Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’/ Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

By: Rovena
26 January 2026 at 21:02

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

Sipas Bejkos, narrativa e ndërtuar rreth heqjes së statusit “non grata” dhe paralelizmat mes kryeministrit Edi Rama dhe figurave ndërkombëtare si Maduro, rriti artificialisht shpresat e militantëve, por nuk u përkthye në rezultate konkrete.

Ai theksoi se ngjarje të shpejta në arenën ndërkombëtare, si përfshirja e Ramës në Bordin e Paqes dhe kontaktet me figura të administratës Trump, kanë forcuar pozitën e kryeministrit, ndërsa Berisha, sipas tij, ndonëse shfaqet i irrituar, ka interes që Rama të dalë i fortë politikisht.

“Berisha e kishte pritshmërinë shumë të lartë, iu krijua ideja me arrestimin e Maduros, edhe Edi Rama ishte një Maduro, filluan të besonin Ramaduro. Këtë fabule filluan që ta besonin vërtet. Këta e rritën jashtëzakonisht shumë pritshmërinë në raport me militantët. Doli Belind Këlliçi për të helmuar militantët se Sali Berishës i është hequr ‘non grata’, asnjëra prej tyre nuk ndodhi.

Ndodhën disa gjëra të shpejta, siç ishte Bordi i Paqes ku Rama do jetë krah vetë Trump dhe elementi i dytë ishte ardhja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe më pas i dhanë votën Ramës për Bordin. Berisha bën vërtet si i inatosur, Berisha është i kënaqur që Rama shkoi te Trump sepse Rama atje do të japë imazhin që Rama është shumë afër amerikanëve dhe do t bjerë pak ndikimi mbi SPAK për Ramën dhe veten, se hallin e kanë të përbashkët. Pse Berishës i intereson Rama e fortë?! Sepse Rama tha që do bëjë ndryshime kushtetuese, do i japë Senatin dhe Senati është imunitet”, tha Bejko.

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Kontrasti, Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

By: Rovena
26 January 2026 at 20:25

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te roli i Sali Berishës në opozitë dhe ndikimi i tij në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët.

Sipas Bejkos, Berisha ka qenë i izoluar gjatë fazave të opozitarizmit, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot gjendet në një situatë edhe më të rëndë politike, pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se ky izolim e bën Berishën një nga politikanët më të izoluar në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës, duke krijuar një kontrast që, sipas tij, forcon pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

Bejko shtoi se shqetësimi kryesor i ndërkombëtarëve lidhet me mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke e konsideruar moslargimin e Berishës si një nga faktorët kryesorë. Në këtë kontekst, ai vlerësoi edhe fjalimin e Ramës në Izrael, duke e cilësuar korrekt, të balancuar dhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe historikut të saj.

“Berisha në fazat e opozitarizmit ka qenë i izoluar, e aq më tepër nga ndërkombëtarët. Në opozitën e dytë Berisha ka qenë udhëzuesi i vendimeve radikale të PD. Vijmë tek momenti i tanishëm, është më zi. Berisha i shpallur ‘non grata’ nga dy superfuqi, SHBA dhe Britani, nuk është i pranuar as nga BE, na del që Berisha është politikani më i izoluar në Shqipëri, pas Enver Hoxhës.

 Kjo bën kontrastin e madh që Rama del edhe më i ngritur, për shkak të izolimit të ti. Ndërkombëtarët të paktën ata që e kanë mirësi ecjen e Shqipërisë përpara e kanë si shqetësim faktin e mbylljes së rotacionit në Shqipëri dhe shkak për këtë është Berisha. Ajo që i shqetëson më shumë është mos spostimi i Berishës. Rama është në Izrael, fjalimi i tij ka qenë shumë korrekt dhe shumë i balancuar dhe të mos harrojmë që është kryeministri i një vendi me besim mysliman. Mendoj që Edi Rama e përfaqësoi shumë mirë, por e përfaqësoi shumë mirë edhe historikun e Shqipërisë”, tha Bejko.

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

By: Rovena
26 January 2026 at 19:28

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027, duke e bërë ligjërisht të detyrueshëm angazhimin për shkëputjen nga një prej furnizuesve kryesorë të energjisë.

Vendimi u miratua nga ministrat e vendeve anëtare gjatë një takimi në Bruksel, megjithëse Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër, ndërsa Bullgaria abstenoi.

Hungaria njoftoi se do ta çojë ligjin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, duke kundërshtuar vendimin që prek drejtpërdrejt interesat e saj energjetike.

Sipas marrëveshjes, BE-ja do të ndalojë importet e gazit natyror të lëngshëm nga Rusia deri në fund të vitit 2026, ndërsa furnizimi përmes gazsjellësve do të ndërpritet plotësisht më 30 shtator 2027.

Ky vendim vjen gati katër vite pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe synon të forcojë pavarësinë energjetike të Bashkimit Europian, si dhe të reduktojë financimin e luftës së Moskës.

Zelensky: Ukraina, SHBA-të dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja trepalëshe këtë javë

By: Rovena
26 January 2026 at 19:07

Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja trepalëshe më vonë këtë javë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën, duke sinjalizuar një intensifikim të rrallë të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës pas takimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një postim pasi mori një informim nga delegacioni i Ukrainës, Zelensky tha se bisedimet në Emiratet e Bashkuara Arabe shënuan formatin e parë të dialogut trepalësh në një kohë të gjatë, dhe u përqendruan kryesisht në çështjet ushtarake kritike për përfundimin e luftës.

Takimet trajtuan gjithashtu çështje politike të pazgjidhura, tha Zelensky, me negociatorët që analizuan pozicionet kryesore të të gjitha palëve dhe vendosën kornizën për punë të mëtejshme diplomatike.

“Ne po përgatitemi për takime të reja trepalëshe këtë javë,” tha Zelensky, pa specifikuar datat ose vendet, transmeton Telegrafi.

Zelensky nuk dha detaje mbi propozimet specifike të diskutuara, por i përshkroi bisedimet si thelbësore, duke thënë se ato ndihmuan në sqarimin e pozicioneve përpara raundit të ardhshëm.

Delegacioni i Kievit u drejtua nga Ruston Umerov – një negociator veteran në bisedimet me Moskën – së bashku me kreun e zyrës presidenciale dhe shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, negociatorin David Arakhamia dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Andriy Hnatov, ndër të tjerë.

Delegacioni rus u drejtua nga Igor Kostyukov, kreu i GRU-së, agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse. Portali investigativ Agentstvo raportoi se Alexander Zorin, zëvendësdrejtori i parë i GRU-së për informacion, ishte gjithashtu pjesë e ekipit negociator rus.

Ukraina ka thënë vazhdimisht se çdo proces diplomatik duhet të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të mbështetet nga marrëveshje konkrete ushtarake dhe sigurie, edhe pse kanalet diplomatike rihapen.

Ndërsa negociatorët u takuan për ditën e dytë të shtunën, Ukraina akuzoi Rusinë për sabotimin e përpjekjeve për paqe duke nisur një nga sulmet e saj më të rënda në muaj.

“Përpjekjet për paqe? Takim trepalësh në Emiratet e Bashkuara Arabe? Diplomaci? Për ukrainasit, kjo ishte një natë tjetër e terrorit rus”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha.

Sybiha komentoi se udhëheqësi rus Vladimir Putin “urdhëroi një sulm brutal masiv me raketa kundër Ukrainës pikërisht ndërsa delegacionet po takohen në Abu Dhabi për të çuar përpara procesin e paqes të udhëhequr nga Amerika. Raketat e tij nuk goditën vetëm popullin tonë, por edhe tryezën e negociatave”.

Breshëria e natës goditi infrastrukturën energjetike të Kievit, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 22 persona në Kiev dhe Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas. Kompania energjetike DTEK tha se sulmet ndërprenë përkohësisht energjinë elektrike për rreth 88,000 familje në kryeqytet.

Rama vizitë në Izrael/ Çika: Historike! Vizitë e rëndësishme për marrëdhëniet ekonomike me dy vendeve

By: Rovena
26 January 2026 at 18:26

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael, ku u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Benjamin Netanyahu dhe kryeparlamentari Amir Ohana, duke mbajtur më pas një fjalim në një seancë të posaçme të parlamentit izraelit.

Vizita u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale, duke u cilësuar si një nder i veçantë për Shqipërinë.

Sipas pedagogut të marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika, kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe turistik mes dy vendeve, në një kohë kur rajoni vijon të përballet me zhvillime të ndjeshme, përfshirë situatën në Gaza dhe procesin e brishtë të stabilizimit mes Izraelit dhe Palestinës.

“Është një nga vizitat më të rëndësishme që ka marrë pjesë Rama edhe në marrëdhëniet dy palëshe, por edhe rajonale. Është një vizitë e veçantë edhe për faktin që Shqipërisë i është dhënë nderi të japë fjalën në atë parlament. Kemi një thirrje nga të dy liderët për izraelitët për të vizituar Shqipërinë, e dyta është edhe për marrëdhëniet ekonomike të të dy vendeve.

Është një aleancë e cila do të çojë në një bashkëpunim të mëtejshëm dhe të bashkëpunimit të të dy vendeve. Sot u dorëzua edhe trupi i fundit e një prej të vrarëve nga Hamasi. Pas mbarimit të të gjithë fazës së parë duhet një stabilizim mes dy vende mes Izraelit dhe Palestinës. Gaza plan paqeje, por ende nuk ka asgjë konkrete. Jemi ende në fillimet e fazës së parë”, tha Çika.

India lufton shpërthimin vdekjeprurës të virusit Nipah

By: Rovena
26 January 2026 at 17:21

India po lufton një shpërthim të virusit Nipah në shtetin e saj lindor të Bengalit Perëndimor, ku pesë persona janë konfirmuar të infektuar dhe gati 100 të tjerë janë vendosur në karantinë.

Shpërthimi raportohet të ketë filluar në një spital privat në qytetin Barasat, ku tre nga pacientët janë profesionistë mjekësorë që trajtojnë pacientët në atë strukturë.

Pacientët janë transferuar në një spital sëmundjesh infektive në lindje të kryeqytetit të shtetit, Kolkata.

Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes

By: Rovena
26 January 2026 at 16:41

Kryeministri Edi Rama mbylli fjalimin e tij historik në parlamentin e Izraelit. Fjalën e tij Rama e mbylli me një thirrje për paqe.

“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.

Rama në parlamentin e Izraelit: Hamasi xhelati i Gazës, tunelet ku u torturuan izraelitët do jenë dëshmi e paqes

By: Rovena
26 January 2026 at 16:35

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Izraelit: Tani, më lejoni t’ju marr me vete shumë larg me Jeruzalemin. Është një tunel në qendër të Tiranës, i ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’iu strehuar nga ndonjë sulm, i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem.  Më ka ardhur keq që shumë media ndërkombëtare e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur por kanë harruar të tregojnë kush është xhelati. Ai është Hamasi.  Sot ai tunel që përmenda pak më parë në Tiranë, është kthyer në një hapësirë për të kujtuar viktimat e atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë një dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolektive dhe si shembull e memories kolektive që nuk duhet të harrojë të sjellë për të ardhmen vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve.

Fjalimi historik i kryeministrit Rama në parlamentin e Izraelit: Shqipëria, strehë që mbrojti hebrenjtë

By: Rovena
26 January 2026 at 16:26

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Knesset, një fjalim historik në Parlamentin e Izraelit.  Kryeministri theksoi se Shqipëria ishte ajo që mbrojti hebrenjtë.  Gjatë fjalimit të tij në Knesset, ai e përdori historinë e mbrojtjes së hebrenjve nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë botërore, si një shembull për t’u ndjekur.

“Nga të pafundmet tunele që Hamasi ndërtoi pas 7 tetorit ku izraelitët u torturuan dhe u kthyen në replika të shekullit 21, do të qëndrojnë si dëshmi e paqes mes dy shteteve të ardhshme. Do të qëndrojnë si tunele të kujtesës dhe të shërimit. Humbja e jetëve palestineze u konvertuan në sistemin e mendjeve më të ligat. Ku tullat ishin trupa njerëzit, do të qëndrojnë si qirinj të trupave të harruar. Për të mos krijuar asnjë paralelizëm të shkatërrimit industrial hebre dhe vuajtjeve të regjimit tonë komunist, ju siguroj se shqiptarët dhe Shqipëria ju vlerësojnë për kurajon.

Familje që kërkonin strehë në vendin tonë, kur u Evropa u kthye sërish në një nga impulset e saj më të rënda dhe më të thella, në vitet ’30. Shqipëria dokumentohet si një vend strehë për hebrenjtë. Realiteti fetar në Shqipëri, ku feja nuk vendos besimin civil. Shqipëria shkoi as sa njohu Shabatin si të drejtë të komunitetit hebre. Gjatë Holokaustit, kërkoi një listë të hebrenjve kreu i vendit tonë i tha se mund të merrni varkat, por jo hebrenjtë”, tha Rama.

Izraeli në gjendje gatishmërie për shkak të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

By: Rovena
26 January 2026 at 15:46

Izraeli vazhdon të mbajë gjendje gatishmërie maksimale në pritje të një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Iranit, mes frikës nga sulmet hakmarrëse nga Teherani.

Transmetuesi publik KAN tha se Izraeli është në “gatishmëri maksimale” për më shumë se një javë për shkak të mundësisë së veprimeve ushtarake amerikane kundër Iranit.

“Teherani mund t’i përgjigjet çdo sulmi amerikan duke u përpjekur të shënjestrojë Izraelin”, tha shefi i Komandës Veriore, gjeneral major Rafi Milo.

“Forcat amerikane janë vendosur në rajonin e Gjirit (Arabik), pa një qartësi të plotë mbi hapat e mëtejshëm”, shtoi ai.

Tensionet janë rritur midis Washingtonit dhe Teheranit që kur protestat antiqeveritare shpërthyen në të gjithë Iranin muajin e kaluar.

Mediat amerikane thanë se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” dhe tre shkatërrues shoqërues mbërritën të premten në Oqeanin Indian në rrugë drejt Gjirit të Omanit në pritje të një sulmi amerikan ndaj Iranit.

Të shtunën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi raportet, duke thënë se një “armatë” amerikane po shkon drejt Lindjes së Mesme dhe se Washingtoni po monitoron nga afër situatën në Iran.

Administrata amerikane thotë se të gjitha opsionet, përfshirë veprimet ushtarake, mbeten në tryezë në marrëdhëniet me Teheranin ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli kërkojnë të ndryshojnë sistemin qeverisës të Iranit.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se çdo sulm i SHBA-së do të shkaktonte përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”. Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke shkaktuar sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani përpara se Washingtoni të shpallte armëpushim.

Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese/ Pranohet shqyrtimi i kërkesës në seancë

By: Rovena
26 January 2026 at 15:27

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”, të kalojë për shqyrtim në seancë plenare. Masa ndaj Veliajt ishte vendosur më 10 shkurt 2025.

Nuk është vendosur ende një datë se kur do të shqyrtohet ankimi i Erion Veliajt për t’u rikthyer në detyrë.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo e fundit kërkoi pushim të çështjes.

Gjenden mbetjet e pengut të fundit izraelit në Gaza

By: Rovena
26 January 2026 at 15:19

Izraeli ka gjetur eshtrat e pengut të fundit të mbajtur në Gaza. Kjo është bërë e ditur nga ushtria izraelite të hënën, duke përmbushur një kusht kyç të fazës fillestare të planit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Eshtrat e oficerit të policisë Ran Gvili janë identifikuar dhe do të kthehen për rivarrim, tha ushtria në një deklaratë.

Izraeli ka thënë se do të rihapë pikën kufitare Rafah të Gazës me Egjiptin, porta kryesore e enklavës për në botë, sapo të kthehen eshtrat e Gvilit ose të përfundojë operacioni i kërkimit për trupin e tij.

Gvili ishte mbajtur në Gaza që kur u vra në Kibbutz Alumim gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një armëpushim në tetor nën presionin e fuqive rajonale dhe Trump, i cili e quajti marrëveshjen një hap të parë drejt një “paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”.

Horoskopi, 26 janar 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve

By: Rovena
26 January 2026 at 07:10

Dashi – Në vend që të futeni në mendime negative, përqendrohuni në atë që Universi po ofron për ju. Duhet të ketë një ekuilibër mes asaj që jep dhe asaj që merr. Nuk ka kohë për marrëdhënie të njëanshme në vitin 2023. Ju jeni prioriteti.

Demi – Sot jeni të favorizuar në dashuri. Ju jeni kreativë dhe energjia që vini në gjërat tuaja do e bëjë rrugëtimin akoma më interesant. Për beqarët, është momenti që t’i jepni mundësinë dikujt.

Binjakët – Merr një moment, kthehu prapa dhe merr frymë. Ju meritoni të qëndroni në dritën tuaj. I detyrohesh vetes të thuash të vërtetën tënde pa filtruar asnjë fjalë. Nga ana tjetër, Binjakët beqarë mund të ndihen mjaft argëtues sot.

Gaforrja – Sot, kartat po ju inkurajojnë të njiheni me ekipin tuaj në një nivel joformal. Për t’i bërë shokët tuaj të ndihen mirë, duke i dashur dhe kujdesur për to. Bisedat plot shpirt do të hapin portalin e harmonisë dhe do të përforcojnë energjinë e rritjes. Gaforret që kanë punuar vetëm po inkurajohen të sinkronizojnë forcat e tyre me të tjerët.

Luani – Këtë javë, ju po nxirrni në pah të gjithë energjinë tuaj. Po e manifestoni jetën në mënyrë më të mirë duke u kujdesur për veten, duke dëgjuar këshilla dhe krijuar rezerva për të ardhmen. Më e mira do të ishte që nëse keni mundësi financiare të udhëtoni në një vend shumë të nxehtë, ju duhet dielli.

Virgjëresha – Çdo veprim të njerëzve të tjerë ju e shihni si sfidë dhe një mënyrë për të përmirësuar veten. Nëse keni qejf dikë, mos prisni që ata të bëjnë lëvizjen e parë, përdoreni zemrën. Çdo ditë, një aventurë e re.

Peshorja – Ndihesh sikur ke ardhur këtu për të bërë një ndryshim. Që ju jeni dërguar në këtë planet për të përmbushur një mision të shenjtë. Por jo, hiqeni nga mendja. Filloni të vlerësoni kufijtë dhe të gjeni një ekuilibër. Nëse diçka nuk ju përmirëson, lëreni të shkojë. Nuk është egoizëm.

Akrepi – Sot, kartat ju luten të mendoni: Cilat janë praktikat e përditshme që ju ndihmojnë të qëndroni të përqendruar? Si e gjeni një ekuilibër midis “materiales” dhe “shpirtërores”? Dije se nuk ka një masë të vetme. Jeta është një proces provë-gabim. Ndërsa ndërgjegjja jonë evoluon, po ashtu evoluon edhe mënyra në të cilën ne lundrojmë në realitetin tonë fizik.

Shigjetari – Nuk duhet të jesh perfekt. Thjesht duhet të jesh plotësisht i pranishëm. Plotësisht i pranishëm, plotësisht i emocionuar dhe i zhytur plotësisht në frymën e lojës. Ky është sekreti, Shigjetari. Ky është sekreti për të krijuar punën tuaj më me ndikim deri tani. Oh, dhe një gjë tjetër! Se si produkti ose shërbimi juaj do të perceptohet nga bota nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni. Shkëputeni veten nga rezultati ndërsa i dorëzoheni plotësisht procesit të krijimit. Mos harroni, ka të bëjë gjithmonë me udhëtimin dhe rrallë për destinacionin.

Bricjapi – Gjëja qesharake është se rebeli përshkruhet gjithmonë si një person kundër dikujt. Por rebeli është thjesht dikush që ndjek busullën e tij të brendshme. Ja diçka për të menduar ndërsa hyjmë në sezonin e Ujorit. Ajo që jeni duke u inkurajuar të bëni sot është të hiqni dorë nga konflikti midis asaj se kush jeni dhe kush mendoni se duhet të jeni. Rebelohuni, tregohuni vetja.

Ujori – Cila është frika juaj më e madhe, Ujori? Mundësia që nuk do të arrini kurrë në majë ose që mund të pengoheni dhe të bini diku gjatë rrugës? Bëjini vetes një nder dhe mos e merrni jetën kaq seriozisht. Bëjini vetes një nder dhe gjeni një mënyrë për ta kthyer punën në lojë. Ju jeni aty ku supozohet të jeni.

Peshqit – Koha perfekte është tani. Mos i lejoni të tjerët t’ju thonë se çfarë të bëni. Jeni të pandalshëm!

Parashikimi i motit/ Shi dhe reshje dëbore, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

By: Rovena
26 January 2026 at 07:10

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Yesterday — 25 January 2026Main stream

Trumpi akuzon Minesotan për mbulim kriminal të mashtrimeve financiare

By: Rovena
25 January 2026 at 22:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur akuza të rënda ndaj shtetit të Minesotas përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “mbulim kriminal” të asaj që ai e përshkroi si mashtrim masiv financiar.

Me gjithë akuzat, Trumpi nuk ka ofruar detaje shtesë apo prova konkrete për pretendimet e tij, raportoi BBC.

Gjatë ditës edhe Shtëpia e Bardhë ka ngritur akuza të ngjashme. Zëdhënësja Karoline Leavitt, deklaroi se nën “udhëheqjen jokompetente” të guvernatorit Tim Walz, Minesota ka lejuar skema të gjera mashtrimi që, sipas saj, kanë çuar në vjedhjen e dhjetëra miliarda dollarëve nga fondet e taksapaguesve amerikanë.

Çështja e mashtrimeve financiare në Minesota është diskutuar prej kohësh si në Uashington, ashtu edhe në nivel shtetëror.

Guvernatori Tim Walz ka hedhur poshtë akuzat, duke mbrojtur administratën e tij dhe duke theksuar se autoritetet kanë punuar prej vitesh për të luftuar aktivitetet kriminale.

Ai ka akuzuar Trumpin se po e politizon këtë çështje me qëllim shkurtimin e fondeve për programet sociale që, sipas tij, ndihmojnë qytetarët e Minesotas.

Zelensky: Dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA-ja është 100% gati

By: Rovena
25 January 2026 at 22:29

Një dokument i SHBA-së mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën është plotësisht gati dhe Kievi po pret një kohë dhe vend që ai të nënshkruhet.

Kështu ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky të dielën, duke treguar se bisedimet e fundjavës me Rusinë në Abu Dhabi kanë bërë njëfarë përparimi, shkruajnë mediat e huaja.

“Për ne, garancitë e sigurisë janë para së gjithash garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë datën dhe vendin kur do ta nënshkruajmë atë”, theksoi Zelensky në një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Vilnius, kryeqytetin lituanez.

“Dokumenti do të dërgohet më pas për ratifikim në Kongresin e SHBA-së dhe parlamentin ukrainas”, ka shtuar ai.

Të premten dhe të shtunën, negociatorët ukrainas dhe rusë zhvilluan takimin e tyre të parë trepalësh duke përfshirë ndërmjetësuesit amerikanë në Abu Dhabi për të diskutuar kuadrin e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Megjithatë, Moska dhe Kievi thanë se ishin të hapura për dialog të mëtejshëm dhe priten më shumë diskutime të dielën e ardhshme në Abu Dhabi, u tha një zyrtar amerikan gazetarëve menjëherë pas bisedimeve të fundjavës.

Rama tregon ‘stacionin’ e parë në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

By: Rovena
25 January 2026 at 21:49

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga vizita e tij në Izrael, ku ndalesa e parë është shoqëruar me një mesazh reflektues mbi pasojat e konfliktit dhe vlerën e paqes.

Duke iu referuar humbjeve të rënda njerëzore, Rama përshkruan një hapësirë simbolike, një pyll festash të shndërruar në vend kujtese si thirrje për reflektim mbi jetën, urrejtjen dhe çmimin që shoqëritë paguajnë për mungesën e paqes.

❌
❌