Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Analiza/ A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

24 January 2026 at 08:56

Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.  Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase.

Takimi tre palësh u përqendrua në kushtet për përfundimin e luftës, u shpreh negociatori ukrainas Rustem Umerov, por nuk dha detaje. Kurse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij me video në mbrëmja, tha se është shumë herët për të nxjerrë përfundime nga takimi në Abu Dhabi.

Negociatat kanë të bëjnë kryesisht me territoret, më saktësisht, me Donbasin – dhe çështjen se kush do ta kontrollojë këtë rajon industrial të Ukrainës lindore pas përfundimit të luftës. Rusia e ka pushtuar një pjesë të madhe aty ushtarakisht. Pjesa tjetër është me rëndësi të madhe për Ukrainën.

Moska po kërkon që Ukraina të tërhiqet nga pjesa e Donbasit që ende kontrollohet nga Kievi – dhe po e bën këtë një parakusht për bisedimet e paqes. Kievi refuzon tërheqjen vullnetare. “Çështja e Donbasit është një çështje kyçe”, theksoi Presidenti Volodymyr Zelensky para se të fillonin negociatat.

Për ushtrinë ukrainase, rajoni i Donjetskut në Donbas është strategjikisht i rëndësishëm për ndalimin e një avancimi rus. Lidhur me këtë administrata Trump ka propozuar demilitarizimin e rajonit dhe krijimin e një zone të tregtisë së lirë. Por Donbasi është shkatërruar kryesisht pas luftimeve të ashpra dhe të dyja palët po pretendojnë kontrollin.

Andreas Umland, politolog në Qendrën e Stokholmit për Studime të Evropës Lindore, i përshkruan bisedimet në Abu Dhabi si “teatër diplomatik”. Ai argumenton se gjatë gjithë vitit të kaluar, diskutimet kishin më pak të bënin me arritjen e një armëpushimi apo edhe paqeje, dhe më shumë me qëllimin për të fituar favorin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Kjo sepse SHBA-të potencialisht kanë fuqinë ose ta vazhdojnë ose ta përfundojnë luftën”. Umland vë në dyshim interesin e vërtetë të Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Aktualisht në Ukrainë, miliona njerëz janë pa energji elektrike. Në kryeqytetin Kiyv, 4,000 ndërtesa mbeten pa ngrohje pasi ushtria ruse sulmoi përsëri infrastrukturën energjetike të vendit të martën në mbrëmje.

Temperaturat në Kiyv aktualisht janë rreth minus dymbëdhjetë gradë Celsius. Shumë njerëz po jetojnë në apartamente të ftohta për javë të tëra me vetëm disa orë energji elektrike në ditë.

BE njoftoi se do të dërgonte 447 gjeneratorë shtesë emergjence në Ukrainë. Veprimet e Rusisë po i privonin “qëllimisht” civilët nga ngrohja, drita dhe nevojat themelore në mes të një dimri të ashpër, tha Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib./DW/

Studimi: Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 January 2026 at 08:42

Dhjami i trupit ndihmon në gjithçka, nga shëndeti i kockave deri te humori, dhe tani, hulumtimet sugjerojnë se rregullon edhe tensionin e gjakut dhe imunitetin, sipas “New Scientist”.

Nëse mendonit se dhjami i trupit ishte thjesht një depo pasive për ruajtjen e kalorive, hulumtimet sugjerojnë se ai luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Dhjami ekziston në disa forma. Për shembull, ekziston dhjami i bardhë, i cili ruan energji dhe çliron hormone që ndikojnë në metabolizëm; dhjami kafe, i cili gjeneron nxehtësi; dhe dhjami bezhë, i cili ndodhet diku midis tyre, i cili nxit prodhimin e nxehtësisë në kushte të caktuara.

Edhe brenda këtyre kategorive, vendndodhja ka rëndësi: dhjami nën lëkurë është përgjithësisht më pak i dëmshëm, ndërsa dhjami thellë brenda barkut – i njohur si dhjami visceral – është i lidhur fort me inflamacionin, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi më i fundit,  sugjeron se dhjami, ose indi dhjamor, ndihmon në mënyrë aktive në rregullimin e presionit të gjakut dhe koordinimin e përgjigjeve imune në vende kyçe.

Studiuesit në Spitalin Universitar Karolinska në Stokholm, Suedi hartuan arkitekturën qelizore të dhjamit visceral nga vende të shumta brenda barkut.

Ata zbuluan se dhjami epiploik, i cili mbështjell zorrën e trashë, është jashtëzakonisht i pasur me qeliza imune, si dhe me qeliza yndyrore të specializuara që prodhojnë proteina inflamatore të shoqëruara me aktivizimin imunitar.

Eksperimentet e mëtejshme treguan se produktet mikrobike që burojnë nga zorrët i bëjnë këto qeliza yndyrore të aktivizojnë qelizat imune aty pranë.

Sipas studimit, depot e dhjamit janë të specializuara sipas vendndodhjes së tyre anatomike, dhe ato që ndodhen më pranë zorrëve duken veçanërisht të përshtatura për ndërveprimin imunitar.

Dhjami epiploik shërben për funksione thelbësore të ngjashme tek njerëzit e të gjitha peshave trupore, pasi të gjithë kanë pak yndyrë që rrethon zorrën e tyre.

Zorra është vazhdimisht e ekspozuar ndaj lëndëve ushqyese, produkteve mikrobike dhe substancave që vijnë nga mjedisi ynë.

Indi dhjamor ndihmon në koordinimin e reaksioneve imune dhe ofron një shtresë shtesë mbrojtjeje.

Megjithatë, në obezitet, ky sistem mund të bëhet kronikisht i mbiaktivizuar.

Ushqimet me përbërje të veçanta bakteriale brenda mikrobiomës së zorrëve mund të nxisin potencialisht sinjalizim imunitar të vazhdueshëm në dhjamin e zorrëve, duke kontribuar në inflamacionin e shkallës së ulët – të lidhur me një sërë gjendjesh metabolike, të tilla si diabeti i tipit 2 dhe obeziteti.

“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryesor evropian në 2026-n

24 January 2026 at 08:38

“Ryanair” ka njoftuar itinerare të reja për në Shqipëri për vitin 2026, Riviera e së cilës është cilësuar nga ekspertët e udhëtimit si një destinacion evropian i ngjashëm me Maldivet, sipas të përditshmes britanike “The Standard”.

Linja ajrore me kosto të ulët tha se do të vendosë një avion të katërt B737-800 në Tiranë – në prill 2026 – dhe do të lançojë 20 itinerare të reja, duke e bërë më të lehtë për shumë turistë britanikë të eksplorojnë Shqipërinë.

Investimi prej 400 milionë dollarësh do të mbështesë më shumë se 3000 vende pune, duke përfshirë 120 vende të reja pune me paga të larta për pilotët dhe ekuipazhin e kabinës së “Ryanair” në Tiranë.

Kjo gjithashtu do të thotë që më shumë pasagjerë nga Britania e Madhe do të mund të fluturojnë me “Ryanair” për në Tiranë, Shqipëri nga aeroportet lokale në Birmingham
dhe Liverpool.

A ia vlen të vizitohet Tirana?

“Tripadvisor” ka ndarë disa rekomandime lidhur me aktivitetet qe mund te beni,  vendet ku mund të qëndroni dhe restorantet me te mira në kryeqytetin shqiptar.

Tripadvisor” ka ndarë disa rekomandime në lidhje me aktivitetet që mund të bëni, vendet ku mund të qëndroni dhe restorantet më të mira të kryeqytetit shqiptar.

“Tirana, qyteti më i madh i Republikës së Shqipërisë, është i bekuar me një klimë të butë mesdhetare, një mori kishash të bukura dhe parqesh të harlisura. E themeluar në vitin 1614, arkitektura mbresëlënëse e epokës së Musolinit shtrihet në qendër të qytetit”, tha “Tripadvisor”.

Cilat janë vendet më të mira për të vizituar?

“Shëtisni midis pamjeve të ndërtesave si, Xhamia e Et’hem Beut e vitit 1789 në Sheshin Skënderbej, Kulla e Sahatit e vitit 1830 dhe Teatri i Kukullave, dikur shtëpia e parlamentit kukull të Mbretit Zog.

Vizitoni Kambanën e Paqes, të ndërtuar me fishekë të vjetër, një kujtesë e së kaluarës së stuhishme të Tiranës.

“Shqipëria është një vend i bukur!, tha një turist nga Anglia në “Reddit”.

“U ktheva nga Tirana në fillim të këtij muaji. Gjëja MË E MIRË që bëra ishte, rezervimi i turit në Liqenin e Bovillës. Ishte ekonomik dhe ia vlejti çdo qindarkë”, tha një tjetër turist. Ju rekomandoj të vizitoni edhe liqenin artificial të Tiranës nëse ju pëlqen natyra”, tha një tjetër turist.

“Si e vetmja linjë ajrore me çmime të ulëta në Shqipëri, “Ryanair” ka kënaqësinë të njoftojë se do të vihet në dispozicion, një avion i 4-t me bazë në Tiranë, i cili do të zgjerojë pjesën e tregut të “Ryanair” në Shqipëri – me 43 itinerare për verën e vitit 2026, duke përfshirë 20 itinerare të reja”, tha drejtori ekzekutiv i “Ryanair”, Michael O’Leary.

“Ky investim rekord i “Ryanair” prej 400 milionë dollarësh, një rritje rekord e trafikut prej mbi 50% në 4 milionë pasagjerë për Tiranën – është një rezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të Shqipërisë – për të hequr taksat e udhëtimit dhe kostove më të ulëta të Aeroportit, të cilat ofrohen nga skemat e saj të suksesshme të nxitjes së rritjes ekonomike”, shtoi ai.

“Zgjerimi i hershëm i bazës së “Ryanair” në Tiranë është një demonstrim i fuqishëm i forcës së partneritetit tonë dhe ambicies sonë të përbashkët për rritje të qëndrueshme”, tha drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi.

“Përmes kapacitetit në zgjerim të shpejtë të Aeroportit të Tiranës – i nxitur nga investimet strategjike në infrastrukturë, teknologji dhe përsosmëri operacionale – po hapen mundësi të reja për turizëm, biznes dhe zhvillim ekonomik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin e gjerë”, shtoi ai.

Parashikimi i motit, 24 janar 2026

24 January 2026 at 08:16

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje bore me intensitet të ulët.

 Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 January 2026 at 08:00

Dashi

Ditë edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion të zjarrte kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqarët do realizojnë takime vërtet interesante të cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vetë nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset në rregull.

Demi

Do ju kushtoni rëndësi të madhe edhe detajeve të vogla sot juve të dashuruarit dhe gjërat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mirë problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqarët do vërtiten gjatë gjithë kohës në kërkim të dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë edhe sikur gjendja të jetë e qëndrueshme.

Binjakët

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e favorizuar në çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë që keni në krah. Priten dashuri me shikim të parë gjatë kësaj dite për beqarët. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht për ta. Në planin financiar përfitoni nga atmosfera e qetë për të riorganizuar gjendjen sepse më vonë do jetë e pamundur.

Gaforrja

Të dashuruarit do kalojnë një ditë shumë normale dhe aspak problematike. Në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë darkë romantike. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre që do iu joshin sepse disa janë eksperte të gënjeshtrave. Do vuani më vonë nëse nxitoheni. Në planin financiar situata do ndërlikohet edhe më tepër për shkak të shpenzimeve të detyruara.

Luani

Mërkuri nuk do krijojë kushtet e favorshme sot për të dashuruarit dhe nga ana tjetër do i nxitë ata të debatojnë me njeri-tjetrin. Dita do jetë delikate. Beqarët do jenë të pafat dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jenë shumë të mira. Do i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para për t’i hequr mënjanë.

Virgjëresha

Ditë e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni të bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqarët do kenë një dite plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për të dale nëpër takime. Financat do jene ne një gjendje më të mirë se kohet e fundit, por ende nuk është koha për të bërë investime të tejskajshme.

Peshorja

Do jeni mjaft në humor gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Beqarët do qëndrojnë serish te vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate të financave, por mundohuni të gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi

Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari

Venusi do e mbrojë sot jetën tuaj ne çift. Klima do jetë e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni të kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqarët më në fund do vendosin pak rregull ne jetën e tyre. Tregohuni sa me te hapur ndaj takimeve dhe mund të ndeshni personin e ëndrrave. Projekti që kishit menduar për te përmirësuar financat do të realizohet.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata që i jepni një rëndësi te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherë. Do ndiheni mire sot. Edhe jeta e beqareve do jete me e animuar. Do keni takime interesante të cilat mund t’iu ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për me vone, merruni sot sepse situata mund të ndërlikohet.

Ujori

Gjatë kësaj ditë do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata që kanë pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqarët do jetë shumë e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit

Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin që keni në krah dhe priten veç gjera të mira të ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jenë mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa më parë.

Yesterday — 23 January 2026Main stream

Sherr në Kukës/ Nxirren armët, kushërinjtë tentojnë të vrasin një person

23 January 2026 at 14:33

Disa persona janë përfshirë në një sherr në Kukës. Sipas policisë, në një lokal në Kukës, dy kushërinj se bashku me 3 shtetas të tjerë pas konfliktit kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një tjetër person,

Si pasojë e goditjes me shkop bejsbolli, shtetasi S.I është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Raportohet se është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Rusia godet sistemin energjetik/ Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 January 2026 at 14:21

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike.

Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata të energjisë elektrike dhe ujit në Kiev, të cilat kanë zgjatur tre deri në katër herë më shumë se në dimrat e mëparshëm, ndërsa temperaturat e natës në kryeqytet kanë rënë deri në -20 gradë Celsius.

Rusia pretendon se sulmet kanë për qëllim uljen e kapacitetit luftarak të Ukrainës, por nga ana tjetër Kievi thekson se objektivi janë civilët.

Më herët Ursula von der Leyen njoftoi dërgimin e 447 gjeneratorëve me vlerë 3.7 milionë euro, për të siguruar furnizimin me energji elektrike të spitaleve, strehimoreve dhe shërbimeve thelbësore, si pjesë e masave të mbrojtjes civile.

Shkodër-Romë-Boston: Rozita Fishta, violinistja që gjeti zërin e shpirtit në Amerikë

23 January 2026 at 12:25

Në lidhje për ABC e Mëngjesit nga Bostoni, vjen historia e bukur e Rozita Fishtës, violinistes që jeton mes klasikes dhe modernes. Që në moshën 5-vjeçare, violina u bë pjesë e jetës së saj, duke e udhëhequr nga Shkodra drejt skenave botërore. Pas studimeve në shkollën e muzikës dhe aktiviteteve në teatrin “Migjeni”, 18-vjeçare fitoi bursë të plotë në Santa Cecilia në Romë.

Në Itali performoi me orkestrën legjendare nën drejtimin e Antonio Pappano, para se të zhvendosej në SHBA në vitin 2013. Fillimet në Boston ishin të vështira: puna si ndihmëse në restorant, barriera gjuhës dhe një rrugë e gjatë për të ndërtuar emrin.

Sot, Rozita pasi ka qenë koncertmaistre në New England Philharmonic dhe Kendall Square Orchestra, dhe ka performuar në skena prestigjioze si Wang Theater, Agganis Arena dhe MGM, interpreton solo në violinë elektronike.

Në skenë ndërthur pop, rock, jazz, EDM e latino, ndërsa si soliste gjen dialogun më intim me veten. Ka ndarë skenën me emra të mëdhenj si Ledisi, Q-Tip, Gilberto Santa Rosa, dhe së fundmi bashkëpunon me MC Kreshën, Alban Skenderaj apo Ledri Vulen.

Në shpirt mbetet edhe poete, piktore dhe nënë krenare. Pinjolle e familjes Fishta, ajo mban gjallë trashëgiminë e fjalës dhe tingullit. Në shtëpinë e saj ruhen ende karriget ku dikur rrinte poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, i cili paraardhësit e Rozitës i konsideronte si familjen e tij.

Rozita tha gjatë intervistës se nëse do të duhej të rizgjidhte, prapë do të shkonte tek violina, pavarërisht sakrificave që i është dashur të bëjë… Një jetë ku muzika nuk është thjesht profesion, por frymëmarrje.

Ecuria dhe zhvillimi ekonomik/ “Në vëmendje inflacioni i çmimeve të ushqimeve”, ministrja Ibrahimaj: Borxhi publik i reduktuar përgjatë viteve të fundit

23 January 2026 at 12:21

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat foli për zhvillimin ekonomik, duke prezantuar ecurinë ekonomikë dhe orientimin nga konsumi drejt investimeve, eksporteve si edhe rritjes së produktivitetit.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj tha se politikat e ndërmarra kanë qëllimin garantimin dhe qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Gjithashtu shtoi se në vend ka një klimë biznesi që nxit investimet.

“Ekonomia përgjatë gjithë viteve të fundi ka patur stabilitet. Synimi është të garantojmë një treg që nxit investime. Investimet janë një komponent i rëndësishëm. Rritja e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte, tregon për një besim te ekonomia shqiptare qoftë e investitorëve shqiptarë qoftë edhe të huaj. Gjithashtu investimet janë mbështetur nga kredia që garanton jo vetëm financimin e vitit aktual por edhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Zbulohet skema/ Futën drogë në burgun e Elbasanit, arrestohet efektivi dhe familjarja e të burgosurit

23 January 2026 at 12:00

Pas një hetimi disa mujor është goditur një grup për organizimin e futjes së lëndëve narkotike në burgun e Elbasanit.

Nga hetimet është zbuluar skema mes tre personave të dyshuar, të cilët bashkëpunonin për të futur drogë brenda institucionit, me qëllim përfitimi financuar.

Njoftohet se lidhur me këta shtetas është ekzekutuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Përkatësisht bëhet fjalë për një punonjës policie, familjaren e një të paraburgosuri dhe një të paraburgosur në burgun e Elbasanit.

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite pritet të prekë rreth 120 milionë banorë në SHBA

23 January 2026 at 11:34

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së dhe media amerikane.

“Më shumë se 120 milionë banorë të SHBA-së ose më shumë se një e treta e të gjithë popullsisë mund të preken këtë fundjavë, sipas ABC News.

“Stuhia mund të kalojë nëpër më shumë se 3 000 kilometra të vendit”, raportoi ”Washington Post”.

Stuhia dhe bora priten për shtetet jugore, pjesë të Midwest dhe Bregut Lindor, ku pritet të godasë të dielën, duke përfshirë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe kryeqytetin e SHBA-së, Uashingtonin.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për rrugë të akullta dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

“Kombinimi i reshjeve të borës dhe erës mund të zvogëlojë rëndë dukshmërinë në rrugë”, tha ai.

Pemët mund të rrëzohen dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin gjithashtu të mundshme.

Sinoptikanët paralajmëruan gjithashtu për hipotermi dhe ngrirje dhe rekomanduan që banorët të mbrojnë kafshët shtëpiake nga të ftohtit.

“Erërat e forta do ta bënin temperaturën e perceptuar të ndihej edhe më e ftohtë”, shtuan ata.

Kur vjehrra bëhet si motër: Historia që po “thyen” stereotipet shqiptare

23 January 2026 at 11:22

Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Rinesa Krasniqi dhe Vlora Imeri treguan marrëdhënien e tyre të veçantë nuse–vjehrrë. Mes gatimeve, bisedave të sinqerta dhe kohës cilësore, dyshja u kthye në fenomen në rrjete sociale.

“Unë nuk gatuaj shumë mirë, ndaj i propozova vjehrrës të gatuanim bashkë”, tha Rinesa. Videoja e parë u prit me shumë dashuri, sepse pasqyron pikërisht raportin e tyre real.

“Rinesa është shumë e mirë për djalin tim”, shprehet Vlora, pa komplekse. Të dyja morën vendimin të jetojnë të ndara, por afër, për të ruajtur harmoninë.
Prej 6 muajsh, dy gratë janë bërë nënë e gjyshe, një dhuratë që ia atribuon e falenderon Rinesën. Rinesa punon si menaxhere e rrjeteve sociale, profesion që i lejon më shumë kohë me vajzën.

Vlora, mësuese e anglishtes, sot drejton prodhimin në një fabrikë buke. Rinesa ndau edhe historinë e dashurisë me bashkëshortin, Lisi, një histori që nisi më 16 dhjetor të disa viteve më parë dhe u kthye në lajtmotiv të jetës së tyre.

“Nga njohja në shesh, fejesa dhe martesa, të gjitha në të njëjtën datë të viteve të ndryshme i kemi bërë.” – tregon Rinesa.

Iku emigrant, u kthye MasterChef: Shqiptari “pushton” Romën me shije dhe humor

23 January 2026 at 10:12

Në studion e ABC e Mëngjesit zuri vend dhe historia e Arben Gjonit, shefit që la muzikën për kuzhinën dhe arriti majat në Romë. I larguar si emigrant, sot renditet me restorantin e tij mes 12 më të mirëve në Romë, duke lënë pas rreth 12 mijë restorante në TripAdvisor.

Shef Arbëni sjell në Shqipëri recetat autentike romane, por me interpretim modern. Në menu degustimi, ai kombinon traditën me guximin: carbonara klasike me karçof të skuqur dhe caccio e pepe me karkalec deti.

“Edhe Shqipëria duhet të mësohet me këto shije”, thotë ai.  Përveç gatimit, u bë viral me video humoristike, një ide spontane që solli sukses. “Shumica e klientëve vijnë pasi shohin videot”, shprehet shefi i buzëqeshur.

I rreptë në kuzhinë, por i balancuar në shije, Arbeni beson te ekipi dhe atmosfera.

Edhe pse ka pasur oferta të tjera, ai ka qëndruar besnik sipërmarrjes së tij të fundit, të hapur ditën e Pashkëve të kaluara dhe ku gjithçka po shkon mbarë.

“Elvis Presli” i Sarandës/ Sozia shqiptare që “elektrizon” jugun me “mbretin” e rock&roll

23 January 2026 at 10:07

Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit nga Saranda, vjen historia e Orest Kovit, showman-it që i dha qytetit shpirtin e Elvis Presley-t.

Pas gati 3 dekadash emigrim në Korfuz, Oresti kthehet në vendlindje dhe hap “Elvis Bar”, një ide që lindi nga pasioni dhe pandemia. Emigroi në vitin 1991 dhe nisi si kamarier në bare e restorante, ku karaokeja i hapi rrugën skenës.

“Kur këndoja duke shërbyer, më thanë që kisha talent dhe kështu nisi aventura ime”, tregon ai. Fillimisht i apasionuar pas muzikës së viteve ’80, Elvisi “i hyri në gjak” dhe publiku e shtyu të vazhdonte.

Që nga viti 2016, Saranda u bë shtëpia e tij artistike. Sot numëron 25 vite show dhe mbi 5000 performanca live. Nga maji në tetor, lokali i vogël është gjithmonë plot me turistë dhe kureshtarë.

Dy vëllezërit gjeni: Gjin dhe Lum Rrahmani kthehen me medalje ari nga SHBA

23 January 2026 at 09:59

Në ABC e Mëngjesit, u përcoll historia frymëzuese e Gjin dhe Lum Rrahmanit, dy vëllezër nga Kosova që po duartrokiten nga bota e shkencës.
Nxënësit kampionë u kthyen nga SHBA me 3 medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Shkencës dhe Inteligjencës Artificiale.

Nga Florida sollën medalje të artë në AI, medalje të artë në Biologji – “Best of the Best” dhe medalje bronzi në Matematikë. Në garë morën pjesë 23 shtete, mes tyre Kina dhe India, ku emri i Kosovës u njoh dhe u respektua.
“E dinim që do fitonim, kishim vetëbesim”, thonë vëllezërit, që testin e AI e përfunduan ndër të parët.

Sukseset e tyre shtrihen nga Emiratet e Bashkuara, Italia, Kanadaja, Holanda, Malajzia, Egjipti e deri në SHBA.

Gjithmonë me flamurin e Kosovës me vete, fitoret ia kushtojnë prindërve, mësuesve dhe vendit të tyre. Në krah të tyre, nëna Lindita Jashanica Rrahmani, një nënë mes dy “zjarresh” në shkencë.

Me lodhje, sakrifica dhe net pa gjumë, ajo flet për lot gëzimi dhe krenarie. “Lutem vetëm për shëndetin dhe rrugën e dijes”, shprehet ajo.

Amerika ishte ëndrra e tyre dhe u bë realitet. Ndërsa ëndrrat vazhdojnë, sfida e radhës i pret në gusht, në Niagara.

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

23 January 2026 at 09:52

LEZHE – Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”. Në pranga ka rënë një 45-vjeçar. Sipas Policisë shtetasi Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë.

Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

23 January 2026 at 08:12

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime trepalëshe Kjo është hera e parë që të tre vendet marrin pjesë në një takim së bashku që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Samiti vjen pas një takimi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë mbrëmjen e të enjtes.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i përshkruan bisedimet si “konstruktive dhe shumë të sinqerta”, por çështjet territoriale mbeten një pikë ngërçi, raporton BBC.

Sulmet ruse në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

23 January 2026 at 08:07

Sulmet ushtarake ruse në juglindje të Ukrainës lanë të vdekur një person dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë.

Guvernatori rajonal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se forcat ruse kishin nisur një seri sulmesh ndaj Komyzyvakha. Disa shtëpi u dëmtuan në qytet, në lindje të kryeqytetit.

Ndërsa në qytetin industrial të Kremy Rih, ku jeton Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në rajonin e Dnipropetrovskit, sulmet ruse me mjete ajrore pa pilot dhe raketa plagosën 13 persona, përfshirë katër fëmijë, tha kreu i komandës ushtarake të qytetit, Oleksandr Vilkul.

Sipas oficerit, u goditën ndërtesa apartamentesh, shkolla dhe infrastruktura.

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”!

23 January 2026 at 08:02

Turistët që kërkojnë destinacione mahnitëse dhe me diell këtë verë, mund të marrin në konsideratë udhëtimin përtej pikave tradicionale turistike si Spanja ose Greqia, duke eksploruar në vend të tyre Ksamilin, një zonë bregdetare spektakolare e quajtur “Maldivet e Evropës”, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen britanike “Nottingham Post”.

Me ujëra të kristalta, peizazhe mahnitëse malore dhe çmime të përballueshme, Ksamili ndodhet përgjatë Rivierës Shqiptare dhe po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët britanikë, të tërhequr nga shkëlqimi i tij natyror, klima e ngrohtë dhe birra jashtëzakonisht të përballueshme.

Nuk është çudi që 120 000 vizitorë britanikë udhëtojnë në Shqipëri çdo vit. Vendi i bukur evropian është vetëm tre orë larg me linjë ajrore.

Falë vijës bregdetare piktoreske dhe një grupi plazhesh të qeta, Ksamili përfaqëson një thesar magjepsës që tërheq turistët.

I konsideruar si “Karaibet e Evropës” nga britanikja “The Telegraph” – e cila vlerësoi palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat me kashtë – Ksamili ndodhet në Rivierën jugore të Shqipërisë, ku do të gjeni edhe Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ky fshat bregdetar është mjaftueshëm i bukur për të magjepsur edhe turistin më me përvojë.

Plazhi i Ksamilit ofron brigje të pastra me rërë dhe temperatura verore që arrijnë deri në 30°C – duke krijuar një vendpushim ideal për adhuruesit e diellit.

Është e rëndësishme të theksohet se Ksamili, mbetet jashtëzakonisht i përballueshëm, me akomodim të disponueshëm për vetëm 20 paund nata, ndërsa vaktet me tre pjata mund të kushtojne deri në 17 paund, raporton “Mirror“.

Gazeta britanike “The Guardian” e renditi Plazhin e Ksamilit dhe bregdetin e Jonit në Shqipëri, në vitin 2013, mes 20 destinacioneve më të mira për pushime në plazh – si për pushuesit britanikë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.

Në vitet në vijim, zona bregdetare shqiptare ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme të turizmit që rezultoi në rritjen e numrit të hoteleve.

Sipas DW.com nga maji i kaluar, mbi 11,7 milionë turistë ndërkombëtarë vizituan vendin ballkanik në vitin 2024, me autoritetet që parashikojnë një rritje të numrit të tyre – në 15 milionë deri në fund të vitit 2025 – pothuajse katërfishi i popullsisë së vendit.

Në një përpjekje për të konkurruar me vendet tradicionale të pushimeve, pronarët e hoteleve shqiptare, po kërkojnë të krijojnë lidhje më të forta me vizitorët duke ofruar atraksione kulturore, duke përfshirë degustacione kulinare dhe shfaqje valleve tradicionale shqiptare.

Për më tepër, turistët e magjepsur nga Shqipëria i postojnë rekomandimet e tyre në mediet sociale.

“Plazhet e Ksamilit të kujtojnë ato të Greqisë. Shumica prej tyre janë në pronësi private – por restorantet dhe kafenetë që kanë shezlongje plazhi dhe çadra i ofrojnë ato më lirë pas orës 15:00 pasdite. Ju mund të notoni në ujërat e kristalta ose të shtriheni duke lexuar dhe ngrënë petulla, fruta të freskëta dhe ëmbëlsira të tjera që shiten nga vendasit”, raporton “48 Hours in Europe”.

Adhuruesit e kulturës do të kenë shumë mundësi zgjedhjeje, me një gamë mrekullish natyrore të ndërthurura me një mori monumentesh historike.

Këto variojnë nga Gjirokastra, Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dikur një fortesë sulltanore, deri te Parku Arkeologjik i Apollonisë, plot me mbetje të qytetërimeve të lashta greke dhe romake

❌
❌