Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët

18 January 2026 at 15:17

Tetë vendet anëtare të NATO-s, të cilat presidenti amerikan Donald Trump i ka kërcënuar me tarifa duke filluar nga 1 shkurti, kanë lëshuar të dielën një deklaratë të përbashkët si reagim ndaj vendimit.

Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballen me tarifa 10% për eksportet drejt SHBA-së nga muaji shkurt, të cilat do të rriten në 25% në qershor.

Megjithatë, në letër, vendet theksojnë se ato “qëndrojnë në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës”.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilave u qëndrojmë fort,” thuhet në deklaratë.

Të gjitha tetë vendet janë anëtare të NATO-s dhe nënvizojnë se janë “të përkushtuara për të forcuar sigurinë në Arktik si një interes i përbashkët transatlantik”.

Për këtë qëllim, ato theksuan se ushtrimi i fundit danez në Grenlandë, i quajtur “Arctic Endurance”, ishte një reflektim i këtij qëllimi dhe “nuk përbën kërcënim për askënd”.

Synimi i presidentit amerikan për të marrë kontrollin e Grenlandës ka shkaktuar tensione mes anëtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO. Shumica e këtyre shteteve janë evropiane, por deklaratës iu bashkua edhe Kanadaja, duke dalë në mbrojtje të sovranitetit të Danimarkës, të cilës i përket Grenlanda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së

18 January 2026 at 15:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 5.571 vota më pak gjatë këtij procesi.

Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 3 mijë e 77 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 2.190 vota më pak.

Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 675 vota. Pas tij, është Arian Tahiri i cili ka tani 587  vota më shumë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 613 vota.

Pas tij është Rea Krasniqi me –536 vota. Në këtë parti, është Hajrulla Çeku, atij të cilit i janë shtuar votat, 155 .

Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,505 vota. Driton Selmanajt 1,009 , dhe 520 i janë hequr kandidatit, Anton Quni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik

18 January 2026 at 15:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka deklaruar se është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do të kërkojë edhe përmbushjen e disa kushteve.

Lidhur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e ardhshme, Ambasada amerikane ka nënvizuar gatishmërinë për forcimin e partneritetit dypalësh.

“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik. Arritja e kësaj, megjithatë, do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane për REL-in.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik appeared first on Sinjali.

Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

18 January 2026 at 15:03

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, pas manipulimeve që janë kryer ndaj shumë kandidatëve, raporton Gazeta Sinjali.

Bajrami ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka thënë ajo.

Në këtë linjë, ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu befasi për mosreagimin e deritashëm të Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën appeared first on Sinjali.

Spalleti s’i kursen kritikat ndaj Zhegrovës

18 January 2026 at 14:40

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Edon Zhegrovës, pas humbjes së papritur që “Zonja e Vjetër” pësoi të shtunën në udhëtim ndaj Cagliarit.

Juventusi u mposht 1:0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, duke pësuar humbjen e parë në vitin 2026. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të, ndërsa menjëherë pas tij trajneri Spalletti reagoi me zëvendësime në repartin ofensiv.

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 66-të, por nuk arriti të ndikojë në lojën e Juventusit, çka solli edhe kritika nga trajneri dhe nga media italiane.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Spalletti ka shprehur pakënaqësi për paraqitjen e Zhegrovës dhe të Francisco Conceiçaos, duke vlerësuar se ata nuk qëndruan në pozicionet ku mund të ishin më të rrezikshëm.

“Në pjesën e dytë aktivizuam të gjithë lojtarët ofensivë që kishim në dispozicion, por ndikimi nuk ishte ai që pritej. Conceiçao dhe Zhegrova u tërhoqën nga zonat vendimtare. Duhet të jemi më të saktë në role dhe pozicione për të krijuar më shumë rrezik”, ka deklaruar Spalletti, duke shtuar se skuadrës i mungoi vendosmëria për të shfrytëzuar momentet kyçe.

Ai theksoi se, pavarësisht humbjes, Juventusi e mbajti ritmin e lojës dhe kontrolloi kundërshtarin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Zhegrova ka zhvilluar deri më tani dhjetë ndeshje në Serie A dhe vazhdon të jetë në pritje të golit ose asistimit të parë, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues.

“Tuttosport” e ka vlerësuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës me notën 5, duke shkruar se ai është “lojtar që mund ta ndryshojë ritmin e ndeshjes, por që shpesh përfundon në një rol neutral, me paqartësi në lojë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalleti s’i kursen kritikat ndaj Zhegrovës appeared first on Sinjali.

Tarifat amerikane, Meloni kundër Trumpit: Veprimi i tij është një gabim

18 January 2026 at 13:40

Italia mund të mos jetë ndër vendet e kërcënuara me tarifa të reja amerikane, por kjo nuk e ka ndalur kryeministren Giorgia Meloni t’i shprehë drejtpërdrejt qëndrimin e saj presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me këtë vendim.

Meloni ka deklaruar se nuk pajtohet me njoftimin e tarifave të reja nga ana e Trumpit, duke e cilësuar këtë veprim si një “gabim”.

“Parashikimi i një rritjeje të tarifave kundër atyre kombeve që kanë zgjedhur të kontribuojnë në sigurinë e Grenlandës është një gabim dhe unë nuk pajtohem me të”, ka thënë ajo.

Kryeministrja italiane ka bërë të ditur se kishte folur me Trumpin disa orë më parë, duke i shprehur atij mendimin e saj për këtë çështje.

“Mendoj se ai ishte i interesuar të dëgjonte, por më duket se nga pikëpamja amerikane, mesazhi që po vinte nga kjo anë e Atlantikut nuk ishte i qartë”, ka shtuar Meloni, pa zbuluar reagimin e Trumpit ndaj fjalëve të saj.

Ajo ka sugjeruar se ka të ngjarë të ketë pasur një “problem mirëkuptimi dhe komunikimi” mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me vendimin e disa shteteve evropiane për të vendosur një numër të kufizuar trupash në Grenlandë.

Sipas Melonit, ky vendim nuk duhet të interpretohet si “anti-amerikan”.

Prandaj, ajo ka theksuar se “dialogu duhet të rifillojë dhe të shmanget një përshkallëzim”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tarifat amerikane, Meloni kundër Trumpit: Veprimi i tij është një gabim appeared first on Sinjali.

Quni reagon pas dallimit në vota: Më është njollosur personaliteti dhe karriera – goditje e rëndë për dinjitetin tim

18 January 2026 at 13:27

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se dallimi në numrin e votave të tij, pas rinumërimit të kryer në Qendrën e Numërimit në Prizren, ka ndodhur pa dashjen dhe dijeninë e tij.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Quni ka thënë se kjo është bërë me qëllim të njollosjes së personalitetit dhe karrierës së tij politike.

Ai u ka kërkuar falje të gjithë kolegëve kandidatë për, siç ka deklaruar, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favorin e tij.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të bashkëpunojë me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për ta zbardhur këtë skandal deri në fund.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të publikuara në ueb-faqe dhe të përditësuara për herë të fundit në ora 12:20, nga procesi i rinumërimit Anton Quni rezulton me minus 479 vota.

Postimi i plotë:

DEKLARATË PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK

Në lidhje me zhvillimet e fundit dhe raportimet mbi procesin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Prizren, ndjej detyrim moral dhe qytetar që të sqaroj pozicionin tim ndaj këtyre parregullsive që cenojnë procesin zgjedhor.

Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore.

Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit.

Motivin dhe qëllimin e vërtetë prapa këtij operacioni kriminal duhet ta vërtetojnë institucionet e drejtësisë.

Unë jam i interesuari që të zbardhet e vërteta:

-Pse u zgjodh emri im për këtë manipulim?

-Kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët në Qendrën e Numërimit?

U kërkoj ndjesë publike të gjithë kolegëve kandidatë, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favorin tim.

Garimi duhet të jetë i drejtë dhe çdo votë e fituar me meritë duhet të shkojë te personi që e ka marrë atë besim.

Deklaroj se jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për të zbardhur këtë skandal deri në fund.

E vërteta është mbrojtja ime e vetme.

Me respekt,

Anton Quni

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Quni reagon pas dallimit në vota: Më është njollosur personaliteti dhe karriera – goditje e rëndë për dinjitetin tim appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran: Numri i viktimave arrin deri në 5 mijë

18 January 2026 at 13:17

Një zyrtar iranian në rajon ka deklaruar të dielën se autoritetet kanë verifikuar se të paktën 5,000 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, përfshirë rreth 500 pjesëtarë të personelit të sigurisë.

Zyrtari, i cili ka folur për Reuters në kushte anonimiteti, ka fajësuar “terroristët dhe protestuesit e armatosur” për vrasjen e “iranianëve të pafajshëm”.

Ai ka bërë të ditur se disa nga përleshjet më të rënda dhe numri më i madh i viktimave janë shënuar në zonat kurde në veriperëndim të Iranit, një rajon ku separatistët kurdë kanë qenë aktivë dhe ku shpërthimet e dhunës kanë qenë ndër më të ashpra edhe në periudhat e mëhershme të trazirave.

“Numri përfundimtar nuk pritet të rritet ndjeshëm”, ka thënë zyrtari, duke shtuar se “Izraeli dhe grupet e armatosura jashtë vendit” kishin mbështetur dhe pajisur personat që dolën në rrugë.

Autoritetet iraniane fajësojnë rregullisht armiqtë e huaj për trazirat, përfshirë Izraelin, armik i betuar i Republikës Islamike, e cila kishte nisur sulme ushtarake ndaj Iranit në qershor.

Ndërkohë, grupi i të drejtave të njeriut HRANA, me seli në SHBA, ka njoftuar të shtunën se numri i të vdekurve kishte arritur në 3,308, duke shtuar se janë konfirmuar më shumë se 24,000 arrestime.

Edhe grupi i të drejtave të kurdëve iranianë Hengaë, me seli në Norvegji, ka deklaruar se disa nga përleshjet më të rënda gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit kanë ndodhur në zonat kurde në veriperëndim të Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran: Numri i viktimave arrin deri në 5 mijë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit te “Bouje Club” në Prishtinë, një person përfundon në mbajtje (EMRI)

18 January 2026 at 12:31

Një rrahje është raportuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Sipas informatave të siguruara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, në intervalin kohor 04:00-04:15, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, përkatësisht te “Bouje Club”, ku është raportuar një rrahje në progres.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar me palën ankuese, A. Z, rreth 22-vjeçare, i cili ka deklaruar se është sulmuar me grusht nga i dyshuari Liridon Haziri, rreth 35-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas deklarimit të ankuesit, në incident dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy persona, mirëpo deri më tani është arritur të identifikohet vetëm njëri nga ta.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit te “Bouje Club” në Prishtinë, një person përfundon në mbajtje (EMRI) appeared first on Sinjali.

Haradinaj kërkon rinumërim të tërësishëm të votave: E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje

18 January 2026 at 11:57

Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ka nxjerrë në pah skema manipulimi të përmasave shqetësuese, ka thënë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, procesi i zgjedhjeve është i dëmtuar që nga fillimi dhe pas gjetjeve të rinumërimit, vota duhet të rinumërohet një për një, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai shpreh habinë e tij se Prokuroria nuk është vënë në veprim që nga fillimi i rinumërimit.

“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh,” shtoi ai.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.

Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve.

E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh.

Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj kërkon rinumërim të tërësishëm të votave: E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje appeared first on Sinjali.

51 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë

18 January 2026 at 11:18

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 107 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë shënuar edhe 17 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 51 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë

18 January 2026 at 10:58

Asnjë lojtar i Mallorcas nuk kishte shënuar “hat-trick” që nga viti 2008. Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma, kur Vedat Muriqi realizoi tri gola në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.

Sipas gazetës “AS”, Dani Guiza ishte lojtari i fundit që i kishte shënuar tre gola Mallorcas, gati 18 vjet më parë.

Pas ndeshjes, Muriqi bëri një deklaratë emocionale: “Ia dedikoj këtë ‘hat-trick’ babait, i cili, po të ishte gjallë, do të festonte sot ditëlindjen. Kështu që ia kushtoj atij. Djali im e ka emrin e tij. Ai vdiq kur isha shtatëvjeçar”, ka thënë Muriqi.

Vetëm 12 herë lojtarët e Mallorcas kanë realizuar “hat-trick” në La Liga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë appeared first on Sinjali.

Kaja Kallas paralajmëron SHBA-në: Tarifat ndaj Evropës do t’i shërbejnë Kinës dhe Rusisë

18 January 2026 at 10:49

Drejtuesja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se vendosja e tarifave ndaj aleatëve evropianë do t’i shërbejë Kinës dhe Rusisë.

Në një postim në rrjetin X, Kallas ka shkruar se Pekini dhe Moska “duhet të jenë të kënaqura”, pasi do të përfitojnë nga ndarja mes aleatëve.

“Nëse siguria e Grenlandës është e rrezikuar, mund ta trajtojmë këtë çështje brenda NATO-s,” ka shtuar ajo. “Tarifat rrezikojnë ta bëjnë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara më të varfër dhe minojnë prosperitetin tonë të përbashkët.”

Ky reagim vjen pas paralajmërimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane, një masë që ka shkaktuar shqetësim të gjerë në Bruksel dhe kryeqytetet evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaja Kallas paralajmëron SHBA-në: Tarifat ndaj Evropës do t’i shërbejnë Kinës dhe Rusisë appeared first on Sinjali.

KQZ: Rinumërohen 445 nga 914 vendvotime

18 January 2026 at 10:40

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 445 nga 914 vendvotime.

Kwto vendvotime u takojnë komunave Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (172/235).

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërohen 445 nga 914 vendvotime appeared first on Sinjali.

Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen

18 January 2026 at 09:55

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët në sektorin privat po vazhdojnë të përballen me shumë padrejtësi, e me mosrespektim të të drejtave nga më elementaret.

Azemi ka renditur sfidat me të cilat po përballen punëtorët në sektorin privat, duke theksuar se pavarësisht disa përmirësimeve në paga, shkeljet e të drejtave të punëtorëve dhe mungesa e përkrahjes institucionale mbeten shqetësuese.

“Duhet të themi diçka për punëtorët, aty nuk kemi të bëjmë aspak me qeverinë dhe kuvendet komunale, aty gjendja është shumë më e mirë. Ndërsa te kompanitë private, në raste të rralla kemi paga nën 400 euro. Gjendja është e mirë, por jo e mjaftueshme. Kemi probleme sepse punëtorët punojnë jashtë orarit të punës, punojnë edhe gjatë natës dhe nuk paguhen. Punëtorët e sektorit privat, pjesa dërmuese, gjatë javës punojnë gjashtë ditë, ndërsa dita e gjashtë nuk u kompensohet”, ka deklaruar Azemi.

Ai për eo tha se përveç kushteve të vështira të punës, punëtorët përballen edhe me probleme të shumta shëndetësore dhe mungesë të mbështetjes institucionale.

“Normalisht se kemi probleme me çështje shëndetësore dhe probleme të tjera, që janë një mal me probleme. Por megjithatë, paramendojeni që ne nuk kemi qeveri dhe institucione të tjera dhe shpeshherë nuk kemi kujt t’i drejtohemi për problemet që kemi”, është shprehur ai.

Azemi ka kritikuar edhe mungesën e angazhimit të qeverive të deritanishme ndaj sektorit privat, duke e lidhur këtë me trendin e lartë të emigrimit nga Kosova.

“Së pari, qeveria e re, po themi shpresojmë që të bëhet ajo qeveri, kushdo qoftë, nuk është me rëndësi, por ne tani më shumë e kemi problemin se si do të bëhet qeveria sesa me problemet tona. Sepse edhe në të kaluarën, në mandatin e kësaj qeverie, absolutisht nuk është marrë fare me problemet e sektorit privat të Kosovës. Vetë fakti që nga viti 2020 e deri në fund të vitit 2025 kemi mbi 400 mijë të ikur nga Kosova, të bën me dije që po të kishte qenë mirë, së paku ky numër do të ishte shumë më i vogël. Ne e kuptojmë që në gjithë botën bëhen ndryshime dhe lëkundje të vendeve të punës dhe njerëzit ikin në vende të tjera, por megjithatë, në një vend kaq të vogël, me një ikje kaq të madhe, mjafton që edhe 5–6 vite të vazhdojë kjo ikje dhe pastaj Kosova mbetet me njerëz të moshës mbi 60 vjeç”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen appeared first on Sinjali.

Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore

18 January 2026 at 09:41

Një këmbësore është goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e shoferit të veturës.

Për pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore appeared first on Sinjali.

Trump thotë se ka ardhur koha për “udhëheqje të re” në Iran

18 January 2026 at 09:35

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte ardhur koha që udhëheqës të rinj të merrnin kontrollin në Iran, pasi dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë në vend, duke e vënë republikën islamike përballë një prej kërcënimeve më serioze ndaj legjitimitetit të saj që nga revolucioni i vitit 1979.

“Është koha të kërkohet një udhëheqje e re në Iran”, i tha Trump Politico-s në deklarata të publikuara më 17 janar.

Trump sulmoi drejtpërdrejt edhe udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka përfaqësuar pushtetin real në vend për 37 vitet e fundit dhe që më herët kishte sulmuar presidentin amerikan në rrjetet sociale.

“Ajo për të cilën ai [Khamenei] është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i vendit dhe përdorimi i dhunës në nivele që nuk janë parë kurrë më parë”, tha Trump.

“Për ta mbajtur vendin funksional — edhe pse ky funksionim është në një nivel shumë të ulët — udhëheqja duhet të fokusohet në qeverisjen e vendit të tij siç duhet, ashtu siç bëj unë me Shtetet e Bashkuara, dhe jo të vrasë njerëz me mijëra për të ruajtur kontrollin”, tha ai.

“Udhëheqja ka të bëjë me respektin, jo me frikën dhe vdekjen”, shtoi Trump.

Sfida më e fundit ndaj qeverisë teokratike shpërtheu më 28 dhjetor 2025, kur demonstruesit dolën në rrugë për shkak të ekonomisë së dobët të Iranit, përpara se protestat të shndërroheshin në protesta kundër establishmentit.

Grupi Iran Human Rights me seli në Norvegji ka verifikuar të paktën 3.428 vdekje protestuesish nga forcat e sigurisë, ndërsa HRANA me seli në SHBA ka vendosur numrin e verifikuar të viktimave në 3.090, përfshirë 2.885 protestues, me më shumë se 22.000 arrestime.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë për shkak të një bllokade të internetit të vendosur që nga 8 janari, e cila ka penguar rëndë përpjekjet për verifikim.

Kufizimet e internetit u hoqën për një periudhë të shkurtër më 17 janar, por grupi monitorues NetBlocks tha se bllokada dukej se ishte rivendosur më vonë gjatë ditës, njofton rel.

Trump ka marrë rolin udhëheqës mes liderëve perëndimorë në sulmet ndaj sundimtarëve të linjës së ashpër të Iranit për shtypjen brutale të protestuesve në të gjithë vendin. BE-ja, OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut gjithashtu kanë dënuar qeverinë iraniane.

Trump fillimisht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme dhe të armatosura” për të vepruar nëse forcat e sigurisë iraniane do të vrisnin protestues. Më vonë ai kërcënoi me “veprim shumë të fortë” nëse Irani do të varte protestues, pasi u përhapën lajme për ekzekutime të mundshme të personave të ndaluar.

Më 17 janar, Khamenei përsëriti pretendimin e tij se Shtetet e Bashkuara kishin nxitur protestat në Iran dhe ia hodhi fajin për viktimat Trumpit.

“Ne e shohim presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i ka shkaktuar kombit iranian”, tha ai në një fjalim vjetor që shënonte një rast fetar.

Ekzekutimet e planifikuara të protestuesve të ndaluar

Më 16 janar, Trump falënderoi publikisht udhëheqjen e Iranit në Truth Social, duke shkruar: “Unë e respektoj shumë faktin që të gjitha varje­t e planifikuara, të cilat do të ndodhnin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit. Faleminderit!”

“Ju kishit planifikuar dje mbi 800 varje. Nuk varën askënd. I anuluan varje­t. Kjo pati një ndikim të madh”, tha Trump në deklarata të veçanta.

Irani nuk ka konfirmuar publikisht planet për të ekzekutuar 800 protestues, as nuk ka njoftuar anulimin e ndonjë ekzekutimi të tillë të planifikuar.

Të ashpërit e Iranit kanë kontrolluar të gjitha levat e pushtetit në republikën islamike — të udhëhequr nga sundimtari suprem dhe Këshilli i fuqishëm i Gardianëve — që nga rrëzimi i Shahut aleat të SHBA-së në vitin 1979.

Ekspertët thonë se po rritet një hendek i thellë mes klerikëve sundues dhe popullsisë së re të Iranit, shumë prej të cilëve prej kohësh kanë kërkuar liri më të mëdha sociale dhe politike në këtë vend të Lindjes së Mesme me rreth 89 milionë banorë.

Peyman Jafari, ekspert për Iranin në The College of William & Mary në Williamsburg, Virxhinia, u citua nga The Wall Street Journal të ketë thënë: “Hendeku midis popullsisë dhe shtetit është bërë i pakapërcyeshëm pa kompromise të mëdha”.

“Nuk mund të shoh se si, pa ndryshime të mëdha, rojet e vjetra mund të mbijetojnë”, shtoi ai.

Pas më shumë se dy javësh, protestat e natës në rrugë dukeshin se ishin zbehur disi më 17 janar, por raportet janë të pamundura për t’u verifikuar pasi autoritetet iraniane e zhytën vendin në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një bllokadë digjitale pothuajse totale në përgjigje të protestave.

Reza Pahlavi, djali i Shahut të ndjerë të Iranit, tha më 16 janar se ishte i bindur se republika islamike dhe regjimi i saj do të shemben përballë protestave masive.

“Republika islamike do të bjerë — jo nëse, por kur”, i tha ai një konference për shtyp në Uashington. “Unë do të kthehem në Iran”.

Ish-princi i kurorës është shfaqur si një figurë kryesore e opozitës gjatë trazirave, megjithëse opozita iraniane në tërësi mbetet e fragmentuar dhe e paorganizuar.

Mbështetje nga jashtë

Protestuesit kanë marrë mbështetje të gjerë në rrugë dhe në aktivitete në një numër qytetesh në SHBA dhe Evropë, si dhe gjetkë.

Regjisori iranian Jafar Panahi dhe vajza e tij Solmaz Panahi në Çmimet Evropiane të Filmit në Berlin më 17 janar

Regjisori iranian Jafar Panahi bëri një apel urgjent në Çmimet Evropiane të Filmit në Berlin që bota të “reagojë” ndaj shtypjes qeveritare.

“Nëse bota nuk reagon ndaj kësaj dhune flagrante sot, jo vetëm Irani, por e gjithë bota është në rrezik”, tha ai gjatë ceremonisë hapëse.

“Dhuna, kur lihet pa përgjigje, normalizohet. Dhe kur normalizohet, ajo përhapet. Ajo bëhet ngjitëse”, tha ai.

Panahi, i cili më parë është përballur me burgim në Iran, është zotuar të kthehet në vend për të vazhduar thirrjet e tij për liri në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se ka ardhur koha për “udhëheqje të re” në Iran appeared first on Sinjali.

Superliga e Basketbollit sonte sjell dy përballjet e fundit të javës së 16-të

18 January 2026 at 09:30

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me përballje interesante, që shënojnë fundin e javës së 16-të.

Dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen në qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit.

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi do të presë Trepçën, ndërsa në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Rahovecit 029.

Orari i ndeshjeve të së dielës është:

17:00 – Vëllaznimi vs Trepça

19:45 – Bashkimi vs Rahoveci 029

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Superliga e Basketbollit sonte sjell dy përballjet e fundit të javës së 16-të appeared first on Sinjali.

Pesë minuta më shumë ecje çdo ditë mund të zgjatin jetën

18 January 2026 at 09:00

Pesë minuta në kohën e duhur, vetëm pesë minuta më shumë në ditë. Shkenca po fillon të na tregojë se, kur përdoren në mënyrën e duhur, ato minuta mund ta ndryshojnë vërtet ekuilibrin e jetëgjatësisë, shkruan salute.eu.

Dhe pikërisht këtu fillojnë dy studime, të cilat përpiqen të përcaktojnë vlerën e kësaj diference.

Studimi i botuar në ”The Lancet” fillon pikërisht këtu dhe përpiqet të përcaktojë sasinë e efektit të ndryshimeve të vogla, por realiste, të matura me pajisje dhe jo vetëm të treguara teorikisht.

Të dhënat më konkrete janë këto: shtimi i pesë minutave aktivitet fizik me intensitet të moderuar në ditë, për shembull, ecja me rreth 5,0 km/h, shoqërohet me një ulje prej rreth 10% të të gjitha vdekjeve midis shumicës së të rriturve që bëjnë 17 minuta aktivitet të moderuar në ditë – dhe rreth 6% midis më pak aktivëve, atyre që mesatarisht bëjnë vetëm dy minuta në ditë me atë intensitet.

Studimi shton një tjetër pjesë të enigmës që shpesh e nënvlerësojmë: nuk është vetëm “të lëvizësh më shumë” që ka rëndësi, por edhe “të ulesh më pak”.

Ulja e kohës së qëndrimit ulur me 30 minuta në ditë shoqërohet me një ulje prej 7% të vdekjeve të cilët kalojnë rreth 10 orë në ditë ulur, dhe rreth 3% nga më sedentarët, të cilët kalojnë deri në 12 orë.

Përfitimi më i madh, siç pritej, shfaqet kur nëse 20% më pak aktivë do të rrisnin aktivitetin e tyre me pesë minuta në ditë, ndikimi i përgjithshëm do të ishte më i theksuari.

Kur numri i minutave dyfishohet, kurba vazhdon të zhvendoset: 10 minuta më shumë në ditë me të paktën aktivitet të moderuar shoqërohen me një ulje prej 15% të vdekjeve midis shumicës dhe një ulje prej 9% midis më pak aktivëve, ndërsa 1 orë më pak ulur shoqërohet me një ulje prej 13% midis shumicës dhe një ulje prej 6% midis më pak aktivëve.

Sa më shumë ushtrime bëjnë njerëzit midis moshës 50 dhe 70 vjeç, aq më e ulët është incidenca e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës.

Studimi kombinon të dhëna nga mbi 135 000 të rritur nga grupe të shumta në Norvegji, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara, me një studim mesatar prej tetë vjetësh.

Një kombinim faktorësh

Për njerëzit me gjumin, aktivitetin fizik dhe zakonet më të këqija të të ushqyerit, autorët vlerësojnë se një numër i vogël rregullimesh të koordinuara mund të përkthehen në përfitime të habitshme: pesë minuta më shumë gjumë, dy minuta më shumë aktivitet nga mesatarja në energji dhe gjysma e një porcioni shtesë perimesh në ditë teorikisht mund t’u shtojnë një vit shtesë jetë atyre që fillojnë nga më e keqja.

Rreth 7-8 orë gjumë, më shumë se 40 minuta aktivitet në ditë dhe një dietë e shëndetshme shoqërohet me mbi nëntë vjet jetë shtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë minuta më shumë ecje çdo ditë mund të zgjatin jetën appeared first on Sinjali.

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes

18 January 2026 at 08:40

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ku Shqipëria ftohet për të qenë si shtet anëtar themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës.

Në letrën e tij Trump shpjegon se si më 29 shtator 2025, ai shpalli “Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë”. Ndërsa më pas thekson se Bordi i Paqes “do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, shkruan Trump në letrën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Letra e plotë: 

Shkëlqësia e Tij

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë

I nderuar Kryeministër,

Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!

Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.

Tani është koha që t’i kthejmë gjithë Ëndrrat në realitet. Bordi i Paqes është në zemër të këtij Plani dhe ky është Bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim i krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin.

Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!

Me urimet më të mira, Unë jam,

Sinqerisht,

𝗗𝗢𝗡𝗔𝗟𝗗

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

❌
❌