Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Shok i Dumanit dhe i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia/ Kush është Altin Doci që iu arratis policisë nga spitali

By: Rovena
13 January 2026 at 13:51

Altin Doci, 34 vjeç u arratis paraditen e kësaj të marte nga burgu i Durrësit. Me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, Doci u arratis nga ambientet e spitalit ku ishte çuar për vizitat mjekësore. Sipas burimeve të ABC News Altin Doci godit policin, i cili e shoqëronte dhe është larguar nga katit i tretë o spitalit.

Por kush është Altin Doci?

Altin Ndoci është nja nga personat e arrestuar fillimisht nga prokuroria e Durrësit dhe më pas gjatë operacionit “Plumbi i artë”.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Dhe njihet si shok i Nuredin Dumanit.

Sipas policisë, Altin Ndoci ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018. Ai dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

Sondazhi i ABC News: Partitë e reja në rënie/ Meçe: Kanë humbur besimin e votuesve. Mësim për PS dhe PD…

By: Rovena
13 January 2026 at 13:34

Të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të qytetarëve ndaj spektrit politik në tërësi, duke përfshirë jo vetëm partitë tradicionale, por edhe formacionet e reja.

Sipas analistit Arben Meçe, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, perceptimi negativ ndaj politikës po thellohet, duke sjellë mungesë shprese dhe besimi te votuesit.

Ai thekson se të gjitha partitë janë në rënie, me Partinë Socialiste që ruan një stabilitet relativ më të madh krahasuar me të tjerat, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, pritet të vijojë trendin rënës.

Ndërkohë, partitë e vogla, pavarësisht pritshmërive për rritje, kanë dështuar të krijojnë lidership të besueshëm, në një realitet ku elektorati shqiptar voton gjithnjë e më shumë me perspektivë dhe kërkon ndryshim real.

“Po japin një perceptim negativ, dhe ka ndikimet e veta për të gjithë ata që kanë votuar për pensionet. Ka sjellë mungesë besimi dhe shprese. Ajo që po lexojmë këtë sondazh është se në bllok politika po bie dhe kjo duhet lexuar nga të gjithë komponentët. PD e Berishës ka prirje për të rënë. Kurse PS duhet t’i lexojë mirë këto të dhëna sepse nuk ka një qëndrim pozitiv që pas zgjedhjeve të 11 majit. Edhe PS, PD, por edhe partitë e vogla janë në rënie. Në këtë rënie PS ka më shumë qëndrueshmëri se sa partitë e tjera.

Duhet të ngriheshin partitë e vogla, por ka ndodhur krejt e kundërta, jo vetëm që nuk janë ngritur, por kanë rënë. Është mësim i madh për PS, PD nuk ka pritshmëri për t’u ngritur. Partitë e reja kanë disa probleme që në Shqipëri lidhen me drejtuesit politikë të saj. PD dhe PS kanë persona të fuqishëm që kanë përkrahësit e tyre. Partitë e vogla pavarësisht se u futën në garë me individë dhe nuk arritën që të bëheshin të besueshëm. Populli shqiptar nuk është më në vitet ’90 që e hidhte votën në mënyrë të verbër, por tani shikon me perspektivë nga e ardhmja dhe kjo është gjëja më pozitive.

Partitë e vogla nuk ka prodhuar lidership që mund të prodhojë besueshmëri. PD për sa kohë ka Berishën në krye do të jetë gjithnjë edhe në rënie. PS duhet të rregullojë marrëdhëniet me publikun. Lufta kundër korrupsionit, është detyra kryesore e Ramës”, tha Arben Meçe.

Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit

By: Rovena
13 January 2026 at 13:12

Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 100,000 viza të huaja në vitin 2025, më shumë se dyfishi i asaj të vitit 2024, që ishte edhe viti i fundit i administratës së presidentit Joe Biden.

Ky veprim i DASH-it vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump mbi verifikimin e shtetasve të huaj. Në vitin 2024, departamenti revokoi 40,000 viza, raportoi “Fox News”.

Shumica e revokimeve ishin për udhëtarë biznesi dhe turistike që kishin tejkaluar afatin e vizave të tyre.

Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se shumica e studentëve dhe punëtorëve që kanë humbur vizat e tyre kanë pasur përplasje kriminale me forcat e ligjit.

Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po shqyrton të gjithë 55 milionë të huajt që kanë viza të vlefshme amerikane.

Zëvendëszëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott, shtoi se administrata do të vazhdojë qëndrimin e saj agresiv të zbatimit të ligjit përmes qendrës së saj të re të verifikimit të vazhdueshëm.

“Administrata Trump do të vazhdojë ta vërë Amerikën në plan të parë dhe ta mbrojë kombin nga shtetasit e huaj që paraqesin rrezik për sigurinë publike ose sigurinë kombëtare”, tha ai.

Departamenti gjithashtu ka zbatuar standarde më të rrepta për marrjen e vizave amerikane.

VIDEO/ U morën nga rrjedha e ujit, Forcat e Ushtrisë shpëtojnë nga mbytja 200 krerë bagëti të imët

By: Rovena
13 January 2026 at 12:58

Korrespondentja e ABC News, Valbona Davidhi ka siguruar një video, ku Forcat e Ushtrisë shpëtuan nga mbytja 200 krerë bagëti të imëta.

Falë Forcave të Ushtrisë dhe ndihmës së banorëve, delet shpëtojnë nga rrjedha e ujit./abcnews.al

Një ‘odë’ shqiptare në Kanada që flet fort: podcasti që po çmend diasporën…e jo vetëm

By: Rovena
13 January 2026 at 11:57

Në lidhje direkte nga Kanadaja për ABC e Mëngjesit, Xhemi Agaj dhe Ervin Meço rrëfejnë historinë e “Albanian Oda Podcast”, konaku modern që bashkon shqiptarët e suksesshëm në diasporë. Dy miqtë u njohën në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe që atë ditë idetë “u puqën”.

Xhemi prezantonte aktivitetin, Ervini ishte regjisor, ndërsa bashkëpunimi u kthye shpejt në miqësi dhe projekt serioz.
Sot “Albanian Oda Podcast”i numëron 15 episode dhe mbi 1.3 milion shikime në YouTube, duke u publikuar një herë në javë dhe duke u pritur me interes të madh nga publiku. Një nga intervistat më të veçanta ishte ajo me ambasadoren e Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, e cila për herë të parë dha një rrëfim personal, përtej rolit zyrtar.

Në “Oda” kanë folur shkrimtarë, gazetarë, aktivistë, avokate dhe profesionistë të fushave të ndryshme, me histori që frymëzojnë. Sipas producentëve, çdo histori ka vlerë dhe zë. Projekti pritet së shpejti të vijë edhe në Shqipëri. “Jemi drejt finalizimit, shumë shpejt shihemi në Tiranë.”

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata e Posaçme kalon për gjykim Amar Shkëmbin dhe Bledar Polivinën

By: Rovena
13 January 2026 at 11:53

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe vendosi kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivina, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, teksa në ditët në vijim do hidhet shorti për të përcaktuar treshen e gjyqtarëve që do shqyrtojë dosjen penale në themel.

Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë ngjarje, ndërsa u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e posaccme, ka rezultuar se Shkëmbi, së bashku me Bledar Polovina, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, dhe Ariol Halilaj kanë vepruar në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” në ngjarjen e regjistruar në 1 nëntor 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe i plagosur Arjan Ndoja si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe me emrin “Rrumi i Shijakut”.

Në të njëjtën çështje penale janë edhe të pandehurit Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

Fisnik Syla tronditet nga rasti i Durrësit dhe hap zemrën e “qesen” për 3 fëmijët

By: Rovena
13 January 2026 at 11:43

Historia e tre fëmijëve të quajtur “të braktisur” në Durrës ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë reagimin e fortë të sipërmarrësit Fisnik Syla, në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit. I prekur nga ajo që pa dhe dëgjoi, Syla u shpreh i gatshëm të dhurojë 5.000 euro për fëmijët e Blerina Bashës, e cila deklaron se punon me dy turne për të mbajtur fëmijët. “E mendoj si për veten time, si për dikë të familjes sime”, u shpreh ai.

Sipas nënës, ngjarja është inskenuar nga familja e ish-burrit për t’i marrë fëmijët, ndërsa ajo këmbëngul se po bën gjithçka për ta. Fëmijët aktualisht janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur, ndërkohë që mungesa në shkollë lidhet me sëmundjen dhe përmbytjet e fundit. Shërbimi Social i Durrësit konfirmon se kushtet e banesës ishin normale gjatë inspektimit dhe se nënës i është ofruar punë e rregullt dhe mbështetje për fëmijët.

Fisnik Syla thekson se do të ndihmojë në çdo formë, madje edhe me kujdestari, nëse vërtetohen deklaratat e nënës . Mes angazhimeve humanitare, sipërmarrësi vijon suksesin edhe në biznes, duke inauguruar restorantin e tij të ri dhe duke folur hapur për zhvillimet e fundit në jetën personale.

Bardhi kundër Berishës/ Kallëzoi në SPAK Këlliçin, Vokshin e Spahon për Kuvendin e Rithemelimit

By: Rovena
13 January 2026 at 11:30

Padia e bërë nga Gazment Bardhi, në kohën e përplasjeve me kreun e PD, Sali Berisha, duket po sjell pasojat e para për demokratët. Thirrja në SPAK e deputetit Belind Këlliçi vjen pas padisë së tij, në kulmin e betejës për vulën dhe drejtimin e partisë.

Prokuroria e Posaçme nis hetimet për fondet e kuvendit te rithemelimit, qe parapriu kthimin e Sali Berishës në PD, nga kallëzimi që bëri në atë kohë Gazmend Bardhi.

Të hënën paradite prokurori Arben Kraja mori në pyetje për 90 minuta Belind Këlliçin, i cili ishte një prej organizatoreve të Kuvendit në Air Albania, së bashku me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin ku ai është pyetur për origjinën e parave dhe faturat e eventit të 11 dhjetorit 2021, ndonëse sot janë në krah, si Bardhi ashtu edhe Këlliçi.

Për Kuvendin e dhjetorit 2021, Gazment Bardhi, asokohe sekretar i përgjithshëm i PD-së, depozitoi në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit Belind Këlliçi, deputetes Albana Vokshi, ish-deputetit Edmond Spaho, deputetit Ivi Kaso, si dhe Ervin Minarollit, aktualisht Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD. Në dokumentin e kallëzimit, objekti lidhej me veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim./abcnews.al

113 vjet Polici e Shtetit, Proda: Besoni te ne! Jemi ajo që bëjmë, jo ajo që flitet përmes përbaltjes

By: Rovena
13 January 2026 at 11:23

Policia e Shtetit feston 113-vjetorin.

“Gjatë këtyre 113 vite 231 punonjës dhanë gjithçka për të mirën e  shtetit. Sot e përmot ata janë krenaria e vendit tonë. Për këtë rrugëtim 113 vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra. Viti që lamë pas tregoi vendosmërinë dhe guximin tonë. Uljen e kriminalitetin dhe menaxhimin e sezonit turistik. Të gjitha këto janë dëshmi që Policia e Shtetit nuk stepet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë për qytetarin dhe ligjin. Kjo tregon që Policia e Shtetit nuk dorëzohet kurrë.

Ne nuk jemi perfektë, por jemi përditë në sfidë me situatat dhe veten. Mos harroni kolegë sakrificën e përditshme, ju jeni atje kur asnjë tjetër nuk është, në diel shi e dëborë. Ju jeni telefonata e parë e çdo problemi. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë. Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se koordinimi me partnerët ndërkombëtar janë baza e suksesit tonë. Ne jemi ajo që bëjmë jo ajo që flitet për ne përmes sulmeve e përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra djemve e grave që sakrifikojnë përditë”, tha Ilir Proda.

Fjala e plotë:

Sot nuk festojmë thjesht një përvjetor, por nderojmë një histori, një mision, një institucion që prej 113 vitesh qëndron në këmbë përballë sfidave.

13 janari është një datë historike dhe jetike për vendin tonë, sepse pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.

Kjo e vërtetë e thjeshtë ka udhëhequr për 113 vite misionin e Policisë së Shtetit shqiptar, që nga dita kur plaku i mençur Ismail Qemali, Kryeministri i kohës, vendosi për krijimin e Policisë, e cila përgjatë gjithë rrugëtimit të saj ka qenë dhe mbetet gur themeli i rendit, ligjit dhe stabilitetit shoqëror, por edhe simbol i bashkimit kombëtar. Mjafton të përmendim faktin se drejtuesi i parë i Policisë shqiptare ka qenë Halim Bej Gostivari, nga Gjakova.

Organizata jonë ka ecur krah për krah me historinë e vendit, ka përballuar sfida të mëdha, tranzicione të vështira dhe momente vendimtare, duke ruajtur gjithmonë misionin e saj, mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Rrugëtimi i saj është një histori sakrifice, guximi dhe përkushtimi, ku çdo uniformë flet për një detyrë, çdo emblemë për një frymë dhe çdo veprim për një premtim të patundur ndaj shoqërisë.

Gjatë këtyre 113 viteve, 231 punonjës policie, 231 Dëshmorë, më të mirët prej nesh, dhanë gjithçka, duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik, për të mbrojtur qytetarët dhe ligjin.

Akti i tyre sublim krijoi bazamentin mbi të cilin ndërtohet besimi, forca morale dhe identiteti ynë institucional.

Sot e përjetë, ata janë motivi i misionit tonë, krenaria e Policisë dhe e gjithë shoqërisë. Emri i tyre është i skalitur në historinë e kombit.

Në këtë rrugëtim 113-vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra dhe sot shprehim mirënjohjen tonë për veteranët e Policisë, për kontributin dhe trashëgiminë që kanë lënë ndër breza.

Ata janë thesari i përvojës, burim frymëzimi dhe shembull i profesionalizmit për brezat e rinj të Policisë, të cilët na kujtojnë se Policia është një mision i shenjtë, në themel të të cilit qëndron përkushtimi i palëkundur dhe guximi deri në vetëmohim, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe për të garantuar sundimin e ligjit.

Viti që lamë pas tregoi fuqinë dhe vendosmërinë tonë, operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit, përballim të suksesshëm të sezonit turistik dhe të aktiviteteve me famë ndërkombëtare, si dhe zhvillim të Akademisë së Sigurisë si një qendër moderne dhe konkurruese për të rinjtë.

Të gjitha këto janë dëshmi se Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë, për qytetarin dhe ligjin.

Përpos kësaj, organizata jonë nuk është perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi të tillë. Të gjithë ne jemi në sfidë të përditshme, sfidë me veten, sfidë me standardet, sfidë me pritshmëritë, për të mësuar nga gabimet dhe për t’u përmirësuar.

Mos harroni, të dashur kolegë, sakrificën tuaj të përditshme, ju jeni aty kur asnjë tjetër nuk është, në diell, në shi, në dëborë. Ju jeni telefonata e parë për çdo problem. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë.

Çdo operacion, çdo mision dhe çdo angazhim është provë se ligji nuk është thjesht një normë, por një realitet i prekshëm për qytetarët.

Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë janë baza e suksesit tonë.

Policia e Shtetit është tashmë një partner i besueshëm dhe i barabartë, e angazhuar në skuadra hetimore dhe operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë.

Profesionalizmi dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, përgjatë vitit 2025, u vlerësuan me çmime dhe tituj nga partnerët ndërkombëtarë.

Ne jemi ajo që bëjmë dhe jo ajo që flitet për ne, nëpërmjet sulmeve dhe përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që sakrifikojnë çdo ditë për të mirën e përgjithshme.

Të nderuar kolegë,

Kjo ditë nuk është vetëm festë. Është kujtesë e përgjegjësisë që mbajmë mbi supe dhe reflektim për misionin tonë.
Sjellja etike, humanizmi, angazhimi dhe sakrifica juaj është baza e besimit të qytetarëve për një shoqëri më të sigurt. Vetëm me profesionalizëm, integritet dhe bashkëpunim do ta bëjmë Policinë e Shtetit çdo ditë më të besueshme dhe më të fortë.

Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është e juaja. Besoni në sakrificën dhe punën tonë!

Gëzuar 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar!

Nderim për çdo punonjës policie që shërben me përkushtim dhe dinjitet!

Mirënjohje familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve, për mbështetjen dhe besimin!

Lavdi Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë

By: Rovena
13 January 2026 at 11:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë të hënën për “përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm” të luftës së saj gati katërvjeçare në Ukrainë, në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të shtyjë përpara negociatat drejt paqes.

Zëvendësambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, veçoi lëshimin nga Rusia javën e kaluar të raketës balistike “Oreshnik”, e aftë për mbajtje bërthamore, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë, një aleate e NATO-s.

Ajo tha  në një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit se SHBA-ja e dënon “numrin tronditës të viktimave” në konflikt dhe i ka dënuar sulmet gjithnjë e më intensive të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile.

Ukraina kishte kërkuar mbledhje pas bombardimit rus gjatë natës së enjtes së kaluar, kur  përdoren qindra dronë dhe dhjetëra raketa, përfshirë raketën e re dhe të fuqishme hipërsonike “Oreshnik” e cila u përdor nga Moska për herë të dytë, si një paralajmërim i qartë për aleatët e Kievit nga NATO.

Sulmi i përmasave të mëdha ndodhi disa ditë pasi Ukraina dhe aleatët e saj raportuan përparim të madh drejt një marrëveshjeje si të mbrohet vendi nga represioni i mëtejmë rus, në rast se arrihet një marrëveshjeje paqeje e udhëhequr nga SHBA-ja.

Sulmi përkoi gjithashtu me një ftohje të re të marrëdhënieve mes Moskës dhe Washingtonit, pasi Rusia dënoi sekuestrimin nga SHBA-ja të një cisterne nafte në Atlantikun e Veriut. Ai ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump sinjalizoi mbështetjen e tij për një paketë të ashpër sanksionesh që synon të gjymtojë ekonomikisht Rusinë.

Moska nuk dha asnjë sinjal publik se është e gatshme të tërhiqet nga kërkesat e saj maksimaliste ndaj Ukrainës. Ndërkohë, ambasadori rus në OKB fajësoi të hënën Ukrainën për bllokimin diplomatik.

Udhëheqësit evropianë e dënuan përdorimin e raketës “Oreshnik”.

Detaje nga plagosja në Deçan/ Mediat në Kosovë: Një prej të plagosurve, avokat

By: Rovena
13 January 2026 at 10:53

Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e trefishtë në një lokal të Deçanit.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se dy nga të plagosurit i takojnë nacionalitetit serb, derisa viktima e tretë është një avokat shqiptar.

Bazuar në këto burime, viktimat kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, derisa i dyshuari, sipas burimeve, ka qenë në gjendje të dehur kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Referuar këtyre burimeve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar të dyshuarin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, thuhet në konfirmim.

VIDEO/ Për herë të parë në 25 vjet, një qytet në Afrikën e Veriut mbulohet nga reshjet e dëborës

By: Rovena
13 January 2026 at 10:48

Banorët në një qytet të Afrikës së Veriut kanë përjetuar reshje të konsiderueshme bore për herë të parë në afërsisht 25 vjet, ndërsa pamjet tregojnë vendasit me veshje të trasha të jashtme duke u argëtuar në rrugët e mbuluara me borë.

Sipas mediave të huaja, më 7 janar 2026, qyteti maroken verilindor i Oujdas regjistroi dy centimetra borë në qendër të qytetit, ndërsa fshatrat përreth panë deri në 10 centimetra.

Thuhet se reshjet e borës kanë ndodhur gjatë një valë të ftohti që solli një rënie të ndjeshme të temperaturave në pjesë të Afrikës së Veriut, të nxitura nga një sistem i fuqishëm me presion të ulët dhe masa e ajrit të ftohtë.

Rare snowfall blanketed Oujda in eastern Morocco on Tuesday evening, marking the city’s first significant snow event since 2012.

With its semi-arid climate, snow is highly unusual here, making the scenes exceptional for locals. pic.twitter.com/rs98tG9qKV

— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 7, 2026

Dhe fenomeni i rrallë natyror erdhi si surprizë për banorët në rajonin gjysmë të thatë, ku temperaturat e dimrit zakonisht janë midis 4C dhe 10C.

Ndërsa dëbora është një dukuri normale në disa vargmale të Marokut, ku ndodhen vendpushime skijimi si Ifrane dhe Oukaimeden, është e pazakontë për Oujda, e cila ndodhet pranë kufirit me Algjerinë.

Edhe pse disa raporte lokale pohojnë se Oujda përjetoi për herë të fundit borë të konsiderueshme rreth 14 vjet më parë, shumë burime si Arabia Weather përmendin gjerësisht një periudhë më të gjatë prej rreth 25 vjetësh.

 

Rrëshqitjet e dherave në qarkun e Gjirokastrës/ Mbeten të bllokuara disa rrugë në fshatin e Zagorisë

By: Rovena
13 January 2026 at 09:52

Prefekti i Qarkut Gjirokastër raporton se situata në terren për shkak të reshjeve dhe ngricave vijon të monitorohet dhe menaxhohet nga bashkitë përkatëse. Në qytetet dhe njësitë administrative të qarkut, po kryhen punime për hapjen e rrugëve të bllokuara, pastrimin e dherave dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Bashkitë po ndërhyjnë në lagjet urbane dhe fshatrat e prekura, ndërsa nivelin e lumit Vjosë në Memaliaj raportohet 2.8 metra. Për momentin furnizimi me energji elektrike në të gjithë qarkun vijon normalisht.

BASHKIA GJIROKASTËR
Ditën e sotme do të vijojë puna në njësinë adm. Qytet në lagjet “Granicë”, SMT dhe në përroin e Gjokanën në lagjen “Zinxhia” gjithashtu do të punohet dhe në njësinë adm. Lunxëri për hapjen përfundimtare të aksit rrugor deri në fshatin Gjatë.
Nga bashkia ka filluar dhe hedhja e kripës në lagjet e qytetit për shkak të ngricës nga ulja e temperaturave.
BASHKIA LIBOHOVË
Në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Nga bashkia po shihet mundësia e ndërhyrjes, pasi formacionet janë të paqëndrueahme.
BASHKIA MEMALIAJ
-Njësia Administrative Memaliaj (fshat)
Një rrugë e brendshme vijon të mbetet e bllokuar, duke izoluar 5 banesa. Ditën e sotme nga bashkia do të vazhdoj puna në rrugët e brendëshme për largimin e dherave, (në ato segmente ku mund të punohet, pasi formacionet e tokës janë të paqëndrueshme).
-Njësia Administrative Luftinjë
Në fshatin Tosk-Martalloz, do të punohet ditën e sotme, për largimin e dherave.
BASHKIA DROPULL
Problem mbetet dëmtimi i urë së Glinës, pasi shirat e fundit dëmtuan dhe një këmbë tjeter.
BASHKIA PËRMET
Aksi rrugor Përmet – Dogana e Tre Urave ênshtë me një kalim në një segment rreth 25 metër, në hyrje të fshatit Petran.
Edhe ditën e sotme sipas një plani nga bashkia do të punohet për pastrimin e dherave në pjesën e sipërme të lagjes Sede, në qytetin e Përmetit dhe në fshatrat Tremishtë, Bënjë dhe Ogdun, njësia adm. Petran. Gjithashtu po vijon puna
për vlerësimin e dëmeve.
BASHKIA KËLCYRË
-Në rrugën e fshatit e fshatit Psar, njësia Ballaban do të ndërhyet ditën e sotme për largimin e dherave. Nga bashkia ditën e sotme do të përfundoj procesi i konstatimit të dëmeve me gjithë dokumentacionin përkatës.
BASHKIA TEPELENË
-Aksi Subash – Hormovë, rruga e vjetër nuk mundëson qarkullimin e mjeteve të rënda. Nga bashkia do të ndërhuet sapo të ulet niveli i ujit nga përroi i Tërbuqit.
Ditën e sotme do të punohet në fshatin Hormovë për drenazhimin e unrave në një banesë e cila rrezikon nga ulja e sipërfaqes së tokës.
Nga OSHEE informohem se gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike.
LUMI VJOSË
Memaliaj: niveli i ujit 2.8 metër.
Mbetemi në kontakt.

Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, situata drejt përmirësimit/ 900 hektarë tokë bujqësore nën ujë

By: Rovena
13 January 2026 at 09:37

Prefektura e Qarkut Shkodër ka publikuar informacionin e përditësuar mbi situatën hidrometeorologjike dhe emergjencat civile në territorin e qarkut, duke bërë me dije se gjendja paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual. Sipas të dhënave zyrtare, në bashkitë e prekura nga përmbytjet po vërehet rënie e niveleve të ujit, ndërsa strukturat e mbrojtjes civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet vendore vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin efektiv të situatës.

Njoftimi:

Të shtëna me armë zjarri në Deçan/ Plagosen tre persona, arrestohet autori i dyshuar

By: Rovena
13 January 2026 at 09:14

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçanit, teksa një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë, një karikator dhe nëntë fishekë.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

By: Rovena
13 January 2026 at 09:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është informuar për një gamë të gjerë opsionesh ushtarake dhe operacioneve të fshehta që mund të përdoren kundër Iranit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

Sipas burimeve, në mesin e skenarëve të paraqitur përfshihen sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi, në rast të një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-ve. Megjithatë, zyrtarët e Pentagonit kanë shqyrtuar edhe operacione kibernetike, si dhe fushata psikologjike, që synojnë të godasin strukturat drejtuese dhe sistemet e komunikimit të Iranit.

Tensionet janë rritur më tej, pasi Trump njoftoi të hënën vendosjen e një tarife prej 25% ndaj mallrave nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin. Vendimi vjen në një kohë kur organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë se më shumë se 600 protestues janë vrarë gjatë tre javëve të fundit në protestat antiqeveritare në Iran.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian ka deklaruar se Teherani është i hapur për bisedime me Uashingtonin, por theksoi se vendi mbetet “i përgatitur për luftë”. Burimet bëjnë të ditur se ekipi i sigurisë kombëtare i Trump pritet të zhvillojë një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar hapat e mundshëm ndaj Iranit, megjithëse nuk është ende e qartë nëse vetë presidenti do të marrë pjesë.

Më herët, Trump kishte paralajmëruar se ushtria amerikane po shqyrtonte “opsione shumë të forta”, nëse dhuna ndaj protestuesve do të vazhdonte. Ai ka pohuar gjithashtu se udhëheqës iranianë kanë tentuar ta kontaktojnë për të negociuar, por shtoi se SHBA-ja “mund të detyrohet të veprojë përpara çdo takimi”.

Kriza ekonomike në Iran, e shkaktuar nga rrënimi i monedhës kombëtare dhe keqmenaxhimi financiar, ka thelluar pakënaqësinë popullore dhe ka kthyer situatën në një krizë legjitimiteti për Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Sipas Shtëpisë së Bardhë, përfaqësues iranianë kanë kontaktuar në mënyrë private edhe emisarin special amerikan, Steve Witkoff, ndërsa mesazhet zyrtare publike të Teheranit mbeten ndryshe nga ato që përcillen në prapaskenë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, paralajmëroi se presidenti Trump “nuk heziton të përdorë forcën ushtarake nëse e sheh të nevojshme”. Burimet theksuan se çdo reagim ushtarak amerikan ka gjasa të mbështetet kryesisht në fuqinë ajrore, por po shqyrtohen edhe mënyra për të paralizuar komandën dhe komunikimet ushtarake iraniane.

Ndërkohë, SHBA-të iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Iran që të largohen ose të kenë një plan daljeje pa ndihmën e qeverisë amerikane. Nga ana tjetër, Ajatollah Khamenei ka akuzuar SHBA-në për “mashtrim” dhe përdorim të “mercenarëve tradhtarë”, duke lavdëruar mitingjet pro-qeveritare të organizuara së fundmi në disa qytete iraniane.

Sipas mediave shtetërore, turma të mëdha kanë marrë pjesë në këto tubime, ndërsa BBC Persian raporton se qytetarët kanë marrë mesazhe që i ftojnë të marrin pjesë në protestat pro-qeveritare dhe paralajmërohen të mos bashkohen me demonstratat kundër regjimit.

Vendosja e tarifave të reja amerikane mund ta përkeqësojë më tej situatën ekonomike të Iranit, i cili tashmë përballet me inflacion të lartë dhe rritje të çmimeve të ushqimeve deri në 70%. Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Iranit, e ndjekur nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe India.

Rama nga Abu Dhabi: Nis Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm

By: Rovena
13 January 2026 at 08:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili po zhvillohet në Abu Dhabi.

Sipas Kryeministrit Rama, samiti organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të cilin ai e cilësoi si një mik të madh të Shqipërisë.

Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh liderë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, me fokus diskutimet dhe angazhimet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen globale.

“Ata vazhduan të vrisnin”/ Dëshmitarët okularë përshkruajnë shtypjen e përgjakshme të protestave në Iran

By: Rovena
13 January 2026 at 08:22

“E pashë me sytë e mi – ata qëlluan drejtpërdrejt në radhët e protestuesve dhe njerëzit ranë aty në vend”.

Zëri i Omidit dridhej ndërsa fliste, i frikësuar se mos gjurmohej.

Thyerja e murit të heshtjes midis Iranit dhe pjesës tjetër të botës kërkon guxim të madh, duke pasur parasysh rrezikun e hakmarrjes nga autoritetet, shkruan BBC, përcjell Telegrafi

Omid, në fillim të të 40-ave, emri i të cilit është ndryshuar për sigurinë e tij, ka protestuar në rrugët e një qyteti të vogël në Iranin jugor gjatë ditëve të fundit kundër përkeqësimit të vështirësive ekonomike.

Ai tha se forcat e sigurisë kishin hapur zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur në qytetin e tij me pushkë sulmi në stilin e Kalashnikovit.

“Ne po luftojmë një regjim brutal me duar bosh”, tha ai.

❌
❌