Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Horoskopi 11 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
10 January 2026 at 23:48

Dashi

Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk priten aspak mosmarrëveshje. Beqaret nuk do bien pre e intrigave te disa personave dhe do ndihen mire vetëm siç janë. Financat do jene te stabilizuara. Vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi dhe nuk keni për t’u penduar.

Demi

Do kaloni shume momente intime gjate kësaj dite dhe gjerat do ecin me se miri me atë qe keni ne krah. Emocionet gjithashtu do jene te fuqishme. Beqaret do kenë takime dhe flirte pa fund, por nuk do mund te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm sepse përndryshe mund te keni probleme goxha te mëdha.

Binjaket

Do argëtoheni pa fund gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do kaloni çaste fantastike. harrojini problemet e se shkuarës. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe me te shoqërueshëm me personat qe do i ftojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e favorshme. Mos bëni çmenduri sepse keni për tu penduar shpejt.

Gaforrja

Situata ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër. Beqareve do ju pëlqejë shume një person, por do kenë druajtje ta joshin atë. Po qëndruat ne heshtje dikush tjetër do e beje për vete. Për financat do jete dite goxha e paqëndrueshme. Mos hidhni hapa te gabuara.

Luani

Jeta juaj sentimentale do ece me se miri sot. Do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Beqaret nuk do jene aspak ne humorin e duhur dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha

Dite pozitive dhe e paqte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do filloni te bëni edhe plane me te. Beqaret nuk do i kenë rrethanat e përshtatshme për te filluar një lidhje, kështu qe do ju duhet te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar duhet te gjeni një mënyrë për ta stabilizuar situatën sepse gjendja duket goxha e paqëndrueshme.

Peshorja

Nuk do mërziteni aspak gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. partneri do jete ne humor dhe do ju surprizoje ne çdo çast. Duhet te ndiheni me fat qe e keni atë ne krah. Beqaret do fillojnë një histori re bukur dashurie me një person qe e njohin qe ne vogëli. Financat do kalojnë trazira te mëdha. Shmangni shpenzimet e panevojshme sa me shume qe te mundeni.

Akrepi

Marrëdhënia ne çift do jete mjaft e kënaqshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni aspak te dominoni mbi tjetrin, përkundrazi do hapni rruge dhe do bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do iu thotë zemra. Ne planin financiar gjendja do jete delikate. Vetëm duke marre hua nga familjaret mund t’ia dilni.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume kohe dhe rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe gjerat te rrjedhin sa me mire mes jush. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i lakmon dhe i josh. Ne planin financiar kërkoni ndihme nëse nuk ja dilni dot vete ta stabilizoni situatën. Te afërmit do i keni gjithmonë pranë.

Bricjapi

Mos u tregoni indiferente gjate kësaj dite ndaj partnerit tuaj sepse ai mund te mërzitet dhe do kërkoje strehim diku tjetër. Beqaret duhet te tregohen te duruar nëse duan te gjejnë personin ideal. Gjerat e nxituara nuk dalin mire. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do jeni edhe ju shume te kujdesshëm dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.

Ujori

Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar sot ne jetën sentimentale. Mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë dhe do mbyllen ne vetvete. Ky do jete një gabim i rende. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara dhe aspak problematike.

Peshqit

Dita do filloje mire sot për jetën tuaj sentimentale, por me kalimin e orëve situata mund te ndërlikohet. Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri dhe kjo do e elektrizoje situatën. Beqaret do mbeten me te njëjtin status siç kane qene. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe te maturi. Do merreni me shume se zakonisht me menaxhimin e te ardhurave.

The post Horoskopi 11 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Marrëdhënia e komplikuar Stelina-Keijsi, opinionisti Arbër Hajdari: Kanë rënë dakord nga jashtë për ‘serial’

By: M C
10 January 2026 at 23:38

Opinionisti Arbër Hajdari është shprehur mosbesues ndaj marrëdhënies së komplikuar mes Keijsit dhe Stelinës, të cilët herë pas here kanë debate mes tyre.

Monika Kryemadhi u shpreh se ka dashuri mes tyre, por Stelina është e pasigurt nga ajo që ka ndodhur jashtë mes tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Monika: Nuk e di marrëdhënien tuaj, pro një gjë të pakonsumuar. Mjafton të shohësh sytë e Keijsit, e shikon ndryshe nga vajzat e tjera. Stelina është me e pasigurt nga frika nga e saj që ka ndodhur jashtë. Nuk mendoj se Stelina e ka kapur në flagrancë, pro ndërhyrje të tjera nga jashtë. Dhe tanui nuk kishte pse të linte darkën. Gjuha e ashpër e Keijsit është nga

Stelina: Mërnyra e komunikimit të Keisit të duket normale

Monika: Kush të do të shan

Ledioni: Jo jo, nuk e pranoj, ai që të do as nuk të shan as të rreh dhe as nuk ta dredh

Monika: Janë me batuta. Nuk shikoj që s’ka dashuri, Stekina ka frikë e do Keijsin, është më e sinqetë dhe e dashur. Keijsi si të gjithë meshkujt ka vetëbesim të tepruar por I shkel syt

Arbri: Këta janë bërë mjeshtra për shkëlqim sysh. Kanë dakortësi për të mos rëndë dakord si serial me seri. Dy njerëz që duhen ose duan ta kenë afër një njeri, gjejnë vullnet për tu marrë vesh dhe për të mos ofenduar njëri tjetrin. E shoh këtë mungesë nga të dy dhe tendencë për tu konfliktuar në mënyrë të shpejtë. Po marrin vëmendje në këtë program, kështu e shoh unë

Keijsi: Marrëdhënia jonë nisi në TV. Ritakimi po ndodh në shtëpinë më të fashmshme në Shqipëri. Po përjetojmë të njëjtin emocion dhe është Akoma më e fortë. Nuk jemi vetëm për këtë punë

The post Marrëdhënia e komplikuar Stelina-Keijsi, opinionisti Arbër Hajdari: Kanë rënë dakord nga jashtë për ‘serial’ appeared first on Albeu.com.

Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë

By: M C
10 January 2026 at 23:36

Është publikuar raporti mjekësor për Berat Gjimshitit, mbrojtësin kuqezi i Atalantës, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Torinos, të cilën Atalanta e fitoi të shtunën në mbrëmje në New Balance Arena në Bergamo.

“Këputje fasciale të gradës së parë në muskulin biceps femoris të djathtë” do të thotë se ka një dëmtim të lehtë të fibrave ose të fasciës (kapakut që mbulon muskujt) të këtij muskujt në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Grada e parë e parë për fat të mirë tregon që këto janë dëmtime të lehta, që zakonisht nuk përfshijn çarje të plota të muskujve. Ka dhimbje të lehta dhe mund të ketë disa kufizime në lëvizje, por funksioni i muskulit mbetet kryesisht i ruajtur.

Koha e rikuperimit

Për një futbollist, rikuperimi nga një këputje fasciale të gradës së parë mund të zgjasë zakonisht nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të intensitetit të dëmtimit dhe trajtimit të ndjekur. Rëndësishme është që futbollisti të ndihet mirë dhe të bëjë stërvitje dhe rehabilitim para se të kthehet. Kështu një mënyrë lehtësimi, por që gjtihësesi situata mbetet delikate pë rtë parë se si do të shkojë kjo periudhë rehabilitimi dhe sa kohë do të duhet që kapiteni i përfaqësueses sonë të jetë në formën optimale.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajë më 26 mars ndeshjen e parë të Play-off-it të Botërorit përballë Polonisë në Varshavë dhe sipas parashikimeve, Gjimshiti në afatin maksimal do të ketë rreth 20 ditë kohë për të rigjetur formën në ritëm të plotë stërvitor.

The post Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë appeared first on Albeu.com.

Tensionohet situata/ Selin kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk dua të dal pa fytyrë

By: M C
10 January 2026 at 23:18

Pas debateve të shumta për marrëdhënien e saj me Mirin, Selin kërkoi të linte shtëpinë e Big Brother.

Mbrëmjen e sotme u zbulua edhe se ajo është kunatë me Gretën, dhe kjo e fundit u munda t’i jepte sinjale që të distancohej nga Miri.

Selin tha se pasi të dëgjojë vendimin e publikut për televotimin sot, do të lërë shtëpinë

“Hyra me fytyrë, nuk dua të dal pa fytyrë, më mirë të dal farë. Nëse është e mundur, dua të largohem nga shtëpia. Nuk kam ardhur për të dalë mashtruese, xheloze dhe skemaxhie. Jam kurioze të dëgjoj vendimin e publikut dhe pastaj të largohem nga shtëpia”-u shpreh Selin.

The post Tensionohet situata/ Selin kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk dua të dal pa fytyrë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 10 January 2026Main stream

Greta tentoi të distanconte Selin nga Miri, dy kunatat përballen: Është më i poshtri

By: M C
10 January 2026 at 22:52

Selin dhe Greta, dy kunata me njëra tjetrën jashtë shtëpisë së Big Brother, tentuan ta mbanin të fshehur raportin e tyre me banorët e tjerë.

Të pyetura nga moderatori Ledion Liço se çfarë lidhjeje kanë mes tyre, ato mohuan marrëdhënien si kunata, por Ledioni e zbuloi.

“Me Gretën mirë. Nuk kemi folur shumë, por mjaftueshëm. Ai nominimi më ka ndikuar, nuk kam qenë e qetë”-tha Selin.

“Me Selin, jemi në lojë, nëse nuk më pëlqen dicka do e them. Me Selin jemi shoqe, kemi punuar bashkë dhe njihemi më shumë jashtë por nuk do doja ta përfshija në lojë këtë. Secila ka hyrë për rrugëtimin e vet këtu brenda. Mund të japë akoma më shumë, është shumë inteleigjente. Më vjen keq që disa njerëz e fusin në vorbull negative. Miri i pari, dhe Kristi nuk më pëlqeu aspak si foli sonte. Për momenti këta. Nuk e prisja nga Juxhini të thoshte atë që pamë në klip, e kishte shoqe. Do ishte më e çiltër, këta thjesht i japin stres”-tha Greta.

Pas klipit ku dukej sikur Greta tentonte t’i jepte sinjale Selin të distancohej nga Miri, banorët u përfshinë në debate.

Pjesë nga debati:

Miri: Që në momentin e parë me Gretën, mu duk sikur më provokonte.

Greta: Mendonte miri se mund të merrte informacion.

Miri: Zbulova që në çdo moment që fliste për mua ishte Selin

Greta: Nuk e kam përmend fare. Miri ka parë që nuk jam afruar me të dhe u soll arrogant. Nuk më ka pëlqyer, ka mbajtur afër vajzat dhe tani po mundohet të fusi djemtë ti fusje në sherr. Nuk më priti mirë, ishte prehur në fytyrë

Miri: Duhet të më pyesje pse

Greta: Selin, Lorna, i vijnë pas lojës. Edhe pak Lore

Selin: Në momentin që kanë ardhur banorët nga akuariumi dashur pa dashur janë dhënë informacione.

Ledion: A mendon se Greta është munduar të të suportojë

Selin: Po të dyja, edhe Stelina për Mirin

Greta: Më vjen keq, do e bëja edhe për një vajzë tjetër.

Selin: Greta ka qenë që ditën një kundër mirit

Greta: Nuk duhet besuar, është më i poshtre

Ledion: Çfarë opinioni ke për Gretën

Selin: Është vajzë shumë e mirë, kam mendim pozitiv. Nuk jam afruar shumë me të, nuk doja të dukej sikur do më jepte informacione. Njihemi mirë nga jashtë, por kemi folur që nuk do ndikojmë në lojën e njëra-tjetrës . I vetmi sinjal ka qenë ‘basta’ me Mirin.

The post Greta tentoi të distanconte Selin nga Miri, dy kunatat përballen: Është më i poshtri appeared first on Albeu.com.

Protesta të dhunshme, me dhjetra të vdekur Trump shpreh mbështetje për popullin iranian: Do të ndihmojmë

By: M C
10 January 2026 at 22:40

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar këtë të shtunë se iranianët “po e shohin lirinë”, teksa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë Iranin, dhe po ashtu ka shtuar se Ëashingtoni, është i gatshëm të ofrojë mbështetje.

“Irani po e sheh LIRINË, ndoshta si kurrë më parë,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. “SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!”

Kujtojmë se Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Të premten, Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha” ndërsa trazirat po përshkallëzoheshin, duke theksuar se Ëashingtoni po monitoronte nga afër zhvillimet dhe paralajmëronte autoritetet kundër përdorimit të forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve. Ndërsa Irani nga ana tjetër, ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se janë duke nxitur trazirat.

The post Protesta të dhunshme, me dhjetra të vdekur Trump shpreh mbështetje për popullin iranian: Do të ndihmojmë appeared first on Albeu.com.

Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

By: M C
10 January 2026 at 22:37

Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 mësuan për pasojat nga përmbytja në Shqipëri për shkak të motit të keq prej pesë ditësh.

Moderatori Ledion Liço u tregoi se kanë qenë ditë të vështira për shumë familje dhe se Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel nisi një fushatë fushatë bamirësie për familjet e prekura.

“Ka qenë ditë jo të lehtë për shumë familje shqiptare. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha me qindra banesa të përmbytura dhe toka nën ujë. Në këtë kuadër fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel nisi një fushatë bamirësie duke iu gjendur familjeve afër me çdo gjë. Kanë qenë vërtetë ditë vështira”-tha moderatori, ndërsa disa prej banorëve u përlotën pas klipit.

The post Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Ushtria siriane bombardon lagjet kurde në Alepo, u bën thirrje luftëtarëve të dorëzohen

By: M C
10 January 2026 at 22:14

Ushtria siriane u bëri thirrje luftëtarëve kurdë të mbetur në Alepos, të dorëzohen pasi përsëritën granatimet për t’i dëbuar ata nga zona pas disa ditësh luftimesh. Këto përleshje mes kurdëve dhe ushtrisë siriane shpërthyen të martën në Aleppo, në veri të Sirisë, dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave.

Këto janë armiqësitë më serioze që ndodhin në qytetin e dytë më të madh të Sirisë midis autoriteteve islamike në krye të vendit dhe kurdëve, një pakicë e madhe etnike që kontrollon zona të mëdha në verilindje të vendit dhe disa rrethe të Alepos.

Përveç kësaj, për shkak të konflikti dhjetëra mijëra civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, me OKB-në që vlerëson numrin e familjeve të zhvendosura të paktën 30.000.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet siriane shpallën një armëpushim, duke thënë se do të lejonin luftëtarët kurdë të rrethuar nga forcat siriane në rrethet Sheikh Maksoud dhe Ashrafieh të lëviznin drejt Sirisë verilindore dhe zonës autonome kurde.

Në fakt, autoritetet transportuan autobusë në zonë për të larguar luftëtarët. Megjithatë, kurdët refuzuan çdo dorëzim dhe thanë se donin të mbronin lagjet e tyre.

Ushtria siriane më pas njoftoi se do të rifillonte granatimet e pozicioneve ushtarake në Sheikh Maksud, duke u kërkuar banorëve të evakuoheshin. Dje vonë, një korrespondent i AFP-së foli për granatimet dhe të shtënat e artilerisë së rëndë.

“E vetmja mundësi që u mbetet elementëve të armatosur në zonën Sheikh Maksoud të Alepos është të dorëzohen menjëherë, me armë në dorë, në pikën më të afërt të kontrollit të ushtrisë në këmbim të garancive për jetën dhe sigurinë e tyre personale”, tha Ministria Siriane e Mbrojtjes këtë mëngjes.

Ushtria paralajmëroi se do të merrej rëndë dhe do të shkatërronte çdo burim zjarri në mënyrë që të garantonte sigurinë dhe stabilitetin e zonës dhe të mbronte banorët.

Përplasjet shpërthyen ndërsa kurdët dhe qeveria siriane përpiqen të zbatojnë një marrëveshje që arritën në mars që parashikon integrimin e institucioneve të administratës autonome kurde dhe krahut të saj të armatosur, Forcave Demokratike Siriane (SDF), në shtetin e ri sirian.

Në Telegram, SDF njoftoi se gjatë natës ushtria siriane nisi një ofensivë me mbulesë të fortë tankesh dhe granatimet e ashpra të artilerisë, duke përsëritur se ata vazhdojnë të rezistojnë. Nga ana e tij, televizioni shtetëror sirian akuzoi kurdët për lëshimin e dronëve kundër rretheve të Alepos.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje se një vajzë 10-vjeçare u vra nga zjarri i ushtrisë, ndërsa foli për disa lëshime raketash nga rebelët kurdë që shënjestruan një aeroport ushtarak në lindje të Alepos.

The post Ushtria siriane bombardon lagjet kurde në Alepo, u bën thirrje luftëtarëve të dorëzohen appeared first on Albeu.com.

Reshje dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore

By: M C
10 January 2026 at 21:45

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur dhe breshër.

Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po sigurojnë lëvizjen e automjeteve pa probleme madhore.

Në aksin rrugor Gramsh–Moglicë është konstatuar prezencë gurësh në disa segmente, si pasojë e reshjeve, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të firmës kontraktuese, e cila ka kryer pastrimin e rrugës.

Sa i përket situatës hidrike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës nuk paraqesin problematika deri në këto momente. Ndërkohë, nga HEC Moglicë vijojnë shkarkimet në nivelin 390 m³/sekondë, paralelisht me prodhimin e energjisë elektrike.

Këto prurje nuk kanë shkaktuar probleme në Bashkinë Cërrik, përjashtuar daljen e lumit Devoll në disa pika, duke sjellë përmbytjen e disa sipërfaqeve toke bujqësore.

Në Bashkinë Belsh, konkretisht në fshatin Shelg të Njësisë Administrative Grekan, situata mbetet e pandryshuar. Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Devoll, vijojnë përmbytjet e tokave djerrë dhe atyre bujqësore, pa raportime për rrezik për banesat.

Ndërprerje të energjisë janë raportuar në Njësitë Administrative Klos dhe Mollas, si pasojë e rënies së disa shtyllave elektrike të dëmtuara nga prurjet e lumit Devoll.

The post Reshje dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore appeared first on Albeu.com.

E papritur në Big Brother! Këngëtari kërkon të dalë nga shtëpia: Nuk jam aty ku duhet të jem

By: M C
10 January 2026 at 21:20

Sapo ka nisur “prime-i” i reality shgoët më të famshëm në Shqipëri, big Brother Vip Albania. Dhe ky edicion i së shtunës ka nisur me një lajm të papritur për të gjithë shikuesit.

Pasi këngëtari Stine ka vendosur të lërë shtëpinë. Në një deklaratë në “Dhomën e dëshirave”, i pyetur nga Ledioni, moderatori, ai ka thënë se “Kuptova që nuk jam aty ku duhet të jem, prandaj duhet të dal”.

Një koment është bërë erdhe nga opinionisti Arbër Hajdari o cili ka thë se ai “Nuk u fokusua tek loja port e njeriu” Ndërsa Stine i është përgjigjur se “Ndoshta nuk doja ta ekspozoja më njeriun”

The post E papritur në Big Brother! Këngëtari kërkon të dalë nga shtëpia: Nuk jam aty ku duhet të jem appeared first on Albeu.com.

Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta? Për herë të parë Kutia e Pandorës

By: M C
10 January 2026 at 20:55

Për herë të parë në këtë sezon, në Big Brother VIP do të hapet Kutia e Pandorës.

Spektakli më i ndjekur do të nisë në orën 21:00 në Top Channel, ndërsa ende nuk duhet se kush do të jetë përballë Kutisë së Pandorës dhe se çfarë do të vendosë.

Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta? Çfarë po fshehin dy kunatat?

Mes Juxhinit, Mirit, Selinit, kush largohet sonte?

Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

The post Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta? Për herë të parë Kutia e Pandorës appeared first on Albeu.com.

“Kundër hajdutërisë”, Lapaj njofton protestën e rradhës: Protestojmë masivisht për dorëheqjen e Ramës

By: M C
10 January 2026 at 20:37

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj bën me dije se protesta do të zhvillohet më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Ai thotë se kjo protestë do të mbahet kundër hajdutërisë dhe kundër pushtetit, që edhe kur vendi përmbytet nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Qëllimi kryesor i saj është dorëheqja e Edi Ramës.

Postimi i Adriatik Lapaj

Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!Kundër hajdutërisë. Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kundër largimit nga atdheu. Për dorëheqjen e Edi Ramës!

The post “Kundër hajdutërisë”, Lapaj njofton protestën e rradhës: Protestojmë masivisht për dorëheqjen e Ramës appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Kukësi dhe Tropoja shfaqin probleme me energjinë elektrike, bllokohen disa rrugë

By: M C
10 January 2026 at 20:17

Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në Tropojë dhe Kukës. Kjo ka bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në shumë zona. Konkretisht pa energji elektrike janë fshatrat Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë.

Ndërsa në në bashkinë Tropojë, pa furnizim janë fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj. Disa zona në Kukës janë nën ndikimin e reshjeve intensive të shiut.

Kjo ka bërë që rrugët nacionale dhe bashkiake, të bllokohen. Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale kanë shkuar në terren. Ata janë duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

The post Moti i keq/ Kukësi dhe Tropoja shfaqin probleme me energjinë elektrike, bllokohen disa rrugë appeared first on Albeu.com.

Çpo ndodh mes reperëve? Nuk kanë fund telashet për Feron, “thumbon” rivalin e tij

By: M C
10 January 2026 at 19:48

Reperi i njohur kosovar Fero ka tërhequr vëmendjen e publikut pas një postimi të bërë në Instastory, ku ka paralajmëruar se do bëjë “zhurmë” të madhe. Edhe pse mesazhi ishte i shkurtër dhe pa shumë detaje, ka qënë i mjaftueshëm për të sjellë komente dhe aludfime nga ndjekësit.

Në postimin e tij ai ka përmendur Tetovën, gjë e cila ka ndezur menjëherë dyshimet për një përplasje mes tij dhe reperit S4MM, pasi vendlindja e tij është Tetova, dhe me të ai pasur përplasje dhe rivalitete të hapura muzikore.

Kjo ka bërë që fansat të lidhin direkt mesazhin e fundit me një diss të mundshëm apo një rikthim të konfliktit mes dy artistëve. Gjithashtu, përdorimi i emrit “Sanije” në mënyrë ironike dhe përmendja e “tupanave në mes të Tetovës” janë interpretuar nga ndjekësit si thumbime të drejtpërdrejta.

Deri tani, as Fero dhe as S4MM nuk kanë bërë ndonjë reagim të drejtpërdrejtë apo sqarim publik.

The post Çpo ndodh mes reperëve? Nuk kanë fund telashet për Feron, “thumbon” rivalin e tij appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

By: M C
10 January 2026 at 19:33

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 55-vjeçar këmbësor.
Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 55 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 3 5 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.

The post Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar appeared first on Albeu.com.

“Ça të bëjmë, të marrim armët?” Banorët e fshatit në Berat ngrihen në protestë pas përmbytjeve: Bashkia po na mbyll kanalin

By: M C
10 January 2026 at 19:23

Banorët e fshatit Çiflik të Beratit kanë protestuar ditën e sotme pas situatës së rënduar me përmbytjet.

Sipas banorëve ata janë shprehur se janë përmbytur tre herë brenda muajit për shkak se Bashkia me me ndihmën e Policisë bllokojnë kanalin, me qëllim që të mos mnbyten fshatrat e tjerë, dhe kjo gjë sipas tyre bën që fsati i tyre të mbajë gjithë pëshën e përmbytjes.

Nga ana e bashkisë nukl ka partur akoma një reagim zyrtar.

“Ajo nuk të respekton moj motrë. E mora në telefon ma mbylli telefonin. Ku do vemi, ku do mbytemi? Do hidhnin akoma zhavorr ta bllokonin më keq, por i dola makinës para. 100 burra këtu dhe asnjë nuk doli, unë i dola makinës para dhe u thashë ‘do shtrihem këtu’”, tha një protestuese, për ReportTV

“Janë kriminela, të pocaqisur dhe të korruptuar. Të tërë të kapur nga korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet, këtu i mbyllin. Unë po bëj 80-vjeç, këtu kurrë nuk ka ardhur lajmi. Ça të bëjmë tani? Të marrim armët? Pse s’e hap telefonin kryetarja e Bashkisë? Pse nuk vjen? Pse vjen për votat?”, tha një tjetër protestues.

“Ne do rrimë këtu, se po ikëm, ata do vijnë sërish ta bllokojnë. Ka qenë një portë këtu, që rrinte policia kur vinte lumi. Rrinte që të mos hapej porta. Kam insistuar dy herë për ta hapur, por nuk më kanë lënë. Është beton këtu, nuk ikën uji”, tha një tjetër banor i zonës.

The post “Ça të bëjmë, të marrim armët?” Banorët e fshatit në Berat ngrihen në protestë pas përmbytjeve: Bashkia po na mbyll kanalin appeared first on Albeu.com.

Situatë kritike në Pogradec, evakuuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat nga rrëshqitja e dheut

By: M C
10 January 2026 at 18:46

Situata në Pogradec vijon të mbetet problematike, si pasojë e rrëshqitjesh së dherave dhe vërshimeve të ujit, duke “detyruar” evakuuimin e 5 familjeve në zonë.

Spas informaciot zyrtar të dhënë nga perfektura, 1 familje në fshatin Çeravë është evakuuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, 3 familje në fshatin Dardhas janë larguar nga banesat e tyre për të njëjtën arsye, dhe 1 familje në fshatin Vërdovëështë evakuuar për shkak të gërryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit.

Të gjitha familjet janë sistemuar përkohësisht në banesa nga struktuat përgjegjhëse dhe do të trajtohen me bonuis qeraje nga Bashkia Pogradec.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave problematike të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.

The post Situatë kritike në Pogradec, evakuuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat nga rrëshqitja e dheut appeared first on Albeu.com.

“Qeveria e Ramës ka dalë nga kontrolli, por PD është në krizë”, Salianji: Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi edhe pasi rruga 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë shëmbet

By: M C
10 January 2026 at 18:14

Ish-deputeti Ervin Salianji tha sot nga Korça para mbështetësve të tij demokratë në misionin për reformim dhe ringritje të PD-së se qeveria tani ka dalë nga kontrolli për shkak të korrupsionit galopant, amoralit politik dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.

Ai kujtoi skandalin me tenderin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që kushtoi 260 mln euro dhe tani është shkatërruar tërësisht dhe rrezikon jetën e qytetarëve, ku ministrja Belinda Balluku nuk mban asnjë përgjegjësi sipas tij.

“E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që nga 2013 ka shkuar në 260 mln euro dhe e keni parë se si është prishur, përfituan vetëm hajdutët, thonë se shkurton rrugën por shkurton vetëm 10 minuta dhe është rrënuar. Rrezikon dhe jetët e qytetarëve. Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi, por dalin në televizor. Nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk kanë moral. Është e papranueshme edhe për një demokraci si kjo e jona, nuk kemi vetëm krizë politike, por edhe morale”, tha ish-deputeti.

Salianji kujtoi se qeveria aktualisht është jashtë kontrollit dhe ky është momenti që demokratët të ringrihen nëpërmjet reformimit të partisë dhe hapjes së dyerve të selisë blu, sepse janë regjistruar vetëm humbje zgjedhore.

“Qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit, është urgjente që shqiptarët t’i thërrasë e të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët nuk kërkojnë luftë, por respekt, normalitet. Ka rëndësi historike për ta mbyllur këtë kapitull, për një fazë tjetër ndryshimi demokratik që ka ardhur. Por ndryshimi nuk vjen ndryshe. Ka njeri që nuk e di se qeveria është e korruptuar kokë e këmbë? Ndryshimi vjen duke marrë ne përgjegjësitë tona”, vijoi ai.

The post “Qeveria e Ramës ka dalë nga kontrolli, por PD është në krizë”, Salianji: Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi edhe pasi rruga 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë shëmbet appeared first on Albeu.com.

“Të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese”, Salianji nga Korça: E nisa nga këtu 2026-ën si ogur i ndryshimit, nuk më ndal dot askush

By: M C
10 January 2026 at 17:52

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji mbushi sot sallën me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës, për të vijuar takim9in e radhës me lëvizjen brenda PD-së, për reformim të strukturave dhe përballje me qeverinë nëpërmjet protestave agresive.

“Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë. Kurse fjalën e tij e nisi me falënderimin për pjesëmarrësit dhe ogurin e ndryshimit.

“Mirembrëma Korça e zemrës time, qyteti i demokratëve dhe faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme dhe ngroh shpirtin e çdo demokrati në Shqipëri dhe tregon se demokratët janë në këmbë. Shpresa për PD dhe opozitën dhe në këtë natë të ftohtë janari është plotë. Vendosëm që këtë takim të parë nga 2026 ta nisim nga qyteti i Korçës, me ogur të mbarë dhe me ndryshim dhe mesa duket Korça po e tregon veten”, tha Salianji mes të tjerash në fjalën e tij.

Ai tha se kishte marrë mesazhe të shumta, me mbështetje apo me këshillime, por shtoi se nuk do e ndalte misionin dhe rrugën e tij drejt qëllimit për ta bërë PD fituese dhe për ta reformuar.

“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi nga qytetarë, drejtues të PD dhe përfaqësues të ndryshëm. Nuk kam pasur dhe nuk kam plan për të ndaluar, do vazhdoj drrugën për ringritjen e PD dhe reformimin e saj”, tha ai.

Më tej Salianji u shpreh se pjesëmarrja e madhe në sallë dhe mbështetja i japin frymë dhe energji për të realizuar rrotacionin politik dhe për të sjellë PD në pushtet.

“Kjo pjesëmarrje na jep më shumë energji, më shumë forcë për të ecur para, na jep frym për të vazhduar para dhe të sjellim atë që shqiptarët duan, të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese, fituese, fituese”, vijoi ish-deputeti demokrat.

The post “Të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese”, Salianji nga Korça: E nisa nga këtu 2026-ën si ogur i ndryshimit, nuk më ndal dot askush appeared first on Albeu.com.

Can Yaman përfundon në polici, në pranga dhe aktorja e njohur turke

By: M C
10 January 2026 at 17:43

Një aksion i madh policor në Stamboll ka përfshirë disa figura të njohura të showbiz-it turk, përfshirë aktorin e famshëm Can Yaman dhe aktoren Selen Gorguzel, të cilët janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrollesh të papritura në klube nate dhe një hotel të njohur. Operacioni, që përfshiu gjithsej shtatë persona, u zhvillua në disa lokacione të njohura, përfshirë Bebek Hotel dhe klubin “Klein Phonix”, ku forcat e sigurisë sekuestruan prova të rëndësishme.

Hetimi ka nisur që nga 5 janari dhe deri më tani ka çuar në arrestimin e 19 personave. Sipas burimeve të mediave turke, hetimet janë të lidhura me dyshimet për përdorim dhe nxitje të përdorimit të substancave të ndaluara, si dhe lehtësim të aktiviteteve të paligjshme në ambiente publike.

Të arrestuarit do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që hetimet për të zbuluar më shumë detaje mbi aktivitetet e paligjshme vazhdojnë. Përveç aktorëve, raportohet se janë shoqëruar gjithashtu menaxherë dhe pronarë të bizneseve të përfshira në operacion.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një vendim i prokurorisë për hapat e mëtejshëm ndaj personave të shoqëruar. Operacioni ka tronditur jo vetëm showbiz-in turk, por gjithashtu ka ngritur pyetje të reja për mundësinë e përfshirjes së të tjerëve në këtë rrjet të paligjshëm.

The post Can Yaman përfundon në polici, në pranga dhe aktorja e njohur turke appeared first on Albeu.com.

❌
❌