Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Policia Rrugore apel për drejtuesit e automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse

By: M C
8 January 2026 at 18:39

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka inspektuar shërbimet e planizuara në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën me qarkullimin e mjeteve dhe për të komunikuar me punonjësit që janë të angazhuar në këtë aks rrugor.

Nëpërmjet tyre, gjatë pasdites së sotme ai u ka përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës:

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve të përdorin mjetet antirrëshqitëse (zinxhirë) dhe goma dimërore, pasi Policia Rrugore ka marrë detyrë dhe urdhër të prerë që të ndëshkojë çdo drejtues automjeti që nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit në raste të tilla.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka apeluar për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojë e motit të keq, shërbimet e Policisë Rrugore janë 100% në detyrë, krahas shërbimeve të tjera të Patrullave të Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Ato vijojnë punën për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve në zona që kanë problematika për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, si dhe për të menaxhuar trafikun rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

The post Policia Rrugore apel për drejtuesit e automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse appeared first on Albeu.com.

E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kryeprokurorin e SPAK, VanHorn riktheson mbështetjen amerikane për Klodjan Brahon dhe BKH-në: Do përballemi me kartelet e drogës

By: M C
8 January 2026 at 18:13

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me kreun e SPAK, Klodjan Braho në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

VanHorn përcolli edhe një herë në SPAK mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioriteti amerikane mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Van Horn shprehu mbështetje në punën e ardhshme të SPAK por edhe për BKH-në dhe kreun e ri të tij Joni Ketën.

E Ngarkuar e SHBA pati gjithashtu takim me ish-kryeprokurorin Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

The post E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kryeprokurorin e SPAK, VanHorn riktheson mbështetjen amerikane për Klodjan Brahon dhe BKH-në: Do përballemi me kartelet e drogës appeared first on Albeu.com.

Agravon situata në Durrës, protestuesit dhe dy deputetët e PD tentojnë të futen me forcë në Bashki

By: M C
8 January 2026 at 17:51

Është tensionuar situata në Durrës, teksa një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Protesta nisi pasditen e sotme, nën thirrjet “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”, në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.

The post Agravon situata në Durrës, protestuesit dhe dy deputetët e PD tentojnë të futen me forcë në Bashki appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet u shkatëruan banesat, banorët e Durrësit ngrihen në protestë

By: M C
8 January 2026 at 17:36

Banorët e qytetit të Durrësit janë ngritur këtë të mërkurë në protestë. Protesta e tyre vjen, pas përmbytjeve të shumta, të cilat kanë përjetuar ditët e fundit. Si pasojë e kësaj situate, shumë banesa dhe rrugë kryesore janë përmbytur dhe bllokuar.

Sipas të dhënave parapake, reth 800 banesa janë me prezencë uji. Banorët kanë bërë thirrje që të dëmshpërblehen, pasi dëmet e shkaktuara nga si pasojë e kësaj situate janë të konsiderueshme.

The post Përmbytjet u shkatëruan banesat, banorët e Durrësit ngrihen në protestë appeared first on Albeu.com.

Siria nis luftime të ashpra me kurdët në Aleppo, ushtria urdhëron evakuimin e banorëve

By: M C
8 January 2026 at 17:09

Ushtria publikoi më shumë se shtatë harta të zonave që tha se do të ishin në shënjestër të sulmeve, duke u bërë thirrje banorëvkrudete të largohen menjëherë për sigurinë e tyre. Komanda e tij operacionale njoftoi një shtetrrethim në rrethet Sheikh Maksoud dhe Ashrafieh nga ora 3 pasdite.

Luftimet, të cilat shpërthyen të martën, detyruan mijëra civilë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa pati vdekje dhe disa të plagosur, sipas mediave shtetërore. SDF tha se luftëtarët e saj u angazhuan në luftime të ashpra me fraksionet dhe ndihmësit e lidhur me Damaskun pranë lagjes siriane të Aleppos, duke shtuar se ata shkaktuan viktima të mëdha.

Mediat e huaja shkruajnë se dhuna dhe pretendimet konkurruese nënvizojnë një konfrontim të thellë dhe në rritje vdekjeprurës midis Damaskut dhe autoriteteve kurde që rezistuan integrimin e tyre në qeverinë qendrore. Kryeministri i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masrour Barzani tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga sulmet në lagjet kurde në Aleppo, duke paralajmëruar se shënjestrimi i civilëve dhe përpjekjet për të ndryshuar përbërjen demografike të rajonit përbënin spastrim etnik.

Barzani u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të mbrojnë civilët dhe të kërkojnë dialog. SDF ka akuzuar fraksionet e lidhura me Damaskun për kërcënim me sulme në zonat civile, duke thënë se paralajmërimet publike për bombardime mund të përbëjnë zhvendosje të detyruar dhe krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

Banorë të tjerë u panë gjithashtu duke u larguar nga Sheikh Maksood dhe Ashrafieh përmes korridoreve të caktuara të sigurta. SDF është një koalicion i mbështetur nga SHBA që kontrollon pjesën më të madhe të Sirisë verilindore dhe ka qenë partneri kryesor lokal i Uashingtonit në luftën kundër Shtetit Islamik.

Autoritetet e udhëhequra nga kurdët krijuan një qeveri gjysmë autonome në këto zona dhe pjesë të Alepos gjatë luftës 14-vjeçare të Sirisë dhe i rezistuan integrimit të tyre të plotë në qeverinë e udhëhequr nga islamistët që erdhi në pushtet pas rënies së ish-presidentit Bashar al-Assad në fund të vitit 2014.

Damasku arriti një marrëveshje me SDG-të vitin e kaluar që parashikonte integrim të plotë deri në fund të vitit 2025, por progresi ka qenë i kufizuar, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën. SHBA po përpiqet të ndërmjetësojë duke organizuar takime edhe të dielën e kaluar, megjithëse këto bisedime përfunduan pa rezultate të prekshme.

Diplomatët paralajmërojnë se mosintegrimi i SDF-së në ushtrinë siriane mund të çojë në më shumë dhunë dhe mund të sjellë Turqinë, e cila ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër luftëtarëve kurdë që i konsideron terroristë. Turqia tha të martën se ishte e gatshme të ndihmonte Sirinë nëse pyetej pasi ushtria siriane nisi atë që e quajti një operacion të pavarur “kundër terrorizmit” në Aleppo.

The post Siria nis luftime të ashpra me kurdët në Aleppo, ushtria urdhëron evakuimin e banorëve appeared first on Albeu.com.

Llogaraja zbardhet nga rreshjet e dëborës / Bllokohet qarkullimi në Qafën e Llogarasë, kalimi kryhet përmes tunelit

By: M C
8 January 2026 at 16:47

Rreshjet e borës kanë bërë të mundur, që qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë të bllokohet. Në kuadër të kësaj, policia ka ndërprerë lëvizjen e aiutomjeteve, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Lëvizja në afërsi të Llogarasë kryhet vetëm përmes tunelit, për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Himarës dhe anasjelltas.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone dhe të ndjekim me vigjilëncë përditësimëet e fundit të motit. Shërbimet përkatëse po punojnë për pastrimin e rrugës dhe monitorimin e situatës, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.

The post Llogaraja zbardhet nga rreshjet e dëborës / Bllokohet qarkullimi në Qafën e Llogarasë, kalimi kryhet përmes tunelit appeared first on Albeu.com.

Moti i keq ka goditur edhe Kosovën, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por apelon për kujdes

By: M C
8 January 2026 at 16:29

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shkroi ai në Facebook.

Që nga mbrëmja e së mërkurës, në Kosovë ka nisur rënia e temperaturave dhe reshjeve të borës, teksa paraprakisht vendi u përballë me vërshime shkatërruese.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbrëmjen e së mërkurës paralajmëroi për ngrica dhe, së bashku edhe me institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, ai i bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë qarkullimit në trafik, informon radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) tha se situata me vështrime në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Por, sipas agjencisë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, tha AME-ja përmes një njoftimi më 8 janar.

Sa i përket vërshimeve, AME-ja tha se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë në Kosovë ka nisur të bjerë “dhe rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”.

Makina duke lëvizur në rrugë gjatë reshjeve të dendura të borës në Prizren, Kosovë, 25 dhjetor 2024.

AME-ja tha se ka pasur disa intervenime në disa komuna, por situata mbetet e menaxhueshme. Në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje si masë sigurie.

Për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës pati probleme me ujë dhe rrymë, dhe autoritetet u detyruan që të shtynin rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar.

The post Moti i keq ka goditur edhe Kosovën, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por apelon për kujdes appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në alarm të kuq, Ambasada Amerikane e shqetësuar për shtetasit e vet: Situata po përkeqësohet nga përmbytjet, tregoni kujdes

By: M C
8 January 2026 at 16:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar e shqetësuar lidhur me situatën që po kalon vendi ynë përgjatë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, veçanërisht në zonat nën urdhër evakuimi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të cilët gjithashtu u kanë vendosur në dispozicion dhe disa informacione ku mund të gjejnë ndihmë në rast se kanë nevojë.

Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar e shqetësuar lidhur me situatën që po kalon vendi ynë përgjatë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, veçanërisht në zonat nën urdhër evakuimi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të cilët gjithashtu u kanë vendosur në dispozicion dhe disa informacione ku mund të gjejnë ndihmë në rast se kanë nevojë.

Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu

The post Shqipëria në alarm të kuq, Ambasada Amerikane e shqetësuar për shtetasit e vet: Situata po përkeqësohet nga përmbytjet, tregoni kujdes appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh mes Keijsit dhe Stelinës? Banorja shfaqet e përlotur: Vazhdoj e shpresoj që mund të jetë ndryshe

By: M C
8 January 2026 at 16:06

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, së fundmi në qendër të vëmendjes janë Keijsi dhe Stelina, të cilët po përjetojnë një marrëdhënie të shoqëruar mes afrimitetit dhe përplasjeve.

Dyshja kanë pasur një njohje edhe jashtë shtëpisë, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit “Për’puthen”, ku mes tyre u krijua një lidhje por përfundoi në emision.

Së fundmi, faqja zyrtare e BBVA ka shpërndarë një video të Stelinës, e cila shfaqet e përlotur në Dhomën e Rrëfimit, duke hapur zemrën për ndjenjat e saj.

“Vazhdoj e shpresoj që mund të jetë ndryshe”, Stelina e përlotur në Dhomën e Rrëfimit. Më pas ajo shton: “Nuk di nëse Keijsi e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë.”

The post Çfarë po ndodh mes Keijsit dhe Stelinës? Banorja shfaqet e përlotur: Vazhdoj e shpresoj që mund të jetë ndryshe appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 8 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
7 January 2026 at 23:48

Dashi

Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele.

Demi

Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë do të ketë ndryshime, ku disa prej tyre mund të kenë nisur tashmë.

Binjakët

Në sferën sentimentale duhet qartësi dhe sinqeritet i plotë. Ndërsa në punë mund të merrni propozime të papritura, të cilat nuk duhet ti injoroni.

Gaforrja

Nëse jeni përballur me shpenzime të tepërta, tashmë do ta gjeni veten duke debatuar me partnerin/en. Pavarësisht kësaj Hëna është në shenjën tuaj. Në këtë periudhë do të ndiheni disi të lodhur dhe nervoz. Mundohuni që të qetësoheni.

Luani

Nëse jeni vetëm, me gjasë nuk jeni në kërkim të lidhjeve apo angazhimeve të reja. Në raportet në çift mund të ketë grindje, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë disi problematike, ku do të jeni mjaft kërkues gjë që do të shkaktojë debate të forta. Ky është momenti i duhur për të çuar përpara disa çështje profesionale.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku tashmë duhet të rrini sa më larg debateve. Mos bëni gjëra vetëm për të kënaqur të tjerët. Në punë do të përballeni me dyshime, pasi nuk do dini si të veproni.

Akrepi

Dashuria më në fund do të shënojë përmirësim, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në punë ka nevojë për durim, veç mundohuni që të mos mendoni vetëm për anën ekonomike.

Shigjetari

Mundohuni që të rrini larg debateve. Kjo e mërkurë nuk do të jetë e favorshme sa i takon raportit sentimental, sidomos për ata që janë të dyjëzuar në dy lidhje, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë përmirësim.

Bricjapi

Mbrëmja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku nuk përjashtohen debatet. Në punë do të ketë të reja të rëndësishme. Propozimet që do të merrni duhen analizuar me kujdes.

Ujori

Ju pret një ditë e tensionuar. Mirëpo pavarësisht kësaj në dashuri mund të ketë një ndjenjë të rëndësishme. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi gjatë kësaj të enjteje do të jeni shumë konfliktual, por nuk është e thënë që keni të drejtë. Puna ju streson dhe jeni të lodhur.

Peshqit

Puna do të jetë mjaft stresuese, duke mos ju lënë të qetë. Nga ana tjetër keni dëshirë për të dashuruar, por Venusi ju krijon probleme. Në punë mund të keni probleme me eprorin.

The post Horoskopi 8 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

By: M C
7 January 2026 at 23:38

Pas shumë aludimesh dhe pikëpyetjesh në rrjetet sociale, është hedhur më shumë dritë mbi personin që Benita ka përmendur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede të sinqertë me Klodin dhe Elijonën, Benita ndau detaje nga një marrëdhënie që ka zgjatur rreth pesë vite. Ajo e përshkroi raportin si të rëndësishëm emocionalisht, por që aktualisht po kalon një fazë delikate dhe të pasigurt.

Banorja tregoi se partneri i saj ka qenë pranë saj që në fillimet, në kohën kur ajo nuk ishte figurë publike dhe pa asnjë ndërhyrje estetike. Megjithatë, ajo pranoi se vendimi për të hyrë në reality-show nuk është pritur mirë nga ai.

“Është artist edhe biznesmen,” u shpreh Benita, duke shtuar se ka frikë se sjellja dhe situatat brenda shtëpisë mund të kenë ndikuar negativisht në lidhjen e tyre. Ajo theksoi se nuk është e sigurt nëse ai po e pret ende jashtë.

Sipas burimeve të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, personi për të cilin bëhet fjalë është Endri, një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai u bë shumë popullor rreth një dekade më parë, falë hiteve që shënuan sukses të madh sidomos tek adoleshentët e asaj kohe.

Pas largimit nga skena muzikore, Endri iu përkushtua biznesit, ndërsa së fundmi ka paralajmëruar edhe rikthimin e tij në muzikë. Pikërisht në këtë periudhë, historia me Benitën e ka rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Burimet bëjnë me dije se marrëdhënia e çiftit ka pasur ulje-ngritje të shumta, veçanërisht gjatë vitit të fundit, kur kontaktet mes tyre janë rralluar.

The post Ky këngëtar është i dashuri i Benites? appeared first on Albeu.com.

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

By: M C
7 January 2026 at 23:12

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë.

Në emisionin “Opinion”, Lapaj ka folur në lidhje me protestën e tij duke theksuar se ka pritur që qytetarët të cilët do i bashkoheshin protestës do të ishin më të shumtë.

I pyetur se deri kur do të zgjasë protesta e tij, Lapaj nuk ka dhënë një afat.

“Kur unë e nisia e nisa me bindjes se duhet reaguar. Në çdo vend normal ku një punonjës shteti akuzohet për vjedhje, kam pritur që njerëzit të shtoheshin. Janë shtuar, por jo në numrat që do të doja që të ishin shtuar. Qytetarët kanë një pritshëmri nga drejtësia, por kjo nuk mjafton. Aty nuk është një protestë e bërë nga lëvizja”,-tha Lapaj.

The post Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë appeared first on Albeu.com.

Vjosa del nga shtrati, banorët refuzojnë të largohen: Do qëndrojmë këtu, kemi mallin

By: M C
7 January 2026 at 23:08

Teksa situata paraqitet kritike në zonën e lumit të Vjosës, ku niveli i ujit ka arritur në 8,6 metër duke rrezikuar banesat që gjenden pranë, banorët refuzojnë që të largohen.

Një prej tyre, ka deklaruar për mediat se nuk largohen për shkak se aty kanë mallin e gjallë.

“Për ne që kemi bagëti është situatë shumë e keqe, nuk kemi ku vemi. Ja mallin do ta heqim, po silazhin ku ta çojmë, plus tokat që kemi marrë me qira. Ku do vete unë?

Deri tan s’na ka zënë, por po doli mua më zë 30 hektarë tokë. Kam ardhur me 2 nipërit, po e gdhijmë këtu. Me çfarë do i ushqejë djali këta? Këtu do ta kaloj natën, pastaj do iki të heq ato lopët nga stalla, t’i nxjerr në rrugë që të mos i zërë uji” tha ai për Euronews Albania.

The post Vjosa del nga shtrati, banorët refuzojnë të largohen: Do qëndrojmë këtu, kemi mallin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 7 January 2026Main stream

Seno zbulon banorët më pak të preferuar: Juxhini nuk ma mbush syrin

By: M C
7 January 2026 at 22:48

I ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Seno Fishta.

Ish-banori që përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës, në një nominim të hapur brenda natës mes Keijsit dhe Kristit.

Seno ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Sipas Senos kë mund të cilësojë ai si antagonist nga banorët?

I pari mendoj se është Kristi sepse nuk ka asnjëlloj batute dhe kënaqësie për publikun. Thjesht është në dridhje e sipër, asgjë vetëm hap panik vetëm shqetëson të gjithë shtëpinë nuk është se e bën lojën individuale me njerëzit.

Pas Kristit vjen edhe Juxhini për pjesën negative. E shfaqi katër ose pesë herë që donin ta nxirrnin nga vetja Ilirin. Ne aty në shtëpi duhet t’i marrim maksimumin e buzëqeshjes, plus edhe për publikun. Ka personazhe sa të duash që ti mund të bësh debat dhe me argumenta. Kurse Vrenozi ishte shërbeti i atij vendi, ndërsa Juxhini duke qenë edhe patriot i tij nga Korça, nëpër shumë debate e mendova dhe vetë që ndoshta di diçka që Iliri bëhet me nerva ngaqë është korçar dhe prandaj e ka ngacmuar.

Juxhini nuk hyn te të preferuarit e mi.

Seno pyeti moderatoret në lidhje me profesionin e Juxhinit dhe kur Atalanta i pohoi se është aktor humori dhe teatri.

Nuk ma mbush syrin që…të garantoj që Vrenozi pavarësisht se është aktor popullor, por është i kalibrit në krahasim me Juxhinin.

The post Seno zbulon banorët më pak të preferuar: Juxhini nuk ma mbush syrin appeared first on Albeu.com.

Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

By: M C
7 January 2026 at 22:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.

“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiq për TV Informer të mërkurën.

Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.

Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.

Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.

Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiqit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviq më 6 janar.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./ REL

The post Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’ appeared first on Albeu.com.

Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë

By: M C
7 January 2026 at 22:06

Zona e Gjirokastrës po përballet me situata problematike për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiu.

Uji përmbyti rrugët e qytetit dhe si pasojë dhjetëra biznese, automjete dhe banesa u dëmtuan. Banorët shprehen se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

“Siç e shihni vetë nuk e di se çfarë të them, kjo ndodhi jo më pak se 10 minuta përmbytje që nuk na kishte rastisur ndonjëherë më parë”, shprehet i riu.

“Mbrëmë uji ka ardhur këtu mbuloi të gjitha aparaturat elektronike, kompjuterat të gjitha çfarë kam domethënë përfundimisht u shkatërruam si biznes. Po të shikosh uji është në lartësinë 1 metër e gjysëm, këtu nuk ka asnjë gjë që të ketë shpëtuar thjesht presim tani të vijnë, të shikojnë se çfarë mund të bëjnë, nga ana e shtetit”, tha një tjetër zotëri.

Problematike paraqitej situata edhe në dëmtimin e rrugëve rurale si shkak i erozionit dhe rrëshqitjes së tokës. Strukturat e emergjencave kanë ndërhyrë për evitimin e problematikave të shkaktuara ndërsa pritet përllogaritja e dëmeve materiale.

“Kemi patur momente të vështira sidomos disa evakuime banorësh por që për fat të mirë dhe më e keqja e madhe kaloi, nuk kemi patur jetë njerëzish të rrezikuara ndërkohë edhe në pjesën e problematikës që kemi patur në rrugët, sidomos në rrugët e qytetit, kemi filluar që prej mbrëmjes së djeshme më pastrimin e inerteve janë tonë inertesh që po largohen nga rrugët kryesore duke filluar nga rruga e lagjes “18 Shtatori”, do të vazhdohet edhe me lagjet e tjera të qytetit, sot na janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat në bashkëpunim me strukturat e bashkisë janë në terren”, theksoi Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Dhjetëra biznese e shtëpi janë prekur ndërsa deri më tani strukturat e posaçme kanë bërë evakuimin e 30 familjeve.

The post Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë appeared first on Albeu.com.

Hipotezë e bujshme për të ardhmen e Kristjan Asllanit, kërkohet nga miliarderët në Paris

By: M C
7 January 2026 at 21:56

Kristjan Asllani do të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së janarit dhe ajo që mbetet të mësohet është vetëm skuadra në të cilën do të kalojë pas largimit nga Torino.

Futbollisti nuk bën pjesë në planet e klubit granata dhe as në ato të Interit, ndaj po kërkohet një sistemim i ri për të. Vetë Asllani nuk dëshiron të largohet nga Italia, por së fundmi është shfaqur një hipotezë shumë interesante që mund të ndryshojë këndvështrimin e tij.

Mediat pranë klubit të Interit kanë mësuar për një interesim konkret të një klubi francez për të, më saktësisht Paris FC. Klubi i ngjitur në elitë në këtë edicion, po lufton për mbijetesën, por po synon të bëjë një merkato të fortë në janar, pasi ka mbështetje të fuqishme financiare.

Që nga viti 2024, kuotat kontrolluese i ka kompania “Agache Sport”, e cila është në pronësi të Bernard Arno, miliarderit që është mes 5 personave më të pasur në botë sipas Forbes. Objektivi është të kthejnë Paris FC në një rival të denjë për kushërinjtë e PSG, ndaj për Asllanin kjo do të ishte një alternativë interesante, gjithmonë nëse vendos të provojë një eksperiencë në kampionatin francez.

The post Hipotezë e bujshme për të ardhmen e Kristjan Asllanit, kërkohet nga miliarderët në Paris appeared first on Albeu.com.

Biseda me Florin që bëri të qante Mateo Borrin në Big Brother, u përmend Ildi Pajtoni

By: M C
7 January 2026 at 21:30

Një bisedë mes Mateo Borrit dhe Florjan Allës në “Big Brother VIP Albania” përfundoi me lot dhe tensione mes tyre.

E gjithë biseda nisi për palestrën derisa në një moment Flori me humor i drejtohet Mateos duke i thënë: Kur kam bërë unë palestër, ti nuk e dije çfarë ishte. Shitet palestra me gjithë girat.

Përgjigja e Mateos ishte e prerë: “Palestra ku unë punoj nuk ka për t’u shitur kurrë”. Kjo u pasua nga Flori, i cili në kuadër të humorit përshëndeti pronarin e palestrës ku punon Mateo.

Në këtë çast Mateo u nervozua dhe i kërkoi disa herë Florit të mos e përmendte më. “Pusho, mos e përmend më se ta shpjegoj unë kur të jemi vetëm”, i tha Mateo.

Nuk zgjati shumë dhe Mateo shpërtheu në lot ndërsa Flori i kërko të falur dhe shpjegoi disa herë dhe me banorët e tjerë që nuk ishte aspak diçka tendencioze.

Mateo punon në palestën në pronësi të Amarildo Pajtonit, i riu i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motorr më 25 korrik 2024. Mateo dhe Ildi kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e tij edhe pa qëllim preku një dhimbje ende të hapur.

The post Biseda me Florin që bëri të qante Mateo Borrin në Big Brother, u përmend Ildi Pajtoni appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë

By: M C
7 January 2026 at 20:48

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshitjes së dherave nga shpati të nxitura nga reshjet e dendura të shiut.

Rrëshqitje ka pasur dhe gjatë ditës së sotme, duke evidentuar këtu dhe një rast ku sasi inertesh ranë mbi një automjet ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Këto rrëshqitje bllokuan njërën korsi, por lëvizja nuk u bllokua plotësisht.

Nga rrëshqitja e fundit, janë bllokuar të dy krahët e lëvizjes dhe aktualisht aksi është i paaksesueshëm nga automjetet, ndërsa shoferët janë orientuar për të përdorur rrugën e vjetër. Sakaq, në terren ndodhen grupet e punës ku po punohet për pastrimin e aksit dhe rihapjen sa më parë të qarkullimit.

The post Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Albeu.com.

“Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale

By: M C
7 January 2026 at 20:35

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten e tij, Selvijen, dhe djalin e tyre.

Pas ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja e Shpatit u përball me komente dhe sulme të shumta në rrjetet sociale, gjë që solli edhe reagimin e nënës së këngëtarit. Ajo theksoi raportin e mirë që kishte me Selvijen dhe kërkoi ndalimin e gjykimeve të pabaza.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Living Day”, ishte halla e këngëtarit, Flora Kasapi, e cila deklaroi se ndaj Selvijes është bërë një padrejtësi e madhe, duke reaguar ashpër ndaj kritikave publike.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

The post “Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

❌
❌