Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 January 2026Main stream

Gjykata për të arrestuarit në skandalin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit

10 January 2026 at 15:28

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se 35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm.

Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve së të dyshuarit po mbahen kundërligjshëm.

Sipas gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vepruar në përputhje me ligjin.

Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata do t’i njoftojë lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, është thënë në reagimin e gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata për të arrestuarit në skandalin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit appeared first on Sinjali.

Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Hagës tregon se çfarë pritet për katërshen e UÇK-së

10 January 2026 at 15:17

Gjyqi i madh është para fazës më të rëndësishme të tij, ku në pranverë pritet të shqiptohet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin,

Ky pritet të jetë viti vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet.

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp flet për rëndësinë që ka vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, derisa kritikon Specialen për punën gjatë këtyre viteve.

Se cili do të jetë epilogu, sipas saj është vështirë të dihet, megjithatë përmend pasojat e mëdha që do të kishte shteti në rast se Gjykata Speciale do të mbështeste akuzat e prokurorisë.

Gjykatën Speciale deri më tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa. Shala është i dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq Mustafa me 15 vjet.

Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vite në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, në intervistën për KosovaPress flet për zhvillimet kryesore gjatë vitit 2025 – vit që shënoi edhe dhjetë-vjetorin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Janë gjashtë të akuzuar që u akuzuan për krimet e supozuara gjatë periudhës që kjo gjykatë kishte mandat. Ishte kryesisht periudha 1998-1999 deri në vitin 2000. Një rast, rasti Salih Mustafa, është përfunduar plotësisht. Rasti i Shalës është në proces për t’u finalizuar. Por më i rëndësishmi, Rasti Thaçi dhe të tjerët që përfshin katër udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është finalizuar ende. Këta njerëz janë në gjykatë në Hagë që nga viti 2020. Rasti pritet të përfundojë diku në vitin 2026, por vetëm instanca e parë. Pra, vlerësimi i parë i rëndësishëm i efikasitetit të kësaj gjykate është se nuk ka qenë shumë efikase. Ka vetëm gjashtë të akuzuar. Nga këta gjashtë, për katër personat kryesorë, ende nuk kemi as një vendim të instancës së parë, lëre më të përfunduar”, deklaron ajo.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm.

“Asnjëri nga katër të akuzuarit në rastin Thaçi dhe të tjerët nuk lejohej të lirohej përkohësisht, as për leje humanitare siç quhet. Leja humanitare është kur një i akuzuar që është në proces penal dhe gjyq lejohet të vizitojë anëtarët e familjes së tij në probleme, sidomos prindërit e sëmurë ose funeralet e anëtarëve më të afërt të familjes. Pra, ka qenë trajtim mjaft i rreptë nga gjykata ndaj të akuzuarve. Dhe kështu, kjo leje humanitare duket mjaft e përshtatshme për njerëzit në nivelin udhëheqës. Këta katër të akuzuar patën, dhe po flas qartë për Hashim Thaçin, refuzimin e tij për të marrë pjesë në disa raste shumë të rëndësishme familjare. Kështu, kjo leje humanitare është gjithashtu pjesë e asaj që quajmë gjyq të drejtë, që çdo person që gjykohet penalisht nuk është fajtor derisa të provohet pa dyshim. Dhe ata nuk u trajtuan me këtë dhembshuri të merituar sepse prokuroria gjithmonë mund të përdorte argumentin se ata janë një rrezik për procesin dhe drejtësinë e gjyqit për shkak të mundësisë së tyre për të trembur dëshmitarët. Kjo narrativë e intimidimit të dëshmitarëve mbizotëroi mbi të gjitha komponentët e tjerë që një i akuzuar sipas ligjit modern të të drejtave të njeriut duhet të gëzojë. Një nga këta ka të bëjë me kur dhe në cilat rrethana do t’i lejohej lirimi nga burgu gjatë pritjes së vendimit”, shprehet Tromp për KosovaPress.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës.

Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.

Shqetësim i madh është ngritur edhe për pranimin nga ana e Gjykatës Speciale të dokumenteve prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Hagës tregon se çfarë pritet për katërshen e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Ushtria e Koresë së Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore

10 January 2026 at 15:11

Ushtria e Koresë së Veriut akuzoi të shtunën Korenë e Jugut për fluturim dronësh përtej kufirit midis dy vendeve këtë javë, duke paralajmëruar se Seuli do të përballet me pasoja për atë që e quajti “histeri të pafalshme”.

Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA, Koreja e Jugut kishte fluturuar një dron në hapësirën ajrore veriore më 4 janar, duke shkelur sovranitetin e vendit. Droni ishte i pajisur me kamera mbikëqyrjeje dhe sipas KCNA-s kishte për detyrë të regjistronte objektet “kryesore” të Koresë së Veriut.

KCNA publikoi fotografi që tregojnë dronin, pjesë elektronike të tij, si dhe imazhe ajrore të ndërtesave për të cilat pretendon se droni kishte realizuar regjistrime.

Ndërkohë, zyrtarë të Koresë së Jugut kanë mohuar akuzat. Ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë periudhës së specifikuar nga Koreja e Veriut nuk ishte kryer asnjë operacion me dronë dhe as nuk ishin të disponueshme llojet e dronëve që supozohet se ishin përdorur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtria e Koresë së Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore appeared first on Sinjali.

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje

10 January 2026 at 15:07

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

KRU “Prishtina”  njofton se për konsumatorët e Drenasit, trajtimi i ujit në ITU Drenas pritet të nisë gjatë ditës.

“Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të rikthimit të furnizimit normal me ujë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje appeared first on Sinjali.

Ministri i Jashtëm turk thotë se protestat në Iran “s’do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli”

10 January 2026 at 15:05

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Iran nuk do të jenë dështimi i fundit me të cilin përballet Izraeli, duke sugjeruar se përpjekjet e Tel Avivit për të shfrytëzuar tensionet e brendshme në Iran janë të destinuara të dështojnë.

Në një intervistë për transmetuesin kombëtar TRT, Fidan analizoi situatën aktuale gjeopolitike, duke u fokusuar tek marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit, situata në Venezuelë, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve turko-amerikane.

Ai theksoi se demonstratat në Iran, megjithëse burojnë nga ankesa reale të qytetarëve dhe probleme strukturore brenda vendit, janë objekt manipulimi nga rivalët e Iranit. Sipas tij, Izraeli po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

“Ajo që ndodhi në Iran nuk do të jetë e fundit që Izraeli e pret. Izraeli po përpiqet ta shfrytëzojë këtë”, tha kryediplomati turk, pa hyrë në detaje mbi incidente specifike.

Fidan theksoi se shërbimi izraelit i inteligjencës po i nxit hapur iranianët drejt rebelimit. Megjithatë, ai paralajmëroi se shoqëria iraniane, pavarësisht dallimeve të brendshme, tradicionalisht bashkohet kur përballet me kërcënime të jashtme.

Kreu i diplomacisë turke theksoi se populli iranian nuk duhet të dëmtohet dhe se problemet mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes negociatave. “Izraeli duhet të ndalet” dhe Turqia është e gatshme të ndihmojë, shtoi ai.

Duke komentuar dinamikën më të gjerë rajonale, Fidan hodhi poshtë retorikën gjithnjë e më agresive të zyrtarëve izraelitë, të cilën e përshkroi si “përpjekje të dëshpëruara për të tërhequr vëmendje” nga ministra më të vegjël të koalicionit, që përpiqen të rrisin profilin e tyre politik.

Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, Fidan shprehu optimizëm për vitin e ardhshëm. Ai theksoi se parashikon rezultate konkrete në vitin 2025 në fushat ku të dy vendet po punojnë aktivisht.

Pikat kyçe të përparimit përfshijnë sanksionet CAATSA, ligjin amerikan që synon Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut, i cili ka ndikuar edhe Turqinë, si dhe çështjen Halkbank, lidhur me akuzat se banka turke ka ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Jashtëm turk thotë se protestat në Iran “s’do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli” appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1500 metra në Merdarë

10 January 2026 at 14:56

Në këtë mesditë janë zgjatur pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare të vendit për të dalë nga Kosova.

Pritjet më të mëdha janë në Merdarë, ku mërgimtarët po presin dy orë e gjysmë për ta lëshuar vendin, ndërsa një orë e 60 minuta pritjet janë te Dheu i Bardhë.

Pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme ku pritjet janë nga tre deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1500 metra në Merdarë appeared first on Sinjali.

Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare

10 January 2026 at 14:35

Shoqatat për liritë civile dhe të drejtat e emigrantëve bënë thirrje për tubime mbarëkombëtare për të protestuar kundër vrasjes së një aktivisteje në Minesota nga një agjent i imigracionit.

Organizatorët thanë se gjatë fundjavës janë planifikuar mbi 1 mijë tubime në të gjithë vendin për të kërkuar ndalimin e operacionit të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave në qytete të udhëhequra nga politikanë demokratë.

Protestat filluan nga Minneapolis ku qytetarët u mblodhën jashtë hoteleve që strehojnë agjentë federalë. Ata ndezën fishekzjarrë dhe përplasën enë të ndryshme.

Disa u përfshinë në ‘demonstrim zhurme’ duke luajtur në instrumente prej bronzi dhe daulle.

Mineapolis u bë një pikë e nxehtë e zemërimit popullor, kur një oficer i migracionit vrau nënën e tre fëmijëve, 37-vjeçaren Renee Good.

Autoritetet kanë dërguar mbi 2 mijë oficerë federalë në Minneapolis, një veprim i dënuar nga guvernatori demokrat i Minesotës, Tim Walz. Ai i përshkroi veprimet e administratës “të nxituara” dhe “qeverisje si reality TV”.

Ndërkohë në rrjet po qarkullojnë pamjet e reja nga përplasja fatale të filmuara nga vetë agjenti i migracionit që qëlloi me armë ndaj aktivistes. Në pamjet e reja dallohet makina e Renee Nicole Good duke goditur, ose duke iu afruar agjentit. Pas të shtënave oficeri dëgjohet duke e sharë viktimën. Pamjet e ripostuara edhe nga vetë zv./presidenti JD Vance ngrenë më shumë pyetje se sa japin përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare appeared first on Sinjali.

Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese

10 January 2026 at 14:20

Avokati Besnik Beisha ka reaguar ashpër lidhur me një veprim të Gjykatës Themelore në Prizren, ku një të pandehur është kthyer në qeli, pavarësisht se ndaj tij ishte kërkuar masa alternative dhe jo paraburgim.

Në një postim në Facebook, Beisha ka shkruar se kjo sjellje përbën “shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese” dhe është “abuzim i pastër me pushtetin gjyqësor”.

Ai thekson se një veprim i tillë duhet të jetë “alarm serioz për secilin profesionist të drejtësisë”, pasi praktika cenon “drejtëpërdrejt procesin e rregullt ligjor dhe sigurinë juridike të qytetarit”.

Postimi i plotë:

Stop abuzimit me lirite themelore!

Ta kthesh te pandehurin nga gjykata ne qeli, edhe pse ndaj tij eshte kerkuar mase alternative dhe jo paraburgim, perben shkelje te rende ligjore dhe kushtetuese. Kjo eshte abuzim i paster me pushtetin gjyqesor.

Mjerisht, nje veprim i tille paska ndodhur ne Gjykata Themelore ne Prizren dhe duhet te jete alarm serioz per secilin profesionist te drejtesise.

Kjo praktike cenon drejteperdrejte procesin e rregullt ligjor dhe sigurine juridike te qytetarit.

Mbeshtës thirrjet e kolegeve avokate per ligjshmeri dhe kushtetutshmeri, si dhe thirrjen e tyre per drejtesi.

Heshtja perballe shkeljeve te tilla nuk eshte neutralitet, por pranim i padrejtesise.

Drejtesia nuk eshte diskrecion, eshte detyrim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran: Raportohet për dhjetëra të vdekur e mijëra të arrestuar

10 January 2026 at 14:05

Protestat në Iran kanë hyrë në ditën e katërmbëdhjetë me radhë, por ende nuk ka një informacion konkret lidhur me numrin e saktë të personave të arrestuar në qytete të ndryshme në Republikën Islamike.

Deri më tani, autoritetet e gjyqësorit dhe të sigurisë në Iran nuk kanë dhënë shpjegime sa i përket numrit të të arrestuarve, se ku po mbahen ata dhe nën çfarë kushtesh.

Në ditët e fundit, qindra persona janë arrestuar në lidhje me protestat në Iran, përfshirë edhe adoleshentë.

Deputeti i Parlamentit iranian, Abdolvahed Fayazi, anëtar i Komisionit të arsimit dhe hulumtimit të Parlamentit, ka konfirmuar arrestimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Para ndërprerjes së internetit në mbarë vendin, ai deklaroi në një intervistë për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve ILNA se “gjyqësori do të merret me ta në përputhje me të drejtat e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Republikën Islamike”.

Agjencia e lajmeve për të drejtat e njeriut (HRANA), e cila mbulon zhvillimet që lidhen me të drejtat e njeriut, ka raportuar se të paktën 2.311 persona janë arrestuar në 13 ditët e para të protestave dhe se demonstrata janë regjistruar në 512 lokacione në 180 qytete dhe qyteza, teksa interneti është ndërprerë pothuajse plotësisht në Iran.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të vrarëve gjatë protestave, organizata joqeveritare Iran Human Rights kishte raportuar 45 viktima deri në ditën e 12-të të protestave, ndërsa HRANA ka raportuar për të paktën 65 persona të vdekur. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë deri më tani ka konfirmuar identitetin e 35 të vrarëve, pesë nga të cilët ishin nën moshën 18-vjeçare, njofton rel.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike.

Protestat më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran: Raportohet për dhjetëra të vdekur e mijëra të arrestuar appeared first on Sinjali.

Aktori Can Yaman përfundon në polici, si pjesë e një hetimi për drogë

10 January 2026 at 13:58

Në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike ndaj personazheve të njohur, aktori i famshëm Can Yaman dhe këngëtarja/aktorja Selen Görgüzel janë ndaluar nga autoritetet.

Lajmi vjen pak kohë pasi, mbrëmjen e 1 janarit (e enjte), në ekranet televizive u transmetua episodi i parë i “Survivor 2026”, ku u zhvillua edhe emocionet e para të eliminimit. Me formatin e ri dhe këshillin e fatit, Selen Görgüzel ishte emri i parë që u largua nga gara, sipas CNN Turk.

Pas eliminimit të shpejtë nga ishulli, Görgüzel kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet e kthimit në shtëpi, duke shprehur lumturinë për rikthimin. Ajo publikoi pamje ku puthte parketin e shtëpisë, të shoqëruara me mbishkrimin: “Jam kampionia e zemrave dhe e atyre që më duan”.

Edhe pse aventura e saj në Survivor zgjati vetëm një javë, Görgüzel vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të postimeve të saj pas largimit nga spektakli. Megjithatë, zhvillimi i fundit e ka rikthyer sërish në titujt kryesorë.

Sipas raportimeve, forcat e xhandarmërisë kanë zhvilluar një operacion gjatë orëve të natës në “Bebek Otel” në Beşiktaş, në kuadër të këtij hetimi, operacion që çoi në ndalimin e disa personave, përfshirë edhe Can Yaman dhe Selen Görgüzel.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota lidhur me rastin, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktori Can Yaman përfundon në polici, si pjesë e një hetimi për drogë appeared first on Sinjali.

Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit

10 January 2026 at 13:47

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka vlerësuar se në këtë mënyrë është pranuar kërkesa e prokurorisë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 09.01.2026 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”, ka deklaruar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit appeared first on Sinjali.

Vërshimet në vend, AME me raport të përditësuar: Situata e menaxhueshme, s’raportohet për humbje jete

10 January 2026 at 13:46

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e vërshimeve në nivel vendi për periudhën 9–10 janar 2026, duke bërë të ditur se gjendja paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, Njësitë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, strukturat për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe raportimeve të qytetarëve, pas rënies së intensitetit të reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i situatës, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj. Nuk raportohet për humbje jete.

AME thotë se në rajonin e Prishtinës, vërshime janë regjistruar në disa rrugë në Prishtinë, Lipjan, Shtime dhe Graçanicë, ndërsa në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Podujevë situata ka qenë e qetë dhe pa nevojë për ndërhyrje. Të gjitha intervenimet janë realizuar nga ekipet emergjente dhe kompani të kontraktuara nga komunat.

Edhe në rajonin e Prizrenit, komunat Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Mamushë nuk kanë raportuar thirrje për intervenim. Ndërkaq, në Malishevë janë realizuar dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji, ndërsa në Dragash një intervenim teknik për shkak të një pusetë të bllokuar.

Ndërsa në rajonin e Mitrovicës, në kompleksin “Amina” është evakuuar një familje nga ekipet e zjarrfikësve, ndërsa aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. Në Skenderaj dhe Vushtrri nuk ka pasur raste që kërkojnë ndërhyrje. Ndërkohë, në Termocentralin Kosova A është realizuar një intervenim urgjent për pompë thithëse me kapacitet të madh.

Në rajonin e Pejës, situata paraqitet stabile në të gjitha komunat, por në disa segmente të rrugëve Pejë–Rugovë dhe Pejë–Kullë kërkohet kujdes i shtuar për shkak të prezencës së ujit.

Në Rajonin e Gjakovës, gjendja është e qetë dhe stabile, me rënie të nivelit të ujit në lumenj, ndërsa raportohet për një bllokim rruge si pasojë e shembjes së dheut.

Në rajonin e Gjilanit, vërshime janë raportuar vetëm në rrugën e Kufcës në Gjilan, ndërsa në komunat tjera situata mbetet e qetë.

AME vlerëson se situata aktuale nuk paraqet rrezik për përshkallëzim, ndërsa rreziqet kryesore lidhen me reshjet e borës, ngricat dhe vështirësitë në qarkullim. Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përkatëse mbesin në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vërshimet në vend, AME me raport të përditësuar: Situata e menaxhueshme, s’raportohet për humbje jete appeared first on Sinjali.

Vërshimet në Malishevë: Lumi Mirusha del nga shtrati, disa rrugë të pakalueshme

10 January 2026 at 13:27

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë të Komunës së Malishevës ka vështirësi në qarkullim, por situata e përgjithshme mbetet e menaxhueshme, ka bërë të ditur Komuna.

Komuna ka njoftuar se lumi Mirusha ka dalë nga shtrati në disa zona për shkak të prurjeve të mëdha të ujërave.

“Në disa pjesë, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujërave. Si rezultat i prezencës së ujit në rrugë, aktualisht me vështirësi të kalueshme janë: rruga ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, transiti afër lagjes Hoti, rruga Malishevë-Banjë, rruga Mirushë-Gurbardh, rruga Lubizhdë-Turjakë, ura në Lubizhdë, një urë në një lagje të fshatit Damanek, si dhe rruga për në fshatin Panorc, ku në dy segmente ka prezencë të ujit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike po realizohet me reduktime në disa pjesë të qytetit, ndërsa furnizimi me ujë është i rregullt, por për momentin uji nuk është i përdorshëm për shkak të ndotjes nga vërshimet e ditëve të kaluara.

“Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për sanimin e këtyre vështirësive”, ka thënë Komuna.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje, të mos tentojnë të përdorin rrugët e përmendura dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur nga Policia e Kosovës për ndalim të qarkullimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vërshimet në Malishevë: Lumi Mirusha del nga shtrati, disa rrugë të pakalueshme appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 70 vjeçarit që vdiq pasi u godit nga vetura në Prishtinë

10 January 2026 at 13:22

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 70 vjeçarit, Nexhmi Osmani i cili vdiq dje gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.

Ngjarja fatale ndodhi më 30 dhjetor 2025, rreth orës 16:45, në rrugën “Sokol Sopi” të Prishtinës, kur vetura e tipit Hyundai, e drejtuar nga L.H., rreth 60 vjeçar, goditi këmbësorin Osmani, i cili po kalonte rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Pas aksidentit, Nexhmi Osmani pësoi lëndime trupore në këmbë dhe u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK, ku fillimisht gjendja e tij shëndetësore ishte raportuar si stabile. Rasti në atë fazë ishte trajtuar nga Njësia e Trafikut Rrugor.

Megjithatë, më 09 janar 2026, rreth orës 09:00, familjarët u njoftuan nga autoritetet se Osmani kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor.

Varrimi do të bëhet në varrezat e Prishtinës – në Arbëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 70 vjeçarit që vdiq pasi u godit nga vetura në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, Komuna bën thirrje për shmangien e disa rrugëve

10 January 2026 at 13:05

Komuna e Gjilanit ka lëshuar një thirrje për qytetarët për shkak të reshjeve të fundit që po krijojnë vështirësi në qarkullim.

Në njoftimin zyrtar, qytetarëve u kërkohet që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, konkretisht në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

Për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, u bëhet thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës. Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka njoftuar komuna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, Komuna bën thirrje për shmangien e disa rrugëve appeared first on Sinjali.

Mblidhet Parlamenti i Grenlandës, në fokus kërcënimet e SHBA-së

10 January 2026 at 12:53

Parlamenti i Grenlandës do të kërkojë mbajtjen e një takimi për të diskutuar përgjigjen e saj ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e ishullit Arktik, kanë bërë të ditur në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e pesë partive politike të përfaqësuara në asamblenë e Grenlandës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të zotërojnë Grenlandën, e cila është një pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës, me arsyetimin se kjo do të parandalonte një pushtim të mundshëm nga Rusia ose Kina në të ardhmen, për shkak të pozicionit strategjik dhe pasurisë së madhe minerale të territorit.

Në reagimin e tyre të përbashkët, udhëheqësit e pesë partive politike të zgjedhura në parlamentin e Grenlandës kanë shprehur kundërshtimin e tyre të ashpër ndaj këtyre deklaratave.

“Ne theksojmë edhe një herë dëshirën tonë që përbuzja e SHBA-së për vendin tonë të marrë fund”, kanë deklaruar ata vonë të premten.

Ndërkohë, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka theksuar qartë qëndrimin e vendit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne nuk duam të jemi amerikanë, nuk duam të jemi danezë, duam të jemi grenlandezë”, ka shkruar ai.

Sipas udhëheqësve politikë, takimi i parlamentit do të mbahet me qëllim që të zhvillohet një debat politik i drejtë dhe gjithëpërfshirës, si dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të popullit të Grenlandës.

Data e mbajtjes së këtij takimi ende nuk është përcaktuar. Parlamenti i Grenlandës është mbledhur për herë të fundit në muajin nëntor dhe ishte planifikuar të mblidhej sërish më 3 shkurt, sipas njoftimeve në faqen zyrtare të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mblidhet Parlamenti i Grenlandës, në fokus kërcënimet e SHBA-së appeared first on Sinjali.

Analisti Baraliu ironizon me Gërvallen: S’di as me përdorë liftin në ndërtesën e ministrisë

10 January 2026 at 12:44

Analisti Bleron Baraliu është tallur me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke e kritikuar ashpër për qëndrimet e saj në politikën e jashtme.

Duke komentuar një deklaratë të Gërvallës, Baraliu e ka cilësuar atë si injorante në fushën e diplomacisë, duke thënë se kryediplomatja në detyrë nuk ka “busullë” në politikën e jashtme.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar një reagim të gjatë dhe ironik, ku ka vënë në pikëpyetje qasjen e ministres ndaj zhvillimeve ndërkombëtare.

“Kqyrne more çfarë injorante pa busullë ta ban politikën e jashtme: thotë ‘nuk mundemi të diskutojmë për ‘nëse’ deri sa të ndodhë ‘nëse’’! Krejt esenca e politikës – sidomos asaj të jashtme – ka të bëjë me skenarë dhe hipoteza what-if, kurse kjo dëshiron me konsideru vetëm realitetin e saj naiv e injorant brenda të cilit kjo është ‘partnere me Trumpin’”, ka shkruar Baraliu.

Ai ka vijuar kritikat duke iu referuar situatës aktuale ndërkombëtare, veçanërisht qëndrimeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Veçmas në një klimë kur ai nuk po e vet as Kongresin e Gjykatat e SHBA e po e kërcënon Iranin e Kinën”, ka shtuar analisti.

Në fund të reagimit, Baraliu ka përdorur edhe një koment personal dhe ironik ndaj ministres në detyrë, duke pretenduar mungesë profesionalizmi në detaje elementare.

“E lëre më po ta trajton një brucoshe që nuk din as me përdorë liftin në ndërtesën e ministrisë (këtë e kam me nga stafi i saj, e prekë shigjetën përpjetë kur don me thirrë liftin me shku poshtë)”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Analisti Baraliu ironizon me Gërvallen: S’di as me përdorë liftin në ndërtesën e ministrisë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Lumir Abdixhiku mbledh nënkryetarët dhe kryetarët e komunave, priten diskutime të ashpra për disfatën zgjedhore

10 January 2026 at 12:26

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thirrur për të martën një mbledhje me nënkryetarët e partisë dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo forcë politike, në një kohë kur brenda partisë po thellohen debatet për humbjen e rëndë në zgjedhje.

Burime të besueshme brenda LDK-së bëjnë me dije se në këtë takim nuk është ftuar e gjithë kryesia, pikërisht për shkak të diskutimeve që pritet të jenë të nxehta, me tone kritike dhe fajësuese ndaj disa prej pjesëmarrësve për rezultatin zgjedhor.

Sipas të njëjtave burime, kjo mbledhje shihet si një fazë paraprake e “shkarkimit të tensioneve” brenda strukturave lokale dhe qendrore, para se çështja të kalojë në nivel më të lartë politik.

Pas këtij takimi, pritet që të mblidhet edhe Kryesia e LDK-së, ku do të diskutohet për hapat e mëtejmë politikë, përfshirë procedimin institucional të situatës dhe caktimin e një date për Kuvendin e partisë, që pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e lidershipit.

Ndërkohë, ditëve të fundit janë shtuar zërat brenda dhe jashtë partisë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si pasojë e humbjes së thellë në zgjedhje. Megjithatë, burimet theksojnë se nga krahu i Abdixhikut janë mobilizuar figura të ndryshme partiake për të mos e pranuar dorëheqjen, me arsyetimin se përgjegjësia për rezultatin është e përbashkët dhe nuk mund të personalizohet vetëm te kryetari.

Situata brenda LDK-së mbetet e tensionuar, ndërsa takimet e ditëve në vijim pritet të përcaktojnë jo vetëm fatin e Lumir Abdixhikut në krye të partisë, por edhe drejtimin politik që LDK-ja do të marrë në periudhën e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Lumir Abdixhiku mbledh nënkryetarët dhe kryetarët e komunave, priten diskutime të ashpra për disfatën zgjedhore appeared first on Sinjali.

Grumbullim uji, rrëshqitje dheu: Ku ka vështirësi dhe bllokim të rrugëve si pasojë e vërshimeve?

10 January 2026 at 12:12

Reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në disa pjesë të Kosovës, për shkak të vërshimeve, grumbullimit të ujit dhe rrëshqitjeve të dheut.

Hysen Durmishi, ushtrues i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, ka bërë të ditur se në rrugën Prishtinë–Ferizaj qarkullimi është bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit, që sipas tij ndodh për shkak të kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike.

Ai ka sqaruar se ekipet janë në terren duke punuar për shkarkimin e ujit dhe se rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Probleme janë raportuar edhe te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ku ka grumbullim të ujit për shkak të bllokimit të kanalit atmosferik.

Sipas Durmishit, ekipet po punojnë intensivisht për zhbllokimin e këtij segmenti.

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, autoritetet kanë regjistruar rrëshqitje të dheut, ndërsa po vazhdojnë punimet për sanimin e saj me qëllim rikthimin e qarkullimit normal.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ku ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet emergjente janë duke ndërhyrë dhe pritet që qarkullimi të normalizohet së shpejti.

Në rrugën Zhur–Dragash është evidentuar lëvizje e trupit të rrugës. Autoritetet kanë vendosur sinjalizim përkatës, ndërsa qarkullimi aktualisht zhvillohet vetëm në një shirit.

Po ashtu, me reshjet që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona në Suharekë janë përfshirë sërish nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për kujdes në disa rrugë të vërshuara dhe ka treguar se cilat segmente janë të pakalueshme.

“Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar”, ka thënë ai përmes një videoje të publikuar në Facebook.

Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe kanë apeluar që, nëse është e mundur, të shmanget qarkullimi i panevojshëm në këto segmente rrugore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grumbullim uji, rrëshqitje dheu: Ku ka vështirësi dhe bllokim të rrugëve si pasojë e vërshimeve? appeared first on Sinjali.

Trump paralajmëron Iranin: Nëse qëlloni protestuesit, do të godasim fort

10 January 2026 at 12:00

Presidenti amerikan, Donald Trump të premten tha se SHBA po ndjek nga afër situatën në Iran.

Ai paralajmëroi udhëheqësit iranianë që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve.

“Dhe përsëri, u them liderëve iranianë, më mirë mos filloni të qëlloni, sepse edhe ne do të fillojmë të qëllojmë”, tha lideri amerikan gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës në Shtëpinë e Bardhë.

Por ai shtoi se kjo nuk do të thotë “trupa amerikane në terren”, raporton cnn.

“Nëse ata fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, ne do të përfshihemi. Kjo nuk do të thotë trupa në terren, por do të thotë goditje shumë, shumë të forta aty ku i dhemb”, tha 79-vjeçari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Trump paralajmëron Iranin: Nëse qëlloni protestuesit, do të godasim fort appeared first on Sinjali.

❌
❌