Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“TE TONINI”, NË PUREZ TË TIRANËS

By: njeshi
12 January 2026 at 13:44

“Kam gjet një Kryezi të dytë këtu”, thotë Tonin Alia i “Ardenos” së famshme, teksa kundrojmë bashtinat e agroturizmit të tij në proces, në Purez të Kasharit, vetëm pak kilometra nga autostrada Tiranë – Durrës, ku është e treta herë që vijmë. Kryeziu, vendlindja e Toininit, ka lumë dhe pisha, kurse këtu ka liqen dhe ullinj, por dhe vreshta rrushi, pyll lisi, shtrirë e gjitha në 5 ha.

Source

Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal nën dëborë tërheqin vizitorë të shumtë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Dëbora ka zbardhur zonat malore të Elbasanit, si Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal duke i shndërruar ato në një kartolinë dimërore.

Fundjava solli një atmosferë magjike në këto zona, të cilat u vizituan nga shumë qytetarë duke u kthyer në destinacionet më të preferuara këtë muaj të parë të vitit.

Male, pyje dhe liqene të rrethuar nga bora krijojnë një panoramë magjepsëse, ku natyra shfaqet në formën e saj më të bukur dhe më të qetë.

Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, rrugët drejt Funarit, Gjinarit dhe Labinot-Malit janë të hapura dhe të kalueshme.

Qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore, ndërsa autoritetet lokale kanë qenë në terren për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Më të lumturit nga kjo tablo dimërore janë fëmijët, të cilët shijojnë borën me lojërat me topa dëbore.

Familje të shumta kanë zgjedhur këto zona malore për të kaluar fundjavën, larg zhurmës së qytetit, pranë natyrës dhe ajrit të pastër.

Këto zona vijojnë të jenë ndër destinacionet më të frekuentuara turistike të qarkut të Elbasanit, edhe në ditët e ftohta të dimrit.

Investimet e kryera ndër vite nga bashkia Elbasan në infrastrukturë, shërbime dhe promovimin e zonës kanë dhënë rezultatet e tyre, duke i bërë destinacione të aksesueshme dhe të preferuar për vizitorët.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, turistë nga qytete të ndryshme kanë mbërritur për të parë nga afër Funarin e mbuluar nga dëbora, liqenet e ngrira pjesërisht dhe qetësinë që vetëm dimri di të sjellë.

Edhe Gjinari, 22 km larg Elbasanit ishte këtë fundjavë i mbushur me turistë.

Zonat malore nën dëborë, mbeten një thesar i Elbasanit, një destinacion që fton vizitorët t’i zbulojnë në çdo stinë, duke ofruar pamje që lënë gjurmë.

/k.s/j.p/

The post Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal nën dëborë tërheqin vizitorë të shumtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Funari në Elbasan nën petkun e bardhë të dimrit (Pamjet)

By: lindita
12 January 2026 at 09:14

Dëbora ka zbardhur Funarin, duke e shndërruar këtë zonë perle të Bashkisë Elbasan në një kartolinë dimërore. Male, pyje dhe liqene të rrethuar nga bora krijojnë një panoramë magjepsëse, ku natyra shfaqet në formën e saj më të bukur dhe më të qetë. Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, rrugët drejt Funarit janë të hapura dhe të kalueshme.

Source

Rrugët drejt destinacioneve turistike dimërore, lehtësisht të kalueshme me goma dimri

11 January 2026 at 21:31

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Bujtina Trojani në Lëpushë është “ftesë” për të shijuar bukuritë e Alpeve shqiptare në dimër.

Mes petkut të bardhë të dëborës, sportit të skive, bukurive të natyrës alpine dhe ushqimit tradicional, ky investim i familjes Trojani mikpret vizitorët që shkojnë në Lepushë dhe Këlmend.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon e guesthousetrojani, ku vajza 11- vjeçare me emrin Suela, së bashku me familjen e saj mikpresin mes traditës dhe bukurive natyrore.

“Aty ku mrekullia e natyrës dhe e shqiptarit jetojnë më bukur se kudo. Këto vende jetojnë me turizëm në të 4 stinët. Rrugët janë lehtësisht të kalueshme me goma dimri për Lepushë dhe Këlmend”, shkruan Rama.

Ndërkohë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh se destinacionet turistike malore vijojnë të jenë të aksesueshme.

Sipas tij, “edhe pse ka pasur reshje të dendura dëbore, falë punës së koordinuar në terren nga bashkitë dhe autoritetet përkatëse, akset rrugore që lidhin pikat turistike janë pastruar dhe funksionale, duke mundësuar lëvizje të sigurt për vizitorët dhe operatorët turistikë”.

“Fundjavat në zonat malore po kthehen në një alternativë ndryshe pushimi për familjet dhe të rinjtë, duke kombinuar natyrën, sportet dimërore dhe mikpritjen lokale, si një mundësi e mirë për zhvillim dhe promovim të turizmit gjatë gjithë vitit”, tha Gonxhja.

Gonxhja shtoi se “në disa raste trafiku dhe numri i lartë i mjeteve rrugore në të njëjtën kohë, drejt destinacioneve fundore, ka krijuar ngadalësim lëvizjeje e radhë pritjeje por kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, ndërsa policia dhe autoritetet rrugore vijojnë monitorimin dhe informimin”.

/e.i/j.p/

The post Rrugët drejt destinacioneve turistike dimërore, lehtësisht të kalueshme me goma dimri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët shijojnë Qafë Thanën e “zbardhur” nga bora

11 January 2026 at 16:14

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borës të rëna gjatë orëve të fundit në Qafë Thanë kanë krijuar një panoramë të jashtëzakonshme dimërore.

E “veshur” tërësisht nga petku i bardhë i borës, Qafë Thana ka tërhequr qytetarë dhe vizitorë që kanë zgjedhur këtë vend për të kaluar momente çlodhjeje dhe argëtimi në natyrë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje të qytetarëve, mes tyre familje e fëmijë përgjatë përgjatë segmentit të Qafë Thanës që shijojnë momente të bukura të lojës me borë.

Vizitorët kanë shfrytëzuar reshjet për të luajtur me borë, për të bërë fotografi, duke gjallëruar këtë pikë turistike edhe gjatë muajit të parë të vitit.

Autoritetet rrugore kanë bërë të ditur se qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore, për shkak të rrugës së rrëshqitshme.

Pika në Qafë Thanë po shndërrohet në një alternativë ideale për turizmin dimëror, duke ofruar pamje unike për vizitorët vendas dhe ata të huaj.

/e.i/j.p/

The post Qytetarët shijojnë Qafë Thanën e “zbardhur” nga bora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëbora në Korçë bashkon fëmijë e të rritur në lojë

11 January 2026 at 13:18

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Korçës, duke krijuar një pamje piktoreske. Rrugët, sheshet dhe ndërtesat e qytetit juglindor duken si një tablo e bardhë dimërore, ndërsa qytetarët shijojnë bukurinë natyrore.

Kryeministri Edi Rama, ndau foto nga të rritur e fëmijë të cilët luajnë më dëborë dhe shijojnë bardhësinë e saj.

Dëbora i ka dhënë qytetit që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, një bukuri për t’u admiruar.

Të rinjtë e apasionuar pas sportit të skive mund të shijojnë edhe Dardhën. Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, pista e skive në Dardhë vizitohet në këto ditë të ftohta nga qindra turistë vendas e të huaj. Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit.

/m.q/j.p/

The post Dëbora në Korçë bashkon fëmijë e të rritur në lojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizmi nuk pret surpriza, ecuri e njëjtë me vitin 2025

By: Mira Leka
10 January 2026 at 22:06

Sektori i turizmit përjetoi rritje të numrit të vizitorëve vitin e kaluar, por kjo nuk u përkthye rrjedhimisht në më shumë të ardhura. Kjo është të paktën përshtypja e bizneseve që ofrojnë shërbim në këtë sektor.

Operatorët turistikë e argumentojnë këtë me ndryshimin e tipologjisë së turistit që gjatë vitit 2025 karakterizohej nga të rinj aventurierë që duan të marrin maksimumin duke shpenzuar sa më pak.

E marketuar fort në rrjete sociale si një destinacion me larmishmëri të bukurive natyrore, ushqim të mirë dhe kosto të lirë duket se kategoria e atyre që po na vizitojnë është pikërisht e “kursimtarëve”.

Operatorët turistikë mendojnë se viti 2026 nuk pritet të ketë ndonjë surprizë në ecurinë e sektorit. Rruga e nisur në vitin e kaluar, që ishte disi më e zbehtë në rritje se viti 2024, pritet të vazhdojë edhe këtë vit në të njëjtën trajektore.

Gjasat janë të vijojmë me një rritje të moderuar që ndjek trendin e kontratave me garanci të turizmit të organizuar. Këto të fundit, edhe pse me rritje nga viti 2025, janë ngadalësuar për shkak të zhgënjimit që agjencitë e huaja pësuan nga vlerësimet e klientëve në sezonin e shkuar.

Këta të fundit e kanë kritikuar destinacionin dhe kjo jo pa arsye, në kushtet kur vera e kaluar u karakterizua nga probleme elementare që nuk konceptohen për një destinacion turistik, siç ishte mungesa e ujit në Golem, ndërprerjet e energjisë në disa zona, ndotja dhe djegia e mbetjeve në pikun e sezonit në Vlorë.

 

Turizmi i organizuar dhe ai individual, tendencat e pritshme

Në thelb, sektori i turizmit vë theksin që në mos një rritje të dukshme, vendi të ruajë një lloj qëndrueshmërie në interesin që të huajt shfaqin për të na vizituar. Kjo do të na japë garanci në afatshkurtër por ka nevojë për masa urgjente në mënyrë që qëndrueshmëria të shtrihet në afat më të gjatë.

Shqipëria pritet të këtë vizitorë në rritje për turizmin kulturor, që në dy vitet e kaluara ka bërë ndryshimin në bilancin total, teksa sezoni i verës mbetet i paqartë.

Nga të dhënat paraprake, pritshmëritë janë që turizmi i organizuar të dominohet edhe këtë vit nga polakët, teksa ai individual nga Kosova dhe Italia, edhe pse këto dy grupe po tregojnë luhatje herë pas here.

Turistët gjermanë kanë shënuar gjithashtu rritje, madje duke u kthyer në një grup të dytë, njëjtë me Italinë në turet e vjeshtës të 2025-s. Në anketën e strukturave akomoduese, italianët dhe gjermanët rezultonin me të njëjtën prani në hotele.

“Duhet të shohim me kujdes këto tendenca, sepse shqiptarët e Kosovës dhe italianët janë dy grupet më të mëdha të turizmit të paorganizuar, kurse polakët më të mëdhenjtë në turizmin e organizuar dhe gjasat janë që tendenca të mbetet e tillë edhe këtë vit.

Franca, nga ana tjetër, edhe pse me tendencë në rritje, ka numër të vogël turistësh. Izraeli është një tjetër treg që ka pasur rritje. Janë të paktën 100 mijë turistë që kanë ardhur nga ky vend, nga prilli e deri në tetor 2025.

Ideja është që për Shqipërinë vijon të ketë interes, por ne duhet të reflektojmë dhe të bëjmë korrigjimet tona për të mos humbur terren. Gjasat janë që viti 2026 të jetë i njëjtë si 2025-a”, – shprehet z. Kasa.

Në të njëjtin mendim është edhe Arben Çipa nga “Sipa Tours”, i cili gjykon se 2026-a do të jetë njësoj si viti i kaluar, si në tipologji turistësh, edhe në të ardhura.

Kjo do të thotë se prurja kryesore turistike individuale do të vijë nga viraliteti i rrjeteve sociale që janë kthyer në promotorët më të mëdhenj të sektorit. Megjithatë, kjo jo gjithmonë sjell turist cilësor në kuptimin e dëshirës apo aftësisë për të paguar një ofertë turistike sa më të larmishme.

“Kjo është një tipologji e re ku mbizotërojnë kryesisht moshat e reja që zgjedhin të shpenzojnë pak dhe të krijojnë eksperienca.

Kërkojnë alternativat më të lira. Të rinjtë kështu sillen kudo, jo vetëm në Shqipëri.

Ata u referohen rrjeteve sociale dhe “viraliteti” i Shqipërisë për disa aspekte të saj si peizazhet natyrore apo çmimet e lira e kanë joshur këtë turist të vendosë të vijë të shohë.

Popullariteti i Shqipërisë online tërhoqi vetvetiu këtë grup dhe nuk është se ne targetuam një kategori specifike vetë, ishin algoritmet që sollën këto grupe”, – do të shprehej z. Çipa më herët në një intervistë për “Monitor”.

 

Nga shërbimi te mungesa e ujit dhe infrastruktura, pikat ku duhet të reflektojmë

Gjatë vitit të shkuar, shërbimi në sektorin e turizmit ka vijuar të shfaqë presionin që sjell mungesa e fuqisë punëtore të thjeshtë, por sidomos asaj të kualifikuar.

Z. Çipa shprehet se shërbimi te ne mbetet ende elementar.

Ai gjykon se ndoshta ky vit do të jetë disi më ndryshe dhe do të na gjejë më të përgatitur, sepse po rekrutohen vazhdimisht punonjës të huaj.

“Ndoshta mund të evoluojmë pak në shërbim, pasi pjesën më të madhe të stafit po e marrim nga jashtë dhe kjo do të na bëjë të mundur që të përmirësohemi disi, por duhet të vihet theksi te profesionistët e sektorit që janë pika kyçe”, – nënvizon z. Çipa.

Gjatë 2025-s, për rajone të ndryshme në vend, problemet ishin të theksuara dhe në shërbime bazë, të cilat për zonat turistike janë të pakonceptueshme.

Për z. Kasa, këto elemente përkeqësojnë vlerësimin e përgjithshëm turistik të Shqipërisë.

“Problem kryesor ka qenë mungesa e shërbimit. Turistët kanë pasur rezerva për këtë dhe nuk kanë nguruar ta shprehin si ankesë, qoftë tek agjencitë e tyre, qoftë në biseda.

Kur ti paguan një dhomë me çmimin 300-400 euro është e pakonceptueshme që të të duhet të presësh 20 minuta për një kafe që është gjëja më e thjeshtë.

Problemeve të tjera ne u kemi dhënë zë vazhdimisht. Ankesat janë kryesisht për kantieret e ndërtimit që mbeten hapur gjatë sezonit.

Subjektet ndërtojnë fare pranë strukturave akomoduese dhe kjo e kthen pushimin në një stres për turistët.

Zhurmat që shkakton ndërtimi orar pa orar, inertet por edhe pamja që kanë objektet e papërfunduara nuk është aspak mikpritëse për syrin e një turisti dhe nuk të jep përshtypjen që je në një zonë turistike”, – nënvizon z. Kasa.

 

 

Baret dhe restorantet nuk presin rritje konsumi dhe shtrenjtim çmimesh në vitin 2026

Gjatë 2025-s, konsumi në bare dhe restorante ishte më i ulët krahasuar me 2024. Për periudhën e verës, operatorë të tregut pohuan se kërkesa ishte 10 deri në 15% më pak sesa periudha paraardhëse.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se arsyet kryesore që ndikuan në rënien e konsumit në vitin 2025 lidhen me rënien e fuqisë blerëse dhe mbizotërimin e një ndjenje pasigurie te konsumatori.

“Arsyeja e parë është rënia e fuqisë blerëse në vend dhe mbizotërimi i një ndjenje pasigurie.

E dyta, ndryshimi i sjelljes së klientëve: nuk ka një konsum të qëndrueshëm nëpër bare dhe restorante, por ka një konsum në dërgesa dhe nëpër markete – pra konsumatori është bërë më i ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve.

E treta, oferta e tregut është pak a shumë e njëjtë, pra nuk ka një ofertë alternative dhe klientët e dinë se çfarë të presin.

Edhe gjatë 2026-s, ecuria e aktivitetit të operatorëve të sektorit, pritet të jetë e luhatshme. Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj, thotë se tregu ndodhet në një proces vetërregullimi, por ky proces po shoqërohet edhe me hapje të shumta ambientesh të reja shërbimi, të cilat veprojnë në mënyrë agresive për të tërhequr klientë.

Kjo sjell prishje të ekuilibrave të tregut dhe, në shumë raste, largimin e këtyre aktorëve pas një periudhe të shkurtër, duke krijuar dëme edhe për bizneset ekzistuese.

Këto subjekte, sipas tij, ofrojnë produkte dhe shërbime nën kosto dhe paguajnë paga jashtë normales, duke deformuar konkurrencën. Ndërkohë, çmimet e lëndëve të para vijojnë të rriten, po ashtu edhe kërkesat e stafit për paga më të larta.

“Tregu pritet të ketë luhatje edhe për vitin 2026, pasi çmimet e lëndës së parë sa vijnë e shtohen, gjithashtu edhe kërkesat për paga më të larta nga stafi. Po shkojmë drejt pagave të rajonit (Itali, Greqi), por çmimet e produkteve nuk mund t’i ngremë në të njëjtin standard”, shpjegon z. Jahaj.

Për vitin 2026, nuk pritet një rritje agresive e çmimeve. Përvoja e vitit 2025 tregoi se rritja e pakontrolluar e çmimeve çoi në largimin e konsumatorit vendas. Sipas z. Jahaj, aktorët e tregut tashmë e kanë kuptuar këtë dinamikë dhe do të fokusohen më shumë tek oferta alternative dhe menaxhimi i kostove.

Problematikë e mprehtë është edhe vështirësia për gjetjen e punonjësve dhe informaliteti për pagat e tyre.

Në vitin 2023, në këtë sektor, Shoqata e Bareve dhe Restoranteve llogariste një mungesë prej 15 mijë punonjësish. Enri Jahaj thotë se për sa i përket fuqisë punëtore, viti 2026 pritet të sjellë rritje të pranisë së punëtorëve të huaj në sektor.

“Tabuja e punësimit të të huajve ka rënë dhe po kërkohen gjithnjë e më shumë punonjës të kualifikuar dhe të certifikuar.

Ndërkohë, të rinjtë vendas nuk e shohin sektorin e bareve dhe restoranteve si një mundësi punësimi afatgjatë, por më tepër si një etapë kalimtare, drejt punëve më të rehatshme dhe me më pak stres”.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i përhapur në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019, në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit.

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Turizmi nuk pret surpriza, ecuri e njëjtë me vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Parku i Llogorasë i veshur nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë

10 January 2026 at 13:19

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Prej ditës së djeshme Parku Kombëtar i Llogorasë, i ndodhur 40 km në juglindje të Vlorës, është mbuluar nga reshjet e borës.

Ndërkohë, pavarësisht problematikave të raportuara dje me bllokimin e një pjese të rrugës, ditën e sotme aksi është plotësisht i kalueshëm.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni, gjatë fundjavës.

Por, sipas tij, “përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm”.

Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur Parkun Kombëtar të Llogarasë, i cili është veshur nga bora e parë duke ofruar pamje mahnitëse.

Llogaraja vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në dimër.

/m.m/a.f/

 

The post Parku i Llogorasë i veshur nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishulli Spirit: Ikona Kanadeze e Fshehur, një Vend i Shenjtë i Paarritshëm

By: nik
9 January 2026 at 18:54

Ishulli Spirit, i fshehur thellë në Malet Shkëmbore Kanadeze dhe i dukshëm vetëm nga uji, konsiderohet një nga peizazhet më ikonike dhe të fotografuara të Kanadasë. Megjithatë, kjo copë toke në Liqenin Maligne, brenda Parkut Kombëtar Jasper, mbetet kryesisht e paarritshme për vizitorët. Për pjesën më të madhe të vitit, ai funksionon si një gadishull, i lidhur me bregun nga një istmus i ngushtë…

Source

“Daily Express” rekomandon Tiranën, si destinacionin kryesor për pushime në 2026-n

9 January 2026 at 07:58

TIRANË, 9 janar /ATSH/- Kryeqyteti i bukur shqiptar, Tirana ka gjithçka që i duhet një pushuesi për një përvojë autentike dhe të gjallë, shkruan Holly Kintuka në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Kryeqyteti i bukur evropian është shpallur si një nga destinacionet kryesore për vitin 2026 nga kompania ajrore “Ryanair”.

Linja ajrore ka përpiluar një listë me pesë vendet më të mira për të vizituar këtë vit, ndërsa miliona turistë britanikë planifikojnë udhëtimin e tyre të radhës.

Evropa ka vende të shumta mahnitëse pushimesh, që do të thotë se shumë prej tyre mbeten të fshehura dhe kryesisht të panjohura për shumicën e turistëve, përfshirë perlën e fshehur të Shqipërisë, Tiranën.

Sipas “Ryanair”, qyteti i bukur evropian ia vlen të vizitohet për disa arsye.

“Kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë është një qytet ku rrugët shumëngjyrëshe, kafenetë e gjalla dhe pamjet mahnitëse malore krijojnë një përvojë të paharrueshme udhëtimi”, tha “Ryanair”.

“Nga gjurmët e arkitekturës osmane, italiane dhe moderne deri te Sheshi i zhurmshëm Skënderbej dhe Liqeni i qetë i Tiranës, qyteti ofron një ndërthurje perfekte të historisë, motit të shkëlqyer dhe kulturës bashkëkohore”, shtoi kompania.

Tirana ka shumë atraksione për të eksploruar, nga monumentet fetare dhe muzetë te monumentet dhe një ish-pallat mbretëror.

Monumenti i saj i njohur, është atraksioni më i veçantë në qytet, Piramida e Tiranës.

Vendi ka rëndësi historike për Shqipërinë. Piramida hap për herë të parë si muze në vitin 1988 dhe pak më vonë, në vitin 1991, u bë një qendër konferencash pas rënies së komunizmit. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ndërtesa u përdor si bazë e NATO-s.

Në vitin 2018, një projekt i ri zbuloi planet për ta shndërruar piramidën në një qendër IT për të rinjtë për teknologjitë krijuese, duke u përqendruar në programimin kompjuterik, robotikën dhe startup-et nën emrin “Qendra TUMO Tirana”, dhe ndërtesa e re e rinovuar u hap për publikun në vitin 2023.

Ajo gjithashtu përmban bare dhe restorante, dhe vizitorët mund të ngjiten në shkallët e saj dhe të përjetojnë një pamje unike panoramike të të gjithë qytetit.

Një gjë që e bën kryeqytetin të dallohet, janë zonat e bukura për këmbësorë dhe sheshet.

Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i qytetit, mban emrin e heroit kombëtar të vendit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 40,000 metrash katrorë.

Vizitorët mund të gjejnë një numër ndërtesash të rëndësishme në shesh, duke përfshirë Hotelin Ndërkombëtar të Tiranës, Pallatin e Kulturës, Operan Kombëtare, Bibliotekën Kombëtare, Kullën e Sahatit, Bashkinë e Qytetit, Bankën e Shqipërisë, zyra të shumë ministrive dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Sheshi Skënderbej është ndër 10 vendet më të mira për të vizituar në Tiranë, sipas “TripAdvisor”.

“Një shesh i shkëlqyer, shumë i bukur dhe i pastër në Tiranë. U mahnita nga elementët e ndryshëm arkitektonikë që formojnë një labirint shumëngjyrësh dhe shumë të këndshëm për syrin”, tha një vizitor.

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve, dekorimet janë vërtet sugjestive! Dyqanet shumëngjyrëshe krijojnë një qytet të gjallë dhe rinor me një ndërthurje kulturash dhe fesh. //a.i/

https://www.express.co.uk/travel/articles/2154085/underrated-city-everyone-should-visit-this-year/amp

 

 

The post “Daily Express” rekomandon Tiranën, si destinacionin kryesor për pushime në 2026-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 17.4% më shumë plazhe publike sezonin e kaluar veror

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2025.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vuri sot në dukje se krahasuar me vitin 2024, plazhet publike janë rritur me +17.4%, duke shtuar mbi 1.1 milion m² sipërfaqe të aksesueshme për qytetarët.

“Numri i parcelave publike ka kaluar nga 523 në 1014, ose +94% më shumë në sezonin turistik 2025, një tregues i qartë i orientimit drejt një turizmi më gjithëpërfshirës dhe të balancuar”, tha Gonxhja.

Me rregulloren e re të menaxhimit të stacioneve të plazhit gjatë vitit që lamë pas u riorganizuan hapësirat e plazheve me prioritet ato publike.

Kjo rregullore bazohet në parimin kryesor se shezlonget në vetvete nuk mund të jenë model parësor biznesi, por duhen trajtuar vetëm si një aksesor shtesë i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh gjatë 2025 kishte 300 metër plazh publik.

Rregullorja përmbante gjithashtu një përcaktim të saktë të zonave ku ushtronin veprimtarinë e tyre subjektet të cilat përmbushnin kushtet ligjore si stacion plazhi, hapësirat për plazhe publike, hapësirat ujore të lejuara për notim, vendqëndrimet për mjetet lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre.

 

1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Gonxhja: Mbi 17.4% më shumë plazhe publike sezonin e kaluar veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

6 January 2026 at 07:38

DUBLIN, 6 janar /ATSH/- Dëshironi të shpëtoni nga i ftohti këtë janar? Atëherë hidhini një sy këtij vendi të bukur mesdhetar me diell dhe paketa pushimesh njëjavore duke filluar nga 685 euro, sipas të përditshmes irlandeze “The Irish Sun”.

Shumë pushues irlandezë po dynden në Tiranë, kryeqytetin shumëngjyrësh dhe historik të Shqipërisë, i njohur për temperaturat e ngrohta gjatë dimrit, jetën e natës dhe çmimet e shkëlqyera.

Tirana është e njohur për jetën e natës dhe pamjet historike. Turistët mund të vizitojnë fshatrat e bukura të Shqipërisë.

Tirana gëzon temperatura mesatare prej 14 deri në 16 gradë Celsius në dhjetor dhe janar.

Shtetasit irlandezë mund të fluturojnë nga Dublini në Tiranë për vetëm 39 euro me linjën ajrore “Ryanair”.

Aeroporti i Tiranës është vetëm 20 minuta larg nga qendra e qytetit me makinë ose taksi.

Një numër hotelesh gjithashtu ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse.

Vizitorët mund të kalojnë një javë të plotë në “Mosaic Home” për vetëm 685 euro, duke përfshirë fluturimet.

Tirana ofron temperatura mesatare prej 14 deri në 16 gradë Celsius në dhjetor dhe janar, me mot të thatë gjatë gjithë vitit – dhe qyteti ofron shumë mundësi aktivitetesh.

Vizitoni Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku mund të eksploroni arkitekturën madhështore, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe “zemrën” e gjallë të qytetit.

Gjithashtu, mund të merrni teleferikun në malin Dajti për të shijuar pamjen spektakolare të të gjithë Tiranës dhe maleve përreth.

Nëse dëshironi të dilni jashtë kryeqytetit, vizitoni plazhet e Durrësit dhe Golemit, si vendpushime ideale për t’u relaksuar në ajrin e pastër të detit dhe diellin dimëror.

Adhuruesit e historisë mund të vizitojnë Kalanë e Krujës, një nga monumentet më të famshme të Shqipërisë, me pamje gjithëpërfshirëse të fshatit.

Gjithashtu, adhuruesit e kuzhinës do të kenë mundësinë të provojnë dhe shijojnë ushqime tradicionale vendase.

Vizitoni “Restorantin Shendeverë” dhe shijoni disa gatime të shkëlqyera tradicionale shqiptare, të tilla si byrek ose tavë kosi.

Byreku shqiptar shpesh shitet si ushqim rruge dhe konsumohet i ngrohtë.

Brumi i kripur, i bërë me shtresa të holla, mbushet me përbërës të tillë si, spinaq dhe djathë në stilin e rikotës, mish i grirë dhe qepë, ose presh.

Tava e kosit është një pjatë tradicionale e Shqipërisë – qengj i pjekur në ​​kos të athët dhe vezë.

Ju mund të vizitoni “Restorantin Rooms”, i cili është i famshëm për kuzhinën mesdhetare dhe pjatat elegante.

Dhe sigurisht, ju mund të përfitoni nga çmimet e lira të pijeve.

“Mi-to Culture Bar Tirana” – krenohet me vlerësimet e shkëlqyera me pesë yje dhe është i njohur për pijet dhe koktejet e tij të shkëlqyera.

Nëse jeni duke kërkuar një vend premium me pamje të mrekullueshme, vizitoni “Sky Bar” – me pamje nga qyteti.

Dhe nëse ju mungon vërtet shtëpia, vizitoni “Meduza’s Irish Pub” për të shijuar një krikëll birrë.

Me fluturime të lira, pamje të mrekullueshme dhe mot të ngrohtë dimëror, Tirana është vendi ideal për të vizituar këtë janar nëse doni të shpëtoni nga i ftohti. //a.i/

https://www.thesun.ie/travel/16313406/winter-sun-capital-heat-historic-sights-albania-ryanair-euro/

 

 

 

The post “Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media britanike: Ksamili, fshati i bukur vetëm katër orë larg Anglisë

By: lindita
5 January 2026 at 14:41

Vetëm katër orë larg Mbretërisë së Bashkuar, ekziston një fshat i bukur që është shtëpia e brigjeve mahnitëse, i njohur si Maldivet e Evropës, dhe ku vizitorët nuk ngopen me peizazhet e bukura që ofron ky vend, shkruan Alycia McNamara për prestigjiozen britanike ”Express”. Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në jug të vendit. Ndodhet përgjatë detit Jon, rreth 15 kilometra në jug të…

Source

Baret dhe restorantet nuk presin rritje konsumi dhe shtrenjtim çmimesh në vitin 2026

By: Mira Leka
5 January 2026 at 11:05

Gjatë 2025-s, konsumi në bare dhe restorante ishte më i ulët krahasuar me 2024. Për periudhën e verës, operatorë të tregut pohuan se kërkesa ishte 10 deri në 15% më pak sesa periudha paraardhëse. Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se arsyet kryesore që ndikuan në rënien e konsumit në vitin 2025 lidhen me rënien e fuqisë blerëse dhe mbizotërimin e një ndjenje pasiguri...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Baret dhe restorantet nuk presin rritje konsumi dhe shtrenjtim çmimesh në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Turizmi nuk pret surpriza, ecuri e njëjtë me 2025-n

By: Mira Leka
5 January 2026 at 11:03

Sektori i turizmit përjetoi rritje të numrit të vizitorëve vitin e kaluar, por kjo nuk u përkthye rrjedhimisht në më shumë të ardhura. Kjo është të paktën përshtypja e bizneseve që ofrojnë shërbim në këtë sektor. Operatorët turistikë e argumentojnë këtë me ndryshimin e tipologjisë së turistit që gjatë vitit 2025 karakterizohej nga të rinj aventurierë që duan të marrin maksimumin duke shpenzuar sa ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Turizmi nuk pret surpriza, ecuri e njëjtë me 2025-n appeared first on Revista Monitor.

Reportazh: Tre urat që të çonin në Grabovë

By: lindita
5 January 2026 at 11:35

Rreth 100 kilometra në juglindje të Elbasanit, njësi e rrethit të Gramshit gjendet fshati Grabovë. Të moshuarit të tregojnë se maces nuk i zinin këmbët dhe, por duke kaluar mbi çati nga njëri skaj i fshatit arrinte në skajin tjetër kufi me Shëna Premten ( fshat). Si kufi ndarës mes Shëna Premtes dhe Grabovës , shërben një mal i lartë , i ndarë në dy copa duke krijuar në mes një portë natyrore…

Source

Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi sot këtë shifër një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor.

Gonxhja tha se “Shqipëria ka interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”.

Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të të gjitha llojeve.

Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që në veri shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë. Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara në çdo stinë për turizëm historik dhe kulturor.

Gjithashtu muzetë dhe parqet kombëtare tërhoqën qindra-mijëra turistë gjatë vitit 2025.

/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, nën petkun e dëborës

4 January 2026 at 10:00

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me “vellon” e dëborës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje fantastike nga Mali i Tomorit, ku nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe erës reshjet e borës kanë skalitur forma spektakolare në këtë vend të shenjtë.

E konsideruar një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh, Tyrbja e Abaz Aliut tërheq çdo vit qindra vizitorë.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.

I veshur me petkun e borës këtë fillim janari, mali i Tomori fton të apasionuarit pas alpinizmit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Ndërsa çdo fundgushti Mali i Tomorit kthehet në vend pelegrinazhi për besimtarët bektashi, që kremtojnë festën më të rëndësishme të vitit.

/m.m/a.f/

The post Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, nën petkun e dëborës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëbora zbukuron Tyrben e Abaz Aliut në malin e Tomorit

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Mali i Tomorit, në verilindje të qytetit të Çorovodës, ofron këtë fillim viti një panoramë të veçantë, ku Tyrbja e Abaz Aliut shfaqet e mbuluar nga dëbora, duke krijuar një kontrast mbresëlënës mes bardhësisë së borës dhe relievit shkëmbor të zonës.

Pamje nga ky peizazh u publikuan nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili vlerësoi bukurinë natyrore dhe simbolikën shpirtërore të këtij vendi të veçantë në zemër të Tomorit.

E ndodhur në një nga pikat më të larta të malit, Tyrbja e Abaz Aliut është një nga vendet më të rëndësishme të kultit për besimtarët bektashinj, por edhe një atraksion i njohur për vizitorë e turistë vendas e të huaj. Zona vizitohet gjatë gjithë vitit, ndërsa në periudhën e verës kulmon me pelegrinazhin tradicional të fundgushtit, i cili mbledh mijëra besimtarë nga mbarë vendi dhe rajoni.

Mali i Tomorit, Park Kombëtar dhe një prej pasurive natyrore më të spikatura të Shqipërisë, ofron gjithashtu mundësi për ecje malore, alpinizëm, ski dhe aktivitete të tjera në natyrë, duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turizmin e aventurës dhe atë kulturor.

/e.xh/r.e/

The post Dëbora zbukuron Tyrben e Abaz Aliut në malin e Tomorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌