë ndonjë person.

Ai është shprehur se i është thënë nga porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë.

“Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi, më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor, por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje”.

Gert Bushati, ka deklaruar gjithashtu se nuk e ka idenë cila është arsyeja e vendosjes së tritolit dhe se roli i tij ka qenë vetëm për ta vendosur duke mos patur më shumë informacion rreth kësaj çështje.

Sipas burimeve hetimore, disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër por herën e parë nuk ka shpërthyer.

Në këto kushte Gert Bushati, e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri.

Fillimisht është zhvilluar seanca për shtetasit Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj.

Ndërkohë, për Gert Bushatin që ka pranuar autorësinë e vendosjes së eksplozivit, masa e sigurisë u zhvillua veçmas.

Përsa kohë tre shtetasit e tjerë të dyshuar nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj, ende mbetet e paqartë cila është arsyeja e vrasjes së Hysni Ymerit.

Ndaj 4 të arrestuarve të dyshuar, rëndojnë akuzat “vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për “prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim” si dhe “prishje e qetësisë publike”.

Vëllai i viktimës vite më parë, në 1995 është dyshuar për një vrasje të shtetasit Shefqet Çekorja. Ndërkohë në 2017 një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këto dy pista por edhe çdo pistë tjetër të mundshme sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.

Pak ditë përpara vrasjes, në Shqipëri mbërriti djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë vendit dhe ndodhej në spital me nënën e tij e cila po lufton për jetën ndaj sëmundjes së rëndë.

The post Vrasja e Hysni Ymerit në Shkodër, i arrestuari pranon vendosjen e lëndës plasëse, zbardhet dëshmia në gjyq appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë

By: V K
5 January 2026 at 12:18

Ditën e sotme, Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën.

Teksa ndodheshin të ulur në karrige, Policia u ka marrë karriget me dhunë protestuesve.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa në orët e vona të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ku në këtë moment u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital.

The post “Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë appeared first on Albeu.com.

Manchester United shkarkon nga posti i trajnerit Ruben Amorim: Koha për të bërë ndyshim!

By: V K
5 January 2026 at 11:57

Ruben Amorim, është larguar nga posti i trajnerit të Manchester United pas 14 muajsh në krye të klubit të gjashtë në tabelën e Premier League.

Në një deklaratë, Manchester United thotë se vendimi është marrë ‘me ngurrim’ dhe ‘është koha e duhur për të bërë një ndryshim’.

Ruben u emërua në nëntor të vitit 2024 dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së UEFA Europa League në Bilbao në maj.

Me Manchester Unitedin që renditet në vendin e gjashtë në Premier League, udhëheqja e klubit ka marrë me ngurrim vendimin se është koha e duhur për të bërë një ndryshim.

Kjo do t’i japë ekipit mundësinë më të mirë për një përfundim sa më të lartë në Premier League.

Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin për kontributin e tij në klub dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen.

Darren Fletcher do të marrë drejtimin e ekipit kundër Burnley të mërkurën.

Si arriti skuadra deri këtu?

Sipas BBC, Ruben Amorim kishte mbetur i lidhur me formacionin e tij të preferuar mbrojtës me tre lojtarë dhe mbrojtës krahu që nga mbërritja e tij te Manchester United.

Por trajneri portugez ndryshoi sistemin në mbrojtje me katër lojtarë për fitoren ndaj Newcastle në ditën e Krishtlindjeve, përpara se të kthehej në sistemin me tre mbrojtës për ndeshjet pasuese.

Raportet kishin pohuar se Christopher Vivell, kreu i rekrutimeve të United, i bëri thirrje Amorimit të përshtaste sistemin e tij pas një shpjegimi të detajuar nga trajneri i Fulhamit, Marco Silva, të planit të tij për ta kundërshtuar atë pas barazimit midis palëve në Craven Cottage në gusht.

Amorim, i cili u emërua si ‘trajner kryesor’ kur klubi njoftoi mbërritjen e tij, tha se kishte pasur mosmarrëveshje me klubin mbi objektivat e transferimeve.

Dhe aludimet e tij për tensionet në rritje me drejtorin e futbollit Jason Wilcox po bëheshin vetëm më të forta me fillimin e afatit kalimtar të janarit.

The post Manchester United shkarkon nga posti i trajnerit Ruben Amorim: Koha për të bërë ndyshim! appeared first on Albeu.com.

Kiara Tito zbulon detaje të reja nga filmi i ri me Luizin

By: V K
5 January 2026 at 11:35

Këtë të hënë, e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”.

Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar?

Çfarë mund të na thuash për filmin e ri “Loja e fundit”, ku personazhet do të jenë Kiara Pipo dhe Luiz Bejlli?

Prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe do jetë më e thjeshtë për publikun, që të qëndrojmë tek emrat tanë por me mbiemra të tjerë. Nuk ka të bëjë me historinë tonë të dashurisë, por mesazhi është pak a shumë i njejti. Kemi dhe një detaj tjetër. Do të jetë dhe Heidi tek një pjesë. Do ta shohim si aktore, ka dalë shumë bukur, do shihni një anë tjetër të saj.

Si u bëtë bashkë ju të dyja?

Kiara: Ka ardhur gradualisht. Heidi ka qenë e ftuar në “Portokalli”. Ka qenë një gjë që lindi shumë natyrshëm. Ka ngjitur pozitiviteti, energjia. Nëse dikush ka energji të mirë, e dua afër vetes. Heidi nuk ka fare kunja. Shoh shumë nga vetja ime tek Heidi.

Heidi: Nuk ka fare negativitet. Më pëlqen ajo qetësia.

Filmi del në shkurt, pse kjo zgjedhje?

Kemi dashur shumë ta nxjerrim në shkurt. Nuk ka gjë më të bukur që të kalosh muajin e dashurisë në kinema për të ndjekur një histori dashurie nga dy personazhe që i njeh publiku./TAR

The post Kiara Tito zbulon detaje të reja nga filmi i ri me Luizin appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në Elbasan

By: V K
5 January 2026 at 11:28

Këtë të hënë, një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje, është regjistruar në Bradashesh të Elbasanit.

Shtetasi e iniciale A.H., dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46-vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Njoftimi:

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftim.

Ditët e para të vitit të ri, janë karekterizuar nga aksidente të rënda rrugore me pasojë humbjen e jetës së njerëzve, teksa ngrihen pikëpyetje mbi masat parandaluese që mungojnë nga ana e policisë.

The post Aksident me vdekje në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Berisha nga SPAK: Ky vit do na sjellë fitore, do realizojmë protestat me të fuqishme që ka njohur vendi…

By: V K
5 January 2026 at 11:01

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, ka folur nga SPAK ku ka deklaruar për gazetarët se ky vit do të sjellë fitoren për demokratët dhe largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

“Ky vit për demokratët ka për të sjellë fitore, largimin e Ramaduros dhe votën e lirë për shqiptarët”, tha ai, ndërsa shtoi se këto qëllime do të arrihen duke realizuar protestat me të fuqishme që ka njohur vendi.

Ndër të tjera, ai theksoi se kryengritjet apo protestat e Partisë Demokratike do të jenë paqësore.

Berisha: Ky vit për demokratët ka për të sjellë fitore, largimin e Ramaduros dhe votën e lirë për shqiptarët. Me protestat me të fuqishme që ka njohur vendi, nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha format e protestat janë të mundshme, ne e kemi betejë vendimtare.

Ai e ndjente vetë, unë jam fajtor, pro nuk kemi naftë sa Venezuela, jo kartele të mëdha sa Venezuela. I kemi, por jo aq të mëdha. Protestat janë kryengritje, revolta, por paqësore.

The post Berisha nga SPAK: Ky vit do na sjellë fitore, do realizojmë protestat me të fuqishme që ka njohur vendi… appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Maduros/ Berisha: Rama ka ndërruar emrin, sipas tij problemi i Venezuelës është se ka naftë dhe Shqipëria s’ka, por harroi se u thoshte shqiptarëve se Shpiragun noton mbi naftë

By: V K
5 January 2026 at 10:41

Këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Sali Berisha: Këtu, kryefjala dhe unë e kuptoj që është Ramaduro. Unë do them ato që ka thënë Ramaduro vetë. Ramaduro ka thënë për veten e tij. Ja çfarë shkruan Edi Rama për veten e tij.

Në gjykatë kishte ndryshuar emrin nga Edi Rama në Endri Kajsiu. Ka marrë emrin e Endri Fugës dhe mbiemrin e Blendi Kajsiut. U arrestua thotë Nicola Maduro dhe ca trushkulur po presin që Delta të zbresë në Surrel për të arrestuar Edi Ramën.

Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Sipas tij kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se në Shqipëri. Sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës,.

Sipas Ramës, problemi është se Shqipëria nuk ka naftë, paçka se thoshte që Shpiragu noton mbi naftë, e harroi këtë ky, thotë se kartelet në Shqipëri janë më të vogla se në Venezuelë.

Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës dhe pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros.

Këtë natyrisht do ja japin Delta apo populli, unë them se ja jep populli shqiptar. Për dijeni, McGonigal-i ishte aty, po dëshmonte, është hapur dosja e tij.

The post Arrestimi i Maduros/ Berisha: Rama ka ndërruar emrin, sipas tij problemi i Venezuelës është se ka naftë dhe Shqipëria s’ka, por harroi se u thoshte shqiptarëve se Shpiragun noton mbi naftë appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para Prokurorisë

By: V K
5 January 2026 at 10:30

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot (5 janar) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Kryedemokrati u prit nga mbështetësit e tij jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku pasi i përshëndeti, u fut brenda ambienteve të SPAK.

Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

The post Sali Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para Prokurorisë appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe dëborë/ Lajda Porja: Ja si pritet të jetë moti dhe temperaturat në vend këtë javë (VIDEO)

By: V K
5 January 2026 at 10:00

Në një lidhje nga “Meteoalb” në studion e lajmeve në “Ora News”, sinoptikania e njohur Lajda Porja, dha parashikimin se si pritet të luhatet moti dhe temperaturat në vend këtë javë.

Sipas saj, do të ketë reshje shiu dhe dëbore në majat e maleve.

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat tha Porja, do të jenë kryesisht të ngrohta, ndërsa të premten do të jetë dhe dita më e ftohtë e javës.

“Është një janar tipik dimri me temperatura të ulëta, reshje të bollshme shiu që do të vijojnë gjatë gjithë muajit”, u shpreh ndër të tjera Lajda Porja.

 

The post Reshje shiu dhe dëborë/ Lajda Porja: Ja si pritet të jetë moti dhe temperaturat në vend këtë javë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar

By: V K
5 January 2026 at 09:50

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.

Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.

Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

The post Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar appeared first on Albeu.com.

Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë

By: V K
5 January 2026 at 09:31

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore pesë persona, mes të cilëve dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Ai mbetet ende i hospitalizuar, duke marrë trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej efektivëve ka lënë ambientet e spitalit pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar nën kujdesin e mjekëve.

Burimet bëjnë me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

The post Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë appeared first on Albeu.com.

Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

By: V K
5 January 2026 at 09:00

Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”.

Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC), është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga të pandehurit më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara në pritje të gjyqit.

E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment.

 

 

Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më të lehta.

Qendra funksionon kryesisht si një stacion i ndërmjetëm për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.

Nga ky burg kanë kaluar emra të njohur, përfshirë Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein të dënuar për krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe këngëtari R. Kelly, i dënuar për trafikim njerëzor.

 

 

Në të njëjtën qendër po mbahet edhe Luigi Mangione, në pritje të gjyqit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Burgu është kritikuar ashpër ndër vite për kushtet e këqija, të cilat janë cilësuar si “çnjerëzore” dhe “ferr mbi tokë”.

“Me kalimin e viteve, MDC është bërë sinonim i neglizhencës flagrante dhe keqtrajtimit të të burgosurve”, deklaroi Shoqata për Ndihmë Juridike në një njoftim për shtyp në qershor, duke kundërshtuar ndalimet e ICE në këtë burg.

 

 

Maduro, i cili do të dalë përpara gjykatës të hënën pasdite (5 janar), ka qenë në shënjestër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë prej vitesh.

Në vitin 2020, prokurorë federalë në Manhattan e akuzuan atë si udhëheqës të kartelit “Cartel de Los Soles”, një organizatë e dyshuar për trafik droge që, sipas akuzave, drejtohet nga elita ushtarake dhe politike e Venezuelës.

Në një aktakuzë të zgjeruar, e bërë publike më 3 janar, u shtuan edhe bashkëshortja dhe djali i Maduros, Nicolás Ernesto Maduro Guerra, i cili në dokumente përmendet me nofkën “Princi”.

The post Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro appeared first on Albeu.com.

Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën/ Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave

By: V K
5 January 2026 at 08:29

A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?!

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.

Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 70 mijë lekë.

Paga nominale mesatare mujore bruto në Shqipëri nga viti 2014 në 2025 është rritur ndjeshëm, po nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me përmirësim të fuqisë reale blerëse te të punësuarve, përkundrazi.

Pagat nominale dhe ajo reale kishin diferenca të balancuara para pandemisë, por më pas hendeku erdhi në zgjerim nga rritja e çmimeve, sidomos në qira dhe ushqime.

Paga nominale u rrit ndjeshëm, nga rreth 60 mijë lekë në vitin 2022 në mbi 83 mijë lekë në vitin 2024 dhe fillim 2025. Megjithatë, paga reale rritet shumë më ngadalë dhe në disa tremujorë madje shënon rënie krahasuar me ritmin e pagës nominale.

Raporti i pagës reale ndaj pagës nominale bie në mënyrë të vazhdueshme, duke zbritur nga rreth 94% në fillim të vitit 2022 në rreth 83–83% në vitet 2024–2025.

Kjo tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e rritjes së pagave po gërryhet nga inflacioni.

Ndonëse punonjësit marrin paga nominalisht shumë më të larta sot krahasuar me një dekadë më parë, por fuqia reale blerëse e këtyre pagave është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Pagat më larta nuk kanë arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që përfitimi real për të punësuarit të jetë më i ulët sesa sugjeron rritja nominale e të ardhurave.

 

 

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./ Monitor

The post Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën/ Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave appeared first on Albeu.com.

❌
❌