Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari Nexhat Daci

By: V K
1 January 2026 at 12:31

Politikani dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është ndarë nga jeta. Lajmin për vdekjen e tij e bëri Dimal Basha, kryetar i Kuvendit në legjislaturën e nëntë.

“Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Basha në Facebook.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari Nexhat Daci appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea

By: V K
29 December 2025 at 12:43

Mëngjesin e kësaj të hëne, sporti dhe media u zgjuan me një lajm të trishtë. Ish-basketbollisti i Dinamos dhe gazetari i njohur Enea Andrea, është ndarë nga jeta.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.

Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë.

Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person

By: V K
29 December 2025 at 10:43

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjene e një personi

Viktima është ende i paidentifikuar. Raportohet se fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.

Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

The post Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë (EMRI)

By: V K
29 December 2025 at 09:56

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani, është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve teksa pa se 50-vjeçari, i cili merrte mjekim të detyruar, nuk po reagonte.

Ai menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se i dënuari kishte ndërruar jetë.

Sotir Shabani, qëndronte në burg që prej datës 27 nëntor 2021, i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë mjekimi të detyruar.

Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.

The post Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Brigitte Bardot, ikona franceze e kinemasë

By: V K
28 December 2025 at 11:23

Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u shndërrua në një simbol ndërkombëtar të seksit përpara se t’i kthente shpinën kinemasë për t’iu përkushtuar mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Bardot arriti famë botërore me filmin “Dhe Zoti… krijoi gruan” në vitin 1956, me skenar dhe regji të bashkëshortit të saj të atëhershëm, Roger Vadim.

Për dy dekada me radhë ajo mishëroi figurën e “seks simbolit”, duke u kthyer në një ikonë të padiskutueshme të kulturës pop dhe kinemasë evropiane.

Në fillim të viteve ’70, ajo njoftoi tërheqjen nga aktrimi dhe u angazhua gjithnjë e më shumë në jetën publike dhe politike, duke u fokusuar kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, kauzë së cilës iu përkushtua deri në fund të jetës.

E lindur në vitin 1934 në Paris, Brigitte Bardot, u rrit në një familje të pasur dhe tradicionale katolike.

Talenti i saj në kërcim bëri që të pranohej për studime baleti, duke siguruar një vend në Conservatoire de Paris. Paralelisht, ajo punoi si modele dhe në vitin 1950, në moshën vetëm 15-vjeçare, u shfaq në kopertinën e revistës “Elle”.

Karriera në modeling i hapi rrugën drejt kinemasë. Gjatë një audicioni ajo njohu Roger Vadim, me të cilin u martua në vitin 1952, pasi kishte mbushur 18-vjeç.

Fillimisht interpretoi role të vogla, por me kalimin e kohës fitoi gjithnjë e më shumë vëmendje.

Në vitin 1955, ajo luajti përkrah Dirk Bogarde në filmin “Doctor at Sea”, një sukses i madh në Mbretërinë e Bashkuar, sipas “The Guardian”.

Me karrierën, stilin dhe ndikimin e saj kulturor, Brigitte Bardot, mbetet një nga figurat më ikonike të kinemasë franceze dhe botërore.

The post Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Brigitte Bardot, ikona franceze e kinemasë appeared first on Albeu.com.

Vdes Perry Bamonte, kitaristi i grupit britanik “The Cure”

26 December 2025 at 22:35

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH/-  Perry Bamonte, kitaristi i “The Cure”, ka vdekur në moshën 65-vjeçare, sipas “Billboard”.

Grupi njoftoi vdekjen e tij në një deklaratë të ndarë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare të internetit, duke zbuluar se ai “vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër në shtëpi gjatë Krishtlindjeve”.

“The Cure”, grupi anglez i Rock-ut i formuar në Crawley në vitin 1976 – njoftoi vdekjen e Bamonte në një deklaratë në faqen zyrtare, duke zbuluar se ai kishte vdekur nga një sëmundje në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve.

“Me trishtim të madh konfirmojmë vdekjen e mikut dhe shokut tonë të ngushtë të grupit Perry Bamonte”, shkroi grupi.

Perry Archangelo Bamonte lindi në Londër më 3 shtator 1960. Karrierën si muzikant e filloi si anëtar i grupit “The Cure” në vitin 1984, pasi vëllai i tij Daryl u punësua si menaxher i turneut të grupit.

Më pas ai vazhdoi të bëhej teknik kitare dhe asistent personal i vokalistit, Robert Smith.

Bamote u bë anëtar me kohë të plotë i “The Cure” në vitin 1990 kur tastieristi Roger O’Donnell u largua nga grupi.

Ai luante kitarë dhe tastierë, si dhe bas me gjashtë tela dhe perkusion herë pas here.

Siç përshkruhet në deklaratën e grupit, Bamonte luajti në albumet, “The Wish”, “Wild Mood Swings”, “Bloodflowers”, “Acoustic Hits” dhe “The Cure”.

Ai gjithashtu performoi në më shumë se 400 shfaqje gjatë 14 viteve.

“Bamote u ribashkua me “The Cure” në vitin 2022, duke performuar edhe në 90 shfaqje të tjera, disa nga më të mirat në historinë e grupit, duke kulmuar me koncertin “The Show of a Lost World” në Londër më 1 nëntor 2024. //a.i/

 

The post Vdes Perry Bamonte, kitaristi i grupit britanik “The Cure” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdes Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

26 December 2025 at 16:29

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH/- Ruth Bourne, një nga gratë që luajti një rol kyç në deshifrimin e komunikimeve sekrete të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 99-vjeçare në Londër, sipas “Telegraph”.

Bourne punoi në qendrën sekrete “Bletchley Park” dhe kontribuoi në fitoren e Aleatëve duke thyer kodin famëkeq “Enigma”.

Ajo ishte pjesë e ekipit sekret në Bletchley Park, rreth 50 milje në veriperëndim të Londrës, ku u thyen kodet e koduara nga makina “Enigma”.

Ky operacion i klasifikuar, i njohur si programi “Ultra”, ndihmoi forcat aleate të parashikonin lëvizjet e ushtrisë gjermane dhe të fitonin beteja vendimtare gjatë luftës.

Italia fashiste u prek gjithashtu drejtpërdrejt nga ky aktivitet: shumë konvoje detare që shkonin në Libi me trupa dhe furnizime u kapën falë informacionit të marrë në “Bletchley Park”.

E lindur më 23 maj 1926 në Salford, pranë Mançesterit, dhe e rritur në Birmingham, Ruth Bourne vinte nga një familje hebreje.

Ajo u bë vullnetare për Marinën Mbretërore Britanike dhe, në një moshë shumë të re u zgjodh për të marrë pjesë në një mision tepër sekret.

Në vitin 1944, para se të mbushte 18 vjeç, ajo punoi me makinat gjigante “Bombe Turing”, një pajisje kompjuterike e projektuar nga matematikani i famshëm Alan Turing, e aftë të deshifronte mesazhet gjermane.

Pas luftës, pjesëmarrësit në programin “Ultra” u detyruan të heshtnin për dekada të tëra. Vetëm në vitet 1970 roli i tyre u bë publik. Në vitin 2009, qeveria britanike i nderoi ata me një medalje përkujtimore për kontributin e tyre në fitoren ndaj nazizmit. //a.i/

The post Vdes Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari

By: V K
26 December 2025 at 12:50

Këtë të premte rreth orës 11:40, një ngjarje e rëndë është regjistrua në Koplik të Shkodrës, ku sipas informacioneve policore, një 27-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se ka qenë duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27-vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

By: V K
26 December 2025 at 09:56

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Nnga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42-vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, sqaron policia.

The post E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Humb jetën në moshën 34-vjeçare futbollisti i njohur (EMRI)

By: V K
24 December 2025 at 13:03

Futbolli gjerman është në zi për vdekjen e futbollistit Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në moshën 34-vjeçare pasi ra nga një teleferik rreth 70 metra i lartë.

Mbrojtësi gjerman Sebastian Hertner, kapiten i skuadrës Etsv Amburgom humbi jetën, pasi ra nga një lartësi prej 70 m në një teleferik gjatë pushimeve dimërore në Malin e Zi.

Hertner ndodhej në Savin Kuk kur kabina e teleferikut ku ai ndodhej, u shkëput në mënyrë të papritur duke rënë poshtë me futbollistin që nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.

“Me shumë trishtim bëjmë të ditur se kapiteni ynë, Sebastian Hertner humbi jetën në një aksident tragjik teksa ishte me pushime. Jemi të tronditur dhe me një dhimbje të thellë. Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. U prehsh në paqe, Sebastian“,-shkruan në rrjetet sociale klubi i Etsv Amburgom, që militon në divizionin e pestë në futbollin gjerman.

Sipas të dhënave të pata, kabina e teleferikut u shkëput nga kavoja duke përplasur pjesën e pasme dhe duke bërë që futbollisti të bjerë nga një lartësi rreth 70 m me Hertner që e humbi jetën menjëherë.

Me të ishte dhe bashkëshortja, edhe ajo viktimë e aksidentit dhe që e mori ndihmën pas disa orësh.

Gruaja, nën shok pësoi frakturë në këmbë, ndërsa impianti u mbyll menjëherë dhe autoritetet malazeze nisën një hetim për të zbuluar përgjegjësit e këtij aksidenti tragjik.

The post Tragjike/ Humb jetën në moshën 34-vjeçare futbollisti i njohur (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vdes Chris Rea, i njohur për hitin e Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas”

22 December 2025 at 16:44

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH/- Këngëtari britanik, Chris Rea, i njohur për hitet e tij, përfshirë “Driving home for Christmas” ka vdekur në moshën 74 vjeç, sipas BBC.

Përveç hitit të tij shumë të dashur të Krishtlindjeve, Rea pati sukses në fund të viteve ’70 dhe ’80 me hitet “Fool” (If You Think It’s Over), “Let’s Dance” dhe “The Road To Hell”.

Muzikanti i lindur në Middlesbrough ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe i ishte hequr pankreasi në vitin 2001.

Chris Rea regjistroi 25 albume solo, dy prej të cilave kryesuan listën e albumeve në Britaninë e Madhe.

Zëri i tij dallues dhe interpretimi i kitarës slide janë ruajtur në këngë të tilla si “Road to Hell”, “Auberge”, “On the Beach” dhe “Driving Home for Christmas”.

Christopher Anton Rea lindi në Middlesbrough në vitin 1951 nga një baba italian dhe një nënë irlandeze dhe ishte një nga shtatë fëmijët.

Chris bleu kitarën e tij të parë, një “Hofner V3” të vitit 1961, në fillim të të 20-ave.

Albumi i tij i parë – i titulluar “Whatever Happened To Benny Santini?”, u publikua në vitin 1978. Kënga “Fool (If You Think It’s Over)” u nominua për një çmim “Grammy”.

Albumi i tij i parë u rendit në vendin e parë në vitin 1989 me “The Road to Hell”, dhe albumi “Auberge” i publikuar në vitin 1991 gjithashtu u rendit në vendin e parë.

Rea u bë sinonim i dhjetorit me hitin festiv “Driving Home for Christmas”, i publikuar për herë të parë në vitin 1986.

Kënga arriti në vendin e 30-të në listën e këngëve për Krishtlindje, javën e kaluar dhe dëgjohet shpesh në radio dhe televizion çdo dhjetor. //a.i/

 

The post Vdes Chris Rea, i njohur për hitin e Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea

By: armand
22 December 2025 at 16:58

Këngëtari britanik Chris Rea, i njohur për hite të mëdha si “Driving Home for Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, sipas një përfaqësuesi të familjes së tij. Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të Chris-it tonë të dashur. Ai u shua në mënyrë paqësore në spital, më herët sot, pas një sëmundjeje […]

The post Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea appeared first on BoldNews.al.

Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës

By: V K
22 December 2025 at 08:56

Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se viktima është gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, kreu i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura.

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e montuar poshtë automjetit.

Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe një të mundshme përfshirje të shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Nga ana e saj, Ukraina nuk ka reaguar deri tani për ngjarjen.

The post Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

By: V K
21 December 2025 at 13:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit.

Njoftimi:

“Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova

By: V K
21 December 2025 at 07:52

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.

Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë.

Për kontributet e tij në arsim dhe sport ai është vlerësuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, si dhe disa çmime e tituj nderi, deri te “Mirënjohja e Tiranës”.

Ismet Bellova do të mbetet përjetësisht zëri që edukoi, frymëzoi dhe bashkoi breza të tërë shqiptarësh.

The post Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova appeared first on Albeu.com.

Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

By: D Marku
19 December 2025 at 09:47

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. I riu ndodhej në një apartament të marrë me qira afatshkurtër, kur, për arsye që mbeten ende të paqarta, ra në boshllëk nga ballkoni.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca e shërbimit emergjent, por mjekët konstatuan se 19-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çështja po hetohet nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”, ndërsa priten më shumë detaje në vijim.

The post Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi

By: V K
17 December 2025 at 09:24

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nesip Kaçi. Ish-diplomati ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen e një personaliteti të jetës publike shqiptare, i cili për disa dekada rresht i shërbeu vendit me përkushtim.

Lindur në Gjirokastër më 7 qershor 1939, Kaçi i përkiste brezit të diplomatëve që u formuan mbi kulturën e fjalës, gjuhës së saktë dhe etikës së shërbimit publik.

Formimi i tij filologjik dhe përvoja e hershme në përkthim dhe gazetari krijuan bazën e një profili profesional dinjitoz, që më pas do të shfaqej qartësisht në shërbimin diplomatik.

Karriera e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e nisur në vitin 1976, përkon me një nga periudhat më komplekse të politikës së jashtme shqiptare.

Gjatë viteve, Nesip Kaçi mbajti detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në disa vende strategjike, duke përfaqësuar Shqipërinë në Rumani, Algjeri dhe Turqi.

Në Turqi, ku shërbeu si ambasador, Kaçi u vlerësua për korrektësinë, seriozitetin dhe aftësinë për të ruajtur ekuilibra diplomatikë në një rajon me ndjeshmëri të lartë gjeopolitike.

Koleget e huaj dhe ne homologët e tij e kujtojnë si një bashkëbisedues të kulturuar, të respektueshëm dhe gjithnjë të gatshëm për dialog konstruktiv.

Edhe pas përfundimit të shërbimit diplomatik, pas vitit 1993, ambasadori Kaçi mbeti i lidhur me botën intelektuale dhe reflektimin historik.

Bashkautorësia e monografisë “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, botuar në vitin 1997, është dëshmi e interesit të tij të vazhdueshëm për historinë, identitetin dhe rrënjët kulturore shqiptare. Kontributi i tij është vlerësuar zyrtarisht me dy dekorata shtetërore, një për gazetarinë dhe një për diplomacinë.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta në moshën 45-vjeçare aktorja njohur (EMRI+FOTO)

By: V K
16 December 2025 at 09:35

Aktorja e serialeve “McLeod’s Daughters” dhe “Home and Away”, Rachael Carpani, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Një deklaratë nga prindërit e saj, e ndarë nga motra e saj në “Instagram” të hënën, tha se aktorja kishte “ndërruar jetë papritur, por në paqe, pas një beteje të gjatë me një sëmundje kronike në orët e para të së dielës, 7 dhjetor”.

Ndërsa shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk u bë publik.

Carpani ishte më e njohur për rolin e saj si Jodi Fountain në serialin televiziv australian McLeod’s Daughters, për të cilin u nominua për dy çmime Logie.

Kohët e fundit, ajo iu bashkua kastit të Home and Aëay, duke luajtur rolin e aktores misterioze të sapoardhur në Summer Bay, Claudia Salini.

Carpani u zhvendos në Hollywood, dhe u ngjit në skenë duke filluar nga role më të vogla në NCIS Los Angeles dhe The Glades, duke marrë përfundimisht rolin kryesor në serialin dramë familjare Against The Wall, dhe një rol përkrah Ben Affleck në dramën e vitit 2020 Finding the Way Back.

Në vitin 2024, pasi u kthye në Australi, ajo u zgjodh për rolin e përsëritur të Claudia Salini në Home and Away.

“Ishte një nga kohët më të këndshme që kam pasur ndonjëherë në shesh xhirimi”, tha ajo për The Morning Show në atë kohë.

“Është një nga punët e para që kam bërë këtu në Australi, dhe kështu ishte një mënyrë vërtet e mrekullueshme për t’u rihyrë në industri”.

Ky do të ishte gjithashtu roli i saj i fundit.

 

The post E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta në moshën 45-vjeçare aktorja njohur (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rob Reiner dhe bashkëshortja Michele gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Anxheles

15 December 2025 at 08:01

LOS ANXHELES, 15 dhjetor /ATSH/- Rob Reiner, regjisori legjendar amerikan dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner janë raportuar të vdekur, sipas TMZ.

Trupat e tyre u gjetën të pajetë dje pasdite në shtëpinë e Rob dhe Michele në Brentwood.

Sipas burimeve të dy trupat kishin pësuar plagë që përputhen me një thikë.

Rob, djali i komedianit të famshëm Carl Reiner, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 – e filloi karrierën e tij në biznesin e shfaqjeve si shkrimtar komedie në vitet 1960 – duke bashkëpunuar me Steve Martin në “Smothers Brothers Comedy Hour”  në vitet 1968 dhe 1969.

Gjatë viteve 1970, Rob luajti rolin e Michael Stivic – i njohur edhe si “Meathead” – në sitcom-in e famshëm “All in the Family” – për të cilin ai fitoi dy çmime “Primetime Emmy” për aktorin mbështetës më të mirë në një serial komedi.

“All in the Family” pati 205 episode dhe përfundoi në vitin 1979. Pas serialit, fokusi i Reiner u zhvendos më shumë drejt regjisë.

“This is Spinal Tap” shënoi suksesin e tij të parë të madh në karrierën si regjisor.

Gjatë dekadës së ardhshme, Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally”.

Ndërsa drejtonte “When Harry Met Sally”, Rob takoi Michele, një fotografe dhe, të dy u martuan në vitin 1989.

Ndoshta edhe më shumë se kaq, marrëdhënia e tyre e bindi Rob të ndryshonte fundin e komedisë romantike në mënyrë që personazhet e Billy Crystal dhe Meg Ryan të përfundonin bashkë.

Robi punoi si regjisor për më shumë se 35 vite martesë… duke drejtuar projekte si “Misery”, “A Few Good Men”, “The American President”, “The Bucket List” dhe “Spinal Tap II: The End Continues”.

Robi ka realizuar edhe një projekt tjetër i cili, sipas IMDb-së së tij, është përfunduar – ku shfaqen pamje nga koncertet live të grupit fiktiv “Spinal Tap” që performon në Stonehenge së bashku me emra të tjerë të mëdhenj në muzikë. Filmi do të dalë vitin e ardhshëm.

Michele dhe Rob patën tre fëmijë së bashku – Jake, Nick dhe Romy.

Rob ka edhe një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall.

Rob ishte 78 vjeç. Michele ishte 68 vjeç.//a.i/

The post Rob Reiner dhe bashkëshortja Michele gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Anxheles appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Vdes Peter Greene, i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask”

13 December 2025 at 12:10

LONDËR, 13 dhjetor /ATSH/- Peter Greene, aktori i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask”, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, sipas “Sky News”.

Greene u gjet i vdekur dje në apartamentin e tij në Nju Jork. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Aktori amerikan, Greene u vlerësua për portretizimin e personazheve të ndryshëm të këqij dhe kriminalë në karrierën e tij si aktor, e cila nisi kur ai ishte në të 20-at.

“Askush nuk luajti një personazh të keq më mirë se sa Peter”, tha menaxheri i tij, Gregg Edwards.

“Por, gjithashtu ai kishte një anë të butë që shumica e njerëzve nuk e panë kurrë, dhe një zemër të madhe”, shtoi ai.

Greene luajti personazhin Zed, një roje sigurie, përdhunues sadist, në filmin e vitit 1994 të Quentin Tarantino, “Pulp Fiction”.

Ai gjithashtu portretizoi personazhin e keq, Dorian në filmin e Jim Carrey, “The Mask”, në të njëjtin vit.

Përveç roleve dytësore, Greene luajti në filmin e vitit 1993 “Clean, Shaven”, në të cilin luajti rolin e një personazhi me skizofreni – i cili dyshohej për një vrasje.

Ai mbahet mend gjithashtu për rolin e tij në “Training Day” në vitin 2001, përkrah Denzel Washington. Greene u shfaq gjithashtu në “The Usual Suspects” në vitin 1995.

Greene lindi në Montclair, Nju Xhersi dhe la pas një motër dhe një vëlla. //a.i/

The post KINEMA – Vdes Peter Greene, i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌