Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KRU “Gjakova” apelon për kujdes ndaj ujëmatësve gjatë temperaturave të ulëta

8 January 2026 at 13:24


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj ujëmatësve dhe pjesëve përcjellëse gjatë periudhave me temperatura të ulëta.

“Me rënien e temperaturave, apelojmë që të shtohet kujdesi ndaj ujëmatësve, sidomos ata që janë të vendosur në ambiente të hapura,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Gjakova” rekomandon mbështjelljen e ujëmatësve dhe pjesëve përcjellëse, pasi ngrirja e tyre mund të shkaktojë dëmtime teknike.

“Mbështillni mirë ujëmatësit dhe pjesët përcjellëse, sepse ngrirja mund të shkaktojë defekte dhe dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, theksojnë nga kjo kompani.

Institucioni nënvizon se respektimi i këtyre masave parandaluese është i domosdoshëm për të shmangur ndërprerjet në furnizimin me ujë dhe për të mbrojtur infrastrukturën. /Telegrafi/


Po pastrohen mbeturinat në Veprën Marrëse në Llukë të Deçanit

6 January 2026 at 13:34


KRU Gjakova ka njoftuar se ekipet e saj janë duke punuar në terren për pastrimin e mbeturinave të sjella nga uji në Veprën Marrëse në Llukë të Deçanit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërhyrja po bëhet me qëllim të mirëmbajtjes së sistemit dhe krijimit të kushteve për mbushjen e liqenit, pas reshjeve të fundit që kanë sjellë sasi të mëdha mbeturinash në këtë zonë.

Nga KRU Gjakova bëhet e ditur se punëtorët do të vazhdojnë angazhimin derisa të sigurohet funksionimi i rregullt i veprës marrëse dhe stabilizimi i gjendjes. /Telegrafi/


KRU Gjakova njofton për probleme me ujërat atmosferikë dhe të ndotura në disa objekte

5 January 2026 at 15:28


KRU Gjakova ka njoftuar qytetarët për vështirësitë e shkaktuara nga reshjet e fundit dhe rrjedhja e ujërave atmosferikë dhe të ndotura, të cilat kanë krijuar probleme në disa objekte në qytet.

Sipas kompanisë, shumica e defekteve lidhen me podrumet që janë ndërtuar nën nivelin e lejuar të kanalizimit, në kundërshtim me rregullat teknike, dhe për këtë arsye rregullimi i tyre mbetet përgjegjësi e pronarëve.

“Kompania jonë nuk mund të ndërhyjë në këto raste, por po bën maksimumin e mundshëm për të menaxhuar situatën. Aktualisht, dy ekipe tona janë duke punuar në terren për të adresuar problematikat e tjera”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Po ashtu, kompania apelon te qytetarët që të mos hedhin materiale në rrjetin e kanalizimit, pasi kjo pengon rrjedhjen normale të ujërave dhe mund të shkaktojë bllokime të reja. /Telegrafi/


Rritje tarifash për shërbimet e ujësjellësit, KRU Gjakova publikon vendimin zyrtar

5 January 2026 at 10:30


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndryshime në tarifat e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura, të cilat do të aplikohen në bazë të vendimit të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Sipas njoftimit, ndryshimet janë bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L–042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, me qëllim që tarifat të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të sigurojnë qëndrueshmëri financiare për ofruesit e shërbimeve.

Për kategorinë e konsumatorëve shtëpiakë, tarifa volumetrike për shërbimet e ujësjellësit është rritur nga 0.39 në 0.52 cent për metër kub, ndërsa tarifa për shërbimet e ujërave të ndotura ka kaluar nga 0.15 në 0.18 cent.

Ndryshime janë bërë edhe për kategorinë e konsumatorëve jo shtëpiakë, përfshirë ata komercialë dhe institucionalë. Tarifa volumetrike për shërbimet e ujësjellësit është rritur nga 0.55 në 0.67 cent, ndërsa ajo për ujërat e ndotura nga 0.32 në 0.40 cent.

Nga KRU Gjakova bëhet e ditur se tarifa fikse mujore do të përcaktohet në bazë të diametrit të kyçjes në rrjetin shpërndarës. Për më shumë detaje lidhur me këto ndryshime, konsumatorët janë udhëzuar t’i referohen vendimit për miratimin e urdhëresës së tarifave të publikuar nga ARRU. /Telegrafi/


Faturat e ujit me rritje nga janari, këto janë tarifat e përcaktuar nga ARRU

3 January 2026 at 12:12


Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka njoftuar se nga 1 janari faturat e ujit qytetarëve do të jenë me tarifë të re.

Tarifa e re është me rritje në të gjitha rajonet e Kosovës, raporton Telegrafi.

Në urdhëresat tarifore të shërbimit për vitin 2026, rritje në tarifa ka në faturat e KRU “Prishtina”, KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren, KRU “Hidrodrini” Pejë, KRU “Mitrovica” Mitrovicë, KRU “Gjakova” Gjakovë, KRU “Bifurkacioni” Ferizaj, KRU “Hidromorava” Gjilan.

Më poshtë mund të shikoni tarifat e ujit për m3 në këto rajone, për ato shtëpiake dhe për joshtëpiake (komeracial dhe institucional) në vitin 2025 dhe tashmë për vitin 2026

KRU “Prishtina”

2025

Shtëpiake 0.45

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.62 cent

2026

Shtëpiake 0.63

Jo shtëpiake 0.82

KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren

2025

Shtëpiake 0.40

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.56

2026

Shtëpiake 0.56

Jo-shtëpiake (komercial, institucional)0.73

KRU “Hidrodrini” Pejë

Shtëpiake 0.28

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.39

2026

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.51

KRU “Mitrovica” Mitrovicë

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.55

2026

Shtëpiake 0.53

Jo-shtëpiake

2025

(komercial, institucional 0.69

KRU “Gjakova” Gjakovë

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.55

2026

Shtëpiake 0.52

Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.67

KRU “Bifurkacioni” Ferizaj

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.54

2026

Shtëpiake 0.53

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.69

KRU “Hidromorava” Gjilan

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.55

2026

Shtëpiake 0.54

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.71

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit

24 December 2025 at 11:10


KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, disa zona janë përballur me mungesa të furnizimit me ujë.

Sistemi i ujësjellësit në këto zona funksionon me pompa elektrike, të cilat aktualisht nuk mund të operojnë për shkak të tensionit të ulët ose ndërprerjeve të përsëritura të energjisë.

“Sapo energjia elektrike të stabilizohet, furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur për këtë situatë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Aktualisht, janë të prekur Zona 3 – Rahovec, si dhe fshatrat Polluzhë dhe Pastasel. KRU “Gjakova” po monitoron situatën dhe apelon për kujdes në përdorimin e ujit deri në normalizimin e furnizimit.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur ndërprerjet e energjisë elektrike në Rahovec po ndodhin 3–4 herë në ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e pompave dhe stabilitetin e sistemit të ujësjellësit. /Telegrafi/


Njoftim për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Rahovec

19 December 2025 at 10:57


KRU Gjakova njofton qytetarët se, për shkak të rregullimit të një defekti në gypin Fi 160 në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”, furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit është ndërprerë përkohësisht.

Pa ujë mbeten këto zona:

  • Rruga “Mexhit Mustafa”
  • Rruga “Sheh Myhedini”
  • Fshati Brestovc

Ekipet e KRU Gjakova janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/


Rikthehet furnizimi me ujë pas intervenimit në Rrugën “Tranzite” në Gjakovë

18 December 2025 at 12:28


KRU “Gjakova” ka njoftuar se punimet e planifikuara në Rrugën “Tranzite” për përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit kanë përfunduar me sukses, dhe furnizimi me ujë për konsumatorët është rikthyer.

Pas përfundimit të punimeve, qytetarët këshillohen që ujin ta lënë të rrjedhë për disa minuta, për të shmangur turbullimin e përkohshëm deri në shpëlarjen e plotë të rrjetit.

KRU “Gjakova” falënderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë ndërprerjes së përkohshme të furnizimit dhe thekson se angazhimet për mirëmbajtjen dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit do të vazhdojnë. /Telegrafi/


Disa zona të Gjakovës do mbesin pa ujë të enjten

17 December 2025 at 23:36


KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se, në kuadër të punimeve që po zhvillohen sipas projektit në rrugën Tranzite për përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas vendosjes së shumicës së pjesëve lidhëse, punimet kanë hyrë në fazën kur është e domosdoshme instalimi i dy pjesëve fazonike për kyçjen dhe degëzimin e gypit Ø 800 mm, në drejtim të Gjakova 2 dhe degëzimit për qendrën e qytetit.

Ky intervenim kërkon ndalje totale të rrjedhës së ujit në këtë segment të rrjetit, me qëllim realizimin e punimeve në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Ndërprerja e furnizimit me ujë është planifikuar për datën 18 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 12:00.

Si pasojë, pa furnizim me ujë do të mbesin zona e rrugës Tranzite, qendra e qytetit, Blloku i Ri, Oriza, Brekoci, Moglica dhe Firza.

KRU “Gjakova” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë në qytet. /Telegrafi/


Ndërprerje e furnizimit me ujë në zonën e Çabratit, KRU Gjakova del me njoftim

16 December 2025 at 16:17


Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Gjakova ka njoftuar se në zonën e Çabratit, që nga ora 13:00, ka mungesë të energjisë elektrike.

Si pasojë e ndërprerjes së rrymës, rezervuari i Çabratit ka nisur të zbrazet, çka pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e kësaj zone.

Nga KRU Gjakova bëhet e ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes, KEDS.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim, duke theksuar se situata është jashtë kompetencave të saj dhe varet nga rikthimi i furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/


Disa zona të Rahovecit pa ujë shkaku i shpërthimit të gypit të ujësjellësit

12 December 2025 at 07:53


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një gyp me diametër Ø100 në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.

Sipas njoftimit nga Njësia e Rahovecit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e qytetit të Rahovecit si dhe fshati Brestovc do të mbesin pa furnizim me ujë deri nesër, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.

KRU Gjakova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të problemit. /Telegrafi/


KRU “Gjakova”: Ekipet në terren për mbulimin e gypave të dëmtuar nga vërshimet në Rekë të Keqe

11 December 2025 at 15:21


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar në zonën e Rekës së Keqe për të mbuluar gypat përgjatë rrugës që çon drejt kaptazhit, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëmtime në terren.

Sipas njoftimit, punimet po kryhen me prioritet për të siguruar funksionimin e pandërprerë të rrjetit dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme infrastrukturore.

KRU “Gjakova” apelon qytetarët për mirëkuptim derisa ekipet vazhdojnë intervenimin në zonat e prekura nga reshjet. /Telegrafi/


KRU Gjakova apelon për kursim të ujit

10 December 2025 at 10:12


KRU “Gjakova” ka publikuar sot pamje nga Stacioni i Filtrimit.

Në njoftim, kompania thekson rëndësinë e kursimit të ujit, duke kujtuar se çdo pikë ka vlerë të madhe.

Po ashtu, në këtë periudhë me temperatura të ulëta, KRU Gjakova apelon që të kujdeseni për ujëmatësit, duke i mbështjellë për të parandaluar dëmtimet.

Ky apel synon sigurimin e funksionimit të pandërprerë të furnizimit me ujë dhe ruajtjen e infrastrukturës, sidomos gjatë dimrit. /Telegrafi/


ARRU në fazën përfundimtare të shqyrtimit të tarifave të ujit

3 December 2025 at 09:35


Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) ka bërë të ditur se është në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të paraqitura nga Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU), si pjesë e procesit të rregullt trevjeçar për përcaktimin e tarifave.

Sipas ARRU-së, ky proces zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore dhe përfshin diskutime publike në të gjitha regjionet e vendit, ku secila kompani paraqet kërkesën e saj tarifore për periudhën 2026–2028, përcjell Telegrafi.

Paralelisht, Rregullatori po kryen analizën e pavarur profesionale për secilin aplikacion, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e kërkesave dhe duke sfiduar kompanitë në rritjen e efiçiencës dhe cilësisë së shërbimeve.

ARRU ka bërë të ditur se në këtë fazë nuk mund të jepen detaje mbi nivelet e mundshme të tarifave, pasi procesi është ende në shqyrtim.

Përfundimi i vlerësimit pritet brenda muajit dhjetor, kur edhe do të publikohen Urdhëresat Tarifore për të gjitha kompanitë e ujësjellësit për tre vitet e ardhshme (2026–2028). /Telegrafi/

Një zonë e Prizrenit pa ujë shkaku i punimeve

3 December 2025 at 08:39


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se, për shkak të kompleksitetit të punimeve në rrjet, furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Krusha e Madhe, në Njësinë e Prizrenit, është ndërprerë përkohësisht.

Sipas njoftimit, pa ujë do të mbeten banorët e dy rrugëve kryesore të fshatit: Rruga “Ukshin Hoti”, Rruga “Udhë Bjeshkë”.

KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve, duke theksuar se ekipet janë angazhuar për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve dhe rikthimin e furnizimit normal. /Telegrafi/


Një lagje e Rahovecit pa ujë nga mëngjesi deri në mbrëmje

2 December 2025 at 08:37


Njësia e Rahovecit në kuadër të KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, të martën më 2 dhjetor 2025, do të realizohen punime në nyjen e gypit DN 300, për çka do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në ora 15:00, dhe do të prekë zonën e rrugës “Xhelal Hajda” në Rahovec.

Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe falënderon qytetarët për durimin gjatë kohës së punimeve. /Telegrafi/


Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Gjakovë, ndërpritet furnizimin me ujë në një lagje

27 November 2025 at 14:34


Një defekt teknik në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugën “M. Teut” në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga kompania përkatëse, e cila ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar menjëherë në terren për të sanuar problemin.

Sipas njoftimit, pritet që punimet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që furnizimi të rikthehet në normalitet.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme dhe ka siguruar se defekti po trajtohet me prioritet. /Telegrafi/


Përfundon riparimi i defektit në rrugën “UÇK” në Rahovec

4 November 2025 at 13:38


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj teknike kanë përfunduar me sukses punimet për rregullimin e defektit në gypin kryesor të çelikt me diametër fi 400 në rrugën “UÇK” në Rahovec.

Pas ndërhyrjes së realizuar me intensitet dhe kujdes teknik, furnizimi me ujë është rilëshuar për konsumatorët e Zonës 1 të qytetit të Rahovecit, duke rikthyer normalitetin në shërbimet e ujësjellësit.

Nga kompania është bërë e ditur se punimet janë kryer brenda afatit të parashikuar, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit pas riparimit, përcjell Telegrafi.

KRU “Gjakova” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë ndërprerjes së përkohshme të furnizimit me ujë dhe ka theksuar se ekipet teknike janë në gatishmëri të vazhdueshme për të reaguar ndaj çdo defekti që mund të paraqitet në rrjetin e ujësjellësit.

Ky intervenim, sipas kompanisë, është pjesë e angazhimeve të përditshme për përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët e komunës së Rahovecit. /Telegrafi/

Ekipet e KRU “Gjakova” intervenojnë për rregullimin e defektit në rrugën “Beqir Pozhegu”

4 November 2025 at 11:32


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet teknike janë duke punuar në rrugën “Beqir Pozhegu”, për të riparuar një defekt në gypin e ujësjellësit me diametër Ø63mm.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërhyrja është pjesë e procedurave rutinë të mirëmbajtjes dhe riparimit të infrastrukturës ujore, me qëllim të sigurimit të furnizimit të vazhdueshëm me ujë të pijshëm për banorët e zonës. Punimet përfshijnë zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara të gypit dhe testimin e sistemit për të garantuar funksionimin e tij në standardet e kërkuara, raporton Telegrafi.

KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo shqetësim që mund të shkaktohet gjatë punimeve, duke siguruar se stafi teknik po punon me përkushtim maksimal për të përfunduar ndërhyrjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Komuniteti lokal paralajmërohet se gjatë riparimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, por kompania siguron se çdo masë po merret për të minimizuar pasojat dhe për të rifilluar furnizimin normal sa më shpejt.

KRU “Gjakova” u bën thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes pranë zonës së punimeve dhe të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e ekipeve teknike.

Ky investim dhe mirëmbajtje e vazhdueshme e rrjetit të ujësjellësit janë pjesë e angazhimit të kompanisë për të ofruar shërbime cilësore dhe furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët e komunës. /Telegrafi/

Ndërprerje të furnizimit me ujë në Rahovec

3 November 2025 at 15:42


KRU “Gjakova” njofton qytetarët e Rahovecit se, për shkak të punimeve të planifikuara në gypin Ø400 mm në rrugën “UÇK”, furnizimi me ujë për Zonën e Parë të qytetit do të ndërpritet përkohësisht nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e punimeve.

Kompania thekson se ky ndërprerje është e domosdoshme për realizimin e punimeve të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit, që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e zonës.

KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimin e shkaktuar nga ndërprerja e përkohshme dhe siguron se stafi i kompanisë po punon me përkushtim maksimal që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe furnizimi të rifillojë normalisht. /Telegrafi/


❌
❌