❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 January 2026Main stream

Përmbyllet rinumërimi në 22 komuna të Kosovës

PRISHTINË, 24 janar /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i KosovĂ«s bĂ«n tĂ« ditur sot se nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe RinumĂ«rimit (QNR) janĂ« rinumĂ«ruar deri mĂ« tani 1500 nga 2557 vendvotime, dhe kĂ«shtu procesi pĂ«rmbyllet plotĂ«sisht nĂ« 22 komuna.

“NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve Ă«shtĂ« duke vazhduar numĂ«rimi i fletĂ«votimeve sipas listĂ«s sĂ« vendvotimeve pĂ«r tĂ« cilat KQZ ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« rinumĂ«rohen”, njofton KQZ.

Sipas KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1500 nga 2557 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2557 të tilla, të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

PĂ«rfundimi i kĂ«tij procesi, tĂ« nisur mĂ« 13 janar, sipas zĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, do t’i hapte rrugĂ«n KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat u mbajtĂ«n mĂ« 28 dhjetor 2025.

/KosovaPress/

The post Përmbyllet rinumërimi në 22 komuna të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime

24 January 2026 at 11:26


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 55% apo 1,423 nga 2,557 vendvotime.

“NĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ« pĂ«r rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, nĂ« hapĂ«sirĂ«n QNR > RinumĂ«rim, do tĂ« paraqiten rezultatet pas numĂ«rimit tĂ« çdo vendvotimi”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu të premten ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Sipas tij, gjithsej 121 persona janë ftuar për intervistim, prej të cilëve disa nuk janë paraqitur, ndërsa një pjesë janë konstatuar si të pafajshëm.

Ai shtoi se veprimet janë ndërmarrë ndaj personave të identifikuar, ku shumica prej tyre janë komisionerë.

​KQZ: RinumĂ«rimi pĂ«rmbyllet javĂ«n e ardhshme, pastaj rezultatet pĂ«rfundimtare

24 January 2026 at 11:22


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, planifikohet të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

PĂ«rfundimi i kĂ«tij procesi, tĂ« nisur mĂ« 13 janar, sipas zĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, do t’i hapte rrugĂ«n KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat u mbajtĂ«n mĂ« 28 dhjetor 2025.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. KQZ planifikon qĂ« procesi i rinumĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« pĂ«rmbyllet gjatĂ« javĂ«s nĂ« vazhdim”, tha Elezi.

Më tej, ai ka shpjeguar se pavarësisht se procesi i rinumërimit i heq dilemat lidhur me rezultatet dhe mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, megjithatë, kjo është një e drejtë e subjekteve politike dhe kandidatëve, andaj KQZ do të presë paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të përmbyllë të gjithë procesin zgjedhor.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhor”, ka shtuar ai.

Javën e ardhshme, më 28 janar, bëhen një muaj nga dita e zgjedhjeve kur qytetarët e Republikës së Kosovës votuan në zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Shpallja e rezultateve ishte planifikuar të bëhej deri më 19 janar, megjithatë, KQZ vendosi për rinumërim pas një verifikimi të kryer në 33 vendvotime, ku rezultoi se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyronin saktë votat në fletëvotime.

Sipas KQZ-së, meqenëse kemi të bëjmë me një proces që përfshin të gjitha vendvotimet, rezultati që do të vlejë në shpalljen e rezultateve përfundimtare do të jetë ai që do të dalë nga procesi i rinumërimit dhe jo nga numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. /kp/

Before yesterdayMain stream

Hetimet lidhur me rinumërimin e votave, kryeprokurori i Prizrenit pret në takim koordinatoren nacionale për zgjedhje

22 January 2026 at 13:59


Kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur nĂ« takim Koordinatoren Nacionale pĂ«r Zgjedhje, Laura Pula dhe Menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja e votĂ«s”, Besim Kusari.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Prizrenit dhe temë e diskutimeve të këtij takimi ishte zhvillimi i hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Republikës së Kosovës në regjionin e komunës së Prizrenit.

Kryeprokurori i Prizrenit, informoi se pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajonin e komunës së Prizrenit, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, ka filluar grumbullimi i informatave të nevojshme sigurimi i provave relevante, që të vërtetohet kryerja e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vazhdimin e procesit të hetimit në drejtim të mbledhjes së provave dhe sigurimit të dëshmive të nevojshme. /Telegrafi/

R​inumĂ«rohen 40.16 pĂ«r qind e votave, procesi ende vazhdon

22 January 2026 at 08:41


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.

Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, çfarë ndodhi nga votimi deri te rinumërimi i plotë?

21 January 2026 at 14:41


Procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 është shoqëruar me zhvillime të shumta dhe vendime të rëndësishme institucionale, të cilat kanë nxjerrë në pah parregullsi serioze në administrimin dhe numërimin e votave në disa komuna të Kosovës.

Menjëherë pas ditës së zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve preliminare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar ankesa dhe raporte të shumta lidhur me parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht në nivelin e votave të kandidatëve brenda subjekteve politike

Por, çfarë ndodhi?

Fillimisht, KQZ ka marrë vendim që në 10 komuna të zhvillohet rinumërim i plotë i votave, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve dhe adresimit të dyshimeve të ngritura.

Ky vendim u mor pas identifikimit të mospërputhjeve ndërmjet rezultateve të raportuara dhe materialeve zgjedhore.

Megjithatë, gjatë këtij procesi janë evidentuar raste të dyshimit vjedhjes së votave dhe manipulime brenda subjekteve politike, ku votat dyshohet se janë transferuar nga një kandidat te tjetri.

Si rezultat, KQZ mori një vendim të ri dhe më gjithëpërfshirës, duke urdhëruar që të gjitha 28 komunat e vendit të shkojnë në rinumërim të plotë të votave, në mënyrë që të garantohet transparenca dhe besueshmëria e rezultateve përfundimtare.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që anëtarët e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën e Prizrenit të shkarkohen nga detyra, për shkak të përgjegjësisë së dyshuar në parregullsitë e konstatuara.

KQZ ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë ngushtë me organet e drejtësisë për hetimin e plotë të rasteve dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

ÇfarĂ« thonĂ« njohĂ«sit e fushĂ«s?

Në lidhje me këtë situatë, analisti politik Mazllum Baraliu vlerëson se ky proces ka nxjerrë në pah defekte serioze në sistemin zgjedhor.

Mazllum Baraliu, analist

“Procesi paraprak kishte defekte nĂ« sistemin e llogaritjes dhe publikimit tĂ« rezultateve preliminare, gjĂ« qĂ« shkaktoi befasi, pritje dhe pakĂ«naqĂ«si si nĂ« opinion, ashtu edhe nĂ« partitĂ« politike. Procesi i rinumĂ«rimit po nxjerr nĂ« pah defekte serioze qĂ« janĂ« lejuar tĂ« ndodhin, si rasti i Prizrenit, por edhe nĂ« komuna tĂ« tjera”, ka deklaruar Baraliu.

Sipas tij, vendimi për rinumërim total po e zvarrit shpalljen dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në respektimin e afateve kushtetuese.

“Jemi nĂ« ngushticĂ« kohore pĂ«r konstituimin e Kuvendit, formimin e QeverisĂ«, zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e buxhetit. Prandaj, KQZ duhet tĂ« angazhojĂ« kapacitete shtesĂ«, me punĂ« nĂ« tri ndĂ«rrime, 24 orĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« procesi tĂ« mos stĂ«rzgjatet”, ka theksuar ai shkruan Telegrafi.

NdĂ«rkohĂ«, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI), nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Telegrafin e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« proces zgjedhor si njĂ« proces me “dy fytyra”.

Eugen Cakolli, KDI

“SĂ« pari, kemi njĂ« imazh jashtĂ«zakonisht pozitiv tĂ« organizimit dhe administrimit tĂ« votimit nĂ« ditĂ«n e zgjedhjeve, transparencĂ«s sĂ« KQZ-sĂ« dhe shpejtĂ«sisĂ« nĂ« publikimin e rezultateve preliminare. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, kemi njĂ« nga cenimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« procesit zgjedhor pas vitit 2010, me skema manipulimi, nĂ« disa raste edhe industriale tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve”, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka theksuar se qytetarët kanë treguar pjekuri të lartë demokratike, ndërsa integriteti i zgjedhjeve është cenuar nga komisionerë të caktuar.

“Kjo situatĂ« dĂ«shmon nevojĂ«n e pashmangshme pĂ«r rishikimin e sistemit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave. Kalimi i numĂ«rimit nĂ« qendrat komunale ka rritur potencialin pĂ«r manipulime, pasi mjafton ndĂ«rhyrja e njĂ« zyrtari pĂ«r tĂ« deformuar tĂ«rĂ«sisht rezultatin”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sipas Cakollit, zgjidhja afatgjate duhet të jetë kalimi në numërim digjital, i cili do ta zvogëlonte ndërhyrjen dhe do ta përshpejtonte ndjeshëm procesin.

“Personat qĂ« kanĂ« kryer shkelje, manipulime apo keqpĂ«rdorime duhet tĂ« hetohen dhe tĂ« dĂ«nohen sa mĂ« parĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« raste tĂ« tilla tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten dhe dĂ«nimet tĂ« kenĂ« efekt parandalues”, ka pĂ«rfunduar Cakolli.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/

Në QNR rinumërohen 834 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 7 komuna

21 January 2026 at 10:22


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/

​RinumĂ«rimi deri nĂ« fund tĂ« janarit, Elezi tregon kur shpallen rezultatet pĂ«rfundimtare

20 January 2026 at 15:58


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon që shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të bëhet në fillim të muajit shkurt të këtij viti, raporton KosovaPress.

Por, sipas KQZ-së, shpallja e këtyre rezultateve mund të vijë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të më shumë se 1 mijë e 800 vendvotimeve të mbetura, i cili po planifikohet të përmbyllet deri në fund të muajit janar.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar për dinamikën e punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Aktualisht, numri i ekipeve tĂ« angazhuara nĂ« procesin e rinumĂ«rimit gjatĂ« njĂ« dite pune Ă«shtĂ« 76. Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« kapacitet dhe numri i vendvotimeve tĂ« mbetura pĂ«r t’u rinumĂ«ruar, planifikojmĂ« dhe po bĂ«jmĂ« pĂ«rpjekje qĂ« i gjithĂ« procesi tĂ« pĂ«rmbyllet deri nĂ« fund tĂ« muajit janar”, ka thĂ«nĂ« Elezi.

Elezi ka thënë se KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar pas përfundimit të rinumërimit, që sipas tij, mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, pasi rinumërimi mund të heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre lidhur me kĂ«tĂ« rezultat nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme.

Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq tĂ« gjitha dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« edhe nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen e kĂ«tyre ankesave dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhor”, ka shtuar Elezi.

Sipas të dhënave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve, i cili po realizohet në bazë të dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në total, procesi i rinumërimit do të përfshijë të gjitha 2,557 vendvotimet ku është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi i 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar 2026, është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi./kp/

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime

20 January 2026 at 10:30


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 688 nga 2,557 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/51), Gjakovë (15/145), Gllogoc (7/73), Gjilan (13/130), Dragash (57/57), Istog (6/62), Kaçanik (45/45), Klinë (6/63), Fushë Kosovë (6/62), Kamenicë (5/50), Mitrovicë e Jugut (10/102), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/85), Novobërdë (2/23), Obiliq (3/33), Rahovec (8/78), Pejë (14/139), Podujevë (11/110), Prishtinë (26/262), Prizren (235/235), Skenderaj (72/72), Shtime (34/34), Shtërpcë (2/17), Suharekë (9/89) dhe Ferizaj (63/152).

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit do të përfshihen edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave. /Telegrafi/

Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

20 January 2026 at 07:40


Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa.

Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Vendimi i marrë më 19 janar pasoi rinumërimin e pjesshëm nga java e kaluar, gjatë të cilit u evidentuan shkelje dhe dallime të theksuara, si dhe thirrjet e vazhdueshme të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për një rinumërim tërësor të votave, shkruan Evropa e Lirë.

Për vëzhguesit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në Kosovë, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të votës, por njëkohësisht hap rrezikun e vonesave të gjata procedurale dhe të një krize të mundshme institucionale.

Roli i KQZ-së dhe mundësitë për përshpejtim

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se zvarritja e rinumërimit përtej javës së parë të shkurtit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe, rrjedhimisht, në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ai thekson se rinumërimi i votave pasohet edhe me procedura të tjera ligjore, përfshirë afatin prej dhjetë ditësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) - çka e ngushton edhe më shumë hapësirën kohore për përmbylljen e procesit.

Megjithatë, sipas tij, gjithçka mund të përshpejtohet nëse KQZ-ja rrit kapacitetet teknike dhe njerëzore për rinumërim.

“KĂ«sisoj, besoj se me njĂ« dinamikĂ« tĂ« tillĂ«, KQZ-ja mund tĂ« vijojĂ« me rinumĂ«rim tĂ« plotĂ«... sepse deri mĂ« tash janĂ« rinumĂ«ruar gati 600 kuti tĂ« votimit, qĂ« nĂ«nkupton se mbeten edhe rreth 2 mijĂ« tĂ« tjera. NĂ« rast se dyfishohet numri i tavolinave pĂ«r rinumĂ«rim, procesi mund tĂ« pĂ«rmbyllet mĂ« shpejt”, shpjegon Cakolli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Pasojat e mundshme

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson se zbardhja e çdo manipulimi eventual të votave duhet të jetë prioritet i institucioneve të rendit dhe ligjit.

Sipas tij, keqpërdorimet e votave ngrenë dyshime serioze se ato mund të kenë ndodhur pa udhëzime nga strukturat e partive politike.

Duke iu referuar pĂ«rvojĂ«s sĂ« zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit - pas tĂ« cilave formimi i institucioneve u zvarrit pĂ«r disa muaj, pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar me zgjedhje tĂ« parakohshme mĂ« 28 dhjetor - Muhaxhiri paralajmĂ«ron se partitĂ« politike mund t’i shfrytĂ«zojnĂ« afatet ligjore pĂ«r bllokada tĂ« reja institucionale.

“... sepse edhe partitĂ« duhet tĂ« sqarohen pĂ«r çështjen e komisionerĂ«ve, pĂ«r çështjen e manipulimit tĂ« votave. Do tĂ« krijohen pengesa tĂ« mĂ«dha pĂ«rbrenda partive - gjĂ« qĂ«, pastaj, do tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« dobĂ«simin e tyre nĂ« raport me krijimin e koalicioneve tĂ« mundshme, ose tĂ« ndonjĂ« strategjie nĂ« raport me QeverinĂ« [e ardhshme] dhe zgjedhjen e presidentit”, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

“PolitikanĂ«t kosovarĂ« e kanĂ« dĂ«shmuar se kanĂ« kapacitete tĂ« pafundme pĂ«r bllokada dhe pĂ«r krijimin e pengesave nĂ« funksionimin normal tĂ« institucioneve. Prandaj, rreziku qĂ« kjo situatĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mbetet real”, shton ai.

Të dy analistët paralajmërojnë se nëse zinxhiri i vonesave vazhdon - nga rinumërimi tek ankesat, certifikimi dhe konstituimi i Kuvendit - vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke përfshirë edhe rrezikun për zgjedhjen e presidentit të ri.

Afatet ligjore dhe rreziku për zgjedhjen e presidentit

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Presidentes Vjosa Osmani, mandati i skadon më 4 prill, që do të thotë se afati për zgjedhjen e presidentit të ri ose të Osmanit edhe për një mandat të ri është 4 marsi.

Cakolli paralajmĂ«ron se nĂ« situatĂ«n aktuale, me vonesat qĂ« pritet tĂ« shkaktojĂ« rinumĂ«rimi dhe procedurat pasuese, Kuvendi mund tĂ« mos arrijĂ« tĂ« konstituohet deri nĂ« atĂ« kohĂ«, “e lĂ«re mĂ« tĂ« zgjidhet Qeveria e re dhe tĂ« votohet presidenti i ardhshĂ«m”.

Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Muhaxhiri.

“... do tĂ« hyjmĂ« nĂ« njĂ« kaos ligjor, sepse as Kushtetuta e KosovĂ«s nuk e parasheh njĂ« skenar tĂ« tillĂ«. Do tĂ« futemi nĂ« njĂ« tunel pa asnjĂ« dritĂ«, sepse askush nuk do tĂ« ketĂ« mundĂ«si institucionale ta zhbllokojĂ« situatĂ«n”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se krijimi ose jo i njĂ« krize tĂ« tillĂ« institucionale mbetet “nĂ« ndĂ«rgjegjen e partive politike”, tĂ« cilat mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« pĂ«rshpejtimin ose vonesĂ«n e tĂ« gjitha procedurave.

Si mund të shmanget kriza?

EkspertĂ«t e proceseve zgjedhore paralajmĂ«rojnĂ« se pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« institucionale, partitĂ« politike duhet t’i pĂ«rshpejtojnĂ« procedurat e rinumĂ«rimit dhe tĂ« shmangin pĂ«rdorimin e afateve pĂ«r bllokada.

Sipas tyre, edhe presidentja e vendit dhe partitë duhet të sigurojnë koncensus për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Përndryshe, vonesat në këto procese, theksojnë ata, mund të kenë edhe pasoja ekonomike për Kosovën.

Në këtë aspekt, rreziku më i madh lidhet me mosmiratimin e buxhetit të shtetit deri më 28 shkurt.

Pas kësaj date, nuk mund të merren vendime për lëvizje të mjeteve financiare, përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat për kategoritë sociale.

Në rrezik mund të vihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dritën jeshile nga Kuvendi.

Për shembull, afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila parasheh financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, është 13 shkurti.

“Barra e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« bie mbi vetĂ« partitĂ« politike, sepse, fundja, vetĂ« KQZ-ja Ă«shtĂ« trup politik i pĂ«rbĂ«rĂ« prej tyre. Vendimet pĂ«r udhĂ«heqjen dhe pĂ«rmbylljen e procedurave sa mĂ« shpejt qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, janĂ« nĂ« diskrecionin e tyre”, pĂ«rfundon Cakolli.

Përmbyllet rinumërimi në 20 komuna, mbesin edhe 356 vendvotime

19 January 2026 at 12:29


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 19 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 61% apo 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (50/72).

Sipas të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 20 komuna.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/

Dyshimet për manipulim të votave, Prokuroria nis grumbullimin e provave

19 January 2026 at 12:01


Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka monitoruar në vazhdimësi procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore dhe do të ndërmarrë veprime për çdo dyshim për keqpërdorim të votave.

Sipas njoftimit për media thuhet se koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë rinumërimit, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në komunat ku ka përfunduar rinumërimi të fillojnë grumbullimin e informatave dhe provave relevante që mund të vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale lidhur me procesin zgjedhor.

“Prokurorja Pula ka kĂ«rkuar gjithashtu qĂ« edhe nĂ« komunat ku rinumĂ«rimi nuk ka pĂ«rfunduar, menjĂ«herĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« tij tĂ« fillohet me procesin e grumbullimit tĂ« provave tĂ« nevojshme”, thuhet nĂ« njoftim.

Zyra e Kryeprokurorit tĂ« Shtetit thekson se Prokurori i Shtetit do tĂ« mbetet i angazhuar pĂ«r ta mbrojtur votĂ«n e lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, dhe do tĂ« hetoj çdo rast, pĂ«r tĂ« cilin ka dyshime se Ă«shtĂ« keqpĂ«rdorĂ« – falsifikuar vota nĂ« çfarĂ«do mĂ«nyre dhe nga kushdo qoftĂ«./Telegrafi/

Iu hoqën mbi 3 mijë vota, reagon Hasani: Votat e mia u rritën padrejtësisht - drejtësia të mos hesht

19 January 2026 at 09:55


Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar lidhur me manipulimin e votave ku nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve atij i janë larguar deri më tani 3 mijë e 414 vota.

Sipas tij, procesi ka shkaktuar cenim të rëndë të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe manipulim të emrit të tij.

“Me atĂ« qĂ« pash nĂ« rinumĂ«rim, votat e mia janĂ« rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ«, duke u pĂ«rdorur emri im pĂ«r manipulime tĂ« papranueshme zgjedhore. Ky veprim pĂ«rbĂ«n jo vetĂ«m shkelje ligjore, por edhe akt tĂ« rĂ«ndĂ« moral dhe politik”, ka shkruar Hasani.

Ai refuzon çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve dhe siguron se qëndron pranë demokracisë dhe transparencës.

“UnĂ« refuzoj kategorikisht çdo votĂ« qĂ« nuk buron nga vullneti i lirĂ« i qytetarit. Nuk kam hyrĂ« nĂ« politikĂ« pĂ«r tĂ« fituar me mashtrime, por pĂ«r tĂ« fituar me besim. Nuk kam nevojĂ« pĂ«r vota tĂ« vjedhura, sepse respektoj votĂ«n e ndershme mĂ« shumĂ« se çdo rezultat”, u shpreh Hasani.

Hasani thekson gjithashtu rëndësinë e drejtësisë dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të ardhmen demokratike të vendit.

“DrejtĂ«sia nuk duhet tĂ« heshtĂ«. As unĂ« nuk do tĂ« hesht. UnĂ« do tĂ« vazhdoj tĂ« qĂ«ndroj nĂ« anĂ«n e qytetarĂ«ve, nĂ« anĂ«n e votĂ«s sĂ« lirĂ« dhe nĂ« anĂ«n e sĂ« vĂ«rtetĂ«s, edhe nĂ«se kjo rrugĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Ky reagim nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur vetĂ«m emrin tim, por pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« ardhmen demokratike tĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

KQZ mblidhet sot, a do të vendoset për rinumërim të votave në gjithë Kosovën?

19 January 2026 at 07:37


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot (e hënë, 19 janar 2026), në ora 13:30, mbledhjen e radhës, ku në rend dite do të jetë raporti mbi procesin e deritanishëm të rinumërimit të vendvotimeve.

Kjo mbledhje vjen në kohën kur dyshimet për manipulim të votave kanë nxitur reagime të forta nga subjektet politike dhe kërkesa të shumta për rinumërim të plotë dhe hetime nga organet e drejtësisë.

Mospërputhjet më të mëdha janë evidentuar në komunën e Prizrenit, duke ngritur shqetësime serioze për keqnumërim gjatë procesit fillestar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, KQZ mund të marrë një vendim të ri për të zgjeruar rinumërimin në komunat e tjera, në varësi të gjetjeve që dalin gjatë procesit aktual të rinumërimit.

Deri më tani, procesi i rinumërimit është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 07:15, janë rinumëruar 556 vendvotime nga gjithsej 914, ndërsa pritet që KQZ të prezantojë detaje shtesë lidhur me gjetjet dhe hapat e mëtejmë gjatë mbledhjes së sotme./Telegrafi/

Manipulimi i votave trazon skenën politike, kërkohen hetime dhe rinumërim i plotë

19 January 2026 at 07:32


Dyshimet për manipulim të votave kanë shkaktuar reagime të shumta nga partitë politike, zyrtarët institucionalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po kërkojnë transparencë të plotë, rinumërim të plotë të të gjitha votave dhe hetime nga organet e drejtësisë.

Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) ka deklaruar se “vota e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« e shenjtĂ« dhe çdo cenim i saj Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m”, duke kĂ«rkuar qĂ« çdo parregullsi tĂ« trajtohet seriozisht.

Kryetari i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se “vota nuk tjetĂ«rsohet”, duke kĂ«rkuar rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« garantuar vullnetin e qytetarĂ«ve.

“PĂ«rgjegjĂ«si sipas ligjit, burg, pĂ«r kĂ«do qĂ« ka cenuar votĂ«n e lirĂ«. KomisionerĂ«t manipulues kanĂ« emra. Dihen tĂ« gjithĂ«. Jepuni atyre dhe porositĂ«sve pĂ«rgjigjen pa hezitim. Dhe pĂ«r tĂ« hequr çdo dyshim, KQZ duhet tĂ« sigurojĂ« rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« tĂ« çdo kutie nĂ« çdo qytet. ”, ka shkruar ai.

Edhe Ramush Haradinaj ka kĂ«rkuar rinumĂ«rim tĂ« tĂ« gjitha votave, duke deklaruar se “demokracia nuk mund tĂ« jetĂ« viktimĂ« e njĂ« grushti hajdutĂ«sh”.

“Procesi i kĂ«tyre zgjedhjeve qysh sot Ă«shtĂ« lĂ«nduar dhe pas kĂ«tyre gjetjeve, vota duhet tĂ« rinumĂ«rohet njĂ« pĂ«r njĂ«. Pa rinumĂ«rim tĂ« tĂ«rĂ«sishĂ«m, nuk sigurohet integriteti i kĂ«tyre zgjedhjeve,” shkruan ai.


Deputetja e zgjedhur e LDK-sĂ« Hykmete Bajrami ka kĂ«rkuar rinumĂ«rim nĂ« gjithĂ« KosovĂ«n dhe reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m institucional, duke theksuar se “drejtĂ«sia duhet tĂ« veprojĂ« pa vonesĂ«â€.

Nga ana tjetĂ«r, Eugen Cakolli nga KDI ka ngritur alarmin pĂ«r, siç e ka quajtur, “manipulim industrial tĂ« votave nĂ« disa komuna”, duke kĂ«rkuar qĂ« Prokuroria tĂ« nisĂ« hetime urgjente.

NdĂ«rkohĂ«, edhe deputeti i zgjedhur Anton Quni i LDK-sĂ«, Ă«shtĂ« distancuar nga çdo manipulim, duke deklaruar se “rritja e votave nĂ« emrin tim Ă«shtĂ« kriminale”.

Reagim ka pasur edhe nga Driton Selmanaj, i cili pas humbjes sĂ« mbi 800 votave ka deklaruar se “rinumĂ«rimi i tĂ« gjitha kutive Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m”.

Në ndërkohë, Kryeprokurori i Prizrenit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për dyshimet për manipulim të votave.

“Çdo person qĂ« ka vendosur nĂ«nshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« i qetĂ«, do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale,” tha Petrit Kryeziu, kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia e rinumërimit në gjithë Kosovën, në varësi të gjetjeve gjatë procesit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 07:15 të ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 556 vendvotime nga gjithsej 914, ndërsa procesi pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës.

Autoritetet kanë theksuar se çdo parregullsi do të trajtohet në përputhje me ligjin, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor./Telegrafi/

Rinumërim i mundshëm i votave në gjithë Kosovën, flet zëdhënësi i KQZ-së

18 January 2026 at 21:28


Të gjitha qytetet e Kosovës mund të përfshihen në një proces të plotë rinumërimi të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, varësisht nga gjetjet që po dalin nga procesi aktual i rinumërimit.

Rinumërimi i votave deri më tani ka sjellë ndryshime të konsiderueshme në numrin e votave të kandidatëve individualë, ku disa kanë përfituar e disa kanë humbur vota, megjithëse balanca mes partive politike ka mbetur pothuajse e pandryshuar.

Mospërputhjet më të theksuara janë evidentuar në komunën e Prizrenit, duke ngritur shqetësime serioze për keqnumërim gjatë procesit fillestar.

Pas rinumërimit në disa komuna, ndryshimet më të mëdha janë vërejtur te kandidatët e tri partive kryesore politike, veçanërisht në rajonin e Prizrenit, ku dallimet kanë qenë më të theksuara krahasuar me komunat e tjera.

A do të ketë rinumërim në të gjithë vendin?

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për KosovaPress se KQZ nuk e përjashton mundësinë e një vendimi të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera, në varësi të gjetjeve që dalin nga procesi aktual.

“Aktualisht, KQZ nuk ka marrĂ« ndonjĂ« vendim tjetĂ«r”, ka thĂ«nĂ« Elezi, duke shtuar se çdo hap i radhĂ«s do tĂ« varet nga rezultatet dhe evidencat qĂ« dalin nga rinumĂ«rimi nĂ« komunat e pĂ«rfshira.

Sipas vendimit të KQZ-së të datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë i votave është paraparë të zhvillohet në 10 komuna, ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohen vetëm 10 për qind e vendvotimeve të tyre.

Prokuroria: Janë evidentuar keqpërdorime të votave

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, si institucion i Prokurorit të Shtetit, ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, tani që procesi i rinumërimit po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike, veçanërisht në rajonin e Prizrenit.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të përfshihen në këtë proces.

Mbi gjysma e vendvotimeve tashmë janë rinumëruar

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi e deri më tani janë rinumëruar rreth 56 për qind e vendvotimeve, apo 509 nga gjithsej 914 vendvotime të parashikuara për rinumërim.

Rinumërimi ka përfshirë komunat: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (4/72).

Sipas KQZ-së, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 19 komuna. Më pas, procesi do të vazhdojë edhe në komunat e tjera, sipas radhës së përcaktuar./Telegrafi.

Manipulimi i votave, Kryeprokurori i Prizrenit autorizon policinë që të nis hetimet

18 January 2026 at 16:09


Procesi i rinumërimit të votave, po nxjerr në pah gabime të shumta sa i përket numrit të votave për kandidatët për deputet.

Si rrjedhojë e këtij procesi një diferencë e madhe e votave të disa kandidatëve është hasur në Prizren, që ka bërë që Prokuroria Themelore e Prizrenit të vihet në lëvizje.

Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë të ditur për Telegrafin se sot me iniciativë të tij ka dhënë autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për manipulimet e dyshuara në procesin zgjedhor.

“Sot nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryeprokurorit, me vetiniciativĂ« kam lĂ«shuar autorizim me shkrim pĂ«r PolicinĂ« e KosovĂ«s qĂ« tĂ« identifikojnĂ« personat pĂ«rgjegjĂ«s, tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, pĂ«rfshirĂ« procesverbalet dhe nĂ«nshkrimet,” tha Kryeziu.

Ai theksoi se çdo individ që ka ndryshuar rezultatin e votës ose ka falsifikuar dokumente zgjedhore do të përgjigjet penalisht.

“Çdo person qĂ« ka vendosur nĂ«nshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« i qetĂ«, do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale,” tha Kryeziu.

Kryeprokurori shtoi se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.

Prokuroria e Prizrenit ka nisur një hetim të plotë për të zbuluar çdo shkelje dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor. /Telegrafi/

Iu hoqën mbi 2 mijë vota, Veselaj-Gutaj: Kjo nuk është demokraci, por sabotim i shtetit

18 January 2026 at 15:56


Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin zgjedhor, duke thënë se i është cenuar integriteti personal dhe politik, si dhe integriteti i shtetit demokratik.

Në një postim publik, ajo ka theksuar se këtë vit shënon 20 vjet angazhim politik dhe se për herë të parë, sipas saj integriteti i saj është cenuar nga keqmenaxhimi i procesit zgjedhor.

“20 vjet tĂ« jetĂ«s sime kam punuar me profesionalizĂ«m, parime tĂ« drejta, kompetencĂ« dhe integritet, i cili pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« jetĂ«n time po mĂ« cenohet nga individĂ« qĂ« procesin zgjedhor e kanĂ« menaxhuar me papĂ«rgjegjĂ«si dhe agjenda tĂ« panjohura pĂ«r mua dhe pa dijeninĂ« time”, ka shkruar Veselaj-Gutaj.

Ajo ka vlerësuar se tjetërsimi i votës përbën një nga goditjet më të rënda ndaj demokracisë dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë.

“TjetĂ«rsimin e votĂ«s e konsideroj krimin mĂ« tĂ« madh qĂ« mund t’i ndodhĂ« demokracisĂ« dhe rrugĂ«s sonĂ« pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri tĂ« drejtĂ«. Kjo nuk mund assesi tĂ« falet”, ka theksuar ajo.

Sipas Veselaj-Gutajt, ajo që ka ndodhur nuk mund të quhet thjesht vjedhje, por sabotim i shtetit dhe i procesit demokratik.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« demokraci, madje nuk mund ta quajmĂ« as vjedhje, Ă«shtĂ« sabotim i shtetit, dhe i gjithĂ« asaj pĂ«r çka sakrifikuam nĂ« kĂ«tĂ« çerek shekull”, ka shkruar ajo.

Veselaj-Gutaj ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe që të bëhet rinumërim i votave në të gjitha komunat.

“Kjo dukuri qĂ« i preku tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t pa asnjĂ« pĂ«rjashtim
 duhet tĂ« ndalohet qysh tash dhe tĂ« papĂ«rgjegjshmit tĂ« sillen para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Madje rinumĂ«rimi duhet tĂ« bĂ«het nĂ« tĂ« gjitha komunat”, ka theksuar ajo.

Pavarësisht zhgënjimit, ajo ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj politik.

“NdonĂ«se e mllefosur dhe e zhgĂ«njyer me kĂ«tĂ« dukuri tĂ« shĂ«mtuar, unĂ« do tĂ« vazhdoj rrugĂ«n time nĂ« karrierĂ«n politike me plot pĂ«rgjegjĂ«si, kompetencĂ« dhe integritet”, ka pĂ«rfunduar Veselaj-Gutaj.

Kujtojmë se ish-deputetes së PDK-së deri tash i janë larguar mbi dy mijë vota pas rinumërimit. /Telegrafi/

Bajrami kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë

18 January 2026 at 14:40


Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën, duke apeluar për reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një reagim publik, Bajrami thekson se çdo person që ka ndërhyrë apo prekur votën e qytetarëve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe morale.

“Kushdo qĂ« ka prekur votĂ«n duhet tĂ« japĂ« pĂ«rgjegjĂ«si para ligjit dhe para qytetarĂ«ve,” ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se mbrojtja e votës është thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për ruajtjen e besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore. /Telegrafi/

Manipulim industrial i votave në disa komuna, Cakolli kërkon që Prokuroria të nisë hetimet

18 January 2026 at 14:27


Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar ashpër lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve gjatë procesit të numërimit, duke kërkuar nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet dhe ndjekjet penale.

Në një reagim publik, Cakolli thekson se manipulimet e evidentuara në disa vendvotime dhe komuna kanë marrë përmasa industriale dhe nuk mund të konsiderohen si gabime njerëzore apo rastësi.

“Ku Ă«shtĂ« dhe çka po pret Prokuroria qĂ« nuk po nisĂ« hetimet dhe ndjekjet penale pĂ«r manipulimin e votave tĂ« kandidatĂ«ve – qĂ« nĂ« disa vendvotime e komuna kanĂ« marrĂ« pĂ«rmasa industriale”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, emrat e komisionerëve për secilën tavolinë të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dihen, por manipulimet nuk janë kryer vetëm nga ta.

“DhjetĂ«ra e qindra vota tĂ« shtrembĂ«ruara nĂ« njĂ« vendvotim tĂ« vetĂ«m, e mijĂ«ra nĂ« nivel komune – kryesisht pĂ«r kandidatĂ« tĂ« caktuar dhe nĂ« komunat e tyre – nuk janĂ« as rastĂ«si, as gabim njerĂ«zor,” ka shkruar Cakolli.

Ai vlerëson se përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është e mundshme dhe se hetimet duhet të përfshijnë edhe ta, për të zbardhur plotësisht rastin.

Cakolli apelon që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë, në mënyrë që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor dhe besimi i qytetarëve.

“KĂ«shtu qĂ«, hetimi, pashmangshĂ«m duhet t’i pĂ«rfshijĂ« edhe ata”, ka shkruar Cakolli./ Telegrafi/

❌
❌