Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës ngrihen në protestë për rrugën. Nxënësit bojkotojnë mësimin

By: V K
3 February 2026 at 08:58

Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës, kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati

Banorëve u janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur shkojnë në shkollë nga kamionët, të cilët shpesh herë, për të evituar gropat, hipin mbi trotuare..

Pasditen e djeshme në rrugë, është hedhur një kamion çakull për të mbyllur disa gropa gjigande, por asnjë lloj reagimi nga ana e instancave për këta banorë se kur do të rikonstruktohet kjo rrugë, e cila është edhe një arterie për ekonominë e vendit, pasi në këtë rrugë çdo ditë kalojnë mbi 1000 kamionë, të cilët transportojnë çimento, gëlqere, inerte për në të gjithë vendin, madje edhe për eksport…

Banorët sot e mbajtën të bllokuar rrugën për mbi një orë dhe deklarojnë se do t’i vijojnë protestat, madje do t’i përshkallëzojnë ato nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.

The post Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës ngrihen në protestë për rrugën. Nxënësit bojkotojnë mësimin appeared first on Albeu.com.

Infantino: Trump e meriton atë çmim, nuk i trembet bojkotit (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 08:51

Botërori “FIFA2026” vijon të prodhoi shumë debat, kjo edhe për shkak të përfshirjes së madhe të Donald Trump, me presidentin e SHBA-së që ka qenë prezent thuajse në çdo hallkë që nga momentin kur vendi i tij së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, fituan të drejtën për të organizuar këtë eveniment.

Ajo që bëri shumë zhurmë ishte dhe çmimi që FIFA i akordoi Donald Trump, çmimin “FIFA për Paqen”, detaj ky që nuk u prit mirë, madje edhe nga vetë anëtarët e FIFA-s të cilët së fundmi kanë aluduar apo po shqyrtojnë masa drastike si bojkoti.

Në një intervistë për “Sky News”, Gianni Infantino, presidenti i FIFA nuk bën prapaktheu, por theksoi se Trump e meritoi një çmim të tillë: “Objektivisht, ai e meriton. Çfarëdo që mund të bëjmë për të kontribuar për paqen, duhet ta bëjmë. Në fakt, kishim menduar prej kohësh për të bërë diçka, për të shpërblyer ata që kontribuojnë për paqen”, u shpreh Infantino.

Kreu i FIFA-s u ndal më pas edhe tek zërat kundër, tek anëtarë që mendojnë edhe bojkotin për shkak të politikave që ndjek administrata e presidentit Trump: “Në botën tonë të ndarë, në botën tonë agresive, kemi nevojë për mundësi ku njerëzit mund të bashkohen, të mblidhen rreth pasionit”, u shpreh

Infantino.

 

 

Në fund, presidenti i FIFA-s la të hapur mundësinë që Rusia, futbollistët rusë, të rikthehen me të drejta të plota, pasi vendi i tyre u penalizua në momentin kur Rusia nisi të pushtojë Ukrainën: “Ky ndalim nuk ka arritur asgjë, vetëm ka krijuar më shumë frustrim dhe urrejtje. Do të ishte e dobishme që vajzat dhe djemtë rusë të mund të rikthehen të luajnë futboll në pjesë të tjera të Evropës”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

The post Infantino: Trump e meriton atë çmim, nuk i trembet bojkotit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona

By: V K
3 February 2026 at 08:37

Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës në Japoni gjatë dy javëve të fundit, kanë shkaktuar humbjen e jetës së 30 personave, njoftuan sot autoritetet lokale.

Mes viktimave është edhe një grua 91-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nën një shtresë dëbore rreth tre metra të lartë jashtë shtëpisë së saj.

Rajoni më i goditur është Aomori, ku në zonat e largëta trashësia e dëborës ka arritur deri në 4.5 metra.

Qeveria qendrore ka dislokuar trupa ushtarake, për të ndihmuar banorët dhe për të përballuar situatën emergjente.

Kryeministrja Sanae Takaichi, zhvilloi të martën në mëngjes një mbledhje të posaçme të kabinetit, duke udhëzuar ministrat që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar viktima të tjera dhe aksidente.

Sipas autoriteteve, një masë e fuqishme ajri i ftohtë ka goditur bregdetin e Detit të Japonisë në javët e fundit, duke sjellë reshje dëbore shumë mbi normalen. Në disa zona është regjistruar më shumë se dyfishi i mesatares sezonale.

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive konfirmoi se nga 20 janari deri të martën, 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

The post Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

By: V K
3 February 2026 at 08:28

Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat, është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy basHkë kryetarë, pritet që kryetari të jetë i PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit.

Kjo sipas socialistëve bëhet që të vijojë puna e komisionit.

Pas bojkotit të bërë dje nga opozita për mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, socialistët bënë me dije se nuk do të tërhiqeshin nga kërkesa e cila do të shqyrtohet sot në Kuvend.

Mes çështjeve që do të diskutohen në seancë plenare, janë edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Ndërkohë do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pikë tjetër në Rendin e Ditës është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 9, datë 30.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

13. Projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

The post Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale appeared first on Albeu.com.

India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025

By: V K
3 February 2026 at 07:49

Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024, numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi, është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim.

Megjithatë, motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Monitor

The post India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025 appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
3 February 2026 at 07:40

Sot, 3 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.3 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Vranësira dhe kthjellime/ Njihuni me parashikimin e motit, 3 Shkurt 2026

By: V K
3 February 2026 at 07:36

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal.

Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore.

Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësinë mbi 900-1000 metër në Veri-Verilindje-Juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Verilindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare në jug në pjesën e parë të ditës era hera-herës me shpejtësi deri 10m/s.

The post Vranësira dhe kthjellime/ Njihuni me parashikimin e motit, 3 Shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 2 February 2026Main stream

Rreziku mbetet i pranishëm në “Kthesat e Dragostunjës”, qarkullim me vështirësi dhe mungesë masash sigurie

By: V K
2 February 2026 at 15:57

Këtë të hënë, qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd–Qafë Thanë, në zonën problematike të Kthesave të Dragostunjës, vijon të kryhet me vështirësi.

Aktualisht, vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është e hapur, ndërsa një gur gjigant ndodhet ende mbi asfalt, duke përbërë rrezik real për drejtuesit e mjeteve.

Ajo që bie më tepër në sy, një ditë pas ngjarjes së rëndë, është mungesa e autoriteteve në terren.

Nuk ka sinjalistikë paralajmëruese, as punonjës që të këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë në një segment që mbetet tejet i rrezikshëm.

Ndonëse për më shumë se 7-8 orë, gjatë ditës së dielë, mjete të rënda punuan pa ndërprerje për shembjen e skarpatës së dëmtuar dhe lirimin e rrugës, situata nuk është normalizuar plotësisht.

Në korsinë e bllokuar, mjetet e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur shkëmbimin, duke krijuar tension dhe rrezik të shtuar për aksidente.

Mes personave që u përballën drejtpërdrejt me rrezikun është edhe banori i zonës, Safet Duka, i cili i shpëtoi për mrekulli masivit të gurëve që u shkëput nga mali, në një moment që mund t’i kishte marrë jetën atij dhe nënës së tij.

Ai tregon se automjeti i tij u dëmtua nga gurët e parë që ranë në rrugë dhe kërkon dëmshpërblim nga firma që mirëmban aksin, si dhe masa urgjente nga autoritetet për të rikthyer sigurinë për përdoruesit e rrugës.

Ndërkohë, të dielën, Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, mohoi që shembja e masivit të jetë shkaktuar nga punimet për zgjerimin e Korridorit VIII.

Megjithatë, fakt mbetet se shumë pranë segmentit të dëmtuar shihen mjete dhe punime aktive për gjurmën e re të rrugës, çka ka shtuar dyshimet dhe debatet mbi ndikimin e tyre në stabilitetin e terrenit.

Situata ka ngritur gjithashtu edhe shqetësime mjedisore. Ambjentalistët denoncojnë hedhjen e mbetjeve inerte në lumin Shkumbin, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekosistemin dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Në një nga akset më të rëndësishme kombëtare, që lidh juglindjen me pjesën tjetër të vendit, rreziku ende nuk ka kaluar. Drejtuesit e mjeteve lëvizin mes frikës dhe pasigurisë, ndërsa pritshmëritë për masa konkrete dhe prani shtetërore në terren mbeten ende pa përgjigje.

The post Rreziku mbetet i pranishëm në “Kthesat e Dragostunjës”, qarkullim me vështirësi dhe mungesë masash sigurie appeared first on Albeu.com.

Inxhinieri Nazarko: Tuneli i Murrizit rrezik, çarjet vijnë për shkak të kushteve të ndërtimit

By: V K
2 February 2026 at 15:28

Në një intervistë për News 24, inxhinieri Romeo Nazarko, komentoi problematikat e fundit të raportuara në rrugët e vendit, si çarjet në tunelin e Murrizit në Rrugën e Arbrit, dhe bllokimin prej 7 orësh ditën e djeshme të aksit Librazhd-Përrenjas, për shkak të rrëshqitjes së një masivi shkëmbor.

Ai theksoi se tuneli i Murrizit paraqet rrezikshmëri, duke shtuar se çarjet vijnë si pasojë e mosplotësimit të kushteve të ndërtimit.

Ai përmendi gjithashtu edhe një ekspert grek, i cili ka theksuar se në këtë tunel ka mungesë çeliku.

Nazarko akuzoi gjithashtu ministrinë e Infrastrukturës se nuk lejon krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve, një enti, që do të mundësonte analiza të pavarura.

“Për të konstatuar nga vijnë këto çarje duhet oponencë nga një ent tjetër i pavarur. Këtë shqetësim e kemi ngritur me dhjetëra herë. Ministria ka mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit për krijimin e urdhrit të inxhinierit për të analizuar. Sot kemi mendimet e inxhinierëve të licensuar pranë ministisë së Infrastrukturës, dhe oponenca ëshë e njëanshme.

Është vërtet rrezik, vijnë për shkak të kushteve të ndërtimit të tunelit, eliminimit të të gjithë elementëve. Eksperti grek tha mungon çeliku, dikush mungojnë shtresat që bëjnë eliminimin e ujërvë nëntokësorë. Mungesa e këtyre elementëve që projektuesve iu duken elementare sjellin pasoja që kemi sot “, tha ai.

Duke u ndalur te bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ai theksoi se përveç ujërave, shkarjet kanë ardhur edhe për shkak të provokimit në pjesën lindore. Po ashtu ai theksoi se kompania nuk kishte marrë masa për të parandaluar rrëshqitjet.

“Rrëshqitja ka ardhur edhe për shkak të punimeve në pjesën e Korridorit 8, në pjesën lindore. Çdo vit kemi rrëshqitje gurësh e dherash por kjo nuk ishte rrëshqitje për shkak të ujërave nëntokësorë, por edhe e provokuar nga dora e njeriut. Përgjatë punimeve në Korridorin 8, dora e njeriut ka provokuar për shkak të gërmimeve dhe vibrimeve për ngjeshjen e rrugës”.

The post Inxhinieri Nazarko: Tuneli i Murrizit rrezik, çarjet vijnë për shkak të kushteve të ndërtimit appeared first on Albeu.com.

Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO)

By: V K
2 February 2026 at 15:04

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me ironi për gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes, duke publikuar në rrjetet sociale pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit.

Në postimin e tij, Korreshi ironizon situatën duke u bërë thirrje qytetarëve që, sipas tij, të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete.

Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnje. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqëruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit.

Më tej, ai vijon ironinë duke iu referuar asaj që e quan “reformë të thellë në shëndetësi”, duke paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin e katërt.

Sipas Korreshit, lagështira dhe kushtet e krijuara përbëjnë rrezik për pacientët, prindërit dhe stafin mjekësor.

 

The post Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

S`kanë të ndalur ndryshimet e trajnerëve në Serinë A, zyrtarizohet shkarkimi i dytë brenda fundjavës

By: V K
2 February 2026 at 14:19

Rezultatet e kësaj jave në Serinë A, kanë bërë që të shkarkohen brenda pak ditësh dy trajnerë të klubeve të elitës.

Fillimisht ishte Piza që shkarkoi nga drejtimi Alberto Xhilardinon, si pasojë e humbjes së kësaj skuadre ndaj Sasuolos në shtëpi me shifrat 1-3.

Klubi është në kërkim të trajnerit të ri dhe një nga alternativat është Marko Xhampaolo.

Ndërkohë, sot erdhi vendimi edhe për trajnerin e Veronës, Paolo Zaneti. Klubi bëri të ditur se kishte shkarkuar trajnerin pas humbjes së rëndë 4-0 të pësuar në fushën e Kaljarit.

Ekipi i është besuar përkohësisht trajnerit të të rinjve, Paolo Samarko, në pritje të akordit me një emër tjetër për të marrë drejtimin e tij.

The post S`kanë të ndalur ndryshimet e trajnerëve në Serinë A, zyrtarizohet shkarkimi i dytë brenda fundjavës appeared first on Albeu.com.

Debate në seancën paraprake të Veliajt/ Avokatja kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj! Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit

By: V K
2 February 2026 at 14:02

Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,  është shoqëruar me debate.

Gjatë seancës, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim të qartë lidhur me atë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, avokatja kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë Veliaj.

Gjermeni ka theksuar se, ndonëse mandati i tij është revokuar nga klienti, ai mbetet i detyruar procedurialisht të paraqitet në gjykatë deri në momentin që avokatja kryesisht të marrë zyrtarisht funksionet.

Pas debateve mes palëve, prokuroria ka kërkuar që procesi të vijojë me dhënien e konkluzioneve përfundimtare. Në këtë moment, avokati Artan Gjermeni është larguar nga salla e gjyqit.

Pas daljes së Gjermenit nga ambientet e gjykatës, është larguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, si edhe të avokates kryesisht, Valentia Teodoresku.

The post Debate në seancën paraprake të Veliajt/ Avokatja kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj! Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë/ Zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt

By: V K
2 February 2026 at 13:16

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i një berberhane.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

The post Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë/ Zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt appeared first on Albeu.com.

BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

By: V K
2 February 2026 at 13:08

Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po anashkalojnë banorët e zonës dhe të drejtat e tyre të pronësisë, ndërkohë që po përballen në një konflikt të gjatë gjyqësor me biznesmenin kontrovers, Artur Shehu.

Vladimir Karaj | BIRN

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë u kthye në tokën e Ivanka Trump – vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh arkitektësh dhe biznesmenësh, u filmuan teksa lëviznin me një eskortë makinash të larta nëpër zonë.

Ivanka Trump vizitoi dy herë gjatë qëndrimit manastirin e vjetër të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku bëri foto dhe ndezi qirinj.

Ajo u takua gjithashtu disa herë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin u filmua edhe gjatë një darke.

Por stacioni kryesor ishte plazhi me rërë të bardhë i Porta Novës, ku grupi ngriti çadra dhe shpenzoi shumicën e kohës.

Megjithatë, banorët e fshatit të Zvërnecit i ndoqën ngjarjet nga televizori.

“Nuk u thirr njeri”, thotë me zemërim Kostaq Konomi, kryeplaku i fshatit Zvërnec. “Ata qëndruan dy-tre ditë atje, por nuk të linin të afroheshe”.

Komuniteti i vogël i Zvërnecit jeton prej vitesh nën tensionin e humbjes së pronave për shkak të një konflikti të gjatë gjyqësor me Artur Shehun – një biznesmen kontrovers i pasurive të patundshme në Vlorë, i cili jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Por planet e dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, e kanë sjellë këtë rrezik më afër.

Banorët e fshatit të Zvërnecit, të cilët pretendojnë se janë pronarë të tokës mbi të cilën po planifikohet të bëhet investimi, ankohen se po përjashtohen nga çdo informacion dhe vendimmarrje.

“Pse kjo heshtje këtu, nuk e di çfarë bëhet? Këtu lë shumë dyshim, lë shumë dyshim”, tha Konomi, duke ironizuar edhe mediat që në orë të tëra transmetimi televiziv, askush nuk i përmendi banorët e zonës që e kanë lidhur jetën me tokën.

I pyetur nga BIRN për projektin e Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec, kryeministri Edi Rama, tha përmes një zëdhënësi se qeveria nuk ishte e përfshirë.

“Zona në fjalë është pronë private dhe qeveria s’është palë në asnjë marrëveshje”, tha kryeministri përmes zyrës së shtypit.

“Projekti do të trajtohet si të gjithë projektet e tjerë që kalojnë në rrugën institucionale deri në pajisjen me leje”, shtoi ai.

Edhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe, tha se ministria e tij nuk ishte e përfshirë në planet e Kushner për të ndërtuar në Shqipëri.

Të pyetur nga BIRN mbi konfliktin e pronësisë, përfaqësuesit e kompanisë së Kushner nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Projekti mbi tokën e kontestuar
Projektet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri përfshijnë një resort ultra-luksoz në ishullin e Sazanit dhe një kompleks të dytë turistik në zonën e Zvërnecit.

Projekti i Sazanit u bë zyrtar në fund të vitit 2024, kur pak para se Donald Trump të inaugurohej për herë të dytë president i SHBA-së, qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha atij statusin e investitorit strategjik.

Megjithatë, interesi kryesor duket se është devijuar drejt Zvërnecit, pavarësisht se projekti nuk ka kaluar ende nëpër hallkat burokratike të miratimit.

Sipas projektit të bërë publik, resorti parashikohet të shtrihet nga plazhi i Dajlanit drejt atij të Porta Novës, rreth një ligatine dhe një pylli të dendur në kufi me lagunën e mbrojtur të Nartës.

Pak ditë përpara vizitës së Ivanka Trump në Vlorë, banorët e Zvërnecit u alarmuan nga një njoftim i Kadastrës së Vlorës.

Sipas dokumenteve që BIRN i disponon, Artur Shehu kishte bërë një kërkesë të re në Kadastër për t’u pajisur me “dublikatë” certifikate pronësie për një pasuri pylli prej 51,944 m² – tokë e cila shtrihet sipas banorëve në gjurmët e projektit dhe që ndodhet në proces gjyqësor. Në kërkesë, Shehu pretendonte se dokumenti kishte humbur.

Sipas kryeplakut Konomi, kjo kërkesë nuk ishte thjesht një procedurë administrative, por sinjali i radhës se konflikti i vjetër me banorët e zonës po hynte në një fazë të re, për shkak të interesit për investimet luksoze në zonë.

Konomi dhe një tjetër banor iu drejtuan Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke kërkuar refuzimin e kërkesës së Shehut për shkak se prona ndodhej në një konflikt gjyqësor.

“Pasuria e pretenduar nga shtetasi Artur Shehu është pronë e banorëve të fshatit Zvërnec, të cilën e kanë përfituar atë nëpërmjet ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991, ‘Për tokën’,” shkruajnë ata.

Çështja e tokave në Zvërnec, që përfshijnë kullota, ullishta, toka bujqësore dhe sipërfaqe djerrë buzë detit, është një konflikt që ilustron amullinë në të cilën ndodhet e drejta e pronës në Shqipëri prej vitesh.

Banorët e kanë përfituar atë në bazë të ligjit 7501 dhe disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, AMTP, por Konomi thotë se shumica u kujdes që ndarjet pas viteve ’90 të shkonin sipas kufijve të vjetër.

“Unë mora ullinjtë e babait tim,” thotë ai në oborrin e shtëpisë së tij në Zvërnec.

Në vitin 2012, banorët mësuan se e njëjta tokë u ishte njohur edhe trashëgimtarëve të familjes Shehu, me Artur Shehun si një nga përfituesit.

Të alarmuar, banorët e Zvërnecit u bënë bashkë dhe bënë padi në Gjykatë. Katërmbedhjetë vjet më vonë, ata janë ende në proces gjyqësor, pasi çështja është rikthyer disa herë për rigjykim.

Konflikti i stërzgjatur civil për pronësinë nuk është i vetmi.

Për tokat në Zvërnec ka një seri procesesh penale të nisura nga prokuroritë e Vlorës dhe Tiranës me të dyshuar ish-përfaqësuesin ligjor të Shehut, të cilat janë gjithashtu ende në shqyrtim nëpër gjykata. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, njëri prej dokumenteve të përdorura nga familja Shehu është provuar si i falsifikuar.

Për banorët, vizita e Trump dhe e arkitektëve në Zvërnec nuk do të ishte një lajm i zymtë nëse pronat do t’u njiheshin atyre.

“Le të vijnë të investojnë, do hapin punë për rininë,” thotë një burrë rreth të 60-ave, i cili këmbëngul gjithashtu që investimi të mos jetë zaptues.

Edhe Konomi shprehet i habitur se si banorët që jetojnë prej shekujsh në këtë zonë nuk llogariten.

“Diskutohet Zvërneci, Zvërneci, Zvërneci, Zvërneci dhe askush nuk e përmend që ka ca njerëz aty, që ka një konflikt prone që vijon prej vitit 2006,” tha ai.

Shqetësime mjedisore
Përtej konflikteve të pronësisë, projekti i Kushner në Zvërnec përballet me kundërshti dhe kritika nga aktivistët mjedisorë, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin që ai do të ketë mbi zonën e mbrojtur dhe lagunën e Nartës – një prej habitateve më të rëndësishme për jetën e shpendëve të egër në Europë.

 

 

Sipas Taulant Binos, drejtues i organizatës mjedisore AOS, projekti rrezikon të dëmtojë zonën më të brishtë të litoralit në Pishë Poro-Nartë si dhe Deltën e Vjosës.

“Zvërneci është një nga zonat më të ndjeshme bregdetare në vend. Gjeologji e brishtë, lagunë, dunë, shkëmbinj dhe plazhe të paprekura”, thuhet në një deklaratë të AOS.

Bino ngre dyshime se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura kishin për qëllim ngritjen e resorteve të tilla brenda tyre, të cilat me ligjin e mëparshëm e kishin të pamundur për t’u realizuar.

“Ky vendim tregon se pse u miratuan ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura. Që t’i hapej rrugë çfarëdo lloj investimi, në çfarëdo lloj territori të zonës së mbrojtur, dhe aq më tepër në zonat e peizazhit të mbrojtur, sikurse Pishë Poro-Nartë”, tha ai.

Për Binon, ky është një precedent që do të sjellë tjetërsimin e të gjithë bregdetit.

“Investimi në Zvërnec është vetëm një hap për të urbanizuar gjithë bregdetin shqiptar, sepse sikurse ndodh në Zvërnec, me të njëjtën teori do të ndodhë edhe në zona të tjera të mbrojtura të Shqipërisë, e në gjithë bregdetin shqiptar”, tha ai.

I pyetur nga BIRN për shqetësimet e ngritura nga organizatat mjedisore, kryeministri Rama tha përmes një zëdhënësi se i shihte ato si shprehje të lirisë.

“Kryeministri vlerëson çdo kundërshti si shprehje e lirisë së gjithkujt për të pasur opinionin e vet”, thuhet në përgjigjen e zyrës së shtypit.

The post BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin appeared first on Albeu.com.

I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

By: V K
2 February 2026 at 12:50

Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin e partisë për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me Jeffrey Epstein, pedofil i dënuar dhe financier amerikan.

Lajmi është raportuar nga BBC, pas publikimit të dokumenteve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Në dosjet e publikuara, emri i Mandelson përmendet në lidhje me tre pagesa financiare prej 25 mijë dollarësh secila, të kryera nga Epstein gjatë viteve 2003 dhe 2004.

Mandelson ka mohuar çdo dijeni për këto pagesa, duke thënë se nuk i kujtohen dhe se pretendimet i konsideron të pavërteta, megjithatë është shprehur se do të ndërmarrë verifikime personale për këtë çështje.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar Partisë Laburiste, ish-zyrtari i lartë laburist ka shprehur keqardhje të thellë për marrëdhënien e tij me Epstein, duke kërkuar falje veçanërisht ndaj grave dhe vajzave, zërat e të cilave, sipas tij, nuk u dëgjuan në kohën e duhur.

Ai theksoi se vendimi për t’u larguar është marrë për të mbrojtur interesin e partisë.

Publikimi i dokumenteve ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike britanike. Deputetë nga radhët e laburistëve e kanë cilësuar dorëheqjen si një hap të nevojshëm, ndërsa opozita konservatore ka kritikuar kryeministrin Keir Starmer, duke pretenduar se duhej të kishte vepruar më herët. Udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, ka kërkuar gjithashtu hapjen e një hetimi.

Lord Mandelson, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë laburiste dhe ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, u largua nga posti diplomatik vitin e kaluar pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.

Dokumentet e publikuara përfshijnë gjithashtu emaile dhe materiale të tjera ku përmendet emri i tij, megjithatë autoritetet amerikane kanë sqaruar se përfshirja në dosje nuk përbën automatikisht provë për ndonjë shkelje penale.

Jeffrey Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza për trafikim seksual.

The post I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë”, plagoset rëndë shoferi (VIDEO)

By: V K
2 February 2026 at 12:28

Ditën e sotme, një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, ose një defekti në sistemin e frenimit.

 

 

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Disa qytetarë të ndodhur rastësisht bashkë me forcat e policisë rrugore dhe ato “Shqiponja”, i dhanë ndihmën e parë shoferit të plagosur nga aksidenti.

 

 

“Ne thamë se u bë ndonjë karambol i madh. Ishte aksident i rëndë, shumë i rëndë. E pashë që e morën dhe ishallah shpëton. Ishte shumë e frikshme si ngjarje, por them se do shpëtojë. Po të kishte më shumë njerëz do bënte dëm të madh, do kishin vdekur shumë njerëz”, shprehen dy nga qytetarët dëshmitarë (foto poshtë) të ngjarjes.

 

 

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës (foto poshtë), të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

 

 

The post Aksident në Vlorë/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë”, plagoset rëndë shoferi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Akuza për shpërdorim detyre, SPAK çon në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tropojës

By: V K
2 February 2026 at 11:56

SPAK ka kaluar për gjykim çështjen e Rexhë Byberajt, kryetari i bashkisë Tropojë. Gazetarja lodiana Lala, raporton se Byberaj dyshohet se ka shpërdoruar më shumë se një herë detyrën, ai do të përballet me togat e Gjykatës së Posaçme.

Sipas SPAK ai ka kryer veprime dhe mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Krimin e dyshuar ai e ka kryer në bashkëpunim me numrin dy të tij Abedin Kërrnaja.

The post Akuza për shpërdorim detyre, SPAK çon në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tropojës appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Balla tregon qëndrimin e mazhorancës: Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese, presim vendimin e saj

By: V K
2 February 2026 at 11:42

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për Ballukun, nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Balla deklaroi se Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të mbajnë një qëndrim pa folur ky institucion i drejtësisë.

“Po rikujtoj një diskutim që kemi bërë në Këshillin e Mandateve që kam 100% të drejtë. Sa kohë kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese në këtë çështje duhet të presë vendimin e GJK. Në vlerësimin tim ky është qëndrimi”, tha Balla për çështjen Balluku.

Kujtojme që përfaqësuesit e opozitës akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut, duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien e autorizimit Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Balla tregon qëndrimin e mazhorancës: Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese, presim vendimin e saj appeared first on Albeu.com.

Aktori Mehdi Malkaj rrëfen mes lotësh dhimbjen më të madhe të jetës…

By: V K
2 February 2026 at 11:24

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, teksa ishte i ftuar në “Grida Duma Podcast”, bëri një rrëfim yë sinqertë dhe pa filtra për betejën e gjatë dhe të dhimbshme të djalit të tij me drogën.

Pa dramatizime dhe pa viktimizim, aktori i madh foli si baba, me fjalë të thjeshta dhe të vërteta që peshojnë rëndë.

“Gjënë time më të bukur dhe më të lumtur të kësaj kohe e kam momentin kur u vërtetua që u fitua një betejë nga djali”, thotë Malkaj, duke e quajtur këtë fitore më të madhe se çdo sukses personal apo profesional.

Ai rrëfen se djali ishte vetëm 15-vjeç kur provoi për herë të parë drogën, në një kohë kur askush nuk e kuptonte realisht çfarë ishte dhe sa shkatërruese mund të bëhej.

“Adoleshentët bien në dashuri me atë që shohin, jo me atë që është”, shprehet ai, duke e përshkruar varësinë si një dashuri të rreme që zgjati më shumë seç duhej.

Malkaj flet hapur për netët pa gjumë, për kërkimet e pafundme në rrugët e Tiranës bashkë me bashkëshorten, për përpjekjet për të qenë shok i djalit dhe jo thjesht prind autoritar. Një rrugë e gjatë, e lodhshme dhe plot pasiguri, ku asgjë nuk ishte e garantuar.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me marrëdhënien mes vëllait dhe motrës. Sipas Malkajt, dashuria e motrës u kthye në një dritë të fortë shprese dhe shërimi për djalin.

“Ai tani është gjithë jetë, gjithë dritë. Ka sjellë dritë, gëzim, hare në shtëpi”, thotë ai, duke kujtuar edhe pushimet e para familjare pas shumë vitesh, ku djali ishte në timon, serioz dhe korrekt.

“Mua me bën përshtypje tani dashuria që ka me motrën. I thotë ajo më ke borxh 10 puthje”,– tha ai duke përshkruar lidhjen mes motrës e vëllait.

Në fund, Mehdi Malkaj përcjell një mesazh të fortë dhe të rrallë për mënyrën si flitet për drogën.

“Mos mallkoni kurrë ‘u paça fëmijët me drogë’. Është luftë e madhe, shumë e madhe. Unë jam një sy e veshë andej e një sy këtej. Nuk i dihet asnjëher”, thotë ai, duke pranuar se vigjilenca nuk mbaron kurrë, por duke besuar se dashuria, familja dhe koha mund të bëjnë mrekulli.

“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës. Tërë natën me idene se do ta gjenim djalin, nuk e gjenim, vinte vetë”,– tha në një moment të podcastit Malkaj.

The post Aktori Mehdi Malkaj rrëfen mes lotësh dhimbjen më të madhe të jetës… appeared first on Albeu.com.

Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor!

By: V K
2 February 2026 at 10:57

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për dosjen Partizani.

Jashtë SPAK, Berisha lexoi për mediat edhe mesazhin që la brenda prokurorisë, për prokurorin Altin Dumani, teksa e ka akuzuar për mbrojtje të krimit zgjedhor.

Sipas Berishës, ai është “mercenar i partisë-shtet”, dhe avokat i gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet për fshehje të dënimit në Greqi.

“Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”, tha Berisha.

The post Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor! appeared first on Albeu.com.

❌
❌