Përshkallëzimi i protestave/ Krisafi: Regjimi iranian po lëkundet. Strategjia e SHBA, për të kufizuar ndikimin kinez
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Iranin.
Ai theksoi se në protesta janë përfshirë edhe zonat e vogla rurale dhe jo vetëm zonat e mëdha. Krisafi nënvizoi se me përshkallëzimet e protestave, duket se regjimi iranian po lëkundet.
“Nëse do ishim kufizuar tek Teherani vështirë se mund të flisnim për lëkundje të regjimit. Në momentin që duhet të nxjerrës elitën për të vrarë protestues tregon që nuk ka funksionuar. Mundësia e goditje amerikane mund të jetë 50 me 50. Por një goditje amerikane mund të rrëzonte regjimin, por nuk është e qartë se kush mund të vijë në pushtet”, tha ai.
Më tej nënvizoi se administrata amerikane ka një linjë konkrete për të ‘limituar’ lëvizjet e Kinës.
“Në momentin që amerikanët mund të marrin situatën në dorë në Iran, ajo naftë që shkonte në Kinë, nuk shkon më. Më shumë se sa tek nafta duket se po ndiqet një strategji për të kufizuar sa më shumë Kinën. E njëjta gjë edhe me Groenlandën, po tenton të kufizojë apo dobësojë Kinën. Sigurisht që kinezët janë të shqetësuar dhe e shohin që strategjia amerikane është drejtpërdrejt ndaj Kinës”, tha ai.
/abcnews.al/