Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

16:59 Katër persona të maskuar dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

By: EL
27 December 2025 at 16:59

Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos në Greqi, u rrah brutalisht orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke përfunduar i plagosur në spital.

Autorët ishin 4 persona të maskuar me kapuçë, që mbërritën me taksi në vendngjarje dhe sulmuan të miturin. Pasi hynë brenda, ata kapën 17-vjeçarin dhe e nxorën me forcë nga ambientet, duke e rrahur brutalisht.

Madje njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. Policia greke tha se ka identifikuar një prej autorëve dhe ai është një shtetas shqiptar, tashmë i shpallur në kërkim. Mbeten ende të panjohura motivet e krimit, por besohet për një grindje dhe përplasje mes grupeve të të rinjve në zonë.

17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në Spitalin e Agrinjos si masë paraprake, ku iu dha ndihma e parë. Gjendja e tij shëndetësore, sipas të njëjtave informacione, nuk ngjall shqetësim.

Njerëz nga mjedisi i të miturit raportojnë se arsyeja e sulmit ishte krejtësisht e parëndësishme dhe ishte për shkak të një keqkuptimi. Siç pretendojnë ata, nuk ka pasur ndonjë përballje serioze paraprakisht, por dinamika është ende nën hetim.

“Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare, i cili më parë ka shqetësuar autoritetet. Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë”, shkruan gazeta greke.

Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm./e.t

16:53 Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, Polonia mbyll aeroportet për arsye sigurie

By: EL
27 December 2025 at 16:53

Last Updated on 27/12/2025 by EL

Polonia ka mbyllur gjatë natës dy aeroporte për arsye sigurie, pas sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet e aviacionit.

“Për shkak të nevojës për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszóë dhe Lublin pezulluan përkohësisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombëtare e kontrollit të trafikut ajror, PANSA në platformën X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Ushtria polake kishte njoftuar më herët se avionët e saj luftarakë, së bashku me avionë të aleatëve të NATO-s, ishin ngritur në ajër për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk u raportua asnjë shkelje e hapësirës ajrore. Ushtria njoftoi përfundimin e misionit rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Polonia ka nisur të ngrejë rregullisht në ajër avionët luftarakë pas sulmeve ajrore ruse në rajonet ukrainase pranë kufirit, por zakonisht këto masa nuk çojnë në mbylljen e aeroporteve polake./e.t

16:51 Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

By: EL
27 December 2025 at 16:51

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se shërbimet e sigurisë po pengonin përpjekjet për të kryer kontrolle.

Hetimi, i lajmëruar më 27 dhjetor, ishte më i fundit në një seri hetimesh nga dy agjencitë — Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës — që kanë tronditur politikën e brendshme në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit — e njohur si SAPO — tha se hetuesit e saj kishin identifikuar me dyshim “një grup kriminal të organizuar” që përfshinte deputetë aktualë në Verhovna Rada, parlamentin ukrainas.

Anëtarët e grupit, sipas SAPO-s, kanë marrë përfitime të paligjshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

Por, detaje të mëtejshme mbi këto akuza nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, e njohur si NABU, tha se hetuesit e saj po pengoheshin teksa tentonin të hynin në ndërtesat administrative të përdorura nga deputetët.

Agjencia e ngarkuar me sigurimin e deputetëve, Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, i mohoi akuzat, duke i thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se rojet thjesht po verifikonin identitetin e hetuesve.

“Fakti është se punonjësit e NABU-s po përpiqen të sjellin persona të panjohur ose të pakuptueshëm në territorin e regjimit, në territorin e institucionit shtetëror”, tha zëdhënësi i shërbimit, Oleksiy Morozov.

Të themeluara në vitin 2015 si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse që synonin çrrënjosjen e korrupsionit të rrënjosur prej kohësh, të dyja agjencitë kanë ndërtuar reputacion për kryerjen e hetimeve politikisht të ndjeshme, si dhe për luftën për të ruajtur pavarësinë e tyre nga entitete të tjera të zbatimit të ligjit.

Një hetim mbi ryshfete në sektorin e energjisë — përfshirë financimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për infrastrukturën e rrjetit elektrik — doli në pah publikisht muajin e kaluar, kur zyrtarët kundër korrupsionit bastisën zyra në Kiev.

Ky hetim, i cili është ende në proces e sipër, çoi përfundimisht në shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të Andriy Yermak, shefit të tij të kabinetit prej kohësh dhe një figure kyçe ndërmjetëse në negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi i Yermakut erdhi në një moment të vështirë për Zelenskyyn. Akuzat i kanë njollosur reputacionin e tij brenda vendit dhe kanë shtuar presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diçka që presidenti ukrainas e ka kundërshtuar për shkak të ligjit ushtarak dhe luftës së gjithanshme të Rusisë kundër Ukrainës./ REL

16:40 Si e shohin shqiptarët situatën ekonomike? RCC: Shqipëria me perceptim më pak negativ se Maqedonia e Veriut dhe Serbia

By: EL
27 December 2025 at 16:40

Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor mbetet dukshëm negativ. Të dhënat më të fundit të Balkan Barometer 2025 tregojnë se shumica dërrmuese e të anketuarve e vlerësojnë situatën ekonomike të vendeve të tyre si të keqe ose shumë të keqe, duke reflektuar shqetësime të forta për standardin e jetesës, fuqinë blerëse dhe pasigurinë ekonomike.

Ajo që bie veçanërisht në sy është fakti se asnjë qytetar në Ballkanin Perëndimor nuk e vlerëson gjendjen e ekonomisë si “shumë të mirë”.

Në Shqipëri, perceptimi i qytetarëve mbetet kryesisht negativ. 61% e të anketuarve e vlerësojnë situatën ekonomike në gjendje jo të mirë, konkretisht 35% e shohin situatën si “mjaft të keqe” dhe 26%  si “shumë të keqe”. Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve (35%) shprehen neutralë, ndërsa vetëm 4% e shohin ekonominë si “mjaft të mirë”.

Situata më e rënduar perceptohet në Bosnje & Hercegovinë, ku 62% e qytetarëve e konsiderojnë ekonominë “shumë të keqe”, përqindja më e lartë në të gjithë rajonin. Vetëm 1% shprehen se gjendja është “mjaft e mirë”, ndërsa 27% e cilësojnë ekonominë “mjaft të keqe”. Kjo tregon një nivel të lartë pakënaqësie dhe mungesë besimi në përmirësim afatshkurtër.

Në Serbi, 70% e qytetarëve e konsiderojnë ekonominë në gjendje të keqe, ku 41% e cilësojnë “mjaft të keqe” dhe 29% “shumë të keqe”. Vetëm 5% shprehen pozitivisht, ndërsa një e katërta mbajnë qëndrim neutral.

Edhe në Kosovë, perceptimi është kryesisht negativ, me 69% të qytetarëve që e vlerësojnë ekonominë si të keqe ose shumë të keqe, ndërsa 29% mbajnë një qëndrim neutral. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, situata është e ngjashme, ku 72% e të anketuarve shprehen negativisht për gjendjen ekonomike.

Nga ana tjetër në Mal të Zi, vlerësimet negative ndahen pothuajse në mënyrë të barabartë mes “mjaft të keqe” dhe “shumë të keqe”, nga 36% secila, duke e çuar totalin e perceptimit negativ në 72%./Scan

16:28 Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse në prag të zgjedhjeve në Kosovë

By: EL
27 December 2025 at 16:28

Last Updated on 27/12/2025 by EL

Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera, janë disa nga shprehjet që paraqiten në shkrime ku përmendet Kosova në disa nga mediat dhe kanalet në rrjete sociale që shpërndajnë narrativët rusë online, në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, disa media dhe kanale në rrjete sociale me përmbajtje pro-ruse janë mbushur me mesazhe që e përshkruajnë Kosovën si vend të korruptuar, të dirigjuar nga Perëndimi dhe armiqësor ndaj serbëve.

Thuajse në të gjitha postimet ku përmendet Kosova, shtetësia e saj mohohet: emrit të saj i vihen thonjëzat, apo quhet “kuazi-shtet” e “shtet i ashtuquajtur”.

Në artikuj e shkrime të publikuara nga fillimi i dhjetorit, u jepet zë thirrjeve ndaj serbëve të Kosovës që si alternativë të vetme politike ta shohin Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në vend, me lidhje të dëshmuara me Beogradin.
Përveç mediave shtetërore ruse, si Sputnik dhe RT, tituj e postime në lidhje me Kosovën, dhe në veçanti me zgjedhjet e fundvitit, janë shpërndarë edhe në kanalet proruse në platformën sociale Telegram.

Sipas ekspertëve, shumë prej këtyre kanaleve shpërndajnë dhe zmadhojnë narrativët, duke ”ndikuar sidomos te elektorati serb në veri të Kosovës”.

Dezinformimi apo përmbajtja manipuluese, sipas tyre, bëhet edhe më e rrezikshme me përfshirjen e inteligjencës artificiale.

Çfarë u tha për Kosovën?

Radio Evropa e Lirë ka përcjellë dhe ka analizuar përmbajtjet në lidhje me Kosovën dhe me zgjedhjet në disa media ruse, si Sputnik e RT, por edhe në kanale pro-Kremlinit në Telegram, si “Balkanar” dhe “Për Serbinë në rusisht”.

Më 21 dhjetor 2025, kanali “Balkanar” publikoi një shkrim, ku thuhej se “nëse demokracia matet me numrin e kriminelëve në fletëvotime, atëherë sistemi politik i Kosovës shfaqet si lider evropian”.

Shkrimi i referohej një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), sipas të cilit 28 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale.

Megjithatë, shkrimi nuk paraqiti ndonjë analizë krahasuese me shtetet e Evropës, por tha se raporti ka treguar “fytyrën e vërtetë të demokracisë më të re në Evropë”.

Një ditë më herët, më 20 dhjetor, i njëjti kanal shkroi se “Dialogu me serbët ka përfunduar – Çështja e Kosovës tani zgjidhet me buxhetin amerikan për mbrojtje”.

Shkrimi kritikoi administratën amerikane që ka kërkuar, në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të miratuar në dhjetor, zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, në shkurt të vitit 2023.

“Autoritetet amerikane po e transformojnë çështjen e sovranitetit të Serbisë nga një çështje negociatash, në një ligj të detyrueshëm për të gjithë politikën e jashtme amerikane”, u tha në postim.

Ndërkaq, më 19 dhjetor, një postim tjetër tha se “Në ‘Kosovë’, autoritetet treguan se marrëdhëniet me publikun janë më të rëndësishme për to sesa veprimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftimin e shkeljes së të drejtave të serbëve”, pa paraqitur ndonjë provë lidhur me këto pretendime.

Postimi iu referua hapjes së një ure të re për këmbësorë që lidh Mitrovicën e Jugut, me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Kanali “Balkanar” është i lidhur me rrjetin e njohur propagandistik rus “Pravda”, i cili, veç tjerash, poston përmbajtje edhe në gjuhën shqipe.

Sipas një raporti të publikuar në qershor nga platforma e verifikimit të fakteve Hibrid.info, ky rrjet ka shpërndarë narrativë propagandistikë rusë edhe për audiencën shqipfolëse, përmes faqeve të ndryshme në internet, “të maskuara si portale informative”.

Në një postim të datës 26 dhjetor, portali Pravda në gjuhën shqipe e quajti kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, “serbofob” i cili “bën mashtrime antiserbe”.

“Të gjitha 10 mandatet”: Fushata politike e Listës Serbe e shtyrë nga RT e Sputnik

Ndërkohë, në vijën editoriale të mediave ruse në gjuhën serbe dhe të mediave serbe pro-Kremlinit, Lista Serbe shfaqet si instrument i “unitetit” dhe si opsion i vetëm “i sigurt” për votën serbe.

Më 23 dhjetor 2025, RT publikoi shkrimin me titullin: “Gjuriq: Serbët duhet të votojnë… është e rëndësishme që Lista Serbe t’i fitojë të gjitha 10 mandatet”.

E njëjta thirrje u pasqyrua edhe nga Sputnik, ndërsa në të njëjtin cikël raportimesh, kjo media shtetërore ruse publikoi edhe lajme për fushatën në terren të Listës Serbe.

Në asnjërin nga lajmet e publikuara nga këto media ruse nuk përmenden parti të tjera garuese në zgjedhje, shqiptare apo serbe.

Përveç Listës Serbe, subjektet tjera politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, si dhe Aleanca Kosovare, parti e formuar në qershor të këtij viti me mbështetjen e deputetit në Kuvendin e Serbisë, Zharko Ristiq.

Kuvendi i Kosovës ka 120 vende, prej të cilave 10 janë të rezervuara për përfaqësuesit e komunitetit serb.

Të 10 mandatet tradicionalisht janë fituar nga Lista Serbe, përveç në zgjedhjet e fundit, në shkurt të këtij viti, kur një vend e fitoi politikani Nenad Rashiq.

Zyrtarë të Listës Serbe, në deklarime publike, e kanë quajtur Rashiqin “një serb të përshtatshëm për Prishtinën” dhe që “nuk përfaqëson serbët”.

Këto deklarata u postuan edhe në kanalet ruse, në javën e fundit para zgjedhjeve.

Kanalet që shërbejnë si “shumëzues narrativësh”

Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thotë për Radion Evropa e Lirë se mediat si RT Balkan dhe Sputnik Srbija, në rastin e Kosovës “nuk janë aq burim primar informacioni, sa janë ‘shumëzues narrativësh’”, sepse përmbajtjet e tyre riprodhohen nga tabloidët apo portalet në Serbi, dhe pastaj “depërtojnë e qarkullojnë në veri të Kosovës dhe në mediat lokale”.

Sipas saj, në momente të ndjeshme si zgjedhjet, këto media e kornizojnë situatën përmes dy boshtesh: “viktimizimi i komunitetit serb në Kosovë” dhe “armiqësimi i Perëndimit (BE/NATO)”, narrativë që, thotë ajo, më pas “përvetësohen nga aktorë lokalë… ‘influencerë’” e të tjerë.

Loshaj paralajmëron se ndikimi nga shpërndarja e narrativit rus “nuk është linear… por potencialisht kumulativ”, sepse narrativët synojnë të mbivendosen mbi “pakënaqësitë ekzistuese, ndjenjën e diskriminimit, frikës dhe mosbesimit”.

Ajo shton se, gjatë periudhave zgjedhore, këto rrëfime shndërrohen në instrument politik, duke synuar “të delegjitimojnë proceset demokratike, dhe të ulin besimin në institucionet zgjedhore e në partnerët ndërkombëtarë”.

“Propaganda si ushqim për inteligjencën artificiale”

Abit Hoxha, profesor asistent në Universitetin e Agderit dhe në Universitetin e Stavangerit në Norvegji, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë nga rrjetet që shpërndajnë dezinformata apo përmbajtje manipuluese nuk kanë patjetër shënjestër lexuesin njeri.

“Karakteristikë e Pravda-s është që nuk është rrjet, nuk është lëvizje. Është njëfarë organizimi, sipas të gjitha gjasave prej disa personave të mençur, që e kanë gjetur një ‘loop hole’ (një vrimë) në sistem, dhe nuk janë direkt të përfshirë në dezinformata, sikur, për shembull, Sputnik-u”, shprehet Hoxha.

Sipas profesorit që merret me studimin e medias, demokracisë dhe së fundmi ndikimin e inteligjencës artificiale në shoqëri, rrjete të tilla “po japin materiale për ushqimin e inteligjencës artificiale”.

Në anën tjetër, studiuesja Loshaj thotë se teknologjitë e reja, veçanërisht inteligjenca artificiale, e rrisin ritmin dhe shtrirjen e dezinformimit.

“[Ato mundësojnë] prodhimin masiv dhe të shpejtë të përmbajtjeve të sinkronizuara në gjuhë lokale, imitimin e stilit vendor për rritje të besueshmërisë, krijimin e ‘deepfake’-ve audio e video, dhe automatizimin e rrjeteve të llogarive false, që simulojnë mbështetje artificiale publike, sidomos në periudha zgjedhore”, thotë ajo.

Mediat ruse, si RT dhe Sputnik, janë të sanksionuara në Kosovë, në bazë të sanksioneve amerikane dhe evropiane që iu vunë Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, më 2022.

Megjithatë, qasja e tyre online nuk ka mundur të bllokohet tërësisht.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë ofruesit e internetit dhe operatorët mobilë janë të detyruar t’i bllokojnë faqet e internetit të mediave ruse, në përputhje me sanksionet, por se “për shkak të natyrës dinamike të internetit, disponueshmëria e këtyre ueb-faqeve mund të ndryshojë”./ REL

16:25 Tragjedi në det/ Përmbytet një anije, zhduket familja me katër anëtarë

By: EL
27 December 2025 at 16:25

Last Updated on 27/12/2025 by EL

Një familje spanjolle me katër anëtarë është zhdukur pasi një anije që mbante në bord njëmbëdhjetë persona u përmbyt pranë bregut të Indonezisë për shkak të motit të keq, thanë autoritetet spanjolle të shtunën.

Ndërkohë, dy turistë të tjerë nga Spanja, katër anëtarë ekuipazhi dhe një udhërrëfyes turistik, u shpëtuan gjatë incidentit që ndodhi vonë të premten, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Antara.

Anija u përmbyt deri në tre metra në Stratin e Ishullit Padar, pranë ishullit Labuan Bajo, një destinacion i njohur turistik, tha autoritetet vendase.Sakaq, skuadrat e shpëtimit indoneziane po kërkonin familjen e zhdukur, tha ministria e jashtme e Spanjës për Reuters./e.t

16:23 E diela sjell kthesën drastike të motit! Ja sa priten të ulen temperaturat

By: EL
27 December 2025 at 16:23

Last Updated on 27/12/2025 by EL

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë pasdite një parashikim për kushtet e motit gjatë fundjavës.

Sipas të dhënave meteorologjike, e shtuna dhe e diela do të jenë pa reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit.

Po ashtu, parashikohet një ulje temperaturash, veçanërisht në zonat malore, ku termometri do të shkojë nën zero gradë Celcius.
Reshjet:

Sot pasdite (e shtunë, datë 27) dhe nesër (e diel, datë 28) nuk priten reshje në të gjitha qarqet.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 13 °C

në vendet e ulëta: 1 / 12°C

në vendet malore: -1 / 7 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./e.t

16:19 Ministri Vengu viziton trupat shqiptare në misionin e NATO-s në Bullgari: Vlerësim për togën tonë

By: EL
27 December 2025 at 16:19

Last Updated on 27/12/2025 by EL

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu, ka vizituar bazën e grup batalionit të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, ku shërben edhe një togë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh krenar për vlerësimin e dhënë nga komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, i cili theksoi se toga shqiptare luan një rol aktiv në detyrat e grupit shumëkombësh, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, ky vlerësim është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve shqiptarë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

”Në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari. Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës.

Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë”, shkruan ai. /e.t

16:14 Apple planifikon prezantimin e iPhone Air 2?

By: EL
27 December 2025 at 16:14

Last Updated on 27/12/2025 by EL

Seria tjetër e iPhone Air të Apple – domethënë, iPhone Air 2 – mund të mbërrijë në vitin 2026, jo në vitin 2027.

Deri më tani, thashethemet thoshin se iPhone Air 2 mund të shtyhej deri në vitin 2027, sepse pritej të ndodhnin rishikime të mëdha në dizajn.

Gjithashtu, siç u diskutua më parë, vendimi i Apple për ta quajtur modelin e saj më të fundit iPhone Air është një mesazh i qartë se nuk do të ndjekë ciklin tradicional vjetor të përditësimit.

Emri qëllimisht lë jashtë një numër për të shmangur pritjet për një pasardhës vjetor, të ngjashëm me modelin iPhone SE .

Tani, Fixed Focus Digital pretendon se Apple planifikon të zbulojë iPhone Air 2 në eventin e saj të zakonshëm të vjeshtës në fillim të shtatorit.

Kjo sfidon drejtpërdrejt raportet e lartpërmendura, të cilat sugjeruan se Apple e kishte hequr iPhone Air të ardhshëm nga agjenda e saj pa caktuar një datë të re lansimi.

Pritet që modeli i ardhshëm Air 2 të ketë një kamerë dytësore të dedikuar, ndërkohë që thuhet se mund të ketë një çmim më të ulët./e.t

17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar

27 December 2025 at 16:50

Një 17-vjeçar, i cili po argëtohej me miqtë e tij në një dyqan u rrah brutalisht nga 4 persona në Greqi. Autorët mbërritën të veshur me kapuça dhe hynë në dyqan ku gjetën të miturin dhe e nxorën me forcë.

Më pas, filluan ta godisnin pa pushim. Njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. 17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë.

Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare. Sipas tyre i riu shqiptar ka krijuar edhe më parë probleme për autoritetet, shkruan Euronews.al.

Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar appeared first on Sinjali.

Votimi në përfaqësitë diplomatike, KQZ tregon se kur mbyllen vendvotimet

27 December 2025 at 16:42

Vetëm një ditë para se qytetarët e Kosovës t’u drejtohen kutive të votimit në vend, ata jashtë vendit po e përfundojnë këtë proces sot.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot po zhvillohet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në 16 ambasada dhe 13 konsullata janë regjistruar për të votuar 19 mijë e 187 shtetas të Kosovës.

KQZ ka dhënë edhe detaje për të gjitha qendrat e votimit se kur do të mbyllen për shkak të dallimit të zonave kohore.

Njoftimi i plotë:

 Pas një procesi përgatitor prej disa javësh, sot, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është duke u mundësuar votimit për shtetasit e vendit tonë.

Gjatë ditës së sotme, 19,187 shtetasit e Kosovës që u regjistruan paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga 16 ambasadat dhe 13 konsullatat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të votojnë.

Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Stambollit, ndërkaq, në orën 19:00 qendrat e votimit do të mbyllen në shtetet tjera, si: Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.

Në orën 20:00 votimi do të përfundojë në ambasadën e Kosovës në Londër, ndërkaq në orën 01:00 të ditës tjetër, gjithnjë sipas kohës lokale në vendin tonë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanada.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votimi në përfaqësitë diplomatike, KQZ tregon se kur mbyllen vendvotimet appeared first on Sinjali.

Dr. Gazmend Maliqaj-31: Fton të gjithë akterët për ruajte të votës

27 December 2025 at 16:25

Gjatë një takimi me strukturat e nendegëve dhe komisioner nga PDK në Klinë, bëri ftesë për angazhim maksimal për ruajte të votës dhe respektim të ligjit, duke respektuar vullnetin qytetarë dhe duke kontribuar në mbarvajtjen e procesit zgjedhor.

Për shtetin e zhvilluar, të integruar, me reforma ne arsim e shëndetësi, për rritje të pagave, reform tatimore dhe siguri, vota për PDK-në dhe Bedri Hamzën, është adresë e vetme nesër në zgjedhje, theksoi Maliqaj në ketë takim.

Doktori Gazmend Maliqaj, që mban numrin 31 në listën e PDK-së, duke qenë edhe ligjerues në Fakultetin e Mjekësisë, ka një përvoj të gjatë në angazhimet politike e shoqërore dhe si i tillë llogaritet ndër favoritet për të qenë edhe deputet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dr. Gazmend Maliqaj-31: Fton të gjithë akterët për ruajte të votës appeared first on Sinjali.

Arabia Saudite godet aleatët e Emirateve, rrezikohet përshkallëzimi i luftës

27 December 2025 at 16:22

Arabia Saudite ka ndërmarrë një hap të papritur duke kryer sulme ajrore në Jemen, për herë të parë pas tre vitesh qetësi.

Megjithatë, këtë radhë objektivi nuk ishin rebelët Houthi, por forcat separatiste të jugut, të cilat mbështeten nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Çfarë ndodhi?

Ditët e fundit, forcat separatiste (Këshilli i Tranzicionit të Jugut – CTS) morën nën kontroll territore të mëdha në lindje të Jemenit, pranë kufirit me Arabinë Saudite dhe Omanin. Riadi zyrtar e cilësoi këtë si një “përshkallëzim të pajustifikuar” dhe u kërkoi separatistëve të tërhiqen menjëherë.

Pasi separatistët refuzuan urdhrin, avionët sauditë goditën pozicionet e tyre në rajonin Hadramaout. Sipas raportimeve të para, sulmet ishin më shumë një “paralajmërim” pasi nuk pati viktima apo dëme të mëdha materiale.

Pse po përplasen aleatët?

Edhe pse Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë zyrtarisht aleatë kundër rebelëve Houthi, ato kanë plane të ndryshme për të ardhmen e Jemenit:

Arabia Saudite kërkon një Jemen të bashkuar dhe stabil, duke mbështetur qeverinë zyrtare që njihet ndërkombëtarisht.

Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin separatistët e jugut, të cilët duan që Jemeni i Jugut të jetë shtet më vete.

Rreziqet për rajonin

Ekspertët paralajmërojnë se kjo përplasje mes “miqve” mund të ndihmojë rebelët Houthi (të mbështetur nga Irani), të cilët përfitojnë nga përçarja e kundërshtarëve të tyre.

Gjithashtu, kjo ngjarje tregon një rivalitet në rritje midis Riadit dhe Abu Dabit për influencë në Lindjen e Mesme. Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Sudan, ku dy vendet mbështesin palë të ndryshme në luftën civile atje.

Deri tani, as Arabia Saudite dhe as Emiratet nuk kanë bërë komente zyrtare mbi sulmet, por situata mbetet e tensionuar dhe mund të çojë në një fazë të re të luftës në Jemen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arabia Saudite godet aleatët e Emirateve, rrezikohet përshkallëzimi i luftës appeared first on Sinjali.

Gjendja në pikat kufitare, kolona deri në 300 metra te Dheu i Bardhë për hyrje në Kosovë

27 December 2025 at 16:17

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se kohët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës janë rritur.

Në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, sipas QKMK-së, pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa për dalje koha e pritjes shkon deri në 35 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare fluksi dhe koha e pritjes mbeten më të ulëta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendja në pikat kufitare, kolona deri në 300 metra te Dheu i Bardhë për hyrje në Kosovë appeared first on Sinjali.

Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse në prag të zgjedhjeve në Kosovë

27 December 2025 at 16:11

“Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera, janë disa nga shprehjet që paraqiten në shkrime ku përmendet Kosova në disa nga mediat dhe kanalet në rrjete sociale që shpërndajnë narrativët rusë online, në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, disa media dhe kanale në rrjete sociale me përmbajtje proruse janë mbushur me mesazhe që e përshkruajnë Kosovën si vend të korruptuar, të dirigjuar nga Perëndimi dhe armiqësor ndaj serbëve.

Thuajse në të gjitha postimet ku përmendet Kosova, shtetësia e saj mohohet: emrit të saj i vihen thonjëzat, apo quhet “kuazi-shtet” e “shtet i ashtuquajtur”.

Në artikuj e shkrime të publikuara nga fillimi i dhjetorit, u jepet zë thirrjeve ndaj serbëve të Kosovës që si alternativë të vetme politike ta shohin Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në vend, me lidhje të dëshmuara me Beogradin.

Përveç mediave shtetërore ruse, si Sputnik dhe RT, tituj e postime në lidhje me Kosovën, dhe në veçanti me zgjedhjet e fundvitit, janë shpërndarë edhe në kanalet proruse në platformën sociale Telegram.

Sipas ekspertëve, shumë prej këtyre kanaleve shpërndajnë dhe zmadhojnë narrativët, duke ”ndikuar sidomos te elektorati serb në veri të Kosovës”.

Dezinformimi apo përmbajtja manipuluese, sipas tyre, bëhet edhe më e rrezikshme me përfshirjen e inteligjencës artificiale.

Çfarë u tha për Kosovën?

Radio Evropa e Lirë ka përcjellë dhe ka analizuar përmbajtjet në lidhje me Kosovën dhe me zgjedhjet në disa media ruse, si Sputnik e RT, por edhe në kanale pro-Kremlinit në Telegram, si “Balkanar” dhe “Për Serbinë në rusisht”.

Më 21 dhjetor 2025, kanali “Balkanar” publikoi një shkrim, ku thuhej se “nëse demokracia matet me numrin e kriminelëve në fletëvotime, atëherë sistemi politik i Kosovës shfaqet si lider evropian”.

Shkrimi i referohej një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), sipas të cilit 28 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale.

Megjithatë, shkrimi nuk paraqiti ndonjë analizë krahasuese me shtetet e Evropës, por tha se raporti ka treguar “fytyrën e vërtetë të demokracisë më të re në Evropë”.

Një ditë më herët, më 20 dhjetor, i njëjti kanal shkroi se “Dialogu me serbët ka përfunduar – Çështja e Kosovës tani zgjidhet me buxhetin amerikan për mbrojtje”.

Shkrimi kritikoi administratën amerikane që ka kërkuar, në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të miratuar në dhjetor, zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, në shkurt të vitit 2023.

“Autoritetet amerikane po e transformojnë çështjen e sovranitetit të Serbisë nga një çështje negociatash, në një ligj të detyrueshëm për të gjithë politikën e jashtme amerikane”, u tha në postim.

Ndërkaq, më 19 dhjetor, një postim tjetër tha se “Në ‘Kosovë’, autoritetet treguan se marrëdhëniet me publikun janë më të rëndësishme për to sesa veprimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftimin e shkeljes së të drejtave të serbëve”, pa paraqitur ndonjë provë lidhur me këto pretendime.

Postimi iu referua hapjes së një ure të re për këmbësorë që lidh Mitrovicën e Jugut, me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Kanali “Balkanar” është i lidhur me rrjetin e njohur propagandistik rus “Pravda”, i cili, veç tjerash, poston përmbajtje edhe në gjuhën shqipe.

Sipas një raporti të publikuar në qershor nga platforma e verifikimit të fakteve Hibrid.info, ky rrjet ka shpërndarë narrativë propagandistikë rusë edhe për audiencën shqipfolëse, përmes faqeve të ndryshme në internet, “të maskuara si portale informative”.

Në një postim të datës 26 dhjetor, portali Pravda në gjuhën shqipe e quajti kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, “serbofob” i cili “bën mashtrime antiserbe”.

“Të gjitha 10 mandatet”: Fushata politike e Listës Serbe e shtyrë nga RT e Sputnik

Ndërkohë, në vijën editoriale të mediave ruse në gjuhën serbe dhe të mediave serbe pro-Kremlinit, Lista Serbe shfaqet si instrument i “unitetit” dhe si opsion i vetëm “i sigurt” për votën serbe.

Më 23 dhjetor 2025, RT publikoi shkrimin me titullin: “Gjuriq: Serbët duhet të votojnë… është e rëndësishme që Lista Serbe t’i fitojë të gjitha 10 mandatet”.

E njëjta thirrje u pasqyrua edhe nga Sputnik, ndërsa në të njëjtin cikël raportimesh, kjo media shtetërore ruse publikoi edhe lajme për fushatën në terren të Listës Serbe.

Në asnjërin nga lajmet e publikuara nga këto media ruse nuk përmenden parti të tjera garuese në zgjedhje, shqiptare apo serbe.

Përveç Listës Serbe, subjektet tjera politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, si dhe Aleanca Kosovare, parti e formuar në qershor të këtij viti me mbështetjen e deputetit në Kuvendin e Serbisë, Zharko Ristiq.

Kuvendi i Kosovës ka 120 vende, prej të cilave 10 janë të rezervuara për përfaqësuesit e komunitetit serb.

Të 10 mandatet tradicionalisht janë fituar nga Lista Serbe, përveç në zgjedhjet e fundit, në shkurt të këtij viti, kur një vend e fitoi politikani Nenad Rashiq.

Zyrtarë të Listës Serbe, në deklarime publike, e kanë quajtur Rashiqin “një serb të përshtatshëm për Prishtinën” dhe që “nuk përfaqëson serbët”.

Këto deklarata u postuan edhe në kanalet ruse, në javën e fundit para zgjedhjeve.

Kanalet që shërbejnë si “shumëzues narrativësh”

Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thotë për Radion Evropa e Lirë se mediat si RT Balkan dhe Sputnik Srbija, në rastin e Kosovës “nuk janë aq burim primar informacioni, sa janë ‘shumëzues narrativësh’”, sepse përmbajtjet e tyre riprodhohen nga tabloidët apo portalet në Serbi, dhe pastaj “depërtojnë e qarkullojnë në veri të Kosovës dhe në mediat lokale”.

Sipas saj, në momente të ndjeshme si zgjedhjet, këto media e kornizojnë situatën përmes dy boshtesh: “viktimizimi i komunitetit serb në Kosovë” dhe “armiqësimi i Perëndimit (BE/NATO)”, narrativë që, thotë ajo, më pas “përvetësohen nga aktorë lokalë… ‘influencerë’” e të tjerë.

Loshaj paralajmëron se ndikimi nga shpërndarja e narrativit rus “nuk është linear… por potencialisht kumulativ”, sepse narrativët synojnë të mbivendosen mbi “pakënaqësitë ekzistuese, ndjenjën e diskriminimit, frikës dhe mosbesimit”.

Ajo shton se, gjatë periudhave zgjedhore, këto rrëfime shndërrohen në instrument politik, duke synuar “të delegjitimojnë proceset demokratike, dhe të ulin besimin në institucionet zgjedhore e në partnerët ndërkombëtarë”.

“Propaganda si ushqim për inteligjencën artificiale”

Abit Hoxha, profesor asistent në Universitetin e Agderit dhe në Universitetin e Stavangerit në Norvegji, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë nga rrjetet që shpërndajnë dezinformata apo përmbajtje manipuluese nuk kanë patjetër shënjestër lexuesin njeri.

“Karakteristikë e Pravda-s është që nuk është rrjet, nuk është lëvizje. Është njëfarë organizimi, sipas të gjitha gjasave prej disa personave të mençur, që e kanë gjetur një ‘loop hole’ (një vrimë) në sistem, dhe nuk janë direkt të përfshirë në dezinformata, sikur, për shembull, Sputnik-u”, shprehet Hoxha.

Sipas profesorit që merret me studimin e medias, demokracisë dhe së fundmi ndikimin e inteligjencës artificiale në shoqëri, rrjete të tilla “po japin materiale për ushqimin e inteligjencës artificiale”.

Në anën tjetër, studiuesja Loshaj thotë se teknologjitë e reja, veçanërisht inteligjenca artificiale, e rrisin ritmin dhe shtrirjen e dezinformimit.

“[Ato mundësojnë] prodhimin masiv dhe të shpejtë të përmbajtjeve të sinkronizuara në gjuhë lokale, imitimin e stilit vendor për rritje të besueshmërisë, krijimin e ‘deepfake’-ve audio e video, dhe automatizimin e rrjeteve të llogarive false, që simulojnë mbështetje artificiale publike, sidomos në periudha zgjedhore”, thotë ajo.

Mediat ruse, si RT dhe Sputnik, janë të sanksionuara në Kosovë, në bazë të sanksioneve amerikane dhe evropiane që iu vunë Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, më 2022.

Megjithatë, qasja e tyre online nuk ka mundur të bllokohet tërësisht.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë ofruesit e internetit dhe operatorët mobilë janë të detyruar t’i bllokojnë faqet e internetit të mediave ruse, në përputhje me sanksionet, por se “për shkak të natyrës dinamike të internetit, disponueshmëria e këtyre ueb-faqeve mund të ndryshojë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse në prag të zgjedhjeve në Kosovë appeared first on Sinjali.

Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë

27 December 2025 at 16:06

Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të lidhur me tre organizata bamirësie, të dyshuar se mblodhën miliona euro fonde për grupin militant palestinez Hamas.

Sipas deklaratës së prokurorëve të antiterrorizmit, të dyshuarit akuzohen se kanë dërguar rreth 7 milionë euro në “shoqata me bazë në Gaza, territore palestineze, ose Izrael, të kontrolluara ose të lidhura me Hamasin”, raporton AP.

Mes të arrestuarve është edhe Mohammad Hannoun, kryetar i Shoqatës Palestineze në Itali, të cilin prokurorët e kanë përshkruar si “kreu i celulës së Hamasit në Itali”.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se fondet janë transferuar përmes bankave ose organizatave në Gazë.

Bashkimi Evropian e ka vendosur Hamasin në listën e organizatave terroriste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë appeared first on Sinjali.

I kapur me mbi 200 bimë kanabisi, shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi partnerja “s’i fliste shqip”

27 December 2025 at 15:57

Një shqiptar i identifikuar si Armando Iberhasaj, që jeton në Britani, ka shpëtuar nga deportimi, pasi gjyqtarja vendosi se dëbimi do të ishte i papërshtatshëm për partneren e tij, e cila nuk flet gjuhën shqipe, raporton “The Telegraph”.

Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e mbi 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi do të shkelte të drejtat e tij për jetë familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Ai gjithashtu argumentoi se rreziku i tij kriminal për shoqërinë ishte minimal, pasi ishte burgosur për një periudhë më të shkurtër se një vit – pragun mbi të cilin shkelësit e huaj përballen me dëbim automatik.

Iberhasaj kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar kanabis në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire.

Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, vendosi se deportimi do të shkaktonte pasoja të pajustifikueshme për partneren e tij, e cila nuk ishte me prejardhje shqiptare, nuk kishte vizituar kurrë Shqipërinë dhe nuk fliste gjuhën shqipe.

“Të presësh që partnerja të zhvendoset me të në Shqipëri do të kishte pasoja të papërshtatshme për të”, tha gjyqtarja, duke shtuar se partnerja ishte e përkushtuar ndaj punës së saj dhe kujdesit për familjen, përfshirë motrën dhe nënën, të cilat kanë nevoja shëndetësore.

Vendimi për të lejuar Iberhasajn të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar vjen në një kohë kur sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka propozuar frenimin e përdorimit të të drejtave familjare nga kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm për të penguar deportimin.

Avokatët e Ministrisë së Brendshme argumentuan se, edhe pse mund të ishte e vështirë për partneren e Iberhasajt të zhvendosej në Shqipëri për shkak të gjuhës, Iberhasaj kishte arritur të përshtatej në Mbretërinë e Bashkuar edhe pa njohur anglishten, dhe se partnerja e tij mund ta bënte të njëjtën gjë.

Gjithashtu, u theksua se marrëdhënia e çiftit kishte filluar kur Iberhasaj nuk kishte të drejtë ligjore të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kishte njoftuar partneren për këtë që nga fillimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I kapur me mbi 200 bimë kanabisi, shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi partnerja “s’i fliste shqip” appeared first on Sinjali.

Shkëmb Manaj: Jemi në garë për të qeverisur vendin, do ta kthejmë stabilitetin në vend

27 December 2025 at 15:52

Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, synon reforma në sistemin e drejtësisë.

Ai në intervistë për Gazeta Blic, ka folur për bllokadën 10 muajshe në vend dhe si do të veprojë LDK që ta nxjerrë vendin nga kriza e ta zhvillojë atë.

“Është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë në skenën politike në vend sepse partia e parë në zgjedhje dështoi t’i formojë institucionet dhe nga shkurti ne nuk kemi institucione të formuara, ju e dini që partia në pushtet po vazhdon të qeverisë me vendin me rezultat të zgjedhjeve të vitit 2021, që nuk është legjitime sepse nuk ka legjitimitet e as legalitet sepse gjykata kushtetuese ka nxjerrë aktgjykim që kryeministri dhe ministrat po e ushtrojnë detyrën në kundërshtim me ligjin. Mendoj se kjo situatë është pasi partia e parë ka dështuar t’i formojë institucionet sepse s’ka arritur të krijojë partneritet me partitë tjera dhe ta formojë qeverinë, andaj në një mënyrë po shkojmë në një proces të ri zgjedhor dhe mendoj se në këto rrethana zgjedhjet kanë qenë zgjidhja që të krijohet një momentum i ri politik për vendin tonë”, ka thënë ai.

Manaj thekson se LDK do të ketë rol aktiv në themelimin e institucioneve të Kosovës dhe se po hyjnë në garë për ta qeverisur vendin, me kryeministrin Lumir Abdixhiku.

“LDK do të ketë rol aktiv në themelimin e institucioneve të Kosovës. Ne hyjmë në këtë garë për të qeverisur vendin, me një program të detajuar dhe me një listë që ka personalitete të dëshmuara në jetën politike dhe institucionale, prandaj mendoj se menjëherë pas zgjedhjeve duhet t’i kemi institucionet, është e rëndësishme që të formohet qeveria dhe të gjitha institucionet e vendit pasi pothuajse shumica e institucioneve janë të bllokuara për shkak se Kuvendi ka dështuar t’i emërojë njerëzit në pozita të rëndësishme dhe të cilët do të vendosin për të drejtat dhe liritë e qytetarëve në secilën fushë. Mendoj se LDK do të ketë rol, hyjmë në këtë proces për të qeverisur me vendin, për të zgjedhur kryeministër Lumir Abdixhikun sepse mendojmë se vendit i duhet një qeverisje e LDK-së. Tashmë është e dëshmuar që sa herë LDK ose nuk e ka udhëhequr qeverinë ose s’ka qenë pjesë e qeverisjes, vendi ka qenë në një jostabilitet politik dhe institucional, prandaj mendojmë se është momentum që roli i LDK-së duhet të jetë shumë i madh që ta kthejmë stabilitetin politik, e para shtyllë e programit tonë është stabiliteti politik, që të zgjedhen institucionet e vendit sepse kemi shumë që janë me ushtrues detyre, përfshirë kryeprokurorin e shtetit”, ka deklaruar Shkëmb Manaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkëmb Manaj: Jemi në garë për të qeverisur vendin, do ta kthejmë stabilitetin në vend appeared first on Sinjali.

62-shi i LDK-së, Sadri Berisha falënderon qytetarët për përkrahjen: Zëri i juaj meriton të dëgjohet dhe përfaqësohet me ndershmëri

27 December 2025 at 15:48

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sadri Berisha, me numër 62, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Republikës së Kosovës në përmbyllje të fushatës zgjedhore.

Në një postim të tij, Berisha tha se falënderon secilin qytetar për përkrahjen e dhënë gjatë kësaj periudhe dhe theksoi rëndësinë e votës si instrument ndryshimi.

“Zotohem para jush me bindjen se zëri i qytetarëve meriton të degjohet dhe të përfaqësohet me ndershmëri, këtë mund ta bëj vetëm Lidhja Demokratike e Kosoves me numrin 123. Është një thirrje për ndryshim, për punë të ndershme dhe përfaqesim të drejtë.”, shkroi ai në një postim në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 62-shi i LDK-së, Sadri Berisha falënderon qytetarët për përkrahjen: Zëri i juaj meriton të dëgjohet dhe përfaqësohet me ndershmëri appeared first on Sinjali.

Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar

By: Elva
27 December 2025 at 16:53

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të dyshuar për financimin e organizatës terroriste Hamas, duke arrestuar nëntë persona dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 8 milionë euro. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria Antimafia dhe Antiterrorizëm e Xhenovës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Gardën e Financës. Në qendër të hetimit ndodhet Mohammad Hannoun, i […]

The post Itali/ Shoqata “humanitare” financoi Hamasin me 7 milionë euro, 9 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌