Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

“Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para”/ Salianji: Demokratët nuk i pyet njeri! Është shkatërruar meritokracia në PD, ka arrogancë si te PS-ja

By: M C
12 January 2026 at 21:37

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka rrëfyer problematikat që po kalojnë demokratët në bazë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji u shpreh se njerëzit e PD në bazë janë të pakënaqur me qeverinë, por po aq edhe me lidershipin e PD-së, sepse janë arrogantë.

“Janë takime që i bëj vetë. Unë shkoj një ditë para, diskutoj me ta, pyes si e mendojnë. Por ata sot nuk i pyet asnjeri, duket sikur i kanë punëtorë. Marrin një mandat dhe ikin. Nuk përballen me askënd. Pakënaqësinë e kanë me të gjithë se PD nuk bëhet kështu. E tregojnë votat. Ne nuk bëjmë një mandat deputeti me votat që u morën. Ne kemi nxjerrë më parë 7-8 deputetë në ato zona.

Njerëzit janë të pakënaqur me qeverinë, por thonë se nuk duan që të vijë dikush që nuk na pyet në shtëpinë tonë, me të njëjtën arrogancë si PS. Janë pa punë, marrin gjoba nga tatimet, nga policia dhe janë të shmangur. Dhe kur vjen puna për deputetë, vijnë njerëz që nuk i njohin fare. Është shkatërruar meritokracia në PD. Le të bëhen me primare. Nga ana tjetër ndryshe thonë paradite ndryshe pasditeve, si për SPAK-un dhe për SHBA-të. Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para,” Ervin Salianji.

The post “Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para”/ Salianji: Demokratët nuk i pyet njeri! Është shkatërruar meritokracia në PD, ka arrogancë si te PS-ja appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë

By: M C
12 January 2026 at 21:14

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e tij në rradhës. Ai tha se protesta do të zhvillohet në datën 17 janar në orën 18:00. Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tij para Kryeministrisë.

Lapaj tha se nëse të githë janë bashkë të tjerët e kanë të pamundur t’i thyejnë. Kreu i Shqipëria Bëhet iu bëri thirrje të gjithë studentëve, emigrantëve, fermerëve dhe të gjithë personave të cilët janë përballur me korrupsionin të marrin pjesë në protestë.

“Në datën 17 janar në orën 18:00, ditën e shtunë masivisht duhet të bashkohemi përballë zyrës së Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar të Europës. Sepse ata, kur jemi veç e veç na thyejnë. Nëse ti je një student që nuk e gjen të drejtën dhe emigron, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një person që ke probleme me shëndetin dhe nuk e merr trajtimin e duhur, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një fermer që përmbytesh dhe nuk ke marrë dëmshpërblim, duhet të bashkohesh.

Nëse je ish pronar që nuk e ke marrë të drejtën e pronës, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një familje e re që nuk mund të blesh një apartament prej çmimeve të shtrenjta, duhet të bashkohesh Nëse ke hapur një biznes të ri dhe tatimorët nuk të lënë rehat, duhet të bashkohesh. Nëse je një qytetar që përballesh me mungesën e cilësisë së ushqimeve në këtë vend, duhet të bashkohesh. Nëse ti je përballur me korrupsionin, duhet të bashkohesh, sepse nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë” tha Lapaj në një video sociale.

The post Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë appeared first on Albeu.com.

Riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: U cenua parimi i autonomisë vendore, nuk u analizua shkaku i mungesës për 3 muaj

By: M C
12 January 2026 at 20:39

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë në lidhje me rikthimin në detyrë të Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës. Gjykata u shpreh më 3 nëntor pak ditë pas seancës publike, ku i pranishëm ishte edhe vetë kryetari i bashkisë si dhe përfaqësues të qeverisë dhe presidencës.

Kushtetuesja vendosi me shumicë votash 5 me 3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe dekretit të presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Gjykata argumenton se vendimi për shkarkimin e Veliajt është rrjedhojë e një procesi të parregullt ligjor, që ka cënuar parimin e autonomisë vendore.

Sipas Kushtetueses, neni 62 i Ligjit të Qeverisjes Vendore nuk mund të përdoret si bazë ligjore për shkarkimin nga detyra, dhe se është Kushtetuta ( Neni 115) ajo që e përcakton qartë këtë dispozitë. Sipas Gjykatës, “nuk mund të ekzistojnë dy lloje të shkarkimit të organit të zgjedhur vendor, ai “ligjor” dhe “kushtetues””.

“Gjykata thekson se është ajo (Kushtetuta) që ka kompetencën për të kontrolluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur drejtpërdrejt, bazueshmëria në Kushtetutë dhe ligj e të cilit vlerësohet vetëm prej saj, si autoriteti i cili thotë fjalën e fundit. Për rrjedhojë, parashikimet e bëra në Ligjin për Qeverisjen Vendore nuk mund të interpretohen dhe të zbatohen si mekanizma që lejojnë shmangien ose rrudhjen e mbrojtjes kushtetuese të organit të qeverisjes vendore, pasi ligji nuk mund të ketë epërsi ndaj Kushtetutës.”, thuhet në vendimin e zbardhur.

DOKUMENTI

The post Riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: U cenua parimi i autonomisë vendore, nuk u analizua shkaku i mungesës për 3 muaj appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën

By: M C
12 January 2026 at 20:28

Pas një romance që ka zgjatur plot pesë vite, ka ardhur më në fund reagimi i parë publik nga Endri, (ish)partneri i Benitës, e cila aktualisht po përjeton eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Edhe pse deri tani kishte zgjedhur heshtjen totale, duket se emocionet dhe zhvillimet e fundit e kanë shtyrë Endrin të japë një sinjal të qartë për publikun.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Prive By Liberta Spahiu konfirmoi ekskluzivisht identitetin e tij, duke zbuluar emrin e partnerit misterioz që Benita kishte mbajtur larg vëmendjes mediatike. Një zbulim që ndezi rrjetin dhe rriti ndjeshëm interesin e publikut për historinë e tyre.

Endri ka zgjedhur një mënyrë diskrete, por shumë domethënëse për të reaguar: një “like” në rrjetet sociale. Komenti që mori miratimin e tij ishte i shkurtër, por mjaft i fortë emocionalisht: “Qoja Benitës nji dron” – një thirrje e fansave për një gjest romantik që do të trondiste qiellin e shtëpisë së BBVK.

Ky veprim nuk duket aspak i rastësishëm. Vetëm një ditë më parë, Benita preku zemrat e publikut kur shpërtheu në lot pasi dëgjoi një këngë të lidhur me Endrin. Mes emocioneve, ajo rrëfeu mallin e madh dhe dashurinë që ende ndjen për të, duke lënë të kuptohet se ndjenjat nuk janë shuar.

Tashmë, të gjithë sytë janë nga Endri dhe nga qielli mbi shtëpinë më të famshme në Kosovë. A do ta kthejë ai këtë “like” në një gjest të madh dashurie? A do të fluturojë vërtet droni i shumëpërfolur? Publiku pret me padurim kapitullin e radhës të kësaj historie që po mbërthen emocionet e të gjithëve.

The post FOTO/ Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën appeared first on Albeu.com.

Komisioneri i BE-së: Marrja e Groenlandës nga ushtria amerikane do të ishte fundi i NATO-s

By: M C
12 January 2026 at 20:06

Do të ishte fundi i NATO-s nëse SHBA-ja do të merrte kontrollin e Groenlandës me forcë dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të ishin të detyruara t’i vinin në ndihmë Danimarkës nëse ajo përballej me agresion ushtarak, tha sot komisioneri i BE-së për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, sipas “Reuters”.

Trump tha se SHBA-ja duhej të zotëronte Groenlandën, një pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës, për të parandaluar Rusinë ose Kinën të pushtojnë territorin e Arktikut – një vend strategjik dhe të pasur me minerale, duke argumentuar se prania ushtarake amerikane në ishull nuk ishte e mjaftueshme.

Si Groenlanda ashtu edhe Danimarka thanë se Groenlanda nuk është në shitje, por Trump nuk e ka përjashtuar marrjen e saj me forcë.

“Pajtohem me kryeministren daneze, Mette Frederiksen se do të jetë fundi i NATO-s”, tha komisioneri i BE-së, Andrius Kubilius në një konferencë për sigurinë në Suedi.

Kubilius tha gjithashtu se neni 42.7 i Traktatit të Bashkimit Evropian i detyronte shtetet anëtare të vendoseshin në ndihmë të Danimarkës nëse përballeshin me agresion ushtarak.

“Do të varet shumë nga Danimarka, se si ajo do të reagojë, por padyshim që ekziston një detyrim i shteteve anëtare për të kërkuar ndihmë të ndërsjellë nëse një shtet tjetër anëtar përballet me një agresion ushtarak”, tha ai.

The post Komisioneri i BE-së: Marrja e Groenlandës nga ushtria amerikane do të ishte fundi i NATO-s appeared first on Albeu.com.

Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar

By: M C
12 January 2026 at 19:49

Një zhvillim i papritur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sinqeritetin e Stelinës, duke trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe opinionin publik jashtë saj.

Gjatë spektaklit, Stelina u përball me një nga momentet më vendimtare të lojës, teksa hapi “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. Ana pozitive ishte shfaqja e një videoje komprometuese ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën, një klip që supozohej t’i jepte asaj qartësi mbi situatën sentimentale. Ndërsa ana negative ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën.

Pas shfaqjes së videos, Stelina deklaroi para publikut se e kishte pasur një parandjenjë për atë që po ndodhte, por theksoi se deri në atë moment “nuk e kishte parë me sytë e saj” skenën në fjalë. Pikërisht kjo deklaratë ka vënë në lëvizje reagimin e fortë të opinionistes së “Fan Club”, Françeska Murati.

Përmes disa postimeve në Instastory, Françeska publikoi biseda private me Stelinën, të cilat datojnë para hyrjes së saj në shtëpinë e BBVIP. Në mesazhet e 29 dhjetorit, Françeska i kishte dërguar Stelinës pikërisht videon e Keijsit dhe Inës, duke e mbështetur emocionalisht. Përgjigjja e Stelinës ishte e prerë: “E kam parë. Faleminderit”.

Ky fakt bie ndesh drejtpërdrejt me deklaratën e saj gjatë Prime-t, duke hedhur dyshime se reagimi i Stelinës ishte pjesë e një strategjie loje. Françeska e shoqëroi publikimin me një mesazh thumbues: “Loja të bëjnë me njëri-tjetrin, po jo me ne”, duke lënë të kuptohet se publiku është mashtruar.

Tashmë, rrjetet sociale janë ndezur dhe pyetja kryesore mbetet: a ishte vërtet e papritur për Stelinën ajo video, apo gjithçka ishte thjesht një akt i menduar mirë për kamerat?

The post Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar appeared first on Albeu.com.

Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

By: M C
12 January 2026 at 19:37

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Njëri nga drejtuesit e mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë është përplasur me një tjetër automjet të parkuar.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar. Gjithashtu grupi hetimor po heton shkaqet e plota të aksidentit.

The post Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Milot–Mamurras, shpëton mrekullisht shoferi

By: M C
12 January 2026 at 19:30

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, teksa ishte në lëvizje në autostradën Milot–Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndij elektrike në sistemin motorik, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse.

The post Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Milot–Mamurras, shpëton mrekullisht shoferi appeared first on Albeu.com.

“Edi Rama sfidon dhe poshtëron shqiptarët duke nxjerrë Lubinë”, Berisha para Kryeministrisë: Më 24 Janar t’i japim mesazhin e qartë, hiq dorë nga grushti i shtetit

By: M C
12 January 2026 at 18:58

Nga para Kryeministrisë, ku u mbajt Foltorja e radhës, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi qytetarët që të bëhen bashkë më 24 janar, kur ka thirrur protestën kombëtare, për të kërkuar largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, ai tha se kreu i qeverisë po i poshtëron përditë shqiptarët duke u nxjerrë përpara zëvendës kryeministren e pandehur, Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si “maskën e tij”. Kryedemokrati u shpreh se mesazhi më 24 janar duhet të jetë i qartë: të heqë dorë nga grushti i shtetit, referuar mbrojtjes që po i bën Rama Ballukut.

“Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit. Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë. Ai, një një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju. Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton.

Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës. Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës.Ndaj dhe me 24, të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, fuqinë e guximit të shqiptarëve, vizionin ne tyre, shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, vetëm një front i vërtetë opozitar me qytetarët, mund të përmbysë regjimin e Ramës.

“Të bëjmë gjithçka për një front të vërtetë opozitar, i cili të përmbysë diktaturën e autokratit, e kleptokratit, Edi Rama, narkodiktatorit të parë dhe të vetëm në Europë. I bëj thirrje të rinjve të ngrihen në lartësinë e misionit të shenjtë, hyjnor. Gjenerata e tyre është gjenerata e misioneve të mëdha. Gjenerata e tyre po përbys diktatura dhe epoka. Ndaj dhe ftoj çdo të ri të këtij vendi të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij dhe me guximin, energjinë të bëjë çdo gjë për largimin e këtij regjimi armiqësor ndaj shqiptarëve.”, shtoi kryedemokrati.

The post “Edi Rama sfidon dhe poshtëron shqiptarët duke nxjerrë Lubinë”, Berisha para Kryeministrisë: Më 24 Janar t’i japim mesazhin e qartë, hiq dorë nga grushti i shtetit appeared first on Albeu.com.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 45-vjeçari në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit

By: M C
12 January 2026 at 18:33

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 45-vjeçar. Ai u ndalua në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Mbi 45-vjeçarin, banues në fshatin Cukalat, Dimal rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet nga shërbimet e Policisë në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në tentativë për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë ndalimin e shtetasit N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal.

Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.

Ndalimi i tij u krye pasi shërbimet policore e kapën këtë shtetas në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. H. u ndalua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./

The post Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 45-vjeçari në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit appeared first on Albeu.com.

Protestat në Iran/ Kryetari i parlamentit iranian kërcënon Trump: Nëse sulmon Iranin, do të jap një mësim të paharrueshëm

By: M C
12 January 2026 at 18:21

Kryetari i parlamentit iranian ka kërcënuar presidentin Donald Trump. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Kalibaf, tha se ushtria iraniane do t’i japë atij një mësim të paharrueshëm, nëse Uashingtoni vazhdon me sulme ushtarake kundër Republikës Islamike, për shkak të goditjes së tij të përgjakshme ndaj protestave.

Mediat e huaja shkruajnë se duke folur në një tubim pro-qeveritar në Teheran, Kalibaf e përshkroi përgjigjen e dhunshme të regjimit ndaj protestave masive anti-qeveritare si një “luftë kundër terrorizmit”. Kjo duke adoptuar plotësisht narrativën zyrtare të Teheranit për trazirat që tronditën vendin.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, Irani po përballet me një luftë në katër fronte. Siç tha ai, kjo është një luftë ekonomike, psikologjike dhe ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, si dhe një luftë kundër terroristëve brenda vendit.

“Kombi i madh iranian nuk e ka lejuar kurrë armikun të arrijë qëllimet e tij”, tha Kalibaf, duke folur para një turme që dëgjoi parulla në persisht si “Vdekje Izraelit, Vdekje Amerikës”.

Në të njëjtën kohë, aktivistët dhe organizatat e të drejtave të njeriut flasin për më shumë se 540 protestues të vdekur, duke e quajtur represionin një masakër të kryer nën mbulesën e një ndërprerjeje të gjerë në internet dhe komunikime, gjë që e bën të vështirë konfirmimin e pavarur të informacionit.

The post Protestat në Iran/ Kryetari i parlamentit iranian kërcënon Trump: Nëse sulmon Iranin, do të jap një mësim të paharrueshëm appeared first on Albeu.com.

Merrni masat, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

By: M C
12 January 2026 at 18:09

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshm. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera–herës deri të dendura.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 13 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -6 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Merrni masat, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër appeared first on Albeu.com.

Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica në Dibër/ Shfaqen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe bllokohen disa fshatra

By: M C
12 January 2026 at 17:57

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në qarkun e Dibrës. Si pasojë e kësaj, vendi është përfshirë nga ngricat dhe akulli. Gjatë natës temperaturat, në disa zona të thella, kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius.

Si pasojë e kësaj situate, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra. Konkretisht të bllokuara nga bora kanë mbetur fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren. Trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra, në këtë fshatra.

Edhe në rrugët rurale ka prezencë të reshjeve të borës dhe akullit, ndaj bashkitë Dibër dhe Bulqizë janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore. Kjo në mënyrë që qarkullimi i automjeteve mos të pengohet si shkak i kësaj.

The post Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica në Dibër/ Shfaqen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe bllokohen disa fshatra appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Europian ndalon hyrjen e përfaqësuesve të Iranit, vendimi nga Roberta Metsola: Populli i guximshëm iranian po vijon betejën për liri

By: M C
12 January 2026 at 17:52

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka njoftuar se ka marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e të gjithë personelit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha ambientet e Parlamentit Europian.

Vendimi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Metsola thekson se masa vjen në mbështetje të popullit iranian, i cili sipas saj po vazhdon të luftojë me guxim për të drejtat dhe lirinë e tij.

“Ndërsa populli i guximshëm i Iranit vazhdon betejën për të drejtat dhe lirinë, sot vendosa të ndaloj hyrjen në të gjitha ambientet e Parlamentit Europian për të gjithë personelin diplomatik dhe çdo përfaqësues tjetër të Republikës Islamike të Iranit”, shkruan Metsola.

Ajo shton se Parlamenti Europian nuk do të kontribuojë në legjitimimin e një regjimi, i cili sipas saj mbahet në pushtet përmes torturës, represionit dhe vrasjeve.

Vendimi shënon një qëndrim të fortë politik të institucionit europian ndaj regjimit iranian dhe vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.

The post Parlamenti Europian ndalon hyrjen e përfaqësuesve të Iranit, vendimi nga Roberta Metsola: Populli i guximshëm iranian po vijon betejën për liri appeared first on Albeu.com.

“Ik merr babin”, debat i ashpër në BBVA midis Inës dhe Selin: Unë nuk njihem si vajza që ndan çifte

By: M C
12 January 2026 at 17:25

Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Selinës dhe Inës. Gjatë përplasjes, Selina i është drejtuar Inës duke i thënë se ajo njihet si balerinë dhe se njerëzit paguajnë bileta për ta parë në teatër, e jo si një vajzë që ndan çifte.

Nga ana tjetër, Ina ia ka kthyer duke i thënë Selinës të shkojë të marrë babain, duke nënkuptuar për Mirin, i cili në “Prime”-in e dytë deklaroi se e shikon si vajzën e tij Selin.

Selina iu përgjigj kësaj deklarate duke shkuar dhe duke puthur Kejsin. Ndërkohë, në “Prime”-in e së shtunës, Vëllai i Madh i dha Stelinës mundësinë të shikonte një video të Kejsit, i cili ishte filmuar duke u puthur me Inën në një lokal.

Pjesë nga debati:

Selin: Ti shkon e paguan lekë në teatër për të më parë mua.

Ina: Hajde se të paguaj unë.

Selin: Duhet të paguash lekë për të më parë mua në teatër.

Ina: Bëhu një personazh të shoh sa e zonja je. Ke ardhur këtu për të bërë balerinën, këto janë verat e tua.

Selin: Kjo është morali jot që me t’i hedh lekët kështu, blen biletë e me shikon mua.

Ina: A kishe ardhur këtu për të na treguar balerinën, ky është morali jot?

Selin: Mua lekët nuk mi hedh njeri, blen biletë për të më parë mua. Unë nuk njihem si një vajzë që ndan çiftet, por njihem si një vajzë e cila ka punuar, është shkolluar.

Ina: Ne të tjerat çfarë kemi bërë, ti nuk e di se çfarë bëj unë atje jashtë.

Selin: Nuk më intereson zero, mjafton vetëm prezantimi jot.

Ina: Merre babin, merre babin.

Selin: Shko puth shokun tani.

The post “Ik merr babin”, debat i ashpër në BBVA midis Inës dhe Selin: Unë nuk njihem si vajza që ndan çifte appeared first on Albeu.com.

Po përjeton formë të jashtëzakonshme, zbulohet ekipi ku do vijojë karrierën Anis Mehmeti

By: M C
12 January 2026 at 17:19

Nga mediat angeleze nuk ka më asnjë dyshim, Anis Mehmeti do qendrojë të paktën deri në fund të sezonit te Bristol City. Ky është lajmi i fundit që vjen nga “Sky Sport UK”.

Sulmuesi i Kombëtares ndihet mirë përkohësisht te Bristol dhe nuk e shikon momentin e përshtatshëm për të ndryshuar ambient. Më tej, thuhet se Mehemti gjatë këtyre ditëve do firmos edhe kontratën e re me klubin aktual, ku zyrtarizimi do jetë çështje ditësh.

Kjo “strategji” nuk e lë “thatë” Bristol, pasi kontrata ekzistuese i përfundon në verë dhe mund të largohej me parametra zero. Gjatë këtij sezoni në Championship (liga e dytë për nga rëndësia në Angli), Anis Mehemti ka 8 gola dhe 6 asiste në 26 prezenca.

The post Po përjeton formë të jashtëzakonshme, zbulohet ekipi ku do vijojë karrierën Anis Mehmeti appeared first on Albeu.com.

Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

By: M C
12 January 2026 at 17:04

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.

Burime për skyweb.al bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.

Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një hetim të përgjithshëm ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara në park, por për kompani specifike që dyshohet se kanë lidhje direkte ose indirekte me aktorët e dosjes AKSHI.

Lidhja me dosjen AKSHI

Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.

Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

Çfarë është DURANA

DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.

Denoncimet e Arben Ahmetajt

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.

Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.

Më herët Skyweb.al raportoi se faqja e Korporatës së Investimeve kishte fshirë nga WEB-i gjithçka që lidhej me këtë projekt duke shtuar dyshimet se diçka po fshihet. /skyweb.al

The post Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, Niko Peleshi firmos urdhrin, cakton datën kur do mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve

By: M C
12 January 2026 at 16:47

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka vendosur që me datë 28 janar të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e zhvilluar në 19 dhjetor, anëtarët e komisionit nuk arritën të nxirrnin një vendim lidhur me kërkesën e SPAK, ndërsa diskutimet u zhvilluan edhe me praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.
Pas asaj mbledhjeje, procedura u ngadalësua teksa socialistët kërkuan kohë për shqyrtimin e materieleve të dosjes Balluku dhe pasi çështja u lidh me procesin në Gjykatën Kushtetuese, ku seanca për shqyrtimin e pezullimit të masave vendosur nga GJKKO ndaj saj do të zhvillohet më 22 janar 2026.

Sot, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është caktuar për 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë takim do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për të marrë autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e imunitetit të Ballukut

Njoftimi i Kuvendit:

•Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

The post SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, Niko Peleshi firmos urdhrin, cakton datën kur do mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 January 2026Main stream

Horoskopi 11 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
10 January 2026 at 23:48

Dashi

Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk priten aspak mosmarrëveshje. Beqaret nuk do bien pre e intrigave te disa personave dhe do ndihen mire vetëm siç janë. Financat do jene te stabilizuara. Vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi dhe nuk keni për t’u penduar.

Demi

Do kaloni shume momente intime gjate kësaj dite dhe gjerat do ecin me se miri me atë qe keni ne krah. Emocionet gjithashtu do jene te fuqishme. Beqaret do kenë takime dhe flirte pa fund, por nuk do mund te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm sepse përndryshe mund te keni probleme goxha te mëdha.

Binjaket

Do argëtoheni pa fund gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do kaloni çaste fantastike. harrojini problemet e se shkuarës. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe me te shoqërueshëm me personat qe do i ftojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e favorshme. Mos bëni çmenduri sepse keni për tu penduar shpejt.

Gaforrja

Situata ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër. Beqareve do ju pëlqejë shume një person, por do kenë druajtje ta joshin atë. Po qëndruat ne heshtje dikush tjetër do e beje për vete. Për financat do jete dite goxha e paqëndrueshme. Mos hidhni hapa te gabuara.

Luani

Jeta juaj sentimentale do ece me se miri sot. Do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Beqaret nuk do jene aspak ne humorin e duhur dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha

Dite pozitive dhe e paqte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do filloni te bëni edhe plane me te. Beqaret nuk do i kenë rrethanat e përshtatshme për te filluar një lidhje, kështu qe do ju duhet te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar duhet te gjeni një mënyrë për ta stabilizuar situatën sepse gjendja duket goxha e paqëndrueshme.

Peshorja

Nuk do mërziteni aspak gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. partneri do jete ne humor dhe do ju surprizoje ne çdo çast. Duhet te ndiheni me fat qe e keni atë ne krah. Beqaret do fillojnë një histori re bukur dashurie me një person qe e njohin qe ne vogëli. Financat do kalojnë trazira te mëdha. Shmangni shpenzimet e panevojshme sa me shume qe te mundeni.

Akrepi

Marrëdhënia ne çift do jete mjaft e kënaqshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni aspak te dominoni mbi tjetrin, përkundrazi do hapni rruge dhe do bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do iu thotë zemra. Ne planin financiar gjendja do jete delikate. Vetëm duke marre hua nga familjaret mund t’ia dilni.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume kohe dhe rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe gjerat te rrjedhin sa me mire mes jush. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i lakmon dhe i josh. Ne planin financiar kërkoni ndihme nëse nuk ja dilni dot vete ta stabilizoni situatën. Te afërmit do i keni gjithmonë pranë.

Bricjapi

Mos u tregoni indiferente gjate kësaj dite ndaj partnerit tuaj sepse ai mund te mërzitet dhe do kërkoje strehim diku tjetër. Beqaret duhet te tregohen te duruar nëse duan te gjejnë personin ideal. Gjerat e nxituara nuk dalin mire. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do jeni edhe ju shume te kujdesshëm dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.

Ujori

Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar sot ne jetën sentimentale. Mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë dhe do mbyllen ne vetvete. Ky do jete një gabim i rende. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara dhe aspak problematike.

Peshqit

Dita do filloje mire sot për jetën tuaj sentimentale, por me kalimin e orëve situata mund te ndërlikohet. Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri dhe kjo do e elektrizoje situatën. Beqaret do mbeten me te njëjtin status siç kane qene. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe te maturi. Do merreni me shume se zakonisht me menaxhimin e te ardhurave.

The post Horoskopi 11 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Marrëdhënia e komplikuar Stelina-Keijsi, opinionisti Arbër Hajdari: Kanë rënë dakord nga jashtë për ‘serial’

By: M C
10 January 2026 at 23:38

Opinionisti Arbër Hajdari është shprehur mosbesues ndaj marrëdhënies së komplikuar mes Keijsit dhe Stelinës, të cilët herë pas here kanë debate mes tyre.

Monika Kryemadhi u shpreh se ka dashuri mes tyre, por Stelina është e pasigurt nga ajo që ka ndodhur jashtë mes tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Monika: Nuk e di marrëdhënien tuaj, pro një gjë të pakonsumuar. Mjafton të shohësh sytë e Keijsit, e shikon ndryshe nga vajzat e tjera. Stelina është me e pasigurt nga frika nga e saj që ka ndodhur jashtë. Nuk mendoj se Stelina e ka kapur në flagrancë, pro ndërhyrje të tjera nga jashtë. Dhe tanui nuk kishte pse të linte darkën. Gjuha e ashpër e Keijsit është nga

Stelina: Mërnyra e komunikimit të Keisit të duket normale

Monika: Kush të do të shan

Ledioni: Jo jo, nuk e pranoj, ai që të do as nuk të shan as të rreh dhe as nuk ta dredh

Monika: Janë me batuta. Nuk shikoj që s’ka dashuri, Stekina ka frikë e do Keijsin, është më e sinqetë dhe e dashur. Keijsi si të gjithë meshkujt ka vetëbesim të tepruar por I shkel syt

Arbri: Këta janë bërë mjeshtra për shkëlqim sysh. Kanë dakortësi për të mos rëndë dakord si serial me seri. Dy njerëz që duhen ose duan ta kenë afër një njeri, gjejnë vullnet për tu marrë vesh dhe për të mos ofenduar njëri tjetrin. E shoh këtë mungesë nga të dy dhe tendencë për tu konfliktuar në mënyrë të shpejtë. Po marrin vëmendje në këtë program, kështu e shoh unë

Keijsi: Marrëdhënia jonë nisi në TV. Ritakimi po ndodh në shtëpinë më të fashmshme në Shqipëri. Po përjetojmë të njëjtin emocion dhe është Akoma më e fortë. Nuk jemi vetëm për këtë punë

The post Marrëdhënia e komplikuar Stelina-Keijsi, opinionisti Arbër Hajdari: Kanë rënë dakord nga jashtë për ‘serial’ appeared first on Albeu.com.

❌
❌