Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, 35-vjeçari dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

By: V K
29 January 2026 at 13:40

Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Onard Memlika, i cili mbeti i plagosur me thikë paraditen e së hënës në Durrës, nga 56-vjeçari Mikel Ndoj, është dërguar tek spitali i Traumës në Tiranë.

Sipas familjarëve të tij, ai është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës.

Sipas të njëjtave burime, 35-vjeçarit, nga plagosja me thikë, i është dëmtuar trakeja dhe për pasojë kishte hyrje ajri në mushkëri.

Mësohet se kjo e ka rënduar gjendjen e tij dhe është dërguar mbrëmë nga spitali i Durrësit drejt atij të Traumës, ku duket se e ka kaluar rrezikun për jetën, Gjendja e tij shëndetësore po mbahet nën monitorim nga mjekët e Traumës.

I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56–vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e plagosur.

Ai ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që u përpoq të shuante sherrin, por fatkeqësisht mbeti vetë i plagosur.

Në njoftimin për shtyp, policia e Durrësit bëri të ditur të hënën, se të dy të plagosurit ishin në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, por duket se me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar.

Një ditë më parë, Mikel Ndoj, 56-vjeçari që plagosi me thikë të bijën Xhensila Ndoj dhe një kalimtar të rastit, u la në burg nga gjykata e Durrësit.

Në sallën e gjyqit, Ndoj nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, madje është shfaqur mohues ndaj ngjarjes. Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke e konsideruar veten të pafajshëm.

The post U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, 35-vjeçari dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Berisha pas kthimit nga Strasburgu: Rama dha qindra leje hotelesh luksoze dhe kulla korrupsioni pas zgjedhjeve të 11 majit…

By: V K
29 January 2026 at 13:10

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha detaje nga vizita e tij në Strasburg, ku ndër të tjera u shpreh se informoi ndërkombëtarët për situatën ku ndodhet Shqipëria, sipas tij nga keqqeverisja e Ramës.

Berisha theksoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, Rama dha qindra leje për hotele luksoze dhe kulla korrupsioni.

Po ashtu, Sali Berisha, tha se falenderoi grupet parlamentare te Asamblesë, pasi sipas tij i anuluan cdo takim kryeministrit Edi Rama.

“Në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare sic mund ti keni ndjekur, paraqitën rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, po edhe për mbarë Evropën.

Ne informuam, dhe paralajmëruam, të pranishmit se Rama përbën rrezik madhor për vendet e tyre, pasi ai është padrino i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropë, të cilat eksportojnë drejt Evropës.

Informuam për qindra e qindra leje hotele resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droge të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Falenderova të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë, të cilat në unanimitet i anuluan atij cdo takim pas fjalimit Stili i Gadafit që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Evropës”, tha Berisha.

The post Berisha pas kthimit nga Strasburgu: Rama dha qindra leje hotelesh luksoze dhe kulla korrupsioni pas zgjedhjeve të 11 majit… appeared first on Albeu.com.

Naim Murseli rrëfen në gjyq: Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas, betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë, ishim të lumtur, Liridona ishte e mrekullueshme (VIDEO)

By: V K
29 January 2026 at 12:42

Këtë të enjte, i pandehuri Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vite më parë, ka rrëfyer versionin e tij në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit.

Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, sipas raportimeve të medias kosovare, ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona Ademaj, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg”, tha ai.

 

 

Më tej, Murseli shprehu pafajësinë e tij, duke mohuar konfliktet në çift.

“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kam pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, ka thënë ai.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar. Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur në kohën e 7 minutave dhe ka qenë i organizuar nga vetë bashkëshorti i të ndjerës.

 

The post Naim Murseli rrëfen në gjyq: Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas, betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë, ishim të lumtur, Liridona ishte e mrekullueshme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani vendos përfundimisht për të ardhmen, eksperti i merkatos zbulon destinacionin e ri larg Interit

By: V K
29 January 2026 at 12:16

Kristjan Asllani, është drejt firmës me Beshiktashin ku duket se po diskutohen detajet e fundit. Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë.

Vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano, zbulon se turqit janë në bisedime të avancuara për të arritur akordin me Interin në formë huazimi.

Kontrata do të përfshijë edhe një klauzolë ku qëndron opsioni i blerjes, që megjithatë nuk do të jetë e detyrueshme.

Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.

Mesfushori shqiptar rezultoi një dështim te Torino. Prishja e marrëdhënieve me trajnerin Marko Baroni, solli edhe përfundimin në tribunë.

Te Beshiktashi ndërkohë nuk do e ketë po ashtu aspak të lehtë. Një talent si Ernest Muçi përfundoi i huazuar te Trabzonspori, ndërsa me këto të fundit po shkëlqen.

The post Kristjan Asllani vendos përfundimisht për të ardhmen, eksperti i merkatos zbulon destinacionin e ri larg Interit appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

By: V K
29 January 2026 at 11:52

Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zbutur masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, përkatësisht për Eglantina Zere, Enkeljeda Qyta, Bruna Koçi, Ridvoja Baxha si edhe Kristo Zhulati, të cilë akuzoheshin për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Për Eglantina Zere, është vendosur shërbim për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Rivjola Baxhau, vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë.

Ndërsa për shtetasen Enkelejda Qyta, gjithashtu u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Bruno Koçin, urdhërohet t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës

Dhe në fund edhe për Kristo Zhulatin, u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjatë hetimeve, theksojmë se SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish ndaj këtyre ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale, mbi ankimet e të pandehurve Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, Eglantina Zere ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Z. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

2.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.

3.Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

7.Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

8.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

9.Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. _____

10.Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al 14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

11.Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

12.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provë

2.Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.

2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026

 

The post Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kandidatët për kreun e Gardës së Republikës prezantojnë platformën dhe vizionin (EMRAT)

By: V K
29 January 2026 at 11:19

Këtë të enjte, në Ministrinë e Brendshme, zhvillohet intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, në vijim të thirrjes zyrtare për aplikim, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Intervistimi i 8 kandidatëve në garë do të bëhet sipas rendit alfabetik, Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës.

Anëtarët e Komisionit do t’u drejtojnë pyetje kandidatëve, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm.

Në përfundim të procesit, Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, bazuar në dokumentacionin e paraqitur, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës.

Renditja, së bashku me vlerësimet me shkrim për secilin kandidat, do t’i përcillet ministrit të Brendshëm, i cili do t’ia dërgojë propozimin Kryeministrit, për emërimin përfundimtar.

The post Kandidatët për kreun e Gardës së Republikës prezantojnë platformën dhe vizionin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sot seanca paraprake në GJKKO, Kryemadhi dhe avokati i Metës shkojnë në gjykatë

By: V K
29 January 2026 at 11:05

Këtë të enjte, seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Siç shihet nga pamjet, Kryemadhi është paraqitur në seancë, ndërsa shfaqet e qeshur para mediave.

Po ashtu, në seancë është paraqitur dhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Meta ndodhet në burg që prej shtatorit të 2024-ës.

 

The post Sot seanca paraprake në GJKKO, Kryemadhi dhe avokati i Metës shkojnë në gjykatë appeared first on Albeu.com.

Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve/ Rama: Sot u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, krijojmë kushte më të mira për jetimët

By: V K
29 January 2026 at 10:44

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me këtë projekt do të krijojnë kushte më të mira për fëmijët që janë jetimë.

Ai përmendi edhe disa projekte të tjera nga pallati i ri i sportit, Bibliotekën Kombëtare dhe vepra të tjera.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një pikë referimi për arkitektët, kryeministri tha se arkitektët e rinj të vendit kanë mundësinë të mësojnë nga “mjeshtrit” e huaj.

“Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore.

Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

Ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektoriateve, dhe dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rrjesht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi.

Ndërkohë që zhvillohen projekte dhe lidhen marrëveshje të reja dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi arkitektëve të rinj që, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk i ofron asnjë praktikë pune” , tha Kryeministri.

The post Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve/ Rama: Sot u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, krijojmë kushte më të mira për jetimët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt, seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

By: V K
29 January 2026 at 10:09

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo është seanca parë e vitit 2026 që i prin seancave ku u paraqitën video-incizime që, sipas prokurorisë, tregojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.

Mes pamjeve të prezantuara ishin edhe momente nga darka e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar. Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

The post Vrasja e Liridona Ademajt, seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë appeared first on Albeu.com.

Makina u përplas me barrierat e urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet drejtuesi i mjetit, si paraqitet gjendja e të plagosurve

By: V K
29 January 2026 at 09:49
Ditën e djeshme, një aksident ndodhi në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në ujë. Tre personat u nxorrën nga automjeti dhe u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se është arrestuar drejtuesi i mjetit, ndërsa ka sqaruar se 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24-vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22-vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. H., 49-vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;

-L. Zh., 64-vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Makina u përplas me barrierat e urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet drejtuesi i mjetit, si paraqitet gjendja e të plagosurve appeared first on Albeu.com.

Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: Në karrierë kam parë shumë gjëra, por kjo që ndodhi është me të vërtetë…

By: V K
29 January 2026 at 09:07

Zhoze Murinjo, nuk u besoi syve kur pa topin të përfundonte në rrjetë pas gjuajtjes se portierit Trubin, që i dha suksesin 4-2 ekipit të tij ndaj Realit dhe siguroi kalimin e turit në Ligën e Kampioneve.

Trajneri portugez ka qenë dukshëm i ekzaltuar pas ndeshjes, por nuk ka fshehur as emocionet për një ndeshje që kishte shumë të tilla.

Në gjithë vitet tuaja në futboll, a kishit parë ndonjëherë një gjë të tillë?

Kam shpesh kthim në kujtesë të të gjitha gjërave që kam përjetuar. Por kjo që ndodhi është me të vërtetë hera e parë…

Cilat ishin ndjesitë tuaja?

Fola me Hausen në tunel, ka qenë lojtari im te Roma. I thashë që kishin qenë më fat, pasi mund të mposhteshin shumë më thellë se 4-2.

A ishte i përgatitur goli Trubin?

E dinim që mund të shënonte, edhe ndaj Portos i kishte shkuar afër… Djaloshi i ka cilësitë për ta bërë këtë, pastaj është krosimi që bën diferencën. Ajo goditje dënimi ishte një fat i madh, ashtu siç shkuam atje me portierin… Nuk e dija që na nevojitej një gol më shumë, m’u tha në minutën e fundit. Edhe nëse nuk do të ishim kualifikuar, do të mbetej krenaria.

 

The post Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: Në karrierë kam parë shumë gjëra, por kjo që ndodhi është me të vërtetë… appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të 15 personat në bord

By: V K
29 January 2026 at 08:37

Ditën e djeshme, një aeroplan me 15 persona në bord u rrëzua në një zonë malore të Kolumbisë veriore  pa asnjë të mbijetuar, tha agjencia kolumbiane e aviacionit civil.

Aeroplani, një Beechcraft 1900D, ishte në një fluturim të brendshëm për linjën ajrore private Searca, e cila është e lidhur me Satena, dhe ishte ngritur nga Cucuta (veri, pranë kufirit me Venezuelën) me destinacion Ocana.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me aeroplanin rreth 10 minuta para se Beechcraft të arrinte në destinacionin e tij.

Avioni që operonte fluturimin NSE 8849 nga Cucuta për në Ocana, i cili u ngrit rreth orës 11:42 (ora lokale, 18:42 në Greqi) me një kohë mbërritjeje të planifikuar në 12:05, raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror në orën 11:54 të paradites, sipas njoftimit të Satenës.

Mbetjet e aeroplanit u gjetën në një zonë malore pranë qytetit La Playa de Belem.

Midis viktimave janë kongresmeni Diogenes Quintero dhe Carlos Salcedo, një kandidat për Kongres në zgjedhjet e ardhshme të marsit.

The post Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të 15 personat në bord appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
29 January 2026 at 08:03

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 80.3 lekë dhe do të shitet me 81.5 lekë.

Euro, do të blihet me 96.3 lekë dhe do të shitet me 97 lekë

Franga zvicerane, do të blihet me 104.5 lekë dhe do të shitet me 105.6 lekë

Ndërsa paundi britanik, do të blihet me 110.7 lekë dhe do të shitet me 111.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se u mor nga ujërat e përroit/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve

By: V K
29 January 2026 at 07:58

Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në territorin e Bashkisë Klos.

Pavarësisht kërkimeve intensive që kanë zgjatur prej 20 ditësh, deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë apo rezultat konkret.

Në operacionin e kërkimit kanë marrë pjesë forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut.

Ndërkohë, sot, me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbërrijë një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore, në shpresë të zbardhjes së fatit të 30-vjeçarit.

Mbrëmjen e djeshme, Presidentja Osmani, si komandante e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka autorizuar një ekip të specializuar për kërkime nënujore të FSK, për t’u dislokuar në Klos të qarkut të Dibrës ,për të ndihmuar përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Gazetari Enver Doçi, raporton se presidentja Osmani ka bërë një punë intensive për bashkë koordinimin mes dy vendeve dhe dërgimin e kësaj force speciale të FSK drejt Klosit.

Mësohet se pajisjet speciale që do të përdoren nga ekipet e kërkimit do të jenë Skaner për ujëra, EDGE TECH 5201, Droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV

The post Dyshohet se u mor nga ujërat e përroit/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve appeared first on Albeu.com.

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

By: V K
29 January 2026 at 07:34

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë.

Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë.

Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute, për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës.

Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr në pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit Shqipërinë jashtë “top 10” në numër absolut, e vendos vendin në krye kur shifrat normalizohen me popullsinë, duke reflektuar një emigracion me përmasa shumë të mëdha për një vend të vogël, ndoshta unike në botë, siç tregon qartë dhe grafiku në raport me madhësinë e popullsisë./Monitor

The post Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE appeared first on Albeu.com.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 29 Janar 2026

By: V K
29 January 2026 at 07:21

Këtë të enjte vendi ynë,  do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, Verilindje mbi 900-1000 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në Juglindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindja-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 29 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 28 January 2026Main stream

“Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikë të re industriale, do të nxisim prodhimtarinë vendase

By: V K
28 January 2026 at 15:53

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur në konferencën “Eksport On”, se gjatë këtij viti do të miratohet ligji për “Made in Albania”, i cili synon ndërtimin dhe promovimin e një marke kombëtare për produktet shqiptare.

Ky ligj do të shërbejë për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare, mbrojtjen e origjinës dhe krijimin e standardeve në përputhje me Bashkimin Europian,

Gjë që do i ndihmojë bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe më të pranishme në eksport.

The post “Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikë të re industriale, do të nxisim prodhimtarinë vendase appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën

By: V K
28 January 2026 at 15:39

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kelmend Kursa i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.

Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

The post Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën appeared first on Albeu.com.

Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO)

By: V K
28 January 2026 at 15:20

Tuneli i Murrizit, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Rrugën e Arbrit që lidh Qarkun e Dibrës me Tiranën, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Së fundmi, në afërsi të mesit të tunelit janë konstatuar dëmtime në anën lindore, kryesisht plasaritje dhe çarje të betoneve.

Lidhur me këtë problematikë, përfaqësues të kompanisë ndërtuese “Gjoka Konstruksion”, kanë deklaruar për News24 se dëmtimet kanë ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen në tunelin e emergjencës.

Sipas tyre, distanca mes tunelit kryesor dhe atij të emergjencës është rreth 28–30 metra dhe ndërhyrjet teknike kanë ndikuar në lëvizjen e harkut të tunelit kryesor.

Megjithatë, kompania pretendon se këto dëmtime nuk paraqesin rrezik për sigurinë e qarkullimit dhe nuk cenojnë qëndrueshmërinë e veprës.

“Tuneli monitorohet vazhdimisht me aparatura të specializuara dhe deri më tani nuk ka asnjë tregues për përkeqësim apo dëmtime të mëtejshme”, bëjnë me dije përfaqësuesit e saj.

Sipas kompanisë, pas përfundimit të plotë të punimeve në tunelin e emergjencës, dëmtimet e konstatuara në tunelin kryesor do të riparohen.

Gjatë fazës së ndërhyrjeve, qarkullimi i automjeteve pritet të realizohet përmes tunelit të emergjencës, për të garantuar vijimësinë e trafikut dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Tuneli i Murrizit, ka qenë shpesh objekt kritikash, veçanërisht për shkak të vonesave të shumta në përfundimin dhe vënien në funksion të tij.

Autoritetet dhe kompania ndërtuese kanë justifikuar këto vonesa me vështirësitë e mëdha që lidhen me strukturën gjeologjike të zonës, e cila ka paraqitur sfida të vazhdueshme gjatë punimeve.

Rruga e Arbrit ka kushtuar rreth 450 milionë euro. Kjo shifër përfshin tunelin dhe segmentet e tjera të aksit që lidh Tiranën me Dibrën.

Në raportime të tjera më të hershme për projektin, investimi fillestar për këtë pjesë ishte rreth 350 milionë euro, por vlera e tij është rritur gjatë punimeve për shkak të vështirësive gjeologjike dhe zgjatjeve të kontratave.

The post Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Burg për parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelësit” të parë, është pikërisht një makinë policie (VIDEO)

By: V K
28 January 2026 at 14:57

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie.

“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.

 

 

The post Burg për parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelësit” të parë, është pikërisht një makinë policie (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌