Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

10:55 Çfarë e bën Amerikën të madhe?

By: Klara
2 January 2026 at 10:55

Nga Thoma Gëllçi

Më 1 janar 2026, ditën e parë të këtij viti, New Yorku pa një skenë që disa dekada me parë mund të përbënte skandal por që sot kaloi thjsht si një lajm rutinë : Zoran Mamdami u betua si kryetar i Bashkisë së qytetit më të madh të Shteteve të Bashkuara, me dorën mbi Kur’an. I pari mysliman që mban këtë detyrë.  I deklaruar politikisht si socialist demokrat, ai u shfaq para një audience ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha feve, komuniteteve dhe rrymave politike, një panoramë e gjallë e asaj që Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë. Ai moment nuk ishte thjesht një akt formal, por një përmbledhje e historisë amerikane në një fotografi të vetme: një qytet i ndërtuar nga emigrantë, i drejtuar nga një bir emigrantësh, në emër të një shoqërie që beson se dallimet janë pasuri.

Amerika nuk është bërë e madhe sepse ka qenë gjithmonë e fortë ushtarakisht , por sepse ka ditur të ndryshojë. Që në shekullin XVIII, kur Thomas Jefferson, James Madison dhe Alexander Hamilton hartonin themelet e republikës, ideja e tolerancës fetare dhe e ndarjes së shtetit nga kisha ishte revolucionare. Në atë kohë, shumë vende evropiane ishin ende të përfshira nga luftëra fetare, ndërsa Kushtetuta amerikane garantonte lirinë e besimit. Kjo i hapi rrugën komuniteteve hebraike që u vendosën në Neë York e Filadelfia, katolikëve irlandezë dhe italianë që u vendosën në Boston e Chicago, dhe më vonë myslimanëve që ndërtuan xhami në Detroit dhe Dearborn.

Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, miliona emigrantë kaluan përmes Ellis Island. Midis tyre ishin familjet e ardhshme të njerëzve si Irving Berlin, kompozitori hebre që do të shkruante këngë ikonike amerikane, apo Enrico Fermi, shkencëtari italian që më vonë do të kontribuonte në projektin Manhattan. Kur Adolf Hitleri mori pushtetin në Gjermani, qeveria amerikane u bë strehë për mendje të ndritura si Albert Ainshtain, Leo Szilard dhe Eduard Teller, të cilët, nën administratat e Franklin D. Roosevelt dhe Harry Truman, ndihmuan në krijimin e epërsisë shkencore që do të ndikonte fatin e Luftës së Dytë Botërore.

Edhe lufta për të drejtat civile është histori diversiteti. Kur Martin Luther King Jr. marshonte në Uashington në vitin 1963, përkrah tij ishin rabinët hebrenj si Abraham Joshua Heschel, priftërinj katolikë, studentë të bardhë dhe aktivistë nga komunitete të ndryshme. Presidenti Lyndon B. Johnson, i lindur në Teksas, nënshkroi Aktin për të Drejtat Civile në vitin 1964 dhe Aktin për të Drejtën e Votës në 1965, duke i dhënë fund zyrtarisht segregacionit. Pa këtë bashkim forcash nga komunitete të ndryshme, Amerika do të kishte mbetur peng i ndarjeve të saj.

Në dekadat e fundit, revolucioni teknologjik ka treguar se sa vendimtare janë valët e reja të emigrantëve. Sergey Brin, i lindur në Bashkimin Sovjetik dhe rritur në një familje hebreje emigrantësh, themeloi Google. Sundar Pichai, i lindur në Indi, u bë drejtuesi ekzekutiv i së njëjtës kompani. Elon Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, krijoi Tesla dhe SpaceX. Këta njerëz, të mbështetur nga politika amerikane e hapjes ndaj talenteve, ndërtuan industri që sot përcaktojnë ekonominë globale.

Kultura amerikane është një pasaportë e diversitetit. Louis Armstrong, nip i skllevërve afrikanë, e bëri jazz-in një gjuhë universale. Bob Dylan, me rrënjë hebreje nga Europa Lindore, e ndryshoi përjetësisht muzikën folk. Hollyëood-i u ndërtua nga producentë emigrantë si Louis B. Mayer dhe Samuel Goldëyn. Dhe sot, nga Beyoncé te Lin-Manuel Miranda, arti amerikan është një përzierje historish dhe ndikimesh që nuk njohin kufij.

Në këtë panoramë, Zoran Mamdami nuk është një përjashtim, por vazhdimësi. Ai vjen nga një traditë e gjatë udhëheqësish të Neë Yorkut që kanë pasur rrënjë emigrantësh, nga Fiorello La Guardia, biri i një babai italian dhe një nëne hebreje, te Michael Bloomberg, hebre nga Boston, e deri te Bill de Blasio, me prejardhje italiane. Mamdami shton në këtë listë një dimension të ri, atë të komunitetit mysliman, i cili prej dekadash ka qenë pjesë e heshtur e jetës urbane amerikane, shpeshherë i nënvlerësuar dhe i stigmatizuar.

Kur ai u betua më 1 janar 2026, shumë njerëz e panë këtë si një shenjë se Amerika ende funksionon sipas parimit të saj themelor: se kushdo, pavarësisht besimit apo origjinës, mund të arrijë majat nëse shoqëria i jep hapësirë. Ky është kuptimi i vërtetë i madhështisë amerikane. Jo madhështia e bazave ushtarake apo e bursave të Ëall Street-it, por aftësia për të përfshirë, për të dëgjuar dhe për të lejuar që një vend të riformulohet vazhdimisht nga njerëzit që e zgjedhin si atdhe.

Amerika është e madhe sepse është e hapur ndaj botës dhe sepse e ka kuptuar se forca e saj nuk qëndron në uniformitet, por në mozaik. Nga Jefferson te Johnson, nga Ainshtain te King, nga Brin te Mamdami, historia e saj është historia e një kombi që u bë i fuqishëm jo duke u mbyllur, por duke u hapur. Dhe pikërisht për këtë arsye, betimi i një kryetari bashkie mysliman në ditën e parë të vitit 2026 nuk është thjesht një lajm, por një kapitull i ri në librin e madh të diversitetit amerikan./K.M

10:50 Brenda vilës luksoze të Vladimir Putin në Krime/ Tualete prej ari dhe spital privat, vlera e pronës rreth 100 milionë euro

By: Klara
2 January 2026 at 10:50

Një investigim i detajuar i publikuar nga bashkëpunëtorët e të ndjerit Aleksei Navalny ka zbuluar ekzistencën e një tjetër prone luksoze që dyshohet se përdoret nga presidenti rus Vladimir Putin. Kësaj here, hetimi fokusohet në gadishullin e Krimesë, territor i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ku sipas të dhënave është ndërtuar një kompleks rezidencial gjigant me vlerë mbi 100 milionë euro.

Kompleksi ndodhet në Kepin Aya, mbi një shkëmb me pamje nga Deti i Azovit, vetëm disa kilometra larg qytetit strategjik të Sevastopolit. Sipas dokumenteve, pamjeve satelitore dhe fotografive të publikuara në investigim, prona fillimisht ishte projektuar për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Pas rrëzimit të tij dhe marrjes nën kontroll të Krimesë nga Rusia, objekti u konfiskua nga autoritetet ruse.

Zyrtarisht, vila ishte parashikuar të shndërrohej në një sanatorium shtetëror, por sipas ekipit të Navalnyt, kjo nuk u realizua kurrë. Në vend të kësaj, kompleksi dyshohet se iu vu në dispozicion presidentit rus dhe rrethit të tij të ngushtë.

Rezidenca kryesore shtrihet në rreth 9 mijë metra katrorë, ndërsa një ndërtesë tjetër, e pozicionuar më pranë detit, ka një sipërfaqe prej afro 5 mijë metrash katrorë. Pamjet nga satelitët tregojnë se kompleksi përfshin një mol privat, një plazh artificial me rërë të bardhë dhe një heliport të vendosur në pjesën më të lartë të pronës, duke garantuar izolim dhe siguri maksimale.

Brendësia e vilës përshkruhet si jashtëzakonisht luksoze. Dy suita martesore, secila me sipërfaqe rreth 240 metra katrorë, janë të pajisura me banja private prej 50 metrash katrorë. Sipas investigimit, vetëm arredimi i një banje kushton rreth 120 mijë euro dhe përfshin xhakuzi dhe elementë dekorativë të veshur me ar, si dhe vaska speciale me çmim rreth 32 mijë euro secila.

Në kompleks ndodhen gjithashtu dhoma të dedikuara për një grua dhe dy fëmijë. Hetimi pretendon se këto ambiente janë përshtatur për ish-gjimnasten olimpike Alina Kabaeva, e cila prej vitesh përflitet si partnerja e fshehtë e Putinit, si dhe për dy fëmijët e tyre. Kremlini nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Një element tjetër i pazakontë i rezidencës është prania e një spitali privat, i cili zë një kat të tërë të ndërtesës kryesore. Ai përfshin një sallë operacioni të pajisur me teknologji mjekësore moderne gjermane dhe finlandeze, klinikë dentare, pajisje ultrazëri dhe aparatura të avancuara. Në të njëjtin kat ndodhet edhe një kriokamerë, teknologji shumë e shtrenjtë që përdoret për trajtime ekstreme, të cilën investigimi thotë se presidenti rus e preferon.

Për argëtim, kompleksi përmban edhe një sallë private kinemaje me tetë vende dhe pajisje moderne audio-vizive.

Sipas ekipit të Navalnyt, financimi i kësaj prone nuk është bërë drejtpërdrejt nga Vladimir Putin, por nga oligarkë të fuqishëm rusë të lidhur ngushtë me të. Prona, sipas hetimit, është regjistruar në emër të disa kompanive guackë, të përdorura për të fshehur pronësinë reale.

Investigimi përfundon me një pyetje provokuese për publikun dhe komunitetin ndërkombëtar: “Putini dhe miqtë e tij kanë grumbulluar aq shumë pasuri gjatë 25 viteve në pushtet, sa është e pamundur t’i shpenzojnë. Sa pallate i duhen një njeriu?”

Publikimi pritet të nxisë debate të reja ndërkombëtare mbi pasurinë e fshehtë të presidentit rus, veçanërisht në një kohë kur Rusia përballet me sanksione të rënda ekonomike dhe një pjesë e madhe e popullsisë po përjeton vështirësi financiare./K.M

10:45 Zbardhet vrasja me tritol e Hysni Ymerit, në pranga 4 autorët e dyshuar

By: Klara
2 January 2026 at 10:45

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “SHADOWS”, duke zbardhur vrasjen me lëndë eksplozive të Hysni Ymerit, e kryer më 29 dhjetor 2025 në lagjen “Manush Alimani”.

Katër persona që janë vënë në pranga janë Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Gjatë veprimeve të policisë janë sekuestruar 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike dhe kokaine, pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sqarimin e motiveve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOËS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”./K.M

10:40 Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Savrës, përplasen 2 mjete, s’ka të lënduar

By: Klara
2 January 2026 at 10:40

Aksidenti i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Plukut, është pasuar nga një tjetër aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës.

Në të dyja rastet aksidentet kanë qenë me dëme materjale dhe me lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre.

Në aksidentin e ndodhur sot në rrethrrotullimin e Savrës janë përfshirë dy mjete tip Benz me dëme materjale.

Sipas policisë së qarkullimit shkaku i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident./K.M

10:30 Lajmet për ndarje i përkasin së shkuarës, Angela Martini publikon foton krah partnerit

By: Klara
2 January 2026 at 10:30

Harrojini lajmet e ndarjes që dëgjuat pak muaj më parë, marrëdhënia e Angela Martinit duket më mirë se kurrë.

Beqaria e ish-përfaqësueses së Shqipërisë në “Miss Universe”, paska qenë e përkohshme. Këtë fillim viti ajo e kaloi duke festuar me babain e djalit të saj, Drago Savulescu.

Mes disa fotove të publikuara në Instagramin e saj shfaqet edhe fotoja e atyre të dyve krah njëri-tjetrit.

Lajmet për ndarje i përkasin së shkuarës, Angela Martini

Lajmi i ndarjes qarkulloi gjatë tetorit të vitit të shkuar, ku sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Angela kishte paraqitur kërkesën për divorc në gjykatë, duke cituar si arsye “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”. Në dokumente, ajo madje kishte shënuar datën 24 tetor si ditën e ndarjes.

Me sa duket dyshja nuk do të ketë nevojë të diskutojë mbi kujdestarinë e pensionin ushqimor siç edhe u tha pak muaj më parë, pasi mosmarrëveshjet qenkan zgjidhur pa u mbyllur viti.

Lajmet për ndarje i përkasin së shkuarës, Angela Martini

Çifti u martua në dhjetor të vitit 2017 dhe kanë një djalë trevjeçar, Kyre Martini Savulescu./K.M

10:20 Zgjedhjet në Kosovë/ Rinis në 11 komuna numërimi i votave

By: Klara
2 January 2026 at 10:20

Në 11 komuna të Kosovës ka rifilluar dje në orët e pasdites procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%.

27 komunat me 1,033 vendvotime, të cilat kanë përmbyllur aktivitetet deri të mërkurën (31 dhjetor 2025, ora 12:00), janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot ( , Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45)./K.M

10:10 Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e një varke me emigrantë në Gambia

By: Klara
2 January 2026 at 10:10

Të paktën shtatë emigrantë u mbytën dhe një numër i papërcaktuar njerëzish ende rezultojnë të zhdukur në brigjet e Gambisë, pasi një anije që transportonte më shumë se 200 persona u përmbys gjatë natës, tha qeveria në Banjul të enjten.

“Qeveria është informuar për një aksident tragjik detar që përfshinte një anije që transportonte më shumë se 200 emigrantë, e cila u përmbys rreth mesnatës më 31 dhjetor në brigjet e Jinak, në rajonin e Bregut të Veriut”, tha një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Marina, e cila u njoftua pas një sinjali rreziku, filloi një operacion kërkim-shpëtimi rreth orës 01:00, në të cilin morën pjesë anijet e saj dhe një anije peshkimi, thuhet gjithashtu në njoftim.

Anija e mbytur u gjet e nxjerrë nga uji në një plazh me rërë.

“Nëntëdhjetë e gjashtë persona u shpëtuan dhe po marrin kujdes mjekësor. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë”, tha ministria. “Fatkeqësisht, shtatë trupa u nxorën dhe një numër pasagjerësh rezultojnë të zhdukur”, shtoi ajo.

Shumë nga viktimat besohet të jenë të huaj dhe autoritetet po përpiqen të verifikojnë kombësitë dhe identitetet e tyre, tha ministria e mbrojtjes.

Mijëra njerëz nga Afrika Perëndimore janë përpjekur prej vitesh të migrojnë në mënyrë të parregullt nga vendet e tyre të origjinës duke ndjekur rrugën jashtëzakonisht të rrezikshme detare të Atlantikut për të arritur në Evropë, kryesisht në Ishujt Kanarie Spanjolle, duke përdorur anije të mbingarkuara që shpesh janë në gjendje të keqe.

Në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre, këta emigrantë afrikanë detyrohen të migrojnë në mënyrë të parregullt, pasi vendet evropiane kanë ulur në mënyrë drastike lëshimin e pasaportave dhe po kontrollojnë gjithnjë e më shumë kufijtë e tyre.

Mijëra njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur të arrijnë në Evropë në këtë mënyrë vitet e fundit.

Forcimi i fundit i kontrolleve në det në Senegal, Mauritani dhe Marok ka rezultuar në largimin e anijeve me migrantë që transferohen në jug (Gambia, Guinea-Konakri), duke rritur kështu kohën e nevojshme dhe rreziqet.

Në deklaratën e saj, qeveria e Gambisë shprehu “ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet e të ndjerit dhe të gjithë ata që u prekën nga ngjarja e trishtueshme”, duke kujtuar gjithashtu “angazhimin e saj” për të luftuar migracionin e parregullt./K.M

10:00 Cancelo i hapur për rikthimin te Interi, marrëveshja shumë afër, Al Hilal kontrobuon për pagën

By: Klara
2 January 2026 at 10:00

Joao Cancelo mund të jetë futbollisti i parë që kalon te Interi në merkaton e janarit. Negociatat mes klubit italian dhe Al Hilal janë në fazë të avancuar, dhe është raportuar se Interi ka shprehur interes të fortë për të sjellë mbrojtësin portugez, i cili është larguar nga skuadra saudite pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Simone Inzaghi dhe stafin e klubit.

Pavarësisht se Barcelona dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar, Cancelo duket se po e preferon kalimin te Interi, pasi ai kërkon një mundësi për të luajtur si titullar dhe për të qenë në formë të mirë para Kupës së Botës 2026. Pjesërisht falë ndikimit të agjentit të tij, Jorge Mendes, negociatat me Milanin janë përparuar, dhe Interi është në pozita të mira për ta siguruar.

Cancelo ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Al Hilal, por pasi nuk është pjesë e ekipit, ai po kërkon një transferim, mundësisht me huazim gjashtëmujor. Interi po diskuton për mundësinë e një marrëveshjeje huazimi, me Al Hilal që mund të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij prej 15 milionë eurosh në vit. Ky transferim do të sillte një pagë vjetore prej rreth 6 milionë eurosh për 31-vjeçarin portugez.

Lajme të tjera priten në ditët në vijim, ndërsa Interi po synon të mbyllë marrëveshjen para ndeshjes me Napolin më 11 janar, për të përforcuar skuadrën dhe për të pasur Cancelo në dispozicion për garën e Scudettos./K.M

09:50 Pas dështimit në Kupën e Afrikës, Gaboni pezullon ekipin kombëtar dhe përjashton sulmuesin e dëmtuar

By: Klara
2 January 2026 at 09:50

Qeveria e Gabonit ka marrë masa drastike pas eliminimit të ekipit kombëtar nga Kupa e Kombeve të Afrikës, duke pezulluar skuadrën, përjashtuar sulmuesin e njohur Pierre-Emerick Aubameyang si dhe shkarkuar trajnerin Thierry Mouyouma.

Vendimi u shpall nga ministri i Sportit, Simplice-Desire Mamboula, pas humbjes 3-2 ndaj Bregut të Fildishtë më 31 dhjetor. Siç shkruan BBC Gaboni e mbylli grupin në vendin e fundit në Marok, pas humbjeve ndaj Kamerunit dhe Mozambikut, rezultate që Mamboula i cilësoi si “të turpshme”.

“Duke marrë parasysh performancën e turpshme të Panterave, qeveria ka vendosur të shpërndajë stafin teknik, të pezullojë ekipin kombëtar deri në një njoftim të ri dhe të përjashtojë lojtarët Bruno Ecuele Manga dhe Pierre-Emerick Aubameyang,” tha ministri, sipas BBC Sport.

Gaboni kishte siguruar eliminimin nga turneu para ndeshjes me Bregun e Fildishtë, ku humbi një epërsi prej dy golash në Marrakech. Aubameyang, ish-sulmues i klubeve si Arsenal dhe Chelsea, nuk luajti në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai u shpreh se “problemet e ekipit janë shumë më të thella sesa individi që jam unë”.

Trajneri Mouyouma ishte në drejtim për më shumë se dy vite. Dikur ishte e zakonshme që qeveritë afrikane të shpërndanin ekipet kombëtare pas rezultateve zhgënjyese, por kjo praktikë është bërë më e rrallë që kur FIFA ka forcuar rregullat kundër ndërhyrjes së qeverive në futboll./K.M

08:55 Meksika arreston udhëheqësin e kartelit të drogës në Sinaloa të kërkuar nga SHBA

By: Klara
2 January 2026 at 08:55

Një udhëheqës i dyshuar i kartelit famëkeq Sinaloa, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, është arrestuar në Meksikë me akuza për drogë dhe terrorizëm.

Pedro Inzunza Noriega u akuzua nga Shtetet e Bashkuara në maj për trafikim sasish të mëdha fentanili, kokaine dhe heroine në vend si zëvendëskomandanti i Organizatës Beltran Leyva, një fraksion i kartelit që tani besohet se është shuar.

Ai u mor në paraburgim në shtetin veriperëndimor Sinaloa të Meksikës, thanë burimet.

Sipas mediave të huaja, aktakuza në SHBA shënoi herën e parë që një udhëheqës i dyshuar i kartelit u akuzua për “narkoterrorizëm dhe mbështetje materiale të terrorizmit”, sipas Departamentit të Drejtësisë.

“Karteli Sinaloa është një organizatë terroriste komplekse dhe e rrezikshme dhe çmontimi i tij kërkon një përgjigje ligjore të re dhe të fuqishme”, tha në atë kohë Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi.

Që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump është zotuar të marrë masa të ashpra kundër trafikut të drogës./K.M

08:50 Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, ndërrojnë jetë 2 persona

By: Klara
2 January 2026 at 08:50

Last Updated on 02/01/2026 by Klara

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Lezhë–Shkodër. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë.

Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas ata janë transportuar nga autoambulancat. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

08:40 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

By: Klara
2 January 2026 at 08:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora. Konkretisht do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare. Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”, tha Elezi.

Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, kanë votuar nga 29 përfaqësi diplomatike 16,165 persona./K.M

08:30 Heroizëm në Disney| Punonjës lëndohet duke shpëtuar publikun nga shkëmbi gjigant

By: Klara
2 January 2026 at 08:30

Një incident i pazakontë ka ndodhur në parkun “Walt Disney World” në Florida, gjatë shfaqjes “Indiana Jones Epic Stunt Spectacular!” (Spektakël epik me akrobaci të Indiana Jones), ku një shkëmb artificial prej 180 kilogramësh doli jashtë kontrollit dhe u drejtua drejt audiencës.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur shkëmbi i madh prej gome del nga shinat dhe nis të rrokulliset drejt turmës. Një punonjës i parkut hidhet përpara tij, duke e ndaluar që të arrijë tek publiku, por përfundon i lënduar dhe rrëzohet në tokë.

Disney konfirmoi se punonjësi është në fazë rikuperimi dhe theksoi se siguria është prioriteti kryesor i parkut të argëtimit.

“Siguria është në zemër të asaj që bëjmë, dhe ai element i shfaqjes do të modifikohet ndërsa ekipi ynë i sigurisë përfundon rishikimin e asaj që ndodhi,” tha kompania në një deklaratë, citon BBC.

Incidenti rikrijonte një skenë të famshme nga filmi i vitit 1981 “Raiders of the Lost Ark”, ku Indiana Jones (Harrison Ford) i shpëton një shkëmbi gjigant. Por këtë herë, rekuizita doli nga kontrolli, duke rrezikuar publikun.

Dëshmitarët e ngjarjes e cilësuan punonjësin si hero. “Ai na shpëtoi jetën, literalisht,” dëgjohet një vizitor duke thënë në video. Një tjetër dëshmitar i tha revistës Peoplese ishte një përvojë e çmendur që nuk do ta harrojnë kurrë./K.M

08:20 Francë/ Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktën 500 arrestime

By: Klara
2 January 2026 at 08:20

Më shumë se një mijë automjete u dogjën dhe më shumë se 400 persona u arrestuan në Francë gjatë natës së Vitit të Ri, njoftoi Ministria e Brendshme.

Në total, “u shoqëruan 505 persona” dhe në 403 raste arrestimet u shndërruan në arrestime dhe paraburgim, shpjegoi ministria franceze, duke iu referuar një nate “më të qetë” se ajo përkatëse në vitin 2025, pasi vuri në dukje se u regjistruan “trazira më të kufizuara urbane”.

Megjithatë, vitin e kaluar, në të gjithë Francën u raportuan 420 arrestime dhe 310 arrestime dhe ndalime paraprake.

Numri i automjeteve të djegura u rrit, duke arritur në 1,173 krahasuar me 984 në Ditën e Vitit të Ri 2025, sipas të njëjtit burim.

Megjithatë, autoritetet lokale vunë re “një natë më pak të trazuar në periferi sesa vitin e kaluar dhe trazira më të kufizuara urbane”, këmbënguli ministria, duke iu referuar gjithashtu sulmeve më të pakta dhe më pak serioze “kundër forcave që zbatojnë rendin”.

Oficerët e policisë u shënjestruan nga fishekzjarrët në disa qytete, veçanërisht në Nisë (juglindje), Lion (qendër-lindje), Strasburg (lindje) dhe Rennes (perëndim), tha një burim në shërbim për AFP-në.

Rreth 90,000 policë dhe xhandarë, përfshirë 10,000 në Paris dhe periferitë e tij, ishin mobilizuar që nga 31 dhjetori për festimet. Ky numër mbeti i pandryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Sipas zyrës së prokurorit të kryeqytetit francez, 125 persona, të moshës 17 deri në 53 vjeç, u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në Paris — 33 për dhunë, 15 për pjesëmarrje në grup në tubime me qëllim dhunën ose shkaktimin e dëmeve materiale, 10 për posedim të substancave psikotrope dhe 8 për përdorim droge./K.M

08:10 Çokollata e zezë, e pasur me flavonoide, përmirëson shëndetin kardiovaskular

By: Klara
2 January 2026 at 08:10

Një çokollatë e zezë në ditë ul tensionin e gjakut dhe mbron arteriet.

E pasur me flavonoide, ajo lidhet me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular duke rritur rrjedhën e gjakut, duke ulur presionin e gjakut, duke zvogëluar kolesterolin e keq (LDL), duke parandaluar mpiksjen e gjakut dhe duke përmirësuar funksionin arterial, sipas “News Medical”.

Çokollata e zezë duhet të konsumohet me moderim si një ëmbëlsirë për shkak të përmbajtjes së kalorive dhe yndyrës.

Hulumtimi i udhëhequr nga studiues në Universitetin Surrey sugjeron përdorimin flavonoideve – një klasë e polifenoleve me bazë bimore, që gjenden në ushqime si çaji, kakaoja, manaferrat dhe mollët, të njohura për përfitimet shëndetësore si përmirësimi i shëndetit kardiovaskular duke rritur funksionin endotelial dhe duke ulur presionin e gjakut.

Efektet e tyre pozitive shtrihen në veprime anti-inflamatore dhe anti-trombotike, duke ulur ulin në mënyrë modeste tensionin e gjakut dhe mbështetur shëndetin vaskular.

Duke analizuar të dhënat e 145 studimeve, ekipi zbuloi se marrja e rregullt e ushqimeve të pasura me flavonoide – çoi në një ulje të tensionit të gjakut, veçanërisht tek njerëzit me tension të lartë.

Tek disa pjesëmarrës, ulja e tensionit të gjakut ishte e krahasueshme me atë të arritur me disa ilaçe për tensionin e gjakut, duke nënvizuar potencialin e dietës si një mjet ndihmës në parandalimin dhe menaxhimin kardiovaskular.

Përtej tensionit të gjakut, flavonoidet treguan se përmirësojnë funksionin endotelial, duke rritur performancën e enëve të gjakut – pavarësisht nga çdo ndryshim në tensionin e gjakut./K.M

08:00 Rrezik për shëndetin mendor, Franca do të ndalojë rrjetet sociale për nën 15-vjeçarët

By: Klara
2 January 2026 at 08:00

Franca do të shqyrtojë në janar një projektligj që synon të ndalojë mediet sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe telefonat celularë, raportojne mediat e huaja.

Këshilli i Shtetit do të shqyrtojë projektligjin më 8 janar me qëllim ndalimin e aksesit në mediat sociale për të rinjtë nën moshën 15-vjeç dhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme duke filluar nga viti i ri shkollor, që do të thotë shtatori 2026.

Sipas burimeve qeveritare, projektligji është hartuar në një mënyrë që siguron se është në përputhje me ligjin evropian, ndryshe nga një përpjekje e mëparshme që dështoi.

Në nëntor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dëshiron ta zgjerojë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme që nga fillimi i vitit shkollor 2026-2027 dhe të vendos një ndalim të medieve sociale për të rinjtë nën 15 ose 16-vjeç.

Ndalimi i telefonave celularë ka qenë tashmë në fuqi nga kopshti deri në shkollën e mesme sipas një ligji të vitit 2018, megjithëse ndonjëherë ka rezultuar i vështirë për t’u zbatuar.

Shumë studime akademike kanë dokumentuar rreziqet për shëndetin mendor të përdorimit të mediave sociale nga të rinjtë si dhe rreziqet e shpërqendrimit nga telefonat celularë tek adoleshentët./K.M

07:51 Tragjedia me 47 viktima në Zvicër në natën e Vitit të Ri, si nisi zjarri në ‘Le Constellation’

By: Klara
2 January 2026 at 07:51

Last Updated on 02/01/2026 by Klara

Një flakë u ndez nga një shkëndijë në natën e Vitit të Ri, në qendër të Crans-Montana, një vendpushim luksoz skish në Alpet Valais të Zvicrës.

Kjo shkëndijë, e aftë të vrasë të paktën 47 persona brenda sekondave dhe të plagosë 115, pothuajse të gjithë adoleshentë, mendohet se është ndezur nga një shfaqje fishekzjarresh e futur në grykën e një shisheje shampanje.

Gjashtë italianë rezultojnë të zhdukur, me 13 të shtruar në spital në Cyrih, Lozanë dhe Spitalin Niguarda në Milano. Një shkëndijë minimale, por shumë e zhurmshme për ta aktivizuar plotësisht festën, duke prekur pothuajse tavanin prej druri në bodrumin pas skive: si fitili i shpenzuar i një bombe, ajo shkaktoi shpërthimin që fillimisht shpërtheu dhe më pas dogji kurthin në të cilin “qindra turistë nga e gjithë bota” kishin zgjedhur të mirëprisnin vitin 2026.

Pas masakrës që tronditi Zvicrën dhe më gjerë qëndronte zakoni famëkeq i stafit për t’u shërbyer shampanjë “spektakolare” të ftuarve të ditëlindjes. Një kamariere hipi mbi supet e një kolegu, me shishen e gazuar të ngritur mbi kokën e saj, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës: kjo konfirmohet nga imazhet historike në faqen e internetit të Constellation, të cilat u hoqën shpejt nga çifti francez me origjinë korsikane që e drejtojnë atë.

Në natën e Vitit të Ri, spektakli, shumë i kërkuar nga të rinjtë që mund ta përballonin, u shndërrua menjëherë në “një nga tragjeditë më të këqija në historinë e Konfederatës”. Tavani i bodrumit u përfshi nga flakët, flakët u përhapën me shpejtësi dhe gjerësisht, temperatura e brendshme u rrit në qindra gradë dhe gjithçka që mund të shpërthente shpërtheu. “Në ato kushte”, pranon Frédéric Gisler , komandant i policisë kantonale të Valais, “mbijetesa është praktikisht e pamundur”.

Në Crans-Montana, sipas të mbijetuarve,.një cep i tavanit,” thanë ata, “u nxi dhe filloi të digjej. Disa njerëz bënë shaka kur panë flakët e para, por as nuk patën kohë të buzëqeshnin.” Nga tavani, zjarri u përhap shpejt në mure dhe orendi, të cilat, sipas gjetjeve fillestare, nuk ishin të papërshkueshme nga zjarri. Teknikët zviceranë e quajnë këtë efektin e sobës: oksigjeni, i kanalizuar në bodrum nga tubat e ventilimit, e shumëfishoi flakën, duke e shtyrë gazin inkandeshent lart, duke nxitur shpërthimet që pasuan menjëherë.

Alarmi i parë u dha për policinë dhe zjarrfikësit në orën 1:32 të mëngjesit, ndërsa paniku kishte shkaktuar tashmë një arratisje të dëshpëruar. “Ata brenda,” thotë Battista Medda , i përjashtuar rastësisht, “nxorrën me nxitim drejt shkallëve që të çonin në katin përdhes dhe të vetmes dalje për në sipërfaqe. Ata që kishin pritur me orë të tëra në Rue Centrale, duke u shtyrë për të hyrë në bar, panë rojet e sigurisë të hynin me nxitim dhe, pa kuptuar se çfarë po ndodhte, i ndoqën ata që të mos paguanin biletën e mbrëmjes. Dy lumenj njerëzorë u përplasën brenda një furre shkrirjeje: është e pamundur të harrosh masakrën.” Ata të paktë që arritën të gjenin çarjen e duhur – në një dritare të thyer me duar të zhveshura, ose midis këmbëve të trupave të shndërruar në pishtarë njerëzorë – u tronditën dhe mundën të dilnin përsëri në natën e acartë.

“Shumë djem”, thanë dy burra francezë nëntëmbëdhjetëvjeçarë, “po bërtisnin, rrobat e tyre në flakë. Të tjerë u përpoqën më kot t’i grisnin. Lëkura e tyre e djegur mbeti e ngjitur, flokët e tyre digjeshin si tallash druri. Disa, tashmë të panjohshëm dhe që ngjanin me prush të nxirë, kërcyen jashtë lakuriq, të lagur në gjak”. Zyra e prokurorit të Valais përjashton një sulm, duke e quajtur atë një “aksident” dhe konfirmon se ende nuk ka bërë asnjë arrestim. Megjithatë, ajo thekson, nëpërmjet Prokurores së Përgjithshme Béatrice Pilloud, se “hetimet e hollësishme për neglizhencë të rëndë janë duke u zhvilluar”.

Përveç “ritualit” të shisheve me gaz, hetimi përqendrohet në pajisjet e sigurisë nga zjarri të lokalit, përshtatshmërinë e shkallëve midis bodrumit dhe nivelit të rrugës, daljet e emergjencës dhe numrin e klientëve të pranishëm brenda Le Constellation në kohën e masakrës. “Gjëja e parë që shkoi keq ishte dëshmia e një instruktori skijimi i cili humbi pesëmbëdhjetë kolegë që kishin rezervuar një tavolinë – ishte spërkatësi, spërkatësi i sistemit të zjarrfikjes që supozohej të ngadalësonte zjarrin. Asnjë pikë uji nuk doli; ndoshta kabllot u shkrinë nga temperaturat që ekspertët vlerësojnë se ishin afër 400 gradëve.”

Hipotezat dhe justifikimet janë të shumta: e vetmja siguri, për momentin, është katastrofa e sigurisë në një vend kulti midis të rinjve, një vend grumbullimi për shumë italianë që punojnë ose frekuentojnë Kransin për ski. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi,” premtoi Presidenti Zviceran Guy Parmelin , “për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për të parandaluar që të ndodhë përsëri.” Dyzet helikopterë, përfshirë ata nga kantonet fqinje, Lugina e Aostës dhe Lombardia, u dërguan për të ofruar operacione shpëtimi: qindra oficerë policie, zjarrfikës, mjekë urgjence dhe psikologë nxituan para agimit për të ndihmuar të mbijetuarit e tronditur. E gjithë zona, midis kinemasë së resortit dhe hoteleve në skaj të qendrës, ishte e rrethuar: një zonë ndalim-fluturimi ishte në fuqi gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mos pengohej transferimi ajror i të plagosurve në spitalet që ishin ende në gjendje t’i pranonin ata.

Prioriteti tani është shpëtimi i të mbijetuarve, rreth tetëdhjetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, dhe identifikimi i trupave të gjetur. “Shumica”, thotë Stéphane Ganzer, kreu i departamentit të sigurisë në Valais, “janë të shpërfytyruar nga djegiet dhe të panjohshëm. Identifikimi i tyre përbën një sfidë të paparë mjekësore: autopsitë dhe testet mund të zgjasin me javë dhe do të kërkojnë krahasime gjenetike”. Qindra të afërm të të plagosurve dhe të zhdukurve janë në qendrën e konferencave Le Régent në Crans-Montana dhe në spitalet zvicerane, duke kërkuar me dëshpërim ata që nuk u janë përgjigjur mesazheve dhe telefonatave që nga mbrëmë. Gjithashtu në vendngjarje janë ambasadori italian në Bernë, Gian Lorenzo Cornado , dhe konsullja Nicoletta Piccirillo , në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani , i cili gjithashtu po mbërrin. “Po jetojmë në një makth”, thotë Carla Masiello , e cila ka humbur kontaktin me djalin e saj Giovanni, “sepse ai ishte në atë vend. Na dërgoi urime për Vitin e Ri në celular, pastaj papritmas ra heshtje”.

Së bashku me resortin, i cili frekuentohet nga jet seti ndërkombëtar, i gjithë vendi është i tronditur. Në mediat sociale dhe televizion, gjatë javës turistike dimërore me bileta të shitura, ka madje thirrje për t’u përmbajtur nga angazhimi në “sporte të rrezikshme” sepse spitalet “nuk janë në gjendje të përballojnë urgjenca të mëtejshme”. Kjo është një ftesë që jo të gjithë, madje as në Crans-Montana, po e marrin parasysh. Edhe dje, ndërsa ambulancat dhe karrocat e vdekjes arritën në resort, mijëra skiatorë mbushën pistat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ose, duke u kthyer pasdite, ndaluan vetëm pak metra larg vendit të masakrës për një selfie makabre.

Përpara tyre, të tmerruar dhe të trishtuar, janë djemtë e përlotur që ende nuk mund ta besojnë se kanë dalë gjallë nga Le Constellation. “Isha i sigurt,” thotë pesëmbëdhjetëvjeçari Marc R., “se do të vdisja atje poshtë. Pashë një dritë në tym dhe e ndoqa, pa marrë frymë. Katër miqtë që ishin me mua janë zhdukur. Ndihem i turpëruar që jam ende këtu, por edhe prekja e kësaj indiference mund të vrasë./K.M

07:40 Çfarë është depresioni sezonal i festave dhe si mund të përmirësohet

By: Klara
2 January 2026 at 07:40

Last Updated on 02/01/2026 by Klara

Depresioni gjatë festave është një fenomen më i zakonshëm sesa mendohet, dhe shpesh quhet edhe “depresion sezonal i festave” ose “holiday blues”. Edhe pse festa të tilla si Krishtlindjet ose Viti i Ri lidhen me gëzim, për disa njerëz ato mund të shkaktojnë ndjenja trishtimi, ankthi ose izolimi. Ja disa aspekte kryesore të këtij fenomeni:

Shkaqet e depresionit gjatë festave

Presioni social dhe krahasimi me të tjerët.

Reklamat dhe rrjetet sociale shpesh tregojnë vetëm momente të lumtura, duke krijuar pritshmëri të paarritshme.
Njerëzit mund të ndihen të izoluar nëse nuk kanë familje ose miq për të festuar.

Stresi financiar dhe organizativ.

Shpenzimet për dhurata, udhëtime dhe festime mund të jenë burim stresi.
Përgatitjet e festa shpesh kërkojnë energji fizike dhe emocionale.

Kujtime dhe humbje.

Festat mund të rikthejnë kujtime të dhimbshme ose mungesën e të dashurve që nuk janë më pranë.
Humbja e një të afërmi ose përfundimi i një marrëdhënieje mund të intensifikojë ndjenjat negative.Ndryshimi i rutinës dhe moti.

Dimri shpesh shoqërohet me më pak dritë dielli, gjë që mund të ndikojë në humor (depresion sezonal).
Ndryshimi i orarit të gjumit ose konsumit të ushqimit mund të përkeqësojë gjendjen emocionale.

Simptomat që mund të shfaqen janë trishtimi ose melankolia më shpesh se zakonisht që shoqërohen me humbje energjie, lodhje, ndjenja fajësie ose pakënaqësie.

Anhedoni ose mungesa e kënaqësisë është simptomë tjetër.
Ndjenja të vetmisë dhe izolimit social.
Si të përballoni depresionin gjatë festave.

Është normale të mos ndihesh gjithmonë i lumtur, por duhen ruajtur kontaktet sociale pasi edhe një telefonatë ose takim i shkurtër me miq apo familje mund të përmirësojë humorin.

Një mënyrë tjetër sesi mund të parandalojmë depresionin gjatë festave janë limitet: mos e teproni me shpenzimet ose përpjekjet për të kënaqur të tjerët.

Po ashtu ruajtja e një rutine të shëndetshme ku përfshihen ushqimi i shëndetshëm, aktivitet fizik dhe gjumi i rregullt ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike.

Por nuk duhet anashkaluar asnjëherë ndihma profesionale. Nëse depresioni është i rëndë ose zgjat më shumë se disa javë, një psikolog ose psikiatër mund të ndihmojë./K.M

Yesterday — 1 January 2026Main stream

15:00 “Metoda e Dritares 5-Minuta”: Sekreti i ri për të humbur stresin e mëngjesit

By: Klara
1 January 2026 at 15:00

Një trend i ri i quajtur “5-Minute Window” këshillon që çdo mëngjes, para se të prekësh telefonin, të hapësh dritaren, të marrësh ajër të freskët dhe të shkruash 3 gjëra që ke në mendje.

Specialistët e psikologjisë pozitive thonë se kjo ndihmon në uljen e ankthit ndërlidhur me rrjetet sociale dhe lajmet negative. Përdoruesit që e kanë provuar raportojnë ritëm më të qetë dhe energji më të balancuar gjatë ditës./KM

14:50 Nga sot rriten pensionet në Shqipëri, sa do të përfitojnë qytetarët sipas kategorive

By: Klara
1 January 2026 at 14:50

Nga ky fillim-viti hyn në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, një masë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët në të gjithë vendin.

Kjo skemë e re, që nuk ishte aplikuar më parë, është pjesë e angazhimit të qeverisë për të rritur gradualisht pensionin minimal dhe mesatar në vend, duke siguruar mbështetje më të madhe për qytetarët që mbështeten tek të ardhurat nga pensionet.

Sipas vendimit, përfituesit do të marrin shtesa mujore të ndryshme sipas kategorive:

Pensionet e qytetit: +1.800 lekë/muaj

Pensionet urbane të pjesshme: +800 lekë/muaj

Pensionet rurale: +1.000 lekë/muaj

Pensionet familjare: +700 lekë/muaj

Pensionet e invaliditetit: +600 lekë/muaj

Kjo rritje e përmuajshme ka për qëllim që, brenda disa viteve, të arrihet pensioni minimal prej 20 mijë lekësh dhe pensioni mesatar në qytet 40 mijë lekë.

Për shembull, një pensionist që aktualisht merr 27 mijë lekë në muaj do të arrijë të marrë 40 mijë lekë në vitin 2029. Ndërsa për pensionet rurale të dalë nga kontributet, një individ që sot merr 11 mijë lekë do të ketë pension mujor 18 mijë lekë pas katër vitesh.

Sot, përfitues nga skema e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë dhe numri i tyre rritet çdo vit me 15 mijë pensionistë të rinj. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka bërë me dije se gjatë vitit 2026 pritet një reformë e thellë e sistemit të pensioneve, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të skemës dhe përmirësimin e përfitimit për qytetarët.

Ekspertët vlerësojnë se kjo masë, e kombinuar me bonuset mujore, përfaqëson një përpjekje të dukshme për të mbështetur pensionistët më të prekur nga kushtet e këqija dhe për të krijuar një sistem më të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke adresuar një pjesë të sfidave ekonomike, me të cilat ata përballen në jetën e përditshme./KM

❌
❌