Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Vlora shpenzon 154 milionë për hidrovorin, por përmbytet çdo vit

By: Elva
14 January 2026 at 23:00

Në tetor të vitit 2024, qyteti i Vlorës u përmbyt pas vetëm 3 orësh reshje intensive. Llumi pushtoi qytetin, duke bërë të pabanueshme mjaft banesa. Dhjetëra milionë euro investime në ujësjellësa dhe kanalizime përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve rezultuan një dështim. Edhe në atë rast, investimet e gabuara zhvatëse dhe papërgjegjshmëria ishin faktorët kyç. […]

The post Vlora shpenzon 154 milionë për hidrovorin, por përmbytet çdo vit appeared first on BoldNews.al.

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e “Pandoro-s”

By: Elva
14 January 2026 at 22:51

Influencuesja dhe sipërmarrësja italiane Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme nga një gjykatë në Milano, lidhur me akuzat për mashtrim që lidhnin emrin e saj me një nismë bamirësie të vitit 2022, për shitjen e tortave tradicionale Pandoro. Vendimi i gjykatës i jep fund një procesi dyvjeçar që vuri në qendër të debatit publik figurën […]

The post Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e “Pandoro-s” appeared first on BoldNews.al.

Macron: Shkelja e Groenlandës rrezikon stabilitetin evropian

By: Elva
14 January 2026 at 22:40

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se çdo tentativë për shkeljen e sovranitetit të Groenlandës do të prodhojë pasoja serioze dhe efekte zinxhir për Europën dhe aleancat perëndimore. Gjatë mbledhjes së kabinetit të qeverisë këtë të mërkurë, Macron deklaroi se një veprim i tillë do të përbënte “shkelje të sovranitetit” dhe se pasojat e tij […]

The post Macron: Shkelja e Groenlandës rrezikon stabilitetin evropian appeared first on BoldNews.al.

Vokshi: Kartelet dhe korrupsioni po izolojnë Shqipërinë nga bota

By: Elva
14 January 2026 at 22:20

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas pezullimit të vizave nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë vendim si pasojë të drejtpërdrejtë të korrupsionit dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar. Në një deklaratë publike, Vokshi akuzoi qeverinë për shndërrimin e Shqipërisë në “narkoshtet”, duke thënë se izolimi ndërkombëtar nuk është […]

The post Vokshi: Kartelet dhe korrupsioni po izolojnë Shqipërinë nga bota appeared first on BoldNews.al.

Rama mbledh grupin e PS, pasi u vendos data për çështjen e imunitetit të Ballukut

By: Elva
14 January 2026 at 21:59

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të hapet me fjalën e kryeministrit dhe do të vijojë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas do të flasë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Takimi vjen ndërkohë që […]

The post Rama mbledh grupin e PS, pasi u vendos data për çështjen e imunitetit të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

Salianji: PD s’ka ndryshuar që nga 2013, do dal me platformë reformimi

By: Elva
14 January 2026 at 21:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk ka pësuar asnjë ndryshim të vërtetë që nga viti 2013, as në organizim, as në zgjedhjen e lidershipit dhe as në mënyrën e të bërit politikë. I ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit, Salianji theksoi se edhe sot në PD garojnë të njëjtat […]

The post Salianji: PD s’ka ndryshuar që nga 2013, do dal me platformë reformimi appeared first on BoldNews.al.

Do të ketë sulme? Perëndimi tërheq qytetarët dhe paralajmëron rrezik në Iran

By: Elva
14 January 2026 at 21:17

Pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, disa vende perëndimore kanë lëshuar paralajmërime urgjente për qytetarët e tyre në Iran, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga vendi. Polonia, Italia, SHBA dhe një sërë shtetesh të tjera kanë ngritur alarmin, duke folur për një situatë të “paqëndrueshme” dhe të paparashikueshme. Në njoftimet zyrtare, qeveritë nuk […]

The post Do të ketë sulme? Perëndimi tërheq qytetarët dhe paralajmëron rrezik në Iran appeared first on BoldNews.al.

Dy shkolla pa ngrohje në Kavajë, prindërit: Kërkojnë para nga ne

By: Elva
14 January 2026 at 20:58

Dy shkolla 9-vjeçare në qytetin e Kavajës po përballen me mungesën e ngrohjes në ditët më të ftohta të dimrit, duke vënë në vështirësi nxënësit dhe duke ngritur shqetësime serioze te prindërit. Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ku një prind shprehet se në njërën prej shkollave u janë kërkuar para […]

The post Dy shkolla pa ngrohje në Kavajë, prindërit: Kërkojnë para nga ne appeared first on BoldNews.al.

Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës

By: Elva
14 January 2026 at 20:43

Java që lamë pas ishte një tjetër provë e trishtë se sa i brishtë është ky vend dhe sa pak e mban shtetin në këmbë qeverisja e Ramës. Përmbytjet përfshirën shtëpi, biznese dhe rrugë, duke e kthyer Durrësin në një mini-Venecia të padëshiruar, ku mbi 80% e pjesës urbane u zhyt nën ujë. Fatkeqësisht, përveç […]

The post Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Shtëpia e Bardhë i drejtohet Groenlandës: Zgjidh mes nesh dhe boshtit Moskë-Pekin

By: Elva
14 January 2026 at 20:32

Shtëpia e Bardhë ka hapur një debat të ri ndërkombëtar me një postim në rrjetet sociale, i cili shihet si nxitje ndaj Groenlandës për të orientuar të ardhmen e saj drejt Shteteve të Bashkuara. Postimi vjen pasi presidenti Donald Trump ka rikthyer deklaratat se ishulli me status autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës mund të përfundojë […]

The post Shtëpia e Bardhë i drejtohet Groenlandës: Zgjidh mes nesh dhe boshtit Moskë-Pekin appeared first on BoldNews.al.

Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë

By: Elva
14 January 2026 at 19:34

Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin dixhital, por arsyeja është e njëjtë; korrupsioni. Tre burime të pavaruara […]

The post Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Britania tërheq trupat nga baza amerikane në Katar, pas kërcënimit të Trump ndaj Iranit

By: Elva
14 January 2026 at 19:00

Mbretëria e Bashkuar ka nisur tërheqjen e një pjese të personelit ushtarak nga baza ajrore Al Udeid në Katar, e cila drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Sky News. Lëvizja vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili u bëri thirrje protestuesve në Iran të vazhdojnë presionin ndaj regjimit dhe paralajmëroi “veprime shumë […]

The post Britania tërheq trupat nga baza amerikane në Katar, pas kërcënimit të Trump ndaj Iranit appeared first on BoldNews.al.

Edi i reagon pas afrimitetit të Dolces me Limin: Femër mendjelehtë

By: Elva
14 January 2026 at 18:31

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi u përfol për lidhje të mundshme me banoren aktuale të shtëpisë, Dolcen. Kuçi ka paralajmëruar se do të flasë hapur nesër dhe do të sqarojë raportin e tij me Dolcen, duke lënë të kuptohet se […]

The post Edi i reagon pas afrimitetit të Dolces me Limin: Femër mendjelehtë appeared first on BoldNews.al.

Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person

By: Elva
14 January 2026 at 18:03

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit. Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha më shumë hollësi për të […]

The post Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person appeared first on BoldNews.al.

Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

By: Elva
14 January 2026 at 17:50

Marketet e Vullnet Sinajt janë denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës. Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ, një pastë dhëmbësh tek “Big Market Olimpiku” kishte në raft çmimin 650 lekë, i shënuar edhe si […]

The post Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft appeared first on BoldNews.al.

Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II

By: Elva
14 January 2026 at 17:22

NASA ka njoftuar se misioni Artemis II, fluturimi i parë i astronautëve drejt Hënës pas më shumë se pesë dekadash, do të nisë më 6 shkurt 2026. Ky do të jetë udhëtimi i parë i ekuipazhit jashtë orbitës së ulët të Tokës që nga viti 1972. Sipas agjencisë hapësinore, dritarja zyrtare e nisjes do të […]

The post Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II appeared first on BoldNews.al.

Turqia ndërmjetëse mes SHBA-ve dhe Iranit, CNN: Negociatat rrezikojnë të dështojnë

By: Elva
14 January 2026 at 17:03

CNN raporton se Turqia ka vendosur kontakte me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me synimin për të rikthyer palët në tryezën e negociatave. Sipas një burimi rajonal të cituar nga rrjeti amerikan, përshkallëzimi i situatës dhe ritmi i ngadaltë i bisedimeve rrezikon që përpjekjet diplomatike të vijnë më vonë sesa duhet. “Aktualisht po […]

The post Turqia ndërmjetëse mes SHBA-ve dhe Iranit, CNN: Negociatat rrezikojnë të dështojnë appeared first on BoldNews.al.

Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

By: Elva
14 January 2026 at 16:37

Gjykata e Apelit të Kosovës ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023. Dodaj, që kishte pranuar fajësinë për veprën e shitjes së paautorizuar të armëve, u dënua në shkurt të vitit 2025 me pesë vjet burgim […]

The post Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

By: Elva
13 January 2026 at 22:59

DASHI  Je përsëri në qendër të vëmendjes. Marsi të bën luftarak, por ki kujdes të mos e shndërrosh këtë energji në impulsivitet. Sa i përket punës, mund të marrësh ndonjë konfirmim të rëndësishëm, veçanërisht nëse ke ecur mirë muajt e fundit. Në dashuri, ke nevojë për qartësi: nëse diçka nuk po funksionon, tani është koha […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Koreja e Jugut/ Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk Yeol

By: Elva
13 January 2026 at 22:43

Prokurorët në Korenë e Jugut kanë kërkuar dënim me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk Yeol, i cili ndodhet në gjyq nën akuzën e tentativës për të mbajtur pushtetin me forcë. Sipas argumenteve të paraqitura të martën në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit, akuza e përshkroi Yoon, 65 vjeç, si “udhëheqësin e një kryengritjeje”. Prokurorët […]

The post Koreja e Jugut/ Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk Yeol appeared first on BoldNews.al.

❌
❌